Më e keqja ndodhi. Ajo që kishim paralajmëruar që në shtator të vitit të kaluar ndodhi. Një ish qiramarrëse, e dëbuar nga shtëpia ku jetonte prej 70 vjetësh, ndërroi jetë në mënyrën më jodinjotoze, para syve të të gjithëve. Jo sepse ajo vuante nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, por nga i ftohti, në mes të rrugës, para Bashkisë Durrës. Sofia 87 vjec jetonte së bashku me nipin e saj 67 vjec prej 6 javësh në një stol në lulishten para bashkisë. Atje konsumonte atë pak pension dhe lëmoshat e qytetarëve. E pra ajo nuk ishte njeriu që nuk kishte punuar asnjëherë dhe nuk ishte as kumarxhie që ta kishte lënë shtëpinë në kazino. Ajo ishte një qytetare e ndershme e cila kishte punuar gjithë jetën për të mos vdekur në lulishte e mbuluar me kartona. E kishim paralajmëruar tragjedinë që në orët e para të saj. Kishim thënë se të pastrehët që po hidheshin në rrugë, një ditë edhe mund të vdisnin nëse shteti do i linte pa i sistemuar.

Ia thamë këtë gjë të gjithë autoriteteve që duhej të kishin veshë për të dëgjuar dhe zemër për të dashur të kuptonin. Ia thamë qeverisë që po gabonte duke i nxjerrë jashtë qiramarrësit e ish banesa shtetërore pa i sistemuar ata në mënyrë adekuate dhe efektive. Qeveria na u përgjigj se ishim komunistë dhe se edhe kleri i lartë fetar i kishte falenderuar për kthimin e pronës. Por ama shërbesën e fundit kësaj viktime nuk po ia kryen tani askush. Olldashi dukej i kënaqur që po u shërbente pronarëve në dorë urdhërat e ekzekutimit që do i bënin një palë të pasur dhe të tjerët në mëshirë të fatit. E djathta triumfoi par exellence. Pronari mori pronën e blerë dikur nga stërkatragjyshi, që jo në pak raste kishte qenë ushtarak i lartë i perandorisë otomane apo kapterr i qeverisë së mbretit Zog. Kurse qiramarrësit duhet të shkonin e të vrisnin veten.

Ia thamë edhe Gjykatës Kushtetuese, por ajo e gjykoi të drejtë aktin normativ sepse qeveria u kishte ofruar kredi shtresës së prekur. Gjyqtarët e kësaj gjykate e besuan kollaj këtë gjë sepse mbase vetë ata kanë mundësi të marrin kredi dhe u duket se e gjithë bota jeton si ata. Me një naivitet fëminor u besua që Sofia 87 vjece,dhe nipi i saj Llazi 67 vjec, mund të merrnin kredi për 30 vjet që Sofia me superpensionin e saj 100 mijë lekë të vjetra në muaj do paguante këstet e kredisë deri sa të bëhej 1 17 vjec dhe pastaj do jetonte e lumtur!

Ia thamë prapë qeverisë me një peticion të nënshkruar nga përfaqësuesit e 678 familjeve në vigjiljen e Krishtlindjeve. I thamë që është dimër dhe njerëzit e moshuar, apo ata të sëmurë, mund të vdesin nga i ftohti. Por mesa duket qeveria nuk na besoi sepse iu duk cudi që mund të vdesësh nga i ftohti në një vend të ngrohtë si i yni. Sigurisht, nëse ke zyrën e ngrohtë, nëse të shërbejnë cdo ditë kafe të ngrohtë në tavolinë, nëse makinën e ke të ngrohtë dhe ujin në rubinetin e banjos së kryeministrisë e ke po aq të ngrohtë, i ftohti është një nocion i harruar.

Ia thamë edhe opozitës së asaj kohe. Vumë re që ajo e bëri menjëherë pjesë të kauzave të veta elektorale. U menduan plane për të anulluar aktin normative nëse do vinin në pushtet, plane që të mundësohej strehimi masiv i gjithë kategorisë, plane për ndërtime e plane për financime. Por pas zgjedhjeve vendimi i parë ishte lidhur me foton zyrtare që hijeshonte muret, duke harruar se cfarë ndodh përtej atyre mureve. Më e rëndësishme u bë cështja se mustaqet e kujt ishin më të hijshme, ato të thinjurat e Ismail Qemalit, apo ato më brune të Bujar Nishanit. Kaluan ditë dhe akti normativ për debimin e mbi 3000 familjeve vazhdon të bëjë kërdinë atje jashtë, por qeveria është shumë e zënë me ndarje tortash pushtetesh e ngrenie drekash pune. I ftohti erdhi prapë me vjeshtën por qeveria e re është më shumë e fokusuar se kush do ngrohë karriken e rradhës.

Ia thamë edhe bashkive. Madje vetë nipi 67 vjecar i viktimës thotë se shkoi disa herë të takonte Vangjush Dakon por ai i tha se dy pleqtë e shkretë, viktima të një shteti modern që quan të drejtën e pronës më të shtrenjtë se të drejtën e jetës, ishin bërë turpi i bashkisë. Ata i kishin nxirë faqen Dakos dhe bashkisë së tij prandaj duhet të iknin së bashku me kartonat e tyre në një lulishte tjetër, ndoshta në një bashki tjetër. Kjo deri sa të bëheshin turpi edhe i bashkisë tjetër…

Jo vetëm ne, por edhe Avokati i Popullit u investua në dhjetëra deklarata për shtyp e rekomandime. Por edhe fjalët e tij ranë në veshin e shurdhër dhe zemrën gur. Tani viktima iku nga stoli i lulishtes.

Iku edhe nga inventari i Entit Kombëtar të Banesave që tani ka një të pastrehë më pak. Iku edhe nga lista e kredive duke kursyer lekët e interesave që do paguante shteti, sipas besimit naiv të gjyqtarëve komodë kushtetues. Iku edhe nga lista e hallexhinjve që qeveria e re ka thënë se do sistemojë para se të vinte fushata elektorale e rradhës.

Por kjo ikje në këtë formë është krim. Shteti nuk garantoi dot as të drejtën e jetës së kësaj të moshuare që nuk pati thjesht fatin e keq lidhur me shëndetin. Ajo pati fatin e keq që jetonte nën drejtimin e një qeverie të mbrapshtë, nën gjykimin e gjykatave që ende besojnë se gomari fluturon dhe nën drejtimin e një kryebashkiaku që beson se varfëria është turp.

Ajo pati fatin e keq edhe të ngathtësisë së një qeverie të re që kutururepset mes estetikës së ngjyrave, fjalimeve të thurura bukur dhe vëmendjes mediatike. Humbja e jetës së viktimës, vërtet u nis nga një akt mizerabël i qeverisë që iku, por u bitis dhe rëndon njëlloj edhe në përgjegjësinë e mosveprimit të qeverisë së re, duke u regjistruar kështu si viktima e parë zyrtare pas 23 qershorit. Nëse kjo dosje një ditë përfundon në Strasburg, ky i fundit do thotë që mosveprimi shkeli në mënyrë thelbësore të drejtën e jetës së garantuar nga neni 2 i Konventës.

Akti normativ pa dyshim që ishte dhe mbetet një akt kriminal. Autorët u larguan nga pushteti jo për të këmbyer karriket, por për të zhbërë mbrapshtinat e tyre. Nëse ka një akt normativ që është në kushtet e nevojës ekstreme dhe urgjencës është pikërisht ai akt që do anullojë aktin e vjetër normativ që sot po vret njerëz. Gjithashtu urgjente është nevoja për të sistemuar të gjithë të pastrehët e kësaj kategorie qoftë edhe përkohësisht. Për këtë nuk duhet shumë punë, nuk është e domosdoshme as konsulenca e Tony Blair, as fotografia e Ismail Qemalit në mur dhe as ndonjë kombinim i bukur ngjyrash. Për këtë akt duhet vetëm vullnet dhe nëse ky mungon atëherë harram ato 1 milion shpullat e shqiptarëve.

30 Komente

Berisha duhej te kishte zgjidhur problemin e strehimit, me pare, pastaj t'i nxirrte nga shtepia, por normalisht, donte te merrte votat e ish pronareve. S'e di sa e vertete eshte, por kryebashkiaku i Durresit kishte thene qe dy pleqve u ishte ofruar nje shtepi nga nje biznesmen, por ata s'e kishin pranuar sepse ishte larg. I kuptoj qe ka qene e veshtire te linin qytetin ku jane rritur me vite, por nese kjo oferte ka qene e vlefshme, duhej ta kishin pranuar nderkohe qe te protestonin cdo dite aty, por te pakten ne darke te flinin ne shtepi.

Berisha duhej te kishte zgjidhur problemin e strehimit, me pare, pastaj t'i nxirrte nga shtepia, por normalisht, donte te merrte votat e ish pronareve. 

 

qenka treguar budalla, sepse ne kete menyre  ka humbur votat e ketyre  qe duhet te dilnin nga shtepite e ishpronareve,  ku perfitimi....

Me ish pronaret jane nje fis i tere qe presin te ndajne pronen, benin grate nga shtate kalamaj, e keta nga 3-4 secili. Plus qe jane me aktive ne biznese e me te lidhur me qeverine. Pse per ca mendon ti se e beri?

tashi une nuk e di se kush ka bere me shume kalamaj,  por  nuk ka shume rendesi  ne fakt..  pse e beri?   as kete nuk e di, por  le te themi sepse e ka pasur premtim eleketoral..  pastaj nuk  ka asgje te keqe  qe prona  te shkoj te ish pronari!   por puna eshte qe  ne te njejten  kohe  te kete zgjidhje te menjehershme alternative per  strehimin    e familjeve qe duhet te lene keto banesa..

 

 

ate thashe dhe une te komenti i pare

Ok.

Ndjese paste e shkreta.Nje vend i mbrapshte....ku ndershmeria fle ne kartona...Mbase tani ne driten e ameshuar ka gjetur ngrohje.Rilindje qe ju raft pika ma mire

Shpine sikur ia mori Sala. C'ne rilindja. Dhe nje biznesmen i rilindjes u kishte ofruar nje shtepi larg qytetit, por s'donin te dilnin nga qyteti.

Artikulli ishte i perkryer, ishte nje apel per qeveritaret dhe bashkiaket. 

O avokati Matlija, se pari iher ti mos u turpero e as mos e fsheh per komunizmin, se qe ti je komunist ose po emi ate emertimin qe eshte me ne mode, neomarksist, kete mbaje se je. Se dyti, akti normativ s'ka te beje fare, po fare fare me shpirtkazmerine e Vangjush Dakos dhe Erion Veliajt. Nuk ka te beje fare fare me mos kryerjen e detyres nga bashkia e socialisteve dhe nga ministria e Vilajet Qyrkut. Akti normativ parashikon qe prona te shkoje tek pronari, por jo duke i lene ne qiell te hapur banoret e meparshem. Ata qe ishin ne Tirane dhe donin te mbanin shtepite e te tjreve me zor, edhe pse ishin zengjine, shteti mori persiper ti akomodonte, edhe ketu ne Durres, bashkia duhet te nderhynte, po nuk nderhyri se zgjedhjet kane mbaruar dhe keta nuk ishin rome a homoseksuale qe te benin lajm.

Po te mos jesh palle e kupton qe kur permend vangjush dakon dhe erion veline, po njesoj duhet te permendesh dhe lul bashen dhe spiro kseren. Por kjo ka gjithmone si parakusht qe te mos jesh palle

O bajga-mbledhesi i starit te ppu, Idris, Basha shkoi dhe u taku personalisht me ata qe duhet te lironin shtepiat e pronareve dhe i siguroi se asnje prej tyre nuk do ngelte nen qiell te hapur nese nuk kishte mundesi te tjera nga ato qe ofronte qeveria. Ketu jemi para nje akti kriminal te papergjegjshmerise se shtetit, institucionit te bashkise dhe ministrise, ju keni hallin te shani Saliun se ai ja u ka fajin qe Dako pasi vdes ajo e ndjera i ben derman atij fatkeqit tjeter. Nuk mund ta bente kete gje pak me perpara. Ptuuu... Rrace e poshter!

Degjo mor loqe, sot nxorri ora-news nje tjeter qe flinte jashte pas ambasades gjermane. Romet qe nxorri nga  shtepite delijorgji jane akoma ne rruge. A jeton ketu basha apo vari karat, sa kohe nuk merret media me ta dhe sa kohe s'kane vdek akoma le te rrine ne rruge se mire jane. Juve mor usta jeni komplet debile funksionale, ata i nxorri nga shtepite berisha me nje urdher per kthimin e banesave ish-pronareve qe ne mars, dhe ju i kerkoni llogari erion velise qe dy jave ka ne zyre. As ja vlen te flasesh fare me ju, tipa si ty demin ja bejne vendit, duke pare car lloj karash mbeshtesin pd-ne ka rrezik meta me ramen do qeverisin derisa ti zere arteroskleroza dhe te harrojne qe ka zgjedhje

Me fal se te shava Vilajet Qyrkun! nuk do e perserim me. vilajetin e ke me shume se baba.

Shkurt ju nuk jeni njerez. Dako i Rames i le te vdesin dhe nderhyn vetem tani dhe Veliaj, pavaresisht se sa kohe ka ne post, duhet te merrej me rastin, sic u mor per publicitet me ate femijen rom, ju delet e ketushme se keni problem fare. Tradicionalisht per ju njerzit kane qene numra. Keta jo vetem qe s'i duhen me partise por i nxijne imazhin, keshtu qe te mos flasim.

Sa per ato shqetesimet per demokratet, lere se je bere bajat, nuk ta beson kush ate gje o cuni i Vilajetit.

Ka mbaru fushata o poet; tjetra nuk ka fillu ende. Ti qe se ke rrujt naihere per kete shtrese njerzish mund edhe te kurseheshe sot. Mos u konsumo.

"... mesa duket qeveria nuk na besoi sepse iu duk cudi që mund të vdesësh nga i ftohti në një vend të ngrohtë si i yni. Sigurisht, nëse ke zyrën e ngrohtë, nëse të shërbejnë cdo ditë kafe të ngrohtë në tavolinë, nëse makinën e ke të ngrohtë dhe ujin në rubinetin e banjos së kryeministrisë e ke po aq të ngrohtë, i ftohti është një nocion i harruar."

 

Një ish qiramarrëse, e dëbuar nga shtëpia ku jetonte prej 70 vjetësh,

 

ore, kete   ''jetonte prej 70 vjetesh''  e rrumbullakosin keta, sepse i bie qe jetonte ne ate shtepi  qe  ne 43-shin, para clirimit..

Djema pse ziheni, keq na vjen, por s'kemi gje ne dore, shihni plakun qe pi nje shishe vere te 1991 qe sot kushton 400 euro dhe shpreh bashke me keqardhjen edhe egoizmin. Pse, do thoni ju. He hidhuni ca perpjete. Po nga inati (pozitiv) se gomeret qe nenvleftesojne diçka, nje ide, nje njeri, nje familje qe fle rrugeve, ne fund te fundit marrin damken gomer, mirpo kete gje ata nuk e kuptojne. 

ku eshte Vilajet Qyrky si minister fringo i mireqenies sociale?? sikur e kishte marr me zell kte punen e strehimit te te pastreheve. madje Romeve u propozon te strehohen, ne menyre shume mediatike, ne nje prone qe paska pronar!! perse nuk fluturoi Vilajeti te merte kte gjyshen e shkrete ne krahe sic mori ate jevgun e vogel, dhe ta strehonte ne zyren e tij?!

perse Vangjushi, kryetari socialist i bashkise se durresit, te cilit i ishin vrare syte nga pamja mjeruese e te moshuares ne stolin para bashkise, nuk beri as me te voglin xhest per ta rregulluar? ku eshte sensi moral, ku eshte ndjenja socialiste e ketij vampiri te zaptimit te hapesirave publike per te ndertuar pallate?

pergjegjesia tani eshte komplet e qeverise rilindase. turpi bie mbi kte qeveri specialistesh te uritur. turp.

e traumatizuan femine e shkrete! makthe do kete pare gjith natensmiley

Do te kete ndonje ndeshkim  per kete rast?????

Bashkine e Durresit ne 2015 - en do ja japin LSI -se , mbase keshtu kane menduar ta ndeshkojne Dakon.

Pronari mori pronën e blerë dikur nga stërkatragjyshi, që jo në pak raste kishte qenë ushtarak i lartë i perandorisë otomane apo kapterr i qeverisë së mbretit Zog. Kurse qiramarrësit duhet të shkonin e të vrisnin veten.

Po ca e zgjat kot?

1. Pronari sic thu edhe zotrote e ka ble token.

2. Te kesh qene kapterr i qeverise se mbretit Zog do te thote qe i ke sherby atdheut, edhe nuk ka pse barazohet me ushtarakun e larte te perandorise.

3. Kur pranon te jetosh si qiramarres do te thote qe pranon edhe kushtet qe sjell nje status i tille. Pra mund te nderpritet kontrata e qirase, me nje njoftim paraprak, qe specifikohet ne kontrate.

Qeveria, ose ne kto raste kam qejf ta quaj shteti qe te mos ngatarrohet me ngjyrat e perdeve te kryeministrise, ka bere gjene e duhur qe pronat ia ka kthy ish-pronareve. Por gjithashtu duhet te kishte marr masat qe keto persona te strehoheshin perkohesisht diku, ose te futeshin ne skemen e te pastreheve(nese dicka e tille ekziston ktu).

Ka edhe me keq.De biazi ka kerkuar 1 milion euro te drejtoje kombetaren.

Ngjarja duket banale, por ne fakt eshte emblematike, pasi nxjerr ne siperfaqe ceshtjen e pazgjidhur te llojit te sistemit tone shoqeror.

Brenda familjes se madhe te demokracive perendimore modelet ekonomike dhe sociale te zhvillimit jane te shumellojshme.

Ka nga ato qe nuk duan tja dijne fare per me te dobtit e shoqerise (p.sh. SH.B.A.-te, ku welfare-i eshte minimal) dhe nga ato ku, si me pune e me prona, si pa pune e pa prona, ke nje standart shume te larte jetese te garantuar (si p.sh. vendet nordike), si rezultat i shperndarjes se pasurise mes te gjitheve.

Ku synojme? Cfare po bejme konkretisht per te realizuar ate qe synojme?

Per mua te dyja pyetjet jane, fatkeqesisht, ende pa pergjigje.

Kjo kryesisht per faj te elitave tona drejtuese, - politike, ekonomike, akademike, etj., - qe jane mjaftuar me sigurimin per veten dhe familjet te mjeteve te mbijeteses dhe konfortit dhe nuk nuk e kryejne detyren e udheheqjes se shoqerise.

Pasojat e tmershme te kesaj 'shperfilljeje' jane ne syte tane, vdekja e zonjes se moshuar vetem nje grimce e tyre.

Ku synojme?

Ku synojme, thote ky. Po te Amerika a derebardhe: 'vjen tjetri nga pertej detit te gjen me vegla guri (nuk kishin shpikur as rroten te gjoret se s'i vynte), kur vete eshte i armatosur me celik, thote ik tani se do futem une.'E masanej shpik nje legjende qe perseritet cdo Thanksgivining 'he se na lane vete. Ne s'bojm kshu gjonash, po edhe po i bom brezat e tjere kerkojne falje'.

Pse kujton ti se jane kaq pro-Amerikane Shqipot?

 

 ...p.sh. SH.B.A.-te, ku welfare-i eshte minimal...   

700$/muaj me qira ,telefon,kabell etj te paguara,sme duket pak

Vallaj i kam pare me syte e mi me mijera homeless neper rruget e disa prej qyteteve kryesore te SHBA-ve dhe te them drejten pamje te tilla nuk mi kane zene syte ne asnje qytet europjan.

Pertej ketij konstatimi 'empirik' personal, modeli i welfare-it amerikan konsiderohet gjeresisht si me i dobeti nder ata te vendeve perendimore.

 

E drejta themelore e qenieve njerzore eshte dinjiteti njerzor. E gjora zonje pasi ka punuar tere jeten e saj dhe i ka sherbyer shoqerise jeton me pensionin e saj modest  qetesisht.Ajo merr sherbimet per nevojat njerzore qe ajo ka ,me koken lart dhe me respektin qe meriton pasi punoi tere jeten e saj, aq sa ato jane sipas mundesive.Me fal por kjo gje do ndodhte vetem po te drejtoheshim nga njerez.Zonja fatkeqsisht u perplas me "shtetin" e se zh"drejtes" dhe e drejta e saj per te jetuar nuk vlente perpara te drejtes se prones.E gjora zonje nuk evoloi dot nga njeriu ne majmun ne menyre qe te jetonte.Ajo mund te kishte zaptuar nje toke dhe te perfitonte nga ligji 7501 dhe ne kte menyre ti linte ish pronaret me gisht ne goje, mund te shiste tokat dhe madje te bente dhe pushime ne Spanje.Ne kete menyre do ishte nderuar dhe respektuar nga majmuanat e tjere dhe nuk do ti thoshin "ikni se na nxite faqen".Zonja e gjore nuk arriti dot as te shifte televizor ditet e fundit te jetes  pasi aty mund te kishte gjetur shume arsye pse ajo duhet te ishte e lumtur.Zonja e pati gabim qe vdiq ... e si mund te vdesesh kur ne kemi bere kaq shume arritje si majmune?Ne jemi majmune qe kemi ndertuar rruge ,spitale,shkolla, qe u futem ne NATO , qe u dixhitalizuam dhe qe po e argetojme evropen .Evropa eshte habitur nga arritjet e majmuneve dhe do na pranoje pasi u sherbejme per argetim dhe do na japin banane per cdo arritje tjeter qe do bejme.Zonja e shkrete nuk arriti dot as te hante nga torta gjigande te bere nga majmunat per majmunat e tjere dhe nuk kontriboi as ne argetimin mbare boteror me tragjedikomedine " Ca majmune sec u zune per nje torte me qershi".Zonja e shkrete sic e shifni nuk vlente me pasi ajo thjesht ishte njeri dhe "jau nxiu faqen" majmuneve.Ajo nuk e kuptoi domosdoshmerine e shnderrimit te njeriut ne majmun per te mbijetuar.Shnderrimi po ndodh nga pak perdite.Ai fillon duke kaluar rrugen me vrap,duke i rene borieve ne vizat e bardha dhe vazhdon duke paguar per notat dhe diplomen,masterin ,doktoraturen ,duke paguar per nje vend pune,duke paguar gjykatsin ,prokurorin etj etj.Te gjitha kto behen per nje jete bananesh.Perpara pra ne rrugen drejt kopshtit zologjik te se ardhmes ku midis teje dhe majmunve nuk ekzistojne hekurat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).