Kur njeriu vjen në jetë, nuk ka mundësi të zgjedhë të lindë në një familje shqiptare apo perëndimore, të pasur apo të varfër, të krishterë a myslimane (a ndonjë fe tjetër), të jetë toskë apo të jetë gegë… Sot, në këtë fazë të jetës së tij, Mustafa Nano vë një qeleshe në kokë, merr edhe një çifteli dhe deklaron: “Unë jam gegë”. Kështu titullohet libri i tij më i fundit, botuar nga “UET Press”, pjesë e kolanës eseistike, e që sot do të ketë promovimin në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës. Në veprën e tij, gazetari dhe analisti Nano risjell në vëmendje të të gjithëve një temë që zien prej kohësh, kur më me zjarr e ku më heshtur. Është ajo e “ndarjes” së Shqipërisë në gegë e toskë. Me një stil të zhdërvjelltë, të drejtpërdrejtë, herë-herë ironik, Nano e kap çështjen qysh në krye të herës, qysh në shfaqjen e këtyre termave. Nëse përdorimit të tyre akademikët e periudhës së komunizmit i ruheshin si “djalli nga temjani”, albanologë të huaj, udhëtarë e studiues nuk tremben fare që t’i përdorin në veprat e tyre, madje të bëjnë edhe përshkrime të detajuara të toskëve dhe gegëve, jugorëve dhe veriorëve. Ai i ndjek nëpër histori raportet e ndërsjella, mes njëri-tjetrit, me Perandorinë Osmane, me kulturën, me traditën… Dhe kur flet për toskë e gegë nuk mund të mos përmendësh çështjen e gjuhës, e cila në mënyrë të vazhdueshme rizgjohet, duke na sjellë në vëmendje mënyrën se si u vendos shqipja standarde në vitin 1972 dhe domosdoshmërinë e hapjes ndaj gegërishtes. Temat e mëdha që ai trajton në librin e tij ndërpriten vazhdimisht nga paranteza, ku herë pas here u kthehet përvojave personale, si kontakti me letërsinë e autorëve gegë, si Migjeni, Fishta… flet për Poradecin, Asllanin. Na bën pak etimologjinë e fjalës “malok”, që e dëgjon rëndom në jetën e përditshme etj. Libri paraprihet nga një parathënie e Primo Shllakut, një “partizani” në çështjen e gegnishtes, i cili jo gjithmonë bie dakord me autorin e librit… Sipas Shllakut, të flasësh për binomin toskë e gegë, është si të flasësh për një tabu… “Jam i sigurt se ka njerz sot në Tiranë që titulli i ktij libri ‘Unë jam gegë’ ka për t’i çuditë e tronditë ma fort se sikur ky libër i M. Nanos ta kishte titullin ‘Unë jam gay’. Për nji pjesë të madhe të autoriteteve “misterioze”, binomi ‘gegëtoskë’, ose edhe kufizat e tij të marra veç e veç, janë fjalë pa ndonji kuptim, janë ‘historizëm’, fjalë të kohës së Nuhit, gjithsesi pa landësi e përmbajtje. Kto fjalë si dhe derivatet e tyne që përskajojnë sektorët e mdhej përkatës të shqipes, janë fjalët tabu që askush ma nuk duhet me i përmendë. Dhe deterrentin e tabusë, fuqinë e tij shkatrruese e përmban pohimi se ai që i përmend, automatikisht mund dyshohet për “përçarës i kombit”. Fjalë e madhe kjo… Pra tabuja ka edhe sfinksin rojtës që e mban të gjallë tmerrin para tundimit. Jemi në terren tansisht mitologjik. Kultura shqiptare e tranzicionit e mbërthyeme në çatallat e mitit!?! Mozotmakeq!”    

***          

Do të bësh komb?
Ke gegët.
Do të bësh shtet?
Ke toskët

Antonio Baldaçi, një antropolog autodidakt italian, njohës i mirë i Shqipërisë, mbron tezën se shqiptarët e njëmendtë e të pastër duhen kërkuar mes gegëve. Dhe nuk është as i pari, as i vetmi që i mbahet kësaj ideje. Gazetari Indro Montanelli, po italian, pasi kthehet nga udhëtimi në Shqipërinë e Veriut (para Luftës së Dytë Botërore, në të ritë e vet), shkruajti se kish vizituar “Shqipërinë e Vjetër”. “Kështu e quajnë të gjithë”, thotë, dhe me “e vjetër” ka në mendje “e vërtetë”. Duket sikur i vjen keq që i duhet të shpjegojë se ç’është Shqipëria e Vjetër. “Do ta quaja më fort një Shqipëri jashtë kohe, … një Shqipëri që këtu e dhjetë shekuj më parë … i tha ndal diellit dhe historisë, e qysh atëherë nuk është rritur më”. Dhe aty për aty e kap një dell rousseau-ian. Filozofi i Iluminizmit hyjnizon gjendjen primitive të njerëzimit në një moment të veprës së tij Ligjëratë mbi origjinën e pabarazisë midis njerëzve, dhe shkruan: “Nuk ka gjë më të paqtë e më të butë sesa njeriu në gjendjen e vet primitive, teksa natyra e ka vendosur në një largësi të barabartë si prej budallallëkut të njeriut të egër, ashtu dhe prej iluminizmit fatal të njeriut civil”. Ndërsa gazetari i famshëm italian, me të thënë se “Shqipëria ka mbetur më shumë se dhjetë shekuj mbrapa; ka mbetur në rininë e vet”, ia bën (përkthimi është i Aurel Plasarit): “[Shqipëria] jeton qysh atëherë në patëkeqësinë e rinisë së saj të lume duke shpërfillur gjithçka, përplot me virtutet e me të metat e përbashkëta për çdo rini, në të cilën edhe të metat janë virtyte”. 

Edith Durham-i vëren se në Toskëri “ka shumë grekë e vllehë, me të cilët shqiptarët kanë bërë martesa”, ndërsa sipër Shkumbinit, “me përjashtim të pak tregtarëve të huaj dhe oficerëve e zyrtarëve turq, popullsia është e tëra shqiptare”. Ndërsa historiani gjerman, Georg Stadtmuller, i cituar nga Oliver Jens Schmitt-i, e konsideron trevën e Matit, “një luginë rreth lumit Mat në Shqipërinë e Mesme”, si gurrën e parë, nga kanë buruar shqiptarët. Dhe vetë Oliver Jens Schmitt-i thotë se “…protoshqiptarët kanë banuar në një hapësirë të Ballkanit, që shtrihet nga Shqipëria e sotme e veriut e deri në Maqedoninë Qendrore”, dhe këta banorë “…janë tërhequr prej shekullit VI në vise më të larta, ku janë marrë, për arsye klimaterike, me blegtori”. Atributit të pastërtisë së racës, që te gegët pra është ruajtur në sajë të tërheqjes nëpër malësi, ku janë lënë të qetë për shekuj me radhë të vetëqeverisen mbi bazën e kanuneve të tyre, shqiptarët e veriut i kanë paguar një taksë të rëndë. Për ta janë harxhuar me breshëri epitetet “të paqytetëruar, të egër, barbarë” (duhet thënë, se një pjesë autorësh këto epitete ua rezervojnë të gjithë shqiptarëve).
* * *
“Kryetarët e malësive të veriut nuk kanë pasur asnjë farë lidhje me perëndimin dhe nuk e njohin fare atë”, shkruan studiuesi Gabriel Louis Jaray në librin e tij Shqipëria e panjohur. Dhe për të krijuar një kontrast, hidhet te bejlerët e Vlorës, të cilët flasin italisht, gjermanisht ose frëngjisht, e të cilët “kanë një vernik kulture”. “Nuk mbajnë me vete pushkë; janë myslimanë, por aspak fanatikë”, thotë ai për parinë e Vlorës, tek e cila shquan megjithatë një lloj “limontie lindore”, që ai e lidh (nuk kuptohet mirë pse) me klimën e butë. Louis Jaray, kur ka folur për bejlerët e Vlorës, duhet të ketë pasur në mendje njerëz si Eqrem Vlora, por bën vaki që ky i fundit të mos binte dakord me këtë përfundim lidhur me sojin e tij. Ndërsa lidhur me krerët e Malësive së Veriut, po.

Ka një shpjegim e gjitha kjo. Në fund të shekullit XIX, nga të katër vilajetet e Perandorisë ku banonin shqiptarë, atë të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës (ndonjë rilindës i yni flet edhe për një vilajet të pestë, atë të Selanikut), ai i Kosovës që ish më i madhi në terma të popullsisë, dhe një pjesë e atij të Shkodrës, kanë qenë më pak të integruarit në Perandori. Nathalie Clayer, që ka gërmuar në arkivat osmanë, në regjistrat e serisë ‘Sicill-i Ahval’, ka ndërtuar disa tabela në librin e saj Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, të cilat na japin një ide mbi dinamikën e emancipimit e të arsimimit të shqiptarëve në fund të shekullit XIX. Dhe nga këto tabela rezulton që në dhjetë mijë myslimanë të vilajetit të Janinës kishte nëntë funksionarë të Perandorisë, ndërsa në vilajetin e Kosovës, për të njëjtin kampion popullsie, kishte vetëm një funksionar dhe në atë të Shkodrës tre. E kjo dinamikë evidentohet edhe nga të dhëna të tjera. Myslimanët e vilajetit të Janinës njihnin më shumë gjuhët e huaja, greqishten për shkak të shkollave në gjuhën greke, por edhe frëngjishten, frekuentonin më shumë shkolla të krishtera e të huaja (pothuajse të gjithë shqiptarët që kanë studiuar në gjimnazin Zosimea kanë qenë të vilajetit të Janinës), ishin më të suksesshëm si zyrtarë të Perandorisë, etj. Ndërsa myslimanët e vilajeteve të Shkodrës e të Kosovës binin në sy, ngaqë ndiqnin më shumë shkollat Ruzhdije në gjuhën turke, por dhe Medresetë; karriera e tyre si zyrtarë të Perandorisë realizohej më së shumti në vendin e lindjes. Kjo situatë lidhet me një “zgjedhje” të hershme. Qysh në krye të herës, ishin toskët që e pranuan më lehtë sundimin otoman, e që u bënë njësh me këtë sundim. Gegët më pak. Secilit grup iu desh të paguante një taksë për këtë “zgjedhje”. Të parët mbetën më të prapambetur; të dytët humbën disi nga tharmi i tyre identitar. 
* * *
“Shqipëria është gjysma e qytetëruar (juga), e gjysma primitive (veriu), gjysma popull e gjysma fise. Ligjet e përparimit njerëzor na thonë se populli duhet t’i qeverisë fiset, e jo anasjelltas”, mendojnë, pa e thënë asnjëherë në publik, kundërshtarët e Zogut, përfshirë dhe kundërshtarë brenda të njëjtit grupim, siç ishte Eshref Frashëri. Sipas këtij të fundit – këtë e thotë Mustafa Merlika-Kruja në letrën dërguar Stavro Skëndit – “pa [Ahmet Zogun] nuk mund t’i mbajmë nën fre gegët e marrë”. Dhe është po Merlika- Kruja që i shkruan Skëndit, se “…nuk llogaritet dot dëmi që na kanë bërë [këta njerëz, domethënë Eshref Frashëri e Co.] për afrimin e besimin, me një fjalë për bashkimin, e këtyre dy pjesëve të mëdha të kombit”. Sejfi Vllamasi bën fjalë në kujtimet e veta edhe për një bisedë me ministrin Ahmet Zogu, pas Kongresit të Lushnjës. Zogu kërkon ta takojë, dhe i bën një propozim. Ngjan e pabesueshme ajo që i thotë Zogu (n’daçi besojeni, n’daçi jo; burim tjetër, të dytë, përveç Vllamasit, nuk ka): “Të ftojmë gjithë parinë e Shqipërisë në një Kongres, gjoja për të biseduar lidhur me forcimin e shtetit. Në të njëjtën kohë, njerëzit e mi do kenë vendosur do bomba në vendin, ku do mbahet Kongresi. Në çastin e fundit, ne me njerëzit tanë gjejmë një pretekst e dalim jashtë para se gjithçka të hidhet në erë. Anëtarët e parisë shkojnë në botën tjetër, e Shqipëria vetvetiu stabilizohet.” Sejfiu tronditet, dhe afërmendsh nuk bie dakord. Por Zogu nuk është se tërhiqet. Përkundrazi, zë dhe e përligj planin e vet me mendimin që ai ka për krerët e veriut, të cilët, për t’i nxjerrë në një dritë sa më të keqe, i vë përballë … përmetarëve: “More Sejfi, Shqipëria nuk është Përmeti. Të gjithë krerët e Shqipërisë, sidomos ata të veriut, duan të bëhen ministra, kryeministra, kryetarë shteti. [Prandaj, nëse ne biem në një mendje për t’i shkuar deri në fund planit tim], të huajt do bëjnë ca propagandë kundër nesh, por një javë do zgjasë zhurma. Ama shpëton një popull”. Mund të thoshte që “Shqipëria nuk është Zvicra”. Por jo. Tha: “Shqipëria nuk është Përmeti”. Sipas Sejfi Vllamasit. 
* * *
Albanologu kroat, Milan Shuflaj dallon te gegët hijeshinë fizike. “Janë soji më i bukur i njerëzve në Ballkan”, thotë ai, dhe po aty vijon me një tipar tjetër të tyre, që e jep në mënyrë metaforike: “Janë me vitalitet të jashtëzakonshëm e të qëndrueshëm ndaj të gjitha stuhive”. Këtë e shpjegon me jetën spartane që kanë bërë, duke mbajtur “për dyshek tokën e për jastëk gurin”. Francezi Jacques Bourcart, gjeolog e zyrtar francez, ka vënë re të njëjtën gjë. Për të, gegët janë njerëzit më të bukur të Europës. “Kudo në Shqipëri, sidomos në Malësi, të bie menjëherë në sy bukuria e veçantë fizike e burrave”, thotë ai në librin e tij Shqipëria e shqiptarët. Duhet të ketë qenë vëzhgues i mirë detajesh në pamjen e njerëzve, pasi nuk i ka shpëtuar as fakti që “…malësorët shqiptarë e kanë për zakon që, dimër verë, ta lënë këmishën fare të hapur në gjoks”. Cilësia tjetër që etnologë të ndryshëm dallojnë te gegët është organizimi i fortë fisnor i tyre. Mustafa Merlika-Kruja, gegë, me një vetëqesëndisje të dukshme, teksa flet për Ahmet Zogun në letërkëmbimin që ka me Stavro Skëndin, rrëfen se u ka thënë toskëve Bahri Omari, Qazim Koculi e Avni Rustemi, se puna është ta pranoni beun e Matit për mbret ju të Jugës së Shqipërisë, ngaqë “ne ‘fiset’ (Veriu) e kemi më të lehtë ta pranojmë, e si ta kemi pranuar njëherë, dijeni që s’e lëshojmë më”. Vetëqesëndisja intelektuale e Merlika-Krujës merr te gega Isa Boletini trajtën e një kompleksi inferioriteti në raport me toskët. Diplomati britanik, Aubrey Herbert, emrin e të cili Arben Puto, për pasionin me të cilin ai “mbronte të drejtat e shqiptarëve si popull e si komb”, e vendos krahas atij të Edith Durham-it, ka pasur pas shpalljes së pavarësisë një bisedë me Isa Boletinin. Këtë bisedë e riprodhon në librin e tij A record of Eastern Travel. Pyetjes së parë të diplomatit britanik, që ishte dhe agjent i MI6-s, se “a e deshën shqiptarët autonominë?”, luftëtari kosovar i përgjigjet me logjikën e një shqiptari otoman: “Jo, nuk e deshën; donin thjesht të mos u ndërhynin në punët e brendshme”. Pas kësaj, vjen pyetja tjetër: “A e doni ju bashkimin ndërmjet veriut e jugut [të Shqipërisë]?” Në këtë pikë Boletini sillet si një diplomat gegë: “Tani, ne jemi një popull i vetëm, por bashkimi nuk do të ish i leverdishëm për veriun, sepse toskët janë më të mençur e më të arsimuar sesa veriorët”. 
* * *
Sipas Edith Durham-it, instinktet fisnore te gegët janë shumë të fuqishme. Ndonëse “bëhen rreth 15 shekuj që malësorët kanë nisur të ushtrojnë krishtërimin, zakonet fisnore vazhdojnë të mbeten më të forta se ligjet e Kishës”, shkruan ajo. Dhe këtë e ilustron edhe me refuzimin që malësorët i bëjnë martesës me një grua “brenda fisit”; dhe “brenda fisit” fusin edhe ato që janë kushërira të brezit të dymbëdhjetë. Kisha e lejon një martesë të tillë, kujton ajo t’i ketë thënë një prift i Malësisë, por vetë malësorëve u ngjan e tmerrshme ideja për t’u martuar me kushërirën e dymbëdhjetë. “Ne jemi motër e vëlla, e nuk mund të martohemi”, ia bënin ata. Jacques Bourcart bën të njëjtin vëzhgim. Ai e sheh fisin në Shqipërinë e Veriut si një institucion “të krijuar në lashtësinë më të thellë, dhe është shumë më i vjetër nga të tërë burimet historike që kemi”, ndërsa “në jug të Shqipërisë e në trevat më lindore të saj [vërehet që] klanit feudal ia ka zënë vendin … komuna”. Edith Durham-i përdor një term tjetër për të përkufizuar organizimin social në jug. Në Postenan të Kolonjës, në mënyrën e organizimit të jetës atje, ajo ka pikasur një “esprit de corps”, dhe … pastërti. “Shtëpitë mbaheshin shumë të pastra; dyshemetë i mbanin të mbuluara me qilima të dizenjuara bukur; muret ishin të veshura me dërrasa; dërrasat kruheshin derisa bëheshin të bardha; enët e gjellës shkëlqenin”, thotë ajo. Por këtë tabiat ajo ka mundur ta vërë re edhe në veri: “[Në Jubanin kristian] burrat qenë në ara për të punuar tokën, por gratë që qenë në shtëpi duke qepur e endur, na mikpritën në ato shtëpitë e tyre të vogla, të lyera me gëlqere të bardhë e me tjegulla të kuqe; brenda tyre s’kish asnjë lloj mobilimi, por qenë, megjithatë, mjaft të pastra, e fëmijët eshtakë dukej që sapo qenë larë”. Autorët e huaj, por edhe tanët, që në fakt janë marrë më rrallë me argumentin gegë/toskë, janë përpjekur të bëjnë një fotografi të plotë të këtyre dy pjesëve konstituive të kombit. 
* * *
Në vitin 2009, në një shkrim të publikuar te Korrieri, u përpoqa të bëja, bazuar në shënimet e librat e të huajve, por duke shtuar ca dhe nga vetja, një përmbledhje të tipareve të gegëve e të toskëve. Dhe shkruaja: “Gegët janë qejflinj të armëve, ndërsa toskët janë qejflinj të parave; gegët dinë të bëjnë luftë, toskët dinë të bëjnë propagandë; gegët janë trima, toskët janë mendjehapur; gegët janë të dhënë pas fisit, toskët janë të dhënë pas vetes; gegët janë poetikë, toskët janë prozaikë; gegët janë të zgjuar, domethënë finokë e dinakë, toskët janë të mençur, domethënë pragmatistë e të korruptueshëm; gegët pëlqejnë jetën rapsodike brenda fisit, toskët pëlqejnë jetën sociale jashtë shtëpisë; gegët duan ta këqyrin bukurinë, toskët duan ta shijojnë atë; gegët pëlqejnë burrninë, toskët pëlqejnë njerëzillëkun; gegët i duan gratë për t’i nderuar e për t’u nderuar prej tyre, toskët i duan gratë për t’i kënaqur e për t’u kënaqur prej tyre; gegët jetojnë për një nder, toskët jetojnë për një çikë qejf; gegët janë fanatikë, toskët janë të shthurur;  gegët te çdo njeri shohin një mik/armik, toskët te çdo njeri shohin një ortak; gegët bartin virtyte kombëtare, toskët bartin virtyte civike; gegët janë të dhënë pas normave etike, toskët janë të dhënë pas normave civile; gegët parapëlqejnë vetëgjyqësinë e ngritur mbi kode morale, toskët parapëlqejnë të jenë nën hyqmin e një organi suprem amoral, siç është shteti; gegët shohin me dyshim modernitetin, toskët shohin me dyshim traditën; gegët janë tradicionalistë, konservatorë, deri edhe reaksionarë, toskët janë progresistë, liberalë, deri dhe revolucionarë; gegët janë zogollianë, toskët janë fannolianë; me gegët mund të ndërtosh një komb, me toskët mund të ndërtosh demokracinë e shtetin e së drejtës; gegët janë të djathtë, toskët janë të majtë.”

232 Komente

Urime Nanos për librin e ri!

Ja dhe një pjesë nga gazeta "Dita", për gjëra të cilat unë kam shkruar shpesh këtu. 

psh:

Ne patëm rastin të lexonim një parantezë të librit, në kapitullin “Gegë e toskë? Po, por edhe otomanë”, ku autori është përqëndruar në elitën shqiptare të fillim viteve ‘900. Nano i mbahet pohimit se “shumë prej njerëzve të kësaj elite janë përpjekur deri në fund të ruajnë e përjetësojnë sundimin e Stambollit në Rumeli, gjë që, për rrjedhojë, do bënte të mundur, sipas tyre, dhe mbrojtjen e Shqipërisë; ndërsa krijimin e një shteti të pavarur shqiptar me një motivim të lehtë anti otoman e kanë pasur si një plan B, që do parapëlqehej në rrethanat kur perandoria do të rrëzohej”.

 

 

 Ky pohimi per planin B (pavaresia) nuk eshte ndonje zbulim i Nanos dhe as ndonje gje e re. Fakti eshte i njohur.Pasi u takua dhe konsultua me patriotet e kolonise se Bukureshtit, I.Qemali u nis ne Vjene ku i parashtroi Bertholdit planin per shpalljen e autonomise. Ishte rekomandimi dhe garancite e marra nga Vjena per te kaluar nga plani A (autonomia) ne planin B/P (pavaresia).

Dakord, po nuk besoj se duhet kuptuar si akt, sesa si mendësi. Paria ka qënë e lidhur me xhon turqit, dhe i përdorte si ombrellë për të mbrojtur interesat e veta. 

Eshte pak me i nderlikuar konteksti dhe me e nuancuar e verteta historike nqs do ta shqyrtojme si mendesi, tendence dhe mundesi.Mendesia mbizoteruese tek elitat ishte autonomia brenda PO dhe kjo per dy arsye per te cilat , elita e vendit (e ndare ne tre a kater rryma) ishte e vetedijshme: mbrojtja e privilegjeve te fituara (sepse pjesa me emadhe ishin nenpunes te PO dhe pronat e cifliqet i kishin siguruar prej saj dhe, e dyta, kishin vetedijen e pafuqise per mbrojtjen e teresise territorilae te kater vilajeteve nga fqinjet grabitqare.(pra mendesia konservohej edhe nga  mundesite)

Pjesa me e ndricuar (rryma  eintelektualeve bektashinj dhe ortodoks te Jugut te kryesuar nga I.Qemali, plus grupi H.Prishtines ne veri) kishin pjekur idene  e pavaresise si ideal dhe perspektive (plani B) por mundesite/gjasat  per ta jetersuar ate i shikonin te pakta (rreziku i copetimit nga fqinjet).

Kete mendesi te ruajtjes se privilegjeve nen PO e pasqyron me realizem Eqerem Bej Vlora ne kujtimet e tij.

Ndersa pune e Turqve te rij eshte pak ndryshe.Reformat centralizuese te xhonturqve u bene shkaku i kryengritjeve shqiptare.Dmth aq sa paten iluzione elitat shqipoflese tek Turqit e Rinj, po aq u zhgenjyen prej tyre (I.Qemali i pari).Tek pjesa dermuese e shqiptareve qasja drejt autonomise erdhi jo si nje vetedije brendshme per mevetesi por si nevoje pragmatiste per ruajtjen e privilegjeve qe kishin fituar nen PO. Pika  ektheses eshte se ne vitet 1911-1912 u kalua nga instikti mbrojtjes se privilegjeve ne konceptin e mbrojtje se etnise shqiptare si nje e tere.

E di si e përfytyroj këtë punën e parisë unë? Si një pjesë e komenteve të PPU. Plani A është ta marrim me të qeshur... Plani B? 

 

Tashi Muç Nano demek edhe shkrimtar, pika që s'i bie

O Gime,

Po ty car te duhet o burre i dheut se me car e bejne pis prapanicen disa? Shif o vlla punen tate! Nuk thu shyqyr qe maroi koha qe na detyronin ta benim pis me veprat e Dulles!

tashi kjo tema do Meksin per te marre zjarr smiley

Keto fjalet e Zogut:

“Të ftojmë gjithë parinë e Shqipërisë në një Kongres, gjoja për të biseduar lidhur me forcimin e shtetit. Në të njëjtën kohë, njerëzit e mi do kenë vendosur do bomba në vendin, ku do mbahet Kongresi. Në çastin e fundit, ne me njerëzit tanë gjejmë një pretekst e dalim jashtë para se gjithçka të hidhet në erë. Anëtarët e parisë shkojnë në botën tjetër, e Shqipëria vetvetiu stabilizohet.”

jane projekti, zbatimin ne praktike e beri shoku Enver. 

gegu zog i ka ba kopje masakres se manastirit

hi llernd end uoz eided baj dhe best in dhe mes merder biznis...

esht shkrujt ne libra te vjeter:

nji profet do keni...  dhe ai do jete nga skrapari. smiley

mos u rreni nga profetet e rreme qe anej. smiley

Po qe per kopje kete pune me pare se ne Manastir e kane bere ne Arabi Saudite (e ma ha menja se kushedi sa te tjere e kane bere me pare), edhe ai tjetri ka kopju Stalinin thuhet.

E kisha fjalen si gjendje shpirterore kaluar si stafete.

po nejse, temen e ka kap intriguese mucua. ne popullsine vendase kryeqytetare, qe sipas graves e shton numrin e kartelave te reja te biblioteks kombetare me 300 ne vit smiley kjo teme e ma muhabetin gjalle per nja 4-5 dite.

meqe jemi, kamila ishte terbuar kunder princit carls sepse ky kishte hequr unazen e marteses nga dora. o vere prape ate unaze, o mos me hajde ne shtepi, kishte thene kamilja.

korrigjim (pas nje vizite ne Kroger kjo) : me unazen i kishte punet keq Faith Hill me te shoqin. Jo Kamilja. Ne doren e majte te Timit, nuk kishte unaze, gje qe vertetohej nga nje close-up trondites i gishtave. Burimi: Enquirer.

Hahahahahaaaa... Mustafa Nano me kshu librash? Po me c'kredenciale? Eshte antropolog, sociolog, historian, etnolog, ka studijuar rendshem psikologjine sociale , ne teori e praktike?

Ne fakt kjo ishte e pritshme. Pas kapjes me veshtiresi te pushtetit qendror, neopunizmi thellesisht krahinarist do leshtonte edhe rrfete ndaj pjeses tjeter te shqiptareve qe konsiderohen armiq se ky liber keshtu eshte, s'ka dicka tjeter aty.

Me aq sa lexohet, aty jane citime te perzgjedhura, jashte kontekstit, te paverteta ose te pakten qe nuk mund te verifikohen, qe zakonisht perdoren nga ata qe kane nje pikeveshtrim te formuar tashme dhe kete duan ta konfirmojne me citime qe ju pelqejne.

A mund te merret seriozisht nje liber ku thote per dicka (ate historine me Vllamasin e Zogun), ne dac besojeni ne dac jo?

Por interesante eshte se neopunizmi ka pesuar nje shift, ka nje rivleresim neopunist te autoriteteve fashiste si Mustafa Kruja qe deshi me aq zell te binte ne Shqiperi edhe "qyteterimin qe ze fill nga Roma".

Ne sutor ultra crepidam. 
Këpucar mos dil nga këpuca!

Kjo shprehje mjaft e përhapur në perëndim i atribuohet një piktori të mesjetës që ekspozoi një pikturë në një vitirinë dhe qëndronte i fshehur për të dëgjuar vërejtjet e njerëve që kalonin.

Kalon atypari një këpucar dhe një tjetër dhe këpucari bën disa vërejtje për këpucën e portretit të pikturuar. E merr piktori dhe e ripunon dhe fshihet përsëri te nesërmen dhe pret orarin kur kalon i njëjti këpucar.

Ky duke mos vënë re ndonjë difekt në këpucë filloi të bëjë vërejtje për çorapet e gjata dhe ngadalë filloi të ngjitej dhe më lart. Piktori u revoltua dhe doli nga ish fshehur dhe i tha këtë shprehje që u bë e famshme.

---

B.M.

gegët i duan gratë për t’i nderuar e për t’u nderuar prej tyre, toskët i duan gratë për t’i kënaqur e për t’u kënaqur prej tyre;

mund ta kishte thene me shkurt dhe madje te rimuar. 

Nje vezhgim brilant sociologjiko-antropologjik smiley

Dhe vetë Oliver Jens Schmitt-i thotë se “…protoshqiptarët kanë banuar në një hapësirë të Ballkanit, që shtrihet nga Shqipëria e sotme e veriut e deri në Maqedoninë Qendrore”, dhe këta banorë “…janë tërhequr prej shekullit VI në vise më të larta, ku janë marrë, për arsye klimaterike, me blegtori”

 

Eshte pikerisht ajo teza e zeze serbe qe perfaqeson ky shmiti qe tani po e citojne te gjithe smiley

nano me sorist se sorosi je bere me kete libere bravo te qofte smiley

pikerisht. Sorosi ne veprim dhe nuk mungojne aty edhe citime nga "historianja e madhe" Nathaly Clair qe paska zbuluar, aaaaa, prit, qe Ismail Qemali ka pasur dy plane edhe autonomi edhe pavaresi. Leri pastaj perrallat e saj per nacionalizmin shqiptar.

o Derr, ajo nuk eshte teze e Schmitt-it, por e Noel Malcolm-it ( e ke tek "kosova nje histori e shkurter" ).

Apo edhe Malcolm-i eshte sorist dhe serb ?? smiley

Mos i bo gjonat corbe si shkrelistat albanezi  por Malcolm e ka thene kete komplet ndryshe dhe ti tani si deri i derit po na sjell komplet ndryshe smiley

Malcom e ka thene fiks siç eshte thene me lart. Duro sa te kthehem ne shtepi e te ta citoj germe per germe nga libri

Nuk besoj se Muci e ka shkruar me qellim te keq librin, qe sidoqofte do lexuar per te gjykuar. Keshtu ka dale moda tashti, po qe dikushi, duhet te kesh bere liber. 

Nga citimet, duket qe eshte me shume ne nivel barcaletash, mbase keshtu shitet me shume.

Meqe perment Vllamasin, kujtimet e tij jane miniere floriri. Shyqyr qe e ribotuan sivjet se ai liber nuk binte ne toke. Kush eshte i interesuar per historine e Shqiperise mos ta humbase. Por eshte shume me teper se histori. Fat i madh qe keto kujtime kane shpetuar, megjithse autori qahet se disa pjese i kane humbur. 

 

pse ti u mashtrove nga titulli dhe nga fotografia? Ta garantoj se eshte revansh neopunist dhe nuk e kane problem fare qe ate qe kane peshtyre dje ta lepijne sot. E di, eshte ky segment neopunist qe shan perendorine osmane se na la te prapambetur, por ja hop, kercejne edhe thone se integrimi ne perendori nuk paska qene edhe aq i keq, bile perkundrazi, integrimi po te zhvilloka dhe te jepka mundesi per progres, ndryshe nga ata qe s'u "integruan" ne perandori. Pa folur pastaj per funderrinat e blogosferes qe flasin per te perulurit shqiptare myslimane por ketu per cudi kjo "perulja" paska qene e mire, jo si ata qe s'u "perulen".

Thellou mor evlad, thellou.

Nuk dua te besoj qe Muci te kete rene aq poshte. Po cdo gje ben vaki. 

"hyzmeqari te shoh punet e hyzmeqarit!", tha.... historiani te shoh punet e historise.... ndersa Muci punet e Mucit!!

p.s. O Muco, me qafsh, meqe ke marre cifteline, "sikur te na e kendonit edhe kete kenge".smiley. http://www.youtube.com/watch?v=LLsg_Lk81...

Po te Mucit po sheh. Ky i shkreti eshte prishur me te gjithe, se s'i rri goja. Veri nje shtupe te shkretes. smiley

Pse, cifteli qenka ajo, mua m'u duk si qyte pushke. Po mendoja se kujt po ia lyp besen Muci tashi. 

Eh more Muco, ja se te vjen br3dhi tani e te tregon per ate ë-ne qe vene ne titull.

Do të bësh komb?
Ke gegët.
Do të bësh shtet?
Ke toskët

 Kjo s`eshte vertet ,Nano luan me fjelet Gege-Toske! .. lete bejme lojra fjalesh:

Po te kemi shtet, do te kemi edhe komb! por pa  shtet nuk ka komb! apo jo?!! Te vazhdojme tani te steriotipizojme veriun me jugun! Nano i con shqiptaret 100 vjet mbrapa!  Si duket ne shqiptaret i fryjme vet ndasive e paskemi ne gjak! Pse me jugun nuk ben komb? me geget nuk ben shtet?!! c`jane keto mer?! Une nuk do ta merja mundin ta lexoja fare Nanon! Ka dal si loqe ne kopertine! Do i boj reklam gegeve! Seshte nevoja Geget dhe Tosket jane njesoj! Jane shqiptare! 

Me sa kuptova nga paragrafi i fundit:

me geget ben burra

me tosket ben gra.

Tosket fitojne perseri, burrat kane dale jashte mode kete shekull.

Zëri: Çka duhet të bëjë Kosova që të jetë pjesë e tërësisë kulturore shqiptare?

Znj. Kumbari-Furxhi: Kosova është pjesë e pandashme, e padiskutueshme dhe dinjitoze e tërësisë kulturore shqiptare, jo vetëm me shqiptarizmin e vet, por dhe me diversitetin e vet etnik, kulturor e gjuhësor, duke përkthyer karakteristikat më të vyera të shqiptarëve, tolerancën, bashkëjetesën dhe mendjen e hapur. 

gegët janë tradicionalistë, konservatorë, deri edhe reaksionarë,

na bene lemsh, ca jane kosovaret, toske apo gege? smiley

 

   tosket jane te majte

 

po qe une qe jam toske jo e majte per ate çka njohim ne shqiperi,a eshte mekat? a ka mundesi te jemi njerez para se te jemi te djathte e te majte,e te gjithe bashke,toske e gege te ndertojme nje shoqeri civile?

a ka mundesi te jemi njerez para se te jemi te djathte e te majte

jo

 e vertete e hidhur EMsmiley

Nje studim ose debat serioz mbi diferencat mes identitetit geg dhe atij tosk do ishte sigurisht interesant por s'besoj se Muci e ka kapacitetin intelektual ta bej nje gje te tille.

Problemi i Mucit (e i shume te tjereve) eshte se i sheh geg e tosk jo si dy identitete, te krijuara ne kohe e qe evoluojne ne kohe, po si dy "raca" me tipare e karakteristika te pandryshueshme dhe gjithmone debati perfundon ne shperthime raciste si pershembull paragrafi i fundit.

Gjithashtu s'me pelqen fakti qe "analistet" shqipetare shkruajne libra qe i quajne ese por qe ne fakt s'jane gje tjeter vecse permbledhje aforizmash e citatesh te cfare kane thene te tjeret (mundesisht te huaj) mbit temen.

Vallahi e ke thone shume mire o Luaraso. Une do shtojsha vetem nje pike. Shumica derrmuese e te jashtmve qe jane marre me ne jane ne fushen studimore shume here me te vegjel se ne ne krahasim me boten. Prandaj nuk eshte e veshtire te kuptosh se car mediokritetesh kane dale nga gojet e ketyre te jashtmve. Imagjino masnej se car bo vaki kur keto te ketyre i bejne "remix" me tallava, mediokret e brendshem. 

As Fiqo mer, qe eshte tifoz gjermon, nuk nigjo ashtu lloj rezultati. smiley

Rrofsh Cimo! Me e bukra eshte se qeka e shkrujtme ene gegnisht (kjo sa mos me akuzoje policia peshkut se jom jashte teme smiley)

Smund te flas pa e lexuar librin, dhe titulli i sjlle ketu me duket i shkeputur nga konteksti. Po smund te paragjykohet askush per nje krijim vetem se nuk ka kredencialet e duhura per ate fushe.

Mjafton me lexu paragrafin e fundit te artikullit me kuptu cilesine e librit.

duan bythe keto lloj temash, romak. dhe metode studimi.

deri me sot jo vetem Mustafai, por asnje shkrues "analist" apo opinionist aktual i njohur publikisht ne shqiperi, gjedha ku perket Mustafai, nuk ka deftyer se i ka keto fakultete. dhe reagimi spontan eshte: pse keto do shfaqen papritur ne kete liber?

Duan me duan po ketu ka nje nihilizem kolektiv qe te godet qe kur sheh emrin e dikujt. Ky mooo? Sben ky. Pse se njohim ne kush eshte Mustafa Nano? Nejse, pertej fakulteteve dhe shkollimit ka edhe njerez te prere per ate pune edhe pa qene te fushes apo te shkolluar. Smund te flas pa e lexuar.

Po. Te kuptoj dhe te jap te drejte ne ate qe do t'i japesh perfitimin e dyshimit.

Fair is fair!

Emo, po ti sikur ke idhull ate autorin e atij te famshmit liber vk..... edhe ai pa shkolle eshte...?????smiley

Te ishte krijim do te ishte mire, ai `Libri`,  por eshte komplet sajim, mbeshtetur ne muhabete kafenesh mes gegetoskeve ne Tirane, dhe nga lexime te udhetareve te huaj ne Shqiperi perpara 100 vjeteve! 

Ziko, sec ishte botu nji liber qe bonte reklame me te modhe "nexhmija: ja si me tradhetoi Enveri" smiley

deri dhe mu me boni kurioz, sec pata ca fantazi te shpejta... kur shof nje cike me poshte, e kishte tradhtu me edit pilafin ne 1935-en... meqe porositi nje kong te sajen "milord" ne 1955en... dhe meqe kishin frekuentu te njejtat lokale m'froncet smiley

thashe u sa mire, pse s'thu qe paskam nok xhulia robertsin une, se edhe ajo ka pi kafe me i lokal qe shkoj edhe vete.

ps. Lordi ka qene damazi i vetem ne Belsh te Elbasonit.

Ne Belsh ka pas qender edhe majmerie edhe nderzimi ...ne Çerrage .

Shumë studiues u munduan të gjenin shkaqet e Bllokimit te rrjedhjes se "jashteqitjeve ".Doli se nje sua nga Vicet per majmeri ishin nga Krahina e Toskerise qe e benin Lirshem ndersa nje sua ishte nga Krahina e Gegeve qe e benin Topa Topa te thate .Po gjithsesi nga kjo perzjerje  Lordi i Belshit nxorri perfundimin se ...

Me mire lexoje vet librin " Eksperimenti LefKOPEVE Plas ne Tubacione ""

Po kohe tubacionesh o burrë , se plas dhe Muçi e çfarë pastaj ? A shitet libri ? Ktu ma maj Kalin smiley Ka ardhe  Koha .." E lexove Rrenjasi Mullahun .Kishte bo nje xberthim per Gjyqsorin "smiley

“Kryetarët e malësive të veriut nuk kanë pasur asnjë farë lidhje me perëndimin dhe nuk e njohin fare atë”, shkruan studiuesi Gabriel Louis Jaray në librin e tij Shqipëria e panjohur. Dhe për të krijuar një kontrast, hidhet te bejlerët e Vlorës, të cilët flasin italisht, gjermanisht ose frëngjisht, e të cilët “kanë një vernik kulture”. “Nuk mbajnë me vete pushkë; janë myslimanë, por aspak fanatikë”,

Nishtina, vetem se di nje gjuh t'huj sdmth gjo qe je i lidh me at vendin e huj. Te rrime shtrember e te flasim drejt: Kta bajraktert e Viriut ("the bannermen" per fansat e Game of Thrones) ne fisin e vet kishin nji Senat (pleqesi ku ishin vete kryetare), e nji lower house ('vegjeli'). Pranej u pelqe aq shume Ameriqia gegasorve..u kujto veten si dikur. Kshu qyy..le te mos u ngecim bajraktareve ket punen e 'lidhjeve me perendimin', se ato lidhje s'i kon vy kurrkujt

Eh, e mbaj mend kur me tregonte gjyshi per vellane e ster-gjyshit te tij, se si qe gati tu ja bo shutdown fisit kur ky ishte speaker i vegjelise. Bohet fjale per ktu e gati 200vjet para. 

a e ka shpjegu origjinen e ktyne llafeve muci ne ket liber?

tosk e gege e kam fjalen.

kush e ka shfletu t'na thote t'mos na e maje.

 

Po thote qe geget jane me konservatore e maloke dhe tosket me liberale e me pak maloke? Kjo po qe eshte risi.

smiley

E lexova, dhe s'jam aspak dakort, perveç pjeses kur thote se geget jane si shpirt!

Gegët apo geget(f) ? 

Ë-ne e perdor Muç Nano. smiley

“Kryetarët e malësive të veriut nuk kanë pasur asnjë farë lidhje me perëndimin dhe nuk e njohin fare atë”

Po Krishterimin mor Krishterimin ce bete? A nuk eshte krishterimi (ne rastin e malsise katolicismi) nje "lidhje" shpirterore-kulturore me perendimin, apo ci qi temen, mjafton qe e ka thene Gabriel Luis Jaray dhe o burra u tha u be!

  

Libri duhet lexuar që të japësh mendim por që kur sheh titullin, foton dhe autorin si dhe atë që ka shkruajtur parathënien nuk më rrihet pa thënë: se si produkt i masivizimit kulturor dhe Muçi bën një libër me grumbullim thëniesh e hipotezash e paraqet për masat kulturore, kur s'ka as profesionin,as kulturën, as talentin, as dhuntinë për një gjë të tillë kaq elitare e profesioniste e mendon se libri është si gazetat.  

Kur bëri Fefzo libër pse mos bëjë dhe Muçi a janë të dy analistë. 

s'ka budalluk më të madh se përgjithsimi i cilsive vetjake të një njeriu për një numër të madh njerzish sepse kanë lindur apo banojnë në një zonë të caktuar e cila në rastin e gegnisë e toskërisë edhe gjeografikisht janë të ndara në nënzona e krahina të ndryshme nga Malet e nalta deri në moçalishte e breg deti pa llogaritur këtu migrimet e shumta të popullsisë.

Me patjetër duhet të jesh trap të kesh guximin të nxjerrësh përfundime të të tilla si "me gegët bën komb, me toskët bën shtet" sikur flitet për dy kombe të ndryshme dhe Muçi e vërteton që ësht trap i uljes së nivelit kulturor në nivelin e masivizimit apo blloqeve të sotme.Ndoshta ka dash të na mbushi mendjen se dhe skapari është mal dhe ka "malokë" 

Sot dhe fjala apo emërtimi kosovar duhet të hiqet nga shkrimet publike e jo ma geg e tosk që ka kohë që s'përdoret pasi nuk ka vend të përdoret dhe për arsyen se dialektet toskë e gegë përbëhen nga qindra të nënfolme brenda tyre e asnjëri nuk është i njehsuar.

Turp për universitetin që ka botuar librin.

 

 

 

Bravo, te pergezoj Prizrenzaranika per ket koment, thjesh, sakte dhe shkurter i ke vene pikat mbi i.

Ndoshta ka dash të na mbushi mendjen se dhe skapari është mal dhe ka "malokë" 

kjo duhet te jete shprehja e dites per sot smiley

Ore me mire i pasqyron traditat, mendesine, vlerat, etj. te shqiptareve te zonave ku behet fjale Dritero Agolli te romani Njeriu me Top ose filmat e Dhimiter Anagnostit (si psh. Gjoleka djali i Abazit) sesa Mustaf Nano me kete librin.

Keto jane pacavure mucnanoiste. S'ka asgje te keqe te studiohen keto gjera, por te studiohen e shoshiten jo permjerren me citime. Te besh nje liber te tille do te thote me se paku te kesh para vetes dhjetera studime per geget e tosket, ekspereimente, libra, teori etj pse dikush ben kete e ai tjetri ate. Si dikush eshte keshtu e dikush ashtu.

Ku eshte katandisur Shqiperia nuk eshte cudi qe dalin e na japin mend edhe Muc Nano e Ledi Shamku.

Gjynaf qe nuk e paska citu dhe ket gocen (Jill Justin) Muci se edhe kjo paska bo nji alamet artikulli per Shqiperine dhe shqiptaret!

15. How they open bananas

People in Albania open their bananas from the bottom instead of the top.  Many volunteers have tried it and swear that it is easier.  Next time you pick up some bananas from the store you should try it out.

5. After you get a haircut you get slapped on the neck

One of the health sector training staff showed me this tradition with a nice, big slap to back of the neck after I chopped off all my hair.  At first I was a little shocked because I thought it was rude to slap me (granted she has a big-personality) and I thought she was joking.  I think that it is usually a tap to the back of the neck, but a slap also suffices.  After you get slapped, the slapper will see “me shëndet” meaning “on your health.”

14. Eggs don’t come in a dozen

I found this somewhat odd at first. I used to buy eggs by the dozen, sometimes in packages of six or 24.  Here eggs are sold in packages of ten. Not that exciting, but different.

19. Domesticated animals vs. stray animals

Having a dog or cat as a house-pet is an odd occurrence here, but it is beginning to become more popular is larger cities.  Many people will keeps dogs or cats as animals for security purposes or to kill the mice around their homes.  Many dogs that people own here are trained to attack intruders and are incredibly vicious.  Treating an animal like a companion is very strange concept.

34. Dating culture

Albania does not really have much of a dating culture and many Albanians are conservative when it comes to dating.  This could be because there are not many places in general to have a “date.”  Most dates consists of having a coffee, and like I mentioned coffee can get tricky because you could unknowingly be engaged after the second or third coffee.  Secret dating is common until the couple decides to become engaged.  Women often play “hard to get” and will say no to the first invitation, even if they want to say yes. 

 

Emagjino tashti qe 100 vjet me vone del ndonje Muc Nano i kohes dhe kesaj vajzes i referohet si ze autoritare per Shqiperine dhe shqiptaret. 

Me duket si shkrim i dobet, por liria e fjales i ka keto. Plus, nuk mendoj se Nano mundohet te shkruaj dicka te mire apo korekte aq sa mundohet ta shesi shume kete librin. E shume do shitet besoj.

videoja i mori pleshtat radiostarit

se iu rriten kerkesat pleshtave, ose me mire pane bote me sy

Historia zhvillohet në mënyrë ciklike, ose dallgë-dallgë, një herë është aristokracia pararojë, një herë vegjëlia, një herë shkrimtarët e salloneve, një herë shkrimtarët e provincës. Komunizmi na mësoi se shkrimtari shkruante një herë pastaj bëhej i famshëm, kapitalizmi se i famshmi bëhet i famshëm një herë pastaj shkruan. Këto janë konstrukte ideologjike. Pleshti është i vetmi që e di sekretin.

Sidoqoftë unë vetë me përjashtim të 30 faqeve të para të Ishullit të Blushit, për të konfirmuar ç'kisha dëgjuar, nuk kam lexuar dhe as kam ndërmend të lexoj ndonjë vepër të popstarëve shqiptarë, përfshi Nanon, Fevziun, Ramën apo ndonjë tjetër.

Traplliqet e hedhin dollapce dhe te famshmin, bile edhe me keq se ndodh nen projektorin e fames. Pleshti nuk te fal, tha.

Per Blushin me ka ardhur keq edhe mua, surrati genjen. Te tjereve u mungon dhe ai.  

Une nuk jom as gege e as tosk, jom Vllehe. Dhe kur e mendon qe jane pikerisht Vllehet qe shqiperuan Shqiperine ndjehem edhe krenar!!

Qenke çoban dhe sipas Muçit mbështetur dhe në thëniet e udhëtarve të huaj në Shqipëri  ju çobanët jeni shkaku që i keni prish toskët e i keni ba qeflij pas p.

ndoshta, edhe mundet. Por me kryesorja eshte qe ne i kemi zbutur shqipetaret dhe fakti qe vllehet jane kryqezuar edhe me Tosket tregon dukshem zbutjen e tyre ne krahasim me Geget apo jo? lol

Tosket jane me te bute? Ku ka me te bute se tiransit shkodranet elbasanllit etj vlonjatet jane te bute sipas teje? Dhe e dyta si na zbutet ju ne ? Me lesh dhensh si çopan qe ishit? 

zbutje zeza. me te eger se vllehte e korces a ke pare? po ata nga lushja e fieri qe vrane e prene gjithe dynjane?

kuazo, e di ti sa te diskriminuar jane vllehet e Greqise?   aq shume saqe disa breza vllehesh e kane per turp te  pohojne qe jane vlleh..  vllehu ne Greqi eshte sinonim i   ''gjese se trashe'', apo  debilit qe  do kohe ti kuptoj gjerat...   kur dy grek flasin me njeri tjetrin dhe skuptohen, batuta direkte si sharje  eshte:  ''e ma ise vlahos''  dmth,  ''qenke vllah''..smiley   nuk bej shaka e..smiley   

ne vitet 70-e,  shume vlleher grek lane fshatrat e tyre dhe u vendosen ne Athine meqense kishte me shume mundesi per pune..   ndersa athinasit  shkruanin parulla raciste  per bashkombasit e tyre: ''ekso i vllahi apo tin Athina'' = ''jashte vllehet nga Athina''..smiley

 

p.s.  bile  tani qe po e mendoj,  fjala vlah-os (vlleh)   ne greqisht, eshte shume e ngjashme  me fjalen tjeter greke  ''vlahas''  qe dmth budalla.... hemmm,  thua te kene lidhje,  duke ditur qe greket jane te poshter dhe dinake per kesi  gjerash, dmth ti bejne te tjeret te ndihen  keq,  inferiore..smiley

smiley

i di kuazua i di te gjitha o belul po ben si i bukuri shejtan sikur s'di gje? po ata te lusnjes e te fieri valle nuk i di a?

Këta kanë infeku dhe grekët, pa lëre toskët. "Vlaha mori vlaha, to muni sou na'xa" i thonë këtej.

 

theo angelopoulos - nje vlleh grek aq i mire.

Ia paska fut ne menje ai parathenesi: Une jam gay. Not that there's wrong with that. Mbase ide per librin tjeter.smiley

Ish bin ejn gegeiner

+1 smiley

Muci paska bere kater libra mer! Ia hengri arrat Molit ky me duket, vallai, ia hoqi noblin prej sqepi. 

do me bo seks?

boje kush po te pengo

 Sot, në këtë fazë të jetës së tij, Mustafa Nano vë një qeleshe në kokë, merr edhe një çifteli dhe deklaron: “Unë jam gegë”. 

Faze e mrekullueshme! smiley

Tashti qe e lexova me me kujdes, me hipi dyshimi qe M. Nano qenkesh bere konfucian. Si tha ai tipi: edhe engjelli, edhe djalli, jane brenda tek i gjalli. Mirepo, urime Nanos per perseverancen.

Dmth vetem mua me ra ne sy cmitizimi i Isa Boletinit. "C'ne me lazem ne te iknim nga turku?".

Dmth ato kryengritjet e Kosoves i kane bere serbet. Ok, e pranueshme, ishte djep i tyre.

Dhe ne Mat nuk paska mbire bar, po vetem shqiptare.  Kadmi i paska mbjelle dhembet e Dragoit ne Mat, jo ne Beoti. Pra greket e rinj kane trasheguar nga greket e vjeter jo vetem dinakerine po edhe Megalidhean.

Nejse, kete liber s'ka per ta marre njeri seriozisht. Ne (maloke e fusharake bashke) nuk i kemi qejf gjerat gjysmake, dmth  te perziera ca vleresime pozitive e ca vleresime negative. I duam gjerat e ndara, o te na mburresh ne te tera, o te na shash ne te tera. Qe ta ndajme mendjen o je mik o je armik.

 

Nuk është puna se citohet "një antropolog autodidakt italian" nga një koleg shqiptar i tij, puna është që orientalizmi gegofil apo toskofil është i garantuar të ndërtojë pikërisht atë profil, të personazhit negativ që e duam shumë apo të heroit me cene, një Hollivud në kushtet e Shqipërisë apo një Big Brother i dubluar në gjuhën e shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Po ashtu të tejkaluara janë termat "gegë" dhe "toskë", kur në të vërtetë është termi "malok" nyja gordiane. Por Nano nuk shkruan dot një libër "Unë jam malok" në kushtet kur për këtë term mungojnë burimet e shekullit të turneve ballkanike.

Njerezia bejne plane per te populluar planetet tjera,ndersa ju mbetet ende me ceshtjet tribale.

Mashallah!

Keni 100 vjet shtet,e jeni ne rang me Xhamahirine e Libise.

Na duhet nje planet per geget e nje tjeter per tosket. smiley

Bile tamam, tamam, na duhet nje planet per te majtet dhe nje per te djathtet, se kohet e fundit eshte zbuluar se edhe spermazoided jane te ketyre dy specieve. 

Pas 1 billion vitesh do jete e pamundur jeta sic e njohim ne Toke. Gazi karbonik to pakesoshet shume ne atmosfere dhe fotosintesa nuk do jete e mundur. Ne 3-4 billione vitet e mbetura (para se dielli te na perpije ne vrimen e vet te zeze) ky planet do popullohet nga bakterie.

Duhen populluar planete te tjere, natyrisht jashte sistemit diellor.

Miku im, po ne ku do të jemi pas 1 billion vjtësh?

Të përshëndessmiley

do ikim, miku im, do ikim. shume perpara asaj dite...

smiley

 

djali i janullatosit e pergezon i pari . shllaku i jozefines i shkruan parathenien. shkolla e naimit dhe gazeta e lelkes ja paraqet. shmidi,natalia,dhe gjithe vellazeria sorrosiste e ndihmojne me citate.priten mbeshtetje te forta nga matoshi dhe lubonja. kam harruarr ndonje eunuk tjeter??

 

Emo vellai, ti i pret 'urimet'  ketu per kete bashkefshatarin Muço? C’qe kjo qe te zuri, ti je dhe me dosje…

Neper vakira behet muhabet per te hequr mendjen dhe m’u kujtua nje histori e vjeter qe nuk eshte barcalete.

 Thone se ka qene dikur nje Ibrahim U., qe ca e therrisnin Braçe,kritik e shkrimtar, pedagog ne institutin e arteve; ka qene edhe nje Guri Miçinoti, shofer pe Korce, qe sa here priste t’i shkarkohej ‘skoda’  me romuqo(rimorkjo) shkruante ndonje tregim, edhe nuk i shkruante keq shejtani.

Ky Ibrahimi vdiste te rrinte nje çik me Kadarene, ashtu si Muçua i komunales rrinte dite e nate pas drejtoreve ,qe nderroheshin per vit, aq sa e mbiquajten ‘morr drejtori ‘.

Nje dite ky Gur shoferi alias shkrimtari hyn ne klubin e Lidhjes dhe gjen Kadarene me Ibrahimin duke pire kafe. Kadareja koken perpjete e syte ne hene dhe tjetri i anuar i teri ndaj tij si per ‘afrimitet’, deh.

Kalon Guri afer tyre dhe ja keput sa kishte ne koke: _O Braçe, po nuk eshte talenti semundje ngjitese qe ngele tere diten pas Kadarese ti….

 Dhe tani ta lidhim me aktualitetin e Muços tone nga Ujte e Zi. I tha ketij para zgjedhjeve Koqe KokeDhimua se “do te heq kompleksin e inferioritetit”  dhe ky u mbyll si Oso Kuka nga qershori ne shtator dhe hë, varda shkruaj e shkruaj me stilin e Shmitit sa e kërreu kryevepren. Kishte thene se do behej gazetar pas zgjedhjeve po na doli edhe shkrimtar edhe historian.Une  inferior? Dhe jo vetem i barazoi po dhe ua kaloi edhe Balliut, edhe Cilit, edhe Fevzos, edhe Blushit bile…Fol nashi po deshe !  (Uu, mortja qe s’te ha o Muço, ja vure damken vetes). smiley

Ngushellime or mik, po hajt se ka dhe me keq ! Pastaj cudia me e madhe tre dite zgjat. Do dale ndonje geg-a-tosk tjeter ,mbase nga fshati im, dhe do harrohet Muçua.

 

te kemi miqesine shendoshe. te rrojne shoket.

 

amin ,ishallah edhe te paça. Ore nuk thone kot : nga ferra e madhe del lepuri i vogel.

Do të bësh komb?
Ke gegët.
Do të bësh shtet?
Ke toskët

Kush ka bere nje qerre me shkolle per nocionin komb-shtet, t'i ve flaken diplomes.  S'vy sen. 

Sidoqoftë unë vetë nuk kam lexuar dhe as kam ndërmend të lexoj ndonjë vepër të popstarëve shqiptarë, përfshi Nanon, Fevziun, Ramën apo ndonjë tjetër.

Ne nje linje me trop. 

 

Do të bësh komb?
Ke gegët.
Do të bësh shtet?
Ke toskët

Do gallate ? Ke Muçon..

 

 

Per gallate kemi qesendisjen e Nolit.  Kjo e Mucos pastaj ... 

Diploma jote nuk e kap ate cfare kumtohet ne raportin shtet/komb. Formimi kombit eshte finalizuar me luftra per mevetesi dhe geget, historikisht kane nje kontribut me te spikatur si luftetare  ne luftrat per clirim kombetar. Shtetformimi nenkupton nje qasje permes dijes, zbatimit te ligjit dhe nenkupton elemente te shoqerise civike. Ne kete kuptim geget, per shkak te poezicionit gjeografik kane qene ne periferi te presionit burokratik te PO, jane karakterizuar nga nje organizim me fisnor, nga jetesa ne kanun dhe vetqeverisja. Sistemi baraqeve, organizimi fisnor, kanuni, dominimi izolimit peballe tendencave integruese dhe centralizuese, te marra se bashku,  kane  kultivuar nje lloj veshtiresi te jeteses ne shtet.

E gjitha  e pare ne nivelin makro me duket korrekte. Nje analize me e detajuar natyrisht qe evidenton kontribute edhe te gegeve ne kulturen shtetformuese.

 

E gjitha  e pare ne nivelin makro me duket korrekte. 

Edhe pse komenti im me siper ishte anekdotik, po e lejoj veten te perifrazoj me aq sa kap: E gjitha e pare ne nivelin makro me duket sharlatanizem. 

Dhe per me teper, do te ishte me te vertete fatkeqesi neqoftese ky liber do te behej "bestseller."     

 e para e punes gjykimi yt dhe i gjithe companise eshte apriori, pa e lexuar librin dhe si i tille eshte nje paragjykim puro..ose virgjin sic parapelqen tropizma smiley . Dallimet gege/toske ne termat dhe zhvillmit sosial-ekonomik dhe etnokulturor kane qene aty, dikur mjaft te theksuara dhe sot e kesaj dite me te zbutura dhe ky realitet nuk mund te shperfillet. Te njohesh dallimet nuk do te thote te yshtesh dasite dhe as te ushqesh racizmin qe permban termi "malok".

 

Ne fakt koncepti "malok" eshte ai qe duhet dalluar dhe ku duhet me u perqendru, dhe ta bejme target kombetar, derisa te mos kete baze reale nder gege dhe toske njesoj, per ushqimin e atij koncepti. Te synojme nje Shqiperi pa maloke! Dhe me nje diversitet te mrekullueshem gegesh, toskesh, myzeqaresh, leberish, minoritetesh...

T'u qepemi kodrave dhe maleve...me tingelloi smiley .Do behet kur vete "maloket" te mos sillen si maloke dhe kur jugoret te mo i shohin verioret  si "maloke". Kemi shpresa tek Rruga e Kombit por duhen degezime infrastrukturore prej nga do kaloje shteti per te depertuar neper xhepat e izoluar te Malsise. Pa u ngjit kapitalizmi ne male, me tela, llac, uzina , universitete,traktore, si mund te mos kete baze reale?

Sindrom Nafijesh. Mbaj qëndrim, barkun brenda gjoksin jashtë, dhe recito poezinë që di më mirë. 

 

 

po nuk ka nevoje te pish gjithe detin per te marre vesh qe eshte i kripur..

Përbërja e qeverisë së Ismail Qemalit, e qeverive të Esat Pashës, Turhan Pashës, Sulejman Delvinës, Ahmet Zogut, etj, kërkon një analizë të detajuar mikro nëse gegët aty ishin puro gegë virgjinë smiley.

Muçoja,  pasi habiti e mahniti dynjane  me librin e tij te pare, e njeherazi  best seller, ''hinterlandi i kuq'',  tha me vete:   u be kohe e gjate.. duhet te shkruaj nje liber tjeter.  ia kam detyrim publikut,  dhe e beri. 

o Muço mire se te njoha!

do dhe mucua kafesmiley

loloto, sot eshte 9 tetor, 2013, ose 0 a.n (after nano)  Te lutem te me drejtohesh me termin e sakte "komb-shtet." 

 

znj.Monda komb-shteti, e merkure,1/1/0 an. E di qe duket bukur. 

 Kurse mua hic fare : lo-lo-to komb-shteti... duket si shteti lolove. Ah, Muço c'na bere !

Loloto po dhe ti nga nicku qe mbart vlonjat duhet te jesh

 

'fatzi' edhe une o Vlora...c'a t'i besh mbeme ne dor te Mucos

Me bere si lule gjeshtre/ amaaan moo Mucoo.kenga eshte e bukur,ttani u perdor vetem si kolone zanoresmiley

Kush e shau Vloren ketu??? Ti...ti...apo Ti !

Ja pra qe nuk ia mban  njeriu bytha te shaje Vloren. Edhe po e ka share, e ka share mbrapa kraheve, diku larg.

Hahaha ....nuk e le batuten te binte ne shesh... smiley

Ne fakt, dhe ndoshta si rrjedhoje e epokes se re qe po jetojme, e lexova fillimisht "shteti i lolove" si "lo-love".

E pse jo: shartohuni, e shumohuni dhe beni komb-shtetin, tha Domini Nostri.

 

po lere mor ça thote ky Muçaçoja....   ja te them une nje fakt shume kokeforte  qe tja  10-es  librin  bashke me teorine e Muçit, fët e fëtsmiley  

shiko,  meqe ky flet per  ''komb''.  a e di Muçua qe  do trima nga Laberia e Toskeria disa qindra vjet me pare, kur nuk kishte Shqiperi kur   ndergjejgja  kombetare nder  treva shqiptare ishte e paket  thuajse nuk ekzistonte,  jane vrare pikerisht  ne Gegeri  ne mbrojtje te kufijeve  Kombetare??   jane shume, por dy nga emrat me te famshem si Çerçiz Topulli e Zenel Gjoleka  jane vrare  pra ne zonen e Shkodres duke mbrojtur vatnin nga malazinjte..  

komandanti malazes e  ''qesendisi''   Çerçiz Topullin para se ta pushkatonin:  ''cte duhej or trim, i tha,    le kockat ne dhe te huaj...    -jo or jooo, tha Çeçua,  jam ne token time une.. jam i nderuar qe le kockat ketu!

qindra vjete me pare...Cercizi u vra ne 1915 o Belul...nga na dolen qindra vjet, prit se nuk eshte mbushur njeqind vjetori pare smiley

mire o Spiritus, po Gjoleka  qe eshte vrare mbi 150 vjet me pare, ne mos gaboj prapesmiley,  i ploteson konditat?smiley     
 

prap nuk i plotson konditat "qindra vjet me pare" smiley Po shkonin o Belul si te jugut ne veri ashtu dhe geget ne juge, ne Janine, si mercenare. madje shkonin edhe ne Liban smiley

po nuk eshte vrare Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli si mercenare o spiritus, ça thua??     -jane vrare si patriote!smiley
 

Edhe shqiptaret e Kosoves, greket i urrejne prej krimeve e masakrave qe keta kane bere ne jug te Shqiperise se vete keta nuk kane pasur asnjehere te bejne me greket. Eshte solidaritet me vellezerit ne jug te Shqiperise se "kosovareve" s'iu ka bere gje Greqia drejtperdrejt.

Po c'hyn tek keta te parendesishmit o Belul, kur ke Abdyl Frasherin ne Prizren qe flet per Shqiperi ne 4 vilajetet?

Ja te ja hedhim poshte Mucos edhe njehere kur thote qe geget i duan grate per ti nderuar dhe per tu nderuar nga ato ndesa tosket per qejf, po ai filmi perralle nga e kaluara qe grate ata burrat i donin vec per pune ne are e vathe, ne gegeri eshte? Po ai Gjoleka qe rrihte fmi e grua dhe gruan e donte vec per te pjelle femije si detyre riprodhimi, tek filmi i Anagnostit ne gegeri eshte?

Si nuk qenkan per shtet geget kur Bushatllinjte jane me nam dhe vilajeti i Kosoves ka qene aq i integruar ne PO sa edhe sot e kesaj dite Turqia moderne ka ndikim atje vec per inerci te po?

Kush eshte ai budalla qe merr seriozisht Mucon? Te lutem tani!

 

fët e fët

kisha kohe pa e nigju smiley

 

 

mos ka qene Muco Qulli? (no pun intended).

po, Muco Qulli eshte vrare bashke me Çeçon  ne Shqkoder..  ndersa Gjoleka eshte vrare me heret, te tjera luftime, por kunder malazezeve, diku afer Podgorices dhe kishte me vete qindra luftetare nga Laberia..

mos harroni diçka te rendesishme, labet nuk jane toske. 

Na fike, atehere as Peshku nuk qeka tosk.

Vertete, shume leber ka ketu. Si shpjegohet? smiley

peshku eshte socialist, kjo eshte e sigurte. 

ndersa labet edit durhami nuk i fuste tek tosket. nuk e di aresyen pse. se nuk e kam lexuar. 

puna eshte se vete labet e mbajne veten per toske. dmth te afte te bejne shtet. ne fakt per kete jane po aq te paafte sa geget. per komb jane dhe keta te afte.

per te bere shtet, jane te afte, greket, arumunet, gollobordasit, korçaret, e te tere ata qe jane ose futen tek tosket (prej durhamit te pakten). dmth te gjithe ata qe jane fare pak shqiptare. normal se vetem keta duan te hane te shpina e rinocerontit. 

pupujt e vjeter jane te paafte te krijojne shtete. se populll dhe shtet jane antagonisma. shteti e vdes popullin sipas niçes.

 

Muci me gjith Cilin na falenderojne  per reklamen. Per peshkun ka 20% ulje. 

Lemsh na beri! S'e mora vesh kush ishin te miret,kush te keqinjtesmiley te kam 10 ne patriot o safa Ymeri(Emo)smiley

 

avash nje cik ti, se ty nuk te fut as te geget as te tosket, as te shteti as te kombi,ty te fut tek otomanet.

ja si e ka thene :"Gegë e toskë? Po, por edhe otomanë"

 

otomani, i biri thuthuq i osmanit

Po mire nqs nivica eshte otomanesmiley une u tregova e mencur ama,kalamajte I bera gjys geg gjys toske qe ta kene mire gjithandejsmiley

dipolomate ee smiley
 

smiley nen gjurmet e Skenderbeut dhe Xhelil Gjonit.me mish e shpirt ne luften e bashkimit geg_toske. Pjellat tona,plumb per armikunsmiley

Muçi sikur eshte nxituar ketu ose e ka qene ne gjendje deliri nga pasazhet e autorve te huaj qe kane shkruar para 100-200 vjetesh. Ne ate kohe edhe mund te vereje ndonje dallim, mirpo Muçi harron se populli shqiptar kaloi nje sistem, Socializem qe quhet, nje sistem qe ate poshte e ngriti, ate siper e uli, ate trimin e zbuti ate frikacakun e rriti, ate majtas e çoi pak djathtas dhe ate djathtistin e çoi pak majtas, pra nje sistem qe thuajse i barazoi shqiptaret ne shum drejtime, plus televizioni qe i unifikoi te tera traditat dhe zakone dhe tani kemi nje soj/lloj njeriu, si ne veri , si ne qender, si ne jug, me pak ndryshime. 

Njerez qe duan te behen drejtues, udheheqes, mbreter, manaxher, etj, ne kemi si ne jug ashtu dhe ne veri. Njerez te eger, ne kemi si ne jug ashtu dhe ne veri. Njerez te bute apo te arsyeshem, ne kemi si ne jug ashtu dhe ne veri. Njerez te pushkes, ne kemi si ne veri ashtu dhe ne jug. Por veriu ngeli pakez me i prapambetur, per shkak te izolimit. Biles kemi edhe ne jug zona tamam si ne veri, zona qe quhen malsia e jugut. 

Sot une nuk shoh ndonje ndryshim te madh, kane kaluar kaq shum etapa sa njerzit jane thuajse njesoj kudo. 

Socializem qe quhet, nje sistem qe ate poshte e ngriti, ate siper e uli, ate trimin e zbuti ate frikacakun e rriti, ate majtas e çoi pak djathtas dhe ate djathtistin e çoi pak majtas

ate qe e kishte mrena ja nxorri pak perjasht, dhe ate qe e kish perjasht ja rrasi pak me mrena

Ndersa me toske dhe gege se bashku behet lesh arapi perndryshe e njohur edhe si Shqiperi

e kerreu nje liber dhe Mustafa Nano...fart

me toskët mund të ndërtosh demokracinë e shtetin e së drejtës;

...kjo mbase i ka shpetu Mucit por vecanerisht  Rilindasit "Toske" nga Tepelena pelqejne shume Policine e shtetit; "Klani  Tepelena"  

Gramoz Ruçi-Tepelenë

Artan Didi, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë, Tepelena

Luan Shehu, Shefi i ri i Qarkullimit, Tepelenë

Besnik Shehu, Shefi i kabinetit të Tahirit, Tepelenë

Shefi i ri i SHKB nga Tepelena

Edhe Aliu me tepelenasit i beri zap udhet dhe shtigjet e pashallekut!

Faleminderit Tepelene!

Harrove qe edhe vete Tahiri eshte me origjine nga Tepelena.

Ja kjo eshte rilindja, rilindja e klaneve e tribuve. Tepelena merr policine.

Ketu rroni patjeter do thote rrofte kyltyra!

U zgjodh me ne fund Drejtori i Pergjithshem i Policise..Artan Didi..smiley  mos me thoni qe nuk u thashe qe do zgjidhej Tani..smiley.Sa per informacion (meqe socialistet nuk e dine..smiley) lidhja mes Ministrit dhe drejtorit te pergjithshem te policise eshte lidhje farefisnore, djale halle-djale daje..

Me te vertete? Po kjo duhet te jete kryetitull. Ja ne dore te kujt kemi rene.

Po ky eshte korrupsion!...

Shkelqim Basha 

Pritet nje shkrim i shpejte nga Mero Baze per na thene me shqetesim se tere eproret e policise se shtetit vijne jo thjesht nga zona ne jug te Vjoses.  

To be published in Gentiana Kera, Andreas Hemming & Enriketa Pandelejmoni (eds.), 
Historical-Anthropological Studies on Albania. Aspects of Albanian Society in the 20th Century. 
Münster-Hamburg-Berlin-Wien-London: LIT Verlag 

un se njof kte gil llapen amo ke linku qe solle pash kto emra shqiparesh dhe thash mos ke gabu link nemesis

 In the quiet words of the Virgin Mary... come again? 

po ti sill mer plak nje shkrim qe ta permbledhi pak çer thot gili,kush osht,dhe çin ka n'staf,se jo t'gjith i njofim kto shkrime dhe studjus.pa asi lloj polemike kjo.

Ja një pjesë të vogël fare:

The lineage and its northern mirror
This description clearly inscribes kinship and family organisation in Devoll within the 
wider frame of “Balkan patriarchy” (Halpern et al. 1996). It is neither an isolated case inside 
Albania and shares most of its features with neighbouring areas. As southerners, Devollis 
nevertheless claim to be different from northerners as regards family organisation in 
Albania. They consider northerners to be much more “patriarchalist”: northern family is 
marked by “patriarchalisms” (patriarkalizëm) which are condemned as a form of “fanatism” 
(fanatizëm). This is the case for instance concerning the number of children per couple, or 
the male solidarity between brothers and between father and sons, which are both said to 
be higher than in Devoll. The inferior position of women is also frequently stigmatised as 
something that makes northerners “fanatics” (fanatik): Devollis who have lived in or 
travelled to Northern Albania like to tell stories of how women are kept hidden from 
foreigners or confined to a role of servant of the men.

All these representations about family life in the North come together with general 
representations on North and South in which the South, and Devoll in particular, from 
Devollis‟ point of view, appear as having “culture” (kulturë) while the North lacks culture 
and has to acquire it by learning from Southerners and imitating them (de Rapper 2004).

 

Meqë është edhe aktuale kjo temë për #kulturën. 

Si thote ai te filmi? " Sa per mend qenke si Devollinjte, se ata i hipin gomarit se prapthi" smiley Beluli te me korrigjoje ne e kam gabim smiley 

e o e.

One of the epic lines of the movie Snatch!

I bet you know what nemesis means!

A righteous infliction of retribution manifested by an appropriate agent. 

mua kjo zhgarravin e muços m'le indiferent.geg-tosk ju shtu ene muçi korit t'karçarsavesmiley

si ka thon njeri muçit qe ka 100 vjet qe kan zbrit ne shqipri t'mesme perpjestimerisht njelloj si geget dhe tosket.harrova, ne s'hyjm ke asi skuader,ne jemi albitra(shqipnia e mesme)smiley  o muç nano ,ha trahana hasmiley

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.

Mustafai eshte rrekur te filozofoje mbi disa realitete, mbi zhvillime qe ai as qe i kupton fare.Labet nuk jane toske, por " maloke", malsore....Por kjo mbete objekt diskutimi... Per njerez te ngeshem.
Proceset e shtetberies per vendet e vogela nuk kane qene kurre derivate te mentaliteteve te popullsive perkatese, te kene qene ato unike apo multietnike, por e kombinacioneve te fuqive me te medha kufitare dhe shume shpesh edhe botrore. Problemet e unitetit te kombit dhe te shtetformimit jane si polet e nje magneti.Mustafai nuk ka formimin e duher per nje teme me titullin "Problemet e kombit shqiptar dhe te shtetformit te tij" te cilen mu d ta trajtonte me kopetence Profesor Frasheri.Muci e trajton si bisede ne nje brigade arash ne ....Bubullime

Nje komb ishin e jane por kur geget luftonin , tosket i binin cules dhe kur ngriheshin tosket, geget i binin sharkise. kaq gje besoj e ke mesuar ne tekstet e historise te shkolless e mesme.

Eh gomar eh gomar, po Abdyl Frasheri cdonte ne Prizren? pse nuk i binte curles ne toskeri?

Per ke e kishe kete koment?

per ty trendafile.

Po ku e gjeta une shkollen e mesme o derman spirritus. Po ti mos i trego njeriu, sekret ndermjet teje dhe meje. Si tha ai "ta dija qe ishte kaq kollaj te beje universitetin, kisha bere edhe shkollen e mesme."

Spiritus, ne se nuk ben shaka, me duheT ..te te them; si veni me virozat andej....?

Grava, ti e ke lexuar librin? Dallimet gege toske sipas teje jane te pa qena? Nqs keto dallime kane ekzistuar, sipas teje ato nuk kane qene nje pengese ne ngadalesimin e formimit te identitetit kombetar dhe levizjes kombetare? Me tregon dot qofte dhe nje lufte te vetme me karakter kombetar,ku te jene perfshire njekohesisht jugu dhe veriu (pervec LANCL)

Per LANCL nuk qendron shum, por lufta ne 1914 ka qene lufte me karakter kombetar ku si geget athtu edhe tosket luftonin per te njejten kauze, por ne dy fronte te ndryshme. Geget ne shqiprine e mesme, ndersa tosnet me grekun ne jug.

boo ky qeka ftof fare, paska shkrujt qe tosket jane si meksikane

Po ju kujtoj nje fakt historik: Beteja e pare, me e madhja ne histori e shtetit shqiptar, te Arianitit, kunder hordhive pushtuese turke, u be ne Golem Te Kurveleshit,ne vitin 1432. Dhe ne ate beteje kishte.... dy taborre me Dukagjinas....! Te prire nga dy dhendurret e Gjergj Arianit Golemit, qe te dy te familjes Dukagjini...
....Spiritus, une te kam lexuar per djale me shume mend.Dallimet jane pasoje e lindjes dhe rritjes ne mjedise krejt te ndryshme ekosistemesh, ambjenti.Vecri qe ndikojne ne formimin e mentalitetit te seicilit, por ato dallime nuk perbejne kurrsesi pengesen per lindjen dhe fircimin e ndjesive te rrenjeve rrjedhese, nga ku buron edhe ndjenja e njekombesise...

nuk beheshin betejat per te bere shtet, por per te luftur turkun apo tjeter njeri.

Profil e nuk e ke te sakte.Lexo " Bulen e Papa Klementit " per ate beteje ta Arianitit! 6 nga tete femijve te tij ( niper e mbesa ) u dha pension gjer ne vitin 1647, si pinjolle te burrit qe udhehoqi " Shtetin Shqiptar ne luften kunder turqve.."

 Grava, te lutem me lexo me kujdes.Nuk po argumentojme se si e pse u pervijuan dallimet, jo vetem dialektikore, por po theksoja se keto dallime, te cilat as nuk duhen fryre e zmadhuar por as nuk duhen shperfillur per ti pare si elemnte pa ndonje rol ndikues ne aksionin e shqiptareve per zgjim kombetar dhe shtetformim.vetedijen e perbashkesise shqiptaret e moren se pari permes gjuhes se njejte (pertej dallimeve dialektikore).Pra nje komb qe u mbajt gjalle dhe i ngjiz ne gjuhe e permes gjuhes si guacka materiale e vetedijes se perbashket. Nuk duhet te mbetemi rober te perfytyrimeve romantike dhe esencialiste te rilindasve kur flitet per kombin."Shqiperia gjall ka qene, bota qe kur eshte zene" kendonte Naimi.Ne Shqiperi nuk pati ndonje faze te kapitalizmit te zhvilluar i cili unifikon tregun,shemb izolimin krahinor dhe krijon infrastrukture , lidhje ekonomike dhe shkembime si terren per kultivimin e  vetedijes  se njesise kombetare.Po themi te njeten gje per shkaqet e dallimeve por ti mohon qe dasite te kene ndikuar ne ngadalesimin e procesit te ngjizjes se ndergjegjes kombetare. 

Diferenca ke ne gjithe boten o shoq. Ne Amerike mund te gjesh ende njerez nga southi qe mbajne flamurin e konfederates, ne Itali ke dallime ndermjet jugut e veriut, ne Angli etj. Bile ne Angli, shkruante nje gazetar, ne nje darke po diskutonin mbi dallimet ndermjet jugoreve dhe verioreve dhe thote ky, une isha marre me keto ceshtja e doja te jepja nje mendim, gjithmone duke kujtuar se ata po flisnin mbi jugun dhe veriun e Anglise, ata kishin qene duke folur per ata qe jetojne ne jug dhe veri te nje zone ne Londer.

Dallime gjenden edhe brenda nje qyteti, edhe ndermjet qytetit dhe fshatrave perreth etj. Keto gjera duhen diskutuar por me kembe ne toke, me studime serioze dhe nga njerez kompetente, ndryshe perfundojme duke i thene Fishtes fshatar dhe qe nuk flet shqip.

dallime ka gjithandej. dhe mes mushkes dhe gomarit.

Gomeret i njeh mire ti.

te njoif mire, posiismiley

ne Itali ke dallime ndermjet jugut e veriut, 

puna nuk eshte te dallimet (kozmetike) per te cilat flet ti e ndonje tjeter, por kush eshte me shume italian, ose ai lloj robi qe e mbajme per te tille. nje jugor italian apo nje verior italian ?

 

 

Me italiani, qe te themi ate qe eshte, ka qene nje Dante, Dante ia thoshin, fjorentin. Edhe ne keshme nje shqiptar, nje Naim (jo Cili), mirepo s'na pelqeu shume, keshtu qe mbetme pa gje.

pse ishte dantja italian me shume nga ai qe shpiku pizen ? 

ps: dhe meqe e hodhe fjalen tek dantja, nga shkolla poetike siçiliane ai pati ndikimin me te madh. 

Spiritues, dallimet ne aspektin e " dasive" me se shumti jane asoekte te nderhyrjeve, te ndikimeve, te presioneve, te agresioneve te jashtme ...fate tragjike qe i kane perjetuar gjith historite, popujt e vegjel.Aty duhet ti kerkojme arresyet dhe jo ne tipare te vecanta brenda te njejtes rrace..mendoj une xhanem

Po jo o Grava se masivin malor te Alpeve nuk e krijuan armiqte e Shqiperise smiley Por s 'ke faj ti se kot nuk thoshnin ne Kuc:keshem nje uje te ftohte po na i dogji gjermani smiley  Organizimi fisnor psh ne veri ishte pasoje e zhvillimit te ngadalshem social-ekonomik , izolimit gjeografik dhe jo imponim nga agresionet dhe presionet e pushtuesv ete ndryshem. Megjithate, kjo prapambetje relative krahasuar me jugun ishte haraci per ruajtjen e paster te tharmit shpirteror shqiptar. Ja u bera dhe une esencialist. Nga kjo pikpamje, kur Nano thote se ne veri grate i duan per ti nderuar e per t;u nderuar prej tyre, fjala eshte per raporte morale dhe kjo merr trajten e nje vlere kurse jugu pershkruhet si me i cthurur ne kete drejtim.Ashtu sikurs ejane te gjitha qyteterimet, progres por edhe degjenerim i kodeve zakon ore morale.

Jo gjermani por ...jermani spiritus, thuaji tamam!

Keshme uje te ftohte,po gjermani...smiley e papare.

''gegët i duan gratë për t’i nderuar e për t’u nderuar prej tyre, toskët i duan gratë për t’i kënaqur e për t’u kënaqur prej tyre''

kush i thote dhe i beson keto cmendurira aman?!

pse te duken çmendurira ?

 

Se ne mos jane cmendurira , jane per delir, marrezira

vetem se ai te pakten e ka shkruar nje faqe, ndersa juve me tre fjale vetem po kerkoni t'a hudhni poshte. 

sikur te thonit ndonje te vertete, edhe tre llafet tuaja ndoshta mjaftonin, por me duke e quajtur trap, nuk fitoni gje. bile nuk kuptoj as dhe kenaqesine e postimit tek kjo teme. kur komenton duhet minimumi te te interesoje subjekti, ndryshe vazhdo drejt. se sa lodheni kot.

ja na thuaj ti si gjysem tosk e gjysem geg, a eshte i vertete ky konstatim? c'jane keto budallalleqe o burre i dheut? grate duhen ashtu sic i do gjithkush ne kete bote. na i ndakan keta ndjenjat e gegeve dhe te toskeve?

c'jane keto marrezira dhe kush financon per keto dasi? gjithe shtetet keshtu kane qene jo me pak se 100 vjet me pare, gjithe perendimi shikonte se sa i ndryshem ishte tjetri dhe gjente pyka plot. na eshte bere si buke e djathe geg e tosk sikur nuk jane njerez po personazhe fantastiko-shkencore.

komenti tend nuk mjafton t'i veje çeshtjes kapak. se geget nuk jane njesoj me tosket edhe sot, do apo nuk do ti. 

geget kane me vlera antike (duke filluar nga gjuha e para). te pakten tek studiuesit e PAANSHEM. se neve shqiptaret nuk gjykojme DOT me gjakftohtesi çeshtje te tilla. jemi mrem dhe vete prandaj. nuk kemi zprapsjen e duhur per gjykim qofte minimal. 

Profil, nje pyetje krejt miqesore: C' kupton me percaktuesen; " .... nuk jane njesoj...?"

ti po e kap muhabetin si ai tjetri tek ajo tema me sportin, qe pse turkja kish pozu nudo ne gazete, e bente njesoj me gjermanen qe po ashtu nuk e kane per gje te dalin nudo ne gazete. 

psh  ty dialekti geg me ate tosk te duken njesoj ? ne qofte se jo, as qeniet e tyre nuk jane keshtu. neqoftese se po, ata jane. kaq e thjeshte ndoshta eshte puna.

o zoteri, a e njoh une popullin shqiptar a se njeh askush. dhe si une jane te gjithe shqipot. c'gjuhe me flet ama?

dialektrt ekzistojne ne cdo gjuhe te botes, edhe ketu ku jam une. vec nje gjuhe zyrtare ka kudo. e ku je ti i ndryshem me nje tjeter shqipo aman? te ndryshem jemi te tere or taj po jo ashtu sic thoni ju.

nuk ka lidhje çar thote ai. se kosova dhe shqiptaret e maqedonise nuk jetojne ne shtet shqiptar. 

tek ata shfaqet thjesht patriotizmi qe ne shqiperi nuk eshte, per momentin, prioritet.

balli kombetar parti e pare ne france me 24%.alen deloni shume i gezuar. shume primitive keta francezet do thoshin afrikanopolitet shqiptare.

O sh.v, nuk e di sa e njeh ti kete partine specifike ne fjale. Po ata nuk kane asgje "nacionaliste" po vetem ksenofobe. Pra mendojne se cdo problem i shoqerise vjen nga emigrantet (nderkohe qe historia ne meson se superfuqia e botes sot nuk eshte gje tjeter vecse nje shtet emigrantesh). Sipas kesaj llogjike, ata greket duhet te te nxjerrin ty nga greqia sot meqe "nacionalizmi" eshte zgjidhja per gjithcka. 

Nuk ta mohoj dashurine qe ke per kombin tend, po nuk eshte zgjidhja e halleve tona "nacionalizmi".  

superfuqia e botes nuk ishte shtet emigrantesh, por konkistadoresh (pushtuesish), siç ishin dhe otomanet dhe pothuaj te gjithe perandorite e tjera qe njohim deri sot.

kur te behet shtet emigrantesh do t'i vije dhe fundi, i lulezimit te sotem. siç u ka ardhur gjithe perandorive te tjera.

dhe diçka : fronti nacional francez eshte partia e francezve, se dy te tjerat i kane çifutet ne dore. 

Amerika e veriut ka qene gati e shkrete mor Profil, ka pas ca fise indiane te shperhapura ne ate hapesire te pafund e kaq. Sot eshte 320 milion banore, shumica te bardhe e me origjine europiane. 

frika nga te huajt (se ate fjalen greke nuk e kuptoj)eshte nje prej perberesve te ballit kombetar.  ata jane parti kombetare,por elementet e tjere te kombit francez jane te plotesuar dhe nuk rrezikohen(gjuha,territori dhe ekonomia).rrezikohet kohezioni kombetar nga te huajt. nderkohe qe atje mungojne m.nanot dhe lubonjat qe te merreshin me korsiken dhe normandine.  pra ata qe cirren se duan te bejne nje shqiperi si evropa po bejne pikerisht te kunderten . duan nje shqiperi te tipit sudan  dhe ugande,pa kohezion kombetar.  shqiptaret kane dallimet me te vogla mes njeri-tjetrit krahasuar me gjithe kombet evropiane,keshtu qe gjithe kjo zhurme behet qe te pengohet rruga e nisur drejt modelit evropian nje shtet-nje komb.

sa per greket aty te huajt edhe mbas 20 vjeteve jane me copa letrash qe i rinojne cdo 2 vjet(ata qe kane).lehtesira kane vetem tipat e nemesis

Një gjë interesante, meqë flisnim për këto lidhjet fisnore. Berisha e akuzonte Ramën dikur, se kishte vënë kushërirën e vet - Milena Harito, në  postin e ministres. Del Milena dhe thotë se Edin e ka kushëri ... të shtatë (presh në kopësht). Berisha normal me idenë e vet se gjaku nuk fiket shuhet, pshurret sikur edhe kushëri i shtatëmbëdhjetë e shtatë të jesh (lexoni Gilles më sipër).

 

Po Drejtoret e rinj te Policise se Shtetit qe te gjithe nga nje byth vend si Tepelena (sa banore ka njehere, 12.000 ?), ça lidhjes fisnore kane me Gramoz Ruçin, ih Ministrin e Brendshem te diktatures ?

Lefti e ke ndegju at kengen:

Tepelena rrenxe malit

e vogel por si flori

nxorri gjithe keta burra

gramoz ruci histori

o gramoz bukuria

pas te vjen saimir tahirja

Me sa keni ju lidhje me ta ka dhe Gramozi o LEFTI

ti,  nemesis flet percart.

Muç Nano po rikonvertohet neper esse e librashkrime, se profesioni qe i dha buke per 15 vjet mori fund me largimin e Sales

eshte koha e sharlataneve dhe nano eshte nja nga ta. ky ''disident'' skrapalli i viteve '80 te shekullit te kaluar.

ups do vi gjembi dhe do me thote qe c'ke me skrapallinjte. une e kam fajin se nje sharlatan tjeter eshte skrapalli?

ça dmth sharlatan ?

sharlatan dmth nje njeri shume i mire me vlera dhe virtute qe s'le gje pa bere per te thene te verteten dhe vec te verteten. dhe buke e kripe ha po sharlatani parimet e tij i mbron dhe nuk lufton per pasuri e gje. he do me per sharlatanet?

fjala sharlatan (ne e kemi huazuar nga frengjshtja e cila e ka marre nga italishtja CIARLATANO) vjen nga QAJ dhe LOT. prej atyre skupturave te shen marise qe per tu dukur te shenjta i benin qe t'u derdhej lot nga syte. 

ti ben si studiues i madh. e po pastaj? fjalet vine nga diku dhe marrin kuptimin ne gjuhen qe futen. shume here kuptimi ndryshon shume me zanafillen e fjales. une mund te them qe eshte dhe pellazgjisht pasi qaj eshte folje e shkurter dhe lot emer i shkurter gjithashtu. kjo tregon qe vjen nga shqipja. qaj me lot, me shqip se kaq s'ka.

meqe ja kisha borxh DerWilleInMir

"... ne qofte se ilirishtja ka mbijetuar ne formen e gjuhes shqipe, kjo ka ndodhur vetem nepermjet tkurrjes fizike, terheqjes dhe izolimit, gje qe s'do mend ka ngjare ne trojet malore"

Noel Malcolm, "Kosova nje histori e shkurter", botim i KOHA -Prishtine 2001 fq. 35

 

"... pikerisht ne rrafshnaltat e rajonit te Kosoves (vecanerisht, por jo vetem ne anen perendimore te saj, duke perfshire disa pjese te Malit te zi) mund te jete zhvilluar simbioza shqiptaro-vllehe. Te gjitha burimet dokumentare pajtohen rreth kesaj çeshtjeje. Ajo qe del nga kjo eshte se rajoni i Kosoves, perfshire nje pjese te Shqiperise Veriore, ishte epiqendra e dy historive te ndryshme por edhe te nderlidhura : te mbijetimit te shqiptareve dhe te shfaqjes se rumuneve dhe vlleheve. Nje grup i madh vllehesh ka te ngjare te kete marre rrugen drejt jugut, aty nga shek IX ose X; protorumunet kane mbetur ne lidhje me shqiptaret nje kohe shume me te gjate, para se te shpernguleshin ne drejtim te verilindjes, duke kaluar Danubin ne shek XII.
...

Ne qofte se folesit e shqipes kane qene ne gjendje te jetonin ne kete rajon, pa e humbur gjuhen e tyre gjate periudhes prej shek VI deri ne shek XII, a ka arsye te mendohet se ata nuk kane qene aty ne 6 shekujt e meparshem ose edhe me pare ?

...

Ne qofte se barinjt ne kodra e ne bjeshke flisnin protoshqipen, atehere ndoshta kete gjuhe duhet ta kene folur edhe dardanet,  ne grykat ose luginat e tyre, para ardhjes se romakeve.
 

Po aty, faqe 40

Une problemin nuk e kam me Gegen por e kam me Mustafain bektashi nga Skrapari. E kam me myslimanin gjirokastrit apo prishtinali. Ne fund te fundit gega vetem mund te me pasuroj, dhe te me bej qe me raste qumeshtit t'i them edhe t'amel, ndersa me islamikun e bektashiun do kem gjithnje e me shume probleme, dhe nga ato probleme te tipit te panegociueshme.
Sepse ne qofte se une rritem duke m'u thene qe edhe per te vrare, pra per te marre apo jo nje jete njerezore, per te hedhur apo jo gurin, me duhet ne fillim te arsyetoj brenda vetes edhe pastaj te vendos se cfare duhet te bej, per tjetrin, per myslimanin, eshte krejt e kunderta, ai jo vetem qe per vrasjen s'e ka kete te drejte, pra te mendoj e te vendosi, por edhe per te festuar apo jo Vitin e Ri nuk i eshte e lejuar ta bej. I duhet ne fillim te pyesi hoxhen apo te shkoj vet e te lexoj librat e shenjte dhe pastaj te nenshtrohet... megjithese ca Viti i ri, keta edhe per ditelindjen e tyre ne fillim u duhet te pyesin se cfare ka pas thene muahameti lidhur me pantallonat.
Si mundet te bashkohen keta dy tipa? S'behet dot. Ose te gjithe ne nje ane ose te dy bashke s'rrine dot. Ose te gjithe myslimane, ose te gjithe te krishtere. Edhe keshtu edhe ashtu, s'behet. Prandaj Mustafai, (sivellai i intelektualeve te tranzicionit) te thote njehere se c'ka nder mend te bej me bektashizmin e tij dhe me pas le te ushqej debatet e talk showt e publikut me librat e tij, qe me sa duket paskan qene droga e modernitetit, i vetmi spkektakel i mundshem. Ngelen robt neper diskurse.

Na myti dialogu.

Une problemin nuk e kam me Gegen por e kam me Mustafain bektashi nga Skrapari. E kam me myslimanin gjirokastrit apo prishtinali.

Po me bektashit ca ke? qe te flasesh ne ate menyre per islamiket( ku zor se bejne pjese muslimanet shqiptare) edhe hahet, po bektashit gjithmone jan njohur per tolerance. ne shqipri problemi i feve pothuajse nuk qendron. se Katoliket jane me shume pagan se katolik. muslimanet(shqiptare gjithmon) jane me shume bektashi se musliman, ndersa bektashite jane me shume te krishtere se bektashi. Ortodokset nuk i njo mire po me sa kam lexuar edhe te ata supersticionet pagane jane te fuqishme.

Me fal, por kam hequr dore perfundimisht nga dialogu. Sot e tutje vetem retorike.

oh po pse keshtu? i perket aristokracise franceze a si? s'qekemi te denje per dialog me zoterine tuaj. mjerim!smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).