TIRANE- Muaji i luftës kundër tumoreve e gjen spitalin e vetëm publik në gjendje të mjerueshme. Mungesat me medikamente dhe aparatura për të sëmurët me tumore tek Onkologjiku kanë prekur fundin. Pjesa më e madhe e medikamenteve mungojnë dhe bëhet fjalë për ilaçe të skemës së trajtimit të tumoreve, të cilat duhet të jenë domosdoshmërisht në këtë spital. Mjekët shpjegojnë se nëse një person i prekur nga tumori ka nevojë për tre ose katër medikamente për të luftuar sëmundjen, spitali mund t’i sigurojë vetëm një, ndërsa të tjerët duhet t'i blejnë vetë në privat.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, njëra prej aparaturave të kobaltit ka dalë prej kohësh jashtë përdorimit, duke bërë që të sëmurët të presin radhën vetëm tek një aparaturë. Në të kundërt duhet t’i drejtohen spitaleve private, ku tarifat janë në shifra shumë të larta. Situata është pranuar edhe nga shefi i këtij shërbimi, Agim Sallaku, i cili ka përfituar nga vizita e ministrit të ri të Shëndetësisë, Ilir Beqja për t’i kërkuar atij që të ndërhyjë për t'i dhënë fund kësaj situate dramatike.

"Buxheti ka qënë mjaft i vogël për të plotësuar nevojat normale të pacientëve tanë. Problematika e spitalit onkologjik që është qendra e vetme referente, sepse ka probleme me radioterapinë, me kirurgjinë, dhe ka mjaft analiza që këtu nuk bëhen dhe që duhen bërë", - i ka thënë Agim Sallaku, dje ministrit të Shëndetësisë.

Përballë kësaj situate ka reaguar edhe Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqja. Ai ka pranuar problemet me ilaçet dhe aparaturat, ndërkohë që ka premtuar zgjidhje të menjëhershme të kësaj problematike. "Duke filluar që më buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë shumë më tepër fonde për citostatikët. Prej disa ditësh aparati kobaltoterapia nuk ka punuar për fat të keq, por do vijnë specialistët nga jashtë për rregullimin e tij. Ndërkohë që nga dita e nesërme (sot) specialistët e ministrisë së Shëndetësisë do të vijnë për të parë se çfarë problemi ka konkretisht aparati i kobaltit dhe se sa mund të jetë kostoja e riparimit të tij.

Nga janari ky aparat që është unik në Shqipëri, të mund të kemi një kontratë mirëmbajtjeje, e cila do të jetë një vjeçare"-  ka deklaruar ministri Beqja. Në planet e afërta të shëndetësisë, sipas ministrit Beqja është edhe hartimi i masave antikorrupsion mes bluzave të bardha.  

Buxheti
Ndonëse numri i pacientëve ka ardhur në rritje dhe kërkesat për medikamente gjithashtu, nuk ka ndodhur me buxhetin që i jepet këtij spitali për të blerë citostatikët. Madje buxheti i këtij spitali është përgjysmuar krahasuar me atë të 2009. Më konkretisht, nëse në vitin 2009, buxheti i onkologjikut për barna ka qenë 5.6 milionë dollarë, buxheti i 2013-s për këtë qëllim është vetëm 2.7 milionë dollarë. Ndërsa sipas përllogaritjeve që kanë bërë shefat e këtij shërbimi, për të mbuluar të gjitha nevojat me medikamente ky spital ka nevojë për një 8.5 milionë euro.
 
Kushtet
Jo vetëm pa ilaçe, por edhe kushte të mjerueshme. Spitalet nuk vuajnë vetëm për medikamente dhe aparatura, por ata nuk u ofrojnë pacientëve as një dhomë shtrimi normale. Kështu dhomat e shtrimit të pacientëve të katit të katërt të Onkologjikut janë në kushte skandaloze, gjithë lagështirë. Ndërsa e njëjta dhomë në katin e pestë është mbyllur, pasi kishte dalë komplet jahstë funksioni. Kjo pasi firma që ka bërë punimet për rikonstruksionin e godinës së këtij spitali më 2005-n nuk ka vendosur tubat e kullimit të tarracës nga shirat, kështu që ata derdhen lirisht në faqen e murit të pjesës së brendshme të onkologjikut. 

22 Komente

Si gjithmone e njejta gjendje e mjerueshme per spitalet shteterore!.smiley. Shpresojme ministri i ri i LSI do e veri doren ne zemer dhe buxhetin ne vendin qe meriton me shume vemendje!

Nuk e ka me LSI, por PS. LSI s'mori asnje nga ministrite qe ka pasur. Minister tani eshte Ilir Beqaj.

e mire, pak durim  sa te realizohet buxheti i vitit  te  ardhshem dhe do rregullohet..

 

Përballë kësaj situate ka reaguar edhe Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqja. Ai ka pranuar problemet me ilaçet dhe aparaturat, ndërkohë që ka premtuar zgjidhje të menjëhershme të kësaj problematike. "Duke filluar që më buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë shumë më tepër fonde për citostatikët. 

 

zgjidhje e menjehershme-------------->>> duke filluar nga buxheti i vitit te ardhshem..smiley

Si ka mundesi qe s'qenka permiresuar akoma gjendja tek onkologjiku pas aredimeve emergjente te kryeministrise? smiley

Keto Ilacet merren vetem per " muajin antikancer " apo gjate gjithe kohes nga ata qe vuajne nga kjo semundje .

ahh, te vret ne shpirt. njerez qe jane me nje sy ne gjumin e vdekjes presin farmak.

po farmake nuk ka.

per te lehtesuar keto shpirtra shqiptaresh ne krye te puneve duhet vendosur ndonje dashnore qe ka patur rezultate mediokre ne shkollimin  e vet... mqnse keta te skolluarit nuk kane sjell gje ne vije deri me sot.

 

medet medet...

per te lehtesuar keto shpirtra shqiptaresh ne krye te puneve duhet vendosur ndonje dashnore qe ka patur rezultate mediokre ne shkollimin  e vet... mqnse keta te skolluarit nuk kane sjell gje ne vije deri me sot.

 

medet medet...

 

Medet medet vërtet I huaj,

Duke parë këto pedinat e Ramës, të vjen për të qeshur e për të qarë me fatin dhe inteligjencën e individëve që besojnë në mënyrë dogmatike tek #rilindja. 

tmerr, mjerim, trishtim , ulerima

Kuje, vajtim, zi, shkrepetima.

Si u katandis keshtu kjo Shqiperi ne dy jave moj xhane? Nga quazigjermani ne kete hon te ferrit!

smiley

PF ironia jote nuk shkon me larg se muret e kesaj faqe , fotoja e asaj gruaje ( kushedi cer halli ka ) apo gjendja e atyre qe lengojne me kancer  pa trajtim, si para 20 vjetesh, si para 50 vjetesh , si para 100 vjetesh , si tani , ne Shqiperi eshte per t'u meshiruar dhe ulerire

tani shaka edhe mund te beni kollaj eshte pa te rene ne buze halli

 

Elba, mbase dhe u qorollepsa pak po me tronditi dramaciteti epik i komentit tend. Te pavioni i onkologjikut s'ka vend per epike. Atje gjithcka eshte fukarallek-maskarallek qe prej njezet vjetesh. Dhe cudi qe cuditesh. Im ate vdiq nga kanceri i prostatit dy vjet me pare. Doktori thoshte "Tumori eshte ne graden e fundit dhe pacienti po i afrohet te 80-tave po le ti bejme nje operacion se mbase ka ndonje shans te ringjallet. Do iu bej dhe nje zbritje tek cmimi i operacionit.' smiley Ndaj te them.

nen zgjedhen e socialisteve, edhe kanceri eshte me i rende. Nen diktaturen e Rames, ketij pinjolli te bllokut qe firmoste vrasje poetesh, edhe lebra behet me e keqe!!!

Ky eshte mesazhi qe sjell nga Bohemia Kostandini, ne trojet e veta. Shko perpara ti, i tha, se une kam pak pune ne ajodhime.
 

Emo, e ke lexu "Pavioni i kancerozeve" te Solxhenicinit? Te dhjefsha "Breaking Bad".

smiley me vika keq. iken robi kot ne shqiperi mer... shume pak doktore te kujdesshem, qe bejne gjerat baze me kujdes.  

Rama ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise te nise nje hetim te hollesishem ne lidhje me menyren si jane menaxhuar fondet nga Ministrat e shendetesise keto vitet e fundit. 

Heh, si zor. Drejtesine e ka LSI dhe vitet e fundit Shendetesine e ka pasur po LSI. smiley Ne rastin e ketyre eshte harroje te shkuaren e ishalla bejne ndonje gje per te tashmen e te ardhmen.

Ca thua o shoku. Ne shendetsi e kane ngjyer gishtin te gjithe dhe mos harro edhe firmat farmaceutike, tregtaret e ilaçeve qe shperndajne bakshishet. Ka raste kur kane ilaçe te shtrenjta afer skadence, i zgjasin zarfin ndonje drejtori edhe i heqin qafe. Pas dy muajsh ato ilaçe skadojne. Nderkohe fondi per ilaçe ezaurohet dhe mbesin pa penicilina e serume.
 

Rama nuk eshte arkeolog!

PF  smiley.............

.........nuk eshte se cudtitem por fola me gjuhen e atyre qe ulerijne per shpetim dhe s'kane alternativa dhe suportim. kaq

s'kisha parasysh asnje ngjyre tjeter ......apo si e vazhdon ironine emo ...po c'rendesi ka kjo

te shpresojme nje dite do te lexojme lajme me te mira se kto

Nastradino - hajt shpejt na thuj sa mir jetohet ne shqipni smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).