Komenton titullin: “Me gegët bën komb, me toskët bën shtet”

Ka shkaktuar një furtunë në rrjetet sociale titulli që është përdorur nga gazetat për të ilustruar daljen në treg të librit të ri të Mustafa Nanos “Unë jam gegë”. Bëhet fjalë për frazën “me gegët bën komb, me toskët bën shtet”.

Vetë Nano, në rubrikën e tij “Zululand” në të përditshmen Dita, ka komentuar këtë debat.

“Në të vërtetë, fraza e mësipërme është një pohim i bërë nga unë në libër, e në këtë kuptim nuk bëhet fjalë për një sajim. Mirëpo puna është që është shkëputur nga konteksti, dhe mua më vjen të pëlcas nga inati pse një numër komentuesish të siteve online, e të rrjeteve sociale, s’e kanë hiç për gjë të japin gjykime të kollajta kritike mbi librin, bazuar thjesht në nnjë pohim apo paragraf të shkulur nga sfondi i librit,” shkruan Nano.

“Por problemi nuk është tek parehatia ime. Problemi është që nuk është e drejtë, as metodike, të bëhen kritika të së tërës, në një kohë që njeh veçse një pjesë të parëndësishme të saj” 

ep

Tema e mëparshme te Peshku.

123 Komente

me duket cudi qe mustafai nuk e ka bere akoma emrin ronaldo nano. jo per po te mos ndihet inferior ndaj ish naimit qe i paraqiti kryevepren.

nuk te kupton populli ,nuk te kupton.  gjithe ajo lodhje,e perse? per ca mosmirenjohes,,

Çfar furtune paska ndodh ne site dhe rrjete sociale? E sa vete jane gjithsej qe komentojne neper site shqip? As 50 vete nuk behen gjithsej. Lere pastaj me be llogarite se sa jane te hajrit prej tyre. Ne kete situate nuk eshte fare tregues furtuna qe paska turbulluar blogsferen boterore me 50 insekte qe levizin krahet.

iii sa xheloz smiley

Ne fakt duhet te me kishe thene:

iii sa karkalec!

Te hajrit masnej 1 a 2 duhet te jene. Kam idene qe ti e njef njonin, po s'do t'ia thush emrin se mos merret si mburrje. 

Ti te ben te mburresh me zor, por ne fund te fundit ke nevoje per lajka, sepse 2 te hajrit jane: une dhe ti, 2 karkalece skilepece Tek Guri, njeri tosk e tjetri gege qe po zhvillojne nje beteje simBolike kozmike krishterim-islam pa i fol njeri tjetrit me goje. Pas na vijne te tjera buburreca me armure kitinore. 

Heretik, mu me thene te drejten nuk me vjen fare mire kur ne blogje publike shahet publiku. Te tjerat pastaj jane merre me leng...Une te pakten shkoj me parimin qe i panjohuri e meriton respektin per sa kohe qe nuk e ka cmerituar ate. Kurse atij variantit "eh na e pine gjakun turmat" ia ka nxjerre bojen nje tjeter ketu, para teje. smiley

Une nuk po shaj publikun, po them te verteten, e cila ne kete rast eshte sharese, aq me teper qe 50 veta nuk mund te perfaqsojne kurre publikun shqiptar, mund te perfaqsojne vetem varferine e publikut shqiptar, jo modernizmin e tij. Nuk eshte fakt qe gjithsejt jane 50 vete qe komentojne dhe shumica te motivuar nga politika, dhe ne menyre banale me te shame? Ti vete je protagonist per te shame politike, biles me ke fut kot me kot edhe mu ne kallupin e krietarkes. Apo e ke harruar?

Megjithate ja nje komplimet per publikun. Fenomeni web eshte novator, avangardist, revolucionar, dhe si ne çdo revolucion te paret nuk jane ne nivelin e "mikroborgjezeve" qe nuk u pelqen te eksperimentojne ("kur dimer del behari"). Te paret ne çdo novitet jane gjithnje alabake, ata qe guxojne, pastaj vijne zoterijte, te maturit.

 

Pse e di une "Nani-no" ?

Kishte një shprehje lapidare të Konicës tek Shekulli, që nuk duhet lënë të kalojë pa u përmendur.

Thotë Konica:  “Doni independencën që të mundni të mbeteni zullunj, por duhet të mos mbeteni zullunj, në daçi të fitoni independencën”

zëvendësoni "indipendencë" me "Evropë" and here we are, pas 100 vjetësh... 

 

Epo ja qe independencen e murem e zullunj mbetem prap. Ene Evropin kina per ta kap e prap zullunj do ngelmi, mos u bo merak hic smiley  

E thamë, tek tema e mëparshme: Plani A është ta marrësh me të qeshme.

 

Në rast se do të besonim në ndonjë zot kombëtar, ai duhet të ishte Satiri.

About Satyrs, Praxiteles gives a new interpretation on the subject of free and carefree life. Instead of an elf with pointed ears and repulsive goat hooves, we face a child of nature, pure, but tame and fearless and brutal instincts necessary to enable it to defend itself against threats, and survives even without the help of modern civilization .

 dhe mua më vjen të pëlcas nga inati...

plaç, pra!! te biem rehat nje here e mire! smiley

Dmth t'a blejme librin? smiley

Po pse keto frazat e shkeputura nga konteksti nuk aprovohen nga shkrimtari gjoja? (ne mos qofshin sugjerime te tij).

Po c'furtune mer aman!

Shumica e atyre qe shkruajten aty vetem per librin nuk folen. E normal qe per librin nuk kane si flasin se ate akoma s'e kane lexu. 

 

Librin e Muçit nuk e kam lexuar dhe as qe kam ndermend ta lexoj. Qe te flasesh per gege e toske duhet te te kete rene koka mbi libra historie e antropologjie (jo vetem te atyre te Shqiperise). Te besh pastaj pohime te tilla qofte edhe te shkeputura nga konteksti duhet te jesh kokeqoshe si puna e Muç-rave. Teza gege-toske eshte nje teze (nga te vetmet) qe mund te percaje shqiptarine prandaj duhet kujdes kur flet e le me pastaj kur shkruan. Nuk mund te bazohesh ne copera kujtimesh e biografira qe te krijosh nje ide per kete teme (te gjitha ato permbajne tonelata subjektivizmi e mendime - apo me keq gjykime - personale).

Prandaj o Muç, ishe mire sa shkruaja kunder Berishes. Une them se kjo e shkruarjes se librave nuk eshte per ty. Ndoshta Naimi ta ka zgjedhur kete "frazen e shkeputur nga konteksti" per reklame, ndoshta edhe mund te shesesh ca mijera kopje se Naim-erat e tjere dine si ta vertisin debatin e te ngrene stuhi neper gota per kete, por une them ta lesh kete pune me mire. Me mire per mua futju e kritiko Ramen apo qofte dhe Bashen (megjithese ne opozite). Te pakten mos pretendo se ngre "stuhira" se behesh patetik, me te shumtit thjesht po tallnin b@#$n me ty.

Nano ik!!!smiley.

pelcit po deshe, po mos u anko hic! ne ate pjese na dhane, ate komentuam... dhe mos thuaj qe nuk e zgjodhet bashke me gazetaren kete pjese pikerisht per te provokuar dhe njekohesisht per te terhequr vemendjen per kete liber.. taktike e vjeter kjo..smiley

Nano Kot!

Na u shtu edhe nje liber tjeter ne "must read list" mas VQ-se. Shto dhe Alise Munrone tone, qe tani  sapo ia perlau Nobelin Kadarese po tone. smiley

Sado shkruaja te njejten gje. Do rrosh me shume se une smiley . Ky Muco ka lexuar komentet ketu dhe I eshte dukur si furtune, storm smiley. Ne asnje rrjet social se ka permend njeri. 100 here me mire me lexu Vizione te  qarta, sesa Mucon. Ha bar Muco tani! 

Next time

Furtuna ne akuariumin pa uje nuk kerko cadere Rono. smiley 

Kto i-phonat na bone lomsh! 

smiley

Me gegët bën komb, me toskët bën shtet, dhe me Mucin trahana. 

trahanaja te knoq shpyrtin re malok!

Me Muçin ben Anadoll. Ndoshta do te ishte me mire sikur Muçi te nderronte emrin ne Barack. Do te ditle nje Afro-American per ta patur zili

o Nano, shiko mase ta blejne librin geget tashi, se ne tosket e kemi bere Mucon lanet!smiley

ose: o Muco, e krreve librin..? -ik bej shurren...... bahces tashi..smiley

Ta bej lanet edhe lubonja per tharje pemesh?

-jo vetem Lubonja, por gjithe ekologjistet mbare! imagjino sa peme jane prere per te prodhuar letren ku jane shkruar brockullat e Mucos...? katastrofe!

Pale ato te Lubonjes... Kurkush me mire se lubonja do te mund ta analizonte bile, ta permblidhte, dhe ta botonte...

ta lexojme te gjithe librin nga fillimi ne fund pastaj te japim noten, mire thote, muc nano dhe vq-ja nuk vleresohen nga copeza, duhen lexuar me kujdes ne cdo fjali.

Jam kurioz, kur e keni degju per here te pare fjalen geg ose tosk ne perdorim bisedor, jo ne kenge -bini toske e bini gege.

une personalisht e kam degju shume heret kur me thoshte gjyshja-kur u martova dhe erdha 'ne geget' etj etj. smiley

ndonje tjeter?

 

me thone te drejten une per here te pare e kam degju ne kohe te demokracise

Dhe unë. 

 

Mrroklle, personalisht nuk e mbaj mend kur e kam degjuar per here te pare por edhe une ose nga gjyshja ose nga ndonje i mocem. Fakt ishte qe rregjimi i kaluar i EH e reduktoi shume perdorimin e ketyre percaktimeve (jo se zhduku diferencat, por nejse).

Jashte Shqiperise per here te pare nga te huaj e kam degjuar nga nje serb i cili eshte studiues i famshem dhe sigurisht qe i rreshtonte mire keto dallimet (jo vetem gjuhesore) prandaj ketyre (sharlataneve - ose 'self-made' dijetareve) si Muçi dua ti qendroj larg se ndoshta dhe padashur shpien ujin tone tek mulliri i fqinjit.

gjelkaramelat dhe mollt e karamelizueme i blijsha tek gega mijvjeçarin e kaluem

në dimër. në behar akullore

edhe une,  te ''gega'' blija sheqerkat.. ky kishte nje karroce (ambulante) te vogel me xhama dhe sirtare..smiley   ndersa  nje geg tjeter e kisha thuajse gjiton, nja  60 m larg e kishte shtepine..   ky bente bonbone e llokume  ''ne te zeze''.smiley

Vone e kemi degjuar.por fjalen malok direkt pas '92smiley

Perveç gege e toske qe e paskeni nigju me ardhjen e demokracise, po fjalen "demokraci" kur e keni degjuar? Po "i majte" dhe "i djathte"?

Pa pune ka mbet LefKOPEJA jo me Muc Nano smiley PPU si kalon sinoret .Ne qajme hallet ona per "papunesine " Ty sikur ka filluar te te dale ca pune me citate pas zgjedhjeve . Dicka "permidis" mire kjo po edhe kjo jo keq smiley 

Për ata që duan ti japin përfitimin e dyshimit a mos leximit Muçit.

Gegnia dhe tosknia janë dy pjesë të Shqipërisë që tiparin kryesor dallues kanë të folmen e cila përcakton dhe limitet ndarse gjeografike (kufijtë gjuhsor janë dhe kufijtë gjeografikë) që shtrihen sipas rrjedhës së Shkumbinit dhe deri në Prilep.

S'ka veri dhe jug por në veri të lumit Shkumbin dhe jug të tij ose mbi dhe nën të.Pra Elbasani, Shkupi,Tetova a Prishtina është geg dhe Berati,Janina, Filati, Ohri e Manastiri toskë.Gegnia dhe Tosknia kanë krahina gjeografike dhe gjusore (nënfolme përkatse) që ndyshojnë nga njëra tjetra. As tosknishtja dhe as gegnishtja nuk kanë të folme të njehsuar  dhe që është më e rëndësishmja dhe kushtet gjeografike ndryshojnë nga krahina në krahinë bile nga fshati në fshat. 

Të predendosh të bësh përcaktime përgjithsuese për një popullsi kaq diverse veç se e folmja e tyre bën pjesë në njërën nga dialektet e mëdha të shqipes jo vetëm është traplluk por mbi të gjitha tregon nivelin e ulët kulturor të atij që e merr përsipër.Unë pajtohem deri diku me dallimet në nivelin kulturor fshat qytet e fushë mal për shkak të nivelit ekonomik dhe jo të ambjentit apo izolimit.

M.Nano është aq i paditur sa dhe Kristoforidhin e merr për toskë dhe labërinë për "shtet" më vete:

 Raste të veçanta si ai i Vaso Pashës, që pati kontakte më herët, madje qysh në vitet ’60 të shekullit XIX, me Hoxha Tahsinin, me Jani Vreton, me Kostandin Kristoforidhin, me Sami e Abdyl Frashërin 

s'ke  ç'të lexosh, pajtohem të shkruash për të shkruajtur a më saktë për të shitur po  por ndryshoje titullin dhe shkruaj anekdoda e barcaleta me geg e toskë në 100-200 vjetët e fundit ose 200 vjet barcaleta(a prralla) me geg e toskë.

Kjo quhet masivizim i shkencës e kulturës, pasi kjo fushë është shkencë dhe kulturë

Abaz ermenji e shpjegon mire diferencen midis te dy pjeseve te shqiperise:

Populli (fshatarë e malësorë) kishte lëvizur deri atëhere vetëm për të mprojtur vendin kundër armiqve të jashtëm, domethënë s'kuptonte tjetër përpjekje përveç luftës kombëtare. Është e vërtetë se në jugë, dhe deri diku në Shqipërinë e Mesme, fshatarët nuk e donin klasën e bejlerëvet. Por mbasi ishin mësuar prej shekujsh që të shkonin pas tyre, dhe s'kishin asnjë ide për reformën agrare, për bankat dhe organizimet bujqësore n'interes të fshatarësisë, qëndronin të lidhur si më parë. Pastaj pak nga pak u shkëputën prej bejlerëvet por, duke mos pasur një organizim të fshatarësisë, mbetën përsëri të lidhur pas disa krerëve më të vegjël, agallarë e borgjezë, ose ranë në mos interesim. Ata që vazhduan t'a kishin edhe për disa vjet popullin me vehte, qenë krerë e bajraktarë të veriut. Kjo i detyrohej gjendjes më primitive të popullit t'atyre krahinave, mbetur në mendësinë e ngushtë të fisit, dhe autoritetit që kishin fituar mbi të krerë e bajraktarë, të cilët formonin si një hierarki ushtarake të pranuar prej kohësh. Kështu, ndërsa populli i Shqipërisë së jugës i bindej zakonisht qeverisë qendrore dhe nuk lëvizte veçse për shkaqe të mëdha kombëtare, ai i malësivet të veriut ishte gati të rrëmbente armët saherë që t'a thërrisnin krerët (duke i premtuar, natyrisht, ndonjë pagesë). Prandaj krerë e bajraktarë të veriut u bënë "sipërmarrësit" e përmbysjevet politike shqiptare, për të cilët kishin nevojë jo vetëm klikat e ndryshme të Tiranës që luftonin kundër njëra tjetrës, po edhe armiqtë e jashtëm, në radhë të parë Jugosllavia. Kjo iu jepte rroga të rregullta disa krerëve të veriut, si në Dibër e gjetkë, dhe provoi disa herë të përmbyste shtetin shqiptar me anën e tyre. Këta e bënë zakon t'i lëshohëshin Tiranës sa herë që mund të çonin në këmbë tre a katër qind veta t'armatosur dhe me nga një thes në krahë, për të bërë një udhë e dy punë: edhe për të marrë në dorë shtetin, edhe për të plaçkitur dyqanët!

e paska djallosur fare dhe me Leberit Mucua smiley

Labët ose lebërit mbahen si mburravecë, dhe ky është një ves që ata ia njohin vetes; madje s’e kanë për gjë edhe të vetëqesëndisen. Mund t’u përmendet tek-tuk edhe ndonjë ves tjetër, por në përgjithësi nuk është se shqiptarët e tjerë i kanë veçuar për keq kushedi se çfarë. Fan Noli, në një vjershë të tijën, ku përqesh më shumë se treçerekun e Shqipërisë, për lebërit limitohet të thotë “A do urtë njerëzit të rrinë/nën komandë të kesh ushtrinë/në tabiate të kesh njerëzinë/merre të gjithë Labërinë”. Për Vlorën ka një strofë më vete, por kuptohet se me të, përveçse flet për vlonjatët, plotëson ca më shumë portretin e labit: “Ore të gjorë, harruam Vlorën/se kjo punë lahet me gjak/dy shirita e një medalje/ kësaj pune i vëmë kapak”. E gjithë vjersha është gjysmë satirike e gjysmë bulevardeske, rrjedhimisht do të ishte e kotë t’i referoheshe në mbështetje të ndonjë pohimi a teze. Duhet thënë, megjithatë se, lidhur me lebërit, Noli i qëndron besnik një perceptimi popullor, sipas të cilit ata, pra lebërit, janë mburravecë e të zotë për punë pushke. Kaq. Ndërsa Eqrem bej Vlora, i cili shquhet për ndershmëri intelektuale, e për një qasje deri dhe mazokiste në pjesën më të madhe të kujtimeve të veta (ai është lab, gjithashtu), është më i ashpër se Noli. “Labët kanë pasur veti shumë të bukura, kalorësiake, por edhe shprehi të urryera, të cilat ishin trashëgim dhe ngarkesë e një edukate luftarake mijëravjeçare, si dhe e një tradite mercenarizmi: ata ishin njerëz krenarë, gjaknxehtë, mendjemëdhenj, lakmitarë, tekanjozë, dembelë dhe jo shoqërorë, sikundër mund të ishin njëherësh trima, të gatshëm për t’u flijuar, bujarë, mikpritës, këmbëngulës dhe të besës”. ..... Mirëpo, Eqrem bej Vlora është lule, është një babëlok i sjellshëm prolab, krahasuar me autorët e huaj, të cilët flasin shumë më zi se kaq, dhe bazohen më së shumti – kjo është më e bukura – tek emri i keq që ata kanë ndër shqiptarë. Albanologut austriak, Johann Georg von Hahn-it i ka bërë përshtypje qysh në gjysmën e parë të shekullit XIX, që “termi ‘lab’ përdoret prej fqinjëve si shamje dhe tregon një njeri të shkatërruem, një hajdut të ndyrë dhe grabitqar”dhe po sipas tij “vendasit nuk e pranojnë këtë emën që i turpëron, dhe e quajnë veten arbën dhe vendin Arbëni”.

e per mburravece o spirites o jane keta ketej o s'ka n'bote. vec te mburren dine per pasuri e pune te tjera.

lexova ne nje nga sitet ku ishte ky shkrimi nje lab qe komentonte: nqs te gjithe te huajt ne leberve na kane share...une jam krenar sepse kemi qene e jemi ne rruge te drejte.E gjitha eshte thene nga zilia sepse leberit asnjehere se kane ulur koken para te tjereve, nuk jane servilosur dhe kjo eshte quajtur mburravecllek.Kane qene kacake dhe pak kusare po kush te jepte nuse pa qene kusar? Ne ato kohra te calltisje ishte vyrtyt-Jam krenar qe jam lab smiley

Muçi ka lexu vepren 14 të sh Enver .." edhe njëherë për mendjemadhësinë e Lebërve " smiley

Pse pa shkrujt do mbetej MUÇI  smiley Fevzi Uturaku kishte lexu  "rripeni Anastas Lulën " Ky lexoi për mëndjemadhësinë labe  Po do lexojnë edhe këta nga sh Enver , pse mos të lexojnë . Është mush ai vend me levendë o Spiritus po qoftë e shkuar me ketë ndryshim . Ma do mëndje nuk do Ushqehet më kjo  " Kulturë " që ka shpërthyer si Politikë Zyrtare  ose seria e Yp Xhixhërve ne Bibliografira e Libra , Esse apo Artikuj  se lanë nam . Mirë kaq po dhe vazhdojnë me" kush je ti mer Jahu " pa qenë vet  askushi .Ca rondokop të pjella nga Madhështi e Marrëzisë  të Kohës së të Marrëve , duan të shiten në treg Politik për smiley të Mendimit 

Kështu na del nami edhe nëpër botë duke amplifikuar "fantashkencat" e vandalëve pa asnjëlloj Vlere ne fushen studimore .Thjesht si LefKOPETË e Politikës me Dosjet e Debilëve 

na thuj kush është kushëriri ose dashnorja e Ramës ?  Po kushëriri Ruçit ?

Si i qu ai Lame që më duket po krijo  profil me këta ...Shqipëri Tallavaje apo Tavolinash smiley

eshte ne mode kjo lloj publicistike zotnia juej Idris. Populli do gjera te lehta, zbavitese, nuk ka nge te torrolliset me libra te zymte akademikesh.Sensasioni eshte marketingu me i mire.Degjova qe Fevziu ka shkruar nje liber tjeter dhe qe te terheqi vemendje do dali nudo ne panair, ke stenda ku shiten librat e tij .Koha e lakuriceve smiley

Ku eshte I 'nerumi' Idriz??? nuk quhet. Editoje shpejt! Kam 1 pyetje per te nerumin Idriz; pse ve aq shume icons ti? Nuk jane vec per ty ato! 1 deri ne 2 ne dite te lejohen! 

Po je admine shkruje si rregull .Kombinimi shenjave me te shkrujtmen e perforcon iden se me ke e per cfare  llafos .psh gjej i shenje Llastice qe te besojme qe nuk rren edhe kur Pyt smiley

..... smiley 

“A do urtë njerëzit të rrinë/nën komandë të kesh ushtrinë/në tabiate të kesh njerëzinë/merre të gjithë Labërinë''

per mua ky eshte virtuti me i larte i nje rrace, te dine te krijojne shtet dhe leberit e paskan kete virtut. te tjerat jane llafe pazari.

 

   +100

 

Tashti merret vesh per thote jam geg, se e priste zemerimin e toskeve.  smiley

eshte e vertete, po te lexosh gjith komentet ne blogsfere, shumica jane toske qe e shajne dhe kerdisin. na ka bere hasha , jazek i qofte buka e toskerise smiley

Po ai prandaj e ke bere, pikerisht per te krijuar kete reagim. Raklama me e mire per nje liber eshte ta shash. Dhe kulmi kur shahet autori. Ja shiko, ai vazhdon "sherrin" per t'i ndezur me keq. Jane bere mjeshtra te komunikimit.  smiley

Mustafai ose genjen ose eshte shume naiv qe habitet pse media shqiptare nxjerr togfjalesha apo paragrafe nga konteksti per te krijuar efekte befasuese tek lexuesi. Ai e njeh mire kete media se pjese e saj eshte vete dhe ska pse habitet per asnje mynxyre. Medias i bie me kollaj ti hedhe nje sy shkarazi broshures se Mustafait per te zbuluar nje titull bombastik sesa ta lexoje sic duhet librin. Se kjo e fundit do dhe aftesi e durim.

Po aman o milet mos e merrni me kaq yrysh. Muci nuk eshte ndonje autoritet ne kete fushe, dhe ky liber me shume do marre me humor, si nje permbledhje theniesh apo kunjash. 

Shif kur t'thote Muci neser, kaloi dhe nje tornado dje, per sot medemek. lol

Ne pergjithesi robt i terheq sherri, po ne shqipot e kemi gishtin ca te lehte. Ja shiko dhe ne politike, behet qameti, duket sikur po therren. Si perfundim, dy nahite e kane ndare torten me radhe, gje qe mund te ishte bere dhe pa gjithe kete sherr. 

Pupupu s'guxo tjetri me shkrujt nji liber mer jahu....!

Po pra. U bone ti..

.. kur mjafton veq titlli..

Nano duhet t'ia di per nder ADD-se se komentuesve, ose edhe qellimit te mire per t'i kursyer nje kritike sic e meriton, ose edhe dilemes (jo dhe aq) ia vlen s'ia vlen, ose dhe reagimeve anekdote per anekdote.  

Artikulli per te promovuar librin per c'ka pasqyronte ishte ku therret qameti.  Qe nga parathenia "mozomatkeq" e Primo Shllakut.  E deri tek "ai, ajo, ata, ato thane, dhe kam thene une ne 2009."  Per aq sa paraqitet ne ate promovim, per aq sa eshte i kualifikuar autori te ndermarre nisma te tilla, dhe per aq sa (s)ia vlen, mund te qetesohet e te mos pellcase nga inati Nano, se nuk behet fjale thjesht per nje pohim "te shkulur nga sfondi i librit."

Nejse, se:

Reklama me e mire per nje liber eshte ta shash.  Dhe kulmi kur shahet autori.  Ja shiko, ai vazhdon "sherrin" per t'i ndezur me keq.  Jane bere mjeshtra te komunikimit.

O Monda qafshaperzotin qe e pashe masi shkrujta timin, komentin tat. Do u permyska dynjolliku se jena me i menie smiley

Nuk eshte aspak etike qe t'i pergjigjesh duke i pergjithesuar nje pjese te komenteve. 

Nuk po i rruhet kujt se car ke thene ti, por na shqeteson me shume fakti qe ti i jep vetes te drejten te thuash per kete teme. Ik bej cicin bahces tani se nuk ta kemi dhe aq shume ngene. Leni keto lodra me gjasme keqkuptime per t'i bo reklame librit se jane ne nivel Arian "Qani e mos pushoni".

 

Mundet qe te kemi qene pak te ashper me Muçin, por ajo pjese qe u soll ketu, qe mendoj se ishte dhe thelbi i teorise se tij, sikur fuste pak uje brenda smiley

Mire e morem vesh qe edhe Muçi nuk ben (vetem Kadareja ben), po fakti qe ka shume mundesi qe eshte i pari liber qe trajton vetem kete teme (te tjeret intelektuale te medhej mer jau i fusin vetem nje fraze berdaf me tosk-gege, e tyqeta mono ku te kam pa), dhe duhet pershnet vetem per kete fakt edhe sikur te ishte Lymi i Tutit.

Kjo eshte kryesorja: nuk ke asnje liber qe trajton vetem çeshtjen gege-toske, megjithse eshte tema me e hidhur e politikes se brendeshme (deri diku edhe te jashtme). Dhe kjo nuk shpjegohet vetem me varferine e zakonshme tonen, por qe eshte ne menyre te ndergjegjshme dhe te pandergjegjshme nje teme tabu.

Duket edhe nga reagimet kunder dhe tallese te peshqve ne pergjithsi . 

Jam shume dakort.Eshte libri i pare qe fokusohet ne kete teme.Dhe per kete nisme meriton vemendje. Se si e trajton, sa ja ka rritur te rroki problematiken, ne  cfare perfundime arrin etj. kjo gjykohet vetem duke lexuar librin. Reagimet tregojne se cfare peshe ka tabuja ne kokat e njerzve. Reagime te tjera jane te tipit:u bone ti...dhene thelb jane paragjykuese. Zhurma ne pergjithesi i ngjason asaj qe pasoi romanin e Blushit "Te jetosh ne ishull" ku pa lexuar librin u versulen te gjithe ne polemika rreth ceshtjeve te historise por jo vete romanit.

 

Por edhe sikur te mos kete vlere si liber, ka vlere si liber pioner qe hap udhen librave te tjere me vlere. Cfardo te jete do jete gjithnje si gur themeli, pike referimi. Keshtu ka ndodh per libra dhe çeshtje te tjere, ne Shqiperi dhe ne Bote.

Spiritus  "Jam geg" nuk është roman por libër me thënie e barcaleta 200 vjeçare e steorotipedhe s'ka shall pionieri.

Kush blen nje liber te Mucit merr nje falas .

ca merr falas mo, VQ-ne, apo nje shishe vere te vjeter..?smiley

Ahhhh ...eshte tjeter gjo VQ -ja , nuk krahasohet me ket Muc qyrranjosin smiley

Eshte idiotsi te ngresh nje debat per tema qe nuk ekzistojne, ndoshta kan pas ekzistu para merhumit enver kur prapambetja edhe ne nivel komunikimi ishte medievale po mas asaj kohe per nje territor kaq kompakt sa eshte shqiperia me gjithe trevat jashte saj, ky lloj debati eshte arkaik.

Edhe nqs ka perpjekje per te gjalleruar nje debat te tille ato kane marre xixa nga politika qelbesire ne keto 20 vjet e babasqapit, Nano me kete pacavure qe shkruan tregon dhe nje here qe ate mbiemer e ka te justifikuar gjenetikisht. 

o muç vazhdo ha trahana lale, lexo peshkun dhe shkrun ne zululandsmiley

merr içik guxim ene hajde k'tu dhe na bo içik muhabet,meqe t'paska kriju parehati smiley

nuk t'hajm e jo,ka me shum mundsi qe t'japim ene i dor 

Alke ,erdhe ti? tu lexu sot perGrillon me erdhe nder mend...e je ala' me te pas asaj skifoje per reaton e emigracionit klandestin?mos me thuj se nuk e ke lexu?

e kom lexu posi jo.shiko zane se  emigracionin klandestin si krim bojn shum gabim qe e heqin dhe grillo e ka shpjegu shum mir  . jane shum t'thella ato pun zane, shum.

 

 

Alke ,asht schifo...gra me femije qe ikin nga mizerja .lufta e gjejne vdekjen ne Lambeduza jane kriminele?   daj suuu

Nejse udite udite,Madonna ,kengetarja po studioka Islam.Nga katolike ,kabbalah tesh i asht kthy kuranit.Merite te veçante ne gjithçka na paska toy-boy Ibrahim Zaibat...kushedi se si do ja kete mbush mendejne??çfare formash do kete perdore....

C'a te boje dhe Madona e shkrete. E myten gocat e vogla qe knojne lakuriq. Madona me dal lakuriq ne ate moshe ngjan si kandil deti. Keshtuqe ia rras Islamit. Po doli gjo, mire; po s'doli, do dali ne ven tjeter.

Pertej librit te Mucit, diversiteti, qofte dhe midis gegeve e toskeve eshte goxha vlere. Kjo jo per parulle politically correct. Shkenca vetem tani po catch up me kete patern te pergjithshme te natyres megjith shoqeri brenda. Diversiteti ben te mundur te ekperimentohen shume variante, dhe marifeti eshte te zgjidhen me te mirat, si dhe ben te mundur perballimin me mire te qameteve qe te hedh rasti ne koke. Evolucioni eshte shembull shume i mire i ketij parimi. Pa ndryshimet ne DNA do ishim as majmune te gezuar, mbase as aminoacide (psh nqs kap. Picard nuk do ta kishte kaluar testin e Q-se). Edhe fete e ndryshme qe kemi mund te jene perparesi, psh nuk do te kemi kurre shtet fetar, si dhe do hame embelsirat e festave perkates, etj, etj. 

Jam dakort shoke komuniste me parafolesit . Mbajtesi i protokollit ta shenoje kete si nje zbulim me Goxha Vlera ne Librin qe shoket komentuan .  Kujdes shoku i protokollit te fshije pjeset qe rendojne Kombin duke kririkuar kete Veper madhore ! Dhe shtypi ta komentoje si hera e Pare qe nje shkencatr shqiptar Guxon te preke kete ceshtje per te cilen me duket se kam folur shume smiley Shokut Mustafa ti jepen edhe keto konkluzione !

Effkey sinqerisht , teper teper Reale dhe me kembe ne Toke per bebet ne Pelena qe mendojne se Shqiperia lindi SOT nga artificializmat e sqeperve . Nuk ke c'te shton nje presje smiley !

Muci Kot!
 

Koti Muc!
Mucmolla..smiley

ose Mucnano hahaha

asnje kenge , asnje valle, vetem pune

Nje vajze caktu me pune knej para 90, i kishte ardhe ema dhe kishin dale ne dritare duke sodit kalimtaret.

- se mos na mpleksesh me ndonje malok moj korbe,se na vure zjarre, - e porosit e ema.

- ja shife kte, ma,eshte nga filan vend,si duket - i thote e bija, duke i tregu nje kalimtar venali.

- aaa,ky po ka lezet,duket qe ne pamje qe ndryshon nga keta.

- po ky tjetri si te duket,ky eshte venali,- i thote prap,duke i tregu per nje jabanxhi.

- beh,iii i,shfe moj,i ke syte ne balle apo jo, shife c'shtremaluq qe eshte! smiley

 

Ja kshtu,jugu dhe veriu kane funksionu si dy entitete m'vete ,pa kurrfare relacioni n'mes tyne.Ne kohe, ke pas sa te dush ne jug krushqina me grek,po s'bahet llaf me gege.

Dhe per kete pjese,te pakten per njohjen e njani-tjetrit,merita eksluzive i takon sh Enver.smiley Bahej 18 vjec djali, dhe e gjithe dynjaja ishte katuni i vet.Per here te pare bjen ne qytet (ne rreshen) se do paraqitet ne dege ushtarake.Atje e caktojne ushtare ne Gjinokaster.N'Gjinokaster njef dhe ni cuce,qe dite mas dite, meci prej Mirdite, nga cuce thote vajze, e s'thote ma mec, po djale.

Kshtu pra,kthen ky djali prej ushtrie i martum, e msu me fol gjinokastritce. smiley

njerzit jane martu mrena fese se vet, dhe nuk i kane vone men nacionalitetit.

fal me shnet plave e gusinje tha! smiley

ps

libra si ky i mucit, vyjne edhe sikur vetem per fillim te debatit kulturor mes nesh. 

te pranohet tha, ky liber!

dhe te mos qesendiset autori. smiley

dhe te mos qesendiset autori.

 

E kemi thënë, mrrok, qesëndia ndaj autorit është plani A. 

 

Mrrok, po nuk behen kshu kto pune. smiley

shiko, mund te jete e vertete psh qe geget jane me te gjate se tosket, dhe ne kafene e thu qe jane te tille. kur kjo thuhet midis fishkellimes per kamarierin dhe porosise (nji t'shkurter smiley  per lezet ) eshte ok. kurse kur shkru liber, duhet te thush psh qe une mora nji kampion prej 2000 gegesh e 2000 toskesh, iu vuna metrin nga thembrat te maja e kokes dhe mesatarja e gjatesise eshte 1.76 tek geget dhe 1.74 tek tosket. Ndryshimi prej 2 cm ka nje probabilitet prej 0.23 qe te jete i vertete per popullaten reale ne vend. E mesmja e gegeve dhe toskeve qe 1.79 per geget dhe 1.73 per tosket, cka tregon qe shperndarja e gjatesise nder geget eshte me e shrregullt dhe tenton per nga krahu i me te gjateve. Prezenca e devijanteve e komfirmon kete fakt. Keshtu, u pa se ne grupin e gegeve kishte 16 individe me te gjate se 1.95 cm, ndersa tek tosket ky numer ishte 8. Kjo mund te sherbeje edhe per krijimin e perceptimit se geget jane sistematikisht me te gjate, sepse gjasat qe te shohesh nje geg vertet te gjate (mbi 1.95m) jane sy here me te medha se nder toske (16/8 = 2).

Nderkaq, ndryshueshmeria brenda grupeve tregon se... etj etj etj

Artikull statistikor? Per at Zot, jo! Keshtu, me ket gjuhe duhet te shkrujne te gjithe keta qe e hane buken gjoja me analiza (se ne fakt e hane me opinione dhe prralla gjyshi si dhe me anektoda dhe me "te gjithe e dime se")

Si tha ai, "its the methodology, stupid!"

 

e keqja e metodologjise eshte se shume pak ka te beje me bon sensin. si dhe nuk merr forme shakashe te klubit te lagjes, plus qe njerezit nuk para kane qejf te flasin per te. provoje dhe shih po nuk te humbi tjetri brenda minutes. Si dhe e keqja tjeter, mesohet ne shkolle, dhe ne shkolle te mire ne fakt.

Ja per keto gjera nuk para mbushin shume nga ajo ane analistet tane.

s'e di librin e mucit, mbase i ka tha metodologjikisht gjerat, por sikur s'ma ha buza at kulac.

Si dhe e keqja tjeter, mesohet ne shkolle, dhe ne shkolle te mire ne fakt.

Dhe e keqja tjeter eshte se shkolla e mire kushton! Ku dhe kush do tja mesonte Mucit metodologjine e analizes antropologjike? Se ne mos qofsha i gabuar te flasesh per geg e per tosk ke hyre ne larmine e antropologjise, por jo vetem. Muci i futet kesaj larmie shkencore pa kredencialet e nevojshme ashtu si klandestinet detit per Itali pa viza dhe pa leje qendrimi. Klandestin neper dete tha klandestin neper shkenca! Ky qe fati jone! Po si kujton ti kot kendonte Aurela Gace "se e kemi fatin shprese dhe marrezi"? Muci, por jo vetem, me ket menje shko, une po e provoj i her, po eci mire, po nuk eci shofim e bojme. 

Marrezisht te ndjej, tha edhe ajo goca e te ka lali xhan.

robi kur flet, o Ron, e ben per tjetrin por edhe nje cike per veten. sepse degjihet vetja qe c'ke me ate pune. nuk e di se si jane te fazume shqisat, por ai dreq veshi, me 1/100 e secondes lag, e nigjo gojen, e komandume nga po i njejti tru, edhe habitet me te, e admiron etj.

dhe ka nji raport te shendetshem midis te folmes per tjetrin dhe per veten, qe luhatet aty te 95% per tjetrin dhe 5% per veten.

me ardhjen e kapitalizmit, si ne te gjitha fushat e jetes, edhe ne kete raport u bene perparime te medha, dhe sot, kam privilegjin te them se raporti eshte permbysur, flasim 95% per vete dhe kusurin per rrethinen qe qellon aty.

Jo çdo gjë është kuantitative... 

Aty në citimin e Nanos, të vitit 2009, mbaj mend që toskë dhe gegë i ndante në apolloniakë dhe dhionisiakë. 

Kuantifikoje psyche-n ti po deshe.

(për mua ai pohim i Nanos është fantastik, dhe qëndron deri diku) E kam fjalën që kur ti je duke kërkuar shtet, dmth një formë të organizuar të tij, mos u habit kur tjetri do insistojë në lirinë e vet abstrakte. 

 

sasiorja eshte faktori minimum ne analizat tona. por merre edhe kete si nje ceshtje kulture, shqeto, pa # perpara.

Ketu me rri për argumentin . Këta jemi . Lexo njlë rresht diku që thyejnë "tabutë" dhe o bura Mucërtit me shokë , kalemin me muhabete kafenesh i bejne libra . Njësoj si për Noblin .

Po admini nuk e pelqeu ose ndonje moderator tip korbocke , ti thuash se nuk ka asnje shembull as per robaqepesi ( kostumet , veshjet ) jo me per argument te "forte " e të nivelit si shembull që jeni përpjekur JU , të paktën në të dhëna gjenetike .

Po kot nuk ka thene Lenini "Nga libri del Libri "smiley Eshte shembulli me konkret qe mund te Pergjithesohet 

Nga Babasqapi dalin  LefKOPE - te smiley... ose kultura e tubacioneve me Mastera ngarkuar !

Termi "Apollon-Dhionis", është marrë nga Niçe zbulova para pak ditësh, dhe gjeniu e ka përdorur për herë të parë tek "The Birth of Tragedy". Më pas e mori Ruth Benedict dhe e përdori tek "The patterns of culture". Benedict tek ky libri analizon dy lloje kulturash, të popujve të ndryshëm. Dhe këto i ndan sipas një lloj filozofie primordiale, dmth... hiq gjithçka, dhe gjej çfarë në fund ngelet. Dhe zbuloi se njëri popull që kishte marrë në konsideratë udhëhiqej prej restraint (skrupuj, vetkufizim) dhe populli tjetër prej abandon, në kuptimin ekzistencial të vetin, pra në lirinë absolute, pa fre. Normalisht kjo temë e aplikuar mes gegë e toskë, do të ishte goxha stimuluese, në rast se kemi qejf të flasim për kulturë... 

Psh, meqë në mes hyri besimi fetar, shihet se popujt që mbështeten mbi abandon e kanë më të lehtë të jenë ateistë. Nuk i binden kurfarë autoriteti hyjnor, or whatsoever. Marrim një shembull të thjeshtë fare... forma etike e të adresuarit ndaj dikujt në një diskutim, bota perëndimore ka vënë një prefiks subjektit të cilit i drejtohesh, shumë herë ky është sinonim me Zotin. Shqiptarët i thonë zoti, italianët signore, grekët kyrie. Me një llaf, duke e adresuar kështu tjetrin, i binden një lloj konvencionaliteti. Krahasoje këtë me mungesën apo vështirësinë në implementimin e çfarëdolloj autoriteti ndër shqiptarë... 

p.s Niçe kur e botoi për herë të parë librin, kolegët e vet ia prenë kalimerën.

 

smiley çorap mesh ti dhe Dhjonisi i Niçes 

po kur na citon dhe janullen aman. mos ishte perendimi qe i beri romit grek do e shikonim sa te buker e kane fene qe i ka cuar aq ''perpara''. o temporas o mores shiko c'behet ne shesh te peshkut.smiley

po bohesh teorikja modhe.

smiley alba1 

ohhh temporas, ohhh mores!

nuk me besohet qe dallimet gege e toske te jene aq te medha sa te aplikohen kultura qe ndajne popujt ne menyre globale.

edhe ky eshte nje shembull qe tregon nevojen uluritese per qasje sasiore ne mendimin (dhe pastaj shkrimin) shqiptar. Perralletare kemi plot, jemi te gjithe nga nje cike. Ndersa numrat i kemi perdorur me se shumti per te bere hilera te vogla tregu, per te shtuar daten ne llogarine (me dore) te kamarjerit. Numrat behet domosdoshmeri ne cdo ambjent voluntarist si i yni. Ku njerezit kane nje raport shume avullor ndaj se vertetes. smiley

Dualizmi dhionis-apollon është brenda çdo kulture. Ja si e thotë Camille Paglia: 

The Chthonic (dhionisi sh.im) is associated with females, wild/chaotic nature, and unconstrained sex/procreation. In contrast, the Apollonian is associated with males, clarity, celibacy and/or homosexuality, rationality/reason, and solidity, along with the goal of oriented progress: "Everything great in western civilization comes from struggle against our origins.

Bëj një xhiro nga fb i Edit dhe Salës and start counting. smiley

Nuk aplikohet kaq shabllon kjo teori.Me teper ajo perdoret per fazate zhvillimit te shoqerise njerzore se sa per dallimet brenda nje grupi etnik.Eshte nje lloj si te veshesh xhekaten me te pare qe gjen ne treg, edhe pse ajo mund te rrije ngushte.Se e zbatuar keshtu ti po na i nxjerr tosket homoseksuale smiley

Mund ta palikosh bie llafi kur krahason malsoret me romet.Malsoret dalin me racionale, apolloniane kurse romet me dionisiane.kemi lind per cef dmth.Prap implikon natyren puritane te malsorit .Ndonje ekzemplar edhe mund te kategorizohet ne kete menyre.Tani e kuptoj perse nje dashamir alkoli qe kam ketu ne lagje cdo darke , ngjiste shkallet e pallatit dhe gerthiste: poshte SB, ai b..q smiley

ti po na i nxjerr tosket homoseksuale

Te keqen e Muc Nanos, thuaj. Not that there's anythong wrong wth that. smiley

Mjaft të shohësh kur çështja reduktohet në sharje. Psh dhionisiakët me gjasë do marrin këto epitete: të egër, harbutë, kafshë etj

Ndërsa apollonëve do u drejtohen kështu: skuthë, të pabesë, homoseksualë etj. 

Realisht, ngjan se është dualizmi i majtë i djathtë. Apo origjina e vet...

 

 smiley"save this rubbish" per diku tjeter nemesis smiley ne kemi Dhjonisin tone e s`na pelcet fare per ate tendin 

"Moderniteti eshte nje forme e poligamise... Mjekroshet sikur e percaktojne paksa si 'kopertture hipokrite "te monogamise ,  qe fsheh mbartjen e Lirive seksuale prej kohes se Adamit , por per Gruan eshte Herezi dhe Burrin ...ec aty Kollos !!! ose i barabarte me ca ketu te lloit Gris Bythen qe shquhen per Toktorre  Kujt do e itregu frojdin ti mer Jahu them se eshte nje Paw , nje Show i domosdoshem SOCIAL per Kohen e Myqeve ( mykrave shekullare te LefKOPEVE me Borselino ) se sa nje vertetim  baze shkencore sepse mungonin edhe teleskopet" smiley

Where is heretik when needed? Jam i sigurt se he will get it.

 

se mos na mpleksesh me ndonje malok moj korbe,se na vure zjarre, - e porosit e ema.

E cuditshme, neve na eshte thene me siguri ketu qe fjala malok eshte futur ne fjalorin e pashkruar vec pas 1990-es.

Gegë dhe toskë në Kosovë... shifni komentet. Shumë interesante... 

Më të vetëdijshëm shqiptarët e Kosovës më duken, më të pranueshëm ndaj subjektit të diskutimit, dhe nga ana tjetër më stereotipizues ndaj toskëve (pjesa banale e tyre të paktën). 

He me ka thene ndonje te re Muci, se na la shurdh. smiley

tani i ka mbetur te studioje dallimet e njerezve te malit me te fushes.smiley

Gjera me pikante presim prej tij. Do shkoj ta takoj dreqin kur te jem ne Tirone prap. Se eshte bere celebrity tani. smiley

o zot sa e madherishme eshte kjo pjese:

"Va pensiero" - Nabucco - Roma 2011 - YouTube

Ej jemi tek Muci ketu, Josif Jeshili eshte tek dhoma tjeter. smiley

e bera lemsh. perseri ca verdi na kenaq!

Ky eshte komplimenti me i madh per Mucin, ta ngaterrojne me Verdin. smiley

jo jo ai te degjoje verdin dhe ta di ku e ka vendin ne rradhe se ka marre super-xhiro, si shume e shume te tjere xhanem!

Mire e ben, jeta eshte e shkurter, dhe s'ja vlen te harxhohet e gjitha duke share Salen. 

Ti ke perfytyrim qe Robi te eci rruges dhe te flase me veten kshtu  smiley me mire se sa me sha Salen ?

Apo si derstilistet , futi nje Dionis dhe je ne Lagune , hiq nje apollonist dhe je

"Ai di not ti ere "

Jo ..tha Labi 

"A e  ke koburen ti ere "

Jo ..tha labi 

"A s'ma ha mune" smiley..tha ai qe zinte peshk per labin ..dhe kaloi Semanin me not pertej Bregut . Mirpo thone njaj Afmetja e kishte mbush me dallesat  e Mucit  ate pjese smiley

Nga Xoxa ( rp ) i "Lumit Vdekur " e kam 

E Ypi i ka dhene nje pergjigje po ashtu:

Sot ?

Sot tosqit janë më geg’ se gegët, gegët më tosq se tosqit.

Sot, megjithse prapseprap unë i dua më tepër se Muçi, me tosq, me gegë, të tërë janë bërë një mut i madh që ka marrë dhenë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).