Ndërroi sot jetë në moshën 87-vjeçare, aktorja e njohur e kinemasë dhe teatrit, Drita Pelingu. Artistja mbarti me vete një karrierë më shumë se 60 vjeçare në aktrim, regjisur dhe pedagogji. Për herë të fundit u duartrokit në skenën e Teatrit Kombëtar në interpetimin e shfaqjes “Përjetësisht dashuria”.

Aktorja lindi në qytetin e Vlorës në vitin 1926 dhe e filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946.  E vlerësuar me titullin “Artiste e Merituar” , “Mjeshtre e Madhe e Punës” e çmime të shumta, ajo numëron role pa fund ne kinema e teatër, që në kohën e fillimeve të Teatrit. 

Në kinematografi u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Radiostacioni”, “Përtej mureve të gurta”, “Fjalë pa fund”, “Shpresa”, etj. Pelingu ka luajtur mbi 120 role në teatër dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” që nga vitit ’86, ndërsa në vitin ’96 ështe fituese e çmimit kombetar “Ismail Qemali”. Me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë vjet të shkuara.

28 Komente

zonje e madhe qe personifikonte me se miri bukurine dhe fisnikerine e gruas vlonjate.

Respekte per kete  njeri te mire  dhe aktore e shkelqyer!!    ngushellime familjes!

Drita "u fik"! Keqardhje shume! Ngushllime familjes! smiley

Artiste e madhe, me talentin e saje i dha drite skenes shqiptare, qenderstare e pa mposhtur, hija e biografise e ndoqi, por nuk e mposhti. Ndushellime familjes se saje, ngushellime vellait te saje shkrimtar dhe publicist i nderuar mikut tim Reshat Kripa, i cili beri vite te tera burg ne burgjet koministe per lirine e fjales. U prehte ne paqe, shpirti i kesaje artiste te madhe...

Nderim dhe Respekt per znj.Pelingu! 

I përjetshëm qoftë kujtimi i saj! smiley

Duket paskesh tërhequr ''këmbën zvarrë'' Antoneta Papapavli..Po shuhen artistët e një brezi të ndritur një e nga një..E dhimbshme smiley

R.I.P

Kishte vdek ene Giuliano Gemma 

Really?? smiley aktore goxha I mire dhe handsome. M'ka pelqy te filmi ; Marko ne kerkim te nenes. Dhe ato me herkula. lol 

po pra aksident me makine ne Rome.

Sa kishte festu 75 vjetorin

Elengatja e modhe Pelingu.

"Kulla e barit nuk do te digjet" - 

that's  what they call in cinematography  a cliffhanger i believe.

E pavdekshme 

nuk e kuptoj,  pse titulli: ''artiste e merituar''?!   Drita Pelingu meritonte titullin: ''artiste e popullit''!!!

Ç'rëndësi kanë titujt..Ajo është tashmë Artiste e Popullit

Dhe artiste e merituar ju dha ne vitin 1986, shume vone,,, ate e ndoqi hija e biografise, dy vellezrit e saje bene njeri 10 tjetri 5 vjet burg politik, Drita pati fat sepse u martua me nje artist si Hysen Pelingu...

U prehte ne paqe .Paste lene Ndikim tek brezi i ri i artisteve per ta cmuar e ndjekur ! Patjeter ne nivele me cilesore por si fillim le te Harrijne ate Brez te ndritur qe i erdhi koha te shuhet !

Nderime e mirenjohje per rolet qe na dhuroi.

u prehsh ne paqe e madhja Drita Pelingu !

per here te fundit e pashe ne skene ne vitin 2011, ne shfaqjen e saj te fundit , teksa festonte jubileun e saj ne teater.e ndjej veten shume me fat qe munda te isha e pranishme ate mbremje aty.

ketu mund te shihni fotot nga kjo mbremje.

https://www.facebook.com/eniturkeshi/med...

Nje nga Zonjat e Randa te skenes dhe filmit shqiptar. Talent i madh por qe ja zvogeloi dhe ja uli mundesine per ta vene ne pune, sistemi ku i ra te jetonte dhe punonte si artiste.

Respekte!

Sa keq me vika ....I shkofte shpirti ne paqe .........nuk kthehen me keto perla aktoresh , bashke me kutimet tona veniten dalngadale .......nuk arrij te kuptoj perse nuk nuk ka me aktore shqiptare si dikur smiley

Perse ka aktore te huaja si dikur?

Jo ska si Gregory Pack,Audrey Harper,Kim Novak,James Stewart,Paul Muni,Spancer Tracy e dhjatra te tjere qe spo me vijne ne mend tani.

 

Cdo gjenarate ka aktoret e tij/saj te preferuar dhe nese gjenarata jone shikonte me mall Don Johnson ne Miami Vice dhe perbuznim aktoret e mesiperm si te dale mode,tani po e ben gjenarata e re kete gje.

Ne tani jemi gjenarate e vjeter dhe krahas Don Johnosn&co tani kaluam edhe tek filmat klasike,gje qe do ta bejen dhe gjenarata e sotme kur te vije ne moshen tone.

Sa per Drita Pelingun.RIP dhe i lehte i qofte dheu!

U liked Don Johnson?????? smiley wow smiley 

Perse kush nuk e ka pelqyer Miami Vice?

Nejse ai me erdhi ne mend ate moment,po ka edhe Dustin Hoffman,Meryl Streep,Al Pacino,De Niro etj.Do me?smiley

Nese ka mos Dali me mire se behet nami!!! Hej se te kuleta patem ca mosmarrveshje, varja atyre ( lol) . Ti pelqeke Don Johnson. Wow . Une e kisha fav, saaaaa me pelqente. Neper rruget e Miamit, me convertible car, i veshur me te bardha, syze te zeza, floket biond. A pa pa pa! smiley ( leri ato te tjeret njehere tjeter ) lol 

Une pelqeja Miami Vice sic tani pelqej Hawaii 5 0 por nuk eshte se pelqej Alex O'loughlin ne vecanti.

Thjesht pelqej shown dhe natyrisht vajzat e bukura ne kete show,sic ishin dhe ne Miami Vice.

Po Miami Vice bashke me Sony Crocket. Me ate show u be dhe I famshem. Ka qene dashuria ime e pare smiley 

thuhet "my 1st love". Nuk te falet ty M_Ll

RIP Drita Pelingu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).