Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe kryeministri Rama kanë bërë një lëvizje surprizë duke e ndryshuar kryekëput buxhetin e shtetit, pa e konsultuar me Kuvendin e duke e botuar direkt në Fletoren Zyrtare. Sipas shifrave të reja, shpenzimet për institucionet rriten me mbi 3, 5 miliardë lekë ose 35 milionë dollarë. Buxheti i Kryeministrisë është rritur me 56 milionë lekë, por ndërkohë që janë miratuar rritje të reja fondesh për institucionet e pavarura, si gjyqësori, prokuroria, KQZ dhe KLSH.

Fryhen shpenzimet

Duke bërë krahasimet në të gjithë zërat e shpenzimeve të institucioneve të shtetit, qeverisë, parlamentit dhe institucioneve të tjera të pavarura, fatura për pagesat është fryrë me gati 3.5 miliardë lekë. Nga 257,8 miliardë lekë që kishin planifikuar për të shpenzuar institucionet për këtë vit në ligjin fillestar, në Aktin Normativ të qeverisë këto shpenzime arrijnë në 261,3 miliardë lekë. Në ndryshimet e reja janë parashikuar fonde shtesë për Ministrinë e Transportit, 4,9 miliardë lekë, të cilat do të shkojnë për shlyerjen e faturave të punimeve të kryera në rrugë, të artikuluara këto kohë si borxhet ndaj biznesit. Ndërsa fondet për Ministrinë e Arsimit janë shkurtuar me 4.6 milionë dollarë dhe të shëndetësisë janë rritur me 310 mijë lekë. Fondet për gjyqësorin janë shtuar me 392 milionë lekë. Fondet për prokurorinë janë shtuar me 28 milionë lekë. Fondet për KQZ-në janë shtuar me 25 milionë lekë. Fondet për KLSH-në janë rritur me 15 milionë lekë. Fondet për Kryeministrinë janë rritur për shkak të shtimit të personelit kryeministror me tre ministrat e Shtetit.

Akti Normativ dyfishon borxhin

Akti Normativ i qeverisë për ndryshimet në buxhet ka hyrë në fuqi qysh më datë 4 tetor, ndërsa dje është publikuar nga qendra e publikimeve zyrtare. Projekti i ri e thellon deficitin buxhetor në 83,4 miliardë lekë, nga 49 miliardë që ishin programuar në buxhetin fillestar. Të ardhurat buxhetore janë parashikuar të realizohen në 321,9 miliardë lekë nga 360 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet buxhetore në tërësi nga 409 miliardë lekë, bëhen 405.5 miliardë lekë. Ministri Cani para pak ditësh pohoi se do të parashikonte 40 miliardë lekë më pak të ardhura, ndërsa 16 miliardë lekë më pak shpenzime. Por ndërsa në krahun e të ardhurave e ka mbajtur fjalën, në krahun e shpenzimeve ka shkurtuar në tërësi vetëm 3.5 miliardë lekë nga 16 miliardë që pati premtuar.

 

Institucionet                            ishin                 janë                  ndryshimi

Presidenca                            164,000          164.000           0

Kuvendi                                 898,000          878 000           -20,000

Këshilli Ministrave                  427,000          483,104           +56,104

Ministria e Energjetikës        1,990,000       1,624,000          -375,000

Ministria e Bujqësisë,           6,465,480        5, 535, 803       -929,677

Ministria e Transportit          45,701,750      50, 692,773     +4,990,983

Ministria e Financave            7,703,503         7,490,896        -212,607

Ministria e Arsimit               38,899,000      38, 429, 369        -469,631

Ministria e Turizmit                2,002,846        ——-

Ministria e Shëndetësisë       28,712,640   28, 726,330               +310

Ministria e Drejtësisë              7,315,000     7,184,488           -130,512

Ministria e Punëve të Jashtme 2,110,000     2,089,000              -21,000

Ministria e Brendshme          16,274,777    15, 972,217           -302,560

Ministria e Mbrojtjes             19,862,000    18, 892, 150          -969,850

Shërbimi informativ Shtetëror   1,256,000      1,252,000               -4,000

Drejtoria e Radio-Televizionit       352,000        352,000                      0

Drejtoria e Arkivave                     169,000       166,800                -2,200

Akademia e Shkencës                  94,000         93,800                   -200

Kontrolli i Lartë i Shtetit               276,000        291,000             +15,000

Ministria e Punës                    59,666,800   60, 083,552           +416,752

Ministria e Mjedisit                    2,194,600    1,965, 650             -228,950

Prokuroria e Përgjithshme          1,309,000     1,337,000              +28,000

Gjyqësori                                  1,309,000     1,701, 520           +392,520

Gjykata Kushtetuese                     105,500       102,500                 -3,000

Agjencia Telegrafike                           90,900             89,900             -1,000

Partitë politike                                     200,000           200,000           0

Instituti Statistikës                             496,000                        466,000           -30,000

Shkolla e Magjistraturës                      56,100 52,400             -1,700

Fondi i Zhvillimit Shqiptar                 8,350,000        8,350,000        0

Kinematografia                                   103,600           103,000           -600

Këshilli i Lartë i Drejtësisë                  85,500 79,300             -6,200

Avokati i Popullit                                90,450             87,450             3,000

Komisioni i Shërbimit Civil                44,517             42,217             2,300

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve        696,000           721,000           +25,000

Inspektorati i Kontrollit të Pasurive    90,000             83,000             7-,000

Autoriteti i Konkurrencës                      62,000                      60,000             -2,000

Ministria e integrimit                                       366,800           247, 280          -119,520

Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit                  13,000             10,800             -2200

Avokati i Prokurimeve                                    25,000             23,000             -2,000

Institucione të tjera qeveritare                                     1,176,000       985, 096          -190,904

Mbështetje për Shoqërinë Civile                     97,900             116,900           +19,000

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave        44,000             42,100             1900

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi             35,400             33,200             2,200

Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit       35,400             25,800             96,00

Ministria e Zhvillimit Urban                                                                           +2, 126, 054

 

TOTALI                                                          257,839,763    261,349, 303   +3,509,540

61 Komente

Gjysma e pareve kam pershtypjen se duhen per drajklining.

Nji ushtri me personalitete, nji ushtri kemishash per personalitet plus shkurtime zgjatime pantallonash, kush do me punu e gjen punen.

perderisa i kane rritur shpenzimet qeveritare ne buxhet,  do te thote qe me borxhin jemi mire, eshte nen kontroll..    perse u duhet  auditimi  i D&T pastaj?  shpenzim i kote..

Prit iher se nuk u bohet qejfi kollaj ktyre 'government coffers'  smiley

Kur u paraqit qeveria me numer rekord ministrash 'Bama po na thoshte qe vertet qeveriu do fryhet larte, ama poshte do shfryhet do behet pete.

Iku ajo, motoja e re eshte: Duhet shpenzuar per te kursyer. 

Ne ushtri per ta embelsu icik terheqjen thuhet po bejme avancim negativ. Edhe qeveria po ben kursim negativ. 

Sikur do rriteshin investimet per arsimin smiley

Jo jo Tirone eshte levizje strategjike ajo. Kone hall se mos Lindnata me ato pare i fut nje master per Kristal pas masterit per UFO qe ka. 

Po se do arrishin me gjet Min Arsimi me keq se Luan Memushi (ose Genc Pollo) kete s'ma priste menia.

Eh mer Tirona, sikur shendetesia falas, sikur kush kishte nga 1 deputet apo 10.000 vota do merrte 1 ministri, sikur legalizimet do beheshin falas...

Por realiteti eshte se 100.000 euro shpenzon Rama me shpuren e tij per 7 nete ne NY se me demek do hajne e do pijne tek "Four Seasons" dhe do udhetojne me qen e me mace ne Business class.

Po edhe 5 ministri shtese duhen, se aleatet kane oreks. Kush do ti ushqeje ?

Ja pra Bilanci / Kosto e kesaj qeverie per 100 ditet e para (se buxheti i 2013 ky), do i kushtoje Shqiptareve 35 milione dollare me teper se Qeveria Berisha

Lefto, ai Didi i policise kishte qene emigrant deri tani ne USA. Eshte kthyer tani qe ka fituar partia. Ben vaki ka qene edhe ketu ne ppu.

Në PPU? S'ma do menja poeto Ka pak gjasa të dijë shkrim e këndim e aq më tepër të dijë ç'është interneti apo rrjetet sociale lol

po presidences pse nuk i kan heq as i lek...prija mer buxhetin, se del kamarier prap ai, e qit lekun nga brima miut
 

sdi pse sta kane gjet i ven ty ke ministria e bujqesise.

ik leji bakshish idhullit tat, se ka nevoje

pse mos i shtojne mo.. keni inat juve?? ne 23 qeshor kapen 5 shtatat ato....normale qe do bejne icik qef, se per kete dite jan munduar

 

LLogari shume dubiose ...mbas kesaj fature  dhe ate pak respekt qe kisha per canin  u shkri si sheqeri ne uje !!!

Sipas organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 4 shqiptarë vuan nga çrregullimet e shëndetit mendor. Në “Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor”, specialistët e shëndetit publik ngrenë alarmin se rastet po shtohen,

Jam ne merak per Grida Shqinen ( Duma). E pashe dje tek emisioni i Fevziut...

e pashe dhe une nje pjese, me kenaqi fare, pse nuk anulloni dhe xhamine i thoshte atyre, meqe anulluat pallatin anullojeni dhe xhamine. pale sa armiq ka bo te komuniteti mysliman, dhe t'mendosh qe sala bohet cope per ta mbajt mire me myslimanet, del kjo ja dhjet sportin smiley

Ej une e kam pare gjithmone me dyshim Griden, por dje theu cdo rekord. Djersiste mer! 

Ai i nxirrte letren me firme e me vule perpara kjo i thote qe ai eshte kapaku i dosjes. smiley

hehehe, po normal qe do djersisi, ca tipa si ajo, basha etj s'kane provu noiher opozite, kane ardh n'politike drejt e n'pilaf. tani e ndjejne pergjigjen edhe pa ja artikuluar "kujt po i rruhet per ty iher? ik e boje pallatin po ta majti bytha" smiley

Lum si ju qe u kenaqet me programet shqiptare atje smiley

shume shume shume keq dje ajo, me floket e zinj dmth, se kshu, ishte standart Gride... smiley 

dmth qeka shtu me ~ 1.3%

Te tmerrshem komunistet (bijte e eterve do thosh njoni); e paskan rrit buxhetin 2x inflacionin qe na la Sala prapa si superfuqi e dyte ne Europe. smiley Punojme ne, qe te hane ata, etj. 

Te shofim si do perdorin paret cuna; se nese kane vendos me i heq Ballie Faries kontratat e librave shkollore, kane per ti kursy nga 5 melon. smiley 

Masanej, menoni se parja modhe ka per te vershu ne arke te shtetit. E filloi Elisa javen e kalume, per inat te shume koqeve te kanarit ketu. Gerrdeng 4 melon euro tha, qy me jave te pare. Era shtet do thosh i tjeter. smiley 

Dhe e ka kapur me shifrat 4000 ton.

4000 ton atij ortakut te Jozefines e 4000 ton Kurumit.

Po ky lajmi me Kurum u fsheh pak se po negociohet. smiley

E mura vesht ne ate, e mura. Po te doje, meqe ka bere edhe foto e ka shkruar edhe tregime me pare, mund te kape dhe nja 40000 ton anej nga Bulqiza. smiley 

 

Ne Bulqize avash ti. Andej eshte nje nga tanet. smiley

Ka mik Lulen dhe Moniken. Ka dhe nje media. smiley

E di, e di, pranej thash po te doje, e jo duhet. smiley 

E di ci kish bo njonit ky? I kish thone, une kom mik ene kete ene ate. T'shofin i kish thon ky tjetri, koha do e tregoje... Te shofim cdo bohet me ate gangrene atje. 

gati valixhet?   dai te erdhi ora.....edhe nje muaj e gjys

te corriere sapo lexova se 800 te rinj italiane qe nuk ia kane dale testit te pranimit per mjekesi ne univ.italiane ,po konkurojne ne Tirane........!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Po Zana, Universiteti i Keshillit te Zojes se mire, financuar nga Kisha Katolike, pranon studente te huaj ne degen mjekesi.

E premte sot dhe kemi dy ngjarje sot : Luan kombetarja me Zvicren dhe do shofim serine e trete te serialit te Sulejmanit te Madherishem. Eshte seria kur Mustafai, pasardhesi i Sulejmanit me gruan e pare, ka zene te dashur nje Venedikase me origjine nga Shkodra.

Universiteti i Keshillit te Zojes se mire, financuar nga Kisha Katolike, pranon studente te huaj ne degen mjekesi.

Gjë e bukur kjo komentues..Por kjo puna e Sulejman Demollarit si është s'e s'kuptova lol 

Ishte per zonjen Zana ai koment me Sulejmane e Anna Maria. smiley

Ja si reagoi ne privat : sa idiot je....e mandej ,im shoq eshte myslyman ...ku eshte problemi?? smiley

idiot,e mandej ,ke gjete faqen teme fb ? po ta perseris ,ku eshte problemi..?apo hajt si idiot ,i mjere mjfton qe te mos kalosh i pa vene re.....
 

E shef! E gjeta qe sot eshte e Premte. smiley

Te lutem mos me shkruaj me ne privat. smiley Nuk ka shans e kam fjalen. smiley

vetem kete...xhanem per mu eshte gjithnje e premte....po per ty nuk eshte me duket kurre.Nuk ka si shpjegohet kaq mjerim hahahaha

Une ate uroj qe ta kesh te Driel gjithmone por sikur nuk me duket ashtu. smiley

Po c`ke moj xhan qe merzitesh !

tesh po behesh edhe mitoman..a mund te merzitet robi per nje si ti? ja shihu ne pasqyre?hahahahahajt a ishte shkrujt ndoj gja edhe per ish te dashurit te mi? te dikurshem ,te sotem...te ciles fè jane..hajt silli ketu...

Po ca ke ti qe merzitesh ca ke? Asnjeri nuk morri vesh perse behet fjale. smiley

pune e madhe... fene ja lujne....

jo Cen ,nuk eshte keshtu...sidomos kur flitet per mjeke....A do ja besoje femijen nje mjeku qe ka kete percorso di studi....

tesh keta tipa qe shpifin pa fè zori i kuptoj...nuk kan se ku te shkojne me larg se adn e tyre sigurimse e komuniste....amani te pakten kurte sillni ketu ish dashnore apo ish te dashur te pakten sillni te vertee se kush ndahet nga burri per shpifje hahahahane òdo rast adminet mund te nderhyjne.

O Komentus, 

Po hoxha ka thone qe aj film eshte blasfemi; merret vetem me oret e qejfit te Sulejmanit. 

Masanej, a ka thone gjo Tritani a do jape mastera shkencore ne infermjeri? 

Mire....

Zonje, as ju jam drejtuar e as ju kam fyer ndonjehere sic beni ju rendom. Diten e mire. 

Zonje

Shakaxhi i modh je Bame!

Komentues, do doja t'u thoja se Zana është vlerë dhe s'duhet ngacmuar s'ë koti këtu në blog..Gjithsesi ju ndoshta njiheni dhe unë po flas kot, ajo puna e Demollarit sigurisht ishte një shaka.!

Bame ca menimi ke per Bujar Qamilin?

Bame, mu me pelqe shume Bujari!

Mendoj se eshte nji prej kengtarve katolik me te mire qe ka Shkodra!

smiley

erdhi vrap ky bullari me b...e deri ne gjunje...do te kete vu zhavarinen  qe sa vi une te ppu i bjen zilja hahaha .Eshte ora 8 ne Amerike...hahahaha

Burri dhe buffalo maten me peshe. Piu' grande il bufalo, piu' latte fa la bufala viene meglio la mozzarella 

hahahahaha

ndejshi me te mira per sot e mos u merrni me rrena...ia veni veshin grave te tuaja ma shume se mu...iu del ma per hejr smiley

tesh, lejeni Fatën rehat. Është femër mbi të gjitha (jo, Gjembi, ti nuk je... )

 

Nemesis ishte viti 1991, anija Vlora e mbushur me rrefugjate kishte nja 2-3 ore qe ish nis per Itali. Ne mes te turmes ishte njoni qe bote si gangsterr tu terrorizu njerzit e shkrete. E pysin ca çuna nga rruga Bardhyl gangsterrin si e ke emrin ti? Xhorxh tha e kom! Me ca ça merresh ti Xhorxh? I bi saksofonit, pergjigjet Xhorxhi! Fut e bjer çunat, ku i dhem e ku djeg! Si e ke emrin i bertasin. Po Gjergji o Gjergji e kam. Me ça meresh? Po flautit o flautit i bie! (pergjigjet e para shqiptohen me theks tirons, te dytat me theks korcar)

Roni, kush çuna , se aty te rruga Bardhyl jam rrit ose kam kaluar rinine. 

Dje ka qene 200 vjetori i Verdit ,i ketij italiani gjeni.Ne te gjitha stacionet radio e tv nuk degjoje tjeter veçse marsh triumfal te Aida....Muzike hyjnore...veçse mendje perverse te shkaterruara perfundimisht nga dhuna komuniste nuk arrijne te kene asnje benefit nga kjo muzike...e ndodh ,pashmangerisht qe rruget mes muzikes hynorete verdit e mendjes se prishur ndahen

Rono, 

"Bame, mu me pelqe shume Bujari!

Mendoj se eshte nji prej kengtarve katolik me te mire qe ka Shkodra!"

Absolutisht!!!

Per mu eshte gjeni, gati gati nje Verdi i vogel do thosha une.  Nuk e njof nga afer, po besoj do jete si dhe ka emrin, bujar. Se edhe Verdi ish shume bujar Rono.  Bujar me njerzillikun, bujar me te pervuajturit qe i vinte gjithmone ne qender te puneve te tij.  Nje humanist, nje kalores i ceshtjeve sociale.  Mund te thuhet se ishte i MAJTE Rono (Ruset vdesin per ket prostituten e Verdit).  Domosdo, kete mund ta kuptojne vetem ata qe me verte i kane nigju noi gjosen nga fillimi ne fun(le te gugllosin mbi heronjte e Verdit), e nuk jane mjaftu me cka thote telegjornale.  Nje Jezuit me thosh qe eshte krenaria e kishes, e detyrimisht Italise mbare. 

Vone .s'ka vlere..hahahaha

Normal , nga stil Klasik zonja kaloi ne stilin modern smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).