Ismail Kadare flet për konvertimin shqiptarëve në fenë islame. Numri i parë i revistës filozofike franceze “NOOR” hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadaré dhe një tregim të Ylljet Aliçkës. Janë dy shqiptarë që zënë një vend me rëndësi në një botim të çdo përgjashtëmuajshëm, në një revistë të themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë.

Në intervistën e tij Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar, nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe krishterëve” dhe se “ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”. Revista gjashtëmujore “NOOR” u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro, etj, me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.

Vendi juaj, nën regjimin e Hoxhës ishte i vetmi vend mbi planet që u deklarua krejtësisht ateist, duke frenuar të gjitha fetë. Cila ishte arsyeja e kësaj mase të jashtëzakonshme. Si reagoi populli shqiptar? Po ju vetë, si e përjetuat zhdukjen e Zotit me dekret?

Hoxha e justifikonte vendimin e tij, si përgjigje ndaj “kërkesës” së rinisë shqiptare. Kur e vuri në jetë këtë vendim në vitin 1968, ai përfitoi nga konteksti i lëvizjeve të atij viti në disa vende europiane, koha e lëvizjeve studentore dhe e revoltave sociale, ku ndër të tjera pati dhe lëvizje kundër kishës. Hoxha u përpoq ta justifikonte si një lëvizje progresiste. Edhe sot, unë ende nuk e kuptoj arsyen e vërtetë të këtij vendimi. Apo mos ndoshta kjo ishte një çmenduri e pastër e Hoxhës, një trill i një diktatori megalomaniak? Apo mos ndofta donte të imitonte “miqtë tanë” kinezë, në mënyrë që të fitonte simpatinë e tyre? Kush e di?

Si reagoi populli? U rebelua për t’i mbrojtur këto vende kulti?

Populli pothuajse nuk reagoi. Njerëzit kishin probleme të tjera, jeta e përditshme ishte tmerrësisht e vështirë. Kishat dhe xhamitë ishin braktisur prej 20 vjetësh më parë në diktaturë.

Ju vetë, prindërit tuaj ishit të besimit bektashi. Si e përjetuat këtë diktat?

Unë jam rritur në një shtëpi intelektualësh. Nuk shkonim as në xhami, as miqtë tanë të krishterë nuk shkonin në kishë. Një ndër krenaritë tona të rralla është bashkëjetesa paqësore e tri besimeve, shprehje e një tolerance fetare të jashtëzakonshme. Nuk do desha të them se kjo është rezultat i një pjekurie specifike shqiptare, ne nuk jemi më të ndriçuar se të tjerët. Ndofta ishte rezultat i jetës së vështirë, që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës. Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.

Pse u konvertuan shqiptarët me ardhjen e ushtrisë otomane?

Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.

Pra, psikologjikisht ne ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerancës. Por pushtimi otoman nuk krijoi asnjë liri, pavarësisht iluzioneve, duke nxitur konfliktet mes klaneve. Feudalët ishin “të lirë” të bënin luftë mes tyre. Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë.

Pas rënies së diktaturës, fetë e mëdha, nëpërmjet emisarëve të tyre u përpoqën të riinvestojnë shoqërinë shqiptare?

Ka tendenca radikalizimi dhe kjo s’është gjë e mirë. Prej mbi 20 vjetësh shoqëria shqiptare përpiqet të rindërtojë identitetin e saj kulturor, social e politik, që i përshtatet. Por pavarësisht mjaft rindërtimeve të xhamive apo kishave, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të rëndësishëm në zakonet e bashkëpatriotëve të mi. Nga ana tjetër, disa madje tentojnë të rishkruajnë historinë tonë duke minimizuar veprën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që sipas meje duhej të ishte përfshirë në historinë europiane. Padyshim që politika kërkon të përfitojë nga gjithfarëlloj radikalizmash, fundja si kudo.

Ju vetë jeni shënjuar nga literatura antike dhe mitologjitë helenike. Atëherë çfarë influencash keni pasur?

Letërsia më ka mbrojtur nga çdo influencë, ideologjike apo fetare. Ashtu dhe populli im, i cili ka të tjera probleme për t’u ndikuar. Ne shqiptarët jemi popull i emancipuar, ndofta më i emancipuari në botë. Europa duhet ta marrë seriozisht në konsideratë tolerancën tonë. Ajo duhet ta mbrojë dhe mbështesë vendin tonë, pasi ne përfaqësojmë një shembull unik dhe tepër të çmueshëm.

Çfarë rreziku paraqet në vendet e Europës Lindore “nacionalizmi” i ri?

Patriotët shqiptarë, shumë përpara se Shqipëria të ekzistonte si komb, kanë zgjedhur Marsejezën si himnin e ardhshëm kombëtar, pasi ajo simbolizonte lirinë, vëllazërinë, barazinë.

P.Hajnrih Bël ka thënë “Gjuha ime është djepi im”. Nëse ju zëvendësoni termin djep me komb, atëherë nuk është i njëjti kuptim?

Në diktaturë, liria e vetme që i mbetet një shkrimtari është gjuha e tij. Për këtë arsye ne lexonim male me libra. Për pasojë realiteti zhdukej pas këtyre librave.

 

Shqip Media

Titulli i redaksisë

529 Komente

Pse more Emigrant po Peshku vetem reflekton per trapllikun e botes. Ne i biem tastjeres, Raselli lu llapen. Ku eshte ndryshimi? Cdo berber qe lu briskun eshte superior.

jo, jo, muskuj levizim te dyja palet. puna eshte se s'ka pune smiley nuk ka levizje. sepse vete akuinasi (yt) ka thene qe te ai qe beson, s'ka nevoje per "spjegime". te ai qe s'beson, asnje shpjegim nuk eshte i mundur. 

ps. puna eshte nje prodhim terthor (cross product) i forces me rrugen (lexo levizje). Ndersa energjia e nje sistemi eshte aftesia e tij per te kryer pune. ne kete kuptim, biseda rreth Zotit eshte gjeja me e vdekur ne bote, pasi eshte vetiu pa energji. smiley

kur ta kuptosh kete (merret vesh neser, pasi te "kesh fjetur mbi te", sic thone keta heretiket e Oksfordit) mund te rrekemi per gjera me frutdhenese se sa bisedat per Zotin.

deri atehere. smiley

 sepse vete akuinasi (yt)

Akuinasi nuk eshte i imi (te kam thene qe nuk jam kristian), akuinasi eshte i Rasellit qe e ka pire krishterimin me qumshtin e nenes (sipas te krishterit ateist me biberon ne goje Benedeto Kroce), dhe pjeserisht edhe i joti si bektashi.

Biseda per Zotin eshte po aq frytdhenese sa çdo bisede tjeter qe behet sipas disa rregullave dhe ndershmerisht. Por t'i nuk respekton asnje nga keto cilesi, bullshit ketu e bullshit atje, Peshku ketu e Peshku atje, duke rene ne nje mije kontradikta me veten, ne çdo teme, edhe brenda frazes. Cdo bisede ka vlere sepse zhvillon kapacitetin logjik, dialektiken hidh e prit. Gjithe Sokrati "YT" kjo pune eshte, s'ka tjeter vlere.

Kur biseda per Zotin eshte pa energji, atehere perse e ben? Une jam pergjigj vetem budallalleqeve tuaja. Shko ore behu berber ne Skrapar, ka per te dale me mire. 

akoma me kete teme ti o Hero? te thashe pra qe cmimin ''peshk'' te peshku e more. c'kerkon me, vendin e kadares? ncuq ncuq ncoq...smiley

Jo mer Alba nr. 1 nuk me ke kuptu, une nuk du me more vendin e Kadarese, ambicja ime eshte me e madhe dhe me naturale: du me rregullu ndonje femer ketu ne Peshk. Te rregullosh nje femer ben me teper qef se te mbash nje interviste.

sigurisht qe nuk te kam kuptuar. je shume i sofistikuar o heretik-zhapik. e c'mund te mbetet tjeter nga ty po u bere i kuptueshem?smiley

Ngele duke e thith ate kallomin e palaços ne çdo koment! 

i fryn, po ti nuk i di keto se je rritur ne fshat.  kisha ca si keto kur shkoja ne plazh dhe njera me fluturoi nga dritarja e autobuzit hekurrudhe-iliria. sa keq me erdhi. po shyqyr zotit e gjeta perseri ketu tek peshku.

pastaj, dhe rigoleto palaco ishte po kish mend me shume se t'gjithe ketu n'peshk.

Shyqyr qe e paske gjet ketu ke Peshku. Mire vazhdo thithe, thithe kallomin alba, e paske gjet menyren per te qene e lumtur.

i fryn, o fshatar i fryn.

aaaaa ky na qenkerka dallimi zonja nga fshati zonja nga qyteti, ajo nga qyteti i fryn, ajo nga fshati e thith kallomin. Tamam frymemarrja kozmike e botes.

s'te ndihmoj dot heretik. te duhet nje mjek patjeter.

alba s'po m'ze gjumi,s'po m'ze pija,çer duhet me bo??? na jep nji kshill mi amon se noshta m'bo dermonsmiley

Bej sex ka me t'thene. Do vejme bast? lol 

e di c'be. merr pak buke dhe theke, merr ca hudhra te gjalla, pak vaj ulliri, pak djathe dhe haji. hudhrat te ulin tensionin dhe te vene ne gjume. 

dicka tjeter qe perdorin kinezet; pi  nje gote qumesht te nxehte dhe thone qe ja fut gjumit.

qumshin se pi dot se i bje me u gdhi n'hale,(m'mungon enzima smiley)barku osht plot,s'hy mo asigjo. 

un thash nai kshill tip numro delet (s'me bon dermon).

moza mi e poshter zgjohet tjetra n'tre t'notessmiley po t'nodhte ty (te t'zgjonin n'tre t'notes)çere do thojshe?smiley

Alke, po ti provoje 1here, kshu si avash avash. Shume, shume ka me t'hedh prej krevati. Ngrihesh prape, smiley 

Alke, kete pune kam cdo nate me gjumin ,sex bera nja tre here sic sugjeroj M,LL po prape ncuq gjume,

Heretik, nuk ka mundesi,  pa dyshim qe ate mallin qe tymos, e ble ne te njejtin treg me kete tipin e Arditeve te Fascetes se Musolinit  smiley

Non ho tempo di dimenticare tante cose,
che dalla mente le faccio uscire per sempre.
Per gli antichi tragici e i lampi,
mi serviranno almeno due ere.
E forse, così tanto anche per Dante,
per il francese e le spiagge, lo stesso. 
Forse le donne le cancello
mentre il tramonto si avvicina nel frattempo.

Haaaa "Monologu i te vetmuarit"... Po pse ne italisht?

U mundova ta perkthej por s'di a kam qullosur gjë. Sidoqoftë ndoshta finisterre jep ndonjë mendje smiley

Perkthimin s'e gjykoj dot. Je qe je ne blog shqiptar, hidhe ne origjinal.

E hodha per PF, si profan i gjuhëve (di vetem shqip) po mundohet qe gjithë komentet e mija para se të publikohen të aprovohen nga ai ose adminet, pika qe si bie zdraloshit e ka kapur me mua por te bëjë ç'të doje veç t'me haje bakllavanë e nadjes ..Në këtë blog ka gjithçfarë njerzish njeri nevrik e tjetri i qetë, adminet për këtë jane por jo të vendosin veton? Tashti ngelet të shkruaj kinezçe por vetem argendis më kupton ndaj po e le fare..Nuk ekuptoj vertete por mali me mal nuk piqen..Vari hejbet 

 

e mer dull sa internacionalista qi ke pjell..

Miriam, jo prej ku e zini Ju, por vine qe prej se largu ca nga keto risite qe cek Malua.Triada pitagorike( e verteta, e mira dhe e bukura) si fillesa te kultures perendi ore, kaluan nga ky shteg.
Mirepo traditat e dualitetit ( mire- keq) po ne ate kulture, ndaj te ciles nihilistet tane shpesh pergjunjen, i detyrohet ne fakt Platonit, i cili spjegoi karskteristikat dyfishe te krijimit nepermjet dy perendive te cilat sundojne boten shpirterore dhe ate fizike, transhendentale dhe imanente.Sipas tij e Mira, e cila eshte njekohesishte edhe e verteta dhe e bukura, Qenia e perjetshme ...dhe e pandryshushme, sundon boten e ideve( te formave) me pertej kohes dhe hapesires; kurse boten fizike e sundon..." Demiurgu", qe perpiqet qe kaosit te materies t'i japi forme te organizuar sipas harmonise dhe strukturave te...ideve( formave), te cilat sherbejne si mostra( modele) per gjerat e krijuara.
Keshtu pra qe qenia, te gjitha qeniet ne bashkesi, ne vetvehte( idete e qendrushme dhe te perhershme, te perjetshme) rezultojne vazhdimisht ne konflikt me erceptimin shqisor te nje bote fizike...te paqendrushem, gjithenje ne zhvillim e siper.
Pra sipas Platonit bota ka natyre te dyfishte- duale.
Ja pse per fenomene te tilla, kaqe komplekse shpirterore dhe filozofike, me rrenje shume te thella historike, eshte guxim jashte mase i madh te diskutojme ne trapeza te tilla, na ..Cobanet....
E quaj guxim te jashzakonshem inicimin, hedhjen ne "tregun mediatik edhe ...nga ana e Malos, pa le me nga ne, radhikojte.

pikrisht i dashtun grava. jan do tipa t'til qi na bojn me ul kryt para sisorve t'tjer kur na qujn qënie njerzore e jo fluturaku njerzor, bilbileu njerzor. f.v

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).