Çdokujt i ka rastisur të udhëtojë me urbanet e kryeqytetit e po çdokush ka vënë re dhe shumë probleme që shoqërojnë gjatë ditës këtë transport. Mbipopullimi, vjedhjet, era e rëndë për shkak të mosajrimit, vonesat në orare etj., janë vetëm disa prej shqetësimeve me të cilat qytetarët përballen çdo ditë në autobusët e linjave urbane. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës nuk duket të jetë aspak e shqetësuar mbi këtë realitet që duhet të përjetojnë qytetarët e kryeqytetit, të cilëve iu duhet të shtyhen e të shtypen si sardele nëpër urbane të linjave të ndryshme. Linjat kryesore ku shfaqen probleme të tejskajshme të pasagjerëve janë Unaza, linja e Institutit, Kombinatit dhe Saukut, ndërsa më pak problematike, megjithëse evident si problem situata paraqitet në linjën e Tiranës së Re. Popullimi në orët e para të mëngjesit është më i rënduar, pasi është orari kur qytetarëve iu duhet të udhëtojnë në shkollë apo për në punët e tyre të përditshme. Një vajzë 18-vjeçare shprehet se asaj i nevojitet të udhëtojë për çdo ditë nga shtëpia, e cila ndodhet në Kombinat për në qendër, pasi shkollën e mesme e kryen tek shkolla “Ismail Qemali”. Ajo tregon se për çdo mëngjes duhet të përballet me një panoramë të tillë, ku njerëzit gjenden të ngjeshur me njëri-tjetrin.

Vonesat

Problematikë tjetër po kaq me rëndësi mbetet edhe vonesa e urbaneve, gjë që vajzës nga Kombinati i kushton edhe mungesë në orët e para të mësimit. “Ndalesat e shpeshta nga trafiku i rënduar bëjnë që të humbas edhe orë të mësimit. Sikur të mos mjaftonte fakti se në brendi të urbanit të linjës Kombinat – Kinostudio asfiksohesh nga turmat e mëdha të ngjeshura ngushtë mes njëri-tjetrit, më duhet të rri në këmbë përgjatë gjithë udhëtimit me një trafik jashtëzakonisht të rënduar të orëve të para të mëngjesit”, thotë vajza gjimnaziste. Lidhur me mbipopullimin, një burrë i moshuar që është duke pritur linjën e Tufinës, thotë se është me astmë dhe ngjeshja në urban i shkakton bllokim të frymëmarrjes. “Njerëzit ngjeshen shumë, pasi nuk ka vende dhe unë që jam pensionist e që marr ilaçe për astmën ndihem shumë keq në urbane”, tha udhëtari i moshuar. Më tej, burri i moshuar, thotë se nuk mund ta vizitojë shpesh djalin e tij të madh që banon tek “Kafja e Rremës”, pasi në çdo kohë urbanet janë plot me njerëz dhe rreziku i shfaqjes së frymëmarrjes është shumë i madh. Qytetarët thonë gjithashtu se edhe pse në urbane janë instaluar tashmë disa kondicionerë, ata rrallë vihen në punë, më së shumti kur është vapë, ndërsa herët e tjera mungon krejtësisht ajri i freskët në ambjentet e brendshme të urbaneve.

Vjedhjet

Qytetarët gjithashtu kanë ankesa për kthimin e urbaneve në qendra të vjedhjeve, ku jo në pak raste në linja të ndryshme janë shënuar veprime të tilla. Jo vetëm vjedhja është e zakonshme në urbanet e kryeqytetit, por siç shprehen qytetarët, edhe rrëmujat e grindjet janë kthyer mëse të zakonshme në urbane, si rrjedhojë e keqkuptimeve në mes të rinjve apo në mes pasagjerëve dhe stafit të urbanit. Në vitin 2010, kryetari i atëhershëm i bashkisë së Tiranës, Edi Rama solli në Tiranë autobuzë të rinj që momentalisht janë në funksion në linjën e Tiranës së Re, ndërsa në prill të këtij viti u vunë në funksion edhe 20 autobuzë të rinj të linjës Kombinat-Kinostudio, duke i dhënë fund lëvizjes së autobusëve të kësaj linje, që funksiononin në kushte të mjerueshme. Pavarësisht këtyre rinovimeve të autobusëve, sërish mbipopullimi mbetet një problem i njëjtë që s’ka marrë përgjigjen që duhet.

Linjat e transportit publik në Tiranë

- Stacioni i Trenit-Tiranë e Re
- Unaza
- Qendër-Porcelan
- Qendër-Uzina e Traktorëve
- Qendër-Sauk
- Qendër-Laprakë
- Qendër-Instituti Bujqësor
- Qendër-Tufinë
- Kombinat-Kinostudio
- Uzina Dinamo-Sharrë

I moshuari: Të shmanget popullimi i urbaneve

Një i moshuar që pret të udhëtojë në linjën Qendër – Tufinë, shpreh shqetësimin e tij qytetar lidhur me urbanet dhe i bën një apel edhe instancave përkatëse. “Ka disa vjet që jam me sëmundjen e astmës dhe madje edhe kurohem me ilaçe nga astma. E kam të vështirë të udhëtoj në linjën e Tufinës, pasi aty gjithmonë ka shumë njerëz. Mua më merret fryma dhe mezi marr frymë në ajër të pastër, e jo më në një ambient aq të mbyllur dhe të mbushur përplot me udhëtarë. Dua ti bëj apel bashkisë së Tiranës që ta shohë si problem dhe të ndërhyjë që të mos ketë më mbipopullime të tilla që po na marrin frymën ne pensionistëve”, tha i moshuari, duke apeluar për zgjidhje të problemit. Burri i thyer në moshë me vështirësi tregon se prezenca e shumë udhëtarëve në këtë linjë bën që ai ta vizitojë më pak djalin e tij, pasi për çdo herë që udhëton ka vështirësi në frymëmarrje. Ai përsërit edhe njëherë apelin e tij për bashkinë e kryeqytetit, duke thënë se problemi është vërtetë i madh dhe bashkia është e nevojshme të ndërhyjë sa më shpejt që kjo situatë të marrë fund.

Studenti: Urbanet në kaos, gjysmë ore për 800 metra

Studenti i gjuhëve të huaja, Ditoni mendon se urbanet në Tiranë janë në kaos total dhe me një rrëmujë që për të është mjaft shqetësuese. “Më duhet të marr çdo ditë autobusin në qendër për të shkuar deri tek fakulteti im, rrugë që është një distancë jo më tepër se 800 metra. Trafiku bën që kjo rrugë kaq e shkurtër me urban të më shkojë jo pak, por ka raste që udhëtimi zgjat deri edhe gjysmë ore. Përveçse më duhet të qëndroj në këmbë gjatë gjithë kohës, mund të them se gjendja në urban është e rënduar, pasi linja e Saukut nuk ka kondicionerë”, tha djaloshi që ndjek studimet në anglisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Sipas tij, kjo rrugë ka kaq kohë që është në këtë gjendje dhe bashkia nuk ka ndërhyrë për ta rregulluar gjendjen e rëndë. Ditoni shton më tej se deri më tani kjo linjë ka patur probleme, pasi vendi ku është momentalisht stacioni i urbanit të Saukut ka qenë i dërrmuar nga punimet që janë bërë në këtë pjesë nga bashkia. Ai shpreson që situata momentale të marrë fund dhe udhëtimi i përditshëm drejt fakultetit të mos jetë më aq stresant sa ç’është momentalisht.

Xhemali: Na premtuan tramvaj, ende s’kemi autobusë

Xhemali është një burrë rreth të pesëdhjetave, i cili mendon se premtimet nga ana e bashkisë nuk kanë asnjë bazë konkrete. Sipas tij, bashkia e kryeqytetit dhe kryetari i saj, Lulëzim Basha po shfaqet me projekte të mëdha dhe në të vërtetë nuk po bën ata që ka premtuar. “Kryetari i bashkisë së Tiranës na ka premtuar ka kaq kohë për tramvaj, kur akoma ka linja ku mungojnë pajisje të domosdoshme dhe gjendja është vërtetë shumë e rëndë. Shyqyr më në fund një gjë e mirë u bë me autobusët e Kombinatit, që u vunë të rinj, pasi kanë qenë në gjendje mizerable”, thotë qytetari 55-vjeçar. Ai, lidhur me problemin e popullimit të urbaneve shton se ky është një problem edhe për të, sikundër edhe për të gjithë qytetarët e Tiranës. Sipas tij, që situata e kaosit dhe të ndenjurit në këmbë në urbane të marrë fund, duhen të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkisë ose vetë drejtuesit e Shoqatës së Transportit të mos e lejojnë këtë lloj gjendje.

Eriselda Malo: Popullimi i urbaneve, një makth pa fund

Eriselda Malo është një tjetër studente e anglishtes në master në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Tiranës. Ajo udhëton në dy linja të ndryshme të Tiranës që të mund të shkojë në fakultetin e saj. “Zgjohem që në 6 të mëngjesit nga shtëpia që e kam tek Kthesa e Kamzës dhe dal të marr linjën e Institutit, një linjë që ka kohë që është problem dhe ku nga rradha e madhe e njerëzve mezi mbyllen edhe dyert e e urbanit. Rruga nga Kthesa e Kamzës për në qendër është një ferr i vërtetë, pasi urbanet janë krejtësisht të vjetër dhe nuk kanë ndryshuar prej vitesh nga bashkia. Aq më tepër, gjendja brenda urbaneve të kësaj linje bëhet më e rënduar nga zhurmat që shkaktojnë motorrët e autobusëve, që shpërndajnë në ambjentet e brendshme të urbanit erën e naftës”, shprehet Eriselda. Ajo e indinjuar tregon këtë rrugë që përshkruan çdo ditë e që i është shndërruar në një makth, i cili, sipas saj duhet të marrë fund sa më parë.

30 Komente

... Deri ke Bankaaaaaaa ... !!!

shofero, maje icik ke kthesa

Deri te Pikaaaa....!

shtyhu perpara, leroje mesin !

Blini bicikletaaaa ose jepuni kembeve ( ose prisni sa te beheni me tramvaj ) Sesa te shtypesh dhe ngjitesh me lloj lloj njerezish e katnaresh qe vijne era qen. Yack. Lol 

Çdokujt i ka rastisur të udhëtojë me urbanet e kryeqytetit e po çdokush ka vënë re dhe shumë probleme që shoqërojnë gjatë ditës këtë transport. Mbipopullimi, vjedhjet, era e rëndë për shkak të mosajrimit...

Hahaha. Faturino bashke me bileten duhet te shperndaje dhe nga dy cope kallup sapuni per pasagjer, qe t'i majne njerezit nen sqetull. 

Ca ka qene ai zakoni I poshter ne kohe te qepes- mezi gjeje nje vend, karrike me u ul se fishek te ngrinin menjehere per gjoja edukate. Lero karrike se je e vogel, pavarsisht se bilete kishim te gjithe dhe as e njihje tjeterin/ tjetren fare. Kamunistet e ndyre!! 

Ja borgjeze si puna e jote e moren ne qafe kamunizmin.smiley

Kam pas nje komshi. Nje xhaje, sa here hypte I shkreti ne bus ngaqe u lerohej vendi ketyre per edukate ( lol) e zinte gjumi gjithmone. E gjithmone ja vidhnin ato pare qe kishte. smiley always. 

Kush osht Vorraboms i kujtohet shprehja : Lani te hypi, Tiku te presi tjetrin !  Ke Sahati, ku stacioni Antibiotikut dhe Porcelanit ishin me ven...

Ah, ai stacioni i porcelanit u bo me nam kur u bo dhe Artistikja perballe Porcelanit. smiley

"ruhuni nga boja" ishte shprehja magjike qe te bote goxha vend ne autobuz

Mos i fol shoferit.

M'u kujtu ajo ngjarja ne autobuz. Nji meso burr i vesh me kostum e kollare duke u majt ke tubi e duke pa i perqendrum nga penxherja, kur nji xhepist ( qe gojet e liga thone ishte D.D.) ia hyni mare gjith xhepave dhe vellai as nuk merrte vesh gjo. Vetem mas pak, filoni, pa e heq veshtrimin nga penxheria, thote si me vete : Kerko, kerko, se i mut te modh ke per te gjet... !!!smiley

haha, ene filonit tjeter isoj i ka ndodh. Lene mer te gerrmoje. 

Ke linja 64 per Vatikan ne Rome ndahen cmimet oscar per xhepistet. Te organizum ne skuadra, me sulmuse femra, i grine turistat xhaponez, vec duhet me hyp me xhepa bosh per te pa gallate. Njehere plasi sherri per viktimen. 

smiley

Nuk u niste autobusi pa hyp xhepisti funit

ho detto partyyyy

Linja me e keqe eshte ajo e unazes. Me shpejt ecen breshka se autobuzi, 1 ore te duhet ti biesh rrumbullak tiranes.

Eeee, per 35 minuta u ka pas bo n'vaftit. Ecte Breshka megjithe rimorkio, flur!

Garantimi i transportit publik efikas eshte arritje e konsoliduar e te gjitha vendeve me ekonomi te zhvilluar. 

Kjo sepse pa transport publik efikas, nuk mund te kete ekonomi. Forca e punes (dmth punonjesit), nese nuk e kane te garantuar, te lehte dhe efikas transportin per dhe nga vendet respektive te punes nuk munden, nga ana e tyre, te garantojne pranine e tyre ne pune.

Ky parim ishte i qarte si drita e diellit edhe tek ne gjate epokes se shtetit komunist, qe garantonte, ne zonat urbane industriale, per punonjesit, transport publik te rregullt dhe efikas, qe lidhte qendrat e punes me ato te banimit.

Ndersa ne epoken e shtetit eksperimental, apo te rrumpalles, qe po jetojme, ceshtja e transportit keshtu si e formulova une me lart nuk eshte trajtuar fare.

Ne ekonomine e xhungles qe kemi ndertuar ne, shtetit, qe perfaqeson interesat tona te perbashketa, ku hyn padiskutim edhe transporti, nuk i rruhet fare per sa me lart.

Punonjesit qe nuk e zgjidhin dot vete, privatisht, ceshtjen e transportimit per ne vendet e punes le te vrasin, po deshen, veten. Shtetit (pra bashkesise) nuk i ben fare pershtypje.

Dhe kur shtetit/bashkesise, nuk i intereson fati i forces se punes, mbi te cilen bazohet i gjithe produktiviteti dhe mireqenia e shoqerise sone, cfare mund te presim per fatet e udhetareve jo-punonjes, dmth studenteve, pensionisteve, te semureve, familjeve, hallexhinjve, e keshtu me rradhe!? ASGJE FARE!

Terheqja e vetedijshme e shtetit/publikes nga kjo fushe ka sjelle sot gjendjen mizerabel te transporteve publike, urbane dhe ekstraurbane, ne Shqiperi.

Qe te mos keqkuptohemi, me publike/shteterore nuk nenkuptoj sherbim te ofruar nga publiku, por thjesht kontroll dhe rregulla te shtetit mbi privatet, me qellim garantimin me ligj te transporteve cilesore dhe efikase, me kosto te perballueshme.

Disa sugjerime praktike, te kopjuara nga vendet e zhvilluara:

1) Nje kompani unike transporti publik urban, per cdo qytet, te kontrolluar me aksione nga bashkite

2) Kalimin ne varesi te kesaj kompanie te te gjitha vendparkimeve publike ne territorin e qytetit bashke me te ardhurat respektive; keto te ardhura, te vjela nga parkimet dhe gjobat per mosrespektimin e tyre, te financojne sherbimin e transportit publik, bashke me biletat

Obi-Wan, edhe kendej urbani subvencionohet nga bashkite, subvencionim pasiv dhe jo aktiv, plus qe vete firmat e urbaneve, luajne ne burse per ti shpetuar falimentimit. 

Bashkia ne perendim eshte subjekt ekonomik shume i fuqishem, pronar i madh pronash te patundshme, punedhehes i madh, ofrues i madh sherbimesh, vjeles i madh taksash nga tregtia ne qytet, etj., etj, dhe kjo i mundeson financimin e disa sherbimeve si transporti urban. 

Por, tani qe jemi ne kohe krize (dhe Itali e ndjen me shume se disa vende te tjera te medha te eurozones) Bashkive nuk ju dalin me hesapet ndaj edhe kerkohen zgjidhje te reja, 'hibride', te problemeve te disa sherbimeve, si transporti urban. 

Mua me duket se ne rastin e qyteteve tona kryesore, unifikimi i linjave ne nje kompani te vetme te formes sh.a., me shumice kapitali publik, dhe sigurimi i te ardhurave edhe nga parkimet, pervec biletave, do te ishte zgjidhje e suksesshme. 

Nje kompani e vetme do te thote sherbim i vertete per qytetaret, koordinim i linjave, mbulim me i mire i territorit, menaxhim i unifikuar, kosto mirembajtjeje me te uleta x njesi, si rezultat i nje parku automjetesh me te madh, trajnim dhe kualifikim i stafit, benefitet nuk kane fund. Natyrisht kostot nuk mund te mbulohen kurresesi vetem me bileta, ndaj edhe zgjidhja e parkimeve eshte ideale

 

 

Ne Shqiperi (Tirane) linjat e transportit urban jane ne dote te shoferave dhe faturinove, te cilat jane te punesuar! Aty mund te shikosh qe shoferi ose faturino, te lej autobuzin ne stacion me qytetare plot, dhe te shkoje ne "banjo", ( posht ures se Lanes)  per nevojat personale! Njishin ose  Dyshin ne qoftese me kuptoni! smiley  nja 20 minuta! Ndosh edhe keshtu! Kulture e dobet, disipline pune mizerabel! 

Ka edhe me keq,provoni njeher te ktheheni ne shqiperi(si turist bre..),i zbrisni avionit ne Rinas e beni gafen te shkoni ne nje qytet shqiptar me nje nga linjat extra-urbane ..e hajt se flasim pastaj!! Vend mizerje!!!

Tirona eshte si shpirt, (per inot te Fiqos). smiley

Si shpyrt e kemi, s'e moho dot njeri. Qytet vibrant smiley

Qe kur bashkine e Tirones e morri/rembeu kanakari i sali-ut, transporti urban ka shkuar vetem drejt renimit. Por jo vetem transporti urban, por edhe papastertia ne qytet eshte shtuar, edhe makinat parkojne mbi trotuare pa gje te keq, ndotja e ajrit eshte bere e padurueshme dhe ndertimet apo shtesat si te mundin e gjithandej jane shtuar si kerpurdhat mbas shiut. Te jetosh sot ne Tirane eshte vuajtje. 

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).