Napolitano: Duhet ta ndalim patjetër këtë masakër njerëzore!

Të paktën 94 persona vdiqën, ndërkohë që 200 të tjerë janë të humbur, pasi një anije e mbushur me klandestinë afrikanë mori flakë dhe u mbyt pranë brigjeve të Lampeduzës në Itali. Për shkak të numrit të madh të të humburve, tragjedia mund të rezultojë një nga më të rëndat në historinë e klandestinëve afrikanë që kërkojnë të arrijnë në Europë.Mes viktimave janë edhe të paktën tre fëmijë dhe dy gra shtatzëna.Tragjedia vjen pak ditë pasi 13 emigrantë u mbytën në brigjet e Sicilisë. Presidenti italian, Napolitano, tha se duhet ndërmarrë veprime të shpejta për të ndaluar këtë masakër njerëzore.

Shqiptarët kur dëgjojnë lajme të tilla kujtojnë tragjedinë e tyre të quajtur Tragjedia e Otrantos, e cila ndodhi më 28 mars 1997, ku u mbytën 84 persona, 46 gra prej tyre dhe fëmijë, 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. Anija e tragjedisë u nxor nga deti 6 muaj pas ngjarjes, bashkë me një pjesë të trupave të viktimave.

Zh.

15 Komente

...................

Mir qe paskan ndryshuar pak italianet... kish dale ndonje kurvicke duke uluritur te mbyteshin ne det disa dite para se te ndodhte?

Leqe nuk e besoj, nuk ishte nisur nga Shqiperia varka..smiley

më 28 mars 1997, ku u mbytën 84 persona, 46 gra prej tyre dhe fëmijë. 

 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar

 Tragjedi prej 1997. Kjo  nje nga vrimat e zeza qe populli yne e ka peshqesh nga ky Gerdallla, qe kerkon merita per ate vend! 

http://www.youtube.com/watch?feature=pla...

Ja cfar i bene popullit tone pepinot sebashku me Berishovicin i cili disa dite me pare kishte nenshkruar marreveshje per rikthim te emigranteve shqiptare qe kalonin detin duke vene koken ne rrezik. Nje shtrige ne ato dite kishte thene mbytini shqiptaret ne det po erdhen drejte italise, dhe Sibilla ate pune beri.. me vone donin qe kete krim ta paraqesnin edhe si aksident pale. 

I paçin shpirtrat në paqe...

popuj te tjere, sot gjenden ne po te njejten mizerje ne te cilen gjendeshim ne, pas fundit te qeverisjes se halabakeve komuniste, pas fundit te nje prej diktaturave me te egra qe njihen.

gjenden dhe vuajne per buken e gojes, per te drejten e flajes, per mirarsimim, kunder dogmave, pro mirqenies...
Europa dhe ne si aspirante per tu futur ne te duhet te mendojme qe tani te ofrojme ndihmen tone sado te vogel, qofte edhe simbolike, per keta popuj te vuajtur.

poshte diktaturat makarbe, poshte vendet qe hane njerezit e vet. me shume humanizem

nje tragjedi (tjeter) italiane, thuaj...

nje tragjedi (tjeter) italiane, thuaj..

Kjo eshte nje nga ato ngarjet ku eshte me mire te heshtesh,pasi nuk ka asnje fjale tjeter per te shtuar pervec, ngushellime..faji i vetem i italise(nese duam te gjejme) ne kete rast, eshte se nuk arijne dot te mbajne gojen mbyllur,kaq!

me vjen shume keq per keta njerez qe kane humbur jeten.italjont jane njerzit me hipokrit qe egzistojn,te njejtat tipa qe perplasin nje anije me shqiptare duke e fundosdhe vrare njerezit,ligji i te cileve denon peshkarexhat nqs ndihmojn njerzit ne veshtiresi(bosi-fini) shpallin dit zie kombetare.

u ka prish dynjoja fare. 

nqs ata do kishin kaluar bosi fini do cirreshin kundra tyre. 

ligji i te cileve denon peshkarexhat nqs ndihmojn njerzit ne veshtiresi(bosi-fini) shpallin dit zie kombetare.

Jo nuk eshte kshu. Ne raste kur rrezikohet jeta, nuk ka vlere nje norme e tille.

Po lexoja intervisten e njerit te shpetuarve, qe tregonte qe ishin nisur nga Libia dhe ne afersi te bregut, duke menduar qe shpetuan me ne fund, kishin ndezur rroba e letra per te terhequr vemendjen anijeve ne port. Zjarri kishte dale nga kontrolli dhe anija ishte ndezur.

 teper e dhimbshme,shumica djem e vajza te reja...smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).