Shtabi i vjetër në Urën Vajgurore, 6.4 milionë lekë

Shitja e objekteve ushtarake, e vënë nën akuza të forta nga Partia Socialiste gjatë muajve zgjedhorë, po vazhdon me të njëjtat ritme edhe pas ndërrimit të qeverive. Mes gjashtë objekteve shtetërore të nxjerra në ankand në muajin shtator nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, tre janë pikërisht ish-prona të Ushtrisë. Ajo që bie në sy, ashtu si dhe në ankandet e zhvilluara gjatë qeverisë “Berisha”, është vlera mjaft e ulët me të cilat hidhen në treg këto objekte. Objekti 31, Shtabi i vjetër, në Berat, do të hidhet në treg me vlerën fillestare 6.4 milionë lekë, ndërkohë që ish-Vend Komanda Qendrore, me sipërfaqe 27 mijë metra katrorë, vlerësohet nga Drejtoria në total 121 milionë lekë.

Tri objektet

Prona më voluminoze e hedhur në shitje në ankandet e shtatorit është ish-Vend Komanda Qendrore në Sauk të Tiranës. Sipërfaqja totale e kësaj pasurie, sipas dokumentacionit të Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike është 27,000 metra katrorë, ndërsa shpërfaqja nën objekt 672.6 metra katrorë. Vlera totale e këtij objekti, sipas Drejtorisë, është 121.9 milionë lekë. Objekti 31, Shtabi i vjetër në Urën Vajgurore, që zë një sipërfaqe totale prej 6,2 mijë metrash, vlerësohet 6.4 milionë lekë. Ndërkaq, Posta e Policisë Kufitare Kallkan Dimërore në Stëblevë të Librazhdit, vlerësohet 1.9 milionë lekë.

Polemikat

Partia Socialiste e ka akuzuar vazhdimisht qeverinë “Berisha” për abuzime me shitjen masive të pronave shtetërore. Akuzat u bënë edhe më të ashpra pas përfundimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, me të majtët që akuzuan se qeveria po nxitonte të shiste çdo pronë të mundshme, duke paralajmëruar se me ardhjen në pushtet do të anulonin çdo kontratë abuzive. Duke nisur nga viti 2011, qeveria “Berisha” vendosi nxjerrjen në treg të një numri të madh pasurish në pronësi të shtetit. Në fillim të këtij viti, ish- kryeministri Berisha u kërkoi dikastereve përgjegjëse të hapnin një proces, përmes të cilit parashikohej privatizimi i rreth 1280 objekteve.

Në qendër të akuzave të të majtëve u gjend në mënyrë të veçantë ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Sipas Partisë Socialiste, Imami ishte përgjegjës për abuzim me pronat publike, me nxjerrjen në ankand të një numri pronash të Ushtrisë shqiptare me një çmim nën vlerën e tregut. Të majtët sollën në vëmendje ankandet e datave 16 dhe 17 korrik, në të cilat u nxorën në shitje me një çmim ndjeshëm nën vlerën e tregut disa prona në zonat më të lakmueshme turistike të vendit, siç është për shembull një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë në Ksamil, e nxjerrë në shitje me një çmim fillestar prej 12 milionë lekësh, apo një truall prej 625 metrash katrorë në Babicë, për vetëm 2 milionë lekë.

70 Komente

"Shtabi i vjetër në Urën Vajgurore, 6.4 milionë lekë"

.smiley
ja e bleve "shtabin" , po ca do besh me te ne Uren Vajgurore..?smiley. apo thuaj, nje dore boje nga Uniteti Mendo Pozitivsmiley dhe sherben si tip muzeumi a vend pelegrinazhi per rinine...smiley

vetem toka vlen 10 here me shume te pakten.

C'do besh ? Nje nderrmarje/fabrike e nderton duke pasur token qyl...ose thjesht, perdore siperfaqen per ta mbushur me panele djellore po deshe smiley

Ideja eshte qe PS-ja ne opozite, por edhe pas fitimit te zgjedhjeve, beri namin per shitjet e pronave te ushtrise...tani qe ka 1 muaj ne pushtet : vazhdojne te njejten gje si me pare ! Normal deri diku, jane te uritur nga 8 vite opozite

Me mire nje ndermarje sesa germadha pa vlere. Problemi me i madhe ketu nuk eshte shitja, por procesi si dhe hipokricia.

Hipokrizia eshte ne rastin e atyre qe s'ndiheshin deri para nje muaji kur i bente Imami, e ndihen tani. Ata jane per t'u peshtyre.

kurse ata qe ndiheshin kur i bente Imami po nuk ndihen tani, jane...ca?
 

nje mut jane dhe ata.

aq s'ben nje vile o njeri. mbetet prone e blere per dy leke ku mund te ndertosh ose ta japesh me qira per cdo lloj biznesi apo fabrike. 

Ate po themi, por kur kete gje e bejne ata te majte qe deri dje na jepnin leksione morali, kjo eshte e neveritshme!

Si ajo Kodheli, qe çirrej se do rimerrte SHQUPIN sa te dekretohej, tani e futi bishtin nder shale dhe ben parada ushtarake! Fjale, fjale dhe asnje gje konkrete nga Qeveria

Fjale dhe asgje konkrete mos thuaj ti, se per vendosjen e rendit ligjor kane bere per nje muaj ate qe s'ka bere PD ne tete vjet. 

U vendos rendi tani, nuk pipetin me njeri.smiley

vl ktyne ne ure vajgurore e m'the-te thashe.
Une po pres i pagjume kur te shtijme ne dore ato rezervat e naftes ne jon qe i llogarisnin kto ekspertet sallaks ne 600 miliarde fuci. Ja te na hash moone, o emir i kuvajtit dhe t'gjithe ju sheiket e arabise saudite bashke!

haha, ca gallate. Kete vere isha ne nje dreke te mire me nje dy "rilindas" me ashtu dmth, e kishin nda menjen me kap nje objet ushtrie, po s'binin dakord cilin nga lista e preferencave. Ec dhe ti po deshe me thane. I pyeta, po nuk i mbaroi ky ustai tjeter, ca flet me thane, loja sapo ka filluar. Aty i futem nje me fund per rilindjen. Eh mer kurbetqare, qefi e katania osht aty, po kush do u fuste ne akuariume pa uje, thuj. 

Nami i zi qenka bere ne Uren Vajgurore. U desh te shiteshin ca germadha qe te vinte Ura Vajgrore ketu, nderkohe qe guroret po e gerryejne nga brenda .

Inshallah s'e lexon kete artikullin galilei.

smiley Pse moj gjembace ? 

Po nuk doja te merziteshe nga nje lajm i tille meqe vec Imami shiste ish objektet ushtarake.

Gjembi, po Imami shiste arme, o goce, ky tulla te thyera .

Adria, Imami nuk shiste vec arme dhe une shpresoj te perfundoje ne burg. Por sic e shtjelluan dhe shoket e shoqet para e pas foles, nuk eshte ceshtja tek tullat por te ajo cfare eshte nen tulla. Gjithashtu eshte edhe tek hipokrizia.

P.S. Arme Shqiperia ka shitur qysh ne kohen e shokut Enver (gezuar ditelindjen!). Ti kujton se uzina e Gramshit e kombinati i Poliçanit prodhonin vec per nevojat e brendshme?

Gjembi, edhe nje here, se e permenda dhe me lart. E keqja Ures Vajgurore nuk i vjen nga kjo germadhe qe s'ka pike vlere , por nga guroret qe po e gerryejne per se gjalli prej vitesh  dhe asgje s'eshte bere per t'i ndalur . 

Ne vdesim te merremi me gjera te parendesishme, duke anashkaluar ne heshtje ato per te cilat  duhet te cirremi, ne fakt.

E dashur, nuk po permend gje artikulli nga i vjen e keqja Ures Vajgurore. Ky artikull nuk eshte per gjendjen e Ures Vajgurore por per shitjet qe po behen nga Ministria e Mbrojtjes. Objekti i U.V. eshte vec nje nga disa qe po shiten.

Nese ti shkruan apo gjen nje artikull per gjendjen e keqe te U.V. dhe guroret, urdhero sille ketu ta lexojme e diskutojme.

Ja dhe ty te paska 'shpetuar" nga 'siri vigjilent i Din Shumit " ( jo "shpetuar " si pordhet e LefKOPESE) nga  ai paragrafi me ...kontrata abuzive ...

Kush te ka thene ty dhe Gjembeceve te tjere te Tredhur e te shkare nga Ledhi , qe ne programe nuk jane planezuar tjtersim objektesh qofshin dhe Ushtarake ?

Min Mb eshte paraqitur si bartese e Megallomanise , Servilizmit karierist  , Bosh e Hic Drejtuesit te saj Imam Bajalldise dhe Politikes se Babasqapit qe ka cuar neper Burgje nja Pese a me shume sh .shtabi te Pergjithshem si Politike te cakerdisurish menderisht .

Pse pretendon te kesh Logjike tjeter jashte babasqqapit ...kjo eshte habi besoj ! Dhe do te sqarosh dhe te tjere ...O kuje o kuje smiley do dhe sille ketu ta diskutojme smiley

Shpejt ti shesim perpara se tu dalin pronaret.

Po e bleve nga shteti, ishpronareve brisku u mbetet. 

"Sipas Partisë Socialiste, Imami ishte përgjegjës për abuzim me pronat publike, me nxjerrjen në ankand të një numri pronash të Ushtrisë shqiptare me një çmim nën vlerën e tregut."

mbi bazen e ketij fakti flas

Keto objekte a jane ne gjendje perdorimi apo jane thjesht te braktisura?

S'ju pame te benit ndonjehere keto pyetje per Imamin, mjaftonte qe po shiste toka ushtrie per ta akuzuar si hajdut (qe edhe ka qene, nuk e ve fare doren ne zjarr per ate). Ndersa tani ndryshoka argumenti, tani duhet me analizu ca vlere reale kane keto prona?!

Endrity,me duket se je i ri mos gaboj,prit prit se do e njofesh mire popullin tend dhe timin bashkesmiley

Po se sa rrijne kot, le te shiten, megjithse une jam per rifutjen e ushtrise se detyrueshme per 1 vit, keshtu qe une po te isha ne pushtet, do ti rinovoja me punen e vet ushtarve, pasi shum ndertesa mund te jene degraduar. Me kete rini qe eshte sot, do ishte mire dhe e keshillueshme detyrimi ushtarak, pasi aty mesojne se ç'eshte disiplina, respekti, solidariteti, ndihma, larja, kujdesi per veten e per shokun, etj. 

Per ty Art ne se ke deshire ta lexosh !

Nuk duhet futur fare ne kete Linje .Nje tjetersim ne Rrenje e Themel i nje shoqerie e shteti duke i ndryshuar bazen e Pronesise nuk ka nevoj per keto Pyetje Teknike e zgjuarsi Bythe te LefKOPEVE .

Ne te tilla raste hyjne ose nje Program ndryshe ( shembulli i Pjerit po e leme dhe thjesht Moral e Edukues ) ose  program i NATO-s apo OSBE qe asnjehere nuk kane sqaruar se cfare Kuptojne me Min Mbrojtje aq me teper te Lloit Imam Bajlldia e mareveshjeve te North Karoline te Zhulalit ( rp ) apo ecejakset e "dylberit te familjes berisha " z.Mejdiu ne Usa a ku dreqin deri sa sollen Gerdecin e Xenit !

Dhe ketu lindin problemet sa qe del e zgjuar edhe Gjembi "me shitje armesh ne kohen e Enverit "smiley dhe anashkalojne thelbin( jo me dashje por nga Injoranca ) pra Thelbin e fenomentit qe ne vetvete permban Nje VJEDHJE te paimagjinueshme nga Glasa Politike e banditeve Politike e Biologjike te Babasqapit si ne Vlere te Objekteve ashtu ne Njohje te Pronareve edhe ne Shperndarjen e perfitimeve .

Ketu eshte dhe SHQUP , e nuk eshte puna se LefKOPEJA me ngjyre kake kur komenton ,  zbuloi se "Qeverite qekan njesoj Hajdute or tie " e pas saj nje Lukuni sumash me fende e pordhe te forces 0,3 deri ne 0,5 Azem smiley

Azem eshte njesi matse !

Cuna ne goca te peshkut, te mbledhim leket e xhepit e ti blejme keto 3 prona per ate dite te mundshme te qametit. 

Si vlersohen keto prona ne krahasim me, psh Porto Palermon, qe qiti ne shitje Imami? smiley 

Sa para morri per Porto Palermon ne krahasim me kete? Po ashtu sa vlejne keto prona ne krahasim me token ku po ndertohet sot TIDi dhe Qendra Toptani ne ish lulishtet e Tiranes? 

Nese ky ishte debati per tu bere, edhe njehere pse u kujtuat tani per kete debat?

Se cmendoj per shitjen e ketyre pronave e thashe ne fjaline pare. Ne te dyten, si gjithmone per budallenjte, solla ndryshimin ne REND midis ketyre 3 pronave dhe 1 nga qindra qe shiti Berisha / Imami. Kot me te pyt, ti a i bashkangjit dot nje shifer Porto Palermos, rehat dmth, dhe ta krahasosh me keto te treja te marra sebashku? 

Domethene, ti mendon se pronat ne pergjithesi nuk duhet te shiten (prandaj akuzoje Imamin), por eshte ok kur shiten tani pasi fitimi eshte me i vogel nga cfare qe me perpara?

 

Shiko, une kam konstatu se aftesia jote per te kuptu varet teresisht nga deshira jote. Jam lodh shume here me te shpjegu do gjona, po hic! Une flas per X, ti interpreton Y.

Gjithsesi, une mendoj se kjo NUK eshte koha per te shit do prona, e aq me keq per lek buke.  Persa i perket shitjeve qe desh/beri Imami ti duket as ja ke idene se per ca flitet. Te keshilloj te rrish larg loqeve qe kerkojne te heqin paralele. Qellimi i tyre nuk eshte analiza, por vete heqja e paraleve. U kuptum besoj.

U kuptum...

Nga vjen ti o Rrenjasi .....Ti qenke KUJE fare ...smiley

smiley eshte hera e pare qe e perdor dhe pa qejf , po nuk di robi me cfare ta vleresoj nderhyrjen tende .As Thenia e Gomarit per Uren , as Uji i Mullirit me ere,  as Derstila "lash nje koment .." biles as si Rrenjasi nuk ben pune ..."qe ne kohet e lashta objekte ...

Ty nuk di se ku te te kategorizosh pse u fute , pash zotin smiley Ndoshta si ai skeci Rremes Dursit ..Ehhhhh afron pak ose si ai i Cekes ...Hiqma tullacllekun .

pash zotin cfare deshe te thush ! Muahamet Aliu te dalte krah !

Qeveria nuk i ka mbushur akoma 100 dite. Duhet te presim te shohim rezultatet edhe ne kete fushe. Fillimi eshte i mbare dhe inkurajues. Levizja te shpejta dhe konkrete. Seriozitet!

ashtu tu keqen!!

Jo mo nuk i bashkangjis fare sepse debati nuk ka qene asnjehere per te matur se sa ka qene vlera reale ne treg e ketyre pronave. Debati ketu ka qene i thjeshte: Imami shet pronat e ushtrise = Imami hajdut! Sot Kodheli po shet pronat, aman na thuhet se kjo qenka e justifikuar se jane bosh, jane vleresuar drejt etj etj. 

Debati me te drejte duhet te jete mbi vleren reale te ketyre pronave, po me vjen keq qe kete e paskeni zbuluar tani e jo me perpara. 

e ka zbulu Bama edhe me perpara po ja mbulo Roni sa here qe ky se ka menjen

Mos e shlo veten Gono! 

smiley

Endrit, 

Si gjithmone, na enjte!!! ti duhet te dish, qe pronat e shtetit ndahen ne disa nivele, jo vetem nga vlera por edhe nga RENDESIA. Nje njeri me 8 klase shkolle shume lehte do te dilte ne konkluzionin se Berisha/Imami desh/shiten prona te rendesise se larte dhe me vlere, per leke buke. Krimi ketu eshte i shumefishte. 

"kjo qenka e justifikuar se jane bosh, jane vleresuar drejt etj etj. " kush po i thote keto?  Une po them te kunderten. Por nuk mund te rri edhe pa perseritur se SOT, vetem loqet mund te heqin paralele midis dy magnitudave.  

Atehere, vetem pak me siper jane bere komente, jo nga ty per te qene i drejte, se keto prona ne Uren Vajgurore jane bosh, ketu dhe ketu. Nuk i shpika une.

E dyta, nga pronat e shumta qe ka privatizuar Imami kishte plot qe ndodheshin neper fshatra e zona rurale, nuk ishin te gjitha SHQUP-i. Edhe per keto prona, qe sipas rendesise nuk besoj se qenkan siper Ures Vajgurore, akuza ka qene konstante: po shiten pronat publike, po zhvatet shteti etj etj. 

Ti sot po thua qe qenka rendesia (dhe po shtoj une, vlera me te cilen i shet) kriteri mates. Me ty jam, po edhe njehere kete parim nuk e keni ndjekur me perpara. Ashtu sic, po e rikujtoj, ka patur shitje skandaloze te tokes ne mes te Tiranes nga ish Kryetari i Bashkise qe jane harruar, apo licencat e tenderat per HEC-e nga Kryetari aktual i Parlamentit. Edhe keto te po te njejtes rendesi jane. 

Bama po te thote M ti e lexo W, te jem une si Bama ste kthej pergjigje fare.

Bama edhe icik do behet opozitar mer, po nuk po di si t'ia thote Cimit dhe Ronit pa u allnu me ata smiley 

smiley

edhe Krishti u tundu...

Edhe ti do tundohesh. Keshtu sic e kane nis keta, me keto k...lliqet e rradhes qe ka bo Tahiri sot, vetem Xakja dhe Berberi do i ngelen Rames mbas nja kater vjetesh me duket. Shyqyr qe kemi ate burrin e vatanit thelle nga malet e Skraparit thuaj, sa here tundet shteti dime ku ti hedhim syte smiley

Endrito, 

E di ate rregullin cifut ti besoj, kur 9 bine dakort, eshte detyra e te dhjetit me dyshu. smiley 

Une di qe kur mblidhen 5 cifut dalin 6 mendime te ndryshme

kur mblidhet 7 dalin 8, do thosh Goni. Ti i forte je qe heq paralele gjithsesi....

Po Shteti shqiptar para se gjithash, nuk ka Prokurori se po te kishte do ti kishte dal zot prones  publike! 

Brace

Prokuroria s'heton Imamin as
me akuzat e OKB, ja pse s'ka shpresë -

Kërkesën për hetim kryesisht e shoqërova me raportin e panelit të inspektimit të OKB-së, një hetim i plotë mbi këtë trafik, hetim i shtrirë në disa shtete, përfshirë Shqipërinë ku rezultojnë të përfshirë ministria e Mbrojtjes, AKSHE, MEICO, Autoriteti i Aviacionit Civil, ANTA etj.”

Por, Prokuroria, e cila duket se e ka lënë në pritje për 5 muaj denoncimin, i ka kthyer përgjigje këto ditë, deputetit duke shtuar procedura të tjera si të nevojshme për të marrë përsipër hetimin.

“Pas 5 muajsh heshtje,”- shprehet Braçe, - “më vjen letra që shihni, ku dëshmohet se as ka nisur hetim, por kërkohet që raportin ta shqyrtojë njëherë Kuvendi. Pastaj, nëse Kuvendi e sheh të arsyeshme, t’ia çojë Prokurorit shoqëruar me kallëzim! - See more at: http://www.shqiptarja.com/politike/2732/...

 

Eh Bracja smiley Me vjen gjynaf se nuk ka me ca te merret tani, nuk di me ca te akuzoje, bredh ne facebook lart e poshte e mbron kedo qe shan rilindjen. Te merrte ndonje cope per vete edhe e kuptoj, po te tjeret po marrin drejtori, ky i ben avokati. Figure tragjike, me vertete me vjen gjynaf se emri nuk i ka dale asnjeher per pislliqe. 

Endrit, 

Une flas per veten, jo per te tjeret. E katerta here qe them qe nuk duhet shit asnje prone, sot per sot. 

Ku me ke pare te mbroj shitjen e tokave ne mes te Tiranes? Per HECet nuk mund te them gje, pasi vet puna ma kerkon ti bej mire hesapet perpara se te zgjidh gjuhen.  Per disa raste B/C kam degju se ka qene teper pozitiv, dhe eshte provuar ne prodhim (zbatim projektesh te mirestudjuara te para 90s), per disa te tjera kam degju qe injorantet me pare teper i kane gropos ato neper diga anembane. Po kjo eshte tjeter histori. 

Shkurt, se kuptoj perse sulmo per inerci...

 

 E katerta here qe them qe nuk duhet shit asnje prone, sot per sot. 

Kaq mjaftonte mer burre, pa i hy fare debatit mbi vleren. 

Erdhe dhe ti ti vesh kapakun  ...pse u kujtua teni per kete muhabet ...smiley Qe njihesh si nje nga Derstilistet cilesore kete e ke fituar dhe nuk ta kundershton dot njeri .Po qe u fute dhe tek Mullisi "Mire mulli me ere po Ujet nga i vjen " ..Hallall !

Po pse per cfare eshte prurja dhe ngjyra e Kakes se lefKOPESe kur komenton ? Apo ishte " Per ekonomine dhe krizen dhe disa nderhyrje e keshilla te Ekonomisteve Shqiptare se si Bota ta kaperceje ate "smiley..

Ku kandar qe u peshon ju mer Jahu !

Po hajde dhe teknikisht me qe e  paska mesu e lexu se ne Shqiperi ka  Porto Palermo . Pse me naivitetet e Halimerve dhe Bamsi Bumseve kujton zotrote se matet vlera e atyre vendeve IDEALE per Groposje mbeturinash te Demtimit ne mase perfshi dhe radioaktive ???? Apo te kane thene qe keshtu krahasohen Vlerat e Objekteve me  Tidi e qendra Toptanesh ...qe sherbejne si Porto Palermo per "fantastet Italiane "... ata dine me bo ekonomi  edhe me art mer jahu " 

E pse su merr mender purtha trute kush u ka mesuar te krahasoni ... Tjeter here kur do te vish si i xGjUar drejtoju lefKOPESE te jete me e qarte pa Ju detyruar te dilni nga Stani !

a shitet pasuria kombtare moj qeveri e poshter, mizore, makaber?

Kete leksion na mbanin ne isooo ate te Rilindjes qe sot po Ri-marrin zakonin e vjeter!

Kane shume vite pa vene gje nen dhemballe, mezi po prisnin te shqyenin ndonje gje (a.k.a prona private, shteterore, poste te ndryshme, gjobevenie bizneseve, vjedhje ikonash e vepra arti etj)

Mu sme bon leksion njeri gjalle ne bote, une jam rilindas vete dhe keto jane bindjet e mija.

jam edhe kongresmen

I re nga Kina shoku Idriz Ylli

Me shkurt e me shkoqur, se Partia nuk do fjale te teperta, se jane fukarallek. Rilindja do sjelli mireqenie apo jo ? Shtrengo fort Erion Veliajn, qe ka Dajon nga Ura, se mireqenia po shtohet dita dites ne memedhe smiley

Prape me ngjyre Kake ti ?

LefKOPE shiko si behet shteti / larg nga babasqapi dhe Dovleti ...smiley

Mos lexo ate rroten e mullirit me nje ...Y ne fund . Ai eshte per ketu dhe ketu ...smiley s'ka pse i duhen mendet atij . Zotrote ke nje ngarkese me ...iiiiii I ne fund qe rrodhen nga shndrrimi i ,,yyyyyyy ne fund pa llogaritur lic ...me Y ne mes e ne fund . Pa le me te llogaroitesh dhe ato qe ke ngarkuar .  Pak gjate po e kuptushme . Derstila eshte mbyllur per kete rast .Vetem M.Aliu nuk po e kuptonte per cfare po flitej smiley

O z.Muahamet ...Flitet jo per SHITJE ,  por per MATRAPAZET e PD-hit ne pushtet qe nuk lane me gje pa shitur per "skarap " ..dhe nje nga me Matrapazet Imam Bajlldine e babasqapit swi Min i Stratagjemave ne Lufte kunder Alieneve ..

MMMMM ERA SHTET!!! - do kishte thone njoni

smiley

ka ik ke berberi ai sot smiley

Ore seriozisht, ku ka humbur ai qe nuhat? Ka lene vetem nje skraparlli ketu te beje falenderime veresije po ky s'e bo dot punen i vetem.

Do te kete lene Briskun dhe ate meshinin qe e mpref  .Të kanë ardhë Mushterij s'ke pse qahesh .Filloja nga Ura Vajgurore e dil ne Berat smiley Nje thes e ke t; garntuar ...

LefKOPE  Mos harro theset  / se jane shume per te qeth ...smiley

Rilindja kshu?!smiley

 

Na bzoni kur te ankadaren ato vendrojet ke ministrit afer bashkis. Apo s'kan qen dhe piktoreske plus Aq i vend sa per i rob ne mes Tirones dum. Ta fillojme me pak si gjith te tjeret xhanem smiley

.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).