Çmimi Nobel i Paqes 2013 sivjet i akordohet Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), njoftoi Komiteti Nobel me seli në Oslo, Norvegji. Çmimi do t'i dorëzohet kësaj organizate sipas traditës më 10 dhjetor. Ky çmim shoqërohet me tetë milionë krona (rreth 920.000 euro). Ekspertë të OPCW veprojnë aktualisht në Siri për asgjësimin e armëve kimike të regjimit të Asadit.

OPCW, me seli në Hagë, është një organizatë e OKB-së. Ajo u krijua në 1997 për të monitoruar Konventën ndërkombëtar të Armëve Kimike.

Eshtë hera e parë që inspektorët e organizatës duhet të punojnë në një territor në luftë civile. Për sigurinë e tyre formalisht është përgjegjëse qeveria siriane. Kombet e Bashkuara kanë në Siri edhe një njësi, e cila mbledh informacione për sigurinë, por që nuk është e armatosur. Ajo shërben për të ndihmuar OPCW. Në hapin e parë do të shkatërrohen fabrikat e armëve dhe makineritë në Siri, të cilat mbushin bombat me substanca toksike. I gjithë arsenali i armëve duhet të shkatërrohet deri në mesin e vitit 2014.

16 Komente

Eh Zot i madh, ku nuk iu shkon mendja!

Nobli, na befshi nje gje. smiley

Na, shihni nje gje me te vertete se sa ju.

mbase edhe s'duhet dhene pervit ai i uruar cmim, se u bo si 5 frongshi i qazim mulletes.

Keta i bie ta ndajne me Asadinsmiley

Ne fakt meriten sikur e kishte Putin qe beri te mundur marreveshjen.

Fix fare. Putin duhet ta kishte marre, qe e nxorri skic dhe Obamen.

Ee, po mos kishte Asadi gazin, i m... boshin kto te tjeret. 

mendoj se eshte jo funksional nobel per paqe çdo vit.Nukd ine kujt t'ja japin ma...me kujtohet qe ia dhane edhe Obames qe ende sish ulur ne kolltukun e presidentit....kur mendon se  ja kane dhene der edhe Arafatit...terrorist!!

Ky cmim vecanerisht jepet per motive inkurajuese. Per te njejten arsye, ju dha edhe Obames. e keni parasysh ju mo, firmosi do gjona per reduktimin ne max te lendeve kimike ne bote(duke shumefishu ndihmen amerikane, ose duke pagu faturen krejt vete), reduktimin e arsenalit atomik etj. 

s'ësht më nobli dikurshëm

Mire qe nuk ja dhane Putin-it Nobelin per Paqje kesaj radhe smiley

920 000 euro smiley m'duket se paska rene ca vlera e krones suedeze. 

Nuk ka ndryshuar shume Pjero  e ke gabim, biles i eshte rritur vlera smiley

Prape jo Moli ? smiley

Or poc se qenka per armet kimike dhe jo per Nobel -in  " spiuni me i talentuar "

Ti japim Bradit cmimin Qomil, per Haxhi Qomilin....ashtu si Nobeli osht per Alfred Nobel

cmimi Qomil vjen me 100 fronga

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).