Në katër vitet e fundit  varfëria në Shqipëri u rrit nga 12.4 në 14.3 e popullsisë. Dhe këta (mbi 400,000)  janë, sipas INSTAT, njerëz me të ardhura nën 4900 lekë në muaj (2002). Nuk dihet sa poshtë bien nën 4900 lekë të ardhurat e këtyre të varfërve, pra atë që quhet hendeku i varfërisë, por, nëse provon të jetosh një muaj me 4900 lekë do të kuptosh çfarë jetese cfilitëse është kjo. Shumë prej të varfërve, janë fëmijë. Tani, unë nuk dua të bëj ekonomistin autodidakt në këto rradhë, por më duket krejt e qartë se nëse nuk ka një kthesë të fortë, nëse të varfërit e Shqipërisë nuk do të kenë një shans për të ngritur kokën, asnjë nga aspiratat e mira që kemi për këtë vend, nuk do të ndodhë. Dhe kur dëgjon për tjetër ngritje të moshës së pensionit, në këtë kontekst, bëhesh disi nervoz. Shtresa më e lodhur do ta tërheqë edhe këtë barrë?

Shumë të rëndësishme për cilësinë e jetës në Shqipëri janë betejat e qeverisë për rendin publik, ajo për territorin, për arsimin dhe shëndetësinë, por nëse mendojmë se kjo është e gjitha, jemi gabim, pasi ka një betejë akoma më të rëndësishme, e cila është në themel të gjithë të tjerave, dhe pa fituar të cilën, asnjë tjetër nuk do të fitohet dot plotësisht. Kjo është beteja me pabarazinë sociale në Shqipëri, një betejë që po e humbasim çdo ditë. Përqëndrimi i burimeve të të ardhurave në duart e një grupi të vogël, dhe lufta për thërrimet që lind vetëvetiu kanë nisur të ndryshojnë edhe ndjesinë që të jep jeta ekonomike në Shqipëri. Shumë prej nesh janë dëshmitarë të faktit se bukën e përditshme duhet ta 'shqyesh' disi në luftën e vështirë për të bërë përpara në këtë vend.

Sipas shifrave botuar gjithandej ca muaj më parë, 5% e popullsisë zotëron 50% të të ardhurave, por kjo shifër mund të jetë më e thellë se kaq, dhe padyshim që është duke u thelluar. Pabarazia është sot më e madhe se ç'ka qënë në 23 vjetët e fundit, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për pabarazi ekonomike, por gjithashtu për pabarazi politke dhe për pabarazi mundësish për të ardhmen, pasi, nga sa duket, pabarazitë shtegëtojnë sëbashku, dhe kudo ku shkojnë shkatërrojnë ekonominë dhe demokracinë. Një vend me pabarazi sociale të theksuar është një vend i keq për të jetuar, dhe një ekonomi e pabarabartë është jo vetëm e brishtë por e destinuar të bjerë në depresion.

Grumbullimi i të ardhurave në duart e një grupi të vogël, siç po ndodh me shpejtësi në Shqipëri përbën dy probleme të pashmangshme. Së pari kjo lloj pabarazie ështe e keqe për ekomominë, pasi të pasurit nuk i shpenzojnë paratë e tyre të shumta. Ata sigurisht, shpenzojnë më shumë se të varfërit, por sidoqoftë këto shpenzime kanë një kufi (të pasurit nuk hanë sa për 100 vetë edhe kur fitojnë aq para sa fitojnë 100 vetë), dhe pjesën e mbetur e kursejnë, duke e nxjerrë nga ekonomia aktive, e ndoshta duke e transferuar jashtë vendit. Shumat e frikshme që dalin nga Shqipëria cdo vit flasin për këtë. Në këtë rrugë shpejt vjen një moment kur shtresat e gjera të popullsisë humbasin forcën blerëse deri aty sa sa rritja ekonomike bëhet e pamundur, konsumi rrokulliset dhe një tjetër krizë ekonomike bëhet e pashmangshme. Vetëm se kjo do të jetë më e fortë se gjithçka kemi kaluar deri tani.

Problemi i dytë që pabarazia shkakton ka të bëjë me Demokracinë. Të gjithë shembujt nga e shkuara botërore na tregojnë se pushteti politik njësohet me pushtetin ekonomik duke u siguruar elitave ekonomike pushtet të pamerituar në dëm të shtresave më të ulta sociale që shtrydhen vetëvetiu nën peshën gjithnjë e më mbytëse të grupit të ngushtë që kontrollon të mirat ekonomike të vendit. Njësimi i pushtetit ekomomik me atë politik nuk është fenomen i panjohur në Shqipëri. Të gjitha qeveritë kanë patur biznesmenët e tyre të preferuar, dhe ne i kemi parë rastet kur investimet publike janë bërë të tilla që tu shërbejnë drejtëpërsëdrejti aktiviteteve ekonomike të biznesmenëve pranë pushtetit, dhe jo domosdoshmërisht interesit të taksapaguesve. Kjo lloj sëmundjeje ekonomike nuk të vret sot, menjëherë, por garanton që Shqipëria të mos arrijë kurrë ndonjë gjë të aspirueshme, përveç modeleve shkarravinë të kapitalizmit amerikanojugor.

Ndaj e vetmja mënyrë për ta rilindur Shqipërinë është përmes kuptuarit të problemit që kemi përpara dhe adresimit të tij. E vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga spiralja sociale që shkakton pabarazia është përmes reformave që sigurojnë prosperitet për një numër gjithnjë e më të madh shqiptarësh. Këtu nuk bëhet fjalë për socializëm, por për të mbajtur kapitalizmin egërshan shqiptar brenda binarëve. Nëse shumica e popullsisë privohet nga të mirat dhe mundësitë ekonomike, kjo popullsi do të mbetet e varfër dhe injorante, dhe Shqipëria nuk do të këtë asgjë me se të konkurojë si ekonomi rajonale.

Qeveria e re duhet të kuptojë se njerëzit në Shqipëri nuk janë kot cinikë, por sepse kanë humbur mundësitë ekonomike dhe shpresën se mund të bëjnë një jetesë dinjitoze në këtë vend. Njerëzit janë skeptikë për shkak se kanë mundësi shumë të kufizuara për të arsimuar fëmijët, dhe dridhen kur mendojnë se jeta mund t'i përballë me ndonjë të papritur shëndetsore që do t'i falimentonte përfundimisht. Në këtë klimë, me këto perspektiva të mbyllura, është vështorë të frymëzosh njeri, dhe pa frymëzim, asgjë për tu mbajtur mend nuk mund të arrihet.

Ndaj fati i Rilindjes, si mision politik i kësaj Qeverie varet nga sa vullnet ajo ka për tu përleshur me një problem si pabarazia sociale dhe sa stomak ka ajo për të bërë reforma të thella fiskale, duke marrë shumë nga ata që kanë e fitojnë më shumë për t'i përdorur ato para për të krijuar mundësi mv të mira për ata që nuk kanë. Sepse nuk mund të ketë Rilindje në një vend ku nuk ka mundësi për të bërë përpara me punë të ndershme. Situata aktuale e pabarazisë ekonomike në Shqipëri garanton se të vafërit do të mbeten gjithmonë të varfër, madje do të bëhen edhe më të varfër. Pa mundësi arsimimi e punësimi, si do të mund të ketë një ringritje ekonomike? Këto reforma kanë kosto të forta politike, dhe nuk arrihen dot pa mërzitur oligarkët, përndryshe brenda 2 vjetësh nuk do gjesh dot në rrugë asnjë njeri që të besojë tek Rilindja. Eshtë arrë që mezi thyhet.

Reformat e majta fiskale, programet e punësimit, investimet shtetërore për vepra të mëdha që nxisin punësim, nuk do tu shërbenin vetëm më të varfërve por edhe atyre që fillimisht do të mbanin një barrë më të rëndë fiskale, sepse pasurit do të dalin më mirë nëse marrin një pjesë më të vogël të një ekonomie të shëndetshme sesa nëse rrëmbejnë një thelë të madhe të një ekonomie të mjerë nga pabarazia.

201 Komente

Kur si boni Sali Berisha qe qe puro i majte dhe Komunist pretendo ti qe ti bojne kelyshet e Sali Berishes ?

Blendi e nenshkruaj artikullin tend pike e per presje.

Sa do doja qe qeveria te fillonte te bente fushata ndergjegjsimi(kshu i thone me duket,sensibilizimi),ti shpjegojne kafsheve qe nga rregullat e qarkullimit deri te bashkjetesa ne familje.Kom besimin qe do jepte efekt.

Ishte njeri mbreme ne nje emision ekonomik, qe tha pak a shume qe ne me gjithe mend e kemi rritur borxhin dhe kete do te duhet ta paguajne brezat, por ama, tha, brezat do trashegojne edhe rruget qe u kemi ndertuar, spitalet qe u kemi ngritur... lum kush do rroje si i thone.

Kshu Grida e? 

Grida me shoke shume.

finisterre cte keqe konkrete po sjell borxhi i tanishem per individin ne Albanie?

Nuk m'u duk se po ankohesha si individ i sotem ne Albanie, ama meqe jetoj ne Italie e di mjaft mire c'domethene per nje brez te vuaje shpenzimet e brezave paraardhes.

kujt po don me i tregue se cka asht e keqja e borxhit or tie?!

o Ron, 

Je gud kap apo bed kap ket rradhe? 

Sun Tzu thote mos perdor te njeten strategji 2 here kunder te njetit armik!

P.s. A thu ta ken lexu Sun Tsun kto te PD-hit? Pys sepse kan 23 vjet po me nji strategji: Poshte kumunizmi, poshte neobllokmenet.

Suni thote edhe vendosi forcat e tua me shpine nga nje humnere ose lum qe te luftojne deri ne vdekje. Flm per lumin.

Flm per lumin.

Ne ju dhame lumin kurse ju na dhate ushtrine (83 deputetet). 

Flm per ushtrine

Mire, ju luftoni me deputete, ne me gardiste e police nga kamza.

Zoteri, me qe e solle muhabetin te lufta, po kam deshire te ti risjell fjalet qe Gramoz Ruci i pat thene nje dipllomati Amerikan kur ky i fundit e pat pyetur per shkarkimet e gardisteve dhe policeve te kamzes, Mr. Ruci aren't you afraid of the consequences that may arise from these actions? : 

I am not afraid of an army of lions led by a sheep, but I am afraid of an army of sheep led by a lion... and allow me to share with you sir that Mr. Basha is no lion!

Ne keto rrethana, i Nderuar Zoteri, ndjej detyrimin moral te ndaj me Ju fjalet e te Madherishmit Flamurius Noktavius

It is easier to find men who will volunteer to die, than to find those who are willing to endure pain with patience.

Fjalite e tij me jo me shume se 3-4 fjale, e tregonin goxha te permbajtur dhe te mencur... cudi...

Zoteri perse nuk e shkruani dhe pergjigjen respektive qe i erdhi fjaleve te cituara prej jush?

Me lejoni tjua rikujtoj:

People fear death even more than pain!

Erion Brace

ke shkolla ushtarake e PDse, filmi "300" jepej gjate orarit te lendes stategji-fitore...

Beware of Like kur dobësohet... do të thotë se ka pjellë... deputet. 

smiley

aha e mora vesh!! flm per pergjigjen.

kshu ishte ajo tundja e kokes qe bo sikur e more vesh?

te mos ofendojme autorin te tema tjeter them une...

Artikulli me pelqeu, dhe me vjen mire qe dhe Blendi, arrin ne nje konkluzion te timin. 

" .... sepse pasurit do të dalin më mirë nëse marrin një pjesë më të vogël të një ekonomie të shëndetshme sesa nëse rrëmbejnë një thelë të madhe të një ekonomie të mjeruar nga pabarazia..."  

arrin ne nje konkluzionin tim

kjo butesi te demton taktikisht, por te ben te madh ne strategji. dikush tjeter, nji normal po them, do i kishte rene ballit: "Pse merr konluzionet e mia dhe nuk permend te pakten as burimin"?

edhe thot Roni jo kshu joashtu pastaj... smiley

M'varet si i kupton dhe nga ç'kend veshtrim i sheh i dashur. 

Tani, unë nuk dua të bëj ekonomistin autodidakt në këto rradhë...

Ne fakt ,Blendi ty duhet te kete pas ne menje gjithe kohes,kur ka shkruj kte.smiley

...kjo bie ndesh me konceptin financiar "nje dollar (ose i hale leke) i marre sot vlen me shume se nje dollar neser."

Keshtu qe le ti bin ne top pasaniket se robi sot rro, neser s'i dihet. oooburraaa!!

Kjo qeveri ska as nje muaj qe ka fillu punen dhe ne mundohemi . Nderkohe qe fushata elektorale ka mbaru dhe premtimet e kesaj qeverie ne fushate i supersede-in ato qe artikulohen si ide te medhaja ketu. Jane dhene shifra me drastike gjate fushates per situaten dhe ide shume here me teorike/sensibilizuese po ashtu dhe slogane te perkthyme me google translate. Biles on top of everything eshte thene qarte dhe ndershmerisht " qe populli do te na gjykoje ne per punen qe kemi bere pas kater viteve, keshtu qe duhet ti sherbejme sa me mire atij"

 

O Blendo, po FRD-ja a është (akoma) alternativë? 

Zhvillimi ka vetem 3 vija: 1) llotaria (nafta) 2) lufta 3) nikoqirlleku. Barazia (ose kujdesi) sociale eshte filozofi jete ose thene ndryshe fe.

Te flasim troc Shqiperia nuk e ka luksin "per reforma te majta", po fare. Reforma te majta ka takat te beje vetem Gjermania sot.

Shqiperia jo vetem qe nuk ka luksin e "suficiteve" por nuk ka as mundesine e zbatimit te politikave alla-Nju-Dill, se eshte 70% e PBB ne borxh, (dhe 70% e them per delikatese...).

Ne Shqiperi problemi me i madh eshte qe per 21 vjet eshte ndjekur politka e shkaterrimit te industrise dhe e asfiksimit te cdo biznesi prodhues. Ne Shqiperi funksionon vetem biznesi tregtar dhe ky eshte krejtesisht oligopol. 

Dhe qe te jemi themi te verteten, shqiptaret nuk jane "skeptike". Ohu, skepticizmi ka nja 15 vjet qe ka vdekur. Tani mendimi i konsoliduar i cdo shqiptari eshte "edhe une te jem atje do vjedh". Dhe kete mendim e shpreh hapur, dhe duke te te pare ne kokerdhok te syrit me ate veshtrimin qe nenkupton "pse budalla jam une te mos vjedh?".

Zoti zv.m. nuk mund ti thoni gjerat kaq hapur... e mani men kodin e etikes? 

Po le t'i beje te djathta reformat: proteksionizem per qepen e Korces dhe denim te rrepte me burg per evazion fiskal (kthehu te tema tjeter, te thone ne Monopoli).

Po pse, ne do t'a bejme njekohesisht edhe hostenin kapitalist edhe kapistallin socialist? Rrezikojme te kalojme ne skizofreni pastaj. 

fin, është e kotë, këta duhen çuar në kishë që tu japë 'pane e vino' falas, që të bëhen të majtë. Ndryshe aha! 

smiley

smiley 

Tashi une them qe bota s'meriton gjithandej te njejten qeverisje. Ne kemi nevoje per baben? S'ka rendesi pra, nese baba na vjen nga e majta, nga e djathta ose nga lart.

Kam dashur të të pyes, po kam harruar, e ke parë filmin "San Michele aveva un gallo"? 

 

Tani e kontrollova se me dukej sikur po, por jo, s'e kisha pare.

ps Sa e bukur eshte Umbria! smiley 

Duhet të bëhem mukajet ta shof dhe vetë... vetëm plotin i di, se më ka bërë për vete një këngë greke për këtë film. Besoj në Umbria janë xhiruar skenat, që tu kujtua? 

kjo kënga: http://www.youtube.com/watch?v=f-qeuXD772M

Po ishte diskutimi aty që, siç e mbështet edhe Zizek "krishtërimi brenda të majtës". Besoj do e kuptosh po ta shohësh. 

smiley 

Kjo shifra e Borxhit po rritet dita-dites.

Nuk e kuptoj, po ben shume shpenizme Likrama apo thjeshte keshtu jane direktivat qe te rritet sa me shume dhe populli i varer t'a kuptoje qe situata eshte shume keq keshtu qe mos te kerkoje gje nga qeveriu?

Bodja sikur i sqaroi te gjitha? 

Dhe te mendosh qe zhduken gjithe ate mal me suficite qe u la Ajatollahu. Dhe e cuan 70% deficit pa ndare ala pagat e para te administrates se s'ka mbushur muajin.

Pse pagat e administrates Kaviro, te rriskan defiçitin smiley

Shah!!!!

Populli nuk e rru shume se nuk merr vesh nga shifrat. 

Popullit iu tha qe osht keq puna, hajde i fusim nje Rilindje. Tashi ka hap gojen dhe pret nga ju, po me c'po duket prape ne gojen e vet do e cojne lugen politikanet. Ideja eshte qe t'i mbushet mendja popullit qe ajo luga eshte bosh gjithsesi.

Veshtire kjo pune ekshtu.

Po lejini keto teorizimet mer daj... se nuk hane buke sot...  Thjeshte dhe shkurt, e djathta me parate e mbledhura forcon individin, kurse e majta me taksat e shumta ben rishperndarjen e tyre, dhe keshtu ka shku kapitalizmi, mblidh dhe rishpernda, mblidh dhe rishpernda, po ne çfare te rishperndajme, kur nuk kemi mbledh gjo...??? Kur ne nuk dime se sa para kemi ne qarkullim dhe ku jane ato...??' Ndaj e kam thene dhe po e them edhe nje here qe ta degjojne dhe keta teoricienet... NE NA DUHET QE ME PARE TE BEJME SHTET, TE KEMI RRREGULLA TE QARTA DHE TE ZBATUESHME, E SE FUNDMI TE KEMI NJE SISTEM GJYQESOR QE VERTETE TE JAPE DREJJTESI, ja ketu eshhte òelsi i suksesit te kesaj qeverie, se parate apo rritja e eknomise, vjen vetvetiu, se do te na japin para te tjeret qe do te vijne e te ivestojne ketu... dhe qe nuk vijne se kane frike se mungon shteti, se u dogjen nje here ne '97, dhe nuk duan te digjen perseri.....

Kto llafe qe shqiptari eshte keshtu dhe thote ashtu i degjoj po njesoj me te njejtin kuptim dhe shqiptim edhe ketu ku jam qe italiani eshte keshtu dhe ashtu.

Llafe pazari me i fjale, njesoj ne te gjithe boten, ashtuna-kshtuna, kalim kohe, pirdh se lirohesh qe te mos jesh shqiptar, dmth nuk vjedh po llape.

Llafi tamam, te cilen e kam thene tek Peshku (dhe do ta them vazhdimisht) me nje mije menyra eshte:

Pse mos te vjedhe shqiptari (italiani, amerikani, eskimezi)? Ne emer te çfar gjeje? Hiq friken nga polici ne cep te rruges, perse nuk duhet te vjedhe, te dhunoje, te perdhunoje? Tani nuk njof ndonje autoritet tjeter perveç frikes se policit.

 

Te thote ndonje gje imperativi kategorik?

Me te nigjume nga te vjetrin e kam,shoku keq ene borxhi te morin ne qafesmiley

.

Reformat e majta zakonisht te cojne ne varferi te pergjitheshme dhe nuk te qisin ne selamet.Jane populiste po vetem kaq.

Meqe para ca kohesh lakuat Zamir Manen,po ja u them qe nese i marrim pasurine Zamirit dhe ja u shperndajme njerezve,keta te fundit do te hane mish e pine birra per nja 1 muaj dhe kaq.

Reformat duhet te synojne shtimin e klases se pasur milionereve dhe bilionereve,se vetem ne kete menyre mund te ecet perpara.

Pasi te jete krijuar kjo klase atehere duhet te rritet taksa per kete klase.Por deri atehere cdo reforme e majte eshte vetshkaterrim.

Aleks Xinxa, kryetari i Partise Komuniste te Vertete. 

Mua si shqiptar Fin (po njesoj edhe te isha gjerman) nuk me thote asgje nje koncept filozofik, kurse nje rregullore e policise me thote shume, biles me ben te flas me vete.

Policin s'e merr dot me vete kur shkon te blesh, del me miqte, shkon ne pune, fle(t) me gruan e keshtu me radhe.

"Policia eshte me ne" gjithandej nga shkon fin.

Nga vitet 90-te ne Brazil policia e kryeqytetit beri greve (hera e pare ne histori, dhe ndoshta e fundit, e uroj). Greva filoi ne oren 8-te te mengjezit, ne dreke pothuaj i gjithe qyteti ishte paralizuar nga guerrilja revolucionare, spitalet tumllas, nuk kishte me vend as ne korridor, vinin ambulancat dhe i linin pacientet ne asfalt.

Këtej është ndryshe... "policë, derra, vrasës" thërrasin anarkistët (të krishterët e shek XXI). Por edhe të majtët nuk ngelen pas. 

Aty tek ju nuk jam, por nuk eshte se ka ndonje specifike te veçante per kete pune, jeni popull sportiv, por nuk ma ha menje se jeni me teper sportive nga amerikalatine, prejardhur nga maja qe rrokullisnin koka nga maje e piramides, e e jo nga pellazget.

Me siguri mund te flas per popullin sportiv shqiptar, vella me sportistet greke. Ne 97-ten, mbasi u vendos rendi simbolikisht me nja dy tanke te pjerdhur te kohes se Stalingradit, njerzit ne shesh i jepnin lule policise dhe putheshin me ta me lot e qyrre. Midis tyre ishin ca te njohur si anarkiste. Mos me be me fol per anarkistet e blogut qe jane gati te puthin nje lloj derri nga krahine e tyre.

Më e forta që ka ndodhur pas një demonstrate, ishte që doli një protestues dhe i dedikoi këngë policit. Të kemi motër (në shpirt), o polic! I thosh... po gjynaf që nuk di helençe. http://www.youtube.com/watch?v=q9x7o9O8A6A

 

Insistoj, heretik. Vetëm unë e kuptoj atë policin tat, prandaj. Teksti i këngës në fjalë, është mjaft kuptimplotë. I thotë këngëtari policit: të rrafësh huliganë, e kuptoj. Të rrafësh maskarenj, provokatorë, racistë (bllokatorë), e kuptoj. Po të më rrafësh mua, këngëtarin? Trobadorin? Muzën? Artin? 

 

Koncepti filozofik eshte sublimim i pervojes historike bashkuar me vizionin individual. Si i tille e permban policin tend, duke e parathene biles. 

Po mundohesha te thosha edhe me siper, qe vende (popuj) te ndryshme meritojne autoritet te ndryshem. Ne te njejten linje, nje vend meriton imperativin kategorik, nje vend meriton policin me shkop.

+1 heretik,koncepti filozofik osht si e shkumja n'kinemo,ku shkohet mas nji darke t'bollshme per tretje ne 90% t'rasteve 

Me falni qe futem edhe une si pyke ketu. 

Po ky eshte muhabet veza-pula-veza.

Eshte Mendimi ai qe lind Veprimin. Keshtuqe edhe 'koncepti filozofik' ekziston tek cdo person, pavaresisht sa koshient eshte ai kur degjon Shopenin per te tretur ushqimin, apo eshte duke lexuar Shopenhauerin qe te mos i ktheje pergjigje gruas qe po fle(t). smiley

Kush eshte veza, mendimi apo veprimi sepse nuk e mora vesh mire triaden veza-pula-veza, me shprehjen disfatiste ambige veza-pula? 

Tek niveli i qenies se pandergjegjshme eshte veprimi instiktiv qe lind mendimin. Tek qeniet e ndergjegjshme (ku ndonjehere hyn edhe njeriu) eshte mendimi qe lind veprimin.

Dhe nuk dmth qe kjo qe po them une perjashton policin tend. Mund te qendrojne te dyja fare mire, me duket mua. 

kavir mu m'knoqen shpirtin ato policat amerikon. ste falshin presjen ene se icik barkderrasmiley

E ke bere nje çike lemsh. Tani me duhet me dale. Kushedi me vone.

Jo pra sepse "polici im" nuk eshte "polici yt" (qe eshte edhe polici i finisterres ne komentin e saj me lart). Veprimi nuk lind asgje sepse eshte vete i lindur, po njesoj edhe mendimi, biles disi me pak se veprim. Prandaj Getja tek Fausti thote ne menyre provokuese: Im Anfang war die Tat, dmth i pari eshte veprimi, dhe jo Logosi i Zanafilles, interpretuar zakonisht logos=mendim.

Un nuk mund te tjerr lesh me teper se sa eshte vendi ketu, por shkurt muhabeti shume nga keqkuptimet njerzore vijne nga kuptimet qe ju jipen termave, ndonjehere prej injorances, e ndonjehere me qellim. Konkretisht te vesh mendimin si gjenerues zanafillor eshte nje mashtrim i qellimte qe fillon me kultin e filozofeve franceze ne shek 17-te (enciklopedisteve), vazhdon me top perpara filozofia gjermane hegeliane, qe tek ne ka ardhur ne formen marksiste (aq me teper ne forme te pjerdhur nga profesore me konspekte). Cuditerisht megjithse Marksi lajmeron fundin e filozofise meqe tani erdhi Tat-i, marksistet vazhdojne te tjerrin lesh, siç ben edhe Zhizhek leshatori poshte ne linkun ku Fin na uron naten e mire dhe sogni d'oro me revolucione mendimtare te ardhme.

Njeriu eshte gjys per gjys, qenie e ndergjegjshme dhe e pandergjegjeshme, por jo ne kuptimin qe eshte njeri i ndergjegjshem dhe kafshe e pandergjegjshme (teori enciklopediste franceze). Dmth ndryshimi nga kafshet eshte drastik edhe ne proceset e subkonshit qe tek njeriu jane shume me te sterholla.

Eshte e vertete qe normalisht mendimi lind veprimin, ne kuptimin qe ne fillim projektohet pastaj veprohet sipas projektit. Problemi eshte se vete mendimi eshte i lindur, nuk lind nga vetja. Si veprimi ashtu dhe mendimi jane te motivuar nga emocioni, dmth qendra dhe origjina eshte dashnia (e para eshte dashnia), qe postmodernet franceze Fuko e kompania bella e quajne ne menyre te degraduar deshira, dmth "me do trapi mua", anarkia, qe mund te konceptohet edhe si liri-demokracia, kafsheria, biles me keq se kafsheria, sepse kafsha nuk ka potencialin e njeriut per te dashuruar dhe per te deshiruar "me do trapi mua".

Une nuk po lodhem me teper, po ta le ty ta kuptosh vete se ku eshte origjina e policit tem, dhe si mund te eleminohet polici yt dhe i Finisterres.

 

  

Alke, pres qe Stalker te jape nja 100 pike me kete qe the.

pikerisht pikerisht, e kam pare dhe e kam ngrene, biles Pasolini kish parashikuar ti bente filmit ne fjale nje 'parathenie' gjate te ciles, i filmuar ne plan te madh (portret), te shpjegonte per pak minuta evolucionin e nenproletariatit midis "accatone"-s (1961) dhe "brutti sporchi e cattivi" (1976) . por çe do qe vdiq ne nentor te 75

dhe:
Nese per katoliket i varfri eshte shembull dhe meriton parajsen, per marksistet ai justifikon revolucionin; per te dy regjizoret ne fjale (qe ishin edhe njera edhe tjetra, por mbi te gjitha pertej te dyjave), s'ka nevoje me idealizu te varfrin: ai ka arsye reale te jete cattivi.
Alke, ndaj dhe une nuk shkoj kurre (po kurre vertet! smiley) ne kinema "pas nje darke, per tretje". I rri larg 'familjes' une !! Si tha Nino Manfredi ?? "Familj eshte si muti, sa me after ta mbash aq me shume mban ere"

smileyune thashe 90% stalker jo me shume se 90%smiley

Cosht me ky artikull sikur ka ardhe nga ZP e para '90. E ca te keqe ka pabarazia? Kush punon me shume do fitoj me shume. Kush eshte me i afte do fitoj me shume se koqet a kanarit qe rrine tu u sjelle kot. Ky eshte motori i kapitalizmit. Po e taksove te aftin dhe punetorin dhe tia barazosh te ardhurat me atoqe rrine kot, atehere ckuptim ka puna.

Njifare rishpendarje per te mbeshtetur te pamundurit po e kuptoj, po jo me luftu pabarazine si qellim ne vetvete. Qeveria te krijoje shance te barabarta dhe kushte normale pune per gjithsecilin dhe kaq. 

Eh, po gezoja se arrita te beja nje fanatike te ekstremit te majte te thoshte "Aferim, reforma te djathta!" Dhe vjen tjetri te godet me llastiqe nga maja e kembanares se kishes e te prish gezimin. 

Nuk duhen lene me shume se dy te majte ektremiste bashke se frymezojne njeri-tjetrin dhe u shumefishohen forcat.

reformat e premtume fiskale e shendetsore jane sallakse 100%. Sesa realiste kane qene ata qe kane hartu kto reforma kur kane deklaru publikisht se ishin ne dijeni te shifres zyrtare te borxhit publik, kjo eshte per t'u pa.

Jashte teme kjo se sic i thone fjales "ujku, ujku po cakalli ben kerdine". Shifni pak Meten qe eshte personifikimi i politikes Edramiane Pertej se Majtes dhe te Djathtes dhe nderkohe qe Edi bredh hoteleve ne Amerike, Likja blen deputete. Per nja nji vit, Likja e hudh ne tuç Edin me gjithe program. Ai djale ka goxha te ardhme. smiley

Me i tufe me gra trendelina qe ka Edi normal.

Kurse Likja ene ato femra qe ka, i ka dreq ere, sjua ha qeni iphone-nin smiley

 mas ca vitesh, kur LSI te jete force e pare ne vend, ti dhe une ne bashkpunim, hajt t'i bojm nje biografi gjys artistike ne dy gjuhe, shqip e anglisht. Rrezik na e perlajn per naj skenar filmi me buxhet te plote. Bohu gati, PF. Nji diplomat si Likja, kjo toke s'ka pa qe nga koha e Vezirit te Madh. Po ai ishte tepelens, e kish ne gjak dredhine, kurse ky...

LSI do bëhet the new PD. 

smiley

c'jane keto ofendime... edhe pse ndoshta pa qellim...

ahaha. në kuptimin e madhësisë! I swear! Dmth tek ne rrimë e presim të rritet Bamiri (nga e djathta), del Likja dhe ia merr në kthesë. 

shiko, deputetet e lekundur kane nevoje per qendrueshmeri e vendosmeri... Thote likja do humb 30 kg dhe ashtu shtruar, si qiriri... Njerezit i vene re keto gjera...

Edhe pak sa Bamiri te heqe paliçetat dhe te veshe pantallonat e shkurtra kur te dale xhiro neper Tirane.

Si reforma te majta do te quaja ngritjen e kooperativave bujqesore e industriale ne fshat e qytet, jo sipas modelit komunist shqiptar e as atij kapitalist italian..ose te pakten: Te rivendoset perseri  e ti jepet rendesi themelore asaj qe dikur quhej "Frutorja",njeher e nje kohe funksiononte shkelqyeshem si ndihme sociale per gjithe shtresat ne nevoje!!

"punojne qorrat e hane horrat"smiley

te dhenat jane lesh e li, sa nga 2002 e deri te te dhena pa burime dhe i drejtuar gabim, por si shqetesim eshte i drejte.

Qeveria aktuale vetem e majte nuk eshte. Qe tani po ben nje per nje ate qe i thote FMN dhe mosha e pensionit eshte e para, por ka edhe te tjera, si renia dakort e kesaj qeverie qe te mos kete me rritje pensionesh, te marre me shume borxhe nga FMN duke e cuar borxhin 70% ose me shume te gdp-se etj.

Sot shqiptaret kane mundesi per shkollim ose biznes, por hendeku ekonomik eshte i madh. Universitet jane te liberalizuara, Rama do ti mbylle duke prekur drejtperdrejt shtresat e varfera dhe te mesme se te pasurit edhe po i shtrengove universitet shteterore ata se kane problem.

Rama kerkon te heqe sigurimet shendetesore, por kjo ne pamje te pare duket mire se ne fakt ka per te qene barre me se pari per te varferit. Te varferit edhe aktualisht nuk pagujane, ata qe paguajne sigurime jane vetem ata qe jane ne pune. Rama do te ja u heqe edhe ketyre dhe ti beje njelloj me te varferit. Po ku do gjenden parate per shendetsine qe kerkon me thase para? Do merren nga buxheti i shtetit (dhe Rama nuk tregon se sa do jete shpenzimet ne raport me gdp-ne per shendetsine) dhe tani qe sigruimet shendetsore qe paguanin ata qe ishin ne pune nuk jane, do hiqen shume me teper nga buxheti ne vend qe te shkojne per shkolla, per rruge etj.

Receta e cale qe leshohet eshte e nje te majte te vjeter, te tejkaluar me kohe. Nuk ndihmohet i varferi duke persekutuar te pasurin. I varferi ndihmohet duke ndihmuar te pasurin qe leviz kapitalin e hap vende pune dhe paguan taksa me teper nese rrit aktivitetin.

I varferi ndihmohet nese ja shton mundesite per shkollim, punesim, per biznes etj. Nuk lejon monopole dhe nuk lejon klientalizem. I varferi nuk ndihmohet nese mbyt me taksa te pasurin. Ai, i pasuri me e pakta do ule aktivitetin e tij ne kete situate ose do e levize diku tjeter.

Keto lloj percartjesh mund edhe te kuptohen ne vndet e zhvilluara perendimore, qe kane akumuluar kapital, por Shqiperia eshte ne stadin qe duhet ta beje dhe ta mbledhe kete kapital, pastaj te mendoje se si ta shperndaje.

Teper vone shoku Blendi per tu bere majtist.

+ 100

Ej kur ta çmontoni Kapitalizmin sonte vejini i çik copat ne rregull mos i shkaterroni me themel, mendoni dhe per Fiqònèn qi duhet te çohet ne 6 mjes per mjes per ta ndertu persri e persri.

ëse shumica e popullsisë privohet nga të mirat dhe mundësitë ekonomike, kjo popullsi do të mbetet e varfër dhe injorante, dhe Shqipëria nuk do të këtë asgjë me se të konkurojë si ekonomi rajonale.

sa me shume upper middle class, aq me shume klientele per uni private

po mos ket rrejt Mitroja (se mitro çela e ka pas shkrujt ate artikull), Andreoti eshte burri me i modh i shek XX

l'immortale e qujshin taljont.

kur do te aplikohet taksa progresive dhe sa? Ku jane neomarksistet qe nuk pyesin? Rama qe ka biznesmene ne parti me shume se cdo parti e djathte dhe menhume se cdo here tjeter, mos kujtoni se po mendonin per te varferit dhe s'ka burre nene qe beson qe Koco Kokedhima e kuptoi detyren perballe shoqerise dhe do jape para, kane per te hanger sa krahu perseri ata te shtreses se mesme dhe te varfer. Taksa progresive ka per te renduar me shume ata te shtreses se mesme se sa ata te pasurit, prandaj nuk jep te dhena Rama per kete gje tani.

Problemi i dytë që pabarazia shkakton ka të bëjë me Demokracinë. Të gjithë shembujt nga e shkuara botërore na tregojnë se pushteti politik njësohet me pushtetin ekonomik duke u siguruar elitave ekonomike pushtet të pamerituar në dëm të shtresave më të ulta sociale që shtrydhen vetëvetiu nën peshën gjithnjë e më mbytëse të grupit të ngushtë që kontrollon të mirat ekonomike të vendit. Njësimi i pushtetit ekomomik me atë politik nuk është fenomen i panjohur në Shqipëri. Të gjitha qeveritë kanë patur biznesmenët e tyre të preferuar, dhe ne i kemi parë rastet kur investimet publike janë bërë të tilla që tu shërbejnë drejtëpërsëdrejti aktiviteteve ekonomike të biznesmenëve pranë pushtetit, dhe jo domosdoshmërisht interesit të taksapaguesve. Kjo lloj sëmundjeje ekonomike nuk të vret sot, menjëherë, por garanton që Shqipëria të mos arrijë kurrë ndonjë gjë të aspirueshme, përveç modeleve shkarravinë të kapitalizmit amerikanojugor.

Kjo eshte e gjitha me pak fjale. Tani pyetja e madhe eshte kush shkakton tjetren, perqendrimi i pushtetit politik apo ai ekonomik. Ata qe i jane fut kesaj pune me e studiu gjithmone e me shume thone qe perqendrimi i pushtetit politik krijon perqendrim te burimeve ekonomike. 

Pra nese do qe te "besh shtet" (sic thote alidemsi me shume te drejte me siper) e te besh me te drejte ndarjen e fitimeve ekonomike ne nje shoqeri, duhet te besh me demokratike institucionet e saj. A po behet kjo? Kuptohet qe jo, perkundrazi shembuj si ato te Spiropalit sot na thone gjithmone e me qarte qe loja politike eshte nje rreth i mbylur per by..lepiresit e kryetareve te djeshem e te sotshem. 

ska lidhje ne rastin kjo, eshte shikim teper marksist. Nuk eshte puna se na eshte mbledhur me nje vend kapitali dhe kontrollon pushtetin politik me nje vend. Te dy palet politike mbeshteten ne grupe biznesi dhe kjo siguron njefare pluralizmi, me e pakta. E keqja eshte pastaj nese tentohet te shkohet vetem drejt nje poli, pra nese psuhteti kerkon te ngulfase cdo gje dhe Rama eshte rruges per ta bere kete.

Nuk eshte mbledhur ne nje pol (pra ne nje diktature tipike) por ne dy pole. Dy pole qe tashme bashkepunojne edhe me ngushte me njeri tjetrin nepermjet nje faktori politik, LSI, dhe duke ju sherbyer te njejtet klienteve te biznesit shpesh. Pra nje hap siper diktatures, po jo dhe aq shume. 

Shkrim shume i mire.

Nese mendoni ju aty ne Tirane qe gjendja eshte ne piken me te vdekur keto 23 vjet, imagjinoni pak per nje vizitor te huaj ose dikush qe nuk jeton aty me kohe te plote. Nje pershkrim teper i sakte i Peter Lucas:

Ju folët për tranzicion, por unë besoj që tranzicioni nuk ka ndodhur në Shqipëri. Kjo që kaluat ishte “time out”, ishte një lloj pushimi. Nëse do të ketë një tranzicion në Shqipëri, ai do të duhej të fillonte pikërisht këtu, sot, tani, me Kryeministrin e ri. Sepse deri tani nuk ka pasur tranzicion. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë vend për 20 vjet, përveç rritjes së korrupsionit dhe rrjedhimisht, papunësisë. Nuk dua t’i tremb njerëzit. Mua më pëlqen shumë të vij në Shqipëri, më pëlqen jeta e kafeneve, të eci në këmbë në rrugë. Unë e shijoj shumë qëndrimin tim këtu, kam shumë miq dhe mendoj se është një nga vendet më të mira në botë për t’u vizituar. Në fakt, nëse do më pyesje se ku do dëshiroja të jetoja, unë do thosha këtu. Dhe e them me të vërtetë këtë.

Kjo eshte e gjitha gabim. Sado e keqe te jete Shqiperia e 2013, eshte ku e ku me e mire dhe me me shume mireqenie se Shqiperia e 1990. Fakti qe ka korrupsion eshte problematik, por gjithashtu do te thote qe edhe ka ca te vjedhesh, ndryshe psh nga 1990 qe edhe nese do te doje te vidhje nuk kishte ca te vidhje. 

E vleresoj deshiren e ketyre njerezve per te na ndihmuar po thenie te tipit "Shqiperia vetem ne humnere ka rene" jane populizma qe as te politikanet nuk i kam qef, e jo me te njerezit qe nuk jane ne kerkim te votave. 

sa kane qene te ardhurat per fryme/gdp ne 90? 2 mije dollare, pa futur ne loje lojen me kursin, ndersa tani jemi tek 9 mije dollare. Populizmat kuptohen tek politikanet, por kur i thone edhe te tjere si ky Luckas, ose kane pjerdhur ose kane qellim te keq.

Ka edhe nje gje tjeter, lehtesisht te observueshme, hyr ne youtube dhe gjej video nga 91, 97, 01 dhe shiko veshjet e njerezve, skandal, krahasoji me veshjet e 13 dhe kuptohet ndryshimi se sa ka levizur edhe standardi te shqiptaret.

O poet fakti qe ti po e krahason shqiperine e sotme me 1990 tregon qarte se ne c'fare gjendje e lane derrat "atdheun" e tyre..  Po videot ne youtube te Bullgarise, Rumanise deri edhe Rusise ne vitet 90 i ke pare? 

Kush i merr 9 mije dollare ne vit ne Shqiperi? E dyta e ke ndonje cik idene ti qe jeta ne Shqiperi eshte shume me e shtrenjte se ne vendet fqinje te saj ne disa raste edhe aty vete ku jeton ti..

Per personin/gazetarin qe ke cituar me larte nuk ja vlen te merrem me ty. 

 

 

 

 

kete krahasim po e bejne derrat si luckas me shoke dhe nese doni krahasim urdhno, ndac me shifra ne dac me sy te lire Shqiperia eshte krejt tjeter nga ajo pike zero ku u nisem ne 90.

Shqiptaret more ti lum miku u derrmun gjithe veren ne plazhe duke hanger mish te nje cilesie qe une e ti vetem e enderrojme e duke pi birre gjithe diten ne hotele luksoze, ti me Luskasin na tregoni perralla.

A ka mundesi te me shpjegosh se cfare kuptohet me 9,000 dollare te ardhura ne vit per fryme? Pra nese nje familje perbehet nga 4 veta (bashkeshortet dhe dy femije) mesatarisht fitojne 36,000 Dollare ne vit? Dmth qe 2 prinderit fitojne secili nga 18,000 dollare ne vit ose 1,500 dollare ne muaj?????? PO pse nuk thu ti qe te gjithe ne meremi me trafikimin e droges? Nese eshte e vertete kjo shifer mesatare, tregon sesa e deformuar dhe e pabarabarte deri ne ekstrem eshte ndarja e te ardhurave ne Shqiperi. E them kete pasi pa asnje dyshim 70 % e popullsise nuk marin/fitojne me shume se 2,000 dollare ne vit per fryme. Dhe kete diferencen prej 7,000 dollare per fryme e perfitojne ky 30% te cilet marin/fitojne rreth 16,000 dollare per fryme. Ja pra ku na qenkerka edhe nje burim i madh ku duhet te drejtohet edhe aksioni per te rritur te ardhurat ne buxhetin e shtetit me qellim rishperndarjen per shtresat e varfera. E kjo behet me reforma te forta majtiste dhe sigurisht edhe me krenari.

ca thu mer shqiperia e 90' ishte e gjitha per tu vjedhe po ce do qe qorrat pabuksa nuk e kishin idene se rendnin pas kolorit. Gjithe intellidxhensa e Tirones as e kish idene ca ishte kapitalizmi, po fare fare fare them.

Endrity,

Ai po flet per Shqiperine - jo per Shqiptaret! Shqiptaret jane me mire nga financiare, hane dhe pijen me mire as nuk ka te krahasuar me 1990 por jo se i ushqeu dhe i ndihmoi shteti i tyre Shqiperia por sakrificat individuale, vuatjet dhe meshira e shteteve te huaja.. Pse e keni kaq te veshtire te kuptoni dhe te besoni qe detyra nr 1 e qeverise tende eshte te siguroje mireqenien tende e te familjes tende? Per kete gje flet ai gazetari.

Ehh c'na gjeti po as gjerat me elementare mos te kuptoni...

 

Vetem ne Dubai e Arabi Saudite eshte detyra e shtetit te te siguroje mireqenien tende e te familjes tende.

I mean, kudo duhet te sakrifikosh e te punosh (ose te kesh shume fat, ose prinder te pasur) per tu pasuruar ose rritur mireqenien.

Ja nje gje po aq elementare: problemi kryesor i sistemit te viteve 90 ishte pikerisht qe i linte gjithcka ne dore shtetit e asgje individit. E vertete qe kjo mirqenie eshte siguruar jo nga shteti po nga privatet, ashtu sic duhet te jete e ashtu sic behet kudo ne vendet e zhvilluara. 

Rilindje ka nese funksionon demokracia dhe ligji. Te tjerat jane te gjitha rrjedhoja. Nese keto nuk do funksionojne, qe me shume gjasa nuk do funksionojne, harroje Rilindjen. 

 

Kush lindi mer? Po i jati i dihet? 

Shqiperia s'ka kellqe per shtet social se pasuria duhet te krijohet perpara se te rishperndahet.

Trajnimi i fuqise punetore dhe sjellja e investimeve te huaja eshte e vetmja rrugedalje.Fiat po fiton terren ne shba dhe eshte i prodhuar nga serbet.kushdo qe eshte afer edit mund ti sugjeroje me lezet qe  me mire te  ftoje te vije ne shqiperi anjelin apo manjate te tjere se sa bonon apo sazexhinjte e tjere allafrenga.

 

Blendi,

ke filluar te besh nje kritike te lefte me afat maturimi 2 vjeçar per Qeverine "Rama-Peleshi", apo e kuptova gabim shkrimin ? smiley

Nejse, i paska lene 2 vite kohe te pakten Qeverise "Rama-Peleshi" sa te dale populli i zhgenjyer rrugeve per ti tjekur zvarre nga aty ku kane hipur...Bukur! Por ajo Elisa Spiropali ta kaloi qenja ! smiley  llam-llam neper TV edhe ajo si ti, por e mori postin e jetes : do siguroi edhe sterniperit tani me punen e palodhur te saj per Shqiperine smiley

Hajt se keshtu e ka jeta! Po te detyrojne te behesh opozitar me zor me duket ...

 

Qeverisja me e keqe eshte ajo ideologjike, pavaresisht kesaj te fundit.  

it's the ideology, stupid

Shko haje. 

Ne (bashke me mua dhe ty, sigurisht) ka kohe qe na urojne "ju befte mire" por disa nga ne s'kane veshe ta degjojne.
Urimin pra

Rilindja ka filluar te funksionoj, ska kohe te meret me lloqe Kavaje! Eshte humbur shume kohe me Satrapin! 

e keni dhi me kto fotot, lefto.

puna eshte se ju niseni me hipotezen qe po e qitet ne foto, kjo do merret si i gjo negative. edhe verdhoja... qit rob lakuriq, tu honger makarona, ne plazh, nudo duke i pa mikun partnerja, nudo ne krevat te vet tuj i ron tastjeres... etj etj.

mirpo hej, puna eshte qe kto jane gjona te jetes, jane ne normen e jetes, kupton? keto jane pa diskutim te difuzume nga konceptet e byrose politike, qe ne nje mashkull shifte vetem sekretarin dinjitoz te partise, kurse te nje femer, lenken dhe Lajen.

ta them une, keto fotot me shume ju kon prish pune se ju kon ndreq. Po, e pranoj, kon shtu me shume kohezionin mes ati 20-30% die hard fans, qe votojn salen edhe ne 97-ten, kupton, por ajo pjese e juja eshte, no matter what, pra ku ishe, asgjekundi... nga ana tjeter, fotot me not neper dete e neper mure kineze... kjo eshte butaforia homologe e skajit tjeter, po me difuzion te politbyrose...

Kije prej meje Left, edhe pse e di qe s'me jep te drejte, keni gabu roncem fare ne PR, ne fushaten mediatike, sidomos ne ate qe knej e qujm "display" media.

 mire eksperienca, hajt, e debatueshme, po me fotot cfare ke mer kaqol?  po cfare kane ato poza qe ty si taleban nuk te pelqejne? si i mendon ti nepunsit/et, pa seks?

e kam fjalen qe keta punistet mos ta celin gojen gjoja per fotot se Laures nuk lane gje pa i thene, u moren gazeta e televizione te Rames me te per ato foto qe ja kishin vjedhe ne facebook.

 ajo po, sexi eshte.e gjitha ishte gallate o shoku poet.kujt po i hyn ne qese nese ajo luan me pistolete apo me top ne kohen e saj private. por nuk hiqni dore nga zakoni gjyshit Sulo ju , jo.Puna  epare qe beni eshte sigurimi librit te shpise, germimi fotove, futja poshte krevatit e te tilla.He mo si eshte me orgazmen kjo se me siguri Vishua e ka pergjuar.

o shoku punist, keto shitja ndonje tjetri po jo mua. Me fotot e Laures u moren gazetat dhe televizionet e Rames o shoku punist. Po nuk genjeni dot njeri me keto perrralla ju.

Sa bibat me gote alkooli ne dore shkerdhehen me zyrtaret e PS mu sme hyn ne xhep, por kur e merr kete me alkool dhe e con ne zyre te shtetit mu me hyn ne xhep edhe shume.

 mos pergojo njerzit ore dangall. me kete opozite  te tipit te xha sulos (talebane) dhe gjysh Sales (lehje permanente) nuku keni gje ne torbe per 12 vjet shoku komunist me anti per PARA.

po ju kur pergojonit Lauren apo Shkelzen Berishen dhe ate vajzen qe u perfol si e dashura e tij?

hahahahahaaa... me keto emerime te garantoj qe PD vjen ne pushtet brenda vitit por ka per ta djegur, literalisht kjo, Shqiperine Rama gjate kesaj kohe.

 Informohemi per aktin normativ...thote ky ...nuk i ka hequr cimkat Rama nga zyrat? nga e mori vesh ? veshi Vishos degjon dhe regjistron smiley

he mo, u taku Visho me agjenten ruse Ollga apo jo? Hihihihihiiii, keni pak humor e fantazi ju lukunia ramiste keni.

bile ishte vete nje bibe e Rames qe mbeti jashte sofres se deputeteve, njefare Iris Luarasi qe e beri per nje lek Vorpsin per fotot e facebookut. Leri tani se nuk jemi te gjithe gomere emigracioni qe e njohim Shqiperine nga peshku.

E kane zakon sic pergojuan bolet e Edit ne mes te Parlamentit dhe per keto fotot se kane per gjo te perserisin te njeten `metode` 

lol, jane bo keta pak koqe salista qe kemi ketu per tju qare hallin. Sulmojne cdo gje me cdo mjet dhe pa asnje llogjike. Se cfare lidhje ka fotoja duke bere banjo dielli me paaftesine e kesaj gruaje per postin e caktuar vetem frymore te coroditur deri ne psikopati mund ta bejne. E kur te vjen e keqja hapi rrugen. Por te pakten kini pak meshire per vehten se po ikni per lesh pa ju tredhur akoma. Po kur te fillojme e tju tredhim nje e nga nje per perdhunimet qe keni bere sdo ju kete ngelur pike gjaku. Do jeni nxirre komplet.

Rilindja kam besim se do te hap nje faqe te re, do tju regulloje edhe juve, menyren e sjkelljes! Sic po ju rregullon! E keni parasysh se cfare ndrsyhimi keni ne sjlleje qysh nga 97ta! Votat nuk i vidhni dot, shpifjet nuk u ecin dot, sic ju kane ecur deri me sot!  Me `gogolin komunist` nuk trembi dot me as pulat! ka ardh koha, qe te kulturoheni pak, dhe ti veni men punes dhe jo vjedhjes, sic keni bere per 20 e ca vjet! 

Ndryshimi juaj eshte se tani keni dale hapur qe jeni kunder intergrimit ne BE. Pra PS-ja me veprimet dhe mos-veprimet e saja, tregon qe nuk do intergrimin e Shqiperise ne Europe, perderisa kushtin themelor per marrjen e statusit, (ligjin e nepunesit qe e votoi me konsensus ne Maj), tani e ka minuar

 ore tani  emore vesh ti, nuk duam integrimin e Shqiperise ne BE.Duam integrimin e BE ne Shqiperi.Ka ndryshuar optika.

Pra PS-ja me veprimet dhe mos-veprimet e saja, tregon qe nuk do intergrimin e Shqiperise ne Europe, perderisa kushtin themelor per marrjen e statusit, (ligjin e nepunesit qe e votoi me konsensus ne Maj), tani e ka minuar

Lefti

 

Siç e kuptojmë qeveria ndërmori dje hapa për të shmangur boshllëkun ligjor që do të krijohej nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të pandryshuar. Pra amendimi teknik që u mor dje është thjesht teknik dhe nga pikëpamja jonë këtu nuk ka ndonjë çështje.

Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule

To belive to Lefti or to Stano, that is the question!

Une jom me Leftin. Bojm i llafe muhabet ktu. Ate tjetrin cer e kemi, asgjo. Ai i vje sahati iken e te bo naften. leftin e kemi ktu, pozite, opozite, heret, vone... smiley

Drite qe llamburit Parisin!!!

Nigjo, thuj ca te dush po hallall ja bofte zoti...nuk e leshoi qe nuk e leshoi llogoren opozitare. Jo si ca te tjere qe behen te gjalle vetem ne tema sportive. 

Respekt!!!

Do vini nji nga nji tek Une .Tani u kujtuat ta cmoni LefKOPEN ?

Po nejse mo rendesi ka qe e kuptuat se "Topi Bam e Mucua tutje ", nuk ka te beje me Left me ...yyyyyyy te shndrruar ne ...iiiiiii nefund  Dhe cmojeni akomame shume ne keto situata .Vet vjen per probleme kapitale , per prurje te tjera ka nga keta Poetet , edhe Lirike po edhe Metafizike .Shpirtra te vujtur .

Me qe ra fjala Ron nje nga ata te Dosjeve mu pa pa LESH .Thoshte qe i ngjan te pakapshmit se leshin e kishte lene faqeve dhe  mjekres .Perse nuk vjen me .Lefkopeja ka ngrite berberane me rastin e qethjes se Spiropalit e ca te tjerave !!

Po pra edhe sot doli zedhenesi i KE-se dhe i tha qeverise se keshtu sic po veproni se keni mire se do tju duhet edhe konsesusi i opozites pasi nuk i keni 3/5 ose 84 deputete. Dhe opozita menjehere ju pergjigj duke i dhene nje deputet maxhorances duke ja hequr partise republikane. Ja cdo te thote kur bashkepunohet pozite-opozite.

Une them qe me mire eshte te kesh nja 200 000€ qe ti futesh ne banke e te rrosh me interesa ose te blesh nja dy dyqane e te jetosh si bos. Te 10ifsha Rilindjen. Ja keshtu ka lezet. Merruni me teorira ju.

HAHAHA

Opinionet grinden mes .." vedit" ne sterlodhje, pa e vrare mendjen si e si te lodhen per te reformuar sistemin.Kapitalizmi ka kohe qe po varros vetvehten.Mirepo si te djathtet dhe te majtet ecin paralel duke pare jo perpara por gjithenje anash, venger ka thene populli yne.
Blendi i dashur edhe ju shikoni venger....!Problemet jane ne sistem

Kapitalizmi ka kohe qe po varros vetvehten.

jo o Grava, jo... 

e pare e punes, nuk do varroset por do shndrrohet gradualisht.

e dyta, kjo do ndodhe kur sistemi te kete shterrur rritjen e aftesise se vet prodhuese. dhe kjo eshte shuuuuume larg - gjysma e globit eshte post feudalizem, miku im.

atje ku shndrrimi ka ecur me perpara, ne rajonet e bekuara te Brevikut me shoke, shohim vetem nje shnderrim te avaaashte, me teper ne atituda ndaj vlerave se sa ne prodhim te vete vlerave.

shkurt, kapitalizma eshte ne shpi te vet e rahat te Zoti, dhe qeshet me gjithe ata qe duan te nderrojne sisteme shoqerore me draprinj smiley pse s'korrni grure, u thote, ashtu nderoni veten dhe gjithe te afermit.

Me kujtove dicka me ket punen e pse nuk korrni grure. Ishte cu njona prezentejshen te World Bank per international development in the third world. Nejse, e mbylli prezentejshen me at fjalen e urte Kineze "give man e fish and you've fed him for one day, teach him how to fish and you've fed him his whole life". I them njonit qe kisha afer qe kjo nuk e paska ndigju thenien e Marksit se "give man a fish and you've fed him for one day, teach him how to fish and you've ruined a wonderful business opportunity". Well ma ktheu ai, we have to teach them how to fish so they can sell the fish, make money, and buy our products. 

Menova me vete: shkurt, thjesht, paster, bukur! Sistemi ne 1 fjali!!!

smiley

si te bi mu ne lule te ballit e verteta, e?

Edhe tu i ra ballit me dore thu me vete po sa e thjeshte qe qeka mer ja qifsha nonen!

 

Cdo sistem qe nuk arrin ta shojegoj veten me nji fjali, nuk ja vlen te vehet ne praktike. Jo po zgjimi i ndergjegjes se klases puntore, jo po kolektivizimi i mjeteve prodhuese, pirdh pirdh, vllai me 4 fjale "buy cheap, sell dear" i jep drejtim muhabetit!

shpjegimi i tepert - indeks i sigurt i dickaje qe nuk shkon ose qe calo.

shembull: parrullat pa fund dikur ne shqipni "te punjome" smiley

ke pa ti me naj ven ktu te shkruj njeri "te punojme"? smiley

 

Nuk ka kohe njeri te shkruj "te punojme" se te gjithe jane o ne pune o rruges per ne pune. smiley

Mu me knoqin kto qe thone, ja po i vjen fundi. A thu ti se feudalet kur i erdh fundi feudalizmit u bone fshatare. Ke taku ti ndonji lord anglez qe te qahet prej kapitalizmes? Po ndonji baron gjermanfoles qe te thote ehhh ishim mire ne feudalizem se ky kapitalizmi na e mori shpirtin. 

Epo dhe jeta eshte e rafinuar mor zoteri, nuk mund ta permbledhesh ne nje fjali. Ndersa per punen e atij peshkut nuk te kuptova mire. Per çfare peshku behej fjale? Ne çvend? Si e kapje? A ka rregulla e dogana per tregtimin ? Etj etj. Se keshtu ide hedhin te gjithe por sa degnohen dhe sa te zbatueshme jane .

Si e kapje?

Me dinamit. Ka menyre tjeter?

Me tigan....

Kam degjuar qe edhe gjiza eshte karrem i mire...

A mund ti perkthesh ne shqip keto dy fjali Roni. 

ai rasti i dhenies qyl kundrejt edukimit te tjetrit pjero..

I dhe fukarase peshk falas, e ushqeve per nje dite; i mesove si te peshkoje, e ushqeve per ter jeten..i mesove te peshkoje me dinamit, ngele vet pa peshk...

Edhe " varrosja" transformim eshte more emo.Por sipas meje tere problemet ekonomiko- shoqerore jane derivate te sistemeve ne zbatim.Dhe brenda sistemit jo gjetke duhet germuar per kolaudime e zgjidhje...
Ne shtepi te vet, ne gjirin e tyre u lindin probleme " familjeve" te bardha apo me ngjyre por nuk i kerkojne zgjidhjet tek ....arixhinjte, .........per ta korrur grunin! Nuk kam lexu si e ka trajtu Pjeri ket ceshtje ke VQ

 Grava i nderua ! Pranon te vij dhe unete kembejme nga nje llaf ?  

Kapitalizem - Komunizem. 

C do shtet shoqeri qe grumbullon Kapitale per tu zhvilluar simbolizon kapitalizmin ...Cfare  kapitalizmi po "fundoset " ???

Menyra se si i shndrrojne Pronat percakton dhe Sistemet Politike .Thjesht dhe pa shume Teori .Sot ne Bote kemi te njejtat sisteme Politike ! Por se si grumbullohen , menazhohen dhe shperndahen te Ardhurat Kapitalet  ...kjo perben Dallim midis Kapitalizmit te Vjeter Klasik qe me te drejte edhe vete Amerikanet e pranojne se nuk ka me ato funksione e ate permbajtje dhe atij Kapitalizmi te ri qe po vjen i Transformuar  ., per me shume Liri , Barazi , Vllazeri si parullat e Para te Komunisteve dhe finalja e Programit te tyre ! Internacionale OSE Bote e Integruar !

 Keto llafka jane per pjellen e re te LefKOPESE fatakeqin POET qe shkelqen ne Bathore me teori kunder kamunizmes smiley

Neqoftese Historia ka treguar se shoqerite ecin Perpara ose Perparojne pa u Ndalur atehere Konfliktet e Lindura ka dy rruge te zgjidhen 

Me Lufte

Me Konsensus !

Kush eshte primar ? .Deri tani ecin paralel por Konsensusi ka marre teren dhe duket qe eshte i pashmangshem per njemije e njearsye por i DIKTUAR nga Teknologjia e Armatimi ! Shembulli me Absolut shndrimi i Kampit Socialist ne te njetin Organizim me te tjeret .....qe po Ndryshojne !

Pastaj nga keta qe ka mbjelle Saliu neper "se fermeret tane zotrie , po po pa diskutim ta them une tye .Na po ecim me pase nga 200 mije euro cdo  Kavajot e Breglumas " Perpara !

Hade çmendine hajde, ku jemi katandis mer ku jemi katandis, e majta mbron kapitalizmin kurse e djathta do me e hedh ne toke. Cfar eshte i prishur sistemi, eshte prishur truri njerzimit ne radhe te pare. Per pune zemre as qe flitet, sepse ne vend te zemres eshte vene mendimi, logjika e hekurt e historise.

Emigrant, meqe e ke permend me lart draperin, kape nje çike kete fotografine me draper dhe çekan qe po e mba ne dore Mjekra, dora jone:

http://www.ligaduhovitih.com/wp-content/...

heretik, filozofia ben fjale per ligjesite brenda sistemeve ekonomiko- shoqerore dhe jo per difektet fizike te individeve te vecante.Ato ligjesi, sikurse mesohen ne shkollen elementare, nuk jane "te prera" njehere e pergjithmone.Ashtu nuk i konceptojne as ata qe dhe kane difekte te lindura perceptuese.Dua te them qe e kane nevojen e kolaudimeve ne kohe.Gje qe sa di une e pranojne te majte e te djathte, dallimi cilesor per te dy krahet, sot po shkon drejt barazimit, shuarjes( per te mos thene prishjes me gjuhen qe perdor rendom populli.Por...mos konceptimi i kesaj dukuri vjen prej mangesive te formimit.

Ti po tregon jo se çfare ben fjale filozofia filozofia ne pergjithsi, por vetem nje pjese e saj: filozofia marksiste, qe ne nje fare menyre koken e ka tek Hegeli. Mirpo ne filozofine gjermane ekziston edhe krahu tjeter, me koke tek Shopenhauri, vazhdimsi Niçe dhe me pas ne nje fare kuptimi Frojdi, dhe tamom tamom Jungu. Te gjithe keta te fundit as e kane rruajtur fare per ekonomine, biles Niçe (sot me i konsideruar se Marksi, edhe nga marksistepostmarksiste) ka perbuzje per kete teme, e sheh si shenje degjenerimi.

Besoj qe ti e di se Frojdi dhe Jungu jane marre me difektet e individeve (psikozat individuale) dhe difektet e sistemeve, dmth psikozat kolektive, kur individet e nje sistemi te tere semuren dhe fillojne te shohin vizione me çifute dhe kapitaliste, lager dhe Spaç. Po t'i merrshe tek e tek ishin te gjithe ne rregull, si lukuni vepronin sikur u kishte hyre kastraveci. Tani u sheruan "sepse ashtu ishte koha atehere".

Po sot si eshte koha? Se mos na vjen nje tjeter kohe ku kohen e sotme (perfshire dhe diskutimet e filozofeve te medhej mer jau te Peshkut mer jau) te quhet perseri se "ashtu ishte koha atehere". Ku eshte garancia, tek siguria, atehere ishin akoma me te sigurte, e megjithate me tre programe te BBC te gjitha filozofite e intelektualeve te shquar te sallonit te sinjora Bertinit qe mbaronin me shprehjen: "Kjo eshte dialektike", perfunduan te tera ne hale.     

Te gjitha keto qe rreshtuat edhe pse te njohura,   nuk kane  asnje lidhje me ato qe  shpreh une.

hajde traplliqe hajde.

Ketu mund te kete debat i nderuar ...Traplliqe ...

Them se trapet kane vlera jo vetem ne kohen kur Myzeqeja dhe Maliqi ishin keneta .Shembulli se Fierza kalohet lehtesisht si me Trapa dhe me Traget tregon shndrimin e Trapit ne mjet modern si trageti , pavresiht se trapi e ruan Vleren .Kjo duket edhe ne ruajtjen e germave Tra te perbashketa per te dy mjetet .

Them me kujdes per Trapat se ndryshe nuk do kishim as 'traplliqe"smiley

edhe une ashtu them, perse te flasim per temen??? nuk ja vlen fare!  sot ne u iluminuam serish, dhe sot  u formalizua, u dokumentua dhe vetem miratimi i mungon pas propozimit te sotem .  pa reforma te majta nuk ka rilindje . kur e lexova u ngrita ne kembe dhe mbajta frymen, Gjeniale !!! 

nejse kalojme tek tema me e rendesishme qe ka vlere per debat smiley

ndersa trapi ka vlera te medha ne ekonomi. jo per gje por trapi eshte nje mjet i vyer transporti sic thoni ju idriz aga.  transport kenaqesisjelles per ca e ca. sigurisht qe trapi duhet modernizuar ne forma te reja njerezish apo idesh, nuk ka rendesi , por te fushave publicistike, ekonomike dhe politike, perse jo dhe shkencore etj.  pak trapa gazetare ka??? ne sensin e mire te fjales e kam.  apo apo trapa komentatore ??? apo trapa ekonomiste etj trapa me vlera trapi. une them qe trapat te shtohen, keshtu edhe temat traplliqe nga trapat mund te shtohen .  natyrshem lind pyetja Po perse nuk mund te perdoren trapat edhe per pune inxhinierike shkencore?  tek e fundit shkenca a nuk behet nga trapat ???? Pra jo vetem ne reformat ekonomike e politike ku prania e trapave eshte ne proporcion te drejte me zhvillimin tone rrot me rrot me gjermanine etj etj etj etj, Pasi mendoj modestisht qe  trapat jane te gjithanshem e te gjitheperdorshem. si perfundim rrofshin trapat. pa trapa ska te ardhme! trapi ky mjet i vyer komunikimi dhe sigurisht :

pa trapa nuk ka traplliqe

Nard Ndoka

 

 

 

Eshte nje artikull tipik i "guximtareve" "humaniste" qe skane asnje njohuri per shtetin, ligjet, ligjesite per koncepte te majta apo te djathta. Demagogji tipike e Ed Rames qe nuk di se çfare flet.

Te tilla nuk duhet te zene faqet e Peshkut qe gjithsesi ka shpesh informacione dhe ligjerime shume profesionale.

- Blendi! Shko shiko ndonje film apo bej gallate ne TV (qofte edhe tek Opinion i Fevziut qe shpesh eshte joprofesional dhe per te qeshur). Ler profesionistet te gjykojne per zhvillimet shoqerore (sepse sot zhvillimet shoqerore jane kaq larg atyre politike.. dhe jo vetem ne SHqiperi).

Keto komente. Kaq arrogante... Nje econom, qe te urdheron. "Shko shif film, shko bej gallate..." Dhe midis rreshtave jep edhe nje vleresim te pergjithshem te peshkupauje.com dhe nivelit te profesionalizmit ne "Opinion". smiley

Kerkoj ndjese per gjuhen e perdorur.

Megjithate dua te te them se edhe une si lexues ndjehem i fyer kur nje njeri qe ben emer ne fushen e publicistikes shkruan artikuj si ky. Ti (serish ndjese nese nuk te pelqen te te drejtohem me ti) je opinionberes dhe sipas meje nuk te lejohet as te bashkohesh as te behesh pjese e demagogjise.

Mendoj se minimalisht, si cdo gazetar me lajmin, duhet te ishe konsultuar me eksperte qe ti njeh te pakten ne fushen e ekonomise perpara se ta kishe botuar. Seriozisht nuk e kam pritur kete nga ti sepse je djale i kultivuar dhe te kam ndjekur shpesh.

Ne lidhje me temen, po u be reforma ne drejtesi zere se jane bere te gjitha. 

Gjer tani as edhe nje gje fatkeqsisht...

 

Nje pyetje po munde smiley Cfare nenkupton me sakte me "reforme ne drejtesi" ?
 

nuk funksiono kshu hunter... bashkbisedimet nuk mun te kryhen vetem ne fillim dhe fun te ciklit tat... ndjese e...

Jo mo ok, por thjesht nuk kuptoj cfare do te thote "reforme ne drejtesi" ? Nuk eshte aspak pyetje me sponde. Pastaj ok, e drejta jote plotesisht te shprehesh apo jo. As e diskutoj.

 

nga trollet i pret keto gjona ti? pastaj i di vete ti mo, varje ne litar, pluma mas koke... komunizma mo, e di ti...

Gabimi im smiley Harrova. Shkurt "rotacion" ne drejtesi me sakte, ne vend te fjales "reforme". Pardon. Te ngaterrojne fjalet ndonjehere.

Tung

ty te falet...

+1 !

Problemi i pabarazise ekonomike dhe perqendrimit te pasurise ne pak duar eshte problem real, por Shqiperia nuk ka arritur akoma ne ate pike, sepse thelbesisht mbetet nje vend ne zhvillim. Sistemet e bazuar ne ekonomine e tregut jane ato, qe sipas praktikes kane mundesuar daljen nga varferia, me mire se cdo sistem tjeter. Ne socializem nderhyrjet e shtetit kthehen lehte ne masa abuzuese per lirine e njeriut. Taksa progresive eshte e parakohshme tek ne. Me perpara duhet luftuar evazioni fiskal, sepse eshte e lehte ti shmangesh takses progresive nese fsheh te ardhurat. Nje faktor, qe favorizon pabarazine jane monopolet dhe rentat e pozicionit. Keto jane hapat e pare te domosdoshem. Lufta duhet nisur qe ketu.

Kush do të bëjë reforma, kush do të sjellë rilindje, Gramozi, Namiku, Shkëlqimi, a nuk ishin 8 vjet në pushtet çfar sollën? Ah po është Erioni i Mjaftit, i G99, ky po...

Do të bëjnë reforma ministrat e LSI (ish ministra në qeverinë Berisha)....

Bëj ndonjë reklamë mor Blendi për Vadafonin se del më i fituar....

Dhe poet dhe cinik sikur nuk shkon! 

 

Xhaelga, 

A nuk e bene reformen Gramozi, Namiku dhe Shkelqimi ne fillim vitet 90? Kujto se c'erera ndryshimi lejuan atehere, per te imagjinu se sa me mire akoma do ta bejne kete here... pershendetje xhaelga, dhe te sfidoj!!!

 "Kujto se c'erera ndryshimi lejuan atehere"

Lejuan? me qindra vrasje ne kufi...apo u tremben nga perfundimi i Causheskut, Gramozi minister i brendshem, Namiku i "Zerit te popullit" apo me vone gogel ne doren e Ramizit..

Qeveria mjafton te ushtroje si duhet funksionin e kontrollit mbi territorin dhe ate te mbikqyrjes se ekonomise, pa u bere pale okulte me biznesin permes praktikave korruptive. 

Mjafton ti perdore mire fondet e taksave tona, per ta ne ofruar sherbime cilesore, pa vjedhur diten dhe naten arken e shtetit permes tenderave te manipuluar.

Mjafton te reformoje administraten publike mbi kritere jo partiake, por meritokratike, pa shkarkuar funksionare vetem pse jane te djathte dhe pa emeruar te tjere ne vend te tyre, vetem pse jane militante socialiste. 

Mjafton te ushtroje funksionin e parandalimit dhe luftes kunder monopoleve, qe i njeh ligji, duke kontribuar ne rritjen e konkurrences. 

Mjafton ti administroje ne menyre skrupuloze pasurite publike, mbitokesore dhe nentokesore, me profesionalizem dhe pa i trajtuar si placke lufte.

Mjafton te garantoje rendin dhe sigurine, per individet dhe kompanite, kushte te domosdoshme per te bere biznes. 

Kaq duhet te beje qeveria.

Pjesen tjeter e bejne njerezit, me nismen e tyre private.

Nuk ka pune qeveria te investoje shuma marramendese per "pune publike", duke u zevendesuar me biznesin, apo te merret me "programe punesimi", nderkohe qe punesimi eshte prerogative e sektorit privat. 

Prandaj, i nderuar Blendi, shume dakord me nevojen per rishperndarje te pasurise dhe lufte kunder varferise, por jo me mjete qe ke sugjeruar ti.

Kjo mbyllje pa shembuj nga Spaci ku lukunite perdornin kastravecin , duket qe ka te beje me guantanamon ku nuk perdorej kastraveci , por nje hibrid kastravecesh qe kane te njejtin Leng .Dhe nisur nga lengu del se dhe Nicja i postpasmarksisteve si dhe Shoqpenhauri kane pasur nga ky leng qe i cilesoi edhe lengmbajtes . Nga ky leng linden nja tre Programe te BBC ku shume mer jahu te ditur ...kerkonin halete ne vend te nevojtoreve . Biles kjo habiti dhe drejtuesin e emisioni se keta qe mbronin 'shpirtin " perse u duhej te dhisnin ? Nuk mjaftontevetem Cfryj e pirdh ?

Dhe qe te mos ta zgjasim ne nje emision me te diareve mendore doli se Bota ndahej ne dy lloje ekzistencialistesh  ata qe kishin ngrene si kafshe cu dilte perpara  dhe ata qe njihnin zhvillimin dhe blenin ne dyqane e hanin ne tavolina

Biles kete ndryshim rrenjesor Dialektik nuk e kishte parashikuar ne nje fare menyre as Frojdi .Dhe keshtu nj varg mendimesh te shqyera te konferences ' ne kemi Diare Mendore " u permblodhen ne nje Fjali te vetme 

"Kujt do me i tregu tek PPU ti mer Jahu , se kush  jane Mendimtaret e Botes "

Po gjithsesi pa qene Ekonomat Konvikti , them se perpjekje te tilla te prurjes per te parashtruar permbajtjen  e nje krahu ""  te majte "", jane te kendeshme , te Faktuara per ate Objektiv qe ka pruresi dhe Reale .Gje qe besoj se nuk e pengojne asnje krah per te qen Pozitivist e per te shprehur te njejtat mendime te krahut tjeter ne se ekziston dhe ka Praktike ne Shqiperi !

Ndaj e vetmja mënyrë për ta rilindur Shqipërinë është përmes kuptuarit të problemit që kemi përpara dhe adresimit të tij. E vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga spiralja sociale që shkakton pabarazia është përmes reformave që sigurojnë prosperitet për një numër gjithnjë e më të madh shqiptarësh. Këtu nuk bëhet fjalë për socializëm, por për të mbajtur kapitalizmin egërshan shqiptar brenda binarëve. Nëse shumica e popullsisë privohet nga të mirat dhe mundësitë ekonomike, kjo popullsi do të mbetet e varfër dhe injorante, dhe Shqipëria nuk do të këtë asgjë me se të konkurojë si ekonomi rajonale.

I dashur Blendi

Jam dakort me ju. Por keni harruar nje gje kryesore. Pabarazia ekonomike ndiqet nga pas nga pabarazia gjinore gjithashtu. Keqtrajtimi i gjinise femerore ne Shqiperi eshte nder me skandalozet ne vendet Europiane. Nqs nuk arrihet kjo kulture e shqetesimit per gjendjen emocionale te qytetareve dhe trajtimit te tyre , qofte edhe mes tyre , pabarazia kalon ne krim. Pabarazia gjinore sjell varferi .

Per kete kam bere nje artikull me pare , me duhet t'a gjej dhe t'a sjell ketu nqs keni interes.

Pabarazia ekonomike ndiqet nga pas nga pabarazia gjinore gjithashtu......

Du me  bo i paranteze ne se bindesh Mos e sill ! Dhe nje sqqarim me poshte nga studiues Shekullore , pasi  e ke  keqformuluar , po qe se e mbeshtet ne keto raporte . .

E para pabarazi ne gjendjen  natyrore eshte pabarazia midis  e Burrit dhe Gruas ( femres dhe Mashkullit ) pastaj fillojne e shfaqen  pabarazite ekonomike qe u barten edhe ne format shoqerore te bashkejeteses ! 

Pra pabarazia Gjinore eshte fillesa e  pabarazive ne shoqeri te organizuara  qe mori formen me te Plote te PABARAZISE ne NDARJEN e Punes qe krijon Pasurine , Autoritetin  dhe Kenaqesine smiley

Kujdes nga diarete mendore te Alsas Lorenes qe do shohin se betejen e Vaterlose mund te  mos ta Humbiste Napoloni , ne se Nicja do kishte dhene shpjegime Perse Shopenhaueri nuk e kishte dalluar kete Pabarazi .Me gjasa dhe Frojdi ....." kujt do me i tregu per Frojdin ti mer jahu " Rri me mire ke Jungu ! smiley

Pabarazia Gjinore pjell Krim si cdo pabarazi , por nuk eshte vertetuar te sjelle Varferi smiley

Shqip

Nje grua pa te drejta ne krahasim me nje qe ka shume te drejta , i kane njesoj femijet dhe ecurine ekonomike te familjes??

Asnjeher

E para i ka femijet te varfer ne cdo aspekt, edhe mentalisht.

E dyta ka shanc , dhe femijet e saj gjithashtu, edhe burri gjithashtu, te gjithe kane kur gruaja jep njesoj kontribut ne familje

as nuk diskutohet . e thjeshte fare smiley

Si zakonisht, edhe ketu i paska leshur kakerdhite e tij VLERA e PAKUPTUAR. Mjere ne qe do vdesim pa e kuptuar, e lum zonja Elba dhe Emo-ja qe e kuptojne. 

E nderuar Elba ne se desheron smiley

Po lexon dicka ndryshe nga c'the ne krye . . Patjeter dhe jo vetem tek femra , por ne teresi krimin e sjell varferia .Pervec titujve te filmave me Jungun : " l Lindur per te vrare " smiley dhe variante te tjera te samurajve japoneze , qe mund te kishin fituar me Mao tze Dunin ne se Gomindani do kish lexuar me me vemendje Shopenhauerin .

Dikur ishte shprehja "vdis i varfer por me nder " Sot pothuajse je qesharak kur e permend  .Perse ? 

Ndoshta do nje shpjegim me te gjere ku te perfshini dhe edukimin .Gjithsesi ne ate Kohe qe barti keshilla dhe perfundime nga njerez me mend dhe tru , mendohej dhe praktikohej se "Clirimi ( pavaresia ekonomike ) eshte nje Hap i pare i emancipimit te femres." Pra PUNA ne tersi cliron Njeriun dhe rrjedhimisht femren ne se e perfshin Frojdi ose Nicja si kategori njerzore !

Me pas sipas Engelsit ....edhe Clirimi Moral do vije ne nje start me te .Dhe ky binom sjell nje Emancipim te Plote per ate lloj shoqerie njerzore ku ka dhe femra qe nuk duhen ngaterruar me transvestite qe Nicja nuk i kishte parashikuar 

Tani Shkopi i haurit mund te interpetohet edhe nga Hunj me shumice , nga llomotites faqe librash e emrash si karakteristeike e prrejve psikike qe pavaresisht se rrjedhin nuk dine pse rrjedhin dhe qe kuptojne se dikush kupton dhe dikush Jo smiley

Shiko , na mungon kultura " e te hequrit dore" ne momente te caktuara , aq me keq te marrjes apo dhenies se feedbakcs te frytshme , sepse tundimi per te ndjekur soap-operen eshte teper i forte smiley

ndaj kuptohet

Gjithe keto diskutime dhe askush s'e ka permendur dieten e sukseshme te Metes tek reformat e mengjera. Who's walking faster now biatches?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).