Shirat e dendur gjatë natës kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në kryeqytet. 1000 banesa  dhe rreth 6000 në zonën e Kamzës janë përmbytur. Në ndihmë të banorëve kanë ndërhyrë edhe forca të ushtrisë. Uji ka vërshuar brenda banesave dhe ka shkaterruar orenditë. Përmbytje ka pasur edhe në zonën e Bathores, në Valias dhe në zonën e Bregut të Lumit në Babrru. Për të parë nga afër situatën në zonën e Kamzës ka mërritur  Ministrja e Mbrojtjes  Mimi Kodheli, Kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha dhe Nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo. 

Kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha  pasi ka takuar  familjet e përmbytura në Kamëz deklaroi se në total janë 1000 familje që janë përmbytur nga shirat e një nate më parë. Kryebashkiaku deklaroi se shirat që kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar dëme të mëdha materjale.

"Jemi në situatë emergjente. Mbi 1000 familje dhe mbi 6000 qytetarë gjenden në këtë situatë që do ta cilësoja emergjente për nga kushtet e përmbytjes. Për fat të mirë nuk ka patur viktima dhe dëmtime në njerëz. Ka dëme të mëdha materiale dhe ka një përmbytje të të gjithë zonës me sedimentet e lumit. Në këtë zonë po punojnë mbi 180 punonjës të Bashkisë së Tiranës për t'u ardhur në ndihmë familjarëve, për pastrimin e oborreve dhe largimin e mbetjeve . Por duhen shumë më shumë ndihma se kaq. Është e nevojshme të kemi bashkëpunim edhe me qeverinë qëndrore për të shtuar krahun e punës dhe tu sigurojmë banorëve furnizimin me ujin e pijshëm, i cili do fillojë të shpërndahet me autobote, evidentimin e dëmit dhe përpjekjen për ti ardhur në ndihmë banorëve. Gjendja ëështë e jashtëzakonshme , dëmet janë të jashtëzakonshme dhe kërkon një përgjigje proporcionale me këto dëme", deklaroi Basha.  

I pranishëm në zonë ishte dhe Drejtori i Policisë së Shtetit  Artan Didi. 

Ndërkohë kompania CEZ bën me dije se si pasojë e motit të keq disa zona të Tiranës janë pa energji elektrike. Ndërprerje të energjisë elektrike ka në zonat Kodër Kamëz, Bathore, Universiteti i Kamzës dhe rruga Qemal Stafa në Paskuqan. Shkak për ndërprerjen janë bërë dëmtimi i disa fibrave. CEZ njofton se është përmbytur nënstacioni elektrik në Kombinat. Kjo ka sjellë që të mbeten pa energji edhe zonat Kombinat, Vaqarr, Prush dhe Yzberisht. Kompania bën me dije se po punohet për zgjidhjen e situatës.

42 Komente

Lulja thote jemi ne emergjence...

Po nuk na the keto permbytje nje here ne sa vjet behen? Problem hene apo dielli...

A ishte me cizme Kodheli apo jo?

Zonat me ndertime te paligjshme, si Bathorja, Paskuqani, Kamza, etj., do te jene kurdohere burim i pashterrshem problemesh per kolektivitetin. 

Ndertimet e paligjshme ne keto zona jane bere jo vetem mbi troje te grabitura, por edhe pa asnje leje dhe pa u konsultuar mbi kriteret minimale teknike te sigurise. 

Asnjeri nga pronaret e vilave shume kateshe ne periferite e Tiranes nuk ka paguar asnje qindarke ne arkat publike per te mbuluar kostot marramendese te veprave te domosdoshme infrastrukturore per ti shnderruar banesat nga godina te izoluara ne lagje urbane.

Ne keto kushte, perse u dashka qe te shqetesohemi per fatin e prones ilegale te individeve te jashteligjshem!?!?

 

 

Une skam hallin e shtetit; une kam hallin qe ska ra shi mjaftueshem qysh nga 1946 smiley

kur s'ke koke , ke permbytje

Kryetari i bashkisë Lulzim Basha shkoi sot paradite për të parë nga afër situatën e përmbytjeve tek Ura e Kamzës.  Basha e cilësoi situatën si emergjente dhe shtoi se një fryrje e tillë e lumit në këto parametra ndodh një herë në 20 vjet. Për Bashën gjëndja është e jashtëzakonshme dhe kërkohet një zgjidhje e menjëhershme. - See more at: http://www.shqiptarja.com/

Si mund te dali jashte folklorit Saliban Luli smiley kane nji koherence llogjike aq te njejte sa me duket se Sala i ka fut USB ketyre 

Basha e cilësoi situatën si emergjente dhe shtoi se një fryrje e tillë e lumit në këto parametra ndodh një herë në 20 vjet.

parametrat e sigurise e kerkojne qe te parashikosh prurjet me minimum occurrence ne 100 vjet. inxhinieret  studiojne lumenjte dhe ndertojne diagramen e probabilitetit te prurjeve minimale e maksimale deri ne 1000 vjet.Ky studim duhet bere perpara nese te ndertohet kuptohet.prej andej modelohet zona dhe harta e permbytjes.ne shqiperi ka pas hidrologe qe merreshin me keto pune.keshtu ndodh kur gjerat behen me bythe e jo me tru.une do te thoja leri te paguajne cmimin e budallallekut te tyre e ndoshta nxejne mend.

gjith ky dill knej, ka per te dal uji diku. 

hej taksirat !!Me u frigu qe erdhe vjeshta, e shkon  dimri ,e vjen  pranvera ,ne kete vend e me keto parti   ..

 apo, fukaraja eshte mesuar me hjeke.Keto veshtersi qitni afer sysh e mendjes kur diten kur shkoni te votoni ..

C'kerkon kryetari i Bashkise se Tiranes ne Kamez qe ka bashkine e vet?

I eshte permbytur rruga "Sali Berisha" dhe "Silvio Berluskoni " prandaj o i shqetsum..smiley

Kjo po qe mund te jete arsyeja!

Ke nje talent te mrekullueshem per t'u bere burokrate! smiley 

Flm! Epo shyqyr se na u shpif dhe kjo pjatalarja. Dua dhe une nje pune zyre!

Ajo me beri pershtypje dhe mua. Mbase Basha eshte gjithnje ne fushate.

Thone se Lul Basha ka dekonspiruar operacionin e ardhshem te policise me kod "Dimri i madh" duke e lajmeruar shiun te bjere perpara se polcia te kishte kohe te merrte masa ndaluese.

 

ore ju,  megjithmend mendoni qe nje kryetar bashkie, socialist apo demokrat, ne Albanie mund te ndaloj permbytjet..?!.smiley

po te shtunen dhe te djelen qe sapo kaloi  u permbyten disa zona ketu ne Hollande ngaqe ra shi papushim..  rreth 100 ml per m2  dhe sistemi i kanalizimeve nuk e perballoi dot kete sasi uji.. kuptoni  apo jo?  ne Hollande, qe jane mjeshtra  per  te disiplinuar ujin..

Kur qe Rama ne bashki nuk kishte permbytje ne tirane...

Absolutish jo Belul , Nuk i ndalojne dote permbytjet  dhe sidomos Permbytje qe vine nga rreshje te tilla qe ndodhin vetem nje here ne 20 vjete.(ja hodhi tirana per  19 vjetet e tjere)smiley

dhe sidomos ato permbytje si ato te Shkodres Qi ndodhin nje here ne 100 vjete.. ( ja hodhi shqiperia edhe per 97 vjete) smiley  dhe per permbytjen e shkodres e gjetem fajtorin ishte HENA..smiley

pse cuditesh  per sasine e reshjeve  galile??smiley   

te shtunen dhe te djelen qe sapo kaloi  u permbyten disa zona ketu ne Hollande ngaqe ra shi papushim..  rreth 100 ml per m2  dhe sistemi i kanalizimeve nuk e perballoi dot kete sasi uji..  merr vesht galile?  ne Hollande, qe jane mjeshtra  per  te disiplinuar ujin..

Kjo eshte propagande nga mafja hollandeze e cila qellimisht ka bllokuar kanalizimet mjeshterore per ti marre ato me pas me koncesion.

Belul, Ajo qe dua te te theme se ketu behet shume berihaj dhe asnje  ANALIZE e thjeshte.

Ja shiko sa mire e the ti ne Holande (info e dhene nga SHTETI)   ka rene 100ml /m2. dhe sistemi i drenazhimit nuk e perballonte dot. ( hollanda ka 21 % te tokes nen nivelin e detit dhe 50% te tokes me 1m mbi nivelin e deti, (god bless google)

Tani lind pyetja per ketej nga ne: Sa ml/m2  shi kane rene ? ( asnjeri nuk e di, dhe e di pse ? sepse E shkaterruan sherbimin Sinoptik ne Shqiperi BARBARET) 

Si eshte sistemi i Drenazhimeve te ujrave te bardha? a eshte mirembajtur apo  permiresuar ne funksion te rritjes se Qytetit.?

Pasi te besh kete analize mendoj une mund tja vesh fajin reshjeve qe ndodhin nje here ne 100 vjete, 20 vjete, dhe Henes Bashke.

galile,  dje ndodhi permbytja, ti   kerkon analize te thelle sot??smiley   ne Shqiperi ka shume arsye.. dhe nje nga arsyet me kryesore  jane vete njerezit qe kane ndertuar  kudo.. bile  edhe anes lumenjevesmiley  dhe  pastaj ja hedhin fajin shtetit...  

 

tani, une infot ne Hollande nuk i morra nga kryetari i bashkise..  por nga media  lajmet, moti ne TV. dhe mediat ishin te fokusuara  jo te kryetaret e bashkive  te zonave te permbytura,  por te informimi  per gjendjen  dhe veshtiresite qe ishin krijuar  nga permbytjet..
 

Ne kemi thare kenetat dhe kemi sheshuar malet. Lumenjte jane krijuar anes qyteteve tona pas 90tes dhe jo e anasjellta. Dizinformimi juaj i vazhdueshem ne kete teme eshte shkelje e rende e kodit etik.

" dje ndodhi permbytja" 

Dje ndodhi? me date 15/10? 

po kur ndodhi  pardje, me dat 14/10?   se nuk e di tamam... por   prape, nuk me duket se perben ndonje ndryshim esencial  ne ate cka thashe per ''analizen'',  apo jo?

Po si ore nuk perben ndryshim esencial? Ftesa per statusin ish planifiku per daten 15/10, e su dha; qielli qan me lot me date 15/10, sikur te paralajmeronte nje lajm te zi, e ti thu nuk perben ndryshim? Po e di ti se kush e ka pas datelindjen me date 15/10? E di ti pse nuk po shkru mo Lefti sot? se me nje dore do ket kap koqet e me tjetren do jet tu i ra vazhdimisht tavolines prej druri! Si ore nuk paska ndryshim esencial? 

Eshte Gjeja me  ELEMENTARE  Belul qe te thone se sa ml shi / m2 ka rene me minuta (jo ore) pasi mbaroje shiu.  Dhe ta Dinin me pare KAPACITETIN drenazhues se Qytetit.  

 Media ne Hollande e ka marre INFO-n nga Sherbimi Sinoptik ne Hollande , kurse ketu tek ne  nuk mund ta marresh nje Info te tille sespe ne e SHKATERRUAM sistemin sinoptik , dhe pastaj te del KRYETARI i Bashkise dhe te ben Fallxhorin dhe te thote se bie nje here ne 20 vjete nje shi i tille, po ai si e beri analizen?

-Persa i perket Atyre qe kane ndertuar mbi kolektore shkarkim etj. aq dine aq bene, po Shtetin per se e kemi? kush duhet ta beje kete RREGULLIM . A ka ligje qe i ndalojne keto lloj ndertimesh? PO. atehere c'mut shtet kemi Pasur?

Galile, dikur mbaj men qe jepeshin keto hollsirat e rreshjeve ne TVSH, mirpo si duket, edhe tek sinoptika i ndrrojne njerzit, dhe sa te mesohen  do duan pak kohe smiley

merrni mer shembullin e Vlores: mbytet e thahet, mbytet serisht e thahet prape vet si do zoti smiley

Galile fort i nerum 

Me fal po  per cfare llafos ? Nqs do te besh krahasim me Pergjegjesine e Shteteve dhe ate Qytetare , ne jo vetem e KISHIM ate pergjegjesi e shkalle Kulture , por perpiqeshim qe te ishim edhe me tej , si Hollanda  apo si cdo Shtet ne Bote qe perfaqeson interesat e Popullit .

Po qe se e ke nder mend te bisedosh me perfaqesues te Berihaj ..Bini burra ! Kamunizma ra ! ...?

Persa i perket Atyre qe kane ndertuar mbi kolektore shkarkim etj. aq dine aq bene.... kam mendimin se nuk eshte ashtu .Nuk ka pas te beje Shteti shume,  se po te hynte Shteti i kishe ne Burg .Por ka pas te beje perpjekja per nje kulture Qytetare ne nje TEREN ( ambient )  bashkejetese  e edukate Qytetare qe mbjell e perhap Shteti ne dobi te te gjitheve ! Sikur vetem "vijat e verdha " te kujtosh ! Por MUT Shteti ...i ve vulen ketyre Ndodhive !

Kertu fillon analiza se po qe per fondet e kanalizimeve , drenazhimeve , hidrovorreve e Vorr Vorreve te kermave te PD-hit  i ke nepr xhepat e ' se bixnesmenet tane te neoliberalizmit zotrie "

Gjithsesi une mendoj se duhet treguar me rrespekt per opoziten...eshte pasuri kombetare!!!

I nderuar Oidriso.

 Nuk i heq asnje presje asaj qe thua.

 Ajo qe me "acaroi" mua ne kete diskutim ishin se NUK KEMI C'TE BEJME, Sepse permbytje te tilla ndodhin edhe ne Hollande, dhe me kaq i Vihet Kapaku kesaj ceshtje.

 Pastaj te del edhe Krye(k)ari i Bashkise dhe kerkon te te mbush mendjen me shprehje se reshje te tilla ndodhin nje here ne 20 vjete.duke imituar Krye(k)arin e tije shpiretero Doktorr Adhamudhin kur u permbyt Shkodra : se rreshje te tilla bien nje here ne 100 vjete,dhe se Pozicioni i Henes ishti i disfavorshem per ne smiley

 Dhe te gjitha keto Spekullime behen pa u bere nje Analize e Thjeshte dhe Profesionale. Sa ml shi ra dhe sa eshte kapaciteti i drenazhimit te Qytetit. Kush do ta beje do pyesesh ti? Ketu une e mbyll gojen sepse me siguri  te Sherbimi Sinoptike ka qene ne dore te "Trustit te Geshtenjave" (si c'do gje ne shtetin e Babasqepit) qe  "hanin geshtenja gjithe diten" dhe i hidhnin levozhgat e tyre kudo.. duke bllokuar c'do gje duke bere te shperthejene edhe Tubacionet e mootit e jo me tubacionet e ujrave te bardha.smiley duke e qelbur ate vend.

 

Morpo ti kemi mire me shendet , o Galile , se kane edhe Ditlindjen e Babasqapit dhe vaj hallit sikur Lulash dash kurbanit ti shkas ndonje Llafke jashte fjalorit te Trustit ...smiley

Si ma do... me mina me telekomande , me hedhje shtyllash ne ere , me rrafshim kulle apo me ...Rrjedhje te padesheruara te Gazit ...Ka edhe me Flake nga nje shkendije elektrike , por nuk e bojne se duken si Fishekzare qe feston e Majta smiley

Po me ata merresh o BURRE . Mire Priftin qe e bejne me Barre po ata dhe e abortojne dhe thone nuk e kishte henger Prifti . Ku ka me absurd e leshtjerres se ata ore .

Se HEC-et zotrie , sa per te ndez nje llambe elektrike ...se minierat zotrie ... se investimet ne prona pa efektivitet zotrie dhe kane 25 vjet qe vetem Vjedhin e pasurohen vetm me keto  . A nuk je ngop o Burre po pret te thone ndryshe ne rast permbytjesh ?

Po u dhe nje fill dil e priti ne Port te Durrsit me Dengje me lesh smiley

Keni harruar qe Kryeminister eshte diksuh tjeter tani dhe jo Basha apo Berisha?
Hiqeni ate titull disinformues se late nam.

Basha eshte kryetar i PD-se dhe ka shkuar tek elektorati i vet sic do te shkoje edhe me vone ne Jug e Veri.

Tani llogerine kerkojani Edushkes.

 

Edushkes le tja kerkoje Jozefpercka se ajo ja ka pare Lakuriç . Keni te pakten prej 1985 qe nuk late rresht pa fole " pasojat e Enverit " dhe Mutin e bëtë Mullar e Mullarët i bete me kashtë Maqedonie dhe për një muaj e dashke nga Edushka .

Ka  gati tre Dekada që babi Juaj Shpirtëror  Berisha  qe me Glasen e tij Politike e Biologjike ,  Vodhi , Grabiti , Shkërdheu , Prishi e Shkatërroi i vuri zjarrin çdo elementi të natyrshëm të Bashkëjetesës njerëzve Normalë në Shqipëri që tentoi ta shndrromte  Totalisht  këtë vend në Gropë Haleje e Bordello , e që falë   instiktit te Shqipëtareve rezistoi dhe  duket se e kaloi Gjëmën

pa na thuaj Çfarë u trashëgua ? 

Asnje investim nga Qeveria e meparshme e Lulezim Bashes ne zonat e lumenjeve per te parandaluar raste si keto qe per fat te keq ndodhin shume ne territorin shqiptar prej veriut e deri ne jug! Zonat e lumenjeve jane perdorur dhe perdoren per hedhjet e mbeturinave urbane!!!!!!!

Mendoj se gjykimi racional, per fenomene te vrejtura duhet te bazohet jo vetem mbi faktorin subjektiv, por mbi te gjitha edhe mbi faktorin objektiv.Sidoqofte mbizoterimi i njerit apo tjetrit faktor i ardhur si pasoje e nje veprimtarie psiqike qe vrejme se po shaqen shpesh blogjeve dhe mejdaneve shqiptare, me origjina te hershme, eshte ai qe ...nenshtron arresyen.Le te behemi pake me rracionale!
Mua sot me zuri shiu ke Ekspozita ..." Shqiperia..Dje". Ne vetem tre minuta, gjer sa sosa ke lokali 88 une u bera uje i teri.Sikur dikush te me kishte leshuar uje me Autobot.Nuk e kam perjetuar kurre kete intensitet rreshjesh, ne njesine e kohes...Kohe te ndryshuara, them une...pa tentuar te shfajsoj...

Ça u bo? A u terhoq ujti?

Ça u bo (II)? A u terhoq ujti?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).