Dëshmia që ekziston dokumenti joformal gjermano-britanik, i cili parasheh që Beogradi dhe Prishtina duhet t’i zgjidhin marrëdhëniet ndërmjet vete, është pohuar nga ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, i cili ka porositur që kjo duhet të ndodhë në fund të bisedimeve të Serbisë me Bashkimin Evropian.

Ky dokument, sipas Dushan Janjiqit, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, është një kuadër dialogu për normalizim të marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës dhe si dokument sqarues zyrtar që ka arritur në Qeverinë e Serbisë.

“Nuk është e qartë pse Qeveria (serbe) e ka futur shenjën e ‘sekretit shtetëror’ dhe pa përgatitur e ka pritur dialogun. Si duket nuk i kanë kuptuar pasojat e asaj se çfarë kanë bërë në bisedime në Bruksel në prill dhe atë që do të pasojë në nëntor, e ajo është që dyert për pranim u janë të hapura edhe vendeve të BE-së që deri më tani nuk e kanë njohur  pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Janjiq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi. 

Ai ka shtuar që Kosovën do ta pranojnë edhe Sllovakia, Greqia, Rumania, ndërsa me këtë çështje ende tregton Spanja. Sipas tij, mbetet vetëm Qipro, e cila nuk do ta bllokojë politikën e BE-së rreth këtij problemi.

Gjithnjë, sipas Janjiqit, Brukseli më nuk do të ketë qëndrim neutral ndaj statusit, gjë që Qeveria e Serbisë, kur ka filluar dialogu, nuk e ka llogaritur përderisa ka qenë dashur ta dinte këtë.

Beogradit i është ofruar kuadri i bisedimeve, ndërsa kjo çfarë ka thënë ambasadori gjerman, praktikisht është amendament i Gjermanisë dhe i Britanisë së Madhe, të cilave i është bashkangjitur edhe Holanda, ka thënë Janjiq.

9 Komente

"Ai ka shtuar që Kosovën do ta pranojnë edhe Sllovakia, Greqia, Rumania, ndërsa me këtë çështje ende tregton Spanja. Sipas tij, mbetet vetëm Qipro, e cila nuk do ta bllokojë politikën e BE-së rreth këtij problemi."

jallah.... meraku i madh mos inatoset evgjiteria e Qipros e na bllokon politiken e BE-se..smiley

p.s. ore po Spanja ca po "tregton" per kete ceshtje??smiley. po ceshte kjo shqipe mor aman, google perkthyesi?smiley

Spanja, aspi karralloi kape se na shpetoi, ka nji qendrim legalist per hater te interesave te veta.

ka dy lloj veshje sovreniteti te nji shteti te ri qi mund t'a cojne drejt nji njohje te pergjithshme si shtet

 1) me marrveshje, sovrenitet i brendshem, si me thone kur dy palet bin dakort, Sudani i Jugut, Timori i lindjes etj

edhe

2 sovreniteti i jashtem kur shteti qe ndahet nuk pranon ndarjen, Kosova pergjithsisht ka kontroll te territorit te vet por i duhet te kerkoje njohje te jashtme ne ate mase sa te bohet pergjithsisht e pranueshme.

Spanja tashi i permbahet pozicionit qi per nji ndarje duhet te bine ne ujdi te dy palet.

Ky ishte debati legalist/ kushtetor per anullimin e referendumit Bask ne 2008.

Megjithse Basket e fitune te drejten e referendumit ne parlamentin Bask, gjykata kushtetuese e hodhi poshte vendimin duke argumentu se nese do kish ndonji ndryshin ne marredhenieve duhet te votonit dhe spanjollet. 

Dmth s'mund te bojme per kosovaret ate qi nuk e bojme dot per basket apo katalanet.

injorimi i ca ngjau ne Kosove mund te jete nji paralel i ngjashem per ca Franko boni ne Venin Bask 

Fatkeqesisht Belulo, Qipro ka te drejten e vetos/votes, pikerisht se eshte antar i EU/BE me te dretjta te plota. 

po po Pjero, i dime te gjitha keto drejtat e Qipros,  por dime gjithashtu qe Qipro ka falimentuar  dhe po e mbajne me buke dynjaja.... njelloj sivllezrit e tyre greke,  domethene..smiley

E di e di i dashur, por fatkeqesisht te drejten e votes nuk ia kane hequr akoma. Per kompromis mund te ndodhin shum mrekullira, dhe une shpresoj qe fuqit e medhaja ta detyrojne per disa çeshtje te mbetura pezull. 

Pjero,  po ata nuk ia heqin te drejten e votes Qipros.. ata thjesht i heqin te drejten e lekeve..smiley

Ia hoqen, por doli ariu polar e u tha; mos kini merak se ju financojm neve. Se tepricat/fitimet ku do i çojne ata, pikerisht tek ato ekonomi qe kane det, enderra e tyre. 

Pjer, do na peshtesi Qipro Turke....!

E prisnim une e Beluli,  nje urim prej teje ne kete Dite ...te Shenuar! Ti na tmerron me mosaprovimet...!!!

I dashur, une uroj, por eshte mire nganjehere ta shohim ne sy te verteten e hidhur. Kemi shum lobe dhe qarqe qe jane kundra nesh dhe Kosoves. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).