Ne emisionin e dates 3 tetor 2013 te "Fiks Fare" u transmetua rasti i nje abuzimi seksual me nje minorene te jetimores "Shtepia e Shpreses" ne qytetin e Elbasanit. Cmendoni per kete situate?

Linku i emisionit eshte ketu.

11 Komente

si kaloi pa u  ''pare'' nga prokuroria doje te thoje..smiley

nejse,  pashe cik kete videon tani, pervec ngjarjes qe eshte   skandaloze,  me beri pershtypje  drejtori i jetimores..  po ku i gjejne keta tipa mor aman??   si mund te jete dikush si ky drejtor?!    po ky  person, ne radhe te pare,  nuk di te shprehet qarte..  ne  3 fjale,  4 i kishte   ''domethene''...  pupupu cfare  niveli..

po prokuroria ishte thjesht pelqeim.. skishte asigje te keqe smiley... aman mo burr se un se besoj qe ato kan shkuar ne prokurori... gjithsesi sa per drejtorin lere fare.. eshte histori e gjate... 

Tragjike. Litarin!

 Burri i punonjeses sociale  i shoqeronte vajzat,  edhe ne kishe!!!

eh lolita, shkruajti liber burri i botes per te; piktura, foto, kenge e gjithfare artefakti eshte krijuar per te misheruar kete marredhenie

"Hë mo se donte vetë ajo"...

e ka prekur nje cik pisi, por "pelqim si fillim"...mizerje!

Vajza ka hyre me deshire ne lidhje, dhe per kete arsye ajo vete nuk ka dashur ta denoncoj rastin.

Ajo që s'kupton një pjesë e shoqërisë shqiptare por dhe organet e saj ligjzbatuese në fushën e pedofilisë është pikërisht fakti i pranuar botërisht se në kto lloj marrdhëniesh pedofilie as që hyn në diskutim fare "dëshira" e fëmijës dhe kjo është shumë e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë se me dhunë a me "dëshirë" akti seksual a tentativa për të (flirti siç thotë drejtori) janë akte pedofilie dhe dënohen nga ligji.

Mbetet e rëndësisë së dorës së parë që kushdo që ka mundësi të sqarojë kte ta bëjë sa herë që është e mundur.Pasi dihet botrisht se pedofilët mbrohen mbas kësaj teze " erdhi me dëshirë".

Një pjesë e opinionit shoqëror i ven kapak me "i ka pëlqyer vetë".(siç ishte dhe rasti i Nazmies që gjykata por dhe shtypi e dënoi për kriminele në vend të dënonte kriminelin e vrarë )

 " fiks fare" duhet ta s'qaronte kte pikë të legjislacionit ndaj mbrojtjes së fëmijve që me siguri duhet të jetë e shkruajtur dhe në legjislacionin shqiptar.

Kjo mbetet dhe detyrë e shoqatave për të drejtat e njeriut e të fëmijve në veçanti. 

Kurse un them qe para neneve te kushtetutes..ate person duhet ta denoje opinioni publik.. sepse eshte cnjerezore qe te perfitosh nga mosha e vogel e dikujt, sidomos dikujt qe ka 100000 halle mbi koke dhe nuk ka patur kur nje nene qe ta edukoje...

............................

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).