• Kompania - Deloitte&Touche është kompani e njohur për publikun shqiptar, pasi ajo ka qenë kompania e kontraktuar nga qeveria Nano në vitin 1997 për të kryer auditimin e financave të firmave piramidale.
  • Synimi - Qeveria kërkon të bëjë një auditim nga kompani të mëdha të auditimit dhe që shpresojnë të sjellë pasqyrën reale të ekonomisë sonë dhe të raporteve të shtetit me paranë publike dhe me atë private
  • Borxhi publik - Borxhi publik i pritshëm në fundvitin e 2013-s nuk do të jetë 64%, sa u premtua nga qeveria e mëparshme, por mbi 67%, pa përfshirë borxhin e fshehtë. Nëse përfshihet në llogaritje edhe një pjesë e borxhit të fshehtë (pjesa e detyrimeve ndaj biznesit, i vlerësuar paraprakisht, së bashku me FMN-në, në afro 55-60 miliardë lekë), atëherë borxhi publik arrin në fundin e 2013-s jo më pak se 71%

Plani i qeverisë Rama për auditimin ndërkombëtar të financave të vendit është bërë fakt i kryer tashmë, pasi qeveria ka zyrtarizuar nisjen e procedurave për auditimin e borxhit publik. Me anë të një projektligji, mësohet se qeveria ka përzgjedhur kompaninë ndërkombëtare Deloitte&Touche, së cilës do t’i besohet detyra e skanimit të të gjitha financave publike. Sipas, marrëveshjes, kompania Deloitte&Touche do të paguhet 85 mijë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për këtë shërbim, i cili nuk është i pari që i besohet kësaj kompanie. Kjo, pasi Deloitte&Touche është kompania e kontraktuar më parë nga qeveria tjetër socialiste Nano, në vitin 1997, së cilës iu ngarkua detyra e auditimit të financave të firmave piramidale.

Projektligji

Në draftin e qeverisë, që pritet të votohet së shpejti në Kuvend, është përcaktuar se kompania ndërkombëtare Deloitte&Touche do të dorëzojë raportin final të auditimit dhe shifrën reale të borxhit publik brenda datës 30 nëntor. Në relacionin që shoqëron projektligjin, Ministria e Financave pranon se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë urgjente nuk bëhet i mundur nga ligjet në fuqi, prandaj ajo ka përzgjedhur një procedurë ligjore unike të paparashikuar nga legjislacioni shqiptar. Sipas qeverisë, ky vendim diktohet nga situata e rëndë ekonomike në të cilën gjendet Shqipëria dhe nevoja urgjente për të evidentuar në mënyrë të saktë borxhin që shteti shqiptar ka ndaj biznesit vendas dhe atij të huaj.

Doganat e Tatimet

Një tjetër angazhim i qeverisë së re është të çlirojë tatimpaguesit e mëdhenj nga kontrolli tatimor dhe realizimin e vetëkontrollit të tyre përmes këtij auditi dhe për këtë ajo ka vendosur të ngrejë një grup pune edhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve. Por, pavarësisht faktit se në vend ka disa struktura auditimi, duke nisur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, qeveria e re thekson se ato nuk kanë kapacitetet dhe eksperiencën e duhur profesionale për të realizuar një proces të tillë. Ndërkohë, socialistët besojnë se të huajt do të jenë më të paanshëm në këtë proces. Dhe për të realizuar këtë proces, në Ministrinë e Financave dhe qeverinë shqiptare ka shprehur interes që të asistojë kompania tjetër Croën Agent. Gjithashtu, edhe kjo kompani është pajtuar më parë nga qeveria e mëparshme Berisha për procese të ndryshme arbitrazhi. Ndërkohë, burime nga Financat theksuan se po hartohen dhe kontratat me kompanitë që do të ngarkohen nga shteti shqiptar, ku do të përcaktohen dhe kriteret e pagesës së këtyre kompanive dhe kostot reale të këtij projekti, që Kryeministri Rama e konsideron tepër të domosdoshëm për financat e shtetit shqiptar në të ardhmen.

Debati për borxhin

Por përtej çështjeve juridike që lidhen me procedurën, raporti final që kompania Deloitte&Touchedo të bëjë mbi shifrën reale të borxhit, pritet ta nxehë edhe më tej debatin mes qeverisë dhe opozitës. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe mazhoranca aktuale, pretendojnë se borxhi i vendit e ka kaluar nivelin 70 për qind të Prodhimit Kombëtar. Por demokratët, që deri para pak javësh ishin në qeveri, pretendojnë se kjo është e pavërtetë dhe se qeveria po përpiqet të komplotojë me financat publike për t’i krijuar vetes hapësira që të rrisë borxhin.

114 Komente

smiley

 e o mire,  ku do hane edhe keta te D&T...   ne kohen e firmave piramidale,  mezi u kapen  ''5 leke''   ne banke, qe kishin shpetuar pa dale nga Shqiperia, Tos Nano gjysmat ua dha ketyre te D&T.. a thua se skishte 5 ekonomista Shqiperia qe te benin ate pune dhe tua shperndanin ato leke njerzve..
 

Pse nuk e thone se sa lek i marrin qeverise per kete auditim? Se marrin shuma marramendese.

OMG. E di njeri sa i kane pagu ketyne te D&T per auditimin. Se keta te xhveshin fare pa piken e meshires. 

smiley Keta kane 20 vjet qe hane ne Shqiperi; hane vete, ushqejne dhe ca peshq gjithashtu... smiley 

Sa PF ? 

Vallain une kte pergjigje e prisja prej teje Pjer, si keshilltar i Finances se Larte.

Tetedhjete e pese mije euro

Per 85 mije euro D&T as merr mundimin te hape regjister. Per 85 mije Euro do te nise 3 junior consultant, nje copy/paste tekstit te kontraktuesit ne dokument word ku siper ke header me logo e D&T edhe u mbyll auditi. lol D&T per nje certifikim kompanie merr 1 milion Euro edhe tani per 85 mije Euro do beka auditimin e financave te Shqiperise.

Eh ate nuk e di.thashe cmimin qe pashe ne lajme.

Epo mire; Deloitte ne Britani e ka oren e punes £22.000 plus shpenzimet.

 Pra me €85.000 paguhen vetem nja 3.5 ore pune te saj; a thua aq pak pune te kete borxhi shqiptar qe perben 65% te buxhetit? 

Epo ndoshta eshte dite pune,te shkresa me firme te Sh.Canit nuk e perkufizonte.

Kerkoj ndjese; se edhe 'Toni Lemes' do nimonte Shqipnine pa pagese ! 

Po pse a po thomi qi arka eshte bosh?! Ça ka per te numru?!

Sa pune u dashka me fut doren, me e shkund dy tre here, me e kthy permys dhe me eksklamu: Bosh.

Ti mire thu; po qe ai qe ka doren mrena do thote; prit iher se mduket jom tu e kap i dicka ! smiley

Pse jo-e?! smiley

Ore ndonjeri nga keta rilindasit e blogut a di te na sqaroje se ca eshte kjo ide per te bere "audit" te borxhit publik?

Do te thote qi perendoi koha e Mercedesit smiley

si cfare eshte? Mbi kete ka edhe klasa... pranej ste kane perfshi ne rilindje ty...

shhht tashi se po boj pyetje tamam, kur te bejme llogje kot hajde futu ne bisede 

dmth ka a nuk ka klasa per kete pune?

E kom bo une ne 2011 me i kolegen teme kot per qejf; shpenzum nja 1 jave kohe 2 vete, neve na doli se ishte ne vije fare; 65 % e GDP-se ishte pa e pyt Moody-in. Cdo gjo tjeter ne rregull simas IMF e WB. 

Vetem qe una ene ajo nuk kishim te drejte certifikimi; Deloitte ka vule te thate e te njome! smiley

Pse jo e? Per 85 mije Euro, paguan nje leter A4 me logo te Deloitte e Touche qe thote, qe D&T-se qeveria shqiptare i ka dorezuar nje flete A4 qe borxhi ndaj atij apo keti eshte x leke. Per  85 mije Euro, aha, nuk levizin me shume ato. 

Puna eshte se i duhen leke per ca pune e ca borxhe fushate per te shlyer. Prandaj duhen marre borxh. Prandaj publiku duhet "sensibilizuar", merr vesh. Thone qe qeveria detyrohet 500 milion (tani e kane rritur 600) e brenda kesaj shume fusin tvsh terimbursueshme (ne njekohe qe viti fiskal nk ka mbaruar ende) edhe pune te kryer para kohe. Fut brenda edhe detyrime pushtetit lokal. Kur shiten 4 hec atyre te Kurum per 120 milion euro , paten thene qe do te sherbejne per te shlyer borxhet bizneseve. Pra 5 here me pak. 500 milion jane 500 milion. Rruga e kombit ka kushtuar 800 milion, ndonje gje te ngjashme, ti mbledhesh gjithe punet publike bashke nuk shoh. Bah. S'e di.

Dakort mer yahooooo 

pranej ishte rrit buxheti i ktij viti se qeveria po 'kursente' me pagu borxhin e 'fshehte' 

Rrofte rilindja e pagesave dhe shtesave

 

Ja ta them une nga burime te sigurta ne FMN....FMN pa pasur ne dore raport serioz te auditit nuk merr persiper borxhin tone.

Epo mire, i paguka FMN-ja atehere.

P.S. Ore se mos dalin "vullnetare" edhe keto si Toni Blerja dhe Taqo Shitja!

Pse jon budallenj kto te FMNse e ??? Masnej po prap ne borxh ke kto do jete qeveria. Kur te iki kjo qeveri - ajo qe do vije do mori prape Deloitte per auditim. Llogari persmari smiley

Qeke mire kjo. Po pse nuk i fusin perfare ne buxhet? Edhe bine rehat.

PF. edhe AUDITIN  e shpenzimeve te Senatit ketu ,, keta i Bene. smiley  

Qe te jemi te qarte, te besh auditin e nje institucioni publik per shpenzimet e tyre, dhe te besh auditin per borxhin publik eshte komplet ndryshe. 

Ore, une se e di kush eshte D&T po habitem. Ato hyne ne lojra te medha dhe ne xhepa te thelle. Ca do numurojne ne Shqiperi? Morrat?

Nejse. Si tha ai trimi? Me jepni nje kreher se dua te vdes i bukur.

Shefat ne D&T shesin projekte qe nga $200K e deri ne dhjetra miliona dollare (qe zgjasin vite). Nuk i thone lekut jo, sepse punojne si avokatet me chargeable hours. Per audit s'di gje se jane plebenj, por ne advisory nje consulent me jo shume eksperince (manager) e mbante oren $520. Se sa leke do ti marrin shtetit shqiptar nuk e di, por te jesh i sigurt qe do paguhen si zengjine per aq pune sa do bejne. There are no discounts at D&T smiley

Pra po thua qe FMN-ja nuk e beson Ministrine e Financave tona per "borxhin e fshehte" se pjesa qe merret ne ankande eshte komplet publike, e nuk e manipulon dot edhe nese do. Ok, edhe besohet, megjithese icik vule e rende per Ministrine tone me e pranu kete gje. 

Lind pyetja, pse duhet te na e marre persiper FMN borxhin?

Asnjeri nuk e ka besuar ndonjehere ministrine tone te financave. Bile bile, edhe per borxhe te dhena me sovereig guarantee institucionet financiare nderkombetare kerkojne qe bilanci i entiteve publike perfituese te jete i certifikuar nga kompani auditimi nderkombetare.

Tregu qartesisht e beson, yieldi i bonove eshte ne nivelet me te ulta historike. 

Cili treg? Te te beje rating moody's nuk tregon besueshmerine e tregut. Sesa te beson tregu merret vesh nese tregton.

Po c'Moody ore, ato kompanite jane budalliku me i madh ne kete mes, jane humbesit me te medhenj te krizes mbase. 

E kam fjalen per bankat qe i blejne bonot qeverise, normat qe po paguajne sot jane ne nivele me te ulta historike. Besoj qe keto per interes te tyre e ndjekin jo pak ecurine e financave publike dhe aq kot nuk ja fusin. 

Cilat banka? Credins-i? Se ankandin e fundit nuk jua bleu njeri bonot mesa mora vesh. 

Ca thu mo? Po shkon dhe 1 vjecari nen 4%. 

Nejse se u hapem ne teme tjeter. Per mua nuk e rrit imazhin e shtetit duke thene qe MinFin nuk nxjerr dot faturat e papaguara, se kjo eshte detyre rudimentare fare. Aq me teper nese e bejne kete per te marre kredi nga FMN, qe eshte komplet e panevojshme ne kete moment. Kaq kisha. 

Deri ne qershor te 2009 edhe bonot greke aty te 3-4 perqind ishin

Epo kur te na kercejne dhe ne, atehere hajde themi qe nuk po na beson tregu. Kasandren kot nuk kemi pse e bejme se vetem vete e vuajme. 

Yieldi i bonove 1 vjecare eshte pergjysmuar nga sa ka qene para tre vjetesh. Ka qene 9% me duket, ne ankandin e fundit ishte 4%. Biles kishte kerkese me te larte se sa borxh u shit. Keto bono me duket se jane te denominuara ne lek dhe shiten vetem brenda vendit. Por qe para nje viti jane shitur bono te denominuara ne euro me duket dhe ka pasur po ashtu kerkese te madhe. 

Ne keto kushte pra nderhyrja e FMN me duket e cuditshme. Dine ndonje gje ata qe nuk e di marketi me i gjere dhe bankat qe jane ne Shqiperi?

Ose besojne seriozisht se nuk duhet marre me kredi e brendshme sepse po i hiqet privatit, megjithese mua me duket gabim. 

Ose pastaj eshte e gjitha per PR, duke marre borxh te FMN-ja luhet sa karta e rritjes se prestigjit nderkombetar te qeverise nga njera ane, sa karta e kalimit te pergjegjesive te qeveria e meparshme nga ana tjeter sic po ndodh deri tani. Me Ramen te lindin icik dyshime per te dyten ne fakt. 

Borxhet e FMNse zakonisht vijne me kushte, madje shpesh kushte asfiksuese. Cila qeveri shkon tek FMN kur ka mundesi financimi me te lire dhe me fleksibel? Shpresoj qe kjo mos te jete loj politike.

Dy mundesi ke: ose merr borxh te fmn dhe ruan stabilitetin makro-ekonomik, ose ben sikur s'ka ndodhur gje, vazhdon merr borxh ne tregun e brendshem dhe rrezikon cdo gje nese per shkaqe qe ndoshta nuk varen hic nga ty ekonomia nuk performon mire, ulen te ardhurat nga taksat etj. Ca do besh ti po te jesh kryeminister?

Shqiperia duhet ti rrije large FMN me cdo kusht. Sic e thote dhe fjala siper jo vetem kushtet e tyre por dhe menyra e mbikqyrjes me vone eshte nder me te kritikuarat sot ne boten akademike. Nuk di nje shembull te FMN qe ka ndihmuar nje shtet dhe i ka dale paq (Meksika, Tailanda, Argjentina, Rusia etj) Qe diten e pare qe erdhen e u takuan me qeveriun filluan refrenin e zakonshem: rrit moshen e pensionit, shkurto shpenzimet publike, hiq ate hiq kete etj. Ne qofte se do qe ekonomia te performoje me mire, nuk jane keto masat qe duhen marre se asnjera nga ket nuk ka lidhje me performancen e saj. Ata hapin ate playbook-un e tyre dhe lexojne nja tre a kater postulate qe kane 2 dekada qe u thone shteteve ne krize. 

kur futesh ne valle o momento do i hedhesh hapat sipas muzikes. ose ose do ta besh si dulla pa valle dhe e pame ku shkuam.

keto jane rregullat e lojes tani, kthim mbrapa s'ka. ose po deshe dil nga vallja dhe ha bar ose shko tek islamistet.

Keshillat e FMNse mund te jene te vlefshme per situata emergjence, sic mbase eshte kjo tani, se shqipot e kane zakon e bejne arithmetiken politike e s'merret vesh ku jemi. Po ne long run i zoti e nxjerr gomarin nga balta, dmth per zhvillimin e nje ekonomie te qendrueshme mos prit mendt e FMNse se nuk i plas shume per ne. 

po pse eshte ulur kaq shume ? 

Edhe si pasoje e ngadalsimit te rritjes sheme. Po po te mos kishin siguri do ndodhte si ne Greqi ku megjithe recesionin, yieldet kercyen persiper. 

Jo jo, mos e krahaso me Greqine, ketu rrite yield-in sa te duash, demin vetem biznesi e ka se shteti mund te printoje lek sa te doje. Bankat e nivelit te dyte jane te parat qe s'kane interes te japin shenja mosbesimi ne treg, me mire bejne sikur besojne qe te rrisin besueshmerine e tregut sesa hapur te thone qe bilancet e qeverise jane mbeturina

Printimi i parase tend te ndihmon ne periudha afatshkurtra per te injektuar para ne kohe krize likuiditeti. Nuk te ndihmon nese problemi eshte solvency. Ja merr nje rast tjeter psh, Italine pre-euro, qe printoi para disa here ne te shkuaren derisa primet e bonove i kercyen dhe atyre persiper. 

Nese ka rrezik per monetizim te borxhit kjo do te thote inflacion ne te ardhmen, e vetem per kete bankat do kerkonin norme me te larte interesi, e jo me te ulet sic po ndodh. 

PO bankat tregetare nuk kane se ku ti investojne depozitat qe kane ne leke. Sa pa gjo bereqavers 3.75%. Pastaj sipas logjikes tende i bie qe perpara 3-4 viteve kur yield-i arriti kulmin ne rreth 8% do te thote se bankat dhe institucionet financiare nuk kishin besim tek qeveria e birishes? lol

Kuptohet qe jo. Do te thote qe rritja ekonomike ishte me solide sec ka qene keto dy vitet e fundit. Pra kishin mundesi te tjera investimi. 

Yieldin e bonove e ul banka qe te uli koston e parase ne treg, nuk e ul besueshmeria. 

Jo mer jo, por ju hypi fitim mania me cdo kusht bankave dhe filluan te kreditojne biznesin dhe konsumatorin me ca ti hante krahu  pa kurfarre gjykimi ekonomik dhe profesionalizmi. E nuk kishin shume fonde per ti investuar ne bono thesari. Po kur kredite e keqia ju rriten si me ska, frenuan kreditimin. Nga ana tjeter pati edhe nje shtim te depozitave por edhe nje ulje e ritmit te emetimit te bonove te thesarit nga qeveria. 

u japin borxh per te paguar interesat e borxhit te meparshem. dmth parate e tyre nga xhepi i djathte i futin tek i majti, duke shtuar ne te njejen kohe broxhin e tjetrit. 

duke qene se ata qe japin borxh jane instucione vetem financiare, nuk kane asnje interes qe tjterin ta lene pa para, pra pa borxh, e qe ai te dale nga vallja. se ne kete menyre nuk kane asnje shanc te paguhen, te pakten ne interesa.

Po te merresh me Shejtanet e firmes 2B domosdo qe  edhe Borxhi si c'do gje tjeter do behej si loja e Kungulleshkes.. 

Si thoshte si thoshte ?? u rritem Me 2.5 % pastaj thoshte u rritem me 4% . E pse mos te thoshte sa ti donte bOOtha e nxirrte edhe  "RRitjen ekonomice" (LOL) edhe Borxhin Publik.

Po pse prap me Kungulleshka do luajme mo .. Nuk u merzitet mo... 

Apo do pyesim Ata qe e llogaritjen e Borxhit e Bejne thjesht per hobi...smiley

Lire eshte vetem Kashta thoshin.. Por sic kane ardhur punet Edhe Kashte s'kane lene 'TRUSTI"

Mesa une kuptoj, palet (pozita dhe opozita) nuk ndajne te njejten shifer per detyrimet e papaguara qe i ka qeveria e berishes te treteve. Bode thote se detyrimet ndaj te treteve (perfshi ketu edhe kompanite private) qe qeveria duhet te paguaje jane 100 njesi ndersa Cani dhe FMN-ja thone se jane 500 njesi pra 5 here me shume. Nje diference e tille, apo me mire te themi gabimi (nese ekziston) me 5 here ose 500% eshte nje cmenduri. Se kush ka te drejte une nuk e di, por qe kjo duhet te sqarohet sa me pare, perndryshe eshte e kote te themi qe kemi shtet. Se shtet pa fianca nuk ka. Por edhe financa qe ne bilancet financiare te tyre te gabojne me here perbejne veper penale. Prandaj, kjo ceshtje eshte shume serioze. 

M'rregull daku; shteti shqiptar ne borxhe ka qene perhere - c'rendesi ka nese eshte pak apo shume? Realiteti eshte qe smundet ti ktheje po mos ti falin apo reduktojne borxhdhenesit. Ngaiher e vejne doren ne zemer kto; nga 47% qe e kane interesin per shtete si Shqiperia e ulin ne 37 %. Plus qe zakonisht shtetet e dobeta paguajne interes mbi interes te interesit fillestar. Prape llogari persmari

Ku shkoi Pjeri ?

Sigurisht Gazo, ne borxhe ka qene gjithmone, por nese me kuptove ketu po aludohet per borxhe te fshehta. Pra, njesoj sikur nje ndermarje tek detyrimet qe ka ndaj te treteve per mallrat dhe sherbimet e perfituara te vendose ne bilance vetem 100 njesi nga 500 qe ka ne fakt. Kete gje ajo e ben sepse psh kerkon te shese biznesin. E pastaj kur ai tjetri ta bleje do te duhet te shlyeje borxhet ndaj te treteve jo 100 por 500 njesi. Dhe kjo quhet mashtrim, ndersa fallcifikimi i bilancit perben edhe veper penale. E pra edhe qeveria ka bilancin e saj e nese faktohet qe Ministria e Bodes ka fallcifikuar, prokuroria duhet te vihet ne levizje.

Ore Kuazi, 

Une e kuptoj shqetsimin tend, por problemi eshte se ne kohen qe jetojme sot kjo levizje krijon pasiguri tek investotoret e huaj qe kane plane afatgjate'. Biznesi kerkon siguri politike, plus qe pastaj vendimet kryesore te qeverise se kaluar jane bere me konsensus me opoziten. Kjo eshte e keqja. 

Perkundrazi, investitoret e huaj (ata seriozet) po kuptojne qe qeveria qe sapo ka ardhur eshte serioze dhe e pergjegjeshme per drejtimin demokratik te vendit. Cfare lidhje kane konsensuset potenciale me borxhet e fshehura gjithmone nese ka te tilla?

shpjegimin e temes, e ka dhene swed-i. keto organizmat financjare jane KUSHT qe qeveria e sapoardhur te kete para borxh, nga organizmat (po) nderkombetare, te paguaje te pakten administraten e saj.

Kuazi, 

Investitori i huaj shef zhvillimet politike per te pakten 25 e ktej. Me i llogari te lehte i bie qe ne vendin tone nuk ka stabilitet politik. Pastaj borxhi i fshehur i joni nuk mund te jete me marramendes se i Greqise. Nuk pashe qe te jene burgosur politikane e financiere ne Greqi; ndoshta ti di me shume; ndoshta ti e kapercen veshtiresine ne kte mes me pak urrejtje partiake. Se di !

PO tashti pse po na con ne Greqi? Ca po them une e ca thu ti. Une po them qe ka nje pretendim 5 here me te larte nga sa raportohet. Atehere, a nuk ja vlen qe te sqarohet? Se nese nuk e sqaron kjo qeveri, por vazhdon edhe e mbart tek qeveria tjeter mbas 4 viteve, dhe nese edhe kjo e dyta do te beje te njejten gje, arrijme tek Greqia. E shef sa kollaj shkohet kur je i papergjegjshem? E une nuk besoj se investitoret qofshin vendas apo te huaj kane interesa qe qeverite te jete te pa pergjegjeshme.

per dy gjera ka interes qeveriu te sqaroje borxhin.

1. te tregoje qe krizen ku do bjere vendi pas pak kohe, e shkatoi qeveria para saj. 

2. si kusht paraprak te vendosur nga organizmat e huaj financiare, pa te cilin nuk asnje lek per te. 

Po gjithmone e ka tregu qeveria hallin e vet financiar; ky vetem se do me qene i knoq me veten e vet. 

s'do kete te paguaje rrogat se shpejti. nuk do t'i eci shume demagogjia. njerezit e tij (te administrates) do ta luftojne te paret, se popullit tone (te vjeter) nuk i rruhet shume. ehu sa ka pa nga kjo bote.

 

Partia Socialiste ka rregulluar me punë në administratë të gjithë familjen e drejtoreshës së re të Tatimeve Briseida Shehaj.

Pas Briseidës, Rama është kujdsur të punësojë mamin e saj të cilën e ka emëruar Drejtoreshë Personeli në Ministrinë e Energjitikës.

Vëllai i saj emërohet Shef Sektori në AKBN dhe vjehrri i këtij të fundit i vellait, Pajtim Bello, sapo është emëruar Drejtues Bordesh në Ministrinë e Energjitikës.

O Lefto, ti qeke talent gjeanologjik! Kam ketu nje shqiptar qe eshte i Shtepise se Femise. A ta dergoj njehere emrin mbase e ndihmon per te gjet prinderit, se gjynah.

 smiley  

Duhet te jesh i qarte qe mamaja e kesaj drejtoreshes ka qene militante socialiste qe kur drejtoresha ka qene nja 5 vjece, keshtuqe nuk kishte prit ta emeronte njeri si e jema e saj, perkundrazi, tani po e kuptoj qe ajo qenka emeruar si e bija e kesaj zonjes ne fjale (sepse tani e bera lidhjen kush qenka kjo zonjusha)

Ene i thashe prinderve, mos hiqni dore kaq shpejt nga militantizmi. Do isha bo nje drejtor tani, dhe Gjergji_N do kishte qene i punesuari im i pare smiley

Mos qisni shume te dhena ktu se e lexo qeveria peshkun smiley

Po ishalla mer e lexon, eshte krim qe Gjekja ka ngel pa gje. 

hahahahahahahahha, me kenoqe. Po Pajtim Bello eshte kapacitet o koqe ne lemin e energjetikes. TE punesosh Pajtimin ne administraten publike eshte nder per kete te fundit. 

pajtimi sipas emrit te vene duhet ne ministrine e jashteme, te na pajtoje me greket e serbet.

Po shume mire mer, te merret Pajtimi, po jo gjithe fisi i Pajtimit se nuk jane kapacitete by association smiley 

po ju sju ben me pershtypje asgje, madje madje te pergjigjeni pa teklif se saliu keshtu ka bere dhe vete.

thjesht per tju kujtuar mqs keni humbur memorien, jeni ju qe keni votuar Rilindjen, jo une. nqs keni votuar nje kopje te keqe te saliut, duhet te keni probleme me ndergjegjien...ah harrova, votuat kopjen tuaj!

mbathni opingat pra dhe beni gati luget se per ju eshte bere deti kos! o burra, rierdhi me rilindjen koha e komunisteve dhe tepelenasve!

PS. shume e mire duhet te kete qene kjo drejtoresha per trregulluar gjith kta veta npune. so sweet!

saliun si musliman qe eshte e shpetonin vetem turku me arabet. ndersa ram vllahu duhet t'i beje xhamite me te larte se mali dajtit per ndonje cop lek (valute, se per tonin i ka gersheret vete) prej tyre. 

Ca te bojme mer Left, Ramen per 8 vjet nga Saliu e kena dhurate. As nuk i themi dot gje, se na thote shifni ca bonte Saliu. 

Keshtu eshte kur e late ate monstren 23 vjet ne krye te partise. 

O Lefto pse keni fryke nga gara politike me???????

Përfaqësuesi i FRD-së, Gazmend Oketa tha se PD i trembet garës së politike. 

“Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që punon me katër anëtarë, nga shtatë që duhet të kishte, vendosi të zbatojë urdhërin politik të Partisë Demokratike për të hedhur poshtë vendimin e KZAZ-së Korçë dhe për të larguar nga gara për zgjedhjet për Bashkinë Korçë, kandidaturën e Frymës së Re Demokratike, zonjën Brikena Zeneli. Me këtë akt primitiv, KQZ-ja e PD-së dhe PD-ja e KQZ-së nuk bën gjë tjetër vecse një sulm politik, jo ndaj një force të qendrës së djathtë, por ndaj pluralizmit politik në Shqipëri. Klima armiqësore nga ana e PD kundrejt FRD-së për ne nuk shënon një ngjarje të re. Që nga themelimi i FRD-së e deri në ditën e fundit, struktura e qeverisë që u largua kanë punuar më së shumti për dëmtimin e FRD-së se sa për të siguruar mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. PD, forca e cila u themelua 23 vite më parë, pikërisht për të sjellë dhe garantuar pluralizmin politik, sistemin demokratike, konkurencën në zgjedhje të lira dhe të ndershme, bëhet sot forca politike që i trembet një gare elektorale dhe kërkon të kthejë një situatë gati të ngjashme me atë të para viteve ’90 ku në garë kishte vetëm një parti. Me këtë akt, PD tregoi se është larguar ndaj cdo parimi demokratik, se kontrollohet nga një klan i ngushtë që e përdor atë parti për pushtet dhe interesa ekonomike dhe se ajo nuk mundet më që të përfaqësojë ashtu sic duhet të djathtën shqiptare”, deklaroi zoti Oketa.

nuk eshte ne kulturen tone te komentojme vendimet e gjykatave dhe te institucioneve te pavarura. 

te isha ne vendin tend do shikoja te gjeja ndonje socialiste te bukur per dashnore se kto te zgjidhkan byrazer, te rregullokan tere familjensmiley

Ju hiku jeta tu mcef mas vendimeve te gjykatave dhe institucioneve te pavarura si gabeli mas gaxhoit. 

Nuk e keni mire jo, boll e sabotuat te djathten e vertete shqiptare!

 

hahahahahahahhaahahhahahha, po socialistet e bukura e gjejne vete dashnorin apo dashnoret. Mos deshe te thoje ndonje socialiste te shemtuar qe ti beje hyzmetin edhe me llape.

Lefto, se kam merak mos harroj te te njoftoj qe nese e jema e drejtoreshes se tatimeve eshte bere shefe personeli ne ministri, s'ka absolutisht asgje te cuditshme, eshte kthyer ne vendin e punes nga i cili e hoqen me te padrejte ne 2005 dhe per te cilin fitoi dhe gjyqin atehere. Do qetsohesh tani?

Deloitte punen do ta bej pro-bono!

 

 

Ik e Ron se ti je islamist mos u ngatrro knej smiley

Gazo ho me ca thot Anglia?

E di ca ka thone hoxhe Krasniqi kur eshte kthy prej Londre? 

Atje ish sheriat-sheriat, vecse jane kaurra

E ka kopju prej Myftiut te Palestines kur vizitoi Spanjen ne 1920 mer. Mos nrysho teme se jemi kap me kursimet qe do beje Qeveria bashke me Deloitte. 

85.000 Euro?smiley Po pse genjejne kaq hapur keta. DT eshte nje nga kompanite me te shtrenjta ne bote. Megjithate s'ka problem, sepse do shesin ikonat qe kapen ne OPERACIONIN MADHESHTOR TE ANTITRAFIKUT

Makso DT do punoj pa pare, e ka rregullu Blair at muhabet!

 

Po pse keshtu Ron, cfare do jap Rama ne shkembim? Pastaj ajo sikur eshte firme kanadeze, qe vetem vitin e kaluar zhvilloi nje aktivitetet prej 32 bilion $.

A e vejme me bast makso se shume shpejt do te dale perfaqesuesi i DT dhe do te thote se punen ne Shqiperi po e bejme pro-bono?

Ron, leri shqiptaret e Shqiperise te enderojne per firma me "zemer te mire". Ti e di mire, qe ketu ku jetojme ne, nje gje e tille, nuk egziston.

Ja ta them une se cfare do ti jape Rama ne shkembim: po i hap nje treg edhe ne Shqiperi. Duke filluar nga viti tjeter, pra 2014, te gjitha kompanite VIP si dhe ato qe do te deshirojne do te kryejne auditimin vjetor financiar nga kompanite audituese nderkombetare ku ndermjet tyre eshte dhe DT. Pse pak te duket qe ti krijosh premisa per nje treg me te madh?

Dhe mendoj se kjo eshte gjeja me me mend qe kane menduar deri me tani. Kur e mendon se deri me tani kjo gje kryhej nga aditoret financiar shqipetar te licensuar, nga ca njerez medioker dhe komplet te koruptuar dhe qe se kishin fare per gje te certifikonin bilance fallco ku raportonin as gjysmen e xhiros vjetore. 

Shoku, KPMG (per te cilen kam info) i ka zyrat bash mu ne qender te Tiranes. smiley

Kuazi, me siguri qe ben shaka. DT ka nje xhiro vjetore 32 Bilion dollare. Tregu i Shqiperise eshte aq i vogel, sa qe nuk paraqet interes fare. Te marresh DT per auditim eshte njesoj si nje qe lyp rrugeve, pasi ka bere nje krim, te punesoje avokatin me te mire ne New York, qe ta perfaqsoje ne gjyq.

O Maks, DT eshte prezente me zyra e personel ne shqiperi qe ne 1997-ten. Pse cfare te keqe ka nese i shtohet klientela. Pikerisht se i ka bo yzmetin punes ka arritur deri ne keto shifra biznesi dhe eshte ne strategjine e saj qe te beje sa me shume kliente. Dhe se fundi ti nuk beson se DT do te paguhet vetem 85,000 Euro? Po mire ti mendon se DT do marre 85, 000 Euro me fature dhe te tjera nen dore? smiley

..............dhe te tjera nen dore?

 

Po si valle, do i marre milionat CASH, qe ti jape Deloit.?

Ne edhe falas ja kishim leshu 1 raport qeverise po nuk nigjo Kuazi smiley

Çdo gje per konsum publik. Çudia eshte se te tyret i kane besnike deri ne vdekje, nga kundershtaret su vjen turp, sepse ate e kane ngrene me buke, pse e bejne valle?

Per te dale nga qerthulli financioaro/kontabel i muhabetit, dhe qe njerezia ta kuptoje mire kete punen/lojen e Deloitte & Touche duhet ti pergjigjemi pyetjes :

- Perse Qeveria kerkon çertifikimin e borxhit te Shqiperise nga nje kompani e huaj ?

Pergjigja per mendimin tim eshte e thjeshte, nga pikepamja politike :

T'u thote Shqipove (se aq dine, po e  tha i huaji, duhet ta besojne), se "Shikoni sa shume borxhe na ka lene Sala! Shikoni sa pak lek gjetem ne buxhet! Shqiperia eshte ne krize te thelle, fajin e ka Saliu...ne s'bejme dot gje per nja 2-3 vjet..."

Nga pikepamja ekonomike/financiare, ka shume mundesi e FMN-ja t'ja kete kerkuar kete certifikim per ti dhene lek borxh pastaj Qeverise, paz firmosjes se Agreement-it me te, kuptohet, Qeveria jone si ajo e Papandreut, duhet te shtoje nja 5 vjet moshen e daljes ne pension per te marre huane nga FMN-ja dhe te beje ca "leshime" te tjera te "vogla"

smileyTi mos ec me hamendje se mandatin ja ka dhone poplli 50 % 

s'po morim vesh ku osht problemi?

pse merr shum D&T...apo pse merr pak? apo pse ben audit? ahahaha...s'din ka me i ra kto.

Auditim cdo qindarke. Sikur t'ja mushin dhe Fullanit, sdo ishte keq. Qurrja me ate banker's suit te bom ne Italya smiley

Po ta kishte bere vete auditimin MF opozita do cirrej duke thirrur qe joooo, sasht e vertet qe borxhi i jashtem eshte rritur ne mbi 70%. DT besoj eshte zgjedhur se kur ta deklarojne ata te njejten gje opozita ska cthote.

po dihet ajo. do rrine te merren me ca shqiptare me koken me cepa ata, njeri thote 20 tjetri 70. hec babe, vjen deloitte dhe e sqaro ket pune. parat se kush do i japi per te s'dihet. ndoshta i jep perendimi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).