Lëvizja “Mjaft” publikon pasuritë e politikanëve, duke bërë krahasime ndërmjet viteve të deputetëve dhe ministrave të qeverisjes së PD-së. Në këtë raport mungon pasuria e 140 deputetëve për vitin 2012, kjo pasi ILDKPD-ja nuk i ka bërë ato publike.

Berisha dhe Topalli

Ish-kryeministri Sali Berisha figuron të jetë më i varfër sesa ish-ministrat e tij. Ai ka më tepër llogari bankare në emër të bashkëshortes Liri Berisha në euro, dollarë apo lekë. Ndërsa në deklarimin e vitit 2011, Berisha shprehet se ka në gjendje cash shumën prej 1 000 000 lekësh. Gjithashtu vërehet se ka një kontratë qiramarrjeje në emër të djalit 12 000 euro në vit. Ndërkohë që ish-ministrat e tij si Genc Pollo, Genc Ruli, Ridvan Bode kanë pasuri të deklaruara disa herë më shumë sesa ka deklaruar ish-kryeministri Berisha. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka përfituar gjatë vitit 2011 shumën prej 1 990 000 lekësh si pjesë e procesit të kompensimit të pronave. Mbi 22 milionë lekë të vjetra ka shtim të pasurisë në llogaritë bankare rrjedhëse. Pjesën më të madhe të llogarive bankare, kryeparlamentarja e ka në emër të bashkëshortit Ndoc Topalli. Ndërsa sa u përket pasurive të paluajtshme, deklarohet se ka realizuar restaurim dhe ngritje kati të pronës familjare me vlerë 3 500 000 lekë në emër të Ndoc Topallit. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, sipas deklaratës së pasurisë, rezulton se ka marrë kredi për apartament me vlerë për t’u shlyer prej 4 255 214 lekë. Gjithashtu, kreu i shtetit ka marrë kredi për shtëpi te “Raiffeisen Bank” me vlerë 120 000 euro. Për fëmijët, Nishani realizon në vit pagesë për studimet e djalit (studime+fjetje+ushqim), 13 000 euro në vit, ndërsa për studimet e vajzës paguan 5500 euro.

Socialistët

Në deklaratat e socialistëve vërehet se deputetët tashmë që janë ministra kanë kredi apo overdrafte. Arben Ahmetaj, tashmë ministër i Ekonomisë, ka kryer “hapje të depozitës së re pranë ‘Credins Bank’, pas mbylljes së depozitës prej 300 000 eurosh në ‘Intesa San Paolo’ dhe kalimi i 135 000 eurove në ‘Credins Bank’.

Hapja e llogarisë personale në ‘Intesa San Paolo’ me vlerë 102 366 euro. Kredi e marrë në ‘Intesa San Paolo’ me vlerë për t’u shlyer 53 490 euro. Kredi e marrë në ‘Bankën Intesa San Paolo’ me vlerë për t’u shlyer 20 641 euro”. Gjithashtu mësohet se ka kryer rivlerësim të apartamentit në rr. “Ismail Qemali” me vlerë 48 775 250 lekë. Ndërsa ministrja e re e Turizmit, socialistja Eglantina Gjermeni, ka blerë truall në Mullet me sipërfaqe 3770 m2, me vlerë të paguar 22 000 000 lekë. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, rezulton se ka “llogari rrjedhëse në ‘Credins Bank’ me gjendje 800 000 lekë, si dhe ka marrë kredi për shtëpi banimi në ‘Bankën Raiffeisen’ me vlerë 2 479 600 lekë”. Ndër ministrat, më i pasuri është deputeti i LSI-së, Lefter Koka. Ministri i Mjedisit ka disa pasuri të paluajtshme. “Truall me sip. 77.2 m² me ndërtesë mbi të me vlerë 2 933 600 lekë. Apartament banimi me sip. 149 m² me vlerë 11 021 232 lekë. Shkëmbimi i një trualli me sip. 1142 m², me një apartament me sip. 149 m2. Kontratë sipërmarrjeje me shoqërinë WIND co sh.p.k., sipas së cilës do të përfitohet sipërfaqe ndërtimi (apartamente banimi dhe dyqane) 5280 m².

Pasuria e politikanëve

Sali Berisha

Pasuria

Llogari në emër të L.Berisha në “Tirana Bank” 442 369 lekë.

Llogari 2 në emër të L.Berisha në “Tirana Bank” 161.02 lekë.

Llogari në emër të L.Berisha dhe S.Berisha në “Intesa San Paolo” me vlerë 1 510 600 lekë. Llogari në emër të L.Berisha dhe S.Berisha në “Intesa San Paolo” me vlerë 3 910 euro. Llogari personale me vlerë 1 989 USD. Llogari në emër të bashkëshortes për efekt derdhjeje pensioni me gjendje 1 702 587 lekë. Llogari në emër të L.Berisha në “Raiffeisen Bank” me gjendje 1 510 491 lekë. Llogari në emër të L.Berisha në “Raiffeisen Bank” me gjendje 43 684 lekë. Llogari personale 180 241 lekë. Llogari personale 3 589 lekë. Depozitë në emër të vajzës, shtimi i llogarisë +44 USD dhe +4813 euro. “Chavy Chase Bank”, gjendja 347 USD. Llogari në “Raiffaisen Bank” me gjendje +20,008 euro dhe + 1 221 471 lekë.

Llogari në “Credins” + 12.015 euro. Llogari në “Intesa San Paolo” me gjendje 13 254 dhe – 35 USD. Pakësim llogarie në BKT me – 634 633 lekë. Shtuar llogari në “ProCredit” me +7 392 544 lekë.

Llogari në emër të Shkëlzen Berisha, pakësuar llogaria me 368 lekë. Pakësuar llogaria me 23 652 euro. Pakësuar llogaria me 3 600 lekë. Pakësuar llogaria me 2 067 euro.

Pakësuar llogaria me 5,145 LEK. Kontratë qiramarrje në emër të djalit 12 000 euro në vit. Gjendje cash 1 000 000 lekë.

Jozefina Topalli

Të ardhura

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Kryetare e Kuvendit me vlerë 3 530 014 lekë.

Të ardhura si pjesë e kompensimit si ish-pronare me vlerë 1 990 000 lekë.

Pasuria

Shtim i vlerës në llogarinë rrjedhëse të pagës në bankën “Credins” me vlerë 1 454 115 lekë. Shtuar gjendja cash nga kursimet familjare me vlerë 800 000 lekë.

Llogaritë në emër të Ndoc Topallit:

Llogari në bankën “ProCredit” me gjendje 575 125 lekë.

Depozitë me gjendje 700 000 lekë. Llogari bankare në USD në bankën “ProCredit”, me gjendje 10 794 USD. Llogari pranë “ProCredit” me gjendje 12 914 euro. Depozitë në USD pranë Bankës “Intesa San Paolo” me gjendje 328 USD. Llogari pranë bankës “Intesa San Paolo” me gjendje 7 023 euro. Llogari rrjedhëse pranë Bankës Kombëtare Tregtare me gjendje 542 489 lekë.

Margerita Topalli: Depozitë në bankën “Intesa San Paolo” me vlerë 6 754 euro.

Prona

Restaurim dhe ngritje kati të pronës familjare me vlerë 3 500 000 lekë në emër të Ndoc Topallit.

 

Ridvan Bode

Llogari rrjedhëse, gjendja 611 990 lekë.

Depozitë në emër të E.Bode, gjendja 1 716 540 lekë.

Kredi për apartament, marrë nga Enti Kombëtar i Banesave, gjendja 1 520 000 lekë.

Kredi në euro, marrë në vitin 2007, me gjendje 20 109 euro.

Përfundimi i riparimit të shtëpisë, pronë e rikthyer Rakickë- Korçë me vlerë 5 000 000 lekë.

 

Arben Ahmetaj

Hapje e depozitës së re pranë bankës “Credins”, pas mbylljes së depozitës prej 300 000 eurosh në “Intesa San Paolo” dhe kalimi i 135 000 eurove në bankën “Credins”.

Hapja e llogarisë personale në “Intesa San Paolo” me vlerë 102 366 euro.

Kredi e marrë në “Intesa San Paolo” me vlerë për t’u shlyer 53 490 euro. Kredi e marrë në bankën “Intesa San Paolo” me vlerë për t’u shlyer 20 641 euro.

Rivlerësimi i apartamentit në rr. “Ismail Qemali”, 48 775 250 lekë.

 

Eglantina Gjermeni

Pasuria

Blerje trualli në Mullet 3770 m2, me vlerë të paguar 22 000 000 lekë (33.33%)

Llogaria personale: a) shtohet në 637 USD;

b) pakësuar llogaria në 1,041 euro.

Llogaritë e bashkëshortit: a) shtohet në 525 647 lekë;

b) shtohet në 5,006 lekë; c) vendoset depozita me 28,001 USD;

d) maturohet depozita në 28 391 USD;

e) pakësohet në 23 220 GBP;

h) vendoset depozita me 18 584 USD;

j) pakësohet me 159 441 lekë;

k) shtohet në 2 073 GBP;

l) shtohet në 392 USD; n) pakësohet në 3 200 000 lekë;

o) pakësohet në 10 000 euro;

p) shtohet në 1 000 000 lekë; q) shtohet në 1 500 000 lekë;

r) vendoset depozita në 313 lekë.

 

Damian Gjiknuri

Llogari rrjedhëse në bankën “Credins” me gjendje 800 000 lekë.

Kredi për shtëpi banimi në bankën “Raiffeisen” me vlerë 2 479 600 lekë.

Kontratë sipërmarrjeje për një dyqan me sip. 90 m2, me vlerë 56 000 euro.

 

Edmond Haxhinasto

Shtim në likuiditet me burim pagën me vlerë 1 600 000 lekë (33%).

Pakësim në llogarinë e bankës “Intesa San Paolo” me vlerë 1,152 euro (33%).

 

Ilir Meta

Shtimi i llogarisë bankare për pagat në “Credins” me 246 448 lekë. Pakësimi i llogarisë bankare në “Credins” 144 243 lekë.

Kredi në bankën “Credins” me vlerë për t’u shlyer 189 640 lekë.

 

Bujar Nishani

Depozitë bankare në “Intesa San Paolo” me vlerë 512 112 lekë.

Depozitë në “Raiffeisen Bank” me vlerë 1976 euro.

Depozitë në “Intesa San Paolo Bank” në emër të bashkëshortes, me vlerë 1122+90 interes euro.

Depozitë në “Raiffeisen Bank” në emër të bashkëshortes, me vlerë 2777 euro.

Depozitë në emër të bashkëshortes me vlerë 800 euro.

Kredi për apartament me vlerë për t’u shlyer prej 4 255 214 lekë.

Kredi për shtëpi te “Raiffeisen Bank” me vlerë 120 000 euro.

Pagesë për studimet e djalit (studime+fjetje+ushqim), 13 000 euro në vit.

Pagesë për studimet e vajzës 5 500 euro.

 

Genc Pollo

Pakësim i llogarisë bankare në “Tirana Bank” me vlerë 67,07 euro.

Depozitë kartë Viza te “Tirana Bank” me vlerë 910 euro.

Pakësim i llogarisë bankare në “Intesa San Paolo” me vlerë 120 000 lekë.

Pakësim i llogarisë bankare në “Intesa San Paolo” me vlerë 1347 euro.

Pakësim i llogarisë bankare në “Intesa San Paolo” me vlerë 1687 USD.

Shtim i llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank” me vlerë 467 645, 85 lekë.

Kredi për blerje apartamenti nga kompania “Epidam” në Qerret/Kavajë gjendja 29 831 euro.

Viti 2009

Shitur apartamenti 60 m2 në Golem 38,200 euro (50%).

Truall në Komunën Dajt 200 m2, 830 USD.

Apartament në Tiranë (deklarimi është i vitit 2003) 38 000 USD.

Apartament në Tiranë 23 000 USD.

Apartament në Durrës 70 000 euro (50%).

 

Lefter Koka

Truall me sip. 77.2 m² me ndërtesë mbi të me vlerë 2 933 600 lekë.

Apartament banimi me sip. 149 m² me vlerë 11 021 232 lekë.

Shkëmbimi i një trualli me sip. 1142 m², me një apartament me sip. 149 m2.

Kontratë sipërmarrjeje me shoqërinë WIND co sh.p.k., sipas së cilës do të përfitohet sipërfaqe ndërtimi (apartamente banimi dhe dyqane) 5280 m² .

Truall me sip. 994.5 m² dhe ndërtesë mbi të me sip. 248.2 m² në Durrës me vlerë 1 792 378 lekë.

Apartament banimi me sip. 140m² me vlerë 126 000 euro.

Tokë me sip. 5926 m² në Arapaj/Durrës.

Tokë me sip. 4500 m² në Arapaj/ Durrës me vlerë 3 045 200 lekë.

Para cash 223 589 lekë.

Brunilda Koka dyqane me sip. 57 m² në rr. “Budi” me vlerë 145 000 euro. Truall me sip. 330 m² me ndërtesë mbi të me sip. 154.9 m² në Durrës.

17 Komente

Qenkan per t'u qare hallin, njeri me zi se tjetri. 

Ilir Meta

Shtimi i llogarisë bankare për pagat në “Credins” me 246 448 lekë. Pakësimi i llogarisë bankare në “Credins” 144 243 lekë.

Kredi në bankën “Credins” me vlerë për t’u shlyer 189 640 lekë.

vetëm maja..

Shtimi i llogarisë bankare për pagat në “Credins” me 246 448 lekë. Pakësimi i llogarisë bankare në “Credins” 144 243 lekë.

Kredi në bankën “Credins” me vlerë për t’u shlyer 189 640 lekë.

Mire, o z. Ilir, mire. Po e shkrin pasurine si Abdyl Frasheri per kete vend, dhe njeri s'ta di.

Ilir Meta

Shtimi i llogarisë bankare për pagat në “Credins” me 246 448 lekë. Pakësimi i llogarisë bankare në “Credins” 144 243 lekë.

Kursimet e gjithe vitit 102.205 leke. Do Zoti nuk i bie ndonje hall me spitale se me kater femije nuk kursen dot njeriu as sa per nje heqje bajamesh

kur i boni 4 femije mor ?

nuk e di tamam, po ca i ka bo kur ishte ne opozite, ca kur ishte n'maxhorance smiley

mos ja ka ba Monika , edhe sdi gja ai smiley

o Mjaft te kam shpirt te kam xhan , beja Vilajet Qyrkut paksa llogarite smiley

Nuk i lexokam dot. Paskam shume emocione.

kjo ishte e bukur, hahahahha

E keni gabim. Keto jane vetem per publikun " pasuri te arsyeshme per nje politikan"

Dini gje per bankat sekrete ne Amerike ku pastrohen parate e politikaneve shqiptare ?? Po per ato banka ku nuk mund te regjistrohesh pa paguar 2 to $5000 si fillim per banken dhe pastaj askush s'ka akses te kete kontroll mbi ty ??

 mungojne shume persona ne ate liste, lista eshte akoma me e gjate

mungojne socialistet , dhe ca te tjere

 

Genc Pollos kete 

Truall në Komunën Dajt 200 m2, 830 USD.

dhe

Apartament në Tiranë 23 000 USD.

..me gjithe deshire ja kisha blere , qenkan me cmim te arsyeshem kur dihet cfare komoditeti ofrojne patundeshmerite e tyre .valla

 

Komunist e masovik,
lule Meta, lule o djalë,
Në Credins ti pare borgj,
sipas artikllës paskesh marrë.

Gojet e liga thonë; tunelet,
ishin mbushur cip me flori,
Lule Meta, lule o djalë,
as ke parë e jo më marrë..

T'është paksuar llogaria,
s'ke madje as kartë kredit,
I shpenzove për Shqipri,
lule Like o petrit.

Dhe pastaj nën zë dëgjon,
pëshpërisin aty-këtu,
Llogari paskesh kokmadh,
deri në Honolulu.

S'janë t'vërteta sa të shkruhen,
djalë i mbarë e ha ç'ka ban,
Mbetesh ti o dum-dum lala
nga më t'pasurit në Ballkan !

 

Po keta qenkan cope...cope mor mik smiley

Hajde tallje e fuqishme k...  dalkam une 2 here me i pasur se Lefter Koka

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).