Duke parë një foto të ambasadorit amerikan Arvizu që qeshte teksa shihte tryezën ovale të mbledhjes së qeverisë të lyer me ngjyrë të kuqe, nuk mund të mos më shkonte nëpër mendje pyetja: A do të qeshte kështu ambasadori sikur të hynte në dhomën ovale dhe të shihte të lyer me të kuqe tryezën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? Sigurisht jo.  Do të merrte pamje serioze teksa do të mendonte se po shihte një ëndërr të çuditshme. Po pse qesh atëherë ambasadori me tryezën tonë të Këshillit të Ministrave? – do të pyeste ndonjë patriot i ofenduar, veçanërisht ndonjë demokrat. Qesh Arvizu sepse ka disa vjet që po ndjek shtatzëninë e Shqipërisë që, me ndihmën e mamive të Trojkës, më në fund duket se e lindi foshnjën e vet, shtetin, që tani është vetëm dy-tre muajsh. Në fakt, a nuk flasim për rilindje; dhe qeshja e ambasadorit a nuk ishte pak si qeshja e mamisë që përkulet mbi foshnjën që e ka ndihmuar të lindë?

Në fakt duhet ta pranojmë se kjo fjala “rilindje” na ka ngatërruar shumë, deri edhe ambasadorët. Para disa kohësh unë jam shprehur se në Shqipëri duhet folur për “lindje”, jo për “rilindje”, sepse te ne nuk ka lindur ende shteti që i shërben qytetarit, por se ka vazhduar pa ndërprerë shteti i grabitqarit. Mirëpo tani, sa më shumë e mendoj, aq më shumë më duket se mund të flitet edhe për rilindje. Por ama, duke iu referuar metempsikozës së induizmit, sipas së cilës flitet për jetë të mëkahershme të shpirtit në trupa të mëkahershëm. Kësisoj, – metaforikisht po flas, të kuptohemi, – për shpirtin e shtetit tonë mund të thuhet se ai ka migruar nga trupi i një zogu grabitqar, në trupin e një ujku që s’la kope pa shqyer, dhe pastaj u rilind në formën e një çakalli të uritur, pastaj u ritrupëzua në formën e hiene të babëzitur dhe përsëri u bë çakall i babëzitur. Tani të shohim se çfarë trajte do të marrë kjo foshnja e ri-ri-rilindur, së cilës po i qeshte ambasadori. Unë kam frikë se do të na dalë me gojë të madhe për të ngrënë dhe për të folur, e veshë të vegjël për të (mos)dëgjuar. Për krokodilin e kam fjalën. Dhe këtë sikur ma sugjeroi edhe tryeza e re e krokodilit, më falni e qeverisë, që pashë. Pse e them këtë? Sepse kjo praktika e ndryshimit të zyrave për mua është revoltuese pa masë. Nuk ka rrufjan që ka ardhur në pushtet që nuk ka rinovuar zyrën e tij në këtë vendin tonë në këta njëzet vjet. Madje rinovimi dhe ristrukturimi i zyrave dhe deri i krejt selisë është bërë simbol i shtetit të Shqipërisë postkomuniste, i ri-ri-mishërimeve në stilin induist të të njëjtit shpirt grabitqar të shtetit.

Transformimi i zyrave është bërë simbol i personalizimit dhe i privatizimit të institucionit, aq sa të vjen të pyesësh me inat: A e dinë këta se këto institucione nuk janë shtëpitë e tyre private, se ata atje duhet të ndihen si qiraxhinj dhe jo si pronarë? A e dinë këta se të ndërtosh një institucion do të thotë të krijosh një organizëm që mbetet edhe kur ikën ti; e se kjo ka vlerë si për administratën që krijon, ashtu edhe për atë që mund të quhet pjesa më e jashtme, ku hyjnë edhe mobilimi dhe arredimi i institucionit?

Është e kuptueshme që një funksionar të ndryshojë diçka kur vjen në një zyrë, që i përshtatet më shumë shijeve të tija, si p.sh. ndonjë nga kuadrot që varen në mur, apo që i përshtatet shpinës së tij (thonë që Obama ka ndryshuar karrigen dhe këtë e ka paguar me lekët e veta). Por te ne transformohet gjithçka dhe, duke pasur parasysh varfërinë e borxhet e vendit, nuk mund të mos ngresh pyetjen: Si është e mundur që këta ia nisin punës me luksin e zyrave? Le më pastaj kur dëgjon se këto transformime i bëkësh gratis klasa e re e të pasurve filantropë shqiptarë, që qëlloi të na qenkëshin të gjithë miq të Kryeministrit të ri, se në tetë vjetët e Berishës s’kam dëgjuar për ndonjë filantropi kësisoj. Jo zotërinj, këto transformime zyrash në kohë krize e varfërie janë simbol i personalizimit dhe i privatizimit të institucionit nga grupe interesash që trajtojnë, sipas qejfit e grykësisë, paranë dhe pronën tonë publike. 

Së dyti, këto transformime janë simbol i faktit se kushdo që vjen në pushtet në këtë vendin tonë, kërkon të na mbushë mendjen se historia fillon me të. Në një farë kuptimi kanë të drejtë, sepse paraardhësit nuk kanë bërë veçse gjëra që ne i mbiquajmë “për t’u harruar”, por veçse në kuptimin figurativ, sepse në fakt janë gjëra për t’u kujtuar dhe mirë madje. Dhe një nga gjërat që do të duhej të ishte për “tu harruar” d.m.th. “për t’u kujtuar”, është ndryshimi i zyrave nga politikanët sa herë vijnë në pushtet, si simbolikë e asaj se të gjithë ri-ri-rilindësit tanë të stilit induist pretendojnë se po nisin një histori të re dhe në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse përsërisin historinë e vjetër.

Tani, këta ri-ri-rilindësit e fundit po duan të na thonë se paskan gjetur në bodrumet e Kryeministrisë disa mobilie të viteve ‘40 dhe se Kryeministria, pikërisht në frymën e kujtesës historike të shtetit, do të mobilohet me mobilie të viteve ‘40. Për këtë bëhet garant Lamja me Shkrelin që, kur janë në opozitë, flasin për ruajtje të trashëgimisë, për restaurime, rikualifikime, ashtu sikurse edhe për faktin se një gjë e vjetër nuk duhet zëvendësuar me një të re – që mund të duket edhe më e bukur – pasi bukuria e së vjetrës qëndron më së pari te historia e saj. A t’u besojmë? Të më falin, por unë për vete nuk u besoj sepse i kam provuar se kur vijnë në pushtet, me Ramën në krye, këta bëjnë bash të kundërtën e asaj që thonë në opozitë. Ja, pyetja e parë që më vjen t’u bëj është: Po ç’lidhje ka tryeza e kuqe, që shndrit si xixë e re, me historinë e kësaj ndërtese që fillon me mobiliet e viteve ‘40?

Për mua e vetmja lidhje është se kemi të bëjmë me personalizimin e privatizimin e radhës të institucionit nga Kryeministri i radhës, i cili përditë po jep shenja se s’ka mësuar asgjë as nga historia personale, as e këtyre institucioneve. Thënë ndryshe: metempsikozë në të kuqe e shpirtit grabitqar të shtetit.

99 Komente

No you didn'! Dissin' Rilindja like dat...

Transformimi i zyrave është bërë simbol i personalizimit dhe i privatizimit të institucionit, aq sa të vjen të pyesësh me inat: A e dinë këta se këto institucione nuk janë shtëpitë e tyre private, se ata atje duhet të ndihen si qiraxhinj dhe jo si pronarë? 

Faleminderit!

një shkrim i bazuar pothuaj totalisht në filozofinë asketike. e kështu një asketik si "asketiku" nuk mund të bëj tjetër gjë veçse të shpreh gëzimin e vet përballë një shfaqje të tillë tejet racionale e njëkohësisht asketike, pra, si kjo e z Lubonja.
smiley

sa për kronikë, sapo e lexova tek panorama, e doja ta sillja këtu, meqë diku më larë gjendet një buton që thotë "posto". never mind.

תוֹדָה!

 

Pfffffff... e do njeri pasaporten time?

Shkrime te nivelit te "diarese mendore" Une do thoja qe per te nxjerre filosofin e KUQE te qeverisesve aktuale , mund te shikojme edhe Makinat .Biles kam mendimin disa levizje te ministrave kane tedenca Revolucionare .Per te mos thene qe menjehere keta ndryshuan dhe filluan te blejne ne kohe Krize ne dyqane me cmime te shtrenjta .Ketu del edhe maskaralleku tyre i KUQ jo vetem te tavolina por edhe tek kangjellat qe i hoqen se qene te zeza ! Dhe ketu lind nje Pyetje Gjeniale qe mund te shtjellohet gjeresisht neper faqet e shtypit

 " a per keto ua dhame votat nae "smiley

Ke shume te drejte.

Shiko se c'fare mendimtaresh kane prodhuar burgjet e Enver Hoxhes dhe kush e di sa me i mencem do te jesh bere Lubonja po te kishte qendruar me gjate ne ato burgje.

Nuk do te ishte keq sikur t'i rindertonin ato burgje te uruara qe te mund te mbaroje procesin e mencurimit Lubonja i ngrate, dhe mbase te krijonim ca Lubonjera te reja, kush e di se ç'hata do te na gjeje kur ky Lubonja ekzistues te ktheje patkonjte nga dielli.

tashti po e vej re qe tavolina qivirrise qeka bash si peshk smiley

dhe peshk pa uje biles smiley

 Asht shAnje massonike ....diku ço haber kye ,se nuk e mori malli me i dhane formen e Blogut tone !Ndoshta jashtetoksoreve se me ngja me ato shenjat ne shkAmbanjt e Peruse 

O te zgerdhifte mengjes dreke darke Cheti ne HU ishalla smiley

lesh me qime

uf aman gjithe ajo simbolike per ca koqe trapash qe jane ul aty

All fur coat and no knickers

shume e pershtatshme per stilin hiduist te kamasutres

sipas kësaj gazete del se shqipëria është peedhi i evropës..

Sikur Rama te mos ishte marre me rimodelimin e zyres, ky prape kishte per te shkruajtur duke argumentuar se cfare mund te presesh nga nje kryeminister i cili as zyren e tij nuk e regullon dot  ej o me te regulloje nje shtet te tere. Pra, ky ore shoke eshte thjesht nje dallkauk qe te vetmen gje qe di te beje eshte te prallise dhe llomotis per te mbijetuar. 

Jo kaq i eger Kuazimondo, emocionet e zjarrta e ulin/mbytin gjykimin. 

Tema me rendesishme per diskutim: Tryeza Kryeministrore qe shkelqen si xixe. Me te ardh keq per Lubonjen qe s'po gjen dot gozhde tjeter ku te vari mantelin e merzise.. smiley

Simbolike qi do ta kishte pas zili dhe Tinto Brassi.

Qenka frymëzuar nga kjo, siç duket. 

 Rama always followed his promise at any costsmiley

Having completed his exile, Rama returns to be crowned king in Ayodhya (the capital of his kingdom) and eventually becomes emperor,[9] rules with happiness, peace, prosperity and justice—a period known as Rama Rajya.

Keta po i ndryshojne se kane hall mos ka lon Sula nanji cimke me duket smiley  

Tosi ka te drejte, c'lidhje ka ajo tavlina e kuçe me historine 70 vjecare te mobiljeve te tjera? Apo hëm modeRrn hëm tradicional keta? 

Nga ku deduktojmë se Lubonja bazohet mbi një koncept marksist të shtetit-samsara.

Mirese erdhe ne mendje o Lubonja! Keto shkaterrime dhe rindertime jane fiks shprehje te mendesise se vjeter te personalizimit dhe privatizimit te pushtetit dhe institucioneve shteterore. Jane edhe vjedhje ose korrupsion ashiqare kur duan te na bejme te besojme qe keto shkaterrime dhe arrendime behen me "pune vullnetare". Rama kujton se ndertesa e keshillit te ministrave eshte prone e tij dhe mund t'i jape fytyren e tij si Neroni qe digjte Romen per ta bere perseri apo si Hitleri qe bashke me Spirin (Speer) jepnin e merrnin ne nje maket qyteti. Kjo eshte ne vazhden edhe te zhdukjes se arkivit te faqes online te keshillit te ministrave, te zhberjes se administrates dhe deri te heqja nga muret e institucioneve te fotografise se kreut te shtetit.

Diktatura ramiste ne fillimet e veta (do dale edhe liber me vone, kur hidheshin themelet e Shqiperise se re).

e paska bo tavolinen si ato biletat " gervish dhe fito"

rate telef, mer... telef rate. opozita e kom llafjen.

vec anej, e vec kenej...

dhe s'kuptoj pse jeni bo shtatanik qe te gjithe. se nuk ka qeveri shqiptare qe nuk e dhjet punen dhe nuk e abuzo (jo konsumo) pushtetin. po ju nuk i lini kohe as ta dhjesi. se ene ajo pune eshte me sira. do vaktin e vet...

e ç'i ka mbetur akoma Lubonjes tani qe e shau Ramen edhe nga Tavolina e kuqe. vetem te vrasi veten ka ngelur tashti.

si i tha: at tavolinen ku ta kesh, edo... smiley

 

Nuk shahet tjetri nga Tavolina keshtu. I forte eshte edi qe duron.

Gjyshe, pse e ke tavolinen kaq te madhe? smiley

Mos u nxitoni .Do kemi dhe nje artikull per Kembet e Tavolines , rreshtimin e stafit aty ..dhe sidomos renditjen e emrave kur Dy Fucijsi do dale perpara tre fytyrsit per te zevendesuar Kambekuqin me Derehapurin ...Jo vetem te shohim por edhe te zbulojme " me larg e me thelle "

Meqe po flitet per simbolike, ne nje gje me ka pelqy Rama, me sa kam pa, qe nuk mba i qerre flamure NATO, BE, etj. Vetem flamuri Klingon mungonte.  

Tani, kush me thote se pse nuk kane vene ca lule knej nga kjo ana e hapur e e tavolines, ka nje shishe vere te shekullit te kaluar, nga qilari i Pjerit.

smiley

Ti mos u bej trim me veren e Pjerit. Po ta mbajti ofro shishe nga ajo birra Belge.

Do merrej per ters, dmth qe ne veme pengesa e driza drejt Evropit te tavolines.  

Jo lale, nuk kape gjo. Do dukej mu si "ashtu" me lesh.

Kur i vertitet gjithe bota, edhe qeveria mire bo, dmth.  

Absolutisht. Dhe e gjithe skena merr edhe me shume simbolizem kur kryetari rri ne kembe drejt, buze saj dhe flet duke tundur gishtin. smiley

P.S./LSI. Ku eshte ajo tropizma kur duhet mor vlla?

Durex-it mund t'i vije ndonje ide. Meno ca reklame ne te gjithe boten, hajde diplomaci hajde, e le Kisingerin te plasi me pingpongun e vet. 

Kurse ajo poza e kryetarit me gisht, qe thu ti, do ishte si kercenim per nei minister, shiko se te fus anej nga ke dale.smiley

Rrime e diskutojme shkrime ne. Lames i doli per mbare "vullnetarizmi" per rimobilimin e kryeministrise e u shperblye si drejtor i ALUIZN-it.

Vezhgim i sakte zonja Gjemba. Jeni disa zonja ketu ne PPU qe ke qejf t`i lexosh.

Faleminderit zoti kothmentues.

Paske dhe humor vec zgjuarsise.

po s'ka vdek ala xhibi qe ta gjush ti gjembin nga memdheu

when Lame immersed himself in the great works of Ri-Rilindja fathers, others were beating the cat's husband with a spoon.

P.S please god make my comment invisible to the eyes of .............

Vallai Lamja e merito, se u shkely neper emisione. Po ca nga ata grevistet e urise, sikur i la te sharrojne akoma. Apo jane skalioni i dyte? 

ai qe i vodhi oren Bushit emerohet drejtori burgjeve heren tjeter kur te hapesh facebukun

Bravo kolektivi, bjerini qenit!!!! smiley

O Cimo, ore se kam dash me te pyet. Kete Ardit Celen e ke gje mo? Se edhe origjinen nga ato tokat e bekuara e kishte me duket. 

ja ku fillove dhe ti te reflektosh...

Per Skraparin mo? Po e kemi thene perhere qe eshte toke e bekuar ajo. Edhe Pateku e kuptoi, me vonese po e kuptoi. 

burr telendar!!! smiley Nuk kom pa tullac tjeter te merakoset kaq shume per bojen e flokeve. 

Jo kot i pelqe kaq shume gjibes ky. smiley 

Meta valle ca modeli do e beje tavolinen kryeministrore? Ishallah jo mbi shina qe ecin me shpejt.

akuarium xhibi harrove? ngjaleharraq

M'trego ti mu 1 here o Xhib si ta morri Meta teto Ollgen, tavolinen ene pelicen e kryeministrit?

Lubonja ka filluar ,gjithnje e me shume, te me pelqej smiley

Kritiku i artit do te thoshte :

I'm surprised that no one's mentioned yet that the sublime beauty of the sexy fish makes resonant the eloquence of these pieces."  smiley

p.s.

Tavolines i mungon vetem shufra e hekurit e ngulitur ne mes,per tu bere e pershtatshme per "pole dancing".

Cfare dizajni i kat'narit,mer jahu!Sikur ta kishte keshilluar Maliqi,dora e vet smiley

Për mua e vetmja lidhje është se kemi të bëjmë me personalizimin e privatizimin e radhës të institucionit nga Kryeministri i radhës, i cili përditë po jep shenja se s’ka mësuar asgjë as nga historia personale, as e këtyre institucioneve. Thënë ndryshe: metempsikozë në të kuqe e shpirtit grabitqar të shtetit.

apo mungese serioziteti, vendosmerie, ndershmerie, profesionaliteti, me permbajtje injorance ??

ky ore shoke eshte thjesht nje dallkauk qe te vetmen gje qe di te beje eshte te prallise dhe llomotis per te mbijetuar

nje nder percaktimet me te sakta per tosen!

dallkauk - po ku i re pikes, mer! 

Fjalet ja doni anadollit po brekushet s'ja pranonismiley s'ka ca dite qe mesova qe abrash fiks fiks qenka lebroz.

ti mor tose dallkauku, nuk e ke hallin te tavolina jo, po te karrikja ku u ul rama. macja e zeze e cmires qe ke ne bark u bo rriqebull!

ca do bosh o qyq, sikur ismaili te marri Nobelin? Se vetem ajo ka mbet tani...

gjidi zuzar!

gjidi sharlatan!

smiley e perforcoj

CHERCHEZ LA FEMME (kërko gruan)

Burrrrrrë si ky nuk ka toka! Piktori dështak, njërës, ish gruas së tij, Znj. Delina Fico, ia bën burrin aktual ministër (Bledi Çuçi) kurse ish gruas tjetër të tij, Znj. Magjistari, në një akt të papërmbajtur urrejtje i rrëmben pronat që i ka me dokumenta të rregullta origjinale nga gjyshi i mirënjohur i saj, duke anulluar për këtë qëllim dhe një VKM. Dashuri dhe Urrejtje! Aleksander Dymas në fillim, më pas francezët dhe gjithë bota kësaj i thonë: Cherchez la femme!!! 

ps: "Cherchez la femme" ad literam përkthehet "kërkoni gruan" por këtu nuk është fjala për lidhje romantike por për sjellje të pakarakter apo të pashembullta apo marrëzira të nje burri për shkaqe të lidhura me një grua. sb

 

------------------

Keto me siper i ka shkruar Sali Sheqerja nga Vucidoli. Sot kishin sulmu familjarisht edhe gjyshi Sali edhe burri i legal i Argites. Duket kane qene dje ne ndonje darke bashke. smiley Ku ti kete djeg ndonje gje dje?

na bone me 'germu' smiley

ueeeeeee, sapo paska shtu :

Nuk ka asgje personale ne status pervec denancimit te perdorimit personal te pushtetit nga Edvini Idhtaret e tije merziten shume sepse sipas ketyre mjeranve po merremi me probleme personale te Piktorit Deshtak , me duhet te ju theme ketyre shkretanve se emrimi minister i burrit te ish gruas esht ceshtje publike dhe vetem publike per çdo qytetar perveçse per puthadore e servil te pakarakter qe ndjekin verbrisht ate dhe se anullimi per hakmarrjei vendimit te qeverise qe mbi bazen e dokumentave origjinale i ka dhen pronen nje qytetraje qe ka bashkjetuar me piktorin perben nje akt urrejtje personale primitive dhe abuzim apmoral me pushtetin egzekutiv te vendit Jo asnjeri nuk po merret me jeten personale nuk po qortohet njeri se pse u martove apo pse u ndave por po denancohet me fakte te pakundershtueshme piktori qe po perdore pushtetitn per te shperblye dhe per te ndeshkuar per qellime personale, nuk mundet nje kryeminister te anulloje vendime qeverie per hakmarrje personale

ky duhet paguar !!! smiley

I ra dhe kauza e trapezes Lubonjes, se paska gjera me te thella se trapeza.

Imagjino sa para duhet te kthejne kelyshet e vet per gjithe keto koncesione qe kane dhene e qe u anulluan. Jane bere si te nderkryer.

Dmth kjo paska qene ajo : prisni se s`ka fillu akoma. smiley

Rama po mban nje takim me ambasadoret dhe e ka bere sallen te papame. Thone qe e ka lare me klor  Rama zyren e vet.

Dmth kjo paska qene ajo : prisni se s`ka fillu akoma

pse ç'kujtove ti???  Njerezia nuk ka dhe shume faj, se ishte mesu çik keq keto 20 vite rrumpalle (per shembull: kish kujtu se kish qene vertet Sala ai qe ka pas fut ne burg Tosin  smiley dhe Tosi e fali se me demek me Salen nuk i dilet)
Mire o mire... !! smiley

 

kauza e trapezes shkurt i bi kauza e trapit.

lol me këto që po lexoj nga ky, edhe unë po ndihem shumë behlul* sot.

*behlul do të thotë i qeshur, i gëzuar në turqisht. 

Edi eshte Sari Sallteku i PSsmiley

Drejtoresha jone e ka lene zyren si hane.Nuk guxon te sjelli perdet e shtrenjta , te qepura per merak, se mos ja merr ai qe do vije smiley 

O Tosi, edhe keshtu nuk shtyhet, duhen ato perdet 

ketij po ja ben fer fer fustani, por spo ja var njeri...

ne fakt zyra e mbledhjeve ka dicka nga Benihana (hibachi). po tosja nuk mush anej...

ti thu qe hapet harta ne mes ne del ai verdhacuku e fillo loz me luge e veze te fresketa... ca te keqe do kish? Jane lodh per te vajt gjer aty, ta shijojne...

As mu nuk me pelqe, po me shume se kaq cer mund te thuhet mbi nje tavoline? 

E c' presim me shume nga dallkauku?

Ajo salla e hartave ishte bere po aq kitsch sa tavolina e salles se mbledhjeve. Me duket se e siguroi buken e gojes Lubonja edhe javen tjeter.

Nga gjithe artikujt qe kam lexuar, keto 2 fjali te thjeshta te Lubonjes, kane qene me shpreheset dhe me permbledheset per ceshtjen.

"Transformimi i zyrave është bërë simbol i personalizimit dhe i privatizimit të institucionit. A e dinë këta se këto institucione nuk janë shtëpitë e tyre private?"

eshte gje e mire qe jepni opinionin estitik (nese ka diçka qe nuk ishte kitsch, ishte pikerisht ajo 'salle hartash'), sepse ky opinion estetik korrespondon edhe me opinionin tuaj politik (transformimi i zyrave ne fakt është gjithshka, vetem simbol i personalizimit dhe i privatizimit të institucionit nuk eshte).

Shija jone eshte lemuar nga eksperienca e gjere dhe e larmishme. Kjo na lejon te pikasim njeherazi replikimet kitsch-y te gjerave te bukura.

Gjeja e bukur

http://thefabweb.com/wp-content/uploads/...

Shpresojme qe opinioni juaj I mesiperm te jete politikisht I motivuar dhe jo tregues I shijeve tuaja estetike. E kunderta do t'ishte nje mini katastrofe per nje njeri qe jeton ne France.

A lejohet nje konstatim pa lidhje me estetiken?  Podiumi duket pak si frigorifer post-Obodin. 

Lubonja e tjerr a thua se cfare. Per vetem nga ana estetike, bordura e kuqe duket si banaku i nje kafeneje. Pa shije. Qendra eshte shume e bukur. Me pelqen. Patjeter ne xham temperuar (pathyeshem) dhe i ashper ne siperfaqe. Nje tavoline per 6 veta ne ate material mund te shkoje deri 1mije euro. Po qe kristal shume me teper. Figura e stampuar ne lazer. Bukur.

nuk eshte puna te estetika Hunter, eshte puna tek privatizimi i institucioneve. Estetiken ne mund ta diskutojme gjithe diten per aq vlere sa ka, por ketu po behet fjale per dcika me te madhe qe ka te beje me qasjen demokratike, shtet-ndertuese, pluraliste. Rama me keto qe ben permbush shume mire tiparet e nje diktatori, por jo te nje politikani qe duhet te qeverise e sillet me institucionet ne menyre demokratike, me respekt per shtetin dhe per kundershtarin.

E çuditshme është që gjithë lëtyrat që e quajnë veten opozitarë, i ka marrë gazeta Panorama... 

Përveç Lubonjës, kishte një shkrim nga i përhershmi Kaç Islami, dhe surpriza, një shkrim nga "disidenti i djathit", dhëndër i Berishës, Arbër Malltezi. 

Hak llaf ...

Une dikur , kur  botonte Ypin dhe nje me Tope a Tupe si antikomuniste te terbuar edhe "seksualisht "smiley  e vleresova si Gazeta "Peshtymorja " Me te vertet nje Gazete pa asnje lloj Lyre ! Po vetem nje gje duhet vleresuar te kjo gazete .Mendoj se sherben si strehe vorfnore e te hardallosurve .Kjo tregon ...nuk e di ....po njefare Ftese per cdo individ qe ka Kriza Personaliteti !

Kthimi ne identitet i kryeminisitrise eshte pak i nderlikuar se origjinalisht ajo ishte taksur si kuplara per oficeret italiane.

Speaking of Zoti, Janulla valle e uroi Ramen per kryeministerllekun apo akoma?

Jo se besoj se keto dite eshte duke u marr ne pyetje nga Policia Greke smiley

Eh mer Xhib! The first cut is the deepest, ka thone njoni. smiley

 

keta jane bere si nje kopje e keqe e berishes qe nga emerimet e ca te paafteve deri tek ngjyra e kuqe e kesaj tavoline aq te renduar dhe vulgare...

Krieministrine e kishin modeluar bukur.nje nga ambasadoret u mahnit aq shume nga ngjyrat e kuqe e dritat me gjysem tone sa premtoi te sillte dashnoren per nje darke romantikesmiley

Ca thone qe s'kishte fare dashnore, por kishte thene qe do zinte nje vec per ta pru ketu. smiley

E paskam degjuar kabimsmiley

po behet ministria me ngjyre te kuqe? koka shqiposh tamam, zjarr e flake. aty duheshin ca ngjyra te buta dhe fisnike qe te punonin rehat. po kujt t'i thuash?smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).