Bashkim Dedja rikonfirmohet kryetar i Gjykatës Kushtetuese për 3-vitet e ardhshme. Kreu i shtetit Bujar Nishani dekretoi këtë të mërkurë për një mandat të dytë emrin e drejtuesit aktual të gjykatës. Kandidatura e Bashkim Dedjes, mori pëlqimin e të gjitha partive politike, gjatë konsultimeve që kreu i shtetit kreu me to. Një ditë më parë në selinë e presidencës, zhvilluan takime kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së, PD-së, LSI-së, PDIU-së dhe PR-së. Rimandatimi i kryetarit aktual është parashtruar nga presidenti gjatë këtyre konsultave dhe asnjë prej forcave kryesore nuk ka pasur kontestime. Bashkim Dedja kryetari i Gjykatës Kushtetuese u zgjodh anëtar maj të 2010-s vetëm me votat e demokratëve dhe aleatëve të tyre. Në shtator të po atij viti Presidenti Topi e dekretoi atë kryetar të gjykatës për 3-vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Dedja, ka një karrierë të pasur si gjyqtar që prej vitit 1993 në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Durrës. Po ashtu ai është pedagog në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.

1 Komente

Kandidatura e Bashkim Dedjes, mori pëlqimin e të gjitha partive politike, gjatë konsultimeve që kreu i shtetit kreu me to. Një ditë më parë në selinë e presidencës, zhvilluan takime kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së, PD-së, LSI-së, PDIU-së dhe PR-së. Rimandatimi i kryetarit aktual është parashtruar nga presidenti gjatë këtyre konsultave dhe asnjë prej forcave kryesore nuk ka pasur kontestime.

 

pra ky eshte lajmi i vertet,  i guess..smiley    po kjo do festuar,  hajde te hapim ndonje kuti  llokume.. ta gezoje Bashkimi..smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).