Pas rreth katër viteve mungese, në fushë dy nga ekipet më të dashura për dashamirësit dhe tifozët shqiptarë

Një kënaqësi e munguar që nga 2009-ta. Një kënaqësi e mohuar nga politika, por edhe mosmenaxhimi i mirë i sipërmarrësve bëri që skuadra më e mirë e të gjitha kohëve në vendin tonë Partizani të provonte kalvarin e mundimshëm të kategorisë së parë dhe më tej ferrin e kategorisë së dytë. Rikthehen ata që për 133 herë me radhë emocionuan, gëzuan dhe hidhëruan qindra e mijra tifozë, duke na bërë të harronim për ditë të tëra mundimet e jetës asokohe. Rikthehet një Partizani fitues plot 53 herë kundrejt një rivali si Tirana të fortë e të denjë për të që "përgjigjet" me plot 40 fitore shpeshherë spektakolare dhe 40 herë të tjera gjetën paqe, por jo qetësi për tifozët në barazim. Derbi po vjen: "Demat e kuq" dhe "Tirona fanatics' në "ilegalitet" të plotë po përgatisin koreografinë për ndeshjen duke premtuar festë mbi të gjitha. Nesër, ritakimi me historinë.

110 Komente

Red,

si propozues i temes, a lejohet te shajme nga motra dhe gruaja ca tipa qe mund te na kundershtojne?

Ejvalla.

Komentues..Nuk është në etikën e tofozëve të Partizonit të shajmë kund tjetër pos stadiumit smiley

Partizani,pervec nje kupe me te cilen e sajdisi Dinamo,ka 30 vjet pa fitu i trofe.30 vjet.smiley

Pjetër kundra Dinamos së Saimirit do luajmë pas nja 5 viteve smiley

Si tha ai ke varri atij te gjallit- mos u krekos, se aty ke je ti, kam qan dhe une,ktu ku jam une, do vish dhe ti. smiley

U bete ju more brekegrisur,  t'i shisni mend dinamoviteve!! smiley

Brekegrisur ne? Ne kemi tifozerinë më t'madhe në Shqipëri, kemi kupa më shumë se kushdo ekip tjetër, kemi fituar turne të rëndësishëm si ai i Hanoit dhe Laipzig, kemi qenë t'parët që kemi fituar kundër perendimoreve kujto Torinon. Ne more Pjetër sipas hallit i kemi patur breket e grisura ndonjëherë nga gersheret e pushtetit por kurrë s'kemi veshur brekë blu si të fuksave..Ik tashi e qaj në ndonje qoshe në pritje të Dinamos a Olimpik si i thojnë..

Jo jo,s'kam nevoje me qajt,perkundrazi ,jam i gzum per partizanin,se ne pak, qe shujt brezi qe ja kan pas ni zanin (imagjino me ca krenoheni,"turneu i Hanoit",pupupupu!!!!) smiley

Ku merr vesh mor ti? Aty luanin kombetaret e bllokut komunist, ishin ekipe me lojtaret e atyre shteteve si Bashkimi Sovjetik, Polonia e Hungaria, asokohe me një futboll elite në botë..Rritu or mec Mirdite, mëso dhe hajde pastaj e fol me ne, hajde tung se s'ta kam ngene Dinamovit demode

po po,histori e lavdishme sa te dush,s'thote kush,po para 60 vjetesh, ndersa ekipi i funit kompetitiv qe kishit,ishte ne kte neshjen e ksaj fotos.Per fatin tuj te keq,perballe kishit Dinamon Legjendare,qe me 9 lojtare ju zgerdhiu 2-1 dhe shpallet kampione.(poshte germes "N",jam dhe vete smiley )

Vazhdo,vazhdo e lexo libra historie e mburru blogjeve per partizanin e madh.smiley

http://www.youtube.com/watch?feature=pla...

"Tirana të fortë e të denjë për të që "përgjigjet" me plot 40 fitore shpeshherë spektakolare"

ah ah ah... ai "orari zyrtar", 7-3, nuk harrohet kollaj....smiley.
me vjen mire qe Partizani, nje ekip historik ne futbollin shqiptar, rikthehet ne kampionat me "te fortet".. nderkaq optimizmi i shkronjetaritsmiley me duket pak i ekzagjeruar... edhe ekipet nuk jane me ato qe ishin dikur, por edhe tifozeria... se sipas pershkrimit te parapregatitjeve duket sikur stadiumi do jet plot, 20000 tifoza. nderkohe qe realisht nese behen 2000-3000 tifoza per te pare kete derbi quhet arritje..smiley

Belul..Po luan Partizoni me Tironen dhe ju siguroj se në stadium do jenë s'paku 15.000 vetë me gjithë kushtet e kqeija, si kujtove o lumëmadh se poluan Deb bosh apo Twente..Apo kujton se po luan Flamurtari i kandisur prej Gjikes në një thelë..Reflekto o mik sa je në kohë..

Belul? A i numërove njerzit në stadium o djalë..ahahaha A nuk të thashë??

urime per fitoren Redbullo!smiley. (Pjeri do thoshte, redbuallmavria..smiley)

ore , po ti pse e ke bolduar komentin me siper..? une vertet jam i mocem, po syte i kam top!!smiley

p.s cilat jane objektivat dhe parashikimet e Partizanit per kete sezon, kampion? apo eshte akoma kafshate qe skaperdihet....

Pjerit s'ja mban bytha ta thotë. Gjithsesi je ti ai që e bëri proçkën n'rastin në fjalë..

Partizani këtë vit ka synim kupat e europës por oreksi vjen duke ngrëne, ne shpresojmë më t'mirën pra edhe kampionatin sido që vështirë..

Faleminderit për urim(i)et Belulo !

mire mire, me pelqen keshtu, hapa te matur dhe me kembe ne toke qe ekipi te kete vazhdimesi dhe qendrueshmeri!
ne fakt, gjithe keto vite futbolli shqiptar ka vuajtur dhe po vuan nga ekipet "pa taban, pa histori" qe papritur behen kampion ndersa sezonin tjeter bien ne kategori inferjore, ose e kunderta.. vijne nga kategoria inferjore dhe behen direkt kampion..smiley po kjo nuk eshte normale, nuk eshte e shendetshme...smiley

p.s ishte shaka "buallmavria", aq me teper qe ti je fitimtar sot... pak me tolerant..smiley

red - jep ndonje info per  ne qe jena larg,  kush kanal  e jep neshjen se oren e dime

kom ca fanatiksa qe si duroj dot kendej ...a thu ja vle ta vej nje bast apo mos krruhem kot....a thu fitojme, apo tja kerkoj barazimin se fitoren nuk ja lej ketyre

Tirona momentalisht është përtokë nën këmbët tona, kanë një thes me probleme të forta dhe unë mendoj për vete të fal barazimin. Ka 10 ditë që në kampin tonë të kuq po bëhet propagandë në grup dhe me lojtarët veçmas madje edhe me psikolog për arsyen s'e gati të gjithë s'kanë dhe s'ja dinë rëndësinë derbit, këtu i mëshohet fort gjendjes psikologjike pasi teknikisht dhe fizikisht jemi sh më lart se kundërshtari. Tifozët janë grupuar edhe nga grupet e tjera me grupimin ''Demat e kuq'' dhe do japin mbështetje maximale, terreni është për ibret Zotit por falë përgaditjes fizike them se do ja dalim më s'miri. Ndeshja transmetohet nga Digitalb por flitet se do e transmetoje edhe vetë TVSH për vetë rëndësinë e saj. Albetlecom Albania dhe presidenca kanë vendosur premio speciale por sa nuk dihet akoma.. Gjithsesi unë mendoj për një shpartallim që do i bëjmë Tironës..

Tirona eshte nona e baba e futbollit shqiptar, mer. Kena rraf tironen kaq here, thote. Po e keni rraf me lojtaret e Tirones. Mbasi iu vu icik fre jenicerllikut Tirona e protestes ju ka blujt ju te perkedhelmit. Lere qe Tirona e Cimit, Agustinit dhe e Minges ju ka degjeneru fare. Shyqyr qe erdhet te kategoria e big boys, qe t'i rregullojme shpejt e shpejt dhe ato numrat e ndeshjeve, se sidoqoft ngelen ne histori. 

Për hajër ju qoftë noj herë tjetër pasi ksaj radhe do na rrihni kur t'shihni majën e veshit pa pasqyrë tironco

S'e di fare gjendjen e tanishme as te Tirones apo te futbollit ne pergjithsi atje. Po sidoqofte, edhe po qe se bie daci ne kos e fitoni (prit iher sa te boj nja dy zile Aty Nolt per ta nalu kte qamet), kur te flisni per Tironen ta keni la gojen mire e e mire e ta keni kalu nja dy here me listerine.  

Kollaj puna e veshit, ta jep Rame ne dore. smiley

çuno mlidh menjen e rri rehat,
s'e  shof se mend s'keni zane,
Nolt bo zile, e ku te dush,
golat keni për t'i honger ne fushë 

Fryhuni sa me shume, se ka lezet kur te shkoni si tullumac i cpum. Ti qeke per vjersha mer, futbolli eshte tjeter marifet. smiley

Na tregoni nei qyfyr anej nga kategorie a trete ku keni qene. Me duket se keni lujt me top lecke aty, pranaj jeni kaq optimiste tani. 

Ça osh futbolli mer lale,
a nuk osht si poezi,
kur sheh çunat e Partizonit,
n'portë tTironës me furi?? 

Poezia osht per dashni

ne futboll ju bojm kabuni

cunat msoini me qep

se ne rrjeten kena me u shqep

 

Kam qene ne stadium ne derbin Tirana-Partizani, kur Partizani u ngjit ne kategorine e pare para shume vjetesh. Ndeshja doli barazim dhe ishte super e merzitshme, por une jam kenaqur me tifozet, super batuta! Qershia mbi torte ishte fytyra e vellait, tifoz i cmendur i Tirones, kur me pa me bluzen e Partizanit! smiley Po sic ia thashe dhe atij pak me pare: Po c'derby zeza, ne kampionat shqiptar!

Uroj te jete ndeshje e bukur, e te kenaqen ata ne stadium.

 

Ti TUT mos fol, kena pasë dikur Adnan Ocellin në Seul smiley

What?! Apapapa, te tmerrshem jemi! smiley

Partizani? Me kujtohen thiatrot Kaso vs Zeri. smiley

oleoleole, të doli boja mer, qeke dinamovit? ahahahahahahahaha 

Qe kur iku nga qarkullimi treshja : Pernaska, Ballgjini, Zeri nuk shkoj me ne stadium.

Po bere dhe ne leter nje treshe si ajo ma thuj.  smiley

S'ka nevojë për treshe o mik..Vetëm me Ylli Shehun ju'kemi pas ba zbor smiley

Uee i erdhi rradha bluzes se Partizanit. Heren e fundit e kam vesh kur lyva tavanin smiley

Dmth i paska ardh prap rradha tavanit me u ly smiley

Para Parizoni oooOoOoò!

Great! Kjo tregon qe Shqiperia me ne fund po i rikthehet normalitetit. 

Edhe ndeshja Tirana-Partizani eshte nje premtim i mbajtur i fushates per Rilindje.

Skeni gje ne vije!
Skenderbeu do te dale prape kampion!

...kuazimondo - 11 Tetor 2013 - 15:56 Permalink

përgjigju

Great! Kjo tregon qe Shqiperia me ne fund po i rikthehet normalitetit....

Ke thene plot idiotlleqe ne kete blog por kjo mban kampion.Perse ore vetem kur ekipet e Tiranes luajne mire atehere cdo gje quhet normale?Hajde idiotizem hajde!

 

hajt me kembe te mbare. n'dac partizani, n'dac tirona s'ka rendesi kush do fitoje. rendesi ka qe shqiperia futet ne normalitet. t'kene njerzit ku te shkojne dhe si ta kalojne diten se jane egersuar fare fare. 

sa me shume kinema, teater, koncerte e lojra sportive aq me e shendeteshme shoqeria. 

dhe ketej kur s'shkojne ne ndeshje se jane shume te shtrenjta $300 minimalja, ja fusin neper molle me rroba dhe ushqime qe te kaloje diten njerezia se po s'vajten diku prapesira do bejne.

Ne fakt dhe mua qe jam femer, me duket shume e cuditshme korcaret na qenkan ne vend te pare. Kinda strange. Bre bre! lol 

Kur futbolli largohet nga kryeqyteti , ngrihen Rrethet .Sidomos per Shqiperine .Pati nje kohe dhe Cerriku fame  , ku tifozat mbeshtillnin nje tulle dhe nje Pule dhe i thonin arbitrit

" Pulen apo tullen "

Ky quhet edhe nje Hap drejt Rilindjes ne Futboll .Rrethet tani etutje kur te kapin nga nje vend te trete te festojne si per Vit te ri .

Sidoqofte dy ekipet me emer Te PASTER ne Futbollin Shqiptar .Pas tyre vjen Vlora dhe me pas te tjerat !Dinamua qe artific pavaresisht se ka emrin e nderuar ne futbollin shqiptar ! Korcen mund ta duam ne qe kemi thith arome Korce smiley po nuk eshte ekip qe nderon futbollin shqiptar .Vetem me Kokrra qe shjkelqyen ne Tirane !

!

Parizon!

O partizan i madh qe je ti !!!

une kam qene tifoz i partizonit. baba ka qene me tironen dhe vellai me dinamon. hajde merre vesh pse nuk ishim te tre per te njejten skuader.  

nuk ka ndonje spjegim nga Nice per kete rastin e familjes tuaj mo..?smiley

ka ka, kundershtim per hir te kundershtimit qe te hiqesh si interesant.

Ngjyra kuqe ngjyr dashnie

Ktyne djemve c'u ka hije .

Per jete me ty PARTIZON !!!

Once upon a time, partizani  ka pas the best goalkeeper! smiley

 

Vuna zilen m'oren tete

po ste le nona pa te cu vete:

"Vishu bukur te keqen nona

shko m'stadium se lu Tirona"

Ah mi none ty te lumte goja

Pa Tiron kuptim ska loja.

M'kane ardhe cunat n'dere te oborrit:

"Hajt tja morim erzin morrit"

Erdha cuna te shofim sot

morrn e kuq tu qa me lot.

 Keni pas ene ate tjetren: 

 O Tiron, Tirona po gerthet Shqipnia

Sporti shkon perpara, kujdeset Partia ...

apo e harrut ?smiley

Tifoz me partizonin, hajt mo se s'ka njeri pa cene. smiley

Lene partine se ju dhe ate tjetren ju mate si monumente kulture. 

''Vishu bukur t'keqen nona,
shkon n'stadium s'e lu Tirona''

Vishe bir dhe nje këmishë,
rritu erzin minjve t'Bashkisë.
Tash e shihni të kuqin dem,
t'u vejë para vend për vend,
Rri në shpi o t'keqen nona,
rri shëtit përgjatë oborrit,
futu bir në skutë n'Bashki,
boj kuvend me ndonji mi smiley

 

Belgjika po e bo Kroacine me fol me vete. Zbor osht tu i bo, zbor.

Pale ta kishte edhe ate Adnanin... (jo Ocellin, po Januzajn), do ta kishte pas gri fare.....

Perpara kesaj Kombetarje pleher sigurisht qe ja vlen ta shikosh kete neshje .

Tirana ... the most successful Albanian football club, earning 49 major trophies in the country

 are the only club in Albania to have participated at all the championships (75) of the top flight since 1930as well as all the Albanian Cups started in 1938

the most successful Albanian team in Europe having passed 11 times the first round along their 46-year history

Shko edukohu 

 

 

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi
.

MOS FOL KOT TIRONCO

Akoma gjallë oficerët smiley, unë mendoja se ishin kalbur në kategori të tretë.

kujt ju rrujt...

Pas shume vitesh ne kategorine inferiore, lufte ne fusha me balte, Partizani arriti me ne fund te jete me pak inferiori mes inferioreve te tjere. Duhet pritur me simpati ngritja e inferioreve ne kategorine e pare smiley
 

Te mesojme dhe te veme ne jete vendimet e Kongressit te IV te PPSH-se.

PS. Duartrokitja e fiksuar ne sekuencen 5:20-5:23 te ndihmon per te kuptuar ate qe gjermanet e quajne Zeitgeist.

e xhuman akoma tek ju emo ?

nje kohe e shkelqyer, pertej weekendit dhe weekstartit, nji prove e qenies se Hyut!

Partizani gol .......

Sot po luhet? He mer se pozicion jashte loje do kete qene. smiley

Minuta 70 -te , nuk e pashe me thone te drejten golin por dhe une ashtu mendoj smiley

tirona partizoni smiley  smiley  smiley

cry me a river...

Te pakten stadiumi u mbush

sa popull kishte ne stadium, Endrito..?

20-shja ishte gati plot. Icik 10shet. Po them diku te 15 mije pra, duke ditur qe 19 mban stadiumi. 

E tuni Demiri rrjeten sot.

Fitun morrat e kuq! Turp per Tironen. Zhgenjyn edhe tifozet.

Bardheblutë kanë pretenduar edhe për 2 penallti

Me hile mer. Kane ble arbitrin kuqsit.smiley

tirana ka dhe do te kete nje problem ne lidhje me zgjerimin e bazes se tifozerise.  duke qene se thirret ''tirona''  nga ata pak  tifoza qe ka ,automatikisht perjashtohet 90% e banoreve te tiranes te cilet nuk jane nga mulleti apo zall herri.

 

E ke kabim. Ata qe thu ti e qujne vehten me tironca se ata te "vertetit." Ky eshte sekreti i bute i Tirones, vendit dmth, qe i zbut barbaret, si Roma e vjeter. smiley Brezi i dyte flet tironce, dhe brezi i trete betohet qe rrjedh nga themeluesit e Tirones. 

1 kryeqytet, 1 kryeskuadër, 1 kryevepër – Tirona

smiley

Un nuk jam tifoz me asnjanen po Partizani nuk e meritoi fitoren. Ia dha gjygjtari, plus qe loja e tiranes ishte me e rrjedhshme. Partizani mu duk si laci, vetem per shkelma ishin.

Shikon, une pa e dite fare kur ishte ndeshja e dija kete.smiley

E mir mir. Ngaiher nji grusht i vetem dhem mo shum se nji milion shuplaka smiley

Thene nga ata qe i kane provu te dyja, e besoj. smiley

smiley komsikomsa mo smiley

Si s'ju vje icik term mer. "Goli" apsajt ashiqare (dmth petllen e keni flori kalp, bravo ju qofte qe e thyte ke kambistat), ne penallti e qerut fare (dy thone ca). Hajt mo se keni vujt shume, ta gezoni ne ju i dite lumturie. Ene ju uje Tirone pini. smiley

Thikë me helm mo çe pyt smiley

 

 

Ajo s'osht gjo, po masanej krypa ne plage. smiley

Po pregadisim terrenin per Erjon Bogdanin ke Partizani. Na u deshte kjo. Flm per urimet btw. Dite e modhe, dite e modhe.

Shenojeni ne gur, se s'ka per ardh mo. smiley Ca t'i bojm ne kryetarit qe dote me u bo k.min. Te ishte akoma kryetar bashkie e shifshit ju, per veshi e kishte qit perjash ate arbiter megjith gardelin. 

Hihihi majaft boni qejf miu bashkis smiley

naten, naten.

 

Naten. Me ondrra te bukra, sikur boheni kampion. smiley

Kue e keni gjet at portier o Tironco?smiley smiley smiley

U pa puna duhet te behemi skuadra e LSIse, se me Lul Bashen ne opozite, do perfundoje te luajne punetoret e pastrim-gjelberimit. smiley

falemnderit per videon e golit fiqo. une dhe gjembi e festum sipas menyres sone

Eh more Red, c'me ke kenaq ! Befsh hajer! Kam qene tifoz i semure pas Partizanit.Nuk e di por per ne kane qene kohe te arta ato kur mbusheshin stadiumet ne ndeshjet Partizani- Tirana.Ajo plejade lojtaresh te mrekullushem.
Eshte lujt futboll, jo kumar. Inshallah kthehet vertete !

O Mirejam, "arme te pathyera, miqesi e pandare"! Ja gezuar.

Duartrokitja e fiksume ne sekuencen 3:46-3:49 tregon me se miri ate qe gjermont e qujt Zeitgeist

ps. shife deri ne fund. ke koncert ne vitin 51, si dhe hitin per Stalinin live ne Peze. e ca kohesh, nuk vin mo jo.

Ku jeni o minj të Bashkisë?
E patë furinë e djalërisë?
Dema në çdo centimetër katror,
Futbollin e rimorëm në dorë

Një Partizan i jashtëzakonshëm pjesën e parë, i kujdesshëm në pjesën e dytë. Një Tiranë pa gjak që s'e përligji tifozin e sajë në stadium..Mbrëmë i shënuam Tiranës golin e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë smiley Tre të tjerë fazën e dytë..Bravo PËRJETË ME TY PARTIZAN!
 

Ej ca ishte ajo parrula me "kunat" aty ne stadium? smiley

 

Hajdutet ! Vejdhje,po,po,kjo ishte vjedhje! smiley

S'me plas shume per tiranen,po partizani ishte ekip langaraqesh.Shtriheshin ne fushe si legena,per te rujt ate lesh goli qe u'a fali portieri.Ai arbitri masanej,turp me vete.Si mund te marre persiper te gjykoje nje ndeshje te tille dery, nje njeri me ate lloj personaliteti.Ai ishte rob i trem.Skandal! Gjynaf per ato tifoza qe kishin shku me i pa,qe duhet thene se ishte e vetmja bukuri e asaj ndeshjeje.

Duhet ta njohësh futbollin në mënyrë që të flasësh për të. Presioni në portë bëri që portieri çunak të bënte gafë, sigurisht presioni ishte meritë jona. Arbitri, ai është më i miri i Shqipërisë në qarkullim. Tifozat i dhanë patjetër me bukuri derbit që sidoqoftë s'ishte ai që pritej për faktin se Tirana ishte e denjë të luante në ligën e parë me një tjetër kryeqytetase Dinamon..Ne jemi të denjë veç për Liverpool !

Te paska rremby entuziazmi i ksaj me ner me than fitoreje.S'ke faj,une t'u qan provincial, e kuptoj shume mire ca ndjen ti ne kto momente-te vish nga kategoria e trete e gjer ktu,po te keshilloj te mos dhjaksesh. smiley Po me kujton ate skenen e "lulkuqe mbi avlli", ku Liza Laska i kerkon drejtorit te marre tre jetimet ne shpi - po ti s'ke buke per vete,- i thote drejtori, dhe ajo duke ledhatu koken qerose te njerit prej jetimeve,thote - gezojne. smiley

Urime partizonit per fitoren. Eshte ekipi qe urrej me shume. Bashke me dinamon. I urrej se i respektoj. Jo si ekipet bq si kamza kuksi apo kerrnackat e korces me te cilet vec tall k se skam pik respekti. Ekipe kalimtare qe slen gjurme. Pak a shum si batutat e gjemit dhe halorit. Partizanit si uroj as kategori te dyt as te tret. Se me ekipet legjend tirones i takon te matet ne fushen e burrave. Dhe fitorja me partizon dinamo vlen sa 10 fitore me keernackat apo me patatoret e vlores. Une sa du tironen sdu komtaren. Kur komtarja ka lojtar te morrave apo katunar vlore e shkodre i uroj humbje. Kur ka cunat e tirones i uroj fitore. Jo se mrruhet per komtare po du lavdi per cunat e ekipit tim. Tifozi vertet ben tifo vetem per ekipin e qytetit jo per komtaren qe lun vec 5-6 her ne vit. Esh inot lagjesh ky, fiksim, grricje lokale. Si perfundim lavdi tirones dhe ne gop te soms vaft cdo ekip tjeter. Zogu, je lojtari me gjenial. 

Para Partizonismiley

Alberrr..pa "t". smiley

Nje ndeshje kot,qe nuk u ngrit as ne nivelin mesatar te kampionatit te sotem shqiptar te futbollit,partizani do luftoj per te mos dal nga kategoria kete vit,tirana do kerkoj ta shpetoj fshf..une them se do ishte mire qe te shkonin e ti benin shoqeri dinamos te dyja,se e meritojne!! p.s. ore edhe dicka tjeter qe ka disa vite qe shoh ne shkallet e stadiumeve shqiptare..jane bere te gjithe Vlonjat atq-ut!!!

Para Kamza

"Partizanin" e kam pas inat për shkak tê "jeniçerve " që vidhte po sot të gjithë ekipet në futboll  luajnë me "jeniçerë"  kështu që i uroj mbarsi "partizanit".

Logjika juaj dhe e jona për atë kohë ishte e paarsyeshme, duke mos u lejuar shitblerjet e sportistëve për shkak të sistemit sigurisht atëherë duhet se skuadrat do kërkonin të tjera rrugë për sportin. Unë mendoj se si prizrenas dhe elbasanlli e ke mirë për jeniçeret e asokohe por ki kujdes mos përfundoni si azapet se sa për spahinj s'ma mer mendja..Sa inot keni mer smiley

Ore Dem i kuq, unë të them shnet  ti më thua plaçsmiley

Shnet me hile mer lal smiley

Tirana ekipi me ordiner i te gjithe koherave, me mire me u bo me skenderbeun.

Ate kampionatin e 97 nuk e harroj si e morri Tirona. Ekip demokratikas PD-ist- Komitetit ekzekutiv te Tiranes.. i vetmi ekip qe tifozat bertisnin poshte Fatos Nano poshte qeveria . Ca pret nga tifozat e Tirones. edhe nder tiransit origjinal te dibres, matit, ndroqit, selites jane me injorantet.

vari- trapin, te mburret noi shkoder hajde se e  meriton. qofte per futboll, qofte per qytetari qofte per tifozllik, po keta minjte e gjirizit, super te qelbur te bashkise... te hapin goje keta eshte si me u ngrejt kapaku pusetes , qelbet era si kanalet e ujrave te zeza.... tifoza debila smiley

Perjete me ty Partizon!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).