Miqtë e mi, së shpejti do të vij ne Tiranë per një koncert bamirsie në mbështetje të kauzes Down Syndrome Albania. Kauz kjo, që vërtet meriton një mbështetje nga të gjithë ne. Prezenca juaj në koncert do të ndihmoj shume sensibilizimin e shoqërise tonë për njerzit dhe fëmijet me Syndrome. Une me gjithë kolegët e mi Mariana Leka, Vikena Kamenica, e Sidrit Bejleri, nën kontributin dhe mbështetjen e madhe të Orkestrës te TKOB dhe mjeshtrit M. Zhani Ciko , ju mirëpresim në datë 25 Tetor ora 20.oo

Përshëndetjte të gjithëve, 
Saimir

Down Syndrome Albania, është një organizatë ekonomikisht jo fitimprurese, themeluar më 13 Qershor 2013 nga prindi i një fëmijë me Sindromën Down, me qëllim rritjen e cilësisë së jetesës të personave më SD dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.

29 Komente

Bravo!smiley

Sa mirë. Të kisha mundësi do shkoja ta ndiqja nga afër.

Pak sensibilizim ne Shqiperismiley me ne fund!

Brravo Miro!!!

Bravo Saimir qe mbeshtet shoqata te tilla!

Kaktus ti duhet te duartrokasesh dy here se per njerez si ty behen keto koncerte smiley

Na cmenen me kete Pirgun. Na eshte bo Saimir Pirgu si fanti spathi. Sa hap balkanwebin te del lajm per Pirgun. Hap peshkun, nje lajm tjeter per Pirgun. Hap nje gazete x dhe do mesosh sesi ai po perpiqet te marre pasaporte italiane, a kush dreqin e di se cfare sfide tjeter ka perballu me sukses ne jeten e tij.

Per bese eshte bere si personazhi i Figaros tek opera "Berberi i Seviljes":

"Figaro qua, Figaro la,

Figaro su, Figaro giu... 

Figaro, Figaro, Figarooooooooo...!!!"

Ruhu mos te del kur te hapesh deren. smiley

Magus, ndrro kanal smiley

Lirika, si e lejon ti te thote such thing per Pirgun.. Ti qofsh!!! 

Lejoj?? Hahaha...je gallatë smiley

smiley

leje se ma boni mare tirona. Po e lej qe te pi kafe me Saimirin dhe t'ia mbush mendjen t'i rrije larg lajmeve.

Mos harro t'i marresh filxhanin mbas kafes, se mund te na duhet. smiley 

Tashti ky avaz keto huqe ka. Prima donna, me fal primo uomo. Po kujdes se ka ca qe e kane pike te dobet. smiley

O Magus, o xheloz! smiley

 

 

ke gjet bileta mi? apo ka sa t'dush??smiley

Jo, s'kam gjet. Po shikoja tani, dhe biletat varionin nga 1000-3000 lek. Do hidhem me vone nga TOB.i te shoh a ka. Shpresoj te gjej, se kam kohe pa shkuar ne nje aktivitet te hajrit. smiley 

Ruhu mos te del kur te hapesh deren.... Flori nga zhanri jon smiley

Ho pra mo .Thame do ket Rilindje apo jo . Koker nga nje Kokerr , se jon mesu me ardhe "Labuch" te babasqapit te Firmave Piramidale dhe Elita "55" .  Me nji Al Capone na cau rendelet sikur me qene Maja e Mitingjeve te sqeperve smiley

Miere se te shkosh i dashur Saimir ...dhe nje duartrokitje qe ketej si Ftese per Shqiptaret ane e mbane Botes ! Ka rene MORTI ! 

LefKOPE e lexon rubriken / Shqiptaret filluan te heqin friken smiley

smiley

Tahiri Cliron " Qemal Stafen " smiley

E cte ka gjet moj lefKOPE sqetlla / Donit Lesh e po u qisin vetllat smiley

Bravo i qofte artistit ne foto. Do ishte mire qe shfaqja te jepej dy here, te shtunen dhe te djelen. 

bravo

E keqja e ketyre aktiviteteve eshte qe flitet per ca dite, sepse do behet koncert, por pastaj ceshtjet jetike per te cilat organizohen keto gjera, harrohen shume shpejt. Sidoqofte, eshte nje gjest i bukur nga ana e artisteve te perfshire ne kete ngjarje.

bravo , trajtojeni mire,  perndryshe edhe per nja 10 vjet te tjera s'e shifni  ma

a thu se kendon kenge shqiptare. apo se po e therret populli me kendu. 

vjen per vete te vet, ne rradhe te pare. po ashtu siç i ben t'gjitha te tjerat.

Po kur nuk dime t'i mbajme gjenite tane, i gezon bota

Sehr stolz auf Saimir Pirgu und Ermonela Jaho - 2 wunderbare,einzigartige Künstler aus Albanien

The Wiener Staatsoper announced the 2014/2015 season some days ago. Saimir Pirgu will be Alfredo in "La Traviata" on December 5, 8, 12 and 16, 2014, together with Ermonela Jaho and Fabio Capitanucci

Sehr stolz auf Saimir Pirgu und Ermonela Jaho-2 wunderbare, einzigartige Künstler aus Albanien The Wiener Staatsoper announced the 2014/2015 season some days ago. Saimir Pirgu will be Alfredo in "La Traviata" on December 5, 8, 12 and 16, 2014, together with Ermonela Jaho and Fabio Capitanucci

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).