Vlera në treg e këtij “thesari” nuk dihet, por Shqipëria ka rifituar një thesar vlerash të paçmueshme. Policia ka sekuestruar më shumë se 1 mijë vepra arti dhe objekte kulti të shekullit XV deri në mesin e shekulli XX. Dy grabitësit synonin t’i shisnin ato jashtë vendit.1 077 ikonat, afresket dhe pjesë të tjera janë marrë nga kishat dhe qendrat kulturore në juglindje të Shqipërisë dhe Maqedoni. “Janë dashur tre furgonë për të trasportuar veprat e artit të vjedhura” - bëjnë të ditur burimet për A1 Report. Burimet saktësojnë se shumica e veprave murale janë të dëmtuara. Vjedhje janë kryer gjatë disa viteve në Korçë, Voskopojë e Maqedoni. Pritet të ngrihet një grup ekspertësh për të analizuar një nga një të gjithë veprat për të zbuluar origjinën. Policia arrestoi Arben Spaho nga Pogradeci dhe Gjergji Thimo nga Korça, i cili ishte dhe restaurator i veprave të artit.

TIRANE-  Veprat e artit të sekuestruara mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit për shkatërrimin e një kupole të trafikantëve të veprave të artit u ekspozuan sot në mesditë në ambjentetet e Galerisë së Artit.

Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Galeri për të inspektuar veprat e vjedhura, por dhe për të falenderuar policinë për operacionin e përkufizuar "të jashtëzakonshëm", si nga kryeministri, por dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

RAMA: OPERACIONI MË I MADH ANTITRAFIK

"Jemi këtu për t'i dhënë rëndësinë që ka ky operacion i jashtëzakonshëm. Operacioni më i madh atintrafik në këtë fushë i zhvilluar në gjithë këto vite batërdie, rrënimi dhe shkatërrimi. Faleminderit për ata që e mundësuan kapjen e kësaj bande apo e kësaj bërthame banditësh të veprave të artit.
Është e domodoshme të thuhet se kjo betejë sapo ka nisur, sepse trashëgimnia jonë kultore është në rrezik si askund tjetër", tha Rama pasi pa nga afër ikonat e sekuestruara.

“Fakti që një thesar i këtyre përmasave i barabartë me një muze deri mbrëmë ishte në duar të keqbërësve dhe rrezikonte fatin e shumë thesareve të tjera që tanimë kanë dalë nga kufijtë e Shqipërisë flet vetë për gjëndjen alarmante, skandaloze dhe të papranueshme për jetën e njerëzve dhe sigurisë jo vetëm për pronën e qytetarëve por për këtë pasuri të pamuar që nuk zëvendësohet dot me asgjë. Jam sinqerisht mirënjohës të gjithë atyre që morën pjesë në operacion. Pavarësisht se marrin një rrogë shumë modeste e punojnë në kushtet të vështira nuk janë tunduar përpara këtyre veprave marramëndese monetare, por i kanë shërbyer misionit të tyre."- nënvizoi më tej kryeministri.

RAMA: NA NDIHMONI TE MOS ZHDUKET TRASHEGIMIA
Rama premton se do të vazhdojë intensivisht lufta për të mbrojtur thesarin e trashëgimisë kulturore si dhe bëri apel qytetarëve të ndihmojnë për të luftuar këtë krim.
“Në vijim do të vazhdojmë intensivisht luftën për ta mbrojtur. Është rrënqethëse si janë shkulur muret e kishave dhe të kesh këtu dëshmi nga këto shkulje.
Tregojnë nga njëra anë çfarë barbarie përjeton tarshëgimia kulturore dhe thika e krimit ka vajtur në kockë. Tashmë edhe muret po zhduken sepse shumëçka tjetër është zhdukur. Jemi këtu për të përcjellë një mesazh shumë të fortë që prek të dyja skajet, atë të kulturës dhe të rendit e sigurisë për tju kërkuar qytetarëve solidaritetin maksimal në kushtet e kësaj lëngate të madhe të trashëgimisë kultorore dhe të kësaj shoqërie që thuaje ka harruar prej kohësh që Shqipëria është vendbanimi ynë i përkohshëm, por është i përjetshëm për fëmijët e brezat që vijnë të cilët ne u detyrohemi atdheun që na kanë lënë të parët tanë. Atdheun e këtyre thesareve që duhet me patjetër të mbrohen. Çdo qytetar është i lutur të sinjalizojë policinë e shtetit për cdo rast e cdo dyshim lidhur me veprimtarinë kriminale në dëm të kësaj vepre. Jemi shumë të vegjël e shumë të varfër në krahasim me të tjerët, por nëse ne lejojmë që ky thesari i madh të shkojë duke u tretur dhe të shuhet fare, ne do të jemi askushi në mes të Europës”

MINISTRI TAHIRI: AKSION I SHKELQYER
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e quajti “aksion të shkëlqyer .” ”Shumë sinqerisht para jush zoti kryeministër të falenderoj të gjithë oficerët për këtë operacion spektakolar”

KUMBARO: RREZIKU I MADH
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se një operacion i tillë tregon sesa i madh është rreziku dhe se do të vazhdojë bashkëpunimin me policinë për të ndalur këtë trafik të veprave të trashëgimisë kulturore.

“Ky operacion i jashtëzakonshëm tregoi bashkëpunimin e menjëhershëm të forcave të policisë dhe strukturave të tjera. Ky është një nga operacionet  e para për të ndërtuar ura bashkëpunimi të sektorit të trashëgimisë kulturore, dhe për të ndalur luftën kundër trafikut të trashëgimisë kulturore. Janë një sërë veprash të tjera që vazhdojne të jenë të rrezikuara dhe ministria e Kulturës ka nisur një fushatë sensibilizimi." 

 Foto te objekteve te sekuestruara https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10151720218071523.1073742094.138734771522&type=1

102 Komente

Rama: "Jemi këtu për t'i dhënë rëndësinë që ka ky operacioni i jashtëzakonshëm."

 

+1

Si ekspert per vleresim te ketyre materialeve te marrin Neritan Ceken.

 

Ta marrin me force thu ti, zvarre dmth? Vetem keshtu mund te merret dikush qe pervetso gjona si keto me siper...

...ta marrin " pe veshi.."!

__

Disa me sa kom pyt  nuk jon shqiptare, ishalla gjejne  ndonje gje te onufrit se ato do kene vlere
 

Shek 19 ose fund shek 18, kto duhet te gjejne gjonat e vjedhme te Onufrit

Jemi shumë të vegjël e shumë të varfër në krahasim me të tjerët, por nëse ne lejojmë që ky thesari i madh të shkojë duke u tretur dhe të shuhet fare, ne do të jemi askushi në mes të Europës

 

Me shume se punes te policise, i duhet ngrit ndergjegja e shqiptareve per trashgimine kulturore...

Ja po del dhe e verteta. Ky operacion ish ideu nen qeverine e Berishes. Meritat jane teresisht te tijat dhe te vetem te tijat. Uroj ish kryeministrin B'risha per suksesin e ketij operacioni!!!

Ca me tej, perse ky kryeminister shqetsohet vetem per pjesen ortodokse te thesarit? Perse ka shpetuar vetem ate? smiley

Myslimont nuk besojne tek "false idols"...

CFARE SKANDALI MORE HEJ!!! Po cfare "operacioni" more, ky Thimo ka kaq vjet qe del publikisht dhe thote se per veprat qe ka grumbulluar i duhet nje muze, shikoni ketu ne link, o popull:

Gjergji Thimo/ Koleksionisti që mbledh ikona / LINK 2

Kurse lajmi flet per trafikante, dhe dalin plot tre anetare te kabinetit te qeverise, me ne krye Ramen ta shpalosin si rezultat 'operacional'!!!!!!

Dhe shikoni se lajme si ai lart keni me bollek neper media, se jane marre mbare e prape mediat me Thimon. 

Tani, une nuk them se eshte e drejte qe veprat e artit ti mbante Thimo ne shtepine e vet (se aty i mbante, une e di edhe se ku) dhe me gezon fakti qe jane kthyer ne shtet, por te mos na e shesin per mega operacion, se ky eshte kulmi!!!

Mashtruesa te kalibrit te papare, nga Rama ke Saja, permes kumbares!!

None e zeze!

 

U perfshi edhe kjo kronike ne lajme, pa merak smiley .

Ej, po a ke pare ndonjehere keshtu ti, sinqerisht!? 

Jam jashtezakonisht i indinjuar per menyren banale dhe te shume te ulet qe perdori Rama me ministrat per te manipuluar opinionin!

Shume turp!

 

Edhe nje here pa merak, se neser ne sabah del kryetari i ri i PD-se dhe i cjerr masken manipulimit. U mesuam tashi me dy burime, dhe edhe opinioni s'e formon veten e vet, po s'doli ky i dyti.

Po pse duhet te dali Basha, qe eshte nje tjeter kokerr legeni, ta marre flamurin e denoncimit!? 

Rames dhe te veteve duhet tju vije turp nga zgjedhesit e tyre, ata qe i votuan me zemer dhe bindjen se po punojne per mire, pse duhet ti genjejne keta!?

 

Ska munci!

Ne i pam fotografijat ne FB.

Po mire, dakort...

Pse nuk e arrestoi Muli atehere ? Ai thote 150, keta i kapen 1000 e ca. Sikur ka nje diference , apo jo ?

Ne fund te fundit, eshte dicka e mire ...

Qeveria na e shiti per 'operacionin me te madh antitrafik'. Nderkohe qe behet fjale, te pakten, te pakten per pjesen qe i takon ketij Thimos, per krejt tjeter gje.

Mashtrimi i opinionit publik nuk eshte aspak gje e mire. 

 

Ketu tek gazeta IDEA e keni te plote rindertimin e ngjarjes:

IDEA

Po kaq leshko na dijne ne keta qeveritaret tane, me ne krye ket Ramen, qe te na e shesin kaq kollaj e pa teklif fare sapunin per djathe mor jahu!?!?!?

E perseris edhe njehere, shume mire beri shteti qe me ne fund i shtiu ne dore, por te mos na e shesin per "operacionin me te madh antitrafik" se vallaj na hapen barkun!!!

Fillun sekuestrimet.

Pasunare e reaksionare: Mëçifni florinin! smiley

Tregtare e trafikante! Nuk ka vend as kohe per panik! 

Nqs ke naj gjo me vlere, per her te fundit mbaji erë smiley

Ne litar Gjergji Thimo...NE LITAR!!!

Pikëpyetje për “Trafikun e Ikonave”, i arrestuari e kishte bërë publike në media zotërimet

 

MAPO

Në një intervistë të botuar në mars të  i arrestuari i djeshëm për trafik ikonash nuk duket se kishte gjë për të fshehur. Ai madje kishte grumbulluar njësërë firmash për të hapur një muze privat të ikonave të cilat i pretendon si koleksionist dhe ankohet se nuk kishte ku dhe si ti ruante dhe ishte detyruar ti mbante në shtëpi. Gjergji Thimo paraqiti po ashtu (bashkangjitur) edhje një listë të dokumenteve që ai kishte për ikonat që zotëronte. Pyetjet menjëherë pas arrestimit të tij është se përse u zbulua vetëm këto ditë, ndërsa ai vetë i kishte bërë publike edhe më herët zotërimet.

 

Foto te ikonave qe Gjergji Thimo zoteronte, bere ne vitin 2012

 

Rama ja sekuestoi pronarit, se rrezik do te shtoi koleksionin e tij privat. Filloi sekuestro e pronareve, tamam si ne '45 : shqyqyr qe ka internet thuaj, se keta njerezit i dine bageti

Do ia japi koqos...

Apo ai vetem Ikona te Enverit mbante?

mbante dhe helmeta dhe yje me 5 cepa (kurse bunkere ka ndertuar sa te hanin qent ne vitet '80 si teknik ndertimi ne repartet e ushtrise ku punonte)

Hahahahahaaaaa.... Filluan sak sekuestrimet. Rama si Enveri, kontrabandisti Tahiri si Kadri Hazbiu.

E kishte thene Roni me Bamen qe do fillonin sekuestrimet. Nje gje e paskan dit. 

Kur do ta  sekusetroi dhe kete Mapon . Tua heq dhe kete gryke Haleje Poeteve smiley

LefKOPE :

Do vije per dite  Tahiri / nga kabineti me i miri smiley

Jam kurioz nga e njeh Obi i Mini Vanit  , kete "mbledhesin " e Ikonave Gjergji Thiimion smiley .Edhe mund te mos ta thote po te pakten te tregoje vendin ku i mbante . Mbase del me e plote pasteqira e lefKOPESE me Magazinen Popullore !

 

Po mer, e ke ne gazete, tek ato linket qe te cova me lart. Thimo ka ftuar gjithe ata vete, perfshi edhe shume gazetare, ta vizitojne ne shtepine e tij tek rruga Don Bosko. Per kete gazetaret kane shkruajtur artikuj te detajuar, i ke tek linket e mia me lart. 

 

Nji minut. I nderumi ka te drejte me duket. Kto dy personat paskan qene denu edhe me parë per vjedhje (burimi KlanTv).

dmth do ken qen mashtrusa me funksion ne shoqni. Pak a shum si Lazarati.. nji moment eshte problem..nje moment nuk esht hiç smiley

Une nuk njof gjo Fiqo smiley po do vije ai Gjergji N i ngarkuari me Pune i PD-hit prane PS per probleme madhore Optimiste - Pesimiste .Me duket se eshte dhe nga Korca po nuk ndihet per keto smiley Mos jane  kushurij se edhe ky Joni , Gjergji e ka ! 

Teknikisht trafikantet jane ndaluar dhe me pas "arrestuar " Procesi gjyqsor mund te tregoje deri ku ishinte ' shtrire " perkujdesja e Jozefperckes dhe babasqapit per te ruajtur keto Thesare Kulturore Historike . Kozefpercka duhet te kete dijeni se eshte kujdesur per Herojt e Vigut kur arrestoi LefKOPENE dhe Poetet qe i priste tytat e Armeve smiley

Shume mire Rama qe ndjek Operacionet e Planezuara prej Babasqapit .

Mos u vjasni . Do pregatiten materialet nga Policia Gjyqsore dhe prokurori do kerkoje masen e lloin e Burgimit .Njesoj sic do behet kur te arrestohet Saliu .Mbase i vlereson si 'fakte " edhe deshmine e Obi Vanit prokuroia pasi mund te jape nje ndihme te cmuar .Edhe kjo Gazeta Me "Ide" them se di ca gjera sidomos "mbulimin e ikonave me kashte " kur i dogjen shtepine smiley 

Lefkope e degjon remetin /po i vijne rrotul Mbretit smiley

Nga psikoza që trashëgojmë si vend i varfër den-babaden, është rrënjosur bindja se thesar (Sekuestrohet një thesar veprash arti) këtu tek ne mund e duhet të ketë vetëm shteti, por jo individi, jo koleksionisti?! Zotrinj! Merini gjërat me qetësi e jo për të bërë shfaqje mediatike. Kam këto pyetje për të bërë:

1. A është e vërtetë se i akuzuari, sipas ligjit, i ka të rregjistruara veprat në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore?

2. A ka ligj që pengon shitblerjen e ikonave?

3. A ka në iventarin e veprave të artit të gjetura, që figurojnë të vjedhura nga fondi i ndonjë muzeu?

4. Në ç'mardhenje me ligjin duhet të jenë disa dhjetra koleksioniste pikturash, si Mezuraj, Basha, Nika, etj, që kanë në fondin e tyre privat disa qindra-mijra piktura?

 

4. Në ç'mardhenje me ligjin duhet të jenë disa dhjetra koleksioniste pikturash, si Mezuraj, Basha, Nika, etj, që kanë në fondin e tyre privat disa qindra-mijra piktura?

Ti konfiskohen nga pushteti popullor!

 

Une di qe ky Thimo ka deklaruar sa here se, te gjitha ikonat qe ka, i ka blere nga te tjere, i ka deklaruar ne shtet dhe zoteron dokumentin perkates. Shteti ja ka lejuar dhe i vetmi kufizim qe ka ky zoteri eshte se nuk mund ti coje jashte shtetit. 

Tani, kjo pune duhet verifikuar, sepse keto jane deklaratat e Thimos. 

Por nuk behet fjale per grabites te panjohur qe i paska kapur 'me rruge operacionale' Tahiri, kjo jo.

Kjo ngjarje perben lajm sepse qeveria po perpiqet ne menyre shume groteske te shese per sukses te jashtezakonshem nje ndodhi rutine dhe shume banale! 

 

Po parate me te cilat i ka blere ikonat, ku i ka gjetur ky mikroborgjezi? Ke nje pergjigje per kete pyetje?!

“Një pjesë e madhe e koleksionistëve në Shqipëri ushqejnë trafikun dhe shërbejnë si drenazhe për të thithur vepra të trashëgimisë kulturore. Koleksionistët duhet urgjentisht të regjistrojnë të gjitha veprat e artit dhe të trashëgimisë kulturore që mbajnë në shtëpitë e studiot e tyre, sepse në rastet e sekuestrove, në rast se janë të paregjistruara, ato nuk kthehen më”, u shpreh dje arkitekti Artan Shkreli.

Është gallatë e madhe kur të hyn vetja në qejf. Ky dhe disa miq të tij, tani shtiren sikur i dinë të gjitha dhe kërkojnë t'i japin publikut e lexuesit pikëpamjen e tyre feudale mbi koleksionet dhe koleksionistët. Ky grup shoqëror, koleksionistët, është nga të paktët shtresa të shoqërisë që rrezaton qytetari në një mjedis tërsisht fshataresk dhe nuk ka asnjë lidhje me trafikun e pislliqet e tjera me të cilat i ndot i ardhuri në pushtet, Shkreli. Sa i përket atij ligjit mbi regjistrimin e vlerave kulturore, mjafton të thuash se ai ka kapërxyer në formulim e përmbajtje tërë hapsirat e absurdit dhe idiotësisë, ku parashikohet se çdo pikturë, pullë postare, monedhë e kartmonedhë, etj., që është më e vjetër se 25 vjet, duhet të regjistrohet dhe të marri pasaportë. S'ka se si të mos bëhemi qesharak me ligjet që kemi nxjerrë.

Po mirë mor Artan Shkreli, kuptohet që në këtë cep të botës koleksionistët janë një gjë e huaj, po si i bëhet që nuk ka familje gjermane që mos të ketë një anëtar të saj koleksinist? Po këta do e infektokan fare Gjermaninë dhe Europën... "Këpucar, rri te këpucët"

Cfare pune ben ky Shkreli sot? Se po del ne Tv me shume se Bamir Topi qe eshte kryetar partie. smiley

Kush di shume flet pak... ose sic ka thone Konfuci, " Heshtja eshte shok qe nuk te tradheto asihere" smiley 

Zhgenjim i madh. Nga stresi ka shtuar 8 kg e po ben shtange me rrota vagon treni per muskujt. smiley

smiley ah kohet e arta te adoleshences... smiley 

Shkreli ka nje organizate qe merret me trashegimine kulutore, e ka pas qekur, dhe eshte i apasionuar pas ketyre gjerave. eshte gjithmone nga te paret qe del kur tentohet ti vihet shkelmi trashegimise kulturore, keshtuqe del me plot te drejte ne tv smiley Po qe se e ke ahllin pse s'del bamiri s'kam ca t'boj, kur te kapin ndonje maune me flamuj dhe shalla te Tirones kontrabande me siguri do nxitojne mediat te marrin opinion te bamiri smiley

E merr mire se ishte si bicim veretje qe mos dale ne Tv shume. Sikur e shava nga organizata! smiley

Per Bamirin nuk kam gje mer. Mora vesh qe i kane kerku doreheqjen te vetet si kryetar partie meqe humbi zgjedhjet parlamentare. smiley

Partinë e Bamirit, nuk e paskan lënë të garojë në Korçë. FRD e peshkut nuk tha asnjë llaf për këtë, kush di gjë si është puna? 

nuk e besoj, i goditi sistemi, megjithe ato vota qe moren ne nje sistem me te mire e kishin zgjedh nje kryeplak smiley

Ne Korce ja kishin heq fare nga lista kandidaten. smiley

Me kujtohet ajo skena kur Berisha shtynte Bracen nga foltorja e Parlamentit e Bracja bente si nevrik. smiley

Cfare pune ben ky Shkreli sot?

Juve atje duhet ta dini shume me mire se ne qe po rimobilon (vullnetarisht, sigurisht) Kryeministrine.

vullnetarish, sigurisht shkruhet pa kllapa

Drejte. Edhe Lame vullnetarisht punoi dhe shpejt e kapi drejtorllekun.

po po, bile une degjova qe edhe ajo goca qe u bo drejtoreshe te tatimet, kishte la perdet e kryeminsitrise dhe kishte marre pluhrat

A me vjen keq, ate s'e di. Une thjesht keto qe dalin ne media nga vete goja e personit. Se ka njerez qe bejne thashetheme qe drejtoresha e tatimeve ka marre pluhrat e Sajmirit - por une s'e them ate gje.

po pse mos ta thuash njehere? ta thuash sa ti *** t'emen e semes, tek ja fut kot me supozime 40 here, se u bene 41 s'ka ndonje problem

Degjo o mik, se te ka mbetur qefi qysh atehere kur te thashe per gjuhen qe perdore ketu ne diskutime. I mbani inatet me keq se grate. Ku e pe supozimin tim ti? Tjetri pyeti cfare ben tani Shkreli. Une solla link te nje gazete Ramiste madje qe thote po rimobilon vullnetarisht Kryeministrine. Pastaj thashe qe edhe Lamja ishte vullnetar por nje vend drejtori e kapi. A po genjej apo jane fakte? Tani me thuaj ku e sheh supozimin tim te 42-te?

Gazeta ramiste nuk thoshte po (mobilon, vullnetarisht) ne kete e forme e trajtove ti, qe medemek edhe ai priska shperblimin si lamja, duke vazhduar supozimin qe edhe lamja qenka shperblyer per punen te kryeministria, sic supozove qe drejtoresha e tatimeve eshte emeruar ngaqe ka qene dashnorja e sajmir tahirit, nderkohe qe ajo ka lidhje shume te hershme me ps-ne se saimir tahiri. Tre komente, tre supozime, ca do me shume se kaq? Nderkohe ate punen e komentit per gjuhen qe perdor, seriozisht e kisha harruar, mbase ngaqe s'me plas trapi cfare mendojne njerzit per gjuhen qe perdor une.

Mos merr kot si pushka e... minoritetit me ngjyre. Ndalo pakez. Si e trajtova une si mobilim? Po si ta quaj ne Shqip se s'di si ta perkkthej nga Anglishtja? Ato ndryshimet si quhen? A u be tavoline e re, bojra te reja, kolltuke te reja, fotografi te reja, perde te reja, etj. etj.? Une po bej supozim per Lamen? Dmth nuk eshte bere drejtor i ALUIZN dhe po ja fus kot une?!  Per drejtoreshen e tatimeve une thashe qe te tjeret merren me ato thashetheme (ketu ne ppu i kane sjelle) por mua s'me intereson cfare ka bere ajo ne jeten e saj private, as fotot idiote qe sjell RD/55 (ne stilin e anes tjeter per Vorpsin, etj. etj.). Thjesht me intereson a ben dot punen.

Edhe Lame vullnetarisht punoi dhe shpejt e kapi drejtorllekun.

Po ka ndonje bir kurve qe te kjo fjali ta ndaje dot drejtorlikun me vullnetarizmin atehere po, ti nuk po supozon.

Jo jo, nuk supozova. Te pyeta disa here: a eshte bere drejtor i ALUIZN Lame apo e kam lexuar gabim? Ti si swed sinqerisht nuk sheh as edhe nje koflikt interesi ose lidhje ndermjet punes vullnetare dhe postit?

Jo jo, nuk shof dot lidhje pune vullnetare - post kudo sic shef ti dhe ca te tjere. Lame dhe shkreli vendin e punes e kishin te sigurte (po te donin vete) me kete qeveri pa pas nevoje fare per pune vullnetare, se kane 8 vjet qe bejne pune vullnetare ne opozite per opoziten. Ti nuk e kupton qe per nje njeri qe merret me ate lloj pune eshte kenaqesi ta lejojne te ktheje ne identitet nje nga godinat me te rendesishme te vendi. Kaq. 

Dakort, une e respektoj opinionin tend, pavaresisht se eshte ndryshe nga i imi. Ty te duket normal, mua me vjen pak ere. A eshte e jashteligjshme kjo? Jo. A eshte etike? Ketu ka vend per diskutim. A eshte Lame i zoti per ate pune? Besoj se po, e marr opinionin tend si te mireqene ngaqe s'e njoh personin apo ate fushe. Rendesi ka qe u shkurtua numri i supozimeve nga tre ne nje smiley

Zonja Gjembi, neve si staf i Komentuesit  mezi e ndjekim klasin e diskursit tuaj. Nese keni kohe, cfare kishin ndermend te na benit te kuptonim ne ato qe shkruat? Ejvalla ne advance.

Asnje diskurs z. Ko. Juve pyetet, ne ju pergjigjem. Thjesht, paster, bukur.

Neve si staf iu drejtuam Petros sepse ai kishte bere nje lidhje, jo juve zonje.

Prandej kemi ngel pa histori ne.

Grava, presim pergjigjen tende te na thuash a jane kusherinj te pare ministri me drejtorin e policise.

Po ku thu ndonje gje gabim ti smiley Stalla e LefKOPESE te ka Idhull ! Kush eshte ai qe merzitet me ty ...ndonje koment me shume per kete ceshtje smiley pa Shkrel dhe minister se i Mbulon Poeti ato tani !

Ja hapi i pare i nje njeriu Normal ne nje shtet Normal ..... i Shkrelit smiley Njerez regjistrojini ! ...me pike mbi I shume te forte . Azat vetem ne fusha sqeperish ka patur . Jane pasuri jo vetem individuale pasi kane te bejne dhe me Ligjet e nje Shteti Normal . Jane koleksione te "Grabitura " te trasheguara nga njerez qe e deshen Kulturen dhe Vendin . nga nje shtet qe kishte Vlere dhe i Ruante pa ROJE ne objekte te kultit pa Ulerima " se diktatura zotrije , prishi objektet e kultit" qe nxiten Vjedhje e Grabitje ne cdo qoshe e veper deri dhe Muzemin Kombetar se "jane te Enverit " Pis Milet artificial i nxitur nga Sqaperia e Berishes! Njesoj si otomanet me varrin e Skenderbeut!

Te gjitha mund te kene Relike me vlere neper shtepi dhe jo vetem jermenet apo stamodumot qe me SHEKUJ  kane Grabite Boten . Gabim i rende mental kush merret ne kete Rast me Shkrelin ose me mire nje fare mbeshtetje e Krimit qe mbron Obi me mini Van i kryer ne fushe shume shume te rendesishme , provat e lashtesise Kulturore te vendit .

Ai nuk eshte nje koleksionist . Ai eshte nje i arrestuar qe i duhen SEKUESTRUAR prona e vjedhur dhe e perfituar me mashtrim e ne rruge te paligjeshme dhe te pergjigjet penalisht Kjo mendoj se eshte perfaqesia e memberve te PPU per Kulturen e jo vetem per kete rast !

Petro i nderuar.

Si i fushes qe je, a mund te na thuash diçka me shume rreth koleksionit te ketij Gjergjit...??? Gjithmone nese ke ndonje info serioze.... Dhe nje mendimin tim personal....

Une nuk di se si funksionon rregulli per koleksionet apo koleksionistet, por sipas mendimit tim modest, nje vije e ndan koleksionistin serioz nga ate trafikant... ndaj nuk eshte kritika per ty dhe ata pak si ty qe  pasionin dhe kulturen qe mbartni, e keni shtyre ne nje drejtim me shume vlera.... Nga "rraca" jote, i nderuar ka pak ne kete vend... dhe po te shikosh edhe ate pjesen e reportazhit  te TV nga Amantia ku keta lloj "koleksionistesh" e kishin "pastruar" varrin e çifutit, apo edhe shume e shume raste te tilla te tjera, mendja sigurisht qe tek djallezite shkon...

alidems,

Se mos krijohen keqkuptime dhe ngrihet dyshimi se po vihem në mbrojtje të keqbërsve? Ja disa sqarime plotësuese:

• Shkreli dhe kushdo tjetër nuk ka të asnjë drejtë që të ngatrrojë koleksionistët me trafikantët, duke i paraqitur ata si strumbullari i të keqes. Kush dëmton varrin e Çifutit në Amantia dhe gravurën e Shpatarakut në fshatrat e Elbasanit nuk e ka emrin koleksionist, por grabitës. Kush shfaq interes për gjëra të vjetra e me vlerë, jo deomos është koleksionist. Ka më shumë gjasa të jetë një matrapaz. Kujt i gjenden ikona të cilat janë të inventarizuara në fondet e muzeumeve dhe janë vjedhur, ai e ka emrin hajdut dhe vihet para ligjit. Atij që i gjenden objekte me vlerë kulturore e muzeale, të cilat figurojnë si pronë e shtetit, i bëhet gjyqi dhe dënohet. Por jo çdokush që ka në shtëpi ndonjë gjë të vjetër quhet koleksionist. Sa për dieni, koleksionistët shqiptarë janë të organizuar në një shoqatë, e regjistruar në gjykatë që funksionon si person juridik. Ky Gjergji, të cilin nuk e njoh, nuk është antar i shoqatës. Artan Shkreli të mendohet mirë para se të broçkullitë dokrra që lidhin të keqen e dëmtimit dhe trafikimit me koleksionistët. parasëgjithash, ai nuk është koleksionist. Nuk dimë të ketë ndonjë fond filatelie, numizmatike, faleristike, fotografie, pikture, të librit bukinistik apo etnografik. Mund të ketë njohuri e dije për to, por që nuk mundin dot gjithësesi t'i japin statusin e një koleksionisti dhe njohësi të natyrës, vlerave e moralit që përshkon koleksionistët.

Kaq për sot se nuk kam kohë. Mbase dal me një artikull në gazetë.

Dy grabitësit synonin t’i shisnin ato jashtë vendit.1 077 ikonat, afresket dhe pjesë të tjera janë marrë nga kishat dhe qendrat kulturore në juglindje të Shqipërisë dhe Maqedoni.

Sa qesharake, ata te shkrete i kane grumbulluar dhe blere me vite nga hajduter, i kane ruajtur, i kane regjistruar konform regullave dhe biles kane bere perpjekje te vazhdueshme per te bere mundesimin e ekspozimit te tyre, dhe gazeta apo policia i konsideron "hajdute". 

"Jemi këtu për t'i dhënë rëndësinë që ka ky operacion i jashtëzakonshëm. Operacioni më i madh atintrafik në këtë fushë i zhvilluar në gjithë këto vite batërdie, rrënimi dhe shkatërrimi. Faleminderit për ata që e mundësuan kapjen e kësaj bande apo e kësaj bërthame banditësh të veprave të artit.

hahahahahahah, po cfare operacioni i jashtezakonshem mer aman. Po dihej boterisht se ku i mbanin te magazinuara keto vepra arti. Biles keto edhe jane ekspozuar perpara disa kohesh per publikun. Disa kronika televizive jane bere per kete ceshtje, ku 2 koleksionuesit kerkonin vetem mbeshtetjen nga shteti per nje ambient te pershtatshem per te themeluar nje ekspozite publike me keto vepra arti, te gjitha te regjistruara sipas ligjeve shqipetare. 

http://www.panorama.com.al/2013/10/10/iz...

Ja °ç'thote nje nga personat pergjegjes per inventarizimin e veprave te tilla,  Izet Duraku...

Një nga të ndaluarit nga policia në operacionin “Ikona”, koleksionisti Gjergji Thimo, nuk është i panjohur nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Veprave të Artit. Sipas punonjëseve që ndoqën dje procesin, Thimo kishte rreth 125 vepra të regjistruara, por nuk dihet ende nëse ato janë pjesë e veprave të sekuestruara. Momentalisht po bëhet identifikimi i tyre. Sipas drejtorit të Qendrës së Inventarizimit, Izet Duraku, deri dy vjet më parë Thimo ka paraqitur objekte për regjistrim pranë institucionit. “Erdhi një moment, në vitin 2011, që ne e ndërpremë këtë komunikim, pasi veprat që ai pretendonte të ishte pronar, ishin të dyshimta dhe pa dokumentacionin e duhur. Ndër to kishte vepra me dimensione shumë të mëdha, të cilat kishin një prejardhje të paqartë, ndërkohë që kuptohej që origjina e tyre ishin objektet e kultit. Ne vazhdimisht i kërkonim vërtetimet përkatëse nga subjektet nga i kishte blerë, nga Kisha Ortodokse e të tjera institucione, çka ai nuk i sillte”, thotë Duraku, teksa shton se nga ana e koleksionistit është këmbëngulur fort që ato vepra të ligjëroheshin si pronë e tij. Gjergji Thimo mësohet të ishte i pajisur me një licencë si muzeolog, qysh në kohën kur ministër Kulture ishte Teodor Laço, e parinovuar më tej, dhe me të pretendonte të ligjëronte aktivitetin e tij. Por edhe pse me licencë muzeologu, prej tij nuk u realizua kurrë ndonjë muze

po ku ti gjente dokumentat ai, firma "zgrepsi sh.p.k." nuk leshon fatura tatimore dhe certifikate origjine smiley

Pikerisht, pikerisht.

Kjo ceshtje duhet zbardhur krejt. I gjithe inventari te verifikohet nje per nje. Nje mall i vjedhur, pavaresisht qe mund ta kesh blere nga anonime duhet sekuestruar.

Me interes per kete teme do ishte te fliste ai zoteria qe thote qe jam Meksi , ketu ne peshk. Nese eshte i vertete nuk duhet te thote qe nuk e kam pare koleksionin.

Personat qe mund te flasim per kete jane : Neritan Ceka, Aleksander Meksi, Moikon Zeqo, 

Une nuk ta di moshen ty Ali Dems as te nderuarit Petro qe padyshim ka qene dhe mbetet per mua ,  nje nga komentuesit me Vlere ne PPU .Por di te them qe pasuria KULTURORE e kesaj natyre ne Shqiperi eshte GRABITUR si term Ligjor .dhe poshteruar si kulturor.

Menyrat ...me e thjeshta .Cdo gje ka qene e Inventarizuar dhe e "ditur " nga Populli pasi ka qene HAPUR pa nevojen per tu Vjedhur si Pasuri . Me ardhjen ne Pushtet te BARBAREVE te Saliut ky vend u shndrua ne nje GROPE ( miniere ) parash ku nuk mund te llogariteshin me si Vlera Kombetare keto pasuri .Perderisa u harrit te Grabitet dhe shitej per Para Femra e Gjalle , vaj hallit se cfare e priste kete aset nga Barbaret Bamsi Bumsi !

Prandaj ketu nuk ka vend per of - afe mendoj . As per mbivleresime Individuale . Ketu i duhet treguar vendi ( kuptohet me shkrime tastiere smiley  cdo kujt  qe mbron kete Grabitje  Asnje leshim as teorik nuk duhet te kete sepse aq Diktatore sa ishin te meparshmit por kishin Integritet e Dinjitet njemije here me te larte se Glasa e Barbareve te Berishes qe sunduan vendin duke hedhur Balte e Bajge mbi ta .

Ne  Flamuurin e tyre te PARE shkruajten ...Me shume Buke me shume Kulture "

 

kjo eshte nje gje mjaft e mire. ky pronari mos na hiqet si i paditur. e di dhe bufi qe po bleve nje veper te vjedhur ta seukestron shteti. dihet qe per 20 vjet eshte bere nami me veprat e artit. 

dokumenta te rregullta s'paska prandaj operacioni eshte i drejte. po patjeter qe donte ekspozita dhe publicitet sepse donte qe te legalizonte vjedhjen ne nje shtet qe vec shtet s'ishte.

ndihet era shtet ne kete operacion.

"Në një intervistë të botuar në mars të  i arrestuari i djeshëm për trafik ikonash nuk duket se kishte gjë për të fshehur."

e mor "mengjarash" s'ka gje per te fshehur "koleksionisti" shqiptar....edhe per t'u ushqyer ka perdorur "florinjte nga sunduku i nenese"- i besojme te gjitha keto!

I pafajshem do jete, derisa te denohet- Pse qani per "koleksionistin" para kohe?

ai mire qe i bleu nga vjedhesit, dhe kete e di mire ai qe jane te vjedhura, dhe ne nje shtet pacoqi do qe dhe t'i legalizoje. dhe pse jo? shiko komentet ketu dhe uluri.

Te foto e pare e artikullit, http://www.panorama.com.al/2013/10/10/th...
ajo si kapak mbeshtetur prane furgonit duket kapaku i ndonje rafti te cmuar ose akoma me mire (apo me keq) pjesa e nje triptiku (piktura treshe fetare) dhe veshtire qe nje e tille, vecmas, te jete me dokumentacion, por duket e shkulur ne ndonje kishe.

po pataj hunter? se ti je njeri nga ata te sekelldisurit. a duhet ky kapak te kthehet aty ky ka qene, si thua ti?

behuni ore grusht te tere per pasurine kombetare dhe lerini vec ps & pd. 

me kete operacion bie era shtet. bravo i qofte shkrelit!

huh? je ne rregull ti? le qe c'lidhje ka shkreli ketu njehere? 

une po shpjegoj qe nje kanat i nje triptiku (ndjese nese shqip eshte ndryshe) nuk mund te jete me letra. Patjeter qe nese nuk ka dokumentacion dhe jam bindur qe nuk e ka, duhet kthyer te zotit. Sa per trafikantet e artit, eshte pak komplikuar puna, ku fillon faji i njerit, ku merita tjetrit qe e ruan, ku e drejta pronarit qe blen duke menduar se eshte me letra te rregullta. Ka muzeume ne bote qe akoma mbajne vepra te vertetuar se jane vjedhur dhe mqs kane kaluar dore me dore, tani nuk kuptohet kush eshte pronari i ligjshem.

p.s. edhe t lutem, mi kurse keto shprehje injorantesh "vjen era shtet" ... katnarllek pff

huh huh huh dhe perseri huh? a s'ishe ti qe na flisje per kete hajdut te dores se dyte sikur po na e sekuestrojne pa te drejte?

dhe leri keto shembuj fshatarake me muzete e botes se je jashte orbite fare.

shqiperia u be byke nga veprat e artit ti me tregon muzete e botes. nga c'province prapa diellit keni ardhur?

 smiley ahahaha patjeter qe lajmi pompoz ka shume bllof brenda me nje minister kulture qe thote ,- keto jane rezultatet e para te 100 diteve (kupto, nisi sot hetimi mnjfjale), perderisa personazhi njihej si koleksionist. Me sa pashe ne foto, pjesa qe permenda nuk duhet te kete letrat dhe shpjegova pse. Po le qe ku merr vesh ti smiley ti ndoshta po te shikosh ndonje ikone te vjeter e be vaki thua, - ua mami sa portret i bukur ky smiley

ja shyqyr qe erdhe ti nga provinca te na i mesosh ca gjera. shko lexo emil zolane se deri ku mund te arrini ju provincialet. s'e kam me te gjithe se ka plot qe jane per se mbari.

Haha po jo jo, se fakti qe nuk di, nuk dmth qe dua te te mesoj gje jo. S'ka gje falas sot smiley

dhe dicka tjeter. i shikoj shume te sekelldisur ca e ca. keq me vjen ta them po qe shqipot te kene kete llogjike minore per ca gjera qe dhe bufi i di ne perendim e me tej eshte te vesh duart ne koke. te gjitheve duhet te na qetesoje ky lajm, ku veprat te kthehen aty ku duhet. 

E moj lefKOPE me Kulture / do te heqin dhe Ushkuret / E digjon lefKOPE remetin / po i ngushtohet laku Mbretit ...smiley

Jo se kishte ca qe 'pritshmenia smiley , sa e du ket llaf , po u vonohej dhe "kerthijte nuk jane serioz smiley

Po keta rendkan ore , keta po thyejne edhe mitin e thenies Botrore "qeveria e ze lepurin me qere " ! Ku eshte Poeti i LefGOPESE smiley !

obobe, mos e merr jeten kaq seriozisht! Kerko nje qoshe endrrash e bej nje cik pushim...mos harro te terheqesh edhe Poetin me vete!

Prap pa qethur ti ? Apo nuk të del një NIK !

" as e qeth, as e ruaj"-keshtu po te thote smiley.Hidhja rromuzin tjeter peshqeve te ngordhur, ose ketij "mengjarashit" ketu poshte smiley

E funit bashke qe mos te kalojme ne budallelleqe .Per gjona konkrete po deshe fol konkretisht se nuk kam nge te zgjidh rebuse as poshte as lart .Ose mos rri poshte sumes sime se vetem ere pordhe ka !

Per te qethur e per te rruar nje kemi ketu dhe ka qene  Lumja .

 

E mer Ed Rama, e fillove duke vjedh ikonat dhe veprat kulturore te Shqiperise tani, kudo qofshin, se zhgarravinat e tua as 2 lek nuk vlejne : femijet e kopshteve i bejne me te hajrit ato "hartat e mendjes"

Ben vaki e  i ka vjedhur nga bodrumet e kryeministrise LOL

Desha me bo nje koment po pasak shkrujt Lefti kshu qe po e lej se nuk kom nivel me shkrujt direkt mrapa! Sidomos qe me ket akuzene e paska shtri si lope ne toke, Ed Ramen. 

Ahhhh mer peshk mer peshk si u qelbe kshu nga bishti!

Shyqyr qe u gjeten, se mos gjetja e tyre do te thonte humje e historise. Bravo i qofte atij seleksionistit qe i ka ruajtur, dhe ne fakt seleksionistet i ruajne sendet me vlere per vete faktin se kane paguar. Tani se si do rregullohet kjo puna e seleksionistit, ne fakt objektet jane te vjedhura dhe objekte te shtetit shqiptar, keshtu qe çeshtja ngelet e hapur ndaj vjedhseve, ndersa koleksionistit i bie thjesht te bashkpunoje me policine, e cila duhet ta trajtoje sa me mire kete koleksionist, duke i paguar ngrenien e pirjen (biles me vere nga ajo e vjetra smiley ) persa kohe ky ndodhet se bashku me policine ne hetimin e çeshtjes. Me tu kapur vjedhsit, gjykata ka te drejte ne baze te ligjit ti denoje jo vetem me izolim por edhe me pune korrektonjese, pune publike, vlere e cila lan/shlyen veren dhe ushqimin e koleksionistit. 

Po per Kocon Kokedhimen a mund te na thoni dicka? Sa vepra arti te periudhes bizantine dhe post ka ne koleksionin e tij privat? Si, ku dhe sa i ka blere ai keto vepra? Cilat jane ato? E keshtu me rradhe

Flm

Mund te thosha se gruaja e Thimos dhe avokati i tij ne sallen e gjygjit e kane thene indirekt se shkak per arrestimin e Thimos, eshte vete Koço Kokedhima : Ky i fundit i kishte kerkuar ti merrte ikona, Thimos s'kishte pranuar tja falte/shiste, dhe Koço preferoi solucionin final.

Mesohet gjithashtu se nga 1077 vepra te sekuestruara nga Policia, sot Min. Kultures deklaron se kishte gjetur 600 vepra me pak, dmth 477 ... Se ku kane vajtur 600 vepra, vetem Koço mund t'a shpjegoje !

Kurse Lizandrit çoji pak selam nga ana ime dhe uroi pune te mbare ne FRD

Gjykata le ne BURG Thimion .Mbush miniVanain me keta of -afrit dhe shko  deshmo atje se ndihmon Gjykatat  ..e keshtu me rradhe ...

LefKOPE mos rri po duku / Hajdutet po ti merr Burgu smiley

U zhduken me shume se gjysma e veprave, sipas qeverise:

 

Veprat e trashëgimisë kulturore shqiptare, të sekuestruara në aksionin e policisë para pak ditëve, janë 477, jo 1077″. Kjo ka qenë deklarata-surprizë e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, dje në Galerinë Kombëtare të Arteve, në ekspozitën e veprave në fjalë. “Kemi sot në mjediset e Galerisë, 477 objekte, sipas informacionit më të fundit të Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive kulturore”, – deklaroi ajo.

 

Hajdute ordinere, por tashme me pushtet.

Medemek nuk dihet perse vidhen ikonat e kishave shqiptare ??

Shkoni te janullatosi dhe gjejeni listen , se hafijet shqiptare te shesin edhe gruan dhe kalamajt per 10 euro

Ca ka ngel me per te vjedh more ??

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).