Bashkimi Europian po arrin progres në shërimin e ndarjeve të veta rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, një hap që do t’i largojë pengesat diplomatike për integrimin e krahinës së dikurshme të Serbisë më afër BE’së, shkruan Gazeta Financial Times. Sipas gazetës, Qipro, Greqia dhe Sllovakia – tri nga pesë shtetet anëtare të BE’së të cilat refuzonin ta njihnin Kosovën kur ky vend shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 – kanë dërguar sinjale të qarta se janë duke rishqyrtuar qëndrimet e veta, kur secili nga Ministrat e tye të Jashtëm u takuan javën e kaluar me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Hoxhaj, pas takimit me Miroslav Lajcak të Sllovakisë, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në New York, shkroi se ka pasur “një takim të frytshëm dhe të rëndësishëm…

Perspektiva të reja (shtrohen) përpara”. “Për pesë vjet, mosmarrëveshjet rreth Kosovës kanë qenë shembulli më i qartë se sa të vështirë e ka BE të operojë me një politikë të jashtme të përbashkët. Por, diplomatët thonë se perspektiva për një zgjidhje të pjeshme filloi të japë shkëndija pasi Baronesha Ashton, Shefja për Politikë të Jashtme e BE’së, ndërmjetësoi një marrëveshje në prill ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në rregullimin e dallimeve ndërmjet tyre”, thuhet në artikullin e FT.

Marrë nga Drenica Press

Shkrimi i plotë në Financial Times: EU makes headway on healing Kosovo independence rift

24 Komente

Goxha mirë. Marrëveshja e këtij viti filloi të japë efektet e veta.

Hajde inshallah. Pa dyshim qe njohja nga 5 vendet e BE-se eshte vendimtare per nje te ardhme normale te Kosoves.

Po sikur te fillonim nje fushate letrash derguar ketyre 5 vendeve duke i inkurajuar ta njohin me ne fund Kosoves?

Me kete rast falenderoj Tajlanden, Libine, Grenaden dhe El Salvadorin qe kane njohur Kosoven javet e fundit duke e cuar numrin e njohjeve ne 105.

 

Po sikur te fillonim nje fushate letrash derguar ketyre 5 vendeve duke i inkurajuar ta njohin me ne fund Kosoves?

Tjeterkush e udheheq fushaten e letrave ketu ne Peshk o armir. Ka njerez qe i dine me mire keto punet letrave per pezo groset dhe kryetaret e shteteve!

Po edhe ne si qytetare te benim tonen e te shkruanim nga nje email te pakten s'do ishte keq...

po ku je mo Armir se na mori malli. qe pas atij pohimi te famshem me islam & ca te tjera s'je dukur me dhe ja fap na cfaqesh tani si nje shqiptar i mire. hajt peace se i bera ca shaka pa kripe me ty. po ti dukesh i bute dhe do me falesh.smiley

Kur nuk e beri Sali Sheqerja punen e Qipros, se kishte dhe ca miq  andej, aha nuk ka shpresa.

Pervec e-mailave ku kerkojme njohjen e Kosoves nga ato shtete qe akoma nuk e kane njohur ate, eshte mire dhe te dergojme letra falenderimi ndaj atyre vendeve qe sapo e kane njohur:

Une sapo nisa kete tekst modest tek Ministria e Jashtme e El Salvadorit:

"Dear representatives of the Republic of El Salvador,

I am an Albanian-American writing to thank the leaders of El Salvador and the noble people of El Salvador for recognizing the Republic of Kosova. 
Kosova is an Albanian-majority nation that had been fighting for its freedom and independence from Serbia for over 100 years. Kosova was unjustly occupied and annexed by Serbia after the breakup of the Ottoman Empire, even though the people of Kosova, who are 90% Albanian, overwhelmingly wanted to be part of Albania. In 2008, we finally got independence and freedom from the brutal Serbian occupation, thanks to the NATO intervention of 1999 that saved the ethnic Albanian population of Kosova from the ethnic cleansing campaign launched by the Milosevic regime.

I thank El Salvador for taking this necessary step and becoming the 105th nation to recognize Kosova. The independence of Kosova has been endorsed by the International Court of Justice and other international bodies but more South and Central American nations need to recognize. We pray that El Salvador will do its part in encouraging your neighbors to also recognize Kosova.

Sincerely yours,"

Mund te coni dhe ju mesazhet tuaja te falenderimit ketu.

armir me pelqeu teksti i letres. Aq me teper qe personi qe e mban veten si ekspert letrash ne peshk nuk di te shkruaj ne anglisht.  

Eksperti i kendon letrat, njeri ia hedh ne leter fjalet tjetri ia redakton. Mos u beni ziliqare o njerez.

Armir, te pergezoj per tekstin dhe  fisnikerine.

Armir, pavarsisht se nuk e kuptoj anglishten, siç e perforcon dhe Roni, te pergezoj per kete leter-mesazh derguar Salvadorit. Sikur te vepronin edhe te tjeter si ty, qe shohin vetem formen dhe jo permbajtjen, nuk do ishte keq. 

Kudos Pjer!! Nuk e lejon kurre veten te biesh ne nivelin banal te Ronit.

Linku per te kontaktuar Ministrine e Jashtme te Libise (bejeni translate ne English me Google se nuk del ne anglisht)

E-maili per te kontaktuar Ministrine e Jashtme te Tajlandes (minister@mfa.go.th  - Ministri DR. SURAPONG TOVICHAKCHAIKU)

Dhe Grenada (pmoffice@gov.gd  - nuk e di a del si nyje)

Rumania eshte me afer njohes ne fakt.Besoj se deri ne fund te vitit Rumania do ta beje njohjen.Ndoshta me pas ka per ta bere dhe Sllovakia.Sivjet ka premtuar dhe Israeli.

Ndersa Greqia. Qipro dhe Spanja skane per ta njohur po nuk e njohu Serbia.

Hajt se po s'e njofti Spanja, ka per ta njoft Katalonja. Btw, ne Barcelone kishte plas shampaje rrugeve kur u shpall pavaresia e Kosoves.

Po Kiribati e ka njof Kosoven? Se ato pullat e Kiribatit ishin shume te veshtira per tu gjendur..

Rumania ne fak nga te gjitha vendet e tjera (ndoshta dhe Spanja) ne europe qe nuk e njohin Kosoven ende, ka nje presion te brendshem per ta njohur. Une kam njohur disa Rumune qe me kan kerkuar personalisht falje qe shteti i tyre akoma nuk ka njohur Kosoven. Sa per Greqine, Qipron dhe Sllovakine dihet perceptimi qe ata kan mbi ceshtjen shqiptare. Greqia ne fakt i njeh shqiptaret me mire se dy vendet e tjera por ka zgjedhur te jete nje fare nemesis. Kurse Sllovakia me ka cuditur me injorancen e vet, se c'dreqin kan sllovaket te jene anti-shqiptar nje zot e merr vesh, nje shtet pa histori, nje popull avdall.

ndersa mua ora, nga te gjitha shtetet qe permende ti me ben pershtypje pikerisht Rumania.. Greqine dhe Qipron e kuptoj. boshti orthodoks, gjoja, me Serbine por edhe gjeneza e politikes se tyre eshte antishqiptare. pra kane frike nga forcimi i faktorit shqiptar ne rajon.. edhe Sllovakia nuk me habit. jane popull sllav dhe ndihen me te afert me serbet, gjithashtu sllav...

ndersa qendrimi kokefort i Rumanise eshte vertet per tu habitur, pare mardhenjet tona historike.. dmth kolonite shqiptare qe jetojne tashme prej shekujsh ne Rumani por edhe vllehet rumune dhe moldave qe jetojne prej shekujsh ne Shqiperi.. nuk me harrohet nje proteste paqesore para disa vitesh ne Prishtine ku nga te gjithe policet nderkombetare qe ishin vendosur kunder protestuesve, ishin pikerisht 2 police rumune qe qelluan pa shkak dhe vrane dy protestues, me duket.. policet e nacionaliteteve te tjera, jo, nuk qelluan.. ceshte ky zell kaq i tepruar dhe i pajustifikuar ndaj shqiptareve?? une i kam marre zet rumunet! mendoj qe Shqiperia duhet te rishikoj nivelin e marrdhenjeve me Rumanine deri sa keta te ndryshojne strategjine e tyre te ndyre..

Jam dakort Belul, edhe une kam menduar si ty qe kush qelloi mbi protestuesit shqiptare te kapej dhe denohej. Nuk e di pse ky zell i Rumanise por jam i mendimit se Rumania ashtu sic Shqiperia ne keto vite eshte udhehequr nga injorante e te kopruptuar. Plus qe Rumania ndjen edhe se duhet te tregoje me shume zell se te tjeret ne kete manine e vellazerimit religjoz midis popujve europian si arsye afirmimi ne syte e publikut europian duke qene se ka nje imazh shume negativ. Thjesht po them qe brenda Rumanise ka njefare presioni pikerisht per arsyet qe thua dhe ti, lidhjet historike, dhe nuk me ka ndodhur me asnje popull tjeter qe dikush te me kerkoj falje pse vendi i tij nuk ka njohur Kosoven. Kjo per mua ka nje dmth-ie. Ate te protestave nuk e kam harruar as une dhe s'kam per ta harruar kurre, ishte shume e dhjere, dhe shteti/et shqiptare nuk duhet ta harrojne kurre ate incident.

S'keni përse çuditeni, Sllovakia dhe Rumania kanë të njëjtin problem, marrëveshjen e Trianonit. Përveç nesh dhe hungarezët u ndanë në 4-5 copa nga bota e vlerave demokratike dhe liberale, prandaj të dyja këto vende (Sllovaki dhe Rumani) tashmë kanë Kosovat e tyre. 

Ndoshta e kane inatin me pimp-at shqiptare, qe s'i kane trajtu dhe aq mire vajzat rumune. smiley

spanja ka mbretereshen greke(motra e ish mbretit grek),ndersa rumania e slovakia thjesht sepse ndikimi serb e grek eshte me i madh te ta per shkakte pansllavizmit dhe fese. plus qe rumania me hungarezet ka te njejtin problem si serbet me shqiptaret. por strumbullari i ceshtjes ngelet greqia.  kur te bindet ajo qe mundesia e bashkimit te shqiptareve eshte me shanse te vogla dhe halil matoshet jane shtuar,atehere do te jape ok

Njëri prej zv ministrave të jashtëm, Alqi Puli, është grek (minoritar). Ky do ndihmojë në lobim pranë qeverisë greke për njohjen e Kosovës. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).