Sot u mbushen 75 vjet pa Migjenin! Poeti qe na la vetem dy vepra: "Vargjet e Lira " dhe "Novela e Qytetit te Veriut". Por la nje thesar te madh se ishte i vetemi prej te plejades se vet qe trajtoi malin e madh, Mjerimin. Ishte ai qe si asnje tjeter nderi mbi tela nje sistem te kalbur me rrenje e dege, duke ia treguar rinise, se ardhmes se atdheut. Ishte ai poet qe jo vetem e tregoi, por edhe enderroi vete per ta shnderruar ne lejtmotiv te rinise "grushtin e madh dhe te forte", me te cilin mund dhe duhej derrmuar ai mal mjerimesh.

Si i tille nuk mund te ishte keshtu Migjeni, poeti qe enderroi dhe realisht i parapriu revolucionit ? Mirepo ne letersine shqipe te sotme ka vetem dy poezi te Migjenit. Sot as nuk u fol per kete kollos te letrave shqip, per kete dishepull te nje stili te lire, krejt te ri ne letersine tone, per kete britmetar kunder mjerimit ne te gjitha kohet. Ca me shume ne kohen e sotme "moderne", kur mjerimi eshte ulur kembekryq. I paharruar kujtimi dhe vepra e tij! Jete te gjate Driterose se madh, qe ka lindur ne te njejten dite me MIGJENIN!

40 Komente

Kujtova se do nderonim ndonje te gjalle. Psh Driteroin qe mbush sot 82 vjec.

Per ditelindjen e Migjenit (13 Tetor) :

“Pak mëshir”

 ... për shkollën muze ku dha mësim Migjeni, ka mbetur në mjerim

Kjo është thirrja e Millosh Gjergj Nikollës (MIGJENI) që dhe sot në 102 vjetorin e lindjes së tij mbetet po aq aktuale, përball pluhurit të harresë dhe mungesës së përkujdesjes për poetin që pa ndrojë i thuri vargje mjerimit dhe heshtjes, që duket sikur e mbajnë të mbërthyer dhe sot. 

I vetmi institucion ku është e përjetësuar vepra dhe jeta e poetit të ndritur është Shkolla ku poeti dha mesim në rrethin e Pukës. Kjo godinë, e kthyer në Muze, sot ka mbetur në mjerim, e mbuluar nga pluhuri i harresës dhe përkujdesja e Shtetiti. Vendi ku Millosh Gjergj Nikolla ngryste netët e acarta të Dimrit nën shoqërin e sëmundjes që si bëri dot ballë, sot jeton me kujtimet dhe veprat e tij në çdo cep të mbuluar nga lagështira dhe mungesa e përkujdesjes së shtetit. 

 

Per ditelindjen e Agollit (13 Tetor) Shume urime per ju. 

Duke gjykuar vetem nga pamja e jashtme, ku duket mjerimi dhe shkaterrimi te kjo shkolla muze? Te oborri i mirembajtur? Te shkallat? Te suvatimi i ri dhe muret e lyer? Te çatia e re?

Të kujtoj mes vargjesh që ke lënë pas...

Thueja kanges, rini, pash syt e tu... 
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu 
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga 
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga. 

 

Bukur Grava! Shtoj nga Migjeni:

Frymzim' i em i pafat!

Shporru ktej! Nuk të due!

S'i due hovet tueja të nalta,

as fluturimet... Nëpër balta...

të ditve tona të shklas un due

rrokë me njerzit që rrok nata.

Urime dhe Gezuar Ditelindjen Agollit, gjithashtu!

 

 

rrofsh grava

Eh Migjeni... sot na mbyt mirqenja e s'duam ta kujtojmë mjerimin apo kemi frikë se na ngjan sikur kemi prap Lul-a të vocërr e na myt trishtimi.

Gje e mire kjo kujtese qe Grava na i solli ketu, per me teper qe mesuam se Migjeni dhe Driteroi paskan te njejten dite ditelindje. Si duket shpirti i Migjenit ka kaluar tek Driteroi smiley

Migjeni do të prishej me Dritëroin, sepse nuk do të duronte çensurën e fjalës së lirë, Dritëroi e duroi dhe i thuri lavdi çenurës...

cmimi '' carlo levi' '' qe mori para ca ditesh driteroi nga italianet eshte shuplaka qe ju dhane juve te gjithe mohuseve te nje kohe qe beri histori me te mirat dhe te keqiat e saj.

"si duket shpirti i Migjenit ka kaluar tek Driteroi" 

e pra...8 vjec ishte Driteroi kur shpirti i Migjenit iu afrua ne enderr e i foli ne vesh: "Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vent o Vent ku cel junapi!" smileysmiley

 

 

MIGJENI

Sa pak jetove,
sa shpejt,
u largove,
prej kësaj bote...

Sa shumë dritë,
jetë dhe shpirt,
ke lënë për brezat,
që t'mos shuhen shpresat

Sa do të kisha dëshirë,
të të ngjaja i madhi Migjen,
qoftë vetëm një qelizë,
të isha në vargun tënd!!!

Kushedi bëhesh i ngjashëm Mat po jo pa shembur "idhujt".smiley

Idhulli im është vetëm fjala e lirë or mik, 

Flm

Gëzohem! por duhet dhe shpirti bashkë me fjalënsmiley

Grava, duhet me patjeter te shtoje se ishte i pari qe levroi poezine moderrne... gje qe me pas e trashegoi i vetem,  Kadareja... te tjeret thjeshte tentuan... e sa per Driteroin eshte nga koloset e letersise per "plebejte"...(tm  Zana)... e sot per sot, asnje nuk i afrohet atyre nga keta qe shkruajne sot...

shumë përfundim dëshpërues e pashpresë për ata që lëvrojnë vargun.smiley

...jo, jo.... gjithmone duhet tentuar.....ndryshe mbetem pas.....smiley

Lutje

Te lutem, o perendi, 
per nje simfoni 
me tinguj t'argjante 
e akorde t'arte. 

Te lutem, o perendi, 
per nje simfoni 
plot dashuni 
te nxehte si te vasha gjite 
kur vlojne ndijesite. 

Te lutem, o perendi 
per nje simfoni 
te defrej ne lumni 
t'u u perkunde n'ani 
te bukur t'andrrimeve 
te kalter, ku te fantazmeve 
buzet me terheqin zjarrte 
e me digjen syt e flakte. 

Te lutem, o perendi, 
per nje simfoni 
e kurr, e kurr ma mos te zgjohemi.
 

shumë e bukur .Kur e kam lexuar për herë të parë kam pas ndjesinë sikur Migjeni ka qenë në jerm (zjarrmi, ethe) kur e ka shkruar kte dhe sa her e lexoj më kujtohet kjo djesi.

nje simfoni pa pentagram ka shkrujt per dashurine...teper elegante!

pak, shume pak di per Migjenin ti cupa e dashur...eshte per te ardhur keq! Nje urim i thjeshte do te mjaftonte...pse ke zene kaq shume vend? 

Etnik,une di nje gje,qe s'di asgje!!!!!

Ju me siguri dine me shume,por ja qe ketu ka vend edhe per injorante si puna ime,prandaj vi ketu qe t'mesoj "chi sa fa,chi non sa impara(insegna)"smiley

Xhen të lutem mos qaj bëhu burrneshë smiley

smiley do tja dalimsmiley

Edhe njeqind Driteroit  dhe Migjenit.

Ky quhet humor i zi smiley

Dritëroit i  urohet pleqëri e mbarë!Mund të shtosh pa e thënë  me zë të naltë inshallah 3ditë e...

Kur ke ditelindjen , nuk urohet " pleqeri te mbare " ky eshte urim qe te bejne diten qe del ne pension , kur tjetri ka ditelindjen i thuhet dhe njeqind , tani nga ana ime shqiperia e mesme keshtu i thone ,  kurse ne rastin  e  Migjenit thuhet " na ke munguar shume keto 75 vjet o Migjen " .

po çer thu e Brad ti thuash tjetrit me këmbë në varr rrofsh dhe njëqind ësht si tallje për të afëmit e tij(gruaja fëmijët) se ai gëzohet e thotë s'më kanë rënë patkojt e truve(dhe me kte plaku tregon se ka ik dhe nga aty) Gjyshja ime thoshte m'ka harru zoti (s'kam ndigju njeri tjetër)

Kjo "dhe njëqind "  duhet parë mirë të pyesim dhe Idrizin,  nga e ka origjinën

Sh.mesme thotë u bafsh i qin dhe kur i afrohesh 100 "me pleqni të mbarë"; "me shëndet e gëzime", "me kam e me dorë inshallah"; etj.

Dhe njëqind ësht  e re dhe dikush e ka justifikuar se qysh ti thuash njëqind atij që ësht 98  psh ja "pret rriskun" a i ndjell vdekjen ...sikur jeta mesatare të ishte nja 150 vjet dhe hajej ndryshe ësht "humor" a gallatë.smiley

Migjeni ështê tjetër mesele thuhet "qoftë i paharruar" "Lavdi pastë ndër shekuj" ose hiç.. 

Admin , boni ndonje oferte se m'duket  peshqit kane kaluar tek Pellgu " Lale hajde se jena ktu "    smiley    shume pak trafik shoh .
 

kena njel pak e sakte. ja, ti, une dhe ca nga kta te tjeret... smiley

 

smiley

E Brado ktu jena po po digjoshim ne radio Varezen me Trapanin 0-0, neshje e dobet smiley

Edhe une , po shoh Virtus Lanciano - Ternana  0 -1 , ishalla barazo smiley

Migjeni !smiley

Driteroi !smiley

Nuk e kisha pare ore te uruar dhe ju kerkoj sinqerisht j ndjese vecanerisht mirjamit.Por...
Eshte e pafalshme qe per nje poet kaqe kollos nuk u fol fare nga mediat, e te gjitha llojeve.Ore per mua MIgjeni eshte i pari poet i rinise, i pari qe parariu revolucionin demokratik.Si morete dashurit e mi Akademia jone e shkencave, e Arteve, politika etj etj te heshtin er MIgjenin dhe te bejne Nderi i Kombit nje ...kockolo njeri?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).