51 Komente

-ia treti mëlçinë malli

-atë them edhe unë

rrofsh çimo. titulli nuk po më kujtohet

Shqiponjat u zhduken nga viset e mija,

punen me melcine, thashe ta bente rakia...

Me ke gjetur ne dite te keqe...

...ndryshe keto fjale nuk do shkonin pa pergjigje.

...nga një fshat i lashtë e bënë atë (çorovodën) në një qytet të ri...

Eshte fjala qe qytetin ilir te Zelenckes, populluar nga parardhesit tane, Desaretet.

lere, lere, ç'na i kujton ato kohera....kur s'kishim buke e hanim simite...

cfare dokumentari..smiley   pastaj  zeri i ketij spikerit... ky me duket se eshte akoma te TVSH-ja..smiley

 

''kryetari i kooperatives se bashkuar, agronomi, Bektash Ildrizi dhe skuaderkomandantja Aferdita Sinani, mendojne,  e perseri mendojne si mund te rritet me tej prodhimi i drithrave.''.D

 

sa u gezua minatori...smiley
 

Une marova dokumentarin dhe po prisja qe te fillonte filmi.smiley

Djepi i Bektashizmit .

edhe portieri sallakssmiley  

e pe alke  sa gra e vajza e ndiqnin ndeshjen e futbollit.. goxha emancipim ne Skrapar per kohen..smiley

 

edhe sot belul, sa te serte aq te dashur dhe mendjehapur. kam kujtime nga njerezit e plakes un qe jane nga me te bukurat e jetes time.

nga 10 deri ne 14 vjec  me ikte vera andej.por nuk me çonin direkt ne skrapar.baza ishte mertinji dhe fratari ke dajat e plakes.prej aty nje vrap pele ishte dhe vinin kusherinjt mas mujit t'par.

belul e paharrushme ecja neper male.bojshe dy or rrug hyp e zbrit maleve e fushave kur ke nje lendine (per mu si gjith t'tjerat) t'thoshte kushurini- ja prej ktu jemi n'skrapar. per mu n'ate kohe diçka e pakuptushme,t'gjitha illoj m'dukeshin.vetem ke topilat e kisha men'jensmiley 

Kenge klasike nga Skarapari

Mbeçë more shokë

Mbeçë, more shokë, mbeçë
Përtej Urës së Qabesë
Falëm me shëndet nënesë,
Kàun e zi le ta shesë.

Në pyestë nëna për mua
I thoni që u martua.
Në pyestë se ç'grua mori
Tre plumba te kraharori,

Në pyestë se ç'kalë hypi
Atje tek hypën meiti.
Në pyestë se ç'krushq i vanë 
Sorrat e korbat që e hanë.

Kronike e nje Rilindjeje te paralajmeruar!

asgje nuk lind mbi nje truall bosh...

por heronjte e se ardhmes jane te mbrojtur nga muret e celikte te anonimitetit.

Socializmi solli traktorin edhe ne zonen e Potomit, por skraparllinjte nuk ju ndahen pendeve te qejve. Ata nuk e bejne kete per konservatorizem, por e bejne me mencurine e njerzeve te rrahur mire ne jete e te bindur se ketu ne mes te maleve te larta parmenda eshte e domosdoshme.

EKSPERIENCE

Faleminderit emigrant!

 

Falendero ata... dhe ATE (prijesin). Une jam vetem nje lajmetar i termopileve te tomorit...

Ai ne nje takim me banoret e zones kish shprehur se Çorovoden do ta bejme Parisin e Ballkanit. Keto fjale i kish shoqeruar me ate buzqeshjen e cilter desaretase. 

 

Cfare tha dhe nuk e beri?

ps. ne foto djathtas gjendet lokali europian me emrin poetik "Verori".

Pararoje ne emancipim... Nje googllim i shpjet nxjerr se ne ate kohe asnje shtet ne Evropen plake nuk kish as edhe nje deputete... Djepi i emancipimit Europian!

Rrofsh o Emo per kete perle te arkives

Edukatorja dhe bujkesha (minuta 2:31 dhe 15:41) krejt nordike si paraqitje smiley PS: Si mbanin njerzia kostumet dhe kravatat, kishin klas  smiley

Ka nje figure pothujse mitologjike ne ket dokumentar, aty nga mesi. Quhet Izet Musabelliu (Ujaniku). Po e ka kap te ri, kuptohet. Mu me ka sjelle reasti te jem ne nji tavoline me te, kohe me vone, kur Izeti mbushte me qenie gjysmen e dhomes. Dhe pihej raki lum miku, me rregulla dollie dhe protokoll. Me nji etatizem prej olimpi. le qe c'e do olimpin kur Tomori eshte te pragu... Kishte kenge ky, ne popull them, "erdhi ujku, erdhi miku, erdhi Izet Ujaniku". Te qifsha manhattan e washington, thua kur i mendon... Histori, derman! Histori. Jo hamburger ne combo. smiley

 

Eh ato dollite e zones kane fame te madhe...Mos te rente te ulesh ne tavoline me krushq nga skrapari se do ta harrosh dhe emrin tend per javen qe vjen smiley Vihej damixhani,lum miku ne mes te tavolines dhe fillont dollia e protokollit qe prej familjareve te afert deri tek kusherinjte e 7te dhe komshinjte smiley

Ambasadori i OSBE bën rafting në Kanionet e Osumit

Eugen Volfart eksploron pasuritë natyrore të Çorovodes, perlat e Skraparit, Kolorado Shqiptare. Pervec angazhimit politik ne vendin tone, ambasadori i prezences se OSBE-se Eugen Volfart ka gjetur kohe dhe per pushim madje duke eksploruar pasurite e rralla natyrore e turistike te Shqiperise. Per gati 3 ore ai ka qene ne kanionet e Osumit. Duke bere rafting, Volfart ka shijuar pamjen prrallore të ujëvarave të cilat bien nga një lartësi mbi 100 m. Madje ai ka bërë apel per mbrojtjen dhe promovimin e bukurive natyrore te shqiperise.

Courtesy by A. Naco

PS. Falemnderit, OSBE.

kështu de

po makinat e PD-se te ushtrise jane. te popullit, dmth. e ka msu qe te ball per ball, ku i tha kadri roshi "te ushtrise jemi te gjithe, o bir"

Kenget i kane te bukura andej.Demir Zykon kur e dekoruan tha:falenderoj partine qe me beri astrit te popullitsmiley

gati -gati po me duket se mos me qene nga skrapari,je rrace inferiore?smiley

jo se je inferiore, po mungon i dicka... s'di si ta them, psh pistachio ne bakllava... ose limoni ne nji supe pule... ku ke skuq pulen me gjalpe, e ke bronxu, i ke hedh uje, e ke zi, me paaaak oriz, dhe ne fund, e pret me veze, po qe veza te mos precipitoje, duhet me i shtu limon dhe long ne nji tas me vete... gradualisht... tashti imagjinoje kur zbulon qe s'ke limon... ashtu eshte mos me qen nga skrapari... smiley

 

ç'ne limone ne Skrapar!!!

Coji selamet e miasmiley

Njerez me adrenalinesmiley te kalosh aty pa tu dredh zemra dhe leqet e kembeve...

He o Xheni se s'do jemi te gjithe nga Kuci dhe Skraparismiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).