Akuzat e rënda të presidentit të Serbisë kundër udhëheqësve të Kosovës nuk mbetën pa përgjigje në OKB. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, por Shqipëria është dhe përgjigjja e saj nuk vonoi. Ditën e mërkurë, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha i dorëzoi presidentit të ri të Asamblesë së Përgjithshme, John Ashe, përgjigjen zyrtare që hedhë poshtë akuzat e pathemelta të presidentit Tomisllav Nikoliq.

Siç u shpreh për gazetën “Illyria” ambasadori Hoxha, rregullat në Asamblenë e Përgjithshme janë të tilla që nuk lejojnë t’u kundërpërgjigjesh gojarisht kryetarëve të shteteve, pas fjalimeve të tyre. Por nëse ka kundërshtime ato mund t’i paraqiten me shkrim presidentit të Asamblesë së Përgjithshme dhe më pas botohen si dokumente zyrtare të kësaj asambleje. Këtë rrugë ndoqi edhe Shqipëria, kur ambasadori Hoxha i dorëzoi përgjigjen me shkrim presidentit Ashe, i cili ka zëvendësuar në krye të AP-së serbin Vuk Jeremiq.

Më poshtë vijon deklarata e plotë e delegacionit të Republikës së Shqipërisë në ushtrim të së drejtës së replikës ndaj deklaratës së Presidentit të Republikë së Serbisë gjatë Debatit të Përgjithshëm të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme, me 25 shtator 2013.

“Më 25 shtator 2013, Presidenti i Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikoliq foli në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme. Në fjalën e tij ai tha, ndër të tjera, se ‘Raportuesi Special i Këshillit të Europës, z. Dick Marty, një senator nga Zvicra, provoi dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) konfirmoi se disa prej udhëheqësve shqiptarë aktualë të Kosovës dhe Metohisë organizuan pengmarrjen dhe vrasjen e serbëve, organet e të cilëve u trafikuan dhe u shitën fshehurazi”.

Fatkeqësisht, kjo deklaratë është totalisht e pavërtetë, e anshme dhe nuk pasqyron kurrfarë realiteti.

Është gjerësisht e njohur për të gjithë, në Europë e më gjerë, siç duhet të jetë e njohur edhe për presidentin serb, se raporti i ish-senatorit zviceran përmbante hamendësime dhe jo prova, se raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) nuk vërtetoi, sepse nuk mund të vërtetonte kurrgjë, ndaj dhe bënte thirrje për hetime.

Kur presidenti serb flet për prova dhe këto nuk ekzistojnë, kur ai shtrembëron realitetin për interes të tij, do të ishte e vështirë të merrej e mirëqenë fjala e tij, siç thotë në ndërhyrjen e tij, se “ duhet t’i besohet Serbisë të së sotmes dhe të së nesërmes”. Kur ai akuzon liderët e një vendi tjetër për krime që kurrë nuk janë provuar, është edhe më e vështirë t’u besohet fjalëve dhe angazhimeve për ”ripajtim” dhe se vendi i tij “është i angazhuar për paqe dhe bashkëpunim me fqinjët e tij”, për dialogun, siç bëhet thirrje në fjalën e tij.

Për hir të së vërtetës, është fakt se, deri tani, asnjë provë nuk është paraqitur tek askush nga askush, në mbështetje të pretendimeve të ngritura në raportin e ish-senatorit zviceran. Rikujtojmë se të njëjtat hamendësime janë hetuar në vitin 2004 nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila arriti në përfundimin se nuk kishte prova që të provonin këto pandehma.

Por, meqenëse e njëjta çështja u ringrit nga ish senatori zviceran në vitin 2010, hetimi iu besua një grupi pune special hetimor të Misionit për Shtetin Ligjor të Bashkimit Europian në Kosovë (EULEX). Ky hetim është në zhvillim e sipër.

Republika e Shqipërisë, ndërkohë që hedh poshtë pretendimet e ngritura nga z. Marty, ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht me Grupin e Posaçëm hetimor të EULEX-it në mënyrë që kjo çështje të sqarohet një herë e përgjithmonë.

Në letrën e tij të 6 shkurtit 2012 (S/2012), ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i shkroi Presidentit të Këshillit të Sigurimit se “duke respektuar nevojën për një hetim tërësor si qasja më e mirë për të ndarë realitetin nga fantazia dhe duke besuar plotësisht në legjitimitetin, kapacitetin teknik, profesionalizmin dhe paanshmërinë e EULEX-it për të trajtuar një çështje kaq delikate, Shqipëria ka ftuar zyrtarisht EULEX-in për të ndërmarrë çdo veprim hetimor, sipas nevojës, në territorin e Shqipërisë”. Në lidhje me këtë, “ka pranuar të marrë masat e nevojshme ligjore, përfshirë nëpërmjet miratimit të ligjit, sipas nevojës, me qëllim institucionalizimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe EULEX-it dhe për të krijuar një kuadër të qartë ligjor që do të ndihmojë EULEX-in të përmbushë mandatin e tij.” Dhe vërtet, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 11 maj 2012, një ligj të veçantë që i jep EULEX-it një qasje të paprecedent për të kryer hetime në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që nga ajo kohë drejtuesi i Grupit hetimor ka vizituar dy herë Shqipërinë.

Republika e Shqipërisë i ka kushtuar gjithnjë rëndësi të madhe marrëdhënieve me fqinjët si investimi më i mirë për një të ardhme të përbashkët të bazuar mbi bashkëpunimin dhe miqësinë.

Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij në debatin e përgjithshëm të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme me 28 shtator 2013, shprehu “synimin e tij të palëkundur për të eksploruar çdo mundësi për të nisur një debat konstruktiv, për të zhvilluar një dialog real, si dhe për të nxitur një bashkëpunim të ngushtë në çdo aspekt me secilin prej vendeve të rajonit, përfshi Serbinë”.

Republika e Shqipërisë është e vendosur të punojë ngushtësisht me të gjithë fqinjët e saj drejt arritjes së synimeve të përbashkëta, edhe nëpërmjet procesit të integrimit europian, për zbatimin e parimeve të demokracisë dhe shtetit ligjor, me synim përmirësimin e jetës së popujve dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

58 Komente

fol Ferit  (Hoxhasmiley)  te lumte goja,
fol e mbro te  drejtat tona...
..........smiley

 

po  çflak per flak mo?!,   presidenti serb ka folur ne daten 25 Shtator,  ndersa  Feriti spaska pasur mundesine e debatit, por ka ndjekur procedurat e  OKB-se...

 

Siç u shpreh për gazetën “Illyria” ambasadori Hoxha, rregullat në Asamblenë e Përgjithshme janë të tilla që nuk lejojnë t’u kundërpërgjigjesh gojarisht kryetarëve të shteteve, pas fjalimeve të tyre. Por nëse ka kundërshtime ato mund t’i paraqiten me shkrim presidentit të Asamblesë së Përgjithshme dhe më pas botohen si dokumente zyrtare të kësaj asambleje. Këtë rrugë ndoqi edhe Shqipëria, kur ambasadori Hoxha i dorëzoi përgjigjen me shkrim presidentit Ashe, i cili ka zëvendësuar në krye të AP-së serbin Vuk Jeremiq.

Ore belul se ti mund te me mbarosh pune mua. Kam nje hall nuk di me aritmetike se me del qe 28 eshte pas 25, por ne realitete nuk ka si te jete keshtu. Jo se po te ishte keshtu krieministri ine do i ish pergjigjur flake per flake Nikolicit. Jo se ky i ini ka folur me 28 dhe paska thene :

Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij në debatin e përgjithshëm të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme me 28 shtator 2013, shprehu “synimin e tij të palëkundur për të eksploruar çdo mundësi për të nisur një debat konstruktiv, për të zhvilluar një dialog real, si dhe për të nxitur një bashkëpunim të ngushtë në çdo aspekt me secilin prej vendeve të rajonit, përfshi Serbinë”

Kurse Nikolic do kete folur me vone, me 25 shtator.

Tani sipas teje sa kuotohet ne kompanite aziatike te s'Ban s'Ki s'Mun, fakti qe Rama s'e ka dite fare se car ka thene presidenti serb ne OKB. 

voila Lizandro, voila..smiley 

serbi ka folur, me 25 Shtator.    ne, si djem te rregullt qe respektojme procedurat e OKB-se,  dmth  (ne ja u japim vete, te mbledhim fshatin, ta pleqerojme kete pune etj..smiley),  jemi pergjigjur  ne daten 28 Shtator, ndersa peshki  e publikon, flak per flakesmiley  me 4 Tetor... kupton ti tashi...

Rralle, por edhe mund te ndodhe qe 28ta te jete para 25ses. smiley

Ndoshta ka perdorur kalendarin all turka smiley

Ka halle te tjera kombi o Zoti Belul. Si psh emergjenca dhe RRENIMI i tmerrshem qe po i behet kombit nga disa BARBARE mafioze ne te ashtuquajturin Hollywood!!! 

Do shkrije dhe Hollywoodin per 100 dite. 

Po Bollywood? smiley

Ai eshte ne rregull, se na dha Raxh Kapurit per te sha presidentin. 

Nderkohe qe pritet shkrirja e Hollywoodit kane filluar transferimet e para. Al Pacino hiqet nga Godfather dhe zevendesohet nga Seinfeld ...

Jo nuk e shkrin se Hollivudi eshte ne pergjithesi liberal dhe pro reformave te Rames, po xixat ja ka fut ama.

Nce nce nce po si s'u kenaqet me gje a derebardhesmileypo ka pasur kryeministrin vizite ato dite boti.

protestoj! vendi im do protestoje...

Sami Ameni ne emer te populli!

pseudonimi juaj ne qender eshte "Perla"...

I holle I gjate me pak kurriz te dale?

dashnorja e marko rovines,ambasadore ne o.k.b

Sa don zhuan qe paskan qene dhe kto te PS me jahu, te gjithe me dashnore!

Keta te PS-se te gjithe me dashnore ne poste kyce. Keta te PD-se te gjithe pjellore me kalamoj e nipa plot per ne poste kyce. 

 

Dashnoret shkojne e vijne, po gjaku s'behet hasha!

Mishi tretet, kocka mbetet

Amendament per ligjin e administrates (megjith unitet brenda): Te zihen dashnor/e nipat e mbesat e nahise tjeter. 

Vetem se qe ky unitet te pranohet, lidhjet e reja duhet ti bekoj Ismail Qemali i rimisheruar se Bujon e kemi inat. 

smiley

ueee ca u ke kujtu komunisteve te peshkut me kete video. Kohe te lavdishme ato!!! 

flake e madhe, na perveloi te gjitheve...

Nga sa shikoj nga batutat qe perdorni,shumica apo pjesa derrmuese e komentuesve jane mbi 45 vjec.

Shyqyr qe ky brez,qe eshte rritur me perrallat dhe batutat e filmave te Enverit, po iken nga pushteti apo eshte jashte dhe brezi i ri po merr situaten ne dore.

shi shi si bo dreqi si moshe e re

eshte i ri ne shpirt. ajo ka rendesi!

...i ri ne shpirt, ne moshe dhe ne mendim.

Ema Qazimi?

?

Jo une nuk jam i ri,por me kenaqesi ja jap stafeten te riut.

Jo si juve qe akoma me batutat e filmave te Enverit jeni,kur bota eshte nja 30 vjet para jush.

kur bota eshte nja 30 vjet para jush

a thu? smiley

sikur te ndertoheshin urat me llafe do qe kollaj !!

e ??

Shyqyr o zoti yne Jehova qe brezi i ri i Vilajetit, Tahirit, Brace, Bogdani, Kruja, Vorpsi, etj. etj po merr situaten ne dore.

Mund te tallesh por ata jane me te hajrit se brezi i fasules dhe i perrallave me balliste e partizane.

Kujdes se keshtu i bi me shajt edhe Bacen Sali. 

Ty te duket e drejte kjo gjitheperfshirja, "broad brush" sic i thone ketej, qe ti u ben brezave? Une njoh njerez shume te hajrit nga te gjithe brezat. E maskarenj e skutha po ashtu.Nga brezi i 45 vjecareve nuk jane indoktrinuar te tere njelloj. E po ashtu nga brezi "i ri" nuk jane te gjithe te afte apo te mire, sic te permenda emrat me siper.

Mund te te jap edhe shembuj nga PPU te njerezve nga breza te ndryshem por qe mendojne e sillen njelloj (por s'do permend emra sepse nuk eshte aty ceshtja).

po ta vesh re, ai gjithmone i ndan gjerat me thike, i miri, i keqi, rruge te mesme s'ka per te dhe eshte e kote te lodhesh dhe te diskutosh me nje njeri qe e ka mbyllur mendjen me kohe dhe me vakt.smiley

Po ti alba1 te hapur e ke?

Se edhe ti shume kritike ndaj skraparllinjve me je dukur. 

skrapallinjte kane dhene mjaft prova. edhe ti skrapalli je? xhandare nen zogun, e di vete c'ishin nen dullen dhe e di mjaft mire, besoj, se c'bejne sot. do me per skrapallinjte.smiley

...dhe qe t'i themi te gjitha: bejne raki te shkelqyer dhe jane mikprites te shkelqyer.smiley

ai qe eshte i ri ne shpirt nuk sheh vetem gri , pastaj ACDC kur doli te ne duhej te ishe mbi 15 vjec t'a kuptoje ose 20 , ose me shume smiley  edhe s'po paragjykoj e  smiley

Mua me cudit mentaliteti i komentuesve.
Kur skane argumenta i futin nje batute te filmave te Enverit dhe hajde njatjeta.

Hiqni dore,or hiqni dore!

Lerjauni te rinjve te marrin frenat e vendit.Se shikoni qe jeni bere pengese?

Lerjauni te rinjve te marrin frenat e vendit.Se shikoni qe jeni bere pengese?

 

a nuk e shikoni qe ketu do te behet qameti??   ikni  Helena  Mihajllova, ikniiii..smiley

Une e Beluli, per shembull, megjithse vdesim per batuta, celsat e kashtes kemi. Ai tjetri qe i perdor dhe ka pushtet, esht njomzak fare... Amon o burre, se najher te bohet edhe ferrra Brahim, qe thone smiley

 

e si s'fole njeher mbare more Shahin - te gjitha te zeza te duken ty ?

po pse moj Shahine e kritikon se ai di c'ben e thote...smiley

Mua mu duk se Shqiperia ka mbajur nje qendrim dinjitoz.

Juve akoma me batuta me Zheleznove e lesh.

o demokrat,  pranoje pra mendimin tjeter, ndryshe.smiley     ja, imagjino te themi te gjithe ne seri, 150 komente,  ketu: Shqiperia ka mbajtur qendrim dinjitoz!!     Ok, ne pamje te pare,  por do te ishte e merzitshme, apo jo..smiley

Me siguri ky ambasadori yne e ka mbaruar shkollen me korespondence.

pau - piu, qellon bariu

wtf..

Letra mu duk bukur e shkruajtur, dhe forma sikur i ngjante stilit te VQ smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).