Deputeti Luan Duzha sqaron për herë të parë arsyet e largimit nga Partia Republikane dhe bashkimin me grupin parlamentar të LSI-së. Përmes një letre të hapur, deputeti Duzha sqaron se vendimi i tij e ka zanafillën në procesin e numërimit të votave në qarkun e Elbasanit, ku sipas tij, Partia Demokratike nuk ka lejuar vëzhguesit e PR-së në proces, ndërsa LSI-ja është treguar e gatshme të ruajë votat e tij. 

Duzha thekson se nuk mund të vijonte të ishte pjesë e një grupi parlamentar “që donte ti vidhte votat”. Më tej ai siguron elektoratin e tij se do të jetë zërit të tyre në Parlament. 

“Së pari dua të theksoj se unë, Luan Duzha, duke filluar nga 30 Shtator 2013 do të jep pjese e grupit parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Sigurisht që ky përbën një lajm të ri për shumë qytetar, por jo për kryetarin e Partisë Republikane, zotin Mediu, dhe përfaqësuesin e partisë demokratike në qarkun e Elbasanit zotin Imami. Pas mbarimit të procesit të votimit, edhe pse unë kisha hequr dorë nga komisionerët në rrethin e Peqinit me kërkesë të zotit Mediu, kërkova që në procesin e numërimit të kisha vëzhguesit e mi, pra të Partisë Republikane, por kjo kërkesë u refuzua nga Partia Demokratike. Kërkova me insistim mbështetjen e kryetarit të PR, zotit Mediu, por ai nuk kishte fuqi pasi zoti Imami nuk pranonte komunikimin me të. I kam kërkuar zotit Mediu që nëse PD nuk më mbështet dhe kërkon të më vjedhë votat do të gjeja mundësi të tjera, e ka pranuar dhe më ka dhënë që vazhdo të mbrosh votën pasi unë nuk kam mundësi. Kërkova mbështetjen e partisë LSI dhe ata janë treguar të gatshëm që të më ruajnë votën. Pra, jam habitur që ata që nuk donin që unë të isha pjesë e Parlamentit të më duan pjesë të grupit të tyre. Unë nuk mund të jem në një grup me ato që donin të më vidhnin votat, dhe i premtoj të gjithë elektoratit tim se unë do të jem përfaqësues i zërit të tyre në Parlament.”- deklaron Duzha. 

______

Me 84 deputetë, PS-LSI arrijnë shumicën e cilësuar, që mundëson miratimin e projektigjeve që duhet të votohen me 3/5.  

66 Komente

yes, of course.

miresevjen, zoti Duzha.

Ta gëzoni, emo. 

smiley

A welcome brio for Mr. Leone...

Kërkova mbështetjen e partisë LSI dhe ata janë treguar të gatshëm që të më ruajnë votën

Come on Druzhe me qafsh sa te paguan?

smiley

protestoj!!!!...!

Nuk ka problem, Basha na ka thene qe kjo nuk eshte opozite numrash.

do të gjeja mundësi të tjera

kush troket i hapen dyert me shpejtësinë e dritës - N.N.

Druzhe mos e rruj fare, e ke bo si burrat. smiley

84 vota per te rilindur shqiperine. kush do i ndaloje te bejne ca tu doje trapi?

e mire o mire. e, thame: politika ketej e tutje do te behet ndyshe! Rilindje!!!smiley

Pse ketej e tutje ?!

pikerisht, pikerisht... sepse na thane qe nuk kishte demokraci ne Shqiperi, po ketej e tutje ama do behet nami..smiley
dhe ceshte me e keqa, meqe solle artikullin e "shqiptares" per shahit.smiley, po ndodh ekzaktesisht me te njejtat metoda... politika ben pazarat, dhe shpura e gazetave dhe gazetareve, sipas perkatesise, qe i mbron dhe justifikon ato... dje ishte 55-a, e ndonje gazete tjeter, sot eshte "shqiptarja" me shoke..smiley

me nje llaf Pjeter, "shqiptares" i them: e cme plasi kari se si i blinte Berisha dje deputetet????? cfare do thote kjo, qe menyrat e Berishes jane justifikuese per poziten sot??? por populli sikur e c'votoi Berishen per keto gjera... dhe opozita e djeshme na mbushi mendjen qe do ti bej gjerat ndryshe...smiley

DINJITET!

VIZION

EFIKASITET

VULLNET

INTEGRITET

BEREQET

ka akoma qe mezi po presin te nderrojne ekip.

Shqiperin e moren barbaret i vu zjarr

Rri e bej sehir....

Kur flasin dhe kta te partise republikane qe ne mitingje u dergonte Berishovici njerezit e administrates smiley

Car ka ketu per tu cudit. Tani nuk jemi me as ne bi-monizem, por totalisht ne monizem komunist.  I vetmi deputet jashte mazhorances se majte ka per te ngel Berisha, pra me komunisti. smiley

Me falni bashke me Berishen do ngeli ene Kaci. smiley

Po nipi do ndrroj krah thua?

Ky Duzha as në nivelin e D Priftit nuk u ngjit, Prifti pa u mbyllë akoma numurimi doli hapur që do të shkoj te S Berisha se më mbrojti votat, ky Duzha pas u betua si i djathtë në parlament i ra ndërmend se kush ja mbrojti votën, harroj kush e kanditoj për deputet, nuk dihet sa i ka shkuar çmimi, por si njeri nuk vlen as për pastrues halesh e jo për deputet

how does this make you really feel?

Eshte tradite kjo blerja e deputeteve. Berisha shtyu muajt e fundit me te tille. Opozita gjithmone sa per te lef ka qene. E rendesishme eshte qe erdhi Toni t'i japi drejtim puneve. Edhe ky vullnetar paska dale. 

"Shqipetar, mos rri po duku vullnetar!" tha ai i madhi fare.

Tony me zemer shqiptar eshte, hence it does not perben cudi.

Thone qe kane ra dakort per shkembim ne natyre. Toni do japi men per qeverisje e do marri per arredament shpish e baresh (edhe ca ambjente te tjera, por kjo nuk u shkrujt ne kontrate). 

Per shoqni cun si Toni s'bon mo nona!smiley

E rendesishme eshte qe erdhi Toni t'i japi drejtim puneve.

+1

Edhe ky vullnetar paska dale. 

Edhe e diskuton? Edhe Fazlliç vullnetarisht erdhi.

Te gjithe ata qe shanin Kacin tani ferkojne duart. K...

nuk eshte se iku larg , prap se prap vote e maxhorances do jete , pune viti smiley

Do te doja te iknin dhe Kac Islami,Nard Noka me Agron Duken nga opozita.

Me mire me pak ,por te pakten e dime se kush jane, se sa me mercenare.

Pastaj me numurat qe kam, ska me justifikume Rama nese nuk i mban premtimet.

Uroj FRD te vazhdoje rrugen qe nisi,pra te sabotoje PD-ne ne cdo hap dhe natyrisht te votoje per kandiatin e Rames ne zgjedhjet lokale te 2015,se voten ja dha ne 2011.

Te pakten me zgjedhjet e parakoheshme ne Korce po e tregon qe eshte gati te behet martire,vetem qe PD-ja te deshtoje.Kane vene kandidat per kryater bashkie ne Korce FRD,PD dhe PS.Gjeje per ke punojne keta te FRD-se.

Ta them une? Ta them une?

Per FRD-ne punojne ata te FRD-se! Sa cudiiiiiii!

 

acdc1-i shef armiq e tradhtare partie. Se ke m'kujton...

Pra ti po thua qe ka bote pertej PS dhe PD?????

Sec mu kujtuan ata deputetet qe u blene per te votuar B.Topin president. Edhe ata deputete te opozites qe gjendeshin gjithmone cuditerisht gati kur mazhoranca e PD kishte per te kaluar votime te rendesishme ne parlament.

Keshtu sic po shkojne punet, opoziten ne parlament ka per ta bo Kac pedofili bashke me Duken e krimit e Dash Shehin. Meqe Duka sdi me lidh dy fjale e jo me te kuptoje dy nene, Kaci me Shehun do u bokan telef: 2 ndaj 84. Duhen paguar nga Ilir Meta me honorare shtese per mbi lodhje.

Me kete shitje te fuqishme sigurohen dy blereje te rendesishme sezonin tjeter, plus rinovim godine.

ore,  po ky Luan mavria duket qe ka pasur nevoje  akute  per leke...  shikoi kemishen,  gjynah!smiley    edhe koken, naaaa e paska..smiley

Cfare ka kemisha?

shume rrudha.. kjo do te thote qe nuk eshte material i mire..smiley

E ka prej ballokumes ashtu o Belul...Megjithmen çfarë koke smiley

 nuk e njeh Duzhen ti Belul nga afer, perderisa po i hekuros kemishen

smileyPo ky falenderonte strukturat e pr qi u bene njish me popullin

Njehere e nje kohe keta qe ndrronin krah shkonin nga PD-ja te PS-ja apo anasjelltas. 

Jo me! Tani vetem nje i bekuar na i zgjidh hallet tona. 

Eh, ç'bo pushteti mer daj..... te bo me kalu ylberin.... e jo vete me keta... ja shikoni ate gjyqin me Tahirin, Saimiri i shkrete nuk la gjyq pa hum sa ishte ne opozite, i shkun gjobat deri nja 40 milion leke... fap, sa u bo menister, dul i pafajshem kunder Kuliçajt qe sot eshte nje qytetar i thjeshte pa post e pa pushtet... dhe do bojm shtet ne me keta plehra.... pfff

Ajo qe me habit dhe nuk e shpjegoj dot eshte se, pse keta te PD nuk kane dashur keta te PR aty ne qendren e votimeve apo komisionet e votimit, pse. A ishin aleate politike apo çfare. 

Kete pyetje, i dashur Pjer, me mire beja miqeve te tu ne PD!!!

Kete pyetje, i dashur Pjer, me mire beja miqeve te tu ne PD!!!

 

Per cilet "miq" e ke fjalen o Zoteri?

Mua me pelqeu nderhyrja e Pjerit, qe naiviteti eshte virtyt jo ves.

Por naiviteti i shtire i juaj, me kall krupen. Ben sikur nuk e kupton zotrote se kush i dha  Pjerit "..nje luge corbe te prishur".

O Zoteri, une e di shume mire se kujt i referohet Roni dhe te siguroj qe nuk eshte ai qe i dha kte "corben e prishur" si thua ti. Dyshoj se ka e beje me fotografine...

me ta hahen qofte nen shushurimat e valeve te detit... nuk behen muhabete serioze!

Lere o emigrant se te ishte duke fol per Bradin do i referohej si "miku i PPU" dhe jo "miqte e PD-se". Lere se e njof Ronin une, ala si ka dale fundi vrimes se leprit.

nuk ishin qofte zoteri por brinje qingji .

Kujt i thu dhe ti o burr, shife ate tjetrin me lart "corbe e prishur" thote...bo bo bo

Brinje qingji? Mire, te besoj... po ndryshe sikur ka qene pershkrimi tek novela.

Nuk ishte qellimi im te ulja nivelin e larte kulinar te "darkes se fundit"...

Po une kam miq edhe ne PS, mos eshte e thene qe s'duhet te kesh miq ne PD e PS . Roni, mos pi shum nga ato kanoçet me pije energjitike, tip Red-Bullash smiley se po demtohesh. 

Jo Pjero, lere te pije, ishalla pellcet nai dite!!!!

Plaç paç!

Pjero , jo Red Bull , sipas informacioneve Roni eshte pare para dy muajsh duke pire hashash bashke me Emigrantin.

prap strukturat 007? smiley

Ky duzha nuk e ditka fare qe perpara brockullave qe ka fole, heshtja do te ishte Flori! C' merreni me kete qe e mira i ka zene deren...Lereni !

si tha ai, a osht dashnia tregti? merr nji deputet, jepi ***in PD-se?

U keput mo u keput Topi duke theksuar kete arritjen e kuorum "shumica parlamentare cilesuese e 3/5". Ec mo, me shendet prurjen e re smiley

U bashkua me LSI-ne se eshte e vetmja parti me te ardhme, e vetmja parti qe ti mbush xhepat shpejt e shpejt..I gjithe populli duhet te behet LSI-iste. Erdhi Dita e Arberit! Lavdi Ilirit! smiley

http://www.youtube.com/watch?v=jo0WrXocUbM smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).