Krijohet gjendje kritike në SHBA pas ngërçit partiak të krijuar nga mosmarrëveshjet mes demokratëve dhe republikanëve lidhur me shpenzimet qeveritare.

Në SHBA ka përfunduar afati për arritjen e një marrëveshjeje të një projektligji për buxhetin qeveritar mes demokratëve të presidentit Barack Obama dhe republikanëve opozitarë. Kjo situatë ka krijuar një gjendje kritike për administratën qeveritare, sepse qeveria në Uashington nuk ka më para. Zyra e presidentit urdhëroi tashmë mbylljen e disa institucioneve të administratës. Qindra mijëra punonjës shtetërorë duhet tani të ndërpresin punën dhe të marrin një pushim të detyruar të papaguar.Përjashtimet bëhen vetëm për disa punonjës të disa fushave si ata të sigurisë, për disa ushtarë, rojet e burgjeve, mjekë dhe infermierë. Lidhur me mosmarrëveshjet për buxhetin të dyja partitët bllokojnë njëra-tjetrën, pasi republikanët kanë në Dhomën e Përfaqësuesve shumicën, ndërsa demokratët kanë shumicën në Senat.

Republikanët duan një shtyrje të zbatimit të ligjit për shpenzimet qeveritare në kuadër të reformave shëndetësore të presidentit Obama. Kjo parti ka vendosur të bllokojë çdo financim, duke propozuar një lëvizje të lirë të fondeve, me një kusht që kjo reformë të hynte në fuqi pas një viti. Megjithë apelet e Obamës, republikanët nuk bënë asnjë hap prapa nga pozicioni i tyre fillestar. Të hënën (30.09) të dyja dhomat e Kongresit nuk arritën të bien dakord për këtë projektligj deri në afatin e 1 tetorit. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi tre herë këtë projektligj, por në të tre rastet, Senati e hodhi poshtë atë. Ngërçi politik mes dy dhomave të Kongresit nënkupton edhe mbylljen e menjëhershme të të gjitha shërbimeve me përjashtim të atyre thelbësore. Kjo situatë është një goditje e fortë për ekonominë e SHBA-së. Presidenti Obama tha se mbyllja e institucioneve të qeverisë është një përgjegjësi e madhe dhe pengon rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

63 Komente

mirë t'ju bëhet kur s'lexojnë vëqënë

ka ndonjë njeri të lexuar dhe që di të sintetizojë pa shtrembëruar, i cili/e cila të na shpjegojë neve amerik-largëtit mbi Obamakerin?

Osh si shpirt!!!!!!

Mu mu ul kontributi me $100 ne muj pasi nuk pagujme siguracion mbi siguracion per rastet kur punesojme rob me semundje kronike. 

Obamacare ka shume detaje. Por pak a shume mundohet te beje keto gjera:
- Te mbuloj me siguracjon shendetesor te gjithe popullaten.
- I jep me shume pushtet popullates te zgjedhi paketa sigurimi te volitshme, dhe ve detyrime mbi kompanit e siguracjonit qe te mos rrisin cmimet sipas qefit.
- Kompanit e siguracjonit nuk mund te detyrojne mjeket te ofrojne vetem sherbime te aprovuara nga keto kompani. Pra nqs siguracjoni nuk do te aprovoj pagesen e nje sherbimi mjeksor qe ka kerkuar mjeku, pacjenti mund ta apeloj vendimin e kompanis se siguracjonit. -- nga perspektiva personale (ku kam plakun me kancer) kjo eshte nje nga pikat me te fuqishme sepse na kan bo nervat kacurrel kompanit e siguracjonit ku nje punetor qe s'merr vesh nga mjeksia, nuk aprovon pagesen e nje procedure te kerkuar nga mjeku sepse ke libri asaj thuhet qe mos te aprovohet se i kushton shtrenjte kompanis se saj qe te mbuloj shpenzimin.
- Reformon menyren si pagohen doktoret nga Medicare/Medicaid (programi shtetor per te moshuarit) duke vene incentiva pagese ne baze te cilesise se sherbimit dhe jo sasise se pacjenteve qe shef doktori. Kjo ka te mirat dhe te kqijat e veta.

Po perpiqem te pergjigjem pa ngjyra politike.

 

Ne Amerike sot qe te kesh sherbim shendetsor (pervec atij te urgjences- qe nuk i rrefuzohet kujt) duhet te jesh i siguruar. Sigurimet jepen zakonisht nga 1) punedhenesit- ku zakonisht ata paguajne 50%+ te pageses mujore dhe ti pjesen tjeter, 2) Qeveria per personat me te ardhura te ulta, pleqte, personat me aftesi te kufizuara - kjo eshte ose pagese 100% ose aty afer 3) mund ta blesh vete, qe zakonisht ka kosto shume te larte. Nje nga problemet qe hasin njerezit shpesh eshte se meqe ky eshte siguracion, kompanite rrefuzojne te marin personat me rrezik te larte (pleqte dhe ata qe jane te semure/ po pate semundje egzistuese zakonisht eshte veshtire)

 

Affordable Care Act (ACA e njohur ndryshe Obamacare) krijon nje treg ku Siguracionet e ndryshme ofrojne paketa siguracioni me cmim te reduktuar. Pra eshte treg i hapur ku Siguracionet egzistuese ofrojne me cmim me te ulet siguracionin mujor. Po si u ul ky cmim kaq papritur? Si cdo siguracion qe kompania te jete fitimprurese duhet te kete me shume njerez qe blejne siguracion dhe nuk e perdorin sesa ata qe e perdorin. ACA detyron cdo njeri qe te kete siguracion. Pra te rinjte (te cilet nuk kane nevoje per kete siguracion, se matematikisht ne pergjithese kane me pak nevoje per doktor) tashme jane te detyruar ta blejene duan s'duan. Pra ACA hedh ne treg me detyrim gjithe keta te rinj te cilet ulin cmimin per ata qe perdorin siguracionin. Nese nuk ke siguracion, dhe rrefuzon ta blesh, kur ben ne taksat ne fund te vitit ke gjobe per cdo muaj qe nuk ke siguracion (p.sh $150/ muaj pa siguracion kur kostoja e tij do ishte $200). Kjo eshte arsyeja kryesore per ankesat kunder ketij plani, sepse rinia sot ka barrën e Social Security (pensionet) e Medicare (sherbimi shendetsor per pleqte) Wellfare (sherbimet sociale) e shume programe te tjera. Kjo ne nje situate te veshtire ekonomike, ku njerezit dalin me $50,000 borxh nga shkollat e fillojne pune me $35,000/vit. Pra po shtrydhet nje shtrese ekonomike qe eshte shtrydhur sa pa dale nga bangat.

Sipas ACA siguracionet jane te detyruara te ofrojne sherbime pavaresisht se ke probleme egzistuese. ACA eshte ne plan vetem per personat poshte 65 vjec (65+ eshte Medicare i paguar nga shteti). ACA kufizon/redukton cmimet e vizitave dhe krijon me pak probleme me pagesat e urgjencave...vazhdim

.... Sot ne urgjenca mund te shko kushdo, me apo pa siguracion. Ama cmimi eshte njesoj. Por tek personi i siguruar koston e vizites e mbulon siguracioni, kur je i pasiguruar te vjen fatura ne shtepi- ku nje pjese e mire nuk e paguajne. Kur Spitali ka disa fatura te tilla (qe minimumi i urgjences eshte $1000 e mund te shkoje ne qindra mijera) qe nuk paguhen, detyrohet te riti koston e atyre qe paguajne, pra ata me siguracion kane fature me te shtrenjte sepse duhet te mbulojne humbjet e spitalit per ate qe nuk paguajti. Sipas ACA te gjithe kane siguracion dhe kjo do beje qe kostoja e vizitave (te pakten ne urgjenca) te mos rritet.

Ne nje treg te lire, qeveria duhet te kete sa me pak ndikim. Roli i qeverise nuk duhet te jete diktues por kontrollues. ACA eshte ligj diktues, ky eshte argumenti tjeter kunder ligjit. Pothuajse cdo program qeverie ne Amerike eshte me humbje te medha, dhe krijon probleme financiare (Social Security, Medicare, Social Programs etc) ky eshte nje program tjeter qe i shtohet buxhetit te shtetit- sepse ne tregun e lire, shteti do paguaje nje pjese te siguracionit mujor per personat qe nuk e mbulojne dot te gjithen. Sipas krijuesve te ligjit, ky program do dali jek e jek ne vitin 2020, dhe nuk do kete me nevoje per ndihme nga shteti. Argumenti tjeter kunder ligjit, eshte se qeveria ka shume kontroll ne shume programe, ne rastet e mungeses se qeverise (sic eshte tani, por ne shkalle me te madhe-se tani vetem programet jo-emergjente jane prere) ndikimi do jete shume me i madh mbi popullsine.

 

Kjo ishte sipas kuptimit tim te ligjit dhe dhashe disa pika Pro dhe Kunder tij. Po qe se kam ndonje gje gabim, ma vini ne dukje.

 

google doodle sot... dhi ajreni... Fondet ne lidhje me ligjen nuk kane lidhje me ket buxhet qe vet e keni propozu, o derra...

Ambasadori shqiptar ne Uashington te nderhyj menjehere per te zgjidhur ngercin mes republikaneve dhe demokrateve..smiley

Edhe ua kishte thone Pjeri: "Lexoni VQ-ne mor tutkuner..." Po kujt t'ia thush?

VQja nuk eshte perkthy ne anglisht prandaj te mos perhapen thashetheme

Ambasadori shqiptar kishte thene per Obamen, eshte burre shteti, megjithse kam nje parandjeje qe do pendohem me vone. smiley

Mo rob te trrrrashe nuk i bon nona...

nuk ka sistem mo vari teneqen se ky ketu, po sic do thosh Fiqo, Amrika o si shpirt!!!!

po sic do thosh Fiqo, Amrika o si shpirt!!!!

Po pse mos ta thoje Fiqoja, Patsat 4-0.  Pa pyt mu, shpirtmenxyre.  Me pyt Deionin del shpirtkatran fare.   

Keshtu, sa per adet ketu, t'i vene flaken pa single payer option. 

O Fiqo, s'na bere nje muhabet anafelesh smiley.  

gjer nashti kena vallzu 1 hap para, 2 prapa... qy sot, shpresojme, 2 para e 1 prapa... 

Lere se ky weekend ishte katastrofe fare...Big Blue, Mo, Andy, no october ball....

red sox do hakmerren edhe per bruins. Njisoj si Mato Gruda me top

Mire mer mire po mos na thu masanej Pacat do hakmerren per bruins dhe per red sox bashke.

më mirë do bëhet...

Thone qe Obamen e kishte nxjerre Michelle ne divan mbasi kishte degju Adrianon

Dhe Obama per ta marre me te mire ia ktheu me Johnin.

Keshtu eshte kur ja jep voten per se 2- ti!! Kush votoi per Obamen ketu e? Te heshtin ato qe nuk e  deshen , dhe te flasin ato qe e votuan. Biles te ngrihen dhe ne kembe keta te fundit. smiley

me mir kshu. qe t'binden. dun me na bo me keq se ne franc, dun me na bo.

Duan pra mo.ui 're no French , ui amerikano. smiley 

knej akoma ëmërikën frajs... Anej?

.....kaverr emo! E pati then bab Haxhiu

prandaj dhe emigracioni kanadez ka mbyll procedura aplikimi per overseas se e kan dit qe amerikanet do dynden ne kanada tashi smiley

Bienvenue au Canada smiley

Presidenti Obama tha se mbyllja e institucioneve të qeverisë është një përgjegjësi e madhe dhe pengon rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

.... dhe marrjen e statusit te vendit kandidat ne dhjetor. 

Ky stil politike konfrontuese nuk e lejon Ameriken te dale nga tranzicioni 83 vjecar. Vetem Ilir Meta mund ta zgjidhe kete ngerc.

duhet te ndryshojne urgjentisht ligjin zgjedhor, ti hapet rruge forcave te vogla qe te balancojne efektet konfliktuale te establishmentit politik qe e ka lene ameriken ne vend numro prej dyqind e ca vitesh. s'ka rruge tjeter, proporcional kombetar

qeveria e re shqiptare po konsideron rivendosjen e vizave per qytetaret amerikane. Ka sinjalizime qe priten anije me refugjate te mesyjne brigjet shqiptare

Plasi ne..... Kuçove !

Po bojm lufte ideologjike pra mo.

Me lekt e kinezit smiley

Dhe vijne e na mbajne leksione per konsensus. lol

swed, nuk kishe dyshu me vakt,  qe gjith "amerikanet tone" vune flamurin e BE-se? E nisi Monda e para dhe vargan pas saj, te gjithe.Hajde mbaji tani!

Po merrkemi dhe Kanadezet me vete! Where we go 1, we go all ! 

Me verte, c'u ka ndodhur ketyre me flamujt?

Agron, 

keto masa jane per publikun e gjere... private tours vazhdojne si gjithmone...

bame ty me verte mund te te duken amerikonet e shnoshte

do te thush qe futesh te amerikonet? thuje, por pa deliru mbi cka mun te menoje bama per ke...

Bame do te fus nji koment per Edin andej nga Champions Liga se kane fillu neshjet edhe spo bohesh i gjalle.

smiley jam myt e pune mer... ketu te tema Edit per ca kujto ti se vi une... smiley 

Malala Yousafzai , vajza afgane qe u qellua nga talibanet, dhe Edward Snowden, jane kandidatet kryesor per te marre çmimin Sakharov, çmim qe jepet nga Parlamenti Europian. 

Bomba e madhe plasi! 

Keta duan ta bejne Ameriken bolshevizem. Po Amerika nuk eshte Rusi apo Spanje.

 

Shoku Kavo, cillet jane "keta" qe llafos mo?

Degjova se do te jeni pjese e delegacionit zv.ministror qe do dergoje Rama ne mbeshtetje te specialisteve amerikane mbi kete ceshtje... nese do te keni ndopak kohe te lire mes trajnimeve, na njoftoni...

Duhet t'i jepni doren qeverise amerikane qe te rilindi edhe ajo Kavir! Jemi ne hall te madh.

@1 "Ata" i di Partia me kohe...

@2 Mos u merr me thashetheme shoku Shegush se do ta pesosh.

@3 Lirika, ne i lame njehere me te mire qe ta kuptonin vete keta republikanet, po ata s'deshten. U thame me te mire, ata prape s'deshten. Edhe ne tani...qefesht.

...Malala Yousafzai , vajza afgane qe u qellua nga talibanet, dhe Edward Snowden, jane kandidatet kryesor per te marre çmimin Sakharov, çmim qe jepet nga Parlamenti Europian...

Dmth nje vajze qe hengri plumbin ne koke per tu shkolluar,konkuron me nje spiun qe pasi i nxori sekretet e vendit te tij,tani shetit i qete ne bulevardet dhe tavernat e Moskes,duke u paguar nga KGB-ja.

Nese vertet keta jane konkurentet,Malala ben mire te dale nga gara pasi nje krahasim i saj me Snowden eshte ofendim.

ACDC1, duke qene se shkruan nga USA e kuptoj pozicionin tuaj te indoktrinuar. Nuk do me habiste as edhe nje koreanoverior qe do te quante tradhtar nje koreanoverior tjeter qe kritikon qeverine. 

Ke te drejte Pjer.

Borowitz Report i pergjigjet edhe pyetjes "Mund te shkohet ne Kanada?"

—Millions of Tea Party loyalists fled the United States in the early morning hours today, seeking what one of them called “the American dream of liberty from health care.”

Harland Dorrinson, 47, a tire salesman from Lexington, Kentucky, packed up his family and whatever belongings he could fit into his Chevy Suburban just hours before the health-insurance exchanges opened, joining the Tea Party’s Freedom Caravan with one goal in mind: escape from Obamacare.

“My father didn’t have health care and neither did my father’s father before him,” he said. “I’ll be damned if I’m going to let my children have it.”

But after driving over ten hours to the Canadian border, Mr. Dorrinson was dismayed to learn that America’s northern neighbor had been in the iron grip of health care for decades.

“The border guard was so calm when he told me, as if it was the most normal thing in the world,” he said. “It’s like he was brainwashed by health care.”

Turning away from Canada, Mr. Dorrinson joined a procession of Tea Party cars heading south to Mexico, noting, “They may have drug cartels and narcoterrorism down there, but at least they’ve kept health care out.”

Mr. Dorrinson was halfway to the southern border before he heard through the Tea Party grapevine that Mexico, too, has public health care, as do Great Britain, Japan, Turkey, Spain, Belgium, New Zealand, Slovenia, and dozens of other countries to which he had considered fleeing.

Undaunted, Mr. Dorrinson said he had begun looking into additional countries, like Chad and North Korea, but he expressed astonishment at a world seemingly overrun by health care.

“It turns out that the United States is one of the last countries on earth to get it,” he said. “It makes me proud to be an American.”

jo shume lol worthy tbh

Per "lol" solla Jon Stewart (warning: contains NY Giants spoilers).  

Qo, satire e vobekte po thu?  E pranueshme. 

Ore filloj nga puna govermenti ketu ne USA apo jo, se s'po marrim vesh, me shume jam ne djeni per govermentin e Albanies.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).