Më shumë se gjysma e të diplomuarve europianë janë të shqetësuar për karrierën e tyre, një shifër që shkon në më shumë se 80% në Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë, sipas sondazhit më të madh të Europës të të diplomuarve.

Sondazhi, i udhëhequr nga instituti i trendeve në Berlin, sjell panoramën e një rinie të arsimuar që bën aplikime që humbasin në hiç, që pret muaj të tërë punën e parë dhe gjithmonë e më shumë e përgatitur për të kryer praktika të papaguara sa për të futur këmbën në botën e punës, të tjerët emigrojnë.

Nuk vjen si surprizë fakti që në Greqi, ku shifra e papunësisë ka arritur 62.5%, më shumë se 90% e të diplomuarve në Biznes janë të shqetësuar për karrierën e tyre. Perspektiva e punësimit duket kaq e zymtë sa pothuaj gjysma e grekëve dhe spanjollëve thonë që janë gati të emigrojnë për të gjetur punë.

Numri i aplikimeve që studentët pritet të çojnë para se të fillojnë punën e parë është rritur gjithashtu– nga 28.5 aplikime në 2012-ën, në 38 për të diplomuarit e shkollave të biznesit. Shifrat janë përsëri të larta në Greqi dhe Spanjë, ku të diplomuarit mund të presin të dërgojnë më shumë sesa 60 aplikime para se të fitojnë punën e parë.

Mesatarisht, të diplomuarit në Europë pritet të harxhojnë 5.5 muaj duke kërkuar për një punë. Megjithatë, disa nga të dhënat janë ndryshe nga ç’mund të merreshin me mend. Britania e Madhe është ende shteti më popullor, ku studentët emigrojnë në kërkim të pozicionit të parë profesional. Gjermania, e cila ka një nga ekonomitë më të qëndrueshme në Evropë dhe vetëm papunësinë e të rinjve vetëm 7.5%, vjen menjëherë pas saj.

Sondazhi i pothuaj 320 000 njerëzve gjithashtu nxori disa preferenca për kompanitë e punësimit. Google ngelet numri një, por kompanitë gjermane shfaqen gjithashtu shumë mirë me “Volkswagen Group”, “Siemens” dhe “Bosch”, që kanë fituar të gjitha popullaritet në sondazhin e këtij viti. Porsche është ngjitur në preferencat e të diplomuarve të inxhinierisë dhe IT, ndërsa popullariteti i BMW-së, mes studentëve të biznesit.

Rezultatet gjithashtu tregojnë një zhvendosje drejt sektorit publik mes të diplomuarve të biznesit të etur për një punë të sigurt. Komisioni Europian, OKB dhe deri Banka Qendrore e Europës kuotohen lart, ndërsa asnjë bankë tregtare nuk shfaqet në top 20-ën e kompanive ku do dëshironin të punonin të diplomuarit në Biznes.

Në të gjithë Evropën, sondazhi ka gjetur një trend të studentëve që kanë gjithmonë e më pak iluzione me ditët e gjata të punës dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë. Një rrogë e lartë, statusi dhe përgjegjshmëria sociale e korporatës u renditën njëlloj të parëndësishme kur zgjidhej punëdhënësi.

Paga e lartë, megjithë klimën e ashpër ekonomike, ka humbur rëndësinë kur zgjidhet punëdhënësi dhe puna e sigurt ka marrë përparësinë ndaj rrogës së lartë. Ecuria e mirë në karrierë dhe zhvillimi personal konsiderohen si faktorët më të rëndësishëm nga studentët e biznesit, që sugjeron një lëvizje drejt roleve sfiduese në krahasim me pozicionet e paguara mirë.

Më shumë se gjysma e të diplomuarve belgë dhe spanjollë pranuan që ata të punonin falas për të pasur një praktikë të mirë pune. Përqindja e studentëve që janë dakord me këtë në Belgjikë, Irlandë, Itali, Holandë, Rumani dhe Poloni, është gjithashtu më e lartë nga mesatarja europiane.

3 Komente

Se mos shkojne ne Albanie se do t'a marre lumi ate vend pastaj.

Shume lajm i merzitshem. Ka stjudime qe thone qe ne rast se nje person nuk gjene nje pune te mire brenda 20-ave, eshte shume e veshtire te futet ne rrugen e puneve te mira me vone. Duket tamam si nje brez i humbur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).