Për herë të parë që prej gati dy dekadash në Shtetet e Bashkuara është e paralizuar një pjesë e jetës publike. Ndërsa punonjësit vrasin mendjen, kur do të marrin rrogën, vendi kërcënohet nga një tjetër shutdown.

Shumëkush nuk e kishte marrë me mend atë, që ndodhi në sekondat e fundit para mesnatës të së martës (01.10.2013). Edhe Presidenti Obama kishte shpresuar deri në fund, se para skadimit të afatit do të arrihej një marrëveshje me Kongresin, për ta shmangur shutdown-in, por më kot.
Në ditët normale në Washington DC të gjithë nxitojnë. Më shumë se 700.000 punonjës publikë kanë vendet e tyre të punës në qytet dhe milionë turistë vizitojnë çdo vit simbolin politik të SHBA. Qeveria është punëdhënësi më i madh në vend, më shumë se dy milionë njerëz punojnë për shtetin. 800.000 prej tyre duhet të marrin tani pushim të detyruar pa pagesë. Vetëm vendet absolutisht të rëndësishme mbeten të zëna me punonjës, me qëllim që vendi të funksionojë.

Të ndërpriten pagat për deputetët

Shumë punonjës, të cilët shkuan për të punuar në Uashington të martën në mëngjes, u desh të ktheheshin përsëri. "Kur erdha këtu, mora vesh se punëdhënësi im është pezullluar për momentin", thotë një punonjës. "Tani po pres që të nisen përsëri trenat dhe të shkoj në shtëpi." Të tjerë nuk shprehën me kaq qetësi. "Edhe atyre ajte lart duhet t'ua presin rrogat. Në qoftë se ne nuk paguhemi, nuk duhet të paguhen as ato."
Vendet kyçe të shërbimeve publike, si shkollat​​, transporti publik, si dhe policia dhe agjencitë e sigurisë nuk janë të prekura nga mbyllja. Ndërsa dhjetëra muze, memorialë dhe madje edhe kopshti zoologjik kombëtar mbeten të mbyllura. Ekonomistët paralajmërojnë se shutdown mund t'i kushtojë vetëm rajonit të Uashingtonit deri në 200 milionë dollarë amerikanë (148 milion euro) në ditë.

Pak mbështetës

Ka arritur një eskalim i ri në luftën për pushtet në Kongresin amerikan gjithsesi të padëshiruar ndërkohë. Anembanë vendit nuk mund ta kuptojnë, se si përfaqësuesit e zgjedhur të popullit nuk mund të ulen së bashku dhe të arrijnë një marrëveshje.

Sipas një sondazhi të stacionit televiziv CNN, 70 për qind e amerikanëve mendojnë se nuk është mirë, në qoftë se pjesë të tëra të shërbimit publik mbeten të paralizuara qoftë edhe për disa ditë. Vëzhgues të jetës politike në Uashington druhen se klima politike është ndërkohë aq e helmuar, saqë edhe propozimet e thjeshta legjislative instrumentalizohen, për të dëmtuar kundërshtarët politikë.

Për Travis Culliton, një drejtues sektori në Forcën Ajrore të SHBA, shutdown është një tjetër shenjë se deputetët kanë pushuar që ta kenë mendjen tek njerëzit, të cilët i kanë zgjedhur. "Unë mendoj se vetëm shumë pak prej deputetëve tanë dëgjojnë se çfarë ka për të thënë popullata", thotë 41-vjeçar.

Si i vetmi pjesëtar i familjes në marrëdhënie pune, Culliton thotë se ashtu si dhe si shumë të tjerë, ai ka probleme për të përballuar shkurtimet e mëdha të buxhetit, të cilat kanë prekur prej muajsh institucionet federale. Ai thotë se shutdown është si një shqelm kundër dikujt, që ndodhet i shtrirë në tokë. "Familja ime jeton nga paga e një dite në tjetrën dhe ne duhet të llogarisim me shumë ekonomi. Shkurtimet e detyruara na kanë shkatërruar. Unë sapo kam filluar të paguaj faturat e prapambetura. Shtëpia jonë është e rrezikuar të nxirret në ankand, nëse unë këtë vit nuk paguhem me pagën time të plotë."

Pa perspektivë për përmirësime

Culliton bën përgjegjës republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata i mbajnë peng familjet e shtresës së mesme për të ndaluar reformën shëndetësore të Obamës. Sondazhet tregojnë se gati 70 për qind e amerikanëve kanë këtë mendim. "Republikanët janë përpjekur t'i bëjnë shantazh Kongresit dhe Shteteve të Bashkuara për të tërhequr një ligj, të cilin ata nuk mund ta ndalojnë në mënyrë të rregullt”, thotë një avokat, i cili ndodhet rrugës duke shkuar në punë në Uashington

Sipas Jacob Kierkegaard, një nga studjuesit kryesorë të Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, situata do të përkeqësohet, para se të marrë një kthesë pozitive. Ai konstaton se krahu republikan i drejtuar nga senatori nga Teksasi, Ted Cruz, i ashtuquajtur Tea Party e ka vënë pothuajse nën kontroll partinë republikane. Anëtarët e Tea Party, thotë ai, nuk do të bien në qetësi, para se "Obamacare", e ashtuquajtura reformë e shëndetësisë, të tërhiqet.

Debati vendimtar për kufirin e borxhit

Analistët e drejtojnë vëmendjen në matjen e ardhshme të forcave në Uashington, debatin mbi tavanin e borxhit, që rrezikon të ketë pasoja të mëtejshme. Meqë demokratët dhe republikanët bien me shpejtësi nga një krizë në tjetrën, amerikanët ndoshta duhet të mësohen me beteja të tjera mes kampeve politike.
Por pasojat, që kërcënojnë, në qoftë se nuk arrihet marrëveshja për të rritur kufirin e borxhit, janë aq serioze, saqë të dyja palët ndoshta do të kthehen në tryezën e bisedimeve. Kufiri i deritanishëm i borxhit do të arrihet me 17 tetor. Që atëherë e tutje SHBA-të do të jenë të paafta të paguajnë. Prandaj presioni mbi politikanët rritet nga dita në ditë. "Ky është me të vërtetë faktori kyç këtu", thotë Kirkegaard. "Në fund të fundit ky do të jetë shkaku, që të kërkohet zgjidhja me bisedime.”

 

33 Komente

Ku ka vajtur puna, sot Kierkegaardët merren me TedCruzët. Sidoqoftë them se lajmi kryesor amerikan është ky dhe çudi që nuk ka depërtuar në peshk: http://www.bbc.co.uk/news/technology-243... (as për dozën nuk bëhen kail njerëzit të shqiten nga kompjuteri).

Ne fakt tani eshte momenti i duhur per te blere Bitcoins pasi sasia e konfiskuar nga Feds nuk ka per ta pare ndonjehere tregun e lire. Si rrjedhoje vlera e Bitcoins ne qarkullim teorikisht duhet te jete me e larte. Ndoshta mbyllja e Silk Road, e cila po merr dimensione qesharake a thua se u mbyll i tere DeepWeb, ka shtyre shume individe te shesin Bitcoins ne menyre premature. 

Mos u nxito Deion te blesh Bitcoins, se per momentin nuk i dihet se çdo bejne ata te FBI me Ross Ulbricht (numri 1 ne USA) qe e arrestuan me akuzen se ne sitin e tyre tregtohej (shit-blehej) droga te ndryshme. Eshte pak e koklavitur puna. Aksionet e tyre vertet rane por nuk i dihet si do vete me tej puna. Se u rendon edhe nje akuze qe sikur pastronin parate e droges. Prit dhe pak. 

Ose mund te kete efektin e kundert. Vlera e tyre te rritet akoma me shume... Nderkohe qe me pare nje pjese e vogel ishte ne dijeni te "bitcoin" tashme po mbulohet gjere e gjate ne media te medha.

pse pikerisht tani qe bitcoin atm machines do u vejshin ne kanada smiley
Ka me shume informacion per kte gje, Pjer?

flm!

Bredharak, kur kuadrohesh nga FBI, do te thote qe je ne konkurrenc te hapur me bankat kryesore aty apo me sakte u ke hyre ne pjese, tregun e tyre, keshtu qe duhet te presesh se si do shkoje kjo "lufte" . 

Pjero, qofsha gabim, por me duket se ti je ai qe po nxitohesh pak. FBI-ja ka konfiskuar vetem nje uebsajt qe perdorte Bitcoins si dhe nje shume te konsiderueshme te ksaj monedhe qe ky uebsajt kishte ne llogari. Nuk eshte konfiskuar banka qendrore e bitcoins sepse dicka e tille nuk egziston. Pra bitcoins do vazhdojne te qarkullojne ne internet pasi ka miliona uebsajte te tjere qe i perdorin. Eshte njesoj si te konfiskohet EBay dhe te thuash mos bli dollare. 

Flm per vemendjen!

Nuk e ke lexuar mire Librin e Shenjte.

Ka gallate me llogarine e sekuestruar ne fjale. Pasi u zbulua dje kane filluar njerezit te bejne transaksione me te duke lene komente... smiley

Transaksioni i pare ishte ne sasine e 0.1337 BTC smiley

Ndersa komente te tjera:

This is a donation for the US government which is in desperate need for money these days. Consider this a small contribution to get around the fiscal cliff.

I hope this little effort will help you to catch these criminals http://www.bbc.co.uk/news/business-18944097

 

para 1 viti u shiste per $10, sot e ke $140...

Lere o Bredh se kom humb i qerre me leke tu nigju Pjerin. Ti kisha ble dje me $125 copa i kisha shit sot me $140. Pjero me ke borxh 3000 dollare.

Deion, po pra kete thashe qe FBI ka pezulluar/konfiskuar uebsajtin ku nepermjet Bitcoins-it shit-blehej (tregtohej) droge, biles ke dhe emrin e krijuesit/pronarit te ketij websajti. Kjo tregti (droge) ishte koncentruar dhe llogaritjet e saja behen nga disa banka, te cilat pane se po decentralizohej kjo tregti, pra po kalohej ne llogaritjet/regjistrimet e te tjerve qe nuk kishin te benin me monedhat qe qarkullojne bankat.  

peshqit shqipt. te US jane te gjithe paypallsa, prandaj u ka shkare ky lajm pa buje...po ik e kujtoju leket e firmave e do shofesh si do ta hedhin vallen ( brenda peshkut, se jashte s'kishin bithe)

plasi pucka ne vashington di si more...who's your daddy!!

uee...e vrate gruan e shkrete.

Me verte , smthg is going on! Si e vrane Ashtu??! Ca deshen me mbulu ?!  Me femi brenda. 

He shpik ndonje histori konspiracioni meqe je e je.

C'do ti qe te beje me ajo idjotja? Ja hipi me makine 2 policave, dhe si fillim s'e qelloi njeri, kur mori arratine e desh mori para dhe ca te tjere atehere ja hoqen vizen.

Me femi brenda thote? Po mire mi Llastice, nuk e ti ajo qe e ka femijen brenda? Apo djep mbi barrikade, vendos kalamanin para te shpetosh koken? Ku e ke pergjegjesine e mamase? S'eshte detyra e policise te kujdeset per marrezite e botes.

Jo mo ca konspiracie. Ate po thosha dhe une eshte test. Po ta kishin plagos pak Jo vrare komplet.Obama m'kujton Salen. Koken- naaaa, mushke. Nuk do me negotiate hic. Do me nxjerr republikanet se sben - keq. 

Ehh m'varet nga ç'kendveshtrim e sheh Mimoza smiley se mund te jene republikanet mushke, qe me siguri duan te mbrojne ca interesa te tjera. S'ke ndigjuar gje ti per asetet e ca sigurimeve shendetesore qe kane investuar ne industrine e armatimit qe kontrrollohen nga republikanet. A te keqen, mos u nxito ne gjykim, se te dua te shendosh nga mendja. 

se te dua te shendosh nga mendja.

 

Pjer, gjembi do te dije se deri ku kane shku marrdheniet e tua me M-Ll

Pjero besoj se ke dash me thene:

se te dua te shendosh nga.... "mendja"

Nuk do me negotiate hic. Do me nxjerr republikanet se sben - keq.

Nese nuk gaboj ACA (Obamacare) i tanishem nuk eshte ne formen e saj origjinale apo jo? Eshte pikerisht ajo "e negociuara" me Republikanet...

thuhet qe brenda p.r. ka kontradita te medha dhe nje pjese e tyre vete jane te interesuar qe ta denigroje kete pjese republikanesh qe jane kaq konservatore. ata duan nje here e pergjithmone t'i paksojne fuqine kesaj te ashtuquajture super-konservatore republikane.

Deputeteve nuk u pritet dot rroga sepse eshte kunder kushtetutes (Amendment 27 a 28). Ketyre qe u eshte prere puna jane puntore jo-urgjente me pune qe nuk ndikojne ne mbarevajtjen e shtetit. Eshte thjeshte test per te pare sa shume mund ti shtyjne kufite qe ta dine te dyja palet si te veprojne kur te vije testi i vertete: Kufiri i Borxhit.

Amerika esh si shpirt.

Po nejti Edi dhjet dite ketu dhe e boni lomsh smiley

smiley
 

apo udhëzimet e baftjarit ?

E kujt po i rruhet per Ameriken ??

Ec mer veni  ndonje teme ne balle me sha Ramen , drejtoreshat e drejtoret e vene ,  punet qe po ecin olio olio etj etj etj apo keteja ka direktiva tjera ?? smiley

 

Te poshter, kriminele smiley Vritet tjetri kshu, vetem se ju afrua me makine 300 meter pak rrezikshem Shtepise se Bardhe. Po he se pas dy vitesh, do t'ju shkrijne Garden.

+1

si tha ai ke John Adams - "God save our American States" 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).