Strehimi i romëve në Shishtufinë, ka sjellë tension mes familjeve që pretendojnë se janë pronarë të ish-repartit dhe firmës së kontraktuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale, për të rregulluar ambientin ku do të streohen 37 familjet rome. Që në orët e para të mëngjesit, familjet nuk kanë lejuar punëtorët të fillojnë punën, në këto kushte firma ka lajmëruar policinë. Blutë e kryeqytetit pas negociatave me banorët, arritën një marrëveshje që, familjet të takohen me Ministrin e Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj. 

Pas kësaj marrëveshjeje policia ka marrë masat që punëtorët të vijojnë punimet. Por banorët janë irrituar sërish, duke pretenduar se policia i “preu” në besë, sepse u kishte dhënë fjalën që punimet do pezulloheshin. Dy të rinj të fisit Stishi, kanë zënë portën kryesore të ish-repartit duke mos lejuar punëtorët të vazhdojnë punën. Për këtë incident blutë e kryeqytetit shoqëruan për në komisariat dy të rinjtë. Babai i njërit prej tyre, Safet Stishi u shpreh për mikrofonin e News 24: “Në kërkojmë pronën, po kërkojmë të drejtën tonë , do vdesim përpara portës, sepse prona është e jona, kemi 3 vjet që kemi marrë certifikatën e pronësëisë”. 

Në lidhje me situatën e krijuar, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj. 

Ministri Veliaj, është shprehur se: “Reparti ku do streohen romët nuk ka mbirë vetvetiu, dimë që kemi marrë një pronë shtetërore, megjithëse kjo ministri nuk merret me shpronësimin e pronarëve, ftoj ata që pretendojnë se janë pronarët, të ulemi e të negociojmë, ndoshta duke i’u paguar qeranë, këto familje po e kalojnë jetën në shi, duhet të jemi më pak histerik si shoqëri”. 

10 Komente

Po pse nuk i strehon ne apartamentet e reja, qe jane me qindra bosh dhe t'u japi pronarve/ndertuesve te tyre, qirane. 

One man show  vazhdon.  Ministri patetik i Ceshtjeve  te  Imazhit  dhe Romeve, Veliaj, u thote pronareve  te  tokes: "këto familje po e kalojnë jetën në shi, duhet të jemi më pak histerik si shoqëri".  Dhe pronaret  te prekur nga  ndjeshmeria  e  patetikut  vendosen te  grisin tapite  dhe te mirepresin ne pronat  e  tyre vellezerit e nje uji.

 

Velo partizani mos vidh pronen e popullit repartin e privatizojne pronaret e tokes.jepu romeve nga nje hyrje tek pallatet e Kocos me kompani....

Jo more po ata qe kan zaptuar tokat perreth Tiranes mir kan bere?

Zaptim jane te dyja ora. Zaptues. Por cilesia e zaptimit eshte e ndryshme. Maloket e '45 pas luftes zbriten ne Tirane si ne qytete tjere, nxoren me dhune pronaret, disa i vrane, disa i internuan dhe shtepine e zaptuan. Ndersa maloket e '90 zbriten dhe zaptuan toka te kooperatives, pa vrare apo internuar njeri, dhe ndertuan shtepine, dyqanin etj etj. Per ti rene shkurt mnjfjale.

Keto qe thua ti jan pjese e injorances, barbarizmit dhe antishqiptarizmit te ardhur nepermjet Berishovicit nga Beogradi dhe mua nuk me impresionojne, vetem te japin ty fizionomine tende nqs kjo eshte ajo qe ti do te paraqesesh si imazhin tend. 

Per mua ne 45 ne Tirane erdhi ajka e inteligjences shqiptare (patjeter edhe ata qe bene luften) pa zaptuar por duke ndertuar. Ne 1990-n erdhen pjesa me e prapambetur e shqiptareve per nje jete me te mire, dhe mire bene, ne Shqiperine e tyre erdhen me te drejten e tyre kombetare dhe historike, se kishin punuar per Shqiperine poaq sa te tjeret dhe mbas renies te sistemit ndodheshin ne pozita me te veshtira. Patjeter te zbrisnin dhe patjeter qe Shqiperia i takon shqiptareve dhe jo disa dallkaukeve qe mund tu kete dhene nje tapi Osmallia... (ketu pastaj del ne pah edhe injoranca dhe barbarizmi i berishoviceve, qe te vetmen idologji kan yshtjen e beogradit kunder Shqiperise). Edhe Romet patjeter te strehoen. Ne mos aty diku do strehoen ata apo jo? Ja aty u ra lapsi si t'ja bejme tani? Me pronaret e tokave le te merret shteti dhe ta zgjidh si te doje ate pune, se per ate pune ka shtet, pot te mos kishte shtet do ngrinim armet dhe oburra kush te jete me i forti.

Nejse me ate qe the me siper qe s'kish fare lidhje me ceshtjen e romeve apo te drejten e zabtuesve te mbas 90-s tregove edhe njehere qe je njeri i lig dhe pjese e shpurres barbare. Dialogu me ju ka mbaruar dhe shume shpejt shume shume shpejt ne vitet ne vazhdim keni per ta kuptuar dhe ju vete qe kjo s'ka qene vec nje ender e keqe per Shqiperine. Kaq bashke.

djale me mend Veliaj. Po duhet ti coje tek SHQUP - nxirr perjashta ata qe kane zaptuar pronen private.

Pse nuk i strehon te vila e tij qe ka blere me te dashuren? Apo te vila e big boss, shkelqesia e tij kryeminister, qe po e nderton ne Dajt? 

jane apo sjane pronaret ato? o shoku minister, po si mund te negociosh me njerez qe pretendojne te jene pronaret?

E pastaj ankohen qe robt therrasin (paguajne) tropojanet per ti rrahur e nxjerre me dhune nga prona e tyre, romet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).