Ç’na doli nga zemrat
u vu mbi banakë,
lirë,
fëminia ime prodhohet në Azi.

Ma kanë blerë rrugicën e zemrës,
truall
kullote në tru.

Me tank shungulloj avllive,
t’i rrafshoj dhomat shtesë të jevgut
që rrugicën ku u ngjiza ma hëngrën,
Në zinxhirët e ëndrrës
pelte jevgjitësh,

Shija e fitores trahana me tym
karthijash të njoma
strukur nën pirosti,
Pështymë kapilarësh u zjen,
shkumë e nxehtë tërbimi
lëngu i asaj toke,
ujë shkarpash zjarri të njomë.

Kanë buitur pemë të reja kudo,
bashkë me të ardhurit,
që s’më njohin e s’i njoh,
Degët fjalën e mirë s’ta thonë,
Shahin,
o Shahin,
s’më njohin kumbullat,
nuk përkas.

Nuset e reja pragjeve druaj i fyej me prani,
nuk dua, por prapë i fyej,
ato nuse provincash dhe burrash sherri me llak të gërvishtur
e një nder për të vënë në vend,

Pezmin e tyre mbi supe
e kam si një gub spiuni,
të ngrohtë, të rëndë nga shiu i përgjimit,
pallto me sy,
Nën astar një paqetë e vjetër
vesi,
i tjetrit.

 

***

Ndihem mirë nën lëkurë, por nën kafkë jo,

Patate duhen qëruar
dhe flakur gjysma,
Zhardhokë me kapele të hidhti jeshil,
rendiment,
kuintal në hektarë Pahomi,

Një e dashur don të flasë në mallisht,
por kemi harruar,
shiko, sepse, në fakt, prandaj
nuk lidhin dot gjësendi,

Zbërthyer ajo u flet fëmijëve të saj
me mungesën time,

Mungesa ime
qen besnik që ruan një vilë të huaj
me portë të madhe blinduar
të një milioneri të vrarë,
Fëmija e mungesës sime qenkësh vërtet jetime,
Iki që prapë
atërore të jepet
mungesa ime.

Kazanë ndjekin pas dacër që zhduken
duke ndjekur një qeshje maceje,
Të reja avllitë,
por primitiv epshi i këtushëm,
Ka frikë mos shuhet
dhe dot nuk ndizet më,
ndaj përvëlon dhe në vapë përvëluese.

Histori të vjetra një mulli me dorëz
bluan ngadalë,
se kanë ardhur njerëz,
kam ardhur unë.

I imët sikteri
mbi gjuhë,
Mbi filxhane
sedimente fati.

Ja kështu, ika të gjeja një varr Krishti,
e u ktheva të gjej një varr Krishti,
Trishti hap gropa pa fund
ku shkel
e më ngatërron,
gjithnjë diku gjetkë gërryhet varri që dua.

 

45 Komente

 

 "Ndihem mire nen lekure,por nen kafke jo.."

C'koincidence! edhe une njesoj ndjehem dhe akoma nuk e kuptoj perse! Ndofta e ka fajin "trahanaja me tym karfijash te njoma" qe hengerm mbeme ne te bujtur.A nuk te thashe  qe te mos e teprojme me "makuterine" tone...heee..zullap! Mos u merzit...mos u nxito dhe sidomos mos harro te me besh ze qe te dalim bashke per ta kerkuar e gjetur ate"varr te virgjer"...

Epersosur!Dua te te pergezoj ! E shijova dhe e perjetova deri ne fund.

Po ku ke humb o derebardhe?! Te falenderoj! 

perfekte! ky grumbull fjalesh duhet me patjeter te qendrojne ne olimpin e poezise dhe autori i saj, "Emigrant", ne olimpin e poeteve.

askush nuk do dinte te bente me mire.

pergezimet e mia...

smiley

 

do te veçoja kte:

 

Ka frikë mos shuhet
dhe dot nuk ndizet më,
ndaj përvëlon dhe në vapë përvëluese.

 

smiley

Forma e mendimit, e konceptimit, ter struktura e saj, menyra e shprehjes, ishin ne ate forme sa veshtire te perkthehen ne gjuhet anglisht, frengjisht, spanjisht, arabisht, gjermanisht, hollandisht, italisht, rusisht, etj. Ate lloj konceptimi, gjuhet e tjera nuk e permbajne. 

Me pelqeu ...e ke krasite nga dendesia e figurave ,eshte kenaqesi te lexohet ,me lehte e arrin me kollaj.....e kam si nje gub spiuni...gub ishte e famshmja kapote e sigurimsve???

fiks smiley

smiley

stof i mire, rronte i kapote 30 vjet... aq sa ishte sherbimi.

pse spiunat mbanin  pallto gub?smiley    mesa mbaj mend une  stofi gub  nuk gjendej  kollaj..  nuk ishin shume ata qe  kishin nje pallto gub.    a po,  kush kishte pallto gub,  zakonisht kishte edhe ore dore  ''atlantic''..smiley

E drejte, Belul. Nuk ishte batanija e kapotave ushtarake. Palltot "gub" ishin cope shume e trashe dhe e mire e rronte shume vjet - sigurisht edhe sepse palltot e tilla nuk visheshin perdite. Plus qe burrat i conin pastaj edhe neper rrobaqepesi e i "kthenin" stofin nga ana tjeter (qe ka qene brenda astarit) dhe dukeshin si te reja.

Atlantic ne Shqiperi ka qene si Rolex ketej.

Gub ishte cope Angleze . Ua kishin zene Gjermaneve ne Magzina Si duket Anglezet qekan te gjithe Spiune po ua shiten ketyre taneve per ti ngaterruar me vonesmiley kur erdhi qeveria Demokratike 

Nën astar një paqetë e vjetër
vesi,
i tjetrit.

...keshtu thote dhe vjersha . Dhe kamuflohej me shprehjen

"Keni cigare"...parrulla

" Cigaren e huj nuk e pi " kunderparrulla

Ziko, je i madh! seriozisht. ke info te pazevendesueshme. psh un edhe kete nuk e dija.

kaq.

idrizi i ka nga te vetat keto...e imagjinoj me nje kapote gub ,ngjyre blu notte...e ka veshur edhe si krushk shpesh...e shoqja ia jepte me vete rrezik edhe ne korrik...vishe Ziko se te jep prezence...e ka ne dollap edhe ne Bronxsmiley

te kishin qen komunistat tane si idrisi... nuk po them qe sistemi nuk do deshtonte, e?... po do kish qene 100 here me i bute dhe liberal. kjo eshte bindja ime.

palltoja gub ishte pallto qe burrat e blinin apo qepnin aty nga mosha 40 vjecare si simbol statusi e pjekurie.Nje pallto e madhe ne varesi te perdorimit e mirembajtjes zgjaste 10-15 vjet.mbaj mend nje i aferm dikur tha :c'qenka jeta , sa tre pallto te medhajasmiley

nuk kishte si ai stof ne shitje...keto pallto i jepte "shteti"

Kishte ne shitje po si cdo gje tjeter duhej ti gjeje anen me miksmiley

ndoshta ,smiley po di qe gub i vertete ishte stof anglez

Ishte cope e bukur .burrat ne moshe i bente te dukeshin presentable.megjithese ishte bela aty nga 91 po te shikonin me pallto gub e kapele republike kujtonin se ishe me partine e punes smiley

Alba2265, ku di gje ajo se ca shitej ke "Valuta" , ke "Pazari i Ri" Sakte ai stof ishte anglez sikurse thote xakja dhe u jepej jo radhikojve perfshire dhe sigurimsat, por sikurse thote Gjembi.Mbahej per seriozitetin qe paraqeste dhe jetgjatesine.Mall shume i forte, sic dine te bejne vetem .... " anglosaksonet" sic do te thoshte Av.Ngjela
Pra sa ka shkruar emo, eshte ..." prodhim anglosakson"

Si simbol stausi jo po si statuja smiley ...Lere me zamete lere se i ke vene pik mbi Ismiley

Nuk fusnin Uje kur binteshi dhe Nuk mernin rrudha .

Nashti edhe duhet me u skjaru he tye " se nuk e doni fshatin Jue .Jo Jo .ja u them une zotrie , nuk e njihni fshatarin . Po po do vi dhe aty une "

Em,ka pas shume neper autobusa nga keta me pallto gub smiley

shpesh iu kthehesh cigareve Em,me le te kuptoj una grande storia d'amore me to...

futet pa frike te pese kenaqsite me te medha - flas per vete.

me duket vetja si dezertor qe e kam lene.

ps. me pelqeu ky detaj artistik: e shoqja ia jepte me vete rrezik edhe ne korrik

"i shoqi" me siguri ka qesh fort kur e ka pa. smiley

 

Me gusto!

Vecse nje gje me duket interesante, se si shumica e temave perfundojne ne komente per sigurimsat dhe kriminelet e kuq. Interesant. Kadareja e ka at vargun qe thote si gozhde e ndryshkur e ngulur ne tru, a dicka e tille?

Epo kto jane muhabetet, nuku ka tjeter veçse antikomuniste-antifashiste, "kjo eshte dialektike".

Emigrant..Une kam qene i Modh mer Jahu , po vetem Zana ma ka dijte smiley Ka dijte dhe venin e Gubit njajo  vecse ngattro ngjyrat kur i lym ne magaze per me ja fale Kuadrove te reja fringot , QI po u dukshin ne horizont . Masnejna  na Urdhnoi Ramizi ( rp ) "shiti Zane " ( mu s'me afronte shume se ate  e kishte patriote .Shitni Zane dhe bleni Pardesyhi " Njashtu bame ,  po nuk i tregojme te tana !

Njaj Salia i pat thane sh Ramiz me i justifiku se po "i nieh armiki " , i kena Hjedh gunat e dhirta smiley e per me i ndrru me pardesyhi . Se mos i dish nrysh Emigrant .Vecse i patem rrah e ngjesh mire Leshin . Ju i thoni Llabane a si smiley

Po ato tre rreshtat Flori..sikur i kam parasyve nga xhepi brendshem ku mbajne paqetat 

Nuk e kuptoj kete manine e disave per ti hudh pak mish dhije muhabetit.... dhe ku pa edhe ne nje teme te tille qe ne vend te diskutohet mbi artin, na ka met ora tek sigurimsat e komunisto-antikomuniste.... po kaq te indoktrinum paskeni mbet o te emigruariit tane...??? Ne ketej mrena nuk e kena hiç problem.... Siç duket ju e paskeni mor me vete amanetin per ta vazhdu dhe thellu luften e klasave..... pffff Ju rrnofte oksidenti shume prej jush....me shume ju ka pa se e keni pa....

Po dihet ajo pune qe ne emigrantet jemi reaksionare konservatore, kurse vendasit jane moderne, te kish qene per ju edhe Skenderbeun e kishit harruar. Ishim ne te ikurit ne Kalabri, Arbereshet, qe e kujtuam edhe per ju. 

Alidems, ka te drejte ne kete rast, andej nisen "guret e Rilindjes tone"

 Nuk ka te beje me luften e klasave.problemi eshte i rendit psikologjik.Nje djalosh i sigurimit asokohe, sidomos ne province, me pallton gup, ishte Xhejms Din, misterioz, i frikshem dhe pikerisht per keto arsye , edhe joshes. 

edhe joshes.

pra ti po thua qe...

...spiritus ka bere kerdine

vetem ti shpetove.

Me sa mbaj mend une sigurimsat vishnin kostume territali apo doku .

spiritus,aman te lutem,mos na e zbukuro aq shume figuren e sigurimsit,dmth mos e perziej me erotizminsmiley

erosi me thanatosin jane te perzjera vetiu, xhen.ja pyet heretikun si specialist i kesaj dikotomie dialektike smiley.Kadareja ka kerryer nje liber te mire per raportin eros/sigurim.Ose Hollivudi per te cilin flet dr. Stalkeri smiley

ne nga Marsi e mendojme ndryshesmiley

Ju jeni te Aferdites, kur paskeni ndryshuar adrese? smiley

tashti do ta nderroj prap,nga skrapari do benem,o hiç fare smiley

po noramal,  skarapari eshte bere si Beverly Hills smiley

Spiritus, specialiste jeni ju (dhe ti ne veçanti si frojdist zhizhekian fukojan), une jam konstatues, dhe komentues per me larg, ose per me lart.

Sapo do fikja kompjutrin djema, kur shoh gjith keto komente me xhupa e veshje sigurimsash. Ne fakt une kisha idene se sigurimsat visheshin me kostum, kur ketu na dilkan veshje te tjera. Eh, po nuk thone kot, sa do rrojme aq do mesojme smiley Naten. 

Mos ua prish nderhymjet  Decizive smiley Ka te tjere qe japin  orientime se si duhet me e shndrru nji teme.  . Rendesi ka te dallosh kush eshte qe po e mat veten me Hijen e mengjezit ose "i gjithdijshem zotrie edhe per sigurimin" smiley ..dhe per Llabanet ose Gunat e Dhirta , duke ua veshe sigurimsave .

Teknikisht eshte Injoranca me e madhe per me ua veshe njerzve te terenit si sigurimsave ,sepse peshojshin ma shume se ,  po thojna nje Master i LefKOPESE . E te mendosh qe LefKOPEJA l ka mbajte TRE mastera e do debile mbane Dosje smiley .....Zane ta marsha shkafja asht Pesha ?

Me thane te drejten edhe ata qe mburreshin ne Fshat "Erdhi Filani more "

Du me shtu Emo qe e arrite qellimin sepse le Mesazh . Kur te duhet nje reference per GUBIN shume lehte mund te themi "futu ke Vjersha e emit " smiley Nevoje per kritike nuk ke besoj !

 

Jo po thoni pastaj qe nuk kam te drejte kur them vazhdimisht qe problemi politik reduktohet ne problem seksi, problem te futmeje dmth.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).