Regjisori 29-vjeçar, Arbër Jakllari, para pak ditësh u dënua me 3.6 vite burg në Britani. Ai u kap teksa po transportonte kokainë, sepse donte që të realizonte ëndrrën e tij artistike, rikthimin në skenë si regjisor. Këtë e ka pohuar jo vetëm ai, para gjykatësit Gordon Risius, në Gjykatën e Oxford Crown, por dhe aktorët me të cilët ka bashkëpunuar përgjatë gjithë krijimtarisë së tij. E nisi nga hiçi, pa asnjë mbështetje, ashtu sikurse veprojnë studentët që mbarojnë për regjisurë, e brenda pak vjetëve arriti që të realizojë shfaqje në Teatrin Kombëtar, Teatrin e Komedisë, Teatrin e Metropolit, apo dhe në sallën e Universitetit të Arteve. 

Këtë pak kush nga regjisorët e rinj e ka bërë deri më sot. Visjan Ukcenaj është një prej aktorëve, i cili ka bashkëpunuar me të në shfaqjen e fundit, “Historia e Zooparkut”, që u prezantua në TKK. Sipas Visjanit, regjisori, të gjitha shpenzimet e shfaqjes i ka mbuluar vetë pa asnjë mbështetje nga institucionet. Visjani në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon se teatri është ëndrra e tij e madhe, por ai është dhe një njeri shumë familjar, i cili përveçse të ngrihet profesionalisht, është kujdesur dhe për prindërit e motrën. 

Disa nga shfaqjet që ka vënë në skenë Arbër Jakllari si regjisor janë: “Prometeu”, “Hiqe ministrin nga priza” i autorit Eric Idle, “Striptiz” i autorit polak Sllavomir Mrozhek, Historia e Zooparkut” etj. Komedia “Hiqe ministrin nga priza”, e cila është vlerësuar si shfaqja më e mirë e Festivalit të dhjetë të Teatrit Shqiptar në Maqedoni. 

Visjan, si jeni njohur me Arbrin?

Bashkë jemi njohur në universitet. Arbri vazhdonte studimet për regji, e ndërsa unë aktrim në Universitetin e Arteve. Kemi bërë disa bashkëpunime dhe jemi shumë të afërt. 

Çfarë ju kujtohet nga bashkëpunimi juaj te “Historia e Zooparkut”? 

Shfaqja “Historia e Zooparkut” ka qenë puna e fundit që ka bërë Arbri në Shqipëri. Një punë shumë e mirë dhe me kualitet profesional. E bërë e gjitha me shpenzimet e tij, pa asnjë mbështetje të jashtme. 

Ju kujtohet si lindi ky bashkëpunim?

 Arbri është shumë tip i veçantë dhe surprizues, ka qejf të të surprizojë për çdo gjë. Për shfaqjen “Historia e Zooparkut” më mori në telefon dhe më tha: ‘Kam një muhabet’, kështu më intrigoi dhe unë fillova të mendoj se çfarë mund të kishte. ‘Kam menduar të të jap rolin më të bukur që ke bërë deri më tani, rolin që vetëm t’i mund ta bësh”. E kështu pimë një kafe, diskutuam dhe iu futëm punës deri në premierë. 

Çfarë natyre ka Arbri? 

Është parashikues, i pëlqen të surprizojë njerëzit. Lexon dhe është shumë i informuar, gjithmonë është në humor pozitiv. Për shoqërinë bën shumë, aq sa jep çdo gjë për të, është i shkathët edhe merr iniciativa që shumë s’kanë guximin as t’i mendojnë. Merr iniciativa pozitive, që shpeshherë e diferencojnë dhe e veçojnë nga të zakonshmit. Ai është shumë i lidhur me mbesën e tij, vetëm ajo e gëzon në çdo moment, aq sa përherë kur ishte i mërzitur më tregonte fotot e saj… 

Nga bisedat me Arbrin, çfarë e revoltonte? 

Ai është i pakënaqur se, në Teatrin Kombëtar ka njerëz që marrin rrogën kot. Është i pakënaqur që regjisorët e rinj nuk kanë asnjë mbështetje ekonomike për të bërë art. Është i pakënaqur me mediokritetin artistiko-kulturor dhe antivlerat që marrin dekorata. Është i pakënaqur se si ai e me dhjetëra të rinj të talentuar i kanë dyert e mbyllura etj. E pavarësisht kësaj rrimë e bëjmë sehir, rrimë e heshtim si dele, si bagëti pa u ngritur për të drejtën tonë. Arbri nuk kishte frikë, ai shkruante të vërtetën, shpeshherë bënte edhe statuse në Facebook. Zhgënjimi më i madh artistik që kishte, ndër të tjera, ishte për shfaqjen që bëmë në Londër…, ku na goditën me shpulla të vërtetash nga të gjitha anët. E shqetëson fakti që çdo gjë bëhet me miqësi, rolet jepen me miqësi, lekët Ministria e Kulturës i përcakton me miqësi, kurse talentet presin… 

Cilat mund të kenë qenë arsyet, që e kanë shtyrë Arbrin të përfundojë në trafikant droge? 

Ai është i fortë dhe kjo gjë nuk do ta ndalojë aspak, thjesht do ta forcojë, thjesht do i shtojë mllefin pozitiv për të gjetur një mënyrë tjetër për t’ia dalë mbanë. Ai ka njerëz që e duan, nuk është i vetëm, ashtu sikurse nuk ka për të qenë asnjëherë vetëm. 

Mendoni se do ta kalojë gjendjen ku ndodhet?

Patjetër që po. Ai ka ëndrra dhe ide. Ai ka punuar që i vogël, ka mbajtur familjen, punonte për familjen dhe për artin. E do punën, nuk është dembel, është punëtor i palodhur. Pasi mbaruam shfaqjen e fundit “Zoostorin” ai më tha se: "Do bëjmë një gjë të madhe me shumë aktorë, një shfaqje të shumë të mirë". Ai mendon për shumë gjëra, për prindërit, motrën dhe shokët, sepse gjërat i bënte për të gjithë.

Nga bisedat që bënit, ju ka rënë ndonjëherë mundësia të flisnit për kushtet sesi arrinte që ta përballonte jetesën, vetëm me punën si regjisor i pavarur?

Arti është reflektim emocionesh pozitive dhe negative kundrejt përcjelljes së një mesazhi, dhe pikërisht ky është qëllimi, t’i japësh dritë territ edhe ta zhveshësh maskën e llumit, kush nuk e bënë këtë kot që merret me këtë punë. Gjithmonë flisnim për mesazhin e veprës dhe përcjelljen sa më mirë të saj.  

Devis Muka - “Neglizhenca e institucioneve, pakënaqësi e përbashkët me Arbrin” 

“Hiqe ministrin nga priza” e autorit Eric Idle, një nga shfaqjet që është vënë në skenën e Teatrit të Metropolit nga Arbër Jakllari. Një komedi mbi sistemin politik i kapur nga intrigat, korrupsioni, tradhtitë, thashethemet në të cilën, Devis Muka ka interpretuar si aktor. Për Arbrin flet dhe Devisi, i cili tregon se me të është njohur që në akademi dhe më pas në bashkëpunimin teatror, që kanë pasur. Shfaqjen “Hiqe ministrin nga priza” dhe pse pa asnjë mbështetje, Devisi e kujton të suksesshme.

“Realizimin e kësaj shfaqjeje ne e nisëm krejt rastësisht, pa asnjë mbështetje financiare, por thjesht nga dëshira për të bërë teatër. Më pas i gjithë mundi ynë u shpërblye me duartrokitje dhe me çmime”, thotë Muka.

Devisi, Arbrin e cilëson si një djalë, i cili përpiqej më çdo kusht që të realizonte me përpikmëri detyrat regjisoriale, sepse vetëm kështu mund të mbante gjallë dashurinë për teatrin. Por çfarë e mërzit Arbrin sipas Devisit? “Pakënaqësia kryesore dhe e përbashkët e gjithë artistëve është vëmendja e pakët dhe neglizhenca e institucioneve, për artin dhe kulturën. I vetmi institucion që ka hapur dyert për ne është Teatri i Metropolit”. 

Sipas Devisit, ashtu sikurse Arbri që ka bërë një veprim të tillë, pothuajse të gjithë artistët e rinj janë në vështirësi të mëdha financiare, sepse secili përpiqet ta përballoj me vështirësi realitetin, qoftë duke bërë dhe sakrifica. Devisi uron që Arbri të gjejë forcë brenda vetes dhe t’ia dalë mbanë vetëm duke kujtuar rikthimin në skenë. 

28 Komente

Po. Ai tjetri trafikonte ikona per t`i mbrojt nga hajdutet.

Pra mund ta permjeresh ligjin per nje qellim me te larte : per artin.

Keshtu ka qene gjithmone. Gjermanet, qe do u sekuestrohen pronat ne Gerqi,  vidhnin ndonje pikture qe t`i ruanin nga ajo qe po ndodhte. Se mund te binin ne duart e atyre qe nuk ja u dinin vleren.

 Qellimi justifiko mjetin ... ose M'ka cu nona me la gojen ... zgjidh e merr.

fitimi modh - risku modh.

dihet

Ky Jakllari qeka cun model mer jahu. 

Personalisht kam pas gjithmone enderr pikturen, po modelet per t'u praktiku kushtojne shume. Mbase duhet me e menu seriozisht kidneping.

Ky do kete pa ate filmin -der albaner. E qenka frymezu keq! 

...gjynaf qe si ka ec....kur ju ecen ktyre qe shkojne pastaj i harxhojne me kurva, neper kazinora apo tu ble x7-a per te kap naj gjo ne bllokt.....shume gjynaf qe o me fat jo me inat...

Ska gjynah aty fare! Ca o ky mentalitet kshu? Ju ecen te tjereve pse mos ti eci dhe ketij se paska qellime artistike. Akoma si ka humanitare per te raise money per te semuret?!! Mah ca eshte illegale eshte illegale e ska gjynah fare. Besoj konsekuencat e trafikimit I dinte. 2 bad for him now. Sorry. 

..shoqa Lenka, o mentalitet avantgardist, ca me bo.
Nuk e ve njeri ne dyshim ilegalitetin e aktit...ama ne nje bote ku gjithshka nuk eshte bardh e zi, qellimi ka njefare peshe ne gjykim.
Tani jo se kemi gje kunder kurvave apo cunave me x7, te kuptohemi, por thjeshte ne peshore sikur ideali artit vlen cik me shume se ideali hicit..

Mire, thuaja keto para atij xhaxhit ( judge). P.s. Did you just called me ' Shoqja Lenka' ?!!! Lol. That's it. Politeness week is over!!! 

...ja e shef, prap mbrapsht e kepe ceshtjen...
Shoqa Lenka ne kohen e saje ka qene e rrespektuar dhe admiruara...bente zap alamet burrash (zap, literalisht dhe jo figurativisht...qe te kuptohemi drejt se kshu si e ke nis sot...) 

Tani, une skam pune me xhaxhi gjyqtarin....thjeshte, do i keshilloja ketij cunit qe heres ti bej keto gjera andej nga hollanda, se ata e vejn doren ne zemer, edhe gjynafllikun e njofin, dhe me pak i japin....

Po ti vete na ngaterron. Shume mire mund te me drejtoheshe- ' e dashur shoqja Mimoza( Jo Moza se e kam inat) dhe une nuk e merrja mbrapsht you know... lol. Me thene te drejten nuk e mbaj mend mire kete shoqen Lenka, me shume me te degjuara.  Thanks per gjithe kete info. Ta paca borxh. smiley 

smiley

smiley ... smiley

Sidoqofte, regjizori i varfer, tani ka kohe te ulet e te beje disa skenare smiley

Fjalepak por fjaleplot je o Pjer

O Pjer ti dashke qe Arbri kur te dali nga burgu te merret me droge dhe kurva (ose arme). Jo per gjo po do i duhen dyfish leke per te realizu edhe veprat e veta pervec atyre qe kane shkrujte te tjeret.

I dashur Lizander, regjizori nuk ka nevoje te merret me droge e kurva kur te dali, se nese ben/shkruan pjese te perkryera gje qe une e besoj se ka kohe, i ve ne skene direkt.  

Devisi, Arbrin e cilëson si një djalë, i cili përpiqej më çdo kusht që të realizonte me përpikmëri detyrat regjisoriale, sepse vetëm kështu mund të mbante gjallë dashurinë për teatrin. smileysmiley

Si nuk kapet ne Shqiperi ndonje "artist" VIP me droge?!! Vetem jashte kapen! 

smiley e ka harruar luften e kllasave ki armiku i popllit
I madh Veli Rada smiley

hunter, Veli Rada, gjer sot e kete dite, nuk ka arritur te behet ..." i madh"! Neser, ...pa te shohim..!

pyetja: Cilat mund të kenë qenë arsyet, që e kanë shtyrë Arbrin të përfundojë në trafikant droge? 

dhe pergjigja: Ai është i fortë dhe kjo gjë nuk do ta ndalojë aspak, thjesht do ta forcojë, thjesht do i shtojë mllefin pozitiv për të gjetur një mënyrë tjetër për t’ia dalë mbanë. Ai ka njerëz që e duan, nuk është i vetëm, ashtu sikurse nuk ka për të qenë asnjëherë vetëm.

.smiley

 

sa bukur eshte pergjigjur artisti.. hiç fare nuk te morra vesht, mor bir...

smiley po ky qenka miell , more zullap...do shqepemi me petulla sot

E gjeta mduket; Altin Shira smiley

smiley  hy robi me lexu  ndonje gje te kendshme shqip

trafiku i droges eshte art me vete(kshu kam degjuar)

eh nuk mu nda lenka (vazhdo fshi komente)as ne temat qe nuk kan lidhje me partine !

sa vigjilinte qe qenke 24/24 ne ppu,po ik moj se tu dogje veza(ajo ne tigan)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).