Ti sa herë hapur do ta gjesh

derën e shtëpisë sime

 

Edhe shilten me lëvozhgat

e bajameve në mes të dhomës

 

Do gjesh fotografitë tona

atë me qafën zbuluar

 

që unë e doja aq shumë

edhe kur skuqesha nga turpi

 

Pastaj do shohësh pandoflat

e pikturuara me lulëkuqe

 

dhe kuadratat e pllakave

që i zgjodhe vet'

 

Ti sa herë hapur do ta gjesh

derën e shtëpisë sime

 

por k'të radhë mbi oborr

do t'kenë çelur trëndafilat dimërorë.

3 Komente

E megjithatë e gjithë poezia e mësipërme s'është tjetër veçse ajo e zakonshmja. Gjithsesi kjo s'do thotë se autori që në rastin në fjalë jeni ju XhaTani s'duheni përgëzuar, ky ishte mendimi im

histori mrekullisht"normale"...nuk eshte pak sot qe te te mbeten pllakat qe i zgjodhi ajo...te pakten pllakat jane solide,i sheh ,i prek....

shpesh ,madje piu' che rendom ne jete ndodh qe kujdesi per folene e dashurise behet me i rendesishem se dashuria.....nuk eshte prej shume kohesh ne mode due cuori  e una capanna...pra dy zemra e nje kasolle....fillimisht ...mandej ,ne kasolle fryn ere,shiu hyn brenda ,kondicioner nuk mund....Capanna e sotme eshte QTU......
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).