Vjeshtore

Ç’u zverdhën luadhet njëheraz,
në një mendje dhe sëmundje bari,
e unë s’mundem një ujdi të lidh me ty,
le më të sëmurem a të vdesëm bashkë;

ikin supozime dallëndyshesh,
veç e veç hazdisur, tok në të braktisur,
dimëruesit thanë njëzëri mirupafshim
nëpër pragje strofkash që s’i pata kurrë,
shkojnë e flenë të madhin, “shihemi nga marsi”…

Të zgjohem tok unë dua më shumë se të flemë bashkë:
si gjetherënësit dridhem, që zhvishen në oborr,
e një nga një rrëzoj gjymtyrë të padukshme.

 

Mëngjesore

Kallama për gardh,
pishtarë buzë kanalesh,
një procession dënimi priste prapa plepave
kur t’i vinte koha,
kur t’më vinte mosha,
kohë kisha plot, shikoja gjymtyrët,
qimet e padala
që prisnin prapa myshkut…

Nëna me panikun e ngrohtë, një fetë buke
e etur për vaj,
lënduar për kripë,
çajniku na qëlloi i zymtë e pa hir,
s’vërshëlleu kurrë
asnjë çaj të hidhët,
fati i shkruar mbi nima e rrogozë,
nën rrogozë një miell i shkundur: aveniri…

Ora me sqep gjeli harruar pa kurdisur,
dikush që më desh, desh të ndalte kohën.

 

Mellan

Sherri ishte një kunadhe gri,
vërtitej nëpër gjithë skutat e shtëpisë,
priste në kusi,
në zhezhinë e gjellës,
futej nëpër kripë
të vriste “pehrizin”
që ish një gardalinë e trembur në musëndër.

Përqendrim klorurësh në epruveta lab-esh,
mililitra hedhur saktë me pipeta,
në shkolla të huaja u harrova gjatë,
“shtara” e babait, akuza për gjellën,
me dashje u harrua, me hatrin prej djali,
derisa në salsat e jetës së dytë,
në djegie meksikanesh dhe erëza indianesh
më erdh një thirrje deti, një kripore Vlore,
e pastaj prej Durrësi, Dajti veç një hap
me guaskat mbi gur, shenjë e vjetër deti:
Kuptova, ish babai, me kripën e sherrit
me gjellë të pagoditura, përqendrim molar
të dëmshëm për mëlçinë, doktori, doktori…

Dhe goja aq më desh një turshi të lashtë,
gërryerëse të lukthit, erozione brinjësh,
xhardiniere shtrigu, qepë e njomë e sojme,
malli për një sherr të murrmë prej babai…

7 Komente

Very, very good, indeed!

Falemnderit, Av! Eshte privilegj kur vjen nga ti.

Akoma me poezi per mami dhe babi (" ... erdhi ne shtepi / eshte i lodhur kushedi, ..."). Ka hik me kohe e me vakt koha e mamit dhe e babit, qe kur bene hero te Bashkimit Sovjetik nje adoleshent qe kallzoi te jatin ne polici si borgjez me lakra ne koke, dhe ne vazhdim demaskim i herojve te revolucionit demokratiko-borgjez qe demaskojne te jatin e tyre si kriminel nazist dhe kriminel komunist. Zhizhekut kur i vdiq nena dhe baba nuk qau, biles u ndje i lehtesuar.

Kurse me i modhi nga te gjithe, edhe me i modh se Stonsat, eshte Jim Morrison, apapapa sa i modh mer jau: 

"Father, Yes Son, I Wanna Kill You... Mother, I Wanna Fuck You All Night Long".

These are the controversial lyrics of the song that shocked the world and made The End one of the most requested songs at Doors concerts. The End is ranked #336 on Rolling Stone’s list of 500 Greatest Songs of All Times and Jim had written it to express his feelings – loosely – about breaking up with a girl he had formerly dated, Mary Werbelow.

http://www.upvenue.com/article/1409-7-mo...

Ka hik koha e fese mer jau, akoma ju me kohen e Nuhut kur Plaku me Mjeker i pordhi ne vesh Moisit ne mal me Urdheresen:

Ndero baben dhe nenen!

Tani ka vetem prind nr.1 dhe prind nr.2, biles revolucioni eugjenetik do te t'i zevendesoje me spermatozoidi 1 dhe ovuli 2.

Mjeshter i fjales, xhongler i fjales, pallatues i fjales smiley Emigrant, do te rekomandoja te dilje shkrimar i lire, mirpo duke e ditur se lexuesit po paksohen, gje qe rendon edhe mbi xhepin e shkrimtarve e poeteve, do te te rekomandoja te vazhdoje punen (ne firmen ku punon) por me orar te reduktuar, dhe pjesen tjeter t'ia dedikosh poezise dhe prozes.  Per ta permisuar doren ne proze (se ne poezi je mjeshter), do te te jap nje liber qe ta lexosh, qe te ndjekesh te njejten linje te shkruari per ta bere magjike edhe prozen si poezia. 

Merre mundimin deri ne Bruksel, se ke shancin te pish vere 15-20 vjeçare smiley

 

 Vjersha te bukura te thurura me  lirizem e  ritem te natyrshem cka i bejne te aferta e te kuptueshme per lexuesin ,akoma edhe per ate qe nuk eshte "i familjarizuar"me poezine.Me teper me pelqeu "Vjeshtore" sec kishte dicka  te ngjajshme me Pol Elyarin aty..."te zgjohem tok une dua me shume se te fleme bashke.."Vjershe e bukur me nje  gershetim mjeshteror pejzazhesh dhe sentimentesh  qe  qendrojne me dinjitet ne ate mesazhin-tripik te famshem..."VJESHTE-LARGIM-NDARJE" Complimenti..!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).