Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpalli ngrirjen e përkohshëm të lejeve te ndërtimit në qytetin e Beratit, Gjirokastrës dhe Krujës, si dhe anullimin e ndërtimit të godinës polifunksionale, në plan për t’u ndërtuar së bashku me Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. 

Nga ana e saj, leja e ndërtimit të xhamisë mbetet në fuqi, ashtu siç ishte vendosur edhe më parë.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, Rama bëri një ekspoze të të gjithë gjendjes së territorit. “Territori është një ndër pikat kyçe të zhvillimit tonë strategjik afatgjatë, ndërsa problemet janë të shumëllojshme. Ka ndotje të konsiduerueshme të lumejve, shkarkime kanalizimesh në lumenj dhe pastaj në det apo edhe direkt në det në segmente të rëndësishme turistike, shkurtime të ndjeshme të furnizimit me ujë për shkak humbjesh në rrjet, sipërfaqe tokash të përmbytura, shpyllëzime të jashtëzakonshme tejet përmasave të pranueshme nga zjarret dhe prerjet. Zhvillimi urban kaotik, ndërtimi e shembja e ndërtimeve të paligjshme ka sjellë pasoja pasi është bërë në mënyrë barbare, degradim i zonave të trashëgimisë kultutore, mungesa e plotë e pranisë së institucioneve… Kjo është vetëm një pjesë e panoramës me të cilën përballet sot vendi”, deklaroi Rama.

“Kemi një tërësi problemesh të tjera, kemi edhe zaptimin e vazhdueshëm të pronës si rrjedhojë e pronësisë së papërcaktuar me tokën, që kërcënon të ardhmen dhe kanë vendosur në kushte të vështira qëndrat ekzistuese urbane”, vazhdoi kryeministri, duke shpallur vendimin e parë të rëndësishëm të KKT-së.

“Në Berat, Gjirokastër e Krujë pezullohet çdo leje përkohësisht. Dy qytetet e para janë trashëgimi jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. E megjithatë, Gjirokastra figuron sot në listën e kuqe të “UNESCO”-s, së ndërtesave të rrezikuara për shkatërrim, ndërsa kalaja e Krujës gjithashtu rrezikon shkatërrimin e plotë si rrjedhojë e ndërtimeve pranë saj”, bëri të ditur kryeministri.

I pyetur nga “Top-Channel”, Rama u përgjigj edhe për vendimin e bllokimit të një pallati 16-katësh në qendër të Tiranës. “Siç e dëgjuat, qeveria do të marrë vendimin përkatës për t’i hapur rrugë një procesi të pandalshëm, duke shtuar dikasteret në një “task-force” që do të ketë në zemrën e vet këtë plan dhe energjinë e të gjithë institucioneve për zbatim ligji. Ministria e Brendshme ka marrë një rol thelbësor, sepse në Shqipëri ndërtimi pa leje përbën vepër penale, nga ana tjetër, me ligjin e ri, në aksionin që ne do të fillojmë, tashmë i strukturuar ligjërisht, do të ndërhyjmë me të gjithë forcën e ligjit dhe s’do të ketë asnjë kthim pas. Ndërsa procesi i legalizimeve do të vazhdojë paralelisht, nuk do të lejohet asnjë tolerim mes ndërtimeve pa leje”, tha kryeministri.

Rama shpalli edhe dy vendime të rëndësishme që lidhen me kryeqytetin, atë të bllokimit të lejeve për qëndrat funksionale në plan për t’u ndërtuar së bashku me Xhaminë e Namazgjasë në kryeqëzimin e bulevardit të Dëshmorëve të Kombit me Rrugën e Elbasanit dhe rishikimin e planit të zgjatjes së Bulevardit të Tiranës në mbledhjet e ardhshme të KKT-së.

30 Komente

Këto vendimet e tjera qenkan shumë herë më të rëndësishme se ai i xhamisë. Që në fund të fundit, get used to it, xhamia duhet ndërtuar. 

p.s a.k-ja i Respublica-s e paska marrë lajmin më lehtë seç do e merrte K.C-ja. Urime për këtë. 

Bllokimi i ndertimeve nuk behet as per te miren e Beratit, Gjirokastres, Krujes, apo neser ndonje qyteti tjeter : kjo behet qe çmimi i ndertimeve te qendroje stabel ose te rritet artificialisht, per shkak te mungeses ofertes ne muajt qe vijne. E njejta gje ndodhi edhe ne Tirane 2-3 vitet e fundit te regjimit "Rama" ne Bashki, ku me pretekste nga me abrrakadabrantesket, u dhane lejet me pikatore, vetem e vetem qe te ndihomheshin biznesmenet te shisnin stokun e apartamenteve ne gjendje, me nje çmim te arsyeshem...

Firmat e ndertimit ne keto qytetete te shkojne te punojne ne Vlore tani, se atje betoni lulezon akoma.

E njejta gje ndodhi edhe ne Tirane 2-3 vitet e fundit te regjimit "Rama" ne Bashki, ku me pretekste nga me abrrakadabrantesket, u dhane lejet me pikatore, vetem e vetem qe te ndihomheshin biznesmenet te shisnin stokun e apartamenteve ne gjendje, me nje çmim te arsyeshem...

Dmth keq kur jepte leje, po keq edhe kur nuk jepte?

Thirrje per Z. Basha, tani qe keni marre kryesine e PD-se, ju lutem te pakten zgjidhni agjit-propista me te hajrit.

Vendim i drejte. Te pakten te shpetojme keto qytet e vogla ku mafia ska pasur interes te shkateroje territorin me ndertimet pa kriter

Vendimi me duket i drejte, dhe do ishte mire qe ministria e Kultures, Turizmit dhe ajo e Mjedisit, te ngrenin grupet e punes me specialiste per te verifikuar gjendjen dhe per te dhene rekomandimet e duhura. 

Ketu mungon transparenca dhe qartesia. Qendra polifunksionale e perfshire ne truallin e xhamise dhe ne te njejten leje ndertimi eshte selia e re e planifikuar e KMSH e cila do perfshinte librari, biblioteke, salla leximi e studimi, salle konference, auditor etj. A eshte kjo godina qe po anullohet? Nese po, pse?

Nese behet fjale per nje qender tregtare tjeter te planifikuar aty afer si pjese e marreveshjes me pronaret e tokes, atehere kjo duhet sqaruar.

Pjesa tjeter e vendimeve per Krujen, Gjirokastren, Beratin dhe territorin ne pergjithesi jane jo vetem te nevojshme, por dhe teper te vonuara.

C'sqarim do me shume kur vete basha e thote qe eshte qender polifunksionale, lejen per te cilen pronaret e tokes e kane marre ne kembim te lejimit te ndertimit te xhamise ne token e tyre? Qender polifunksionale do te thote mjedise biznesi dhe mjedise banimi. Ne kete rast, ishalla pronaret tani s'lejojne as ndertimin e xhamise. Do Zoti e nuk na e ndertojne aty nje gomarllek me shume se ato qe kemi.

Ne qytetin studenti i kishin rrafshuar te gjitha lokalet qe kishin ndertuar deri ne pese here me shume se hapesira e marre me qira, duke zene lulishte. Shumica kishin 8 vjet qe hynin ne lulishte vit pas viti. Njeri madje kishte nje vit e gjysme qe ndertohej, mirembahej e zbukurohej, e s'ishte hapur ende. Per kete m'u be shume qejfi sepse ishte bere mu ne mes te lulishtes, aty ku kishte vetem lulishte dhe asgje tjeter. Ne fillim beri nje barake, pastaj e beri shesh gjithe ate hapesire e ngriti lokal. Dhe te gjithe keta, maloke. Nga i pari tek i fundit. Shpresoj te vazhdojne keshtu e te vene rregull, ose te pakten te ndalojne masakren.

Fanfan, a ka ndonje foto te lulishtes para 1-2 vjetesh dhe tani. Me vjen keq qe nuk e paskam pare qytetin e Studentit keto 3-4 vitet e fundit, qe te beja krahasimin me me perpara dhe tani. 

Sa qenka gezuar Fideli por edhe ne bashke me Fidelin.

Rama i kthehet konfliktit te tij me pronaret e pallatit 16-katesh, dhe ketu tregon se eshte hakmarres dhe i rrezikshem.

Mesa di une, ai pallat ka pasur lejen qe ne kohen e Rames dhe ajo leje eshte konfirmuar si e vlefshme nga gjykata e Strasburgut dhe ky vendim gjykate i njohur me pas me VKM. 

Vertet mendon Rama dhe mediat tona se publiku do e besoje se mund te ngrihet dikush e te beje pallat 16-katesh ne mes te Tiranes pa leje???

Ka pas leje qe ne kohen e Rames e eshte ne ndertim akoma? Epo e paskan fajin vete. Normalisht ai duhet te ishte i shitur i teri dhe i perfunduar.

Vertet mendon Rama dhe mediat tona se publiku do e besoje se mund te ngrihet dikush e te beje pallat 16-katesh ne mes te Tiranes pa leje???

Pse, s'e kane bere? S'e mbyten gjithe Tiranen me ndertime pa leje? Me maloket s'habitet me njeri. Pastaj ca ne kohen e Rames thua? Ky pallati eshte ngritur fiks pasi fitoi Basha, madje ne kohe rekord para zgjedhjeve. Vetem kur u shfaq papritur. Po ta kishin me leje, ta tregonin. 

pallati ka qene i ngrire ne kat te dyte me vite. edhe pasi ndertuesit fituan cdo shkalle gjyqesore deri ne Strasburg, Rama nuk i linte te vazhdonin punimet dhe menjehere u conte policine ndertimore. Kur erdhi Basha thjesht u hoqen pengesat jo-ligjore ndaj vijimit te ndertimit.

Legjenda urbane e ka qe ky pallat ka qene hale ne sy per njefare Vladimir Kosta, mik i ngushte i Rames, tani deputet i tij, aksioner tek Sky Tower dhe pronar i Vizion Plus.

Per cin pallat bohet llaf mo ?

Mbrapa ambasades ruse, mbrapa kulles se vodafonit.

ai pallat ka filluar para se basha te vinte ne bashki .

Ore po sipas kanakarit te bashkise se Tirones, anullimi i lejes se ndertimit per godinen shumfunksionale qe shoqeronte lejen e xhamise do te thote de facto anullim edhe i ndertimit te xhamise. Sa e vertete eshte kjo se une ketij krimineli nuk besoj!

Rama e Basha po e kthejne edhe njehere xhamine ne top futbolli politik. E neveritshme.

Ndalesa per ate Pallat "Pa leje " eshte bere nga kerkesa e ambasades zvicerane , mbeshtetur ne nje Ligj Nderkombetar qe dikush mund ta komentoje me mire . Edhe ai qe e ndertonte me duket si pune Pinguli ,  me teorite e LefGOPESE armene , ishte i Rames sepse e kishte ne nje rruge dhe mik familje me Kristaq Kriminel Ramen smiley

Cfare e ke Hoxhen ti ?

Fetar te fshatit ..tha 

Jo jo ate . Enverin po te pyes ...Ulerinte lefKOPEJA smiley qe kish kap nje rob me mbiemer Hoxha !

...

Ndalesa per "Xhamine " eshte shume e thjeshte .Fetaret te mos njohin per zot babasqeperit mashtrues .te paraqesin projekt pa "Qendra Boterore Tregtare " ku do militojne armetaret e sqeperve me thirrjet xhihadiste " E duam lekun , me shume se Fene " Le te paraqesin nji dyqan kioske per te shit kaseta e vidio me Hoxhe , nonji si menxe per te shtruar syfyre dhe dhe vakte buke per sevap dhe aq .

Përfaqësuesi i familjes Kruja, pronare e truallit Alban Bala deklaron se, pavarësisht se krijohet alibi se xhamia lejohet për t’u ndërtuar, vendimi i djeshëm, de facto dhe de jure, bllokon ndërtimin e xhamisë.

“Ne kemi bërë një marrëveshje me Komunitetin Mysliman dhe i gjithë projekti është i përbashkët. Leja që është marrë është e përbashkët, ndaj me këtë vendim nuk kemi të bëjmë me anulimin e një pjese të projektit, por me të gjithin. Xhamia e Madhe nuk mund të ndërtohet me një projekt tjetër, pasi nuk ekziston një i tillë”, tha Bala, i kontaktuar nga gazeta. Ai theksoi se për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin pronarët do të vendoset pasi të jetë lexuar vendimi, por paraprakisht ajo që është deklaruar publikisht ka shokuar pronarët.

...ashtu si baballeret dje edhe pinjollet e sotem  kane te njejten urretje ndaj pronareve dhe fese smiley 

Mu duk interesant ky koment i Ezanit rreth Telenovels se Namazgjase

Siç kuptohej nga zhvillimet e fundit, dhe nga tradita, ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë do të pasohej me një sezon akoma më dinamik dhe intrigant për spektatorin. Pas flirtit fillestar me personazhin Sali, KMSH-ja ra në dashuri me simpatikun Luli. Në aparencë dukej sikur më në fund ajo e gjeti atësinë pas një shtatzënie pa mbarim, por sezoni u mbyll me 23 qershor duke i hapur shtegun episodeve të reja me artistin Edi, që KMSH-ja nuk e deshi kurrë. Ishte një përbuzje reciproke, duhet thënë: ai flirtonte me Institucione të tjera, disa homologe te KMSH-së, për të cilat e pati gjetur kohën dhe gatishmërinë e duhur. Edi, i forcuar tani nga pushteti, nga darka romantike e Ramazanit – paguar me lira – dhe nga synetllëku pas shkëmbimit të vizitave me qeverinë turke, është bërë aq joshës për KMSH-në sa ka plasur xhelozia e Lulit.

Ky i fundit e do atësinë për vete, megjithëse një gjë të tillë ia paska premtuar edhe Ndërtesës Polifunksionale, motrës siameze të Namazgjasë. Kalorësi piktor ka sfiduar kalorësin me rul në duel, duke premtuar vetëm atësinë e Namazgjasë, se Ndërtesa Politfunksionale ka birësuar në 12 vite aq sa i doli nami si Don Zhuan i pakursyer. Aktorja tjetër, akoma më misterioze dhe intrigante, është Familja X – apo familjet, megjithëse producentët kanë shfaqur hijen e një familjeje kryesore që emërtohet si vendlindja e heroit tonë kombëtar – e cila dashurinë me Lulin e ka fizike. E gjora KMSH, çfarë nuk bën për fëmijën e saj, pranon edhe kumbari të pahijshme. Normale, me ato përmasa, fëmija nuk mund të pozicionohet kurrë nga drejtimi i duhur, prandaj i nevojiten edhe 2 dynym shtesë.

Si do të shkojnë episodet në vijim? A do të jetojë dot Namazgjaja pa siamezën? Do të shpërthejë dashuria e KMSH-së me artistin, tani që kafen e pi edhe turke? Po Familja X? Në panairin e ardhshëm të votave do të kemi çallma mavi? Ky është shpërblimi për martesën apo prika e investimeve ‘yll e hënë’?

I ka mbytur korrektesa politike te gjithe. Asnje qe e thote hapur qe nje xhami, ne shekullin xxi, ne Shqiperi, eshte nje pike katundarie dhe qe eshte nje krim ta shkosh ndermend te ndertosh te tjera.

po armiri c'thote pra?

thepi kam menduar se mund te degjoja fjale me te mencura nga ty...

WTF. Ndertimi i nji objekti kulti ne cdo kohe kur ka besimtare dhe ne cdo vend ku ka besimtare nuk asht shenje "katundarie" apo shenje e ndonje virtyti tjeter. Asht domosdoshmeri. Na nuk kemi pse te bijm pre e nji kompleksi inferioriteti, e te shkojme deri aty sa me vu ne dyshim nevojen e ekzistences se objekteve ku nji pjese e shqiptarve gjejn paqe shpirtnore. Po deshe me fol per projektin e xhamise ne fjale, aty ka vend per diskutim. Jo vetem si xhami(ndertese) asht e shemtut ke zoti, por asht gjithashtu plagjiature e nje xhamije katuni ne Turqi. Edhe per vendin mund te diskutohet, me nji projekt tjeter ndoshta do te ishte ma mire ne qender pas pallatit te kultures. Por qe u duhet besimtarve musliman u duhet.

Kete "krimin" ne Kroaci e dua shume.  Flas per nga vlerat arkitekturale.  Politikisht, urbanikisht, ambientalisht, spiritualisht shume korrekte kroatet.  Tashi, une mund t'u them edhe "kriminele", se i shek. XXI projekti, por s'do u vija faj nqs do ma kthenin me "qeke pika e katundares."   

Per me shume foto, ketu.

Monda, tani e pashe, nje mrekulli moderne! Si nuk kuptojne keta njerez se ana moderne nuk perjashton funksionin.Profecia islame thote se : " Vendfalje te Madherishmit, Krijuesit, eshte vete toka" Ndertimet e objekteve kane historine e shkollave perkatese te arkitekturave, zhvillimeve historike te tyre.Pse kush e dha modelin er objekt kulti te cdo feje? valle Profetet? Jo !E petse u dashka te marrim modelin e Turqise, qe vone erdhen aty ku jane?Apo edhe te Kuvajtit a te Kairos?

Nuk eshte fare ne diskutim xhamia.Perse u dashkej dhene nje eje " E PERBASHKET" , per dy subjekte te ndryshem? Pikerisht ketu fshihet akti korruptiv, sepse eshte ndryshe kur nje leje ka emrat e dy subjekteve, ku rraportimet per fiskun do ta beje vetem njeri subjekt.
Kush do ta beje mbi kete leje ?
Cili eshte arsyetimi qe u varka realizimi i ndertimit xhamise nga leja e nje kufitari qe eshte larg sipas distancave, qe kerkon ligji ose " kallkan" me te?
Qe aty, ne se bllokohet leja e dhene per pronaret e truallit,cenohen i teresat e tyre, kjo eshte e padiskutushme, por shteti ose investitoret e xhamise do te duhet te shperblejne ne vlere te plote pronaret e truallit, kur e gjykon se ndertimi demton interesa te komunitetit, situates zhvillimit urban, shtetit.
Ky problem vetem prej qelli mit te mbrapshte mund te interpretohet si urrejtje e Rames ...per ndertimin e xhamise.Ca me shume e ulet insinuata katundareske "se ....veper e pinjolleve te partizaneve clirues.."Nuk arrijne keta te sotmit idealizmin dhe madheshtine e atyre burrave qe dolen partizane...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).