Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika merret i pandehur për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetra në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”. Lajmi u bë publik nga Florinda Ballauri, drejtoreshë e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në një deklaratë për shtyp. Bëhet fjalë për mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Vlorës dhe dërgimin në gjykatë të dosjes me 8 të pandehur për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm. Të pandehur përveç kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, është dhe Eleni Dardhaj, punonjëse ne Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Vlorë, pronarë trualli ku janë kryer ndërtimet e paligjshme.

GJIKA FALSIFIKOI DOKUMENTET

"Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës arriti të provonte se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.

Këto dokumenta, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumenta sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë."- thuhet në deklaratën e prokurorisë.
 
Të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentave”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal. I kontaktuar nga gazetari Granit Sokolaj Shpëtim Gjika nuk pranoi të japë asnjë koment në lidhje me akuzën.

NDERTIMET E PALIGJSHME 

Bëhet fjalë për ndërtimin e dy komplekseve banimi:

1-Kompleks banimi dhe shërbimi 13-kate me parkim nëntokë të ndërtuar në bulevardin qendror të Vlorës,në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat" në Skelë ku nuk lejohet ndërtimi. Pronarë të kompleksit janë  që janë marrë si të pandehur janë Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati  dhe Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj.

"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm, ndodhet në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”, Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."- tha Ballauri.

2- Godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papagingo, me një kat nëntokë, në lagjen Pavarësia, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues EN-BJO sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj.

"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."

Të pandehurit janë: 

Shpetim Gjika kryetar i bashkise Vlorë- akuzohet për "falsifikim dokumentave" të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal. Eleni Dardhaj punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, akuzohet për "Falsifikim të dokumentave" të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal. Mustafa Tartari, Artan Ferati Aleks Ahmataj, tre pronarët e 3 katëshit  akuzohen për “ndërtim të paligjshëm"të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal. Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj “falsifikimi i dokumentave” dhe “ndërtimi i paligjshëm" të kryer në bashkëpunim të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal.

Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin edhe për disa raste ndërtimesh të tjera të paligjshme, ku dyshohet se janë të përfshirë subjekte të ndryshëm ndërtues dhe drejtues të zyrës së ALUIZNI-t të këtij qyteti.

509 Komente

sa iluzione ke ti plako. ke mik edhe Pjerin qe eshte skeptik.

alidems, kur po pinim kafen sot ma Av.na u ul afer njeri qe fliste me vehte, por ne menyren qe ne ta degjonim.Fjalia qe me mbeti ne mendhe ishte kjo sentense:
" Egjitin kur e bene pashe ...vrau babain te parin..." !

Alidemso, ti je rob i mire, e kam me verte, edhe icik idealist nga sa mund te te njoh nga peshku. Po sinqerisht duhet te perpiqesh te kuptosh icik me thelle ca ndodh me interesat politike ne Shqiperi. 

alidems, sot kur po pinim kafen me Av.na u ul afer njeri qe fliste me vehte, por ne ate menyren qe ta degjonim sa thoshte.Ajo qe me mveti ne mendhe nga fjalet e tij ishte kjo si sentense:
" Jevgun kur e bene Pasha, te parin vrau te jatin.." !

endrito, qe jam pak idealist e besoj por qe jam naiv, nuk besoj se me lejon mosha apo eksperienca... Kombet perpara i shpien vetem ideaalistet, kurse te tjeret vetem sa i perdorin.... (mos ma keqkupto, se nuk e kam per veten) Por ne si popull, mbase kemi pare shume te keqija, mbase jemi mashtruar shume herre, (meillaf na kane mashtruar, por edhe na ka pelqyer mashtrimi...) dhe nuk mund ta besojme se nje person mund te kete pak idealizem ne punet e veta per ti sherbyer vendit te vet...dhe si per ti vene kapakun.... dikur i thoshim.... e dine ata lart ket pune... kurse sot i mveshim parrulllen.... eehhh, kushedi se ç'interesa fshihen .... por une jam si shen thomai...... dua te ve doren mbi plage, vetem atehere e besoj....

edhe une kam objeksionet e mia per rrjedhen e ngjarjeve dhe i kam shprehur edhe ketu...Jam i majte, por nuk kam qene dhe vazhdoj te mos jem dakort me shume veprime qe jane bere deri tani....dhe shume veprime i paragjykoj, i dyshoj, por deri ketu, pasi kaq e kam dollapin e njohjes apo te informacionit....Pra shume nga ne ketu, perfshi edhe mua, flasim me hamendje dhe me paragjykime....Zyrtarisht mua dhe te tjereve na takon te fillojme e te flasim fuqishem praktikisht te gjykojme, nga muaji shkurt mars, atehere do te ndihet seriozisht dora e qeverrise...e deri atehere thjesht vetem do paragjykojme

Ok e vertete qe duhen pritur dhe ca kohe, te pakten 100 diteshi, ketu terhiqem une. 

Pritni sa te doni njerez por asgje nuk do te ndodhi per te mire te atij populli sepse rama ka detyra dhe program tjeter kot nuk thone dita e bukur duket qysh ne agim dhe "agimi" per ramen & co ka kalu me kohe e vakt

@alidems: nuk e ke parasysh se cfare presioni ka pasur ka dhe do te kete mbi popullin shqiptar smiley

Ndoqa pak tek Top story biseden me avokatin e Gjikes. Ajo qe me skandalizoje tej mase ishte se vendimet e komisionit per dhenjen e lejeve te ndertimit ose sic quhet rendom procesverbali i mbledhjes ishte mbi nje leter fletoreje 4 lekeshe, me shkrim dore tamom si 100 vjet perpara kur nuk kishte as makina shkrimi e jo me komputere.Po si ka mundesi ne vitin 2013 nje mbledhje kaq e rendesishme per pushtetin vendor nuk zbardhet ne format A4 me shkrim te shtypur e me nje daktilografi e gramatike te regullt, por lihet ashtu sic i kishte marre shenim shkel e shko mbajtesja e protokollit? Po ne sikur jemi ne mesjete mer njerez apo kafshe, se nuk e di se cfare jemi! Ndoshta lihen kastile te tilla qe te behen marifetet mbrapa. 

Avokati ishte i lezetshem dhe thoshte se ne ato mbledhje te gjithe pra dhe Gjika kane miratuar lejet per sheshin e ndertimit dhe te godinave, por me vone mbas nja 2 vitesh dhe rreth 6 muaj pasi kishte filluar hetimi nga prokuroria, vete Gjika qe i kishte dhene leje ndertimi ka shkuar dhe i ka kerkuar pezullimin e ndertimeve duke i vene edhe gjobe si ndertime pa leje. Ne kete vend duhet te bjere nje meteor i madh nga qielli dhe ta beje shkrumb e hi. Dhe kaq sepse eshte toke e mallkuar.

He mo se Kocua po ja fut .

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).