As prania fizike e Blerit në Tiranë nuk mundi të heqë dot vellon e misterit të konsulencës së tij vullnetare për reformat e qeverisë së re shqiptare.

Pikërisht, joortodoksizmi i praktikës dhe rutinës së tij në karrierën postkryeministrore dhe shumat e raportuara në shtypin britanik, që ai fiton, bëjnë që të rritet skepticizmi ndaj Blerit dhe arsyeve përse ai vendos të harxhojë kohë dhe energji jo të pakta, për të ndihmuar një vend të varfër dhe një popull që e lidh një e shkuar jo e largët në mënyrë specifike.

Toni Bler, ish-kryeministri i vendit tim të adoptuar dhe Rama kryeministri i vendit tim natyral, kanë vendosur një raport disi të çuditshëm në publik, raport që Rama dhe partia e tij nuk e ka, as me ish-pasuesin e Blerit, Gordën Braunin, e as me pasuesin e Braunit, liderin aktual të opozitës e kryeministrin potencial të Britanisë, Ed Miliband, apo Partinë e tij Laburiste, çka shihet në protokollin zyrtar.

Bëhet fjalë për një raport, që pavarësisht nga përpjekjet masive për ta paraqitur ndryshe, në botën reale ku jetojmë, nuk ka sesi të mos jetë, si çdo marrëdhënie tjetër; një marrëdhënie interesi, dhe për të qenë korrekt politikisht, nuk po sugjeroj interesin material.

Nuk është faji i skeptikëve, nëse Bleri sillet ndryshe me Shqipërinë dhe parametra të tjerë aplikon me Kazakistanin, Kolumbinë, Brazilin dhe Mongolinë, me të cilat, siç shkruan shtypi britanik, ai “ka zbuluar ar”.

Nuk është faji i skeptikëve, nëse flitet njëherë për kontratë përpara marrjes zyrtarisht të pushtetit mes Ramës dhe Blerit, e më pas flitet për vullnetarizëm, që edhe rasti e Artan Lames tregoi se “nuk del pa gjë.”

Personalisht, si parantezë, adhurimi im për Toni Blerin mbetet në kuotat më të larta të mundshme njerëzore, për atë që ai ka bërë për Britaninë gjatë qeverisjes së tij, frymës politike dhe ideologjike, dhe imazhin që i dha vendit, argumentueshëm si një nga vlerat më të mëdha që ka prodhuar ishulli, pas Çurçillit, Theçerit e ndonjë tjetri.

Shto këtu edhe mirënjohjen që çdo shqiptar do duhet të ketë për të, për ndihmesën dhe përkushtimin e tij absolut, bashkë me Klintonin për çështjen e Kosovës, nuk lë vend për asnjë keqkuptim.

Por kjo nuk do të thotë që respekti dhe dashuria që ke pasur për të, kur ka drejtuar vendin dhe çfarë ka bërë, të mos jetë e kushtëzuar, aq më tepër, kur ai falë zotësisë padyshim, karizmës, dhe akseseve të padiskutueshme, shndërrohet brenda pak vitesh në milionerë, dhe papritur bën bamirësin po në të njëjtin kurs dhe karrierë fitimprurëse.

Nuk është se është e panjohur dhe e pazakontë për këtë kategori, apo dhe besimin e tij fetar si katolik që është, por filantropia ekskluzive shqiptare, është po aq e pazakontë për të, siç atë e njohin.

Bëhet fjalë për një politikan që shtypi anglez raporton se harxhon 7 mijë sterlina për një orë fluturimi me avion privat dhe paguan 30 milionë faturat për këtë avion.

Padyshim, çdo dyshim dhe skepticizëm apo edhe cinizëm ndaj filantropizmit shqiptar të Blerit, parimisht do duhet të merret vesh jo shumë larg në kohë, siç janë marr vesh çdo kontratë e tij konsulencë, qoftë edhe kur të deklarojë taksat apo edhe kur të justifikojë çdo veprimtari bamirësie apo shpenzimet zbritëse në këto aktivitete.

Dhe shumë mirë, mund të rezultojë se ai vërtet nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, pasi nuk besoj se ka aq buxhet Partia e Ramës sa të paguajë Blerin.

Por normalisht që kryeministri Rama do të duhet të garantojë shqiptarët, që nuk ka asnjë kontratë financiare mes tij dhe qeverisë së tij dhe Blerit, përpara ose pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Mbi të gjitha, do të duhet të garantojë shqiptarët, që Bleri nuk do favorizohet në aksese të pandershme në biznese dhe tenderë për ndonjë mik të tij në projekte shqiptare, duke diskriminuar të tjerët, siç ka ndodhur me Berishën.

Në fund të fundit, këtë presin shqiptarët, që ai të bëjë ndryshe nga Berisha, që favorizonte Tom Rixhin apo Fazlliçin, edhe pse sidomos me këtë të fundit, kam neveri dhe ndiej se i bëj padrejtësi Blerit kur tentoj ta krahasoj apo kontekstualizoj me të.

Cinizmi i skeptikëve nuk është as shenjë e kuriozitetit njerëzor, sesa një nevojë për një transparencë më të madhe, dhe garanci institucionale, krahasuar me atë sesa u është ofruar shqiptarëve ndër vite, nga eksperienca të ngjashme konsulencash çuditërisht, për hir të së vërtetës jo dhe aq diskrete në shifra, sesa në metodologji.

Gjithsesi vizita e Blerit në Tiranë, sipas interesave dhe këndvështrimeve, nxori ose jo të vërtetën e paragjykuar të vullnetarizmit dhe filantropisë së tij ndaj Shqipërisë, por ajo përfundimisht arriti të zbulojë kompleksin dhe stadin e paevoluar politik të politikanëve shqiptarë, që ende rendin pas imazhit dhe PR-it, që më shumë irriton dhe ofendon shqiptarët, sesa realisht i bën punë dhe i ka bërë punë qeverive shqiptare.

Pa mëdyshje, Toni Bler, nuk është ulur në asnjë mbledhje të qeverisë së Brazilit, në rolin e këshilltarit, as atë të Kazakistanit apo edhe Mongolisë. Ne ramë më poshtë tyre.

Dhe ky është një problem jo i vogël i qeverisë së re, që duket është e obsesuar me imazhin, që përgjithësisht është produktiv vetëm në plan afatshkurtër, si çdo mirazh klasik.

Nga tërë Bleromania e shfaqur në Tiranë, kam shqetësimin se problemi me personalitetet politike dhe tërë situatat tërë xixa dhe vezullues, mbetet i njëjti me atë të çdo vere spumante, që po t’ia heqësh tapën për një kohë të gjatë, i humbet shija dhe gazi.

191 Komente

ky është një problem jo i vogël i qeverisë së re, që duket është e obsesuar me imazhin, që përgjithësisht është produktiv vetëm në plan afatshkurtër, si çdo mirazh klasik.

meqi paske adoptu anglin: what's your point, man? In one fuckin' sentence. smiley

kti tekstit tat knej nga kjo nahija tjeter adoptuese i thon beat around the bush.

Shkrimin Ben Manaj e ka bërë përpara se të prononcohej Blair se nuk do merrte kokërr leku prej qeverisë së re. 

As une nuk e mora vesh ku rrihte cekani.

mbase pak a shum: "Se Bleri, zotrie..."  smiley

smiley

prit sa te vije njoni, se ia kallxo mire qejfin kti tipit... smiley

 

Bler ne fakt sot eshte nje figuart me kontroversjale deri me sot ne Britani qe prej "Maggie the Witch", ishte lufta ne Irak e dermoi imazhin e Bler ne fakt.(per cdo arkivol qe vinte me trupat e ushtareve britanike mallkohej haptazi emri i tij). Per mua ai mbetet nje nga politikanet me influencjale dhe te fuqishem te planetit(Cameron sot nuk mund ti afrohet klasit apo charmit te tij as tek lidhset e kepuceve) Rendesi ka qe   Ajo qe mund te beje Bler do te jte thjesht konsultime apo promovim  ne mbledhjet e influencjle me politikane te ndryshem apo si ato te Klubit te Romes(ku ben dhe vete pjese),etj. Me beri pershtypje nje fjalim i Cameron(qe ju shpetoi radarit te mainstram medjave)gjate nje vizite ne nje nga Rpublikat Kaukaze ku "sugjeroi" per nje zgjerim te BEse ne keto republika

Pa mëdyshje, Toni Bler, nuk është ulur në asnjë mbledhje të qeverisë së Brazilit, në rolin e këshilltarit, as atë të Kazakistanit apo edhe Mongolisë. Ne ramë më poshtë tyre  smiley

 

pse merzitesh, kapo? smiley

mos ke kujtu se kemi qen me nolt? smiley

e ke honger ate muabetin e te dytve mas gjermonit, dmth? smiley

smileyTa bejme Europen si gjithe Shqiperia, tha.

..ne e sollem liderin me te fuqishem te botes ,presidentin Bush ne Tiron, por nuk e ulem ne karigen e te zotit te shtepise. Ne kemi karrige te vecante per mikun sipas tradites se te pareve tane. smiley

jo, jo, nuk e ulem. mire e ke. as xhejms bejkerin jo.

u pa puna, kapo, duhet me rilexu rrezikun anglo-amerikon per shqipnin. kshu ndodh sa here harrojme porosit e xhaxhit.

ps. kta na vun minat ne kanal te korfuzit neve. harrove?
 

Më e "turpshmja" e të gjithave, është se Blair kishte kërkuar që BB ta trajtonte Shqipërinë në të njëjtin nivel me vendet afrikane... dmth t'i jepte kredi me ato kondita. Ma turp e zi nuk ka! 

po vend i botes se 3te je...kshu e la berisha

e ke pare c'behet ne spital? spitale te tilla vetem ne Liberi gjenden

Ne jemi në vend të dytë, pas Gjermanisë. Sa e mori Rama, ramë në një nivel me vendet e botës së tretë! Kshu thotë Aldo Bumçi. 

i ka fut Rama shkop ne rrote qerres qe na la PD-ja

Pse duhet te komentosh dhe per gjera nga te cilat nuk e ke idene? Rri te janullatosi se je n'fushe tate me mire

what? Po nuk e kuptove dhe ti ironinë, atëherë nuk kam rrugë tjetër, do shkoj të dorëzohem tek këta të pëdësë. 

pun dreqi kur thonjzat s'te bojn pune smiley

Joey Tribiani m'u kujtu.

Fundjave te bukur, Swed & Jul.

Kta te pd-se nuk te pranojne ty se jane pakistanez t'paster dhe s'dun ta perzijn gjakun. Sorry se nuk i pashe thonjzat smiley

Po çfare te te kuptosh ty lidhur me kishen o burre, ti Gjon Pagezorin shkon dhe e ben Joan. Po tashti si e keni ndare mendjen, edhe kishen e Shen Gjergjit do filloni te na e quani kisha e shen Jorgos?

Po ata që i kanë emrat "Jani" kur festojnë o djalë?

Sa pyetje e thelle kjo mer ti, puna eshte qe Gjon Pagezori ishte mire e bukur aty dhe ti vajte e bere Joan Pagezori kot me kot. ç'pune ke ti qe i shtremberon edhe ato qe s'jane shtrember. Se per me teper te kam pare qe ankohesh kur i therrasin greke ortodokset shqiptare.

Em, sigurisht që është pyetje e thellë. Gjithë Janët që përmend më poshtë, a thu nuk ia dinin emrin, pse nuk po quhen Gjonër po e kanë Jani? Ke ndonjë shpjegim ti thepo? Pse është Gjon "mirë e bukur" dhe Jani jo? 

 

O julo, se po shof poshte qe po merresh me keta bolet e pd-se e me lloj lloj lymash te tjere qe ne Shqiperi jane me shumice. ç'pune ke me keta o burre? leji te hane kokat e tyre me njeri tjetrin. Kurre s'e kemi pasur problem ne si na quajne, Greke apo çfaredo tjeter, si te duan le te na quajne, ku eshte problemi? Ne s'e kemi rrujt ndonjehere per 500 vjet, pse duhet ta rruajme sot? Nga ana tjeter jane po keta qe po i quajte içik malok, te hudhen ne gryke: pse na ofendon.

Sa per ate qe po pyet, pse Gjon eshte me mire se Jani etj, puna eshte se ata vete per shume kohe e kane quajtur veten Gjin, Gjon e Gjergj, dhe pastaj e nderruan ne Jani, Jorgo e ku di une. Dhe s'ka asgje te keqe ta pranosh qe ka qene influenca e prifterinjve greke qe e solli kete, dhe keshtu do te jete po u vazhdua me prifterinjte greke ne krye, do vazhdojme me shijet e tyre qe s'jane tonat, sepse kur e marrin ne dore shqiptaret, si Noli, kishes i vene emrin e Shen Gjergjit. Dhe edhe femijet ne te ardhmen s'do kene me trajtat greke ne emra por ato shqiptare. Ja imagjino ti se si mund t'ua kishte vene emrat femijeve Fan Noli po te kishte pasur. Do kishte zgjedhur Joan apo Gjon? Si thua?

Nga është origjina e emrit Joan? 

 

nuk e di ma thuaj ti.

po si nuk e di mor torollak? Po ku e gjen për herë të parë të shkruar emrin Joan?

 

po he pra si eshte puna, mos me mbaj ne ankth se edhe do dal tashti.

Në Bibël, nuk është origjina? Ja ku e ke. 

Në cilën gjuhë është shkruar Bibla? 

kujtova se ça do me thoshe mer burre.... po e njof Gjonin mer burre e njof. ca i thone edhe John, e keshtu me radhe pastaj, secili te veten. Apo po pretendon qe te gjithe duhet te flasim ne greqishte te vjeter tashti

Po ku qëndron gjëkundi kjo që thua ti?

Sa per ate qe po pyet, pse Gjon eshte me mire se Jani etj, puna eshte se ata vete per shume kohe e kane quajtur veten Gjin, Gjon e Gjergj, dhe pastaj e nderruan ne Jani, Jorgo e ku di une. 

 

? Përderisa emri origjinal është Joan - ai i Biblës? 

 

Plako, quaje si te duash. Meqe eshte Joan ai i bibles ashtu therrite edhe ti. Sa per mua rofsh se me kete bisede me kujtove nje nga gjerat me te bukura qe kam lexuar ndonjehere, Salomen e Oskar Wilde, libri me i bukur i historise se letersise me vjen te shtoj tani pa asnje medyshje. Aty flitet per Iokananin qe i fluturon koka nga e pameshirshmja Salome qe nuk mundet kurre te fali nje njeri qe refuzon te ushqehet nga Pema e Jetes.
Dhe edhe une tashti duhet te iki qe te mos me fluturoj koka po njelloj si Jokanani (i njohur ne Greqi edhe si Joanis) sepse eshte detyra jone paresore, siç na meson edhe Kisha, qe me pare te ushqehemi nga Pema e Jetes dhe vetem me pas (por qe eshte e pamundur te te shkoj mendja) te vazhdosh me pemen e diturise.
E di si thone, qe njeriu u perzu nga parajsa jo pse hengri frutin e Pemes se diturise por se refuzoi te hante nga Pema e jetes. Ky eshte gabimi me i madh i njerezimit qe vazhdojne edhe sot e kesaj dite te mos ushqehen ashtu si Zoti urdheroi.

Vertet ta keshilloj ta lexosh ate drame nese s'e ke lexuar, eshte e mrekullueshme. Eshte e shkurter, vetem me nje akt dhe shoqerohet me ca vizatime fantastike bardhe e zi nga nje piktor i famshem anglez, qe ngjajne fiks si ato qe shoqeronin librat tane te mitoligjise greke me ato vizatimet bardhe e zi te Poseidonit mbret i oqeaneve me cfurk ne dore.

Prit o prit, to get done with this, një herë e mirë: Gjon Gjin, Pal etj. janë shkurtime të emërtimeve përkatëse në latinisht Giovani Paolo etj. Bibla në latinisht është përkthyer në shek. IV. Në rast se ti pretendon se 'ashtu i kishim emrat më parë" kjo tregon se arbërit janë të ardhur në këto troje - përderisa predikimi u është bërë latinisht, po ashtu dhe emërtimet. Në vend të jesh KRENAR për emrat e të parëve të tu, edhe të të afërmve, ti shkon and shoot yourself on the foot. 

Nuk të shava kot, se është turp të mos dish origjinën e emrave që mbajmë, apo dhe të besimit që ke. Ne jemi të krishterë, dhe edhe kjo fjalë, në greqishten e vjetër është. Do të thotë që ke marrë hrizmën, je vajosur. 

Atë librin s'e kam lexuar. Ka ca kohë që skam lexuar letërsi. Do shof.

thepooooooooooo, a maskara o maskara. smiley

 

Une nuk njoh per te pare vetem Janet e Joanet mer ti, une njoh edhe Gjonat e ata me tutje. Ti qe njeh per te pare vetem Janet i ngjan ketij hoxhes nga Prizreni qe uleret kunder festimit te Shen Gjergjit ne Kosove, meqe eshte, sipas tij, mbeturine e tradites se krishtere ne ato vende.
Edhe ti, mu si ai, njeh si tenden vetem trashegimine qe kemi nga periudha Osmane dhe gjithçka te mepareshme e hedh poshte. Po te kesh durim e ta shohesh deri ne fund do te gjesh edhe te tjera te perbashketa sepse andej nga mesi, eshte qe eshte, zoteria i fut edhe nje te share Gjergj Kastriotit e Nene Terezes, mu si ti edhe ai Lymi tjeter gjirokastrit shkronjar i peizasheve.
Keshtu qe mos e rruj carin sepse je ne shoqeri te mire. Je bashke me keta lymat e tjere qe siç e sheh nuk kane as edhe nje gram shqiptarie ne qenien e tyre. Mjafton t'i shohesh dhe e ndjen qe të jane te huaj, mu siç ke per tu bere edhe ti nese vazhdon me keto mend, duke luftuar Gjergjat e Gjonat.

Megjithate, nuk i intereson njeriu se ti do te zhbehesh siç jane te zhbere keta hoxhallaret me siper. E patolerueshme eshte perpjekja qe ben ti dhe gjithe hoxhallaret e tjere per te zhbere çfare ka mbetur, per te luftuar kunder Shen Gjergjit qe eshte ne kete mes i vetmi shqiptar.

smiley

Nuk i prishin pune shqiptarizmes ky takemi, nga te gjitha anet, qe pershkruan ti. Perkundrazi jane si pune vaksine qe vertet eshte mikrob, por qe sherben per te forcuar organizmin. 

Ti qe njeh per te pare vetem Janet i ngjan ketij hoxhes nga Prizreni qe uleret kunder festimit te Shen Gjergjit ne Kosove, meqe eshte, sipas tij, mbeturine e tradites se krishtere ne ato vende.

 

Po ku e pe ti të them një gjë të tillë unë, apo ç.q.n? Në rast se etaloni i "shqyptarizmës" del të jesh ti, kjo i bie që shqiptar të jetë veç dikush kokëtrashë, bole, shpifës, i paditur dhe mendjembyllur. 

Je ti që ankohesh pse i them Joan, dhe jo e anasjellta. Mëso të paktën se vetë Gjergji, na ish grek, edhe tradita e emërtimit ka qënë e kishës së lindjes, deri në mesjetë. 

thep o bythëmut:

4.7 Katundet arbëreshe dhe famullitë në Eparkinë e Ungrës (Cosenza):

1. Lungro – Ungra: Seli Episkopale (Cosenza), famullia "Shën Kolli";

2. Acquaformosa – Firmoza (Cosenza), famullia "Shën Janji Pagëzori";

3. Firmo – Ferma (Cosenza), famullia "Fjetja e Perëndilindëses" dhe famullia "Shën Janji Krizostomi";

4. S. Basile – Shën Vasili (Cosenza), famullia "Shën Janji Pagëzori";

5. Frascineto – Frasnita (Cosenza), famullia "Fjetja e Perëndilindëses";

6. Ejanina – Purçilli (Cosenza), famullia "Shën Vasili i Madh";

7. Civita – Cifti (Cosenza), famullia "Fjetja e Perëndilindëses";

8. Plataci – Platani (Cosenza), famullia "Shën Janji Pagëzori";

9. Castroregio – Kasternexhi (Cosenza), famullia "Shën Mëria e Borës";

10. Farneta (Cosenza), famullia "Shën Kolli";

11. S. Paolo Albanese – Shën Pal Arbëresh (Potenza), famullia "Ngritja e Kryqit të Nderuar";

12. S. Costantino Albanese – Shën Kostandini Arbëresh (Potenza), famullia "Shën Kostandini i Madh";

13. S. Sofia d'Epiro – Shën Sofi Epiros (Cosenza), famullia "Shën Thanasi i Madh";

14. S. Demetrio Corone – Shën Mitër Koronë (Cosenza), famullia "Shën Mitri"; 

15.Macchia Albanese – Maqi Arbëresh (Cosenza), famullia "Shën Mëria e Kostandinopojës";

16. Sofferetti (Cosenza), famullia "Shën Mihali Arkangjël"; S. Cosmo Albanese – Strigari (Cosenza), famullia "Shën Pjetri e Shën Pali";

17. Vaccarizzo Albanese – Vakarici Arbëresh (Cosenza), famullia "Shën Mëria e Kostandinopojës";

18. S. Giorgio Albanese – Mbuzati (Cosenza), famullia "Shën Gjergji";

19. Cantinella (Cosenza), famullia "Shën Mauri" (që nga viti 1989);

20. S. Benedetto Ullano – Shën Benediti Ullano (Cosenza), famullia "Shën Benediti";

21. Marri – Nda – lli – Marr (Cosenza), famullia "Shën Zepa";

22. Falconara Albanese – Farkunara Arbëreshë (Cosenza), famullia "Shën Mihali Arkëngjel", (që nga viti 1974);

23. Cosenza, famullia "Shëjti Shpëtimtar", (që nga viti 1978);

24. Lecce, famullia "Shën Kolli"

25. Villa Badessa (Pescara), famullia "Fjetja e Perëndilindëses".

Si nuk u lodhe me keto budalliqe qe poston mor burre???? 

I ka vene vetes mision smiley

Per te miren e vet shpresoj te kete ndonje perfitim se ndryshe ngeli tu humb kohe kot budallai smiley

Jo more meqe bibla eshte shkruar ne greqisht edhe Bill Klinton ta quaj veten Vasillaqis Kallatonaqis, Kurse George Bush ta quaj veten Jorgos Buzuqikos...smiley

Nuk kane rendesi keto gjona mer jau, ka rendesi qe ne Qitapet e Qumran-it te gjetur ne shkretetire emri shkruhet Jezu$i.

Si i thone greket jezusit? xhesus?

Po kokëtrashë, pse je kokëtrashë ti thep? - as kjo nuk është pyetje e lehtë, besomë. 

 

po nuk e di pra, ma thuaj.

thepo, merrni masa qe te distancoheni nga greket wannabe si ky qe i pergjigjesh, ndryshe e hengri gjithe PS-ja. S'dua ta besoj qe nje nga dy partite kryesore te qeverise, Gjoneve ju thote Joane dhe Gjergjeve Jorgo.

Ti psikopati i pëdëhit, kishe ndonjë gjë kundër Jani Mingës, Jani Vretos, Jani Rizës, Jani Zengos... apo edhe Jani Janit?

Po ndonjë gjë kundër Jorgo Telos, Jorgo Bulos, Jorgo Bllacit, Jorgo Papadhopullit, Jorgo Papingjit apo edhe Jorgo Goros? 

 

Jorgo Telos Jorgo Papadhopullitsmiley

o çajup o kryepllaje smiley 

Shiko greku wannabe, une skam asnje gje me Jorgot e Joanat qe ashtu i kane quajtur prinderit e tyre, une kam shume gjera me ata qe Gjonin e bejne Joan dhe Gjergjin Jorgo.

Edhe njehere, s'dua ta besoj qe PS eshte kjo qe perfaqeson ti ketu. nuk e besoj kurre qe PS Gjon Kastriotin a Gjon Pagezorin a Nje Gjon cfaredo e quajne Joan dhe as Gjergj Kastriotin Jorgo Kastrioti.

Nuk dua ta besoj qe PS eshte per te vendosur kufirin ne Shkumbin sic ke thene ti.

une nuk dua ti besoj asnje nga keto por fatkeqesisht mbeshtetesit e PS nga te ngjashmit e tu perbehen.

kisha dicka kunder per nje nga keta qe permend qe e kam njohur nga afer...nuk te duket e habitshme qe nje person quhet nga lindja e deri mbi 30 vjet Gjergj e tani Jorgo Goro...mund ta justifikoje prejardhja e emrit ndryshimin e tij sot...besoj se jo, ndoshta vetem disa vota me teper...por sidoqofte eshte nje perdhunim i vetes nqs e ben ne te gjalle e nuk ka asnje te drejte te ndryshoje emrat e te vdekurve kur ne te gjalle jane vetequajtur ndryshe

Nemesis, ke haru Ilia Telon, more.Duhet ti mesoni dhe ju opinioniste te dashur, se ortodksia jone eshte ball kazani, per dolline e Kombit.Ne dashi per gjuhesine, dashi per perqafimin e ideve te rilindjes, qofte per luften clirimtare, qofte per revolucionin socialist.Flet historia
Ndersa greket tere kohet kane dashur te benin per vehte ortodoksine tone.NUK JA KAN ARRITUR.
Ne kete kuader ben pjese edhe ndrrimi i emrave qe na u ben greku atyre.Mos u merzit, pse ndonje te ben grek ty.Aqe di dhe aqe thote...!

Kualiteti duket qe nga keshilltaret .. Rama / Toni Bler, Obama / Bill Klinton

Po Nishoni ke ka keshilltar? Qozim Sufllaqen?

smiley

Ky Mania , coku ja picos nganjehere po ketu ka ardhe si variant Xhibonjist .Biles me shpejtesi pa u thare boja se mos ja merr njeri idene e tapave qe bejne zhurme kur i heq nga shishe boshe .

Rri ore ben ndonje artikull per Fshatin ose kryetarin e Komunes .Te gjith me kalem ne dore JU me analiza per Rixhin e Blarin .Rrini ore dhe pini ndonje freskuese aty dhe po qe se ta jep ne tru se ke "kapacitet  te modh mer jahu me e bo fertele Blerin " na bjer ndonje Analize po jo " ekspertize " per cfare cquhet ai . Ku mund te na e jap Ndihmen . Mbetet me cullufe varur e llabane supeve tere jeten  "E pse Bleri do na ndihmoje ne .Ai qe prish 7 mije sterlina me aroplan "

Dava Bythegrisurish meren me sterlinat e Blerit se ka ardhe koha e Grande Kakave dhe njente Kapos ..."se miraklliu i Fridomiut zotrie "

Dhe nje keshille personale ne se vjen ndonjehere tek PPU .

Po lexove qe te ka marre pasazhe Kapua nga shkrimet ...thyeje kalemin , fillo ha thonjt dhe merr leje te zgjatur !

Mosmirënjohja ka qenë dhe vazhdon të jetë sport kombëtar i shqiptarve. Si tipar, është i rrugaçve, përshkon megallomanët, pijanecët e kurvarët që prostituojnë pa rreshtur e pa u lodhur në çdo gazetë, fletushkë dhe, tani së fundi, në modën e re fëmijrore të fejsbukistëve. Ky artikullshkruesi, i ndikuar nga mallkimet që Bleri ka marrë në Britani për shkak të luftës në Irak, mendon e paragjykon që në titull se dhe shqiptarët ashtu duhet të mendojnë, ndaj çuditet me "mosçudinë shqiptare". Këtij i vjen çudi pse ne nuk çuditemi që u pranua të ulte bythët në poltronin e kryeministrit, duke përdhosur kështu dinjitetin e leshit kryeministror e shtetror...

Arben Manaj! Tony Blair është i mirëpritur të vijë në Shqipëri dhe të ulet ku të dojë, sepse shqiptarët shohin tek ai personalitetin e madh politik i cili bindi Klintonin që t'i jepte fund masakrës, genocidit e shtypjes së shqiptarve në Kosovë, përmes sulmeve të NATO-s. Nga këmbëngulja e tij sot Kosova gëzon pavarsinë e lirinë. Ndërsa ju tek ai shihni interesat personale "të mbuluara me vellon e misterit", siç shpreheni, unë shoh luftëtarin për vendosjen e drejtësisë në botë.

 Shkofshi në djall të gjithë ju "kozmopolitët", që jeni mësuar me shpifje, ndotje të gjithçkaje dhe, si gjithnjë, jeni mosmirënjohës ndaj të mirës së tjetrit.

Petro mirenjohes ti jemi Blerit dhe ai me termend qe meriton respektin e thelle te shqiptareve per cfare beri ne kosove. Por duhet ditur qe te mos jemi naiv qe tall bythen bota se te gjitha qeverite dhe qeveritaret ne bote kryejne veprimtari ne rradhe te pare ne interes te vendit nga vijne duke kryer detyren per te cilen paguhen! Bleri ne rradhe te pare ka kryer interesin Britanik dhe ne rradhe te dyte ka kryer nje veprim njerezor. Nuk ishte Bleri qe mori pushken dhe vrau ushtar serb. Pra ti ndajme keto gjera. Mua nuk me pelqeu fare fakti qe Bleri ulet ne poltronin e kryeministrit poshte figures te Ismail Qemalit te vrare ne shpirt e ne trup sepse nuk binte dakort me padrejtesite e kryera ne kurriz te shqiptareve qe zanafillen e kan ne 1912 ne Londer. Traktakti i Londres eshte edhe fillimi i kalvarit te vuajtjeve per shqiptaret qe vazhdon sot e kesaj dite. 

Nuk me pelqeu as trajtimi skandaloz e aspak serioz nga Sokol Balla ne Top-Story ku permendeshin fjale si perendi etj ku permendet nje karagjoz britanik i cili eshte bere objekt talljeje kombetare ne angli me shqiptaret, duke i dhene neper media status te heroit kombetar shqiptar, si te vetmit filma qe lejoheshin etj budalleqe te tilla. Puna eshte qe Britania ka qene dhe mbetet sot nje nga ne mos vendi me antishqiptar ne bote. Dhe Bleri ka qene shume konseguent ndaj kesaj politike. Edhe per nderhyrjet ne Kosove kam rezervat e mija sepse po te shohim me kujdes ne retrospektive ajo nderhyrje i ka bere sherbese vete Serbise ne rradhe te pare. Dhe nqs ke dyshim per kete gje, ki parasysh se gjuhen te gjith e dredhine  sperdredhin si t'ju doje bytha , por jo zemren! Dhe zemra e tyre duke filluar nga Bleri i pari e keshtu me rradhe te gjith europianet ka qene si gjat konfliktit si sot e kesaj dite nje zemer me urrejtje percmim dhe tallje per shqiptaret!

Mos ben te kundertetn i nderuar Petro . As ka te beheje MOSMIRNJOHJA fare ketu .Jane nje kategori germalidhesish ku qeka fut dhe ky fatakeqi me Manaj .  qe jane gati kurdohere e per cdo gje me hudhe nga nje Tymse ose me hudh nganje gur me bo Rrath .Lexo ate me Bamsi Bumsi dhe e kupton menjehere qe jane produkt i mentalitetit 25 vjecar te babasqapit  "Pse se njohem ne kush eshte ai Moot Mooti "

E ku ka peshe Manja dhe kush e lexon pervec  Aldo Bumcit ? Kush i qeth me keta artikuj ? Sikur gjithe jeten te punoje e ti paguhen per nje dite ketij Manajt , Blair po ta shohe do i thote " "Jepini i dreke atij fukarait qe po na kerkon leter per botu gazetat " 

Nje shkrim shume i gjate bazuar ne dyshime dhe paragjykime. Nese neser qeveria shqiptare do te leshoje me "koncension" manaxhimin e doganave kompanise angleze te Crown Agents, cfare do te thojne? Qe ishin dora e Tony Blair?

Pse si kujtove ti, se Blair qe nuk ben hap pa para do vije te konsultoje qeverine e Rames per syte e bukur te Rames? Crown Agents jane te lidhur me Blair dhe ky parate per punen qe do beje per Ramen do i nxjerre nepermjet Crown Agents per te cilen Blair ka siguruar kontraten nga Rama pa tender e pa asgje. Blair e tha edhe vete te gazetari i partise Sokol Balla, per kete pune tha duhen para por do dalim e lypim te donatoret. Ne fakt Blair nuk do keshilloje asgje, se s'ka c'te keshilloje Blair Shqiperine pervec po themi keshillave te pergjithshme politike per Ramen, por do beje lobim per Ramen.

Blair qe gjithe gazetat e Anglise shkruajne qe pas politikes eshte kthyer ne nje biznesmen, qe lidhjet e tij politike kerkon ti shfrytezoje per para, as nuk cohet nga karrigia per Shqiperine sikur te mos kete fitim.

arben Mane njihet si gazetar afer te majtes dhe nuk i shkruan se i tha Berisha a PD-ja keto. Ky jeton ne Angli e di ca gjera se si funksionojne punet ne Angli.

Tony Blair eshte biznesmen e person privat qe i shet Rames konsulencen e firmes se tij private. Rama e paguan Tony Blair qe te rehabilitoje figuren e skeduar te Edi Rames me kancelarite e botes se qyteteruar. Sherbimi sekret francez ne 2007 e quajti Edi Ramen "Zotin 10%" dhestrumbullarin e klaneve mafiozeve te vendit dhe mafies se ndertimit ne Tirane.

Do kete qene nga te " Klubit te Rotkarianeve " ai i sherbimit sekret Francez se babasqapi nuk di gjae , as LefKOPEJA !

Edhe ky eshte nje tregues i atij grupimi qe nuk ka qene KURRE Parti .Zerat Poetike nen  "shume nike - shume argumente" smiley nuk vonuan .

Nje Qeveri Plehrash qe e konsultonte se "miku im camdesy " dhe ai qe tani e perzune si qen nga Senati si Hajdut  " miku im familjar , se Berlusconi zotrie " qe ishin shtruar kembekryq ne sofren Shqiptare me luge ne Brez , nuk mund te heshte pa leshuar zagaret e saj ne zogori

"E shkafja asht Ky Blair me do firma pas vedi  qe dune me pasuru Shqiptaret e per me i msu si me HI ne Europe .Po pse kush na ka mesue na me nxjerr barutin ne Macukull "  Po rrini o mjerane pushoni ca kohe se ju ben mire edhe per sistemin nervor  I marri eshte SHPORRURR smiley

Gjeni ndonje rruge  dhe lereni " Rreziku Anglo Amerikan per Shqiperine " se flet per kohe tjeter !

 

Tony Blair dhe kompania e tij e konsulences private nuk eshte blere nga Rama per ti mesuar se si te qeverise, por eshte blere me shpresen se do te rehabilitoje figuren e tij me kancelarite e botes se qyteteruar. Edi Rama dhe Ilir Meta, jane njerez te skeduar nga kancelarite e botes si politikane te korruptuar e te lidhur me krimin e organizuar. Dhe me piramidat mediatike qe Rama dhe klanet kriminale qe e mbeshtesin ate kane ne Shqiperi, mund te kontrollojne opinionin publik shqiptar per te, por nuk kontrollojne dot opinionin nderkombetar. Prandaj na duhet Tony Blair, qe e mori per dore dhe e dergoi ne New York City.

Rames i ka njel sahati te thirdwayizmi, perfaqsuesi me i denje i te cilit eshte tony blair me neoliberalizmin etij postthacerian, qe perkon dhe fiks me fillimin e angazhimit te tij si politicien.

C'tu desh ky sport mer Rame. Me keto te permrenshmit me nje luge gjize rregullohesh. Ec e mba gazetat e inglizit me buke tashti. 

Me para apo vullnetar,mendoj se prania e zotit Blair do te jete pozitive per kete qeveri.Ne na duhen njerez si zoti Blair sot dhe zoti Ridge dje,per te lobuar per ceshtjet tona ne instancat vendimarrese.

Bejme mire qe miqte e vendit tone ku hyn dhe zoti Blair te mos i atakojme.Nuk duhet te behemi si ish komunistet ne kete pike.

Mund ta kritikoni qeverine per shume gjera,por jo per kete.

Sdo loboje per ceshtjet tona ai jo, do loboje per Ramen qe peflitet tek nderkombetaret si i korruptuar, si i lidhur me bandat kriminale dhe kur te beje paudhesi ne qeverisje Rama, Blair ta mbroje dhe Blair se ka per here te pare, ka mbrojtur edhe ata diktatoret nga Kazakistani e Mongolia. Ridge athere kishte kontrate te rregullt, te caktuar se cfare do bente.

Ne Shqiperi po privatizohet shteti nga Rama dhe Kokedhima, ti ke nge te besh si i pavarur. jepi byrazer se ne fund te fundit ti ne Amerike je, ste prish pune se cben Rama me Kocon.

Kjo është një pjesë nga intervista me Tony Blair:

Dua t’u bëj edhe disa pyetje për mënyrën se si do të funksiononi në Shqipëri dhe natyrisht për hir të transparencës ka patur këtu një debat, kryesisht politik nga opozita pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që Tony Blair do të punojë falas për qeverinë shqiptare. Por për hir të transparencës zoti Blair, mund t’ju pyes se kush paguan ‘charterin’? Kush paguan hotelin? Kush paguan shpenzimet tuaja, të themi gjatë punës tuaj në Shqipëri?

Ne do të mbulojmë një sërë shpenzimesh, por projekti në fakt do të duhet të mbulohet nga bashkësia ndërkombëtare, nga donatorë, nga miq të këtij vendi. Kështu veprojmë në vende të ndryshme të botë. Unë jam në gjendje të financoj infrastrukturën time, por sigurisht që nëse do të marr një person tjetër që do të punojë për vendin, sigurisht që do të kujdesemi që të sigurojmë fondet e duhura nga bashkësia e donatorëve. Këtë e bëjmë në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme. Këtu në Shqipëri nuk dua që të përdor fondet e qeverisë sepse është një vend që ka nevojë deri në qindarkën e fundit kjo qeveri, dhe në rastin e Shqipërisë do të shfrytëzojmë fondet e donatorëve të ndryshëm. Punojmë mbi të njëjtën bazë siç veprojnë edhe të tjerë që bëjnë këtë punë, nuk jemi vetëm ne që bëjmë këtë aktivitet. Mendoj që dallimi mes organizatës time dhe konsulencave tradicionale është se unë besoj që duhet të jetojë një ekip në këtë vend, që të jetojë këtu, pra ekipi që unë do të sjell këtu, do të jetojë dhe punojë krahas shqiptarëve. Së dyti, ajo që unë kam vënë re që shumë këshilla që u jepen qeverive nga ana teorike janë të mira, por nga ana politike janë jorealiste. Kështu që unë mendoj që duke patur parasysh që e di se çfarë do të thotë të ulesh në atë karrige, mendoj që duhet të marrësh këshilla të realizueshme, realiste dhe që fokusohen tek prioritetet e qeverisë. Kështu funksionon.

Që e gjeni këtu

tbc... 

Ua shkruajta më parë, që Arben Manaj e ka shkruar shkrimin e vet, një apo dy ditë para intervistës të dhënë nga Blair. Dhe për kohën që u shkruajt, shkrimi me gjithë pikëpyetjet e veta, qëndron. Përderisa shkrimi në një farë mënyre e mori përgjigjen, atëherë nuk e di se pse haheni me Ben Manajn, tregoni më tolerantë, ju të anës së majtë, mos u bëni taleban! 

 

 

po perhapen si vaji ne lakra me keshilltare majtas e djathtas.tani po flitet edhe per keshilltare turq.mos te flasim per gjithe ate ekspertise ne vitet 90 e 2000 nga BB ,BE,FMn e gjithe kjo per nje bythe vend me 2.8 milione banore.

2.8 milionë veta, në Shqipëri veç. Po gjithsej në botë, jemi 23 milionë. Po të hapim krahët secili (gjatësia mesatare 1.7 m), dhe të kapemi përdorë, e pushtojmë* gjithë botën. Cep më cep. (diametri i Tokës është rreth 40.000 km)

*lexo: përqafojmë. 

We should embrace the other.

Nuk thu shyqyr, se po na shifnin deri para një viti si qen të zgjebos. Grekët po na japin sheshet, turqit përsheshet, Anglia konsulencën, Amerika their love, lum kush të rrojë. 

 Këtu në Shqipëri nuk dua që të përdor fondet e qeverisë sepse është një vend që ka nevojë deri në qindarkën e fundit kjo qeveri, dhe në rastin e Shqipërisë do të shfrytëzojmë fondet e donatorëve të ndryshëm.

Tomi Blair.

He` me? Ju skeptiket e lexuat kete! 

 

Interesante nga nje kend tjeter veshtimi i kesaj fjalie te shkeputur eshte kur Tomi Blair nje politikan i huaj thote se " Ky vend ka nevoje deri ne qindarken e fundit..!!!" Ndersa politikanet tane qe ishin ne pushtet i kane vjedh edhe "qindarken e fundit" atij vendi per aq kohe sa ishin ne pushtet! ... mendon me shum per "qindarken" e popullit, i huaji,   sesa politikani vendas! smiley .. qe nuk i kane llogarit nevojat e shqiptareve me nikoqirllik

i nderuar a i ke lexuar ndonjehere cfare thot popullsia e vet per kete person?? 

 jane thjesht opinione, dhe jo " popullsia angleze! "  gjithkush ka opinionin e vet, por nje gje te kesh te qarte se drejtesia ne Angli eshte aq laerg me Shqiperine, sac eshte toka me  me planetin e fundit te gelektikes tone smiley  sa eshte zor ta konceptosh qe nje njeri i "korruptuar" si Blair mund te vazhdoj aktivitetin e tij pa shkuar nje here ne gjykate! Nuk di ndonje rast qe Blair te kete shkuar ne gjykate per "ato" qe thuhen per kete person!!!smiley 

me thuaj kush eshte ai kryeminister president apo diktator qoft qe e ka pare ndonjehere deren e gjykates per pune korrupsioni?? ose te qe eshte denuar me sakt??? ka shku naiher Bushi ne gjykate? po berlusconi a do e bej ate denimin e vete?? sma do mendja... kam pershtypjen qe jo shume e drejte te jete drejtesia angleze por edhe perfekte keto njerez nuk denohen dot nga gjykatat tokesore... vetem drejtesia e zotit i ben derman

Silvio Berluskoni te pakten smiley Ndyshojne katerciperisht gjykatat italiane me ato angleze, sa per kulture! 

po per xhorxhin pse sme dhe pergjigje?? se sa ndryshim ka anglia me italin jam shume i ndergjegjshem...gjithsesi nuk do shofim drejtesin angleze ne rrang nderkombetare, nuk ngurroj te them qe i ishte perkushtuar shume kauzes "vendosim shtetin e se drejtes" kudo ne bote duke filluar nga India smiley

BANGKOK (AFP) –  Thailand has denied it will pay former British prime minister Tony Blair $640,000 to speak at an upcoming government-sponsored forum in Bangkok on bridging the kingdom's festering political divides.

Tony Blair's speaker fee draws protest in Thailand

 

Sipas analizës së mediave angleze, Blair as që merr frymë pa para dhe se angazhimet dhe fjalimet e tij kanë një kosto marramendëse. Edhe “Daily Mail” i sheh me skepticizëm komentet se Blair do ndihmojë qeverinë shqiptare falas.

Xhaelga po ti per cfar e lexon Daily Mailin mor aman mor....

ajo express.co.uk po thoshte ne titull - Bleri do sjelle 3 milion shqiptare ne UK...dhe pastaj e shtjellonte qe Bleri do ndihmoje Shqiperine te hyje ne EU dhe ne kete menyre krijonte potencialin per 3 milione shqiptare te vinin te punonin ne Angli - smiley

Ajo daily express ka nja 12 vjet qe nuk i heq emigrantet nga faqja e pare smiley 

Per Toni Blerin kam respekt, por edhe artikullin nuk e kundershtoj dot. 

The announcement comes days after it emerged that Mr Blair, 60, appeared to be footing the bill for his own £30million private plane.

He has been seen stepping out of a £7,000-an-hour bespoke aircraft complete with stateroom, lounge, kitchen and bed.

 

Read more: http://www.dailymail.co.uk/news/article-...
Follow us: @MailOnline on Twitter | DailyMail on Facebook

 

Cfar na sillni pocaqilleqet e daily mail ketu ne nje blog shqiptar mo jeni ne vete?

Po vari lesht

Kto jane deliret e para te qeverise, sa skane fillu akoma nga puna.

nuk ja vlen me harxhu energji as me sha, as me lavdru

Gjat diteve te fundit eshte folur shume mbi konsulencen qe Tony Blair dhe agjencia e tij e konsulences mes te tjerash do te ndihmoje qeverine shqiptare edhe ne permiresimin e imazhit te Shqiperise. Mjaftojne disa klikime ne google mbi kete ceshtje dhe del qe ne gazetat me te medhaja britanike por jo vetem ka artikuj percmues per Blair dhe per Shqiperine, dhe me dhjetramijra komente qe fillojne nga negativet deri tek super racistet per Shqiperine. Tony Blair mesa duket eshte njeriu me i urryer i te djathtes britanike, kryesisht angleze e cila i shikon me perbuzje dhe percmim te gjith te huajt, kryesisht emigrantet dhe vendet nga te cilat vijne dhe e konsideron Blairin si shkaktar per ate qe ata e shohin si rrenimin e vendit te tyre. E majta britanike gjithashtu e urren Blairin me pak per arsyet e emigracionit dhe percmimit te te huajve, dhe me shume sepse e shikojne si nje tradhetar te se majtes. Pra ne vendin e tij figura e Blairit nuk gezon respekt ne asnje krah politik. Ne lindjen e mesme konsiderohet si nje kriminel lufte per ate qe beri ne Irak kryesisht por edhe per te tjera. Ne Europe nuk eshte se ka ndonje simpati te vecante per te gjithashtu. Si mundet nje figure e tille te ndihmoje ne imazhin e Shqiperise? Si mundet kur vetem ne disa dite ka arritur te krijoje nje negativitet te jashtezakonshem te publikut europian drejtuar kundrejte Shqiperise dhe shqiptareve?

true that

i kam pas ndjek me kujdes komentet e britanikeve kur ishte ceshtja te bashkohej a jo me ameriken per sulm ne Siri.

U cudita dhe une se cfare percmimi kishin per Blair populli anglez qe komentonte, sepse emri i tij dilte ne nje nder dy komente.

Rruzhe

Anglezet e urrejne Blerin. Prejardhja e tij nga veriu afer kufirit me Skocine, numri i ministrave skoceze gjat qeverisjes te Blerit, rritja e emigracionit gjat qeverisjes te Blerit, religjioni i gruas te Blerit, lufta ne Irak duke genjyer ne parlament, nderhyrjet e tjera luftarake, sistemi social qe ndihmonte te varferit... dhe ne fund konvertimi i Blerit ne fene katolike. Te gjitha keto kan bere qe publiku anglez te kete nje urrejtje te jashtezakonshme per Blerin, dhe flasim per te gjith spektrin politik, jo vetem te djathtet, megjithese keta pak me shume. Mua me erdhi plasja per pritjen qe i bene gomeret tane dhe aq me shume me erdhi shume inat per lepirosjen e top-medias ndaj tij. Sinqerisht mi sjellin zorret tek goja keta gazetaret dhe mediat shqiptare qe sillen sikur te mos jene vete shqiptare por duan te tregojne sa mir e njohin median boterore dhe perdorin gjuhen diskriminuese, percmuese te medias nderkombetare edhe keta qe te duken sikur jan cool.

1oora une besoj se reputacioni qe Blari ka ne Britani sot eshte pak i padrejte. Konservatoret e urrejne se i mposhti dhe i poshteroi elektoralisht. 

Te majtet e urrejne per mua gati ne menyre irracionale per punen e Irakut. Aty ai ndoqi nje parim te thjeshte qe kryeministrat britanik e kane ndjekur gati qe prej Luftes II, po mbi te gjitha qe pas krizes se Suezit, me pak fjale perhere ndiq USAn. 

Thene keto, Blair sot drejton nje kompani private per perfitime private, e perfshire edhe ne "konsulenca" per disa regjime 100% diktatoriale si psh Kazakistani. E vetem per kete duhej nje transparence me e madhe se cfare fiton e cfare ofron konkretisht. 

Nuk po diskutoj sa i padrejte eshte reputacioni i Blerit se njerezit qe marrin vendime te rendesishme patjeter qe ndjellin emocione te medha sepse jan vendime qe i prekin direkt njerezit dhe shoqerite. Fakt eshte qe ne kohen e Blerit britania ka perjetuar nje periudhe te arte ekonomike.

Anglezet e urrejne Blerin?

Prandaj e zgjodhen 3 here rresht me landslide victories.

 

Anglezet urrejne shqiptaret?

Me thuaj nje apo dy raste. Pislliqet qe kane bere shqiptaret ketu nuk kane te sosur. Por prape nuk ka pasur kurre ndonje urrejtje te shprehur ne media apo ku ta di une. Nga pervoja ime personale, une kam 18 vjet qe punoj  me angleze dhe nuk kam vene re urrejtjen me te vogel.  Kam punuar si expat ne shume vende te botes, i vetem shqiptar,  me angleze. Jam trajtuar si i barabarte.

 

E djathta e urren Blerin?

Bleri ishte thecerist me i madh se Cameroni dhe UKIP te marre se bashku. Politikat e emigracionit i shkonin me shume per shtat boseve te the City, sepse emigracioni ndihmoi ne rritjen e popullsise. Pyet Pjerin  ose cdo macroeconomist, te te tregoje, tregjet e burses kane nevoje per rritje te popullsise. Mbreteria e bashkuar kishte nevoje per emigrantet me shume se emigrantet kishin nevoje per mbreterine e bashkuar.

 

E majta e urren per luften ne Irak?

Te gjitha demonstratat anti - war, u udhehoqen nga the Socialist Worker, dhe muslimanet e Birmingamit dhe Finsbury Park. Ah po, edhe gazeta the Independent qe ne ate kohe ishte prone e nje irlandezi.

 

Roland, lexo komentet ne cdo gazete angleze sot. Mire te djathtat po e po, po edhe te The Guardian qe eshte gazete e qendres se majte komentet mbi te jane 90% negative ne ekstrem. 

I kam lexuar Endrit. dhe eshte e vertete qe shumica jane kunder blerit.

Por komentet neper gazeta nuk jane tregues i opinionit mbizoterues ketu ne Angli.

Vetm ne nje gazete kishte me mijra komente qe ishin pothujse komplet ne masen mbi 99% raciste ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Nuk po i marr te gjitha bashke por kur kete racizem e shikon edhe ne gazeta te majta intelektuale vaj halli...

1oora,  nisur nga niveli i komenteve qe ben ketu, nuk ma merr mendja qe anglezet do te jene racist me ty. Mund te jene "racist" me ca plehra qe na kane prishur emrin te gjithe neve. Sa per komentet ne gazeta, ke te drejte.

Roland ne marredhenie personale anglezet jan popull xhentelman. Jan popull qe dine ta ruajne per veten e tyre nje opinion, dhe per kete jan shembull. Qe racizmi dhe percmimi jan pjese e qenies te tyre emocionale kjo s'do mend. Dhe per kete nuk i ve faj fare popullit anglez une por mediave si puna e daily mail, the sun etj qe kete shoqeri po e kalbezojne ne shpirt.

Po ja merr per indicie nje fakt tjeter. Blairi as nuk e nxjerr me fytyren ne ndonje aktivitet te Labour, as nuk ftohet biles, ndryshe nga Brown dhe Mandelson. "Trashegimtari" i tij i cili ishte prej kohesh lideri i ardhshem u mund ne garen per kryetar nga vellai gati komplet i panjohur e jokarizmatik vetem e vetem se Davidi shihej si pasues i Blairit. 

Dhe me c'kam pare kur kam qene atje, perhere neper sondazhe emri i tij ne pergjithesi provokon inat dhe alergji, si psh kur u permend per "President" i BE.  

Edhe njehere, per mua nuk eshte komplet i drejte si repucation. Jam shume dakord me ty per punen e emigracionit, problem i madh i te gjithe vendeve evropiane kur e krahason me USAn psh. Dhe nuk eshte reputacioni i tij pozitiv ose negativ ne Britani ceshtja qe duhet te shqetesoje shqiptaret, po marrveshja qe ka me qeverine aktuale. 

Endrit, arsyeja qe nuk del shume ne media ose aktivitet te Labour, nuk ka te beje personalisht me Blerin. Eshte shume normale ketu ne Angli, historikisht, me perjashtim te Winston Churcill, qe cdo kryeminister mbasi mbaron detyren, pothuajse largohet nga skena politike. Kjo ka qene e vertete per Thatcher-in, John Major, Gordon Brown. Te pakten keta qe i kam perjetuar vete.

Reputacioni eshte pak i veshtire per t'u gage nga komentet e gazetave. Nuk kam ndonje metode shkencore ta provoje kete, por, thjeshte nga ekperienca ime e perditshme me anglezet ma thote kete.

Po te nisesh nga cfare shikon ne televizor dhe ca lexon ne gazeta, mund te mendoje se e urrejne Thatcher-in ne maximum sepse hodhen valle disa ketu kur ajo vdiq. Por e verteta eshte ndryshe. Besome mua.

Brown shfaqet akoma here pas here. Maggien e urrenin te majtet, po tories deri ne fund e trajtonin si hero. E vertete per gazetat qe nuk jane metode shkencore, prandaj permenda dhe sondazhet qe ne pergjithesi ishin negative. Gjithsesi agree to disagree, edhe sepse sic te thashe reputacioni (per mua i padrejte) qe ai ka sot ne Britani nuk eshte shume problemi yne. 

Arsyet i kam dhene me siper dhe kot qe te riperseris veten. smiley Ti mbaj mendimin tend dhe une timin. smiley

Ama vetem ketu do ndaloj pak. 

Anglezet urrejne shqiptaret?

Me thuaj nje apo dy raste. Pislliqet qe kane bere shqiptaret ketu nuk kane te sosur. Por prape nuk ka pasur kurre ndonje urrejtje te shprehur ne media apo ku ta di une. Nga pervoja ime personale, une kam 18 vjet qe punoj  me angleze dhe nuk kam vene re urrejtjen me te vogel.  Kam punuar si expat ne shume vende te botes, i vetem shqiptar,  me angleze. Jam trajtuar si i barabarte.

Cfare rastesh do ti? Ne media i ke pothuajse perdite shqiptaret neper filma e dokumentare ne menyren me te felliqte dhe me raciste te mundshme. As te bazuar ne fakte jo, por karaktere fiktiv aspak realist ne perputhje me shqiperine dhe shqiptaret. Nqs ke jetuar 18 vjet ne angli besoj e ndezur ndonjehere televizorin ose e ke lexuar ndonejhere ndonje gazete? E pra s'ka gazete e ska televizion pa permendur shqiptaret te pakten nje here ne disa dite ne terma racist, dhe pothuajse gjithmone me histori te trilluara te pabaza. Shqipetaret kan bere pisllleqe? Ti mund te kesh bere, fol per veten tende, une s'kam bere asnje pisllek, e megjithate jam shqiptar. Mesa di une ne statistikat e rendit ne Angli shqiptaret nuk figurojne fare si komunitet problematik. Jo mbi baza etnike te pakten. Ndoshta ti i di me mire xhanem.

Une komentit tend me siper ju pergjigja me respekt. ti me pergjigjesh me inuendo, pa me njohur fare.

Une nuk kam bere asnje pisllek, dhe jam i nderuar ne kete vend. ne fakt: I love this country to bits. Pikerisht sepse, po te jesh njeri i rregullt dhe te zbatosh ligjet e vendit ku jeton, askush nuk te bie me qafe me racizma e budalleqe te tilla.

Une kam vetem mirenjohje dhe respekt per Angline dhe anglezet.

Nqs ti i urren dhe shikon racizem karshi nesh ne cdo qoshe rruge, eshte e drejta jote.

 

Asnje mungese respekti apo sic e quan ti inuendo* nuk ishte intended*.

Edhe dicka tjeter nuk urrej asnje popull mbi baza etnike, as serbet e greket e turqit e le me anglezet smiley ne  fakt perpiqem qe URREJTJES si ndjenje ti rri sa me larg dhe shyqyr zotit nuk e praktikoj. Per anglezet qe njoh ka nga ata qe kam respekt ka dhe nga ata qe skam pike respekti. smiley 

pyll pa derra nuk ka.

O shoku,ti je shqiptar apo anglez? Se po te jesh shqiptar I ben nje monument te madh atij Blerit per ate qe ka bere per Kosoven. Me kujtohet nje dokumentar I RAIt ku Klintoni tregonte se si Bleri e "bezdiste" edhe naten per punen e Kosoves dhe e cyste te godiste Serbine. Edhe Ty personalisht duhet te te kete bere mire,meqe ka qene pro emigracionit e edhe ti gjate kohes se tij duhet te kesh vajtur aty. Cna duhet ne se cmendon publiku trap anglez per te meqe na e paska shpine afer Skocise.

Bleri e "bezdiste" edhe naten

po ka difference 6 ore, or mik. them per rastet kur zoti klinton ishte ne east coast. se anej nga kalifornia shkon edhe 9 ore. 

Per mua meqe mu drejtove personalisht, Bleri nuk ka bere gje per Kosoven. Gjithashtu mendoj se nuk ka qene asnjehere ndonje dashamires i shqiptareve. Sa per qartesi kjo. 

Epo Cfare te them une tani. Une po te them cthote klintoni, ti po thua cmendon vete.

eee, c'merresh me klintonin, klintoni ashu tha edhe per moniken sa per at pune smiley

 

Epo un mendoj me koken time jo me te Klintonit. Nuk po them qe Bleri s'ka qene i angazhuar per luften ne Kosove thjesht po them qe nuk e beri ate lufte se ju hap barku per shqiptaret.

Ora, ti duhet te kesh pak gjak arab ne vena, se vetem arabet kam pare une qe urrejne vendasit e vendeve ku kane bujtur. Ajo qe me cudit eshte se nese ti e ndjen vehten kaq te perbuzur publikisht, cfare te pengon te ikesh nga ai vend plehrash xhanem?

Sa per Tony Blair desha te te them se ndjenja qe ke ti karshi Tony Blair tregon ketu tek PPu se kush je ti, pa se kush eshte Tony Blair e ka tregu historia. Pa ofendim kjo, po prap me pak nerv dmth.

As nuk urrej vendalijt ketu, as nuk ndjehm i perbuzur dhe as nuk mendoj si ty qe eshte vend plehrash. Per Blerin s'kam asnje ndjenje. Kujdes me nervat mos pjerdhesh.

Hahaha. O Ora, rilexoji nganjehere komentet e tua te meparshme se mbase know thyselfosesh.

Rilexoi ti, se ti i ke keqkuptuar, une i kam shkruar shume qarte, dhe nuk perputhen fare me ato qelbesirlleqe qe tenton ti te hedhesh ne drejtimin tim vetem sepse ashtu mendoj une.smiley

pikes i ke rene kesaj here 10ora

Por besoj e di ate shprehjen e famshme : "me thuaj me ke rri, te them se kush je" ?

Pra, Rama vete e kerkoi Blairin, shoqerine dhe networkun e tij, e ka kerkuar me kandil ne fund te detit, e ka paguar sa frengu pulen : (Blair, Schroeder, Sarkozy, Bush etj, sot kete pune kane : bejne fjalime e konfer"ncea, bejne LOBING dhe paguhen qindra mijera euro per ore pune).

Rama ka dashur te permiresoi imazhin e tij dhe te vendin ne Europe a me gjere. Zgjodhi Tony Blair : faktet po tregojne se efekti eshte kunderproduktiv deri tani te pakten

Por ama, kur themi keto gjera, s'kemi folur asnje fjale per Faturen Financiare : se Tom Rixh apo firmat e amerikane qe kontraktonte qeveria Berisha kritikoheshin nga opozita e djeshme, kurse sot, sot s'ka as fatura, as kontrata : hap perpara ? Apo siç u meremetua dhe mobilua Kryeministria pa Tender dhe prokurim, ashtu lidhet kontrata edhe me firmen e T.Blair ?  Vetem nje Shtet serioz nuk i ben keto gjera...

rama ben mire qe te marri angazhim qe qe sot e tutje te mos shoqerohet me me blerin.

emo, une u kenaqa duke pa gallate. Gççdo gje po ecen simbas parashikimeve. Lol

well, shoqeri e keqe te prish, te merr ne qafe!

i paske degju dhe ti thashethemet per ca takime qe kane per tu bo se shpejti me Parine e Tiranes? Ej, i kapem dhe dy ministri (bohet fjale per zevendesministra). Tashi, çdo gje qe prek, kthehet ne ar e diamante... smiley

Ishte icik si urgjente ajo puna e kryeministris.. Edi eshte nivell shume i nallt.. smund te rri ne kryeministri do si do.. pa icik lesti Francez

Lefto , mbase po i biem ne qafe kot Rames per fature financiare , mund te jete dhe fature....... smiley jo per gjo po eshte ftof shume me Dashin keto kohet e fundit thone.

dmth prap varianti i bythes? smiley

E ka nda o vlla menjen , o do e rilinde ket ven o s'ka , faturen e merr vete persiper smiley

Ky vullnetarizmi i Blerit eshte si komedia e Cekes me Zeqo Pilafin qe u thoshte njerezve "une nuk marr para se punoj per Zotin, parate jepja kesaj se e kam te punesuar."

Ne Britani Bleri shinet si Papandreu, pasi pasojat e qeverisjes se tije i paguan ata qe erdhen pas tij, ndoshta Rama te mirte dhe Papandreun.

Hani buk e folni kalit ...Shprehje e Urte per bythat e zgjuara "se Britania zotrie ".. " se Bleri zotrie ", po po ta them une tye .Nuk e do populli anglez ate jo jo "smiley

E mor Grande Kaka po dhe posterin nga Kurvaret e Tailandes gjete , qe protestonin pse Bleri u tha "ndaloni perdorimin  per seks te femrave nen 16 Vjeç dhe rritni jetegjatesine qe e keni 39 vjeç " Po të paktën të kishe gjetë ndonje protestë kundër Saliut që shpalli kaninetin e Ministrave qejfli Sume dhe z.Mejdiu me Imam Bajalldine qeshnin " e kemi shakator  sh.Sali . Po don me na i prish e nuk po don me e lane me ba shaka njaj Bleri "smiley

Kete e kisha per Indicie se ve re qe disa komentues ...smiley...por jam shume dakort me ty qe Bleri ... smiley Ike xhibi ike .Doli e re pas 23 Qershorit .Mam more te keqen . As per indiciie nuk je me !

 

smiley ta marrsha t'keqen! Ke mendu me m'lane?

iku dhe Bleri. po ta bon benë kto të ppu-së, t'ka puth halla ne dy faqet.

injoranti. batakciu.

jon tu ia pergadit dosjen. eh none none. te gjeje vrime miu ku tfutet.

Thu te kete edhe Bleri "rrejshmeri logjike"?

me keq. eshte medioker. por per naj tem te dores se trete, psh nga t'i hapim bananet, edhe mund te flitet...

Cimo po na solli #kulturen Blairi shpetuam si komb, ishalla e ka ne plan. 

#kultura nuk eshte fish & chips, mo Endrity smiley
 

Kulturen kur s'na e solli dot aldo bumci per gati kater vjet, as mos shpreso t'na e sjelli dot njeri tjeter smiley

Po tashi te Spiropali nuk do i var shpresat une smiley

care batakci thu ti mer jahu . As  Brown as Nendelson s'dun me ja dit , ti thu Bleri . Kujt do me i fol per Labourin tie mu ? Apo ke nigju Jokarizmatikun David qe as ja pordhem fare ?smiley

Dhe lei Pleqt e shkrete te Cuckajve per Bashkimin e Gjermanise smiley ke ketu ehehehehehe Maje Gjeri ore !

intriganti!

Zhyti nje popull te tere nga Australia ne Kanada e Amerike ne varferi .Hajduti !

Kjo historia me Bler,me kujton nje thenie te Bill Klinton ne fund te viteve 90',qe me ka mbetur ne mendje,ne nje takim me disa vende afrikane,ku flitej per te ardhmen e atij kontinenti, Klinton u thote: Ju duhen vetem projekte e njerez te sakte per ti zbatuar,parate gjenden kollaj!! Edhe shqiperise i duhen projekte konkrete e realiste si ai i menazhimit te ujrave,energjise,arsimit,kontrollit te teritorit,per te thithur fonde nga jashte..gjera qe kane te bejne direkt me njerzit e per njerzit, e jo stadiume,bulevarde e parlamente madheshtore! Duhen edhe njerez te sakte,qe te mos i vjedhin,se po vodhe vetem hajdut do mbledhesh reth vetes si gjithe keto 20 vjet,e nese dikush do qe te qendroj e te shikoj si shpenzohen keto fonde,kjo eshte shume mire!!

..eshte per te cuditur por Tonit Bler "qenka shume i semure per leke"  dhe  ka kohe qe gradualisht po i del kalllaja ne opinionin publik dhe ne vecanti ne rrethet e shoqatave per te drejtat e njeriut, te cilat hironizojne se Toni Bler u punesua nga diktatori i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev per 13 miljon $ per ti dhuruar atij cmimin per paqe.Nje shoqate studentore ne Kazakistan i kerkoj Blerit se po  nenshkruante nje kontrate me nje diktator qe vrau  14 puntore greviste te naftes dhe liderin e opozites vetem 3 dite para votimit.

Mire ja bejne qe e Hironizojne kapo, e ka bo veten pranej

O Kapo, para se te diskutoni T.B. Pse nuk diskutoni Salen qe i bertisti Thacit ne Rambuje "Mo e firmos se do vdec". Se me mendt e Berishes dhe pa ndihmen e Blair dhe Clinton, kosovaret mbase akoma do ishin duke u perdor per kukurec.

Jo kosovaret por shqiptaret ne kosove, dhe jo nuk do ishin duke u perdorur si kukurec jo, ashtu ndoshta do apo te duket ty, e verteta eshte krejt ndryshe. Dhe qe Bleri dhe Klintoni  bene ate lufte nuk dmth e bene se ju hap barku per shqiptaret por sepse ashtu e donte interesi i vendeve te tyre.

Ora, fatkeqesisht shqiptaret e tipit "mbarova pune te dhjefsha kalin" nuk na kane munguar kurre. Thjesht kjo, nese te duket vetja origjinal.

Nuk e di c'pune me paska mbaruar mua Bleri, dhe aq me teper nuk e kuptoj se si te qenurit shqiptar me kondicionoka mua te kem opinion te bazuar ne llogjiken time mbi nje ceshtje politike etj. Ti mbaje dashurine tende te pakondicionuar per Blerin. Une vazhdoj te gjykoj se ka qene kryeminister ne detyre i nje vendi tjeter dhe c'do vendim qe merr e merr bazuar mbi interesat e vendit te tij (dhe mire ben). Dashurine e pakondicionuar do ta ruaj per njerez me te ngushte se Bleri une midispjace, kurse ti/ju vazhdo/ni. smiley

Lere rehat Njente Kapo -Grande Kaka .Nuk ka mision per te komentu me perjashtime te rralla "o komunist i qelbur " smiley

Kapua vjen si kokoshe tek  PPU....vend per te leshuar nga nje Glase dhe kikikiku tek Furiku Partise tu shkel syn "e pate cu punova " smiley

 

Bo, bo qenkerka me kriminel se sali-u.

Me vjen mire qe Sali Vucidoli nderse te vetet ndaj nje anglezi, bile nje komandari anglez.

Dhe anglezet shyqyr qe harrojne, sic harruan kur Gjusepina e rruges pidonale nderseu studentet e Shkodres kunder ambasadorit anglez ne Shqiperi.

Po mire more kapo ti po thua per Blerin, po si nuk the per Sulen qe vrau 4,  jo punetore,  me duar ne xhepa para kryeministriuse mer daj... apo paralelizmat nuk kane te bejne.... Po ikni tutje mer daj, dhe verini themren bythes dhe mbylleni ate hale, se late nam...kur vjen llafi per Sulen ai eshte mbreti i pagabushmi me i miri i shpendve... e kr vjen llafi per Ramen, po per te njejtat gjera ai eshte i ligu, krimineli, ai qe rref grate e ku di une...ore ju a keni nje kut per te matur njerezit apo disa te tilla...

..une nuk po them qe Sala beri mire qe u vrane ata 4 vete,bile paer mu po te kish qene kopil duhet ti kish lene te hynin ne K.M. dhe dihej rezultati,por problemi qe po diskutohet eshte se Bleri e ka humb ate personalitetin ne kohen e Rambujes dhe po behet qesharake dhe i peshtirene syte e opinionit publik.Kur personaliteti perzihet me paret ,kjo e fundit nuk len vend per te paren. 

Kapo kete thu ti qe e ke inot Edi Ramen qe e mori si keshilltar, por nuk e thone shume te tjere e sidomos ne ato zytar venddimmarrese qe e caktojne ambasador te OKB apo ndermjetes nderkombetar per zgjidhjen e konflikteve.... e ketu dalim tek nje tjeter veti qe kane vendet e zhvilluara ... tek hierarkia e vlerave....ai qe eshte zgjedhur diku dikur kryeminister, apo dikussh me pergjegjesi... mbetet nje figure e rendesishme, referuese dhe mbikqyrese e zhvillimeve boterore.... As ne, as tailandezet, as marokent nukk jan bo me e diskutu Toni Bllerin, Klintonin apo Bushin me te tjere... per sa kohe jane gjalle, vitale dhe aktive ne jeten politike e publike boterore... E cilet jemi ne qe matemi me TA...???  E cilet jemi ne qe marrim neper goja ATA???? ja pra keto jane vlerat dhe shkallwet e tyre.... dhe ne populli i "poshtem" duhet ti respektojme keto....

,...ka nje ndryshim shume te madh ne reputacionin midis Klintonit dhe Blerit.Fjalimet e Klintonit jane te mirepritura dhe mbahen ne universitete dhe forume ekonomike-politike duke u  paguar nga organizatoret kurse Bleri ka formuar kompanine e tij per business,thjesht  vetem per te fituar.Keshtu qe kur personaliteti i fituar ne vite mixet me fitimin,kuptohet se ai do boj ceshte e mundur per te fitu pavaresisht kush firmos ne anen tjeter,diktator apo popull i varfer dhe reputacioni fatkeqesisht do ti degradoj per dite e me shume. 

sali-u nuk vrau. Ishin Ed ramistat me thika me helm e cadra pistolete ata qe masakruan demostruesit. Sali-u eshte si Krishti, njeriu i perendise. O sali te QDN!

Sheqeren?

Me kallom smiley

donin te eleminonin fizikisht edhe shoke kryesore te udhehqjes, tha.

 Te gjitha komplotet i ka zbuluar Partia . Dhe do te deshtojne me Turp !

Britaniket jane tu kerku lendina te reja, kshu kane bere perhera kur jon ne stanjacion. Pranej kishin propozu dhe milibandi qe Be te zgjerohet dhe me venet e kaukazit, prandaj dhe interesimi i blair per vendet e botes 2 e gjys.

pa na thuj pak, c'doje te makina e anglezit ti? nuk e dije? po mire, kur degjove anglisht brenda, pse nuk dole? apo t'u duk edhe anglishtja si shqip?

Thone qe kur lexoi fjalimin Edi, ne fund the "dot". Aty e kuptuam qe fjalimin e Edit e kishte pergatitur ambasadori anglez. 

mire do me vinte t'ia kish pergatitur konsulli austriak, por ai austriaku e ka mendjen te shkoje me prostituta durresi...

Thone qe ambasadori po ia diktonte fjalimin anglisht Edit, dhe ky e shkruante shqip aty per aty. Ne fund ai i tha "dot", "pike" dmth. Edi nga nxitimi e shkroi "dot".

Gjithe salla e pleniumit ushtoi nga e qeshura kur Edi tha "dot".

Konsulli austriak  ishte duke ngrene qofte, buze detit. Po shihte perendimin e diellit, dhe ne nje moment iu bene te qarta shume idera mbi kete vend te cuditshem.

ambasadori ne fillim tha "full stop", te cilin edi e mori si "fool stop", dhe gjaknxehte sic eshte deshi ta kapte per veshi ambasadorin, sic e ka zakon. por ambasadori u tmerrua dhe i tha "dot, dot, Mr. Rama... i meant dot". Aha, tha kryeministri aktual shqiptar, "dot", kuptoj... keni filluar te mesoni shqip, z. ambasador... kete gjuhe te lashte, malore, me bore te perjetshme mbi maje...

Jo shoku hetues. Kisha tre ore ne Poradec Nuk qe makine qe autobuz .Ishin brenda ca vajza me minifunde , me qeshi njona , ma boni me sy dhe u futa .

per Korce ...i pyeta  

per Korce xhaxha ...foli shqip dhe hypa . Do jete ndonje keqkuptim z.hetues! Pastaj doli qe ishin Voliboliste maqedonie qe flisnin Anglisht smiley

Po c'desh Bleri ne moshe te re qe shkonte sa ne Kine sa ne Shqiperi   per te pare si shkonte Socializma ? Ja kete te na thote sh Rama , pa kollaj pastaj per te mbejtur fjalime ! Se nuk i dergon kot Partia shoket ne PPU . "Kemi lefKOPENE " thone shoket .."Po shoke ,po te mos Harrojme se ate e kemi per Strategjine .  .Ka shoke te tjere aty C'ben Poeti , ku eshte ? I kemi vene ne dispozicion dhe Dosjet . Po pse me Kapon e Shefqetin do mbahemi ne ?

Kryeministri Rama dërgon Imamin në prokurori për shpërdorimin e 2 milion dollarëve?

Po kjo ? Nja Bleri or tie ..... jo per gjo , po kam vene re se disa komentues ....smiley

Ike Xhib Ike .ma more te keqen .Kishe me vite ne tabelen e Nderit me "lashe nje koment aty " As verhapmbyllkutite as ngjalpervojreshkitja s'te bejne me per fajde ! Ike xhib Ike .Rilindje dhe ne thenie te reja smiley

Ky eshte ai qe kishte shkuar me tank ne hene oidriso?

Deshen me vu dore ne mi Blerin

Ka Statuje,Bust,Permendore te Tony Blair ne Kosove?Emer rruge? Shesh?

1Ora !

Vallaj me thone te drejten Nje ARROGANT e Fodull si ai ishte i Rralle edhe ne qeverine e Hoxhes .Biles edhe ne qeverine e Babasqapit ka pas shume debile si Halimi Suprave e te tjere Po Arrogant e Fodull , Pordhaman me Postin si ky Bajlldia zor se eshte pare ne keto Troje ne Pushtet .Qe i do nja dy tre muaj tek Alket Rizai ti veshin 'fustanin " vallai i do ky !Po mos e paste kesmet thuaj .Me ato qe ka vjedhe pagu "kushtin " dhe e bo ne shpi denimin .E mbyllte me TURP si turpi me i shemtuar i asaj qeverie qe u shporr ! Pas Jozefperckes vjen i dyti pa nje pa dy !

Oidriso me 1 milion litra nafte i bie dhe te jete kthyer jo vetem te kete shkuar me tank ne hene smiley

Thuhet se Bleri do te ndihmoje Shqiperine per tu fut ne BE, kurse kryeministri i vendit te tij kerkon me dale nga BE...????

Na hapni nai teme per erdoganin se dhe ai mut muti sikur kishte thene qe do ndihmonte qeverine. Mbaruam me blerin, e shpallem me shumice votash dhe komentesh "legen dhe injorant" hajde gjejme noi tjeter them une

As prania fizike e Blerit në Tiranë nuk mundi të heqë dot vellon e misterit të konsulencës së tij vullnetare për reformat e qeverisë së re shqiptare.

...prania fizike, misteri, konsulenca...

dhe budallalleqet e tjera te shkrimit...smiley

misteri i gjarprit me pende

Bleri lufton per liri.

Bleri shkon ne Jug

Dhe anglezet rrine e veshtrojne.

Nga Peninet ne Alpe.

Peninet ?

Ama ore si s'pushuat akoma smiley

po ku ka Bler tju beje derman juve smiley  smiley

popull llapazon, dmth pa punesmiley

Jo re se ne pune jena por s'rrime dot pa thashetheme , kjo eshte puna smiley

kam bo mungesa se duhet me i qendru punes siper; tashi qe u ndala nji çike nga peshku, seç po i vje era tradhti... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).