Elisa Spiropali është individ i përmendur herëshëm këtu në Peshk, ndaj kjo nuk është ndonje prurje shumë origjinale. Megjithatë mendoj se deklarata e saj e sotme për mediat sjell një të vecantë; flitet mbi shifra konkrete. 28 milionë dollarë amerikanë, për të qenë të saktë. Në tetor, doganat mblodhën 28 milionë dollarë më shumë se në shtator. 28 milionë janë aq shumë sa edhe cunat më garipa do kthenin kokën. Eshtë një shifër e painjorueshme, jo vetëm si tregues i ndryshimit që Spiropali ka sjellë tek doganat, por edhe i gjendjes së vajtueshme në të cilën ky institucion ishte braktisur. Kontrasti midis shtatorit dhe tetorit është si ai midis kapitullimit të fundit dhe vrrullit të fillmit. Kapitullim që nënkupton vjedhje, gjithësesi.

Deklarata per shtyp e Drejtoreshes Spiropali

Jam këtu për t’ju dhënë një lajm të mirë, pas vetëm 31 ditësh në krye të doganave. Kemi trashëguar një situatë shumë të rënduar nga korrupsioni dhe demotivimi i administratës doganore. Por kemi gjetur edhe njerëz profesionistë e të gatshëm për t’i shërbyer me përkushtim ligjit, shtetit dhe sipërmarrësve. Ndërkohë kemi bërë edhe disa ndryshime të domosdoshme në krye të një sërë doganash ku shifrat e të ardhurave kishin rënë në tokë bashkë me trarët e doganës. Në 31 ditë jo vetëm kemi tejkaluar planin, por shumë e rëndësishme të theksohet kemi kaluar ndjeshëm shifrën e muajit tetor krahasuar me realizimin e një viti më parë. Pra, Administrata Doganore realizoi planin e të ardhurave për muajin tetor 105% duke arkëtuar 13.244.199.000 lekë. Këtë muaj janë arkëtuar 2.8 miliardë lekë ose (rreth 28 milionë USD) më shumë se muaji shtator i këtij viti. Të mos harrojmë se situata e administratës doganore ka qenë e rënduar shumë edhe si pasojë e lëshimit të frerëre të shtetit pas qershorit 2013, me rënie të vazhdueshme të të ardhurave në dogana. E megjithatë lajmi i mirë është se nga janari realizimi i muajit tetor 2013 është gjithashtu 875 milion lekë ( ose rreth 8.7 mln USD) më i lartë se tetori 2012. Ky 2.8 miliardë lekë i arkëtuar më tepër këtë muaj, i cili realisht i ka munguar buxhetit të shtetit muajin e kaluar apo një vit më parë, është padyshim rezultati i parë i frymës së re në qeverisjen e vendit dhe i fillimit të rimëkëmbjes së sistemit doganor, por mbi të gjitha i fillimit të prerjeve të lidhjeve të paligjshme, korruptive dhe nepotike që kanë brejtur sistemin doganor. Siguroj se ky lajm i mirë është vetëm i pari dhe lajme të mira do kemi edhe në fund të nëntorit e të dhjetorit po ashtu, me rritje të mëtejshme në dy muajt e ardhshëm. Ne do bëjmë përpjekjet maksimale për mbushjen dhe një zvogëlim të konsiderueshëm të boshllëkut që është krijuar në buxhetin e shtetit në 9-mujorin e parë të këtij viti. Rritja e besimit në sistem dhe tek sistemi, shoqëruar me fillimin e rimëkëmbjes së ekonomisë do të sjellin më shumë të ardhura padyshim në arkën e shtetit vitin në vijim.

210 Komente

"Rritja e besimit në sistem dhe tek sistemi, shoqëruar me fillimin e rimëkëmbjes së ekonomisë do të sjellin më shumë të ardhura padyshim në arkën e shtetit vitin në vijim." 

smiley

Nuk e di pse sme duket si shqipe gramatikore mua kjo. smiley

"shqipe gramatikore"??? 

Ç'do me thene "shqipe gramatikore" ??? smiley

bravo... shpresojme qe deklarata te tilla te behen per tre mujor dhe jo si ne TVSH e qemotit me tejkalim plani mujor, i cili ne fund te vitit korrigjohej per larte ne cdo hallke te administrates 

Nuk jan Kanadeze kta mor jo jan greker nga ata te mutit.... jane gjoja Kanadez se kan rregjistruar kompanine ne Kanada.

Stream OIL, chairman Sotiris Kapotas smiley  (Greko-Kanadez qe ti sqarojme gjerat, por ky mbiemri si me te futme qenka) ...PS :  paska dhe dy emra shqiptaresh

Eshte nje pidhnone nga Qipro. Kompanine e ka te regjistruar ne Vancouver me duket, po vete rri ne qipro. Spekulloi rondshem para nja dy vitesh dhe humbi keq - mbushi nja dy cisterna me nafte qe ju enden oqeaneve per ca muaj derisa me zi i shiti. Ska gjo se i bo paret me kondesatin shqiptar. 

Dhe qe Qipro eshte nje nga bazat e levizjeve antishqiptare...ketyre thuhet se ja ka dhene familja ate zone, por mire tu behet shqiptareve te zones qe kan me mjra vjet qe jetojne punojne dhe vdesin per ate toke, kan varret e te pareve aty dhe lene disa dhjaksa qi-priot anti-shqiptare te tallin menderen ne ate toke, kurse ata i ka shperngulur shteti shqiptar sa andej kendej....smiley

Vetem ne Shqiperi ndodh te zbulosh afera korruptive nga interneti, pa e cuar bythen nga karrigja:  

Fatbardh Ademi, qenka menaxher ne Stream Oil and Gas, ish-drejtor i AKBN-se, organit qe mbikeqyr dhe jep licencat per shfrytezimin e burimeve energjike dhe te naftes, dhe nuk i lejohet me ligj te nepunesit civil te punesohet ne nje sektor te ngjashem te veprimtarise se drejtorise per se paku 2 vjet nga largimi nga puna ... nga viti 2006-10 ka qene drejtor i AKBN dhe me pas deri ne 2011 pergjegjes i licencimit...ne 2011 ka shkuar tek kompania ...  kjo po qe eshte skandal .. ky i paska licencuar keta dhe me pas ka ik te punesohet tek ta.. konflikt interesi i paster

http://www.linkedin.com/pub/ademi-fatbar...

sipas kuadrit ligjor AKBN eshte pergjegjese per oponencen dhe shqyrtimin e marreveshjeve te licencimit ne fushen e hidrokarbureve http://akbn.gov.al/index.php/sq/hidrokar...

Liçensë Marrëveshja duhet të kalojë në hapat e mëposhtme per t'u miratuar

Albpetrol paraqet, brënda 10 ditëve nga miratimi nga METE i të Termave dhe Kushteve Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure, pranë AKBN kërkesën për t'u pajisur me Licencë Marrëveshje;

AKBN përgatit brënda 30 ditëve dhe i dërgon Albpetrol-it draftin e Liçencë Marrëveshjes i cili diskutohet mes Albpetrol-it dhe AKBN për një periudhë kohore 50 ditësh.

Drafti përfundimtar, i nënshkruar në çdo faqe, paraqitet brenda 10 ditëve në METE për miratim dhe nënshkrim.

METE brenda 10 ditëve nënshkruan apo kërkon bërjen e ndryshimeve. Ne rast të ndryshimeve, këto duhet të kryhen brenda 30 ditëve dhe drafti i rishikuar i Liçencë Marrëveshjes riparaqitet për nënshkrim.

Liçencë Marrëveshja nënshkruhet nga Ministri dhe Albpetrol brenda 10 ditësh nga data e miratimit të Marrëveshjes Hidrokarbure nga Ministri.

Keto kan vite qe dihen se s'jane njerezit budallenj. Po te gjesh cila zyre avokatie i ka bere punet ligjore dhe ne emer te kujt jan rregjistruar pronat e shfrytezuara? Thellohet shume pastaj..smiley

Venezuelë, krijohet ministria e Lumturisë Supreme Shoqërore

Nga ana tjetër, koinçidenca me 28 mijë dëshmorët dhe 28 mijë metër katrorët është pak e frikshme.

ojjjjjjj leri menjane Deshmoret! Çfare po koklavit keshtu ?!

  smiley  

Was thinking the same. "X milione me shume se muajin e kaluar dhe me shume se tetori i vitit te kaluar". Ec e gjeje se kete x me shume e ka nxjerre krahasu me shtatorin kur nuk u nxorr asnje leke nga doganat, apo krahasu me tetorin e 2012. Une e kuptova qe eshte e para, po mileti i pavemendshem mund edhe te ngaterrohet. Kot s'i qun inglezi "dangling modifiers" keto  smiley  

Varet si lexohen shifrat. 28 milion $ me shume se shtatori, 8.7 milion $ me shume se tetor 2012 apo 5,2 milion $ me shume se parashikimi i planit (ai 5% me shume).

Pyetja qe shtrohet eshte se sa ishin keto te ardhurat nga doganat ne te njejten periudhe te vitet te shkoi, pra tetor 2012. Ky do te ishte nje krahasim me vend. 

E megjithatë lajmi i mirë është se nga janari realizimi i muajit tetor 2013 është gjithashtu 875 milion lekë ( ose rreth 8.7 mln USD) më i lartë se tetori 2012.

 

Mjaftonte nje lexim i shpejt dhe jo vetem titulli i artikullit.smiley

nga teksti i mesiperm (....nga janari realizimi i muajit tetor) mos duhet te kuptojme qe eshte krahasuar periudha Janar 2012- Tetor 2012 me periudhen Janar 2013 - Tetor 2013?

Paskan fillu me i von takse doganore exportit nga lazarati mesa shof
Ron, varet ca ore eshte bo deklarata per shtyp. Kur e boni eficente doganen kjo per 1 muj o lla, ca folni dhe ju tani!
 

 

Rono, 

Kjo puna e mbetjeve te gomave te djegme o pune m... O dhe muji kundra kancerit. Duheshin myll, po jo te shkaterroheshin ashtu...

tani e pashe videon, mendova se e kishe llafin per kte te doganave.
1000 here bravo per kto "furrat" e gelqeres!

Ueee me rob shpie, po kjo ose kjo ne 2010 cfare ere ka o mjeshter aromash? smiley

Seriozisht tani, ti po tallesh apo e ke me te vertete? Ose ju me te vertete e keni memorjen e shkurter qe s'mbani mend qe te njejtat gjera (per shfaqje, sigurisht) beri dhe Berisha ne 2005, ose e beni me qellim.

P.S. te me ndjeni per fjaline e pare, nuk eshte stili im, thjesht kopjova cfare tha Roni.

Redaktim. Ne tekst qenka edhe difrenca me vitin e kaluar, tetor 2013. 

Nuk di nese gjobat perfshihen tek te ardhurat doganore, prandaj nuk di te them nese psh gjoba 2 milion ndaj Kurum perfshihet ketu, por me siguri detyrimi 400 mije Euro duhet te llogaritet si e ardhur.

 

Pra, Administrata Doganore realizoi planin e të ardhurave për muajin tetor 105% duke arkëtuar 13.244.199.000 lekë

Drejtorja e pergjitheshme ka perdorur termin "arketim" qe do te thote se flitet per para te hyra faktikisht dhe fizikisht ne thesin e shtetit . Nese gjoba apo detyrimi doganor i kurumit eshte paguar sigurisht qe llogaritet. Por, ajo qe ka shtuar te ardhurat e ketij muaji jane te ardhurat e ralizuara nga magazinat doganore. Nga frika se mos ndeshkoheshin si Kurumi apo si kompania e karburanteve ne Lezhe, shume subjekte te tjera qe kane magazina doganore, per te mos honger gjoba te majme, kane nxituar te paguajne detyrimet doganore per mallrat qe kane pas nxjerre per shitje nga magazinat doganore ndoshta edhe disa muaj me pare.

Te shohim se sa do te realizojne ne muajin Nentor 13 dhe ta krahasojme me ate te vitit 2012 qe ishte 11.7 miliard leke. Pra eshte shpejt per tu mburur.

Po pra, krahasuar me parashikimet per muajin jane 5% qe i bie 5,2 milion dollar me shume. Nese perfshijme rastin e Kurum 2 milion gjobe dhe detyrim komplet, (por per mua me e sakte eshte 400mije Euro detyrim si te ardhura), i bie qe gati 40% e tejkalimit te parashikimit i detyrohet kontrollit ndaj Kurum. Kontroll qe u realizua nga Denion Mejdani, qe me pas u pushua nga puna. Ne vitin e pare te qeverise demokratike, 2006, u pat thene qe tatimet dhe doganat paten mbledhur 1 miliard dollar me shume se 2005.

Nese tejkalimi me parashikimin eshte 5.2 milion USD dhe arketimi nga Kurum eshte 400 mije Euro ose rreth 521 mije USD atehere i bie qe vetem 10% e tejkalimit te parashikimit i detyrohet kontrollit ndaj Kurum. Sipas deklaratave te Doganes Kurum shleu/arketoi vetem vleren doganore por jo gjoben. Nese e ka paguar edhe gjoben atehere ke te drejte. 

Te lumte, goce. Ligjin mbi tavoline dhe mos ca kryt per gagacet lart e poshte.

Bravo! 

Hallall!
 

 Në 31 ditë jo vetëm kemi tejkaluar planin, por shumë e rëndësishme të theksohet kemi kaluar ndjeshëm shifrën e muajit tetor krahasuar me realizimin e një viti më parë. Pra, Administrata Doganore realizoi planin e të ardhurave për muajin tetor 105% duke arkëtuar 13.244.199.000 lekë.

 

pra doganat  po punojne per vitin 2014 tani..smiley  

 seç  ka qene nje shofer nga Gjirokastra, Dhimiter Delijorgji  e quanin me duket.. ky rrinte maj Zisit dite nate,  dmth  e realizonte planin 250%  ne dite..smiley    me kete rendiment, i binte  qe Dhimitri  jetonte  ne vitin 83..  por  kishte vite qe kishte realizuar pllaninsmiley  dhe punonte per vitin 2020..smiley    i madh Dhimitri, hero i punes socialiste!!

 

 seç  ka qene nje shofer nga Gjirokastra, Dhimiter Delijorgji  e quanin me duket

.duhet te jete i aferm i delijorgjit te gerdecit qe punon per 2100-n !

ka qene babai i  Delijorgjit junior i Gerdecit ky......

këshu pra nuk pasërkemi më nevojë për dymilionçin e putines

per korrektesim 2.8 miliarde lek jane 26.88 milione dollare dhe jo 28, 

Gjithsesi, veshtire se ky mos te jete lajm i mire, por pak me shume seriozitet me shifrat do bente mire per te tere.

Mbreme harxhova gjys ore (harram iu qofte) duke pare Alfred Pezen dhe Iris Luarasin tek klani, dhe njeri fliste per 2 mije kompjutera bixhozi te mbledhur, tjetri per 20 mij.

Peza e ndau borxhin 200 milionesh te marre ne zera se ku do harxhohej, dhe vetem per pensionistet do harxhoheshin 375 milione nga ky borxh. Nga 200 me pak aritmetike u be 800, dhe ec e merre vesh se cpo flasin.

Po per kte gocen duhet me e pranu Goca 1-Une 0

Cer fati paske pas mer burr, me dgju nje gazetar dhe nje nga shkencat sociale qe flasin per numra. Shif iher sot, bo icik zapping, se mos kap nai veteriner tu fol per astronomine.

Puna dhe vrulli i goces me pelqen, veç kam frike se mos bie ndesh me ligjet e marrveshjes MSA , ku percaktohen qarte se produktet ndermjet Shqiperise dhe EU, hyjne e dalin (importohen e eksportohen) pa dogane, me sakte me dogane zero. Perjashtohen alkolrat, cigaret, karburantet, te cilave iu eshte vene akcize. 

mos u tut pierre, o goc me vizione

qe na çon tek pyetja cinike: A eshte e nevojshme me vu shpallje proklamative sa here kryn detyren per te cilen paguhesh? 

po Fiqo, perndryshe te neperkembin

Komenti i 29, meqe 28 ishte numer problematik.

Përkundrazi, 28-a është (jo ishte) numër faktik, historik, gjeografik dhe njëkohësisht magjik.

29-a nga ana tjetër shkakton përçarje në popull.

Atehere 28.5

Ishte. Komenti. 

29-a nga ana tjetër shkakton përçarje në popull.

28 e enjte, 29 e premte, 30 e shtune, 1 e diele. Raport per te merkuren ose te henen (ne varesi te paketes turistike per festat e nentorit.)

 

28 është edhe mosha e Malte Laurids Brigges.

Po tetorin e kaluar si ishin me planin? Po planet di gje njeri kush i ben?

 Pra, Administrata Doganore realizoi planin e të ardhurave për muajin tetor 105% duke arkëtuar 13.244.199.000 lekë. Këtë muaj janë arkëtuar 2.8 miliardë lekë ose (rreth 28 milionë USD) më shumë se muaji shtator i këtij viti.

...e mer Fiqo sa largpames paske qon,.. e shef qe fillun  krahasimet me vitin 1938  dhe 1988 smiley 

pytje prap, atehere ça do beje Crown Agents?

Pyet nje here a meriton burgun sala per keto humbje, se si drejt asaj po shkon.

Fane, si thu ti tashi ta fusim mren ket shefen mbas 6 mujesh?!

ti mdoshta e di me mire se une qe ne shume fusha po rinogociohen çmimet e komtratat e po riaxhustohen per te akomodu ... vl. Ju i dini mo mire, pse na leni rradh me fol i her smiley

E mo mire, se shteti i fitoi. S'eshte se hyne ne shtepine time. Kjo tregon dhe nje here se ca malokesh te paafte jane ata te Sales.

Jam këtu për t’ju dhënë një lajm të mirë, pas vetëm 31 ditësh në krye të doganave.

 

Sepse mi pickon nervat kjo pionerja shembullore qe me fjaline e pare. Ti Spiropal vazhdo bej punen qe te kane caktuar dhe bravo. Deklaratat publike sa me pak nga ty se ti merr flak si kashta dhe shkruan pacavure publike si ajo para 1 jave qe e felliqe krejt administraten. 

Nje gje duhet te dish se ti mund te mbledhesh biliona po derisa ky popull te shikoje nje ndryshim ne jeten e perditshme keto jane vetem fjale 

Gjithashtu lajm i mire eshte qe ekonomia shqiptare s'qenka aq zi sa po pershkruhej. Apo oksigjeni e beri punen, thuaj.

Mund te ma perkthej ndonjeri kete fjali :

 

E megjithatë lajmi i mirë është se nga janari realizimi i muajit tetor 2013 është gjithashtu 875 milion lekë ( ose rreth 8.7 mln USD) më i lartë se tetori 2012.

 

Keto jane ato fjalite pa kuptim, qe jepen per konsum publik, per te krijuar nje impresion fals.

 

te njejten pytje bona dhe une mo nolt, po sktheu njeri pergjigje. Eshte fjali komplet pa kuptim, po do ti qe te vje tjetri ta fut dhe ne thonjeza, i jep edhe nji dore te trete boje dhe e bo bold komplet.

Sipas Raportit fiskal Mujor te 2012 te ardhurat doganore per muajin Tetor 2012 kane qene 12.332 milion leke ndersa per muajin Tetor 2013 sipas Spiropalit jane 13.244 milion leke ose 912 milion leke me shume ose 8.7 milion USD (me kursin 1 USD = 104.8 leke).

Edhe nqs eshte keshtu ku eshte lajmi ketu ?

Brad, ketu nuk ka lajm, ka analize ekonomike smiley

Aha ok , me qe jemi tek analiza ekonomike ,  kur erdhi Dollapi ne vend te CEZ  -it nuk mblidhte dot leket e dritave ne dy tre zona dhe si perfundim mori nja tre veta qe ishin adap per ate pune , muajin e pare mblodhen nja 13 milion leke keta cunat dhe i dorezuan , vjen muaji i dyte i trete dhe i katert mblodhen diku tek nja 40 milion leke dhe i mbajten per vete , kur i thirri Dollapi me i pyet si ishte puna , nje muaj e kishim kontraten i thane keta smiley

Lajmi, sipas Blendit, eshte qe kjo vajze u paragjykua padrejtesisht, sepse nen drejtimin e saj, dogana grumbulloi 28 M $ me shume se sa muaji................kur u nderrua pushteti dhe qe natyrshem, do te rezultonte me nje shkrehje te administrates. Pra krahasimi eshte i papershtatshem dhe jo domethenes.

po me pra, thuj se skena pune tjeter se me u marre me ngrehje shkrehjet e administrates...

mos u merzit maks djali, ka ardh koha ti hedhesh ca sheqer asaj farmak kafeje qe pi...Edhe zija 40 dit e ka limitin, ka ardh koha ti heqesh teshat e zeza..jeta vazhdon smiley . Vajza ne fakt e meriton nje bravo...edhe nga opozita

Ty Art, qenia jashte Shqiperise, nuk ti ka hapur syte dhe shpirtin. Ke ngelur i vogel ne shpirt dhe ne mendime, qekur mendon se une do e perjetoja me deshperim, nderrimin e pushtetit duke u bazuar ne ate qe do ndieje vete, nese do te ndodhte e kunderta. Sa per dijenine tende, une e konsideroj nderrimin e pushtetit, nje gje pozitive, sidomos per menyren paqesore qe u be ai ndryshim. Per me teper, ndryshe nga cdo silleshe ti, une nuk i gezohem dhe nuk uroj deshtimin e pushtetit/shtetit te ri ne teresi, sidomos ne mbledhjen e taksave, sepse ai i mire apo i keq, eshte ne fund te fundit shteti/pushteti i shqiptareve.

Persa u perket ketyre SPIROVE, ne krye te institucioneve shqiptare, i pame per 50 vjete me rradhe, se sa pa meshire e brutalisht drejtuan. Megjithate, paragjykimet duhen lene menjane, por nuk ka ardhur koha per ti thene bravo akoma, per te njejten arsye qe nuk duhet kritikuar akoma.

Maks, ne fakt nuk kam asgje pesonale me ty si individ..e kam me alter-egon tende te militantit qe pas parashikon qametin pas largimit te "liderit"...une ne fakt si individ nuk kam pas asnjehere lider dhe kurre nuk do te pranoj filozofine e liderit.. Une, keta qe sapo ulen te ndenjurat ne karrige do ti kritikoj kur te jene per te kritikuar por kur bejne punen do tju heqe kapelen...Ky eshte ndryshimi thelbesor midis meje dhe teje...Une jam individ dhe qytetar i lire.

PS: me thene te drejten mjaft me keto aforizmat bajate te 50viteve dhe komunizmit se nuk pine me uje....as vet nuk mendoj se i beson, kete po ta them sinqerish..kaq, pershendetje dhe si te thashe...hidhi ca sheqer kafese

Mbas Enver Hoxhes e Sali Berishes, ne historine shqiptare futet nje tjeter lider qe ploteson e kalon planin. Aq te suksesshem kane qene sa kane dal ca kacidhe qe te blejne cunat e atij qe ecen me shpejt nga nje ML per koke. E meritojne, hallall puna. 

S'duroni dot shtet ju, jo. Vetem ne kaos dini te notoni. Ne shtet mbyteni. Kaq pak hapa shtetvenieje sala s'i ka hedhur ne tete vjet. Sa per rezultatet, eshte heret. Ka kohe, pastaj flasim.

Sa per shtet, ne shtetin e duam, por jo shtetin ku policia politike me uniforme shteterore, fut ne burg pjesetaret e nje policie private, qe shkon per te zbatuar nje vendim gjykate te formes se prere(rasti i selise se PSD-se), ose ve dinamite ne mes te Tiranes, per show publik. Persa i perket rezultateve, eshte drejtoresha juaj, qe po nxiton te shpalle "sukseset", gjate muajit qe ajo ishte ne drejtim, megjithese nuk kane kaluar as 24 ore, qe ai eshte mbyllur.

Po cfare show publik. Ata i rrafshuan, eshte veper. Sot iku kompleksi Kamelia tek ura e dajlanit, iken gelqeret qe ndotnin ne menyre te paligjshme krujen, dhe treguan se sa kane vjedhur keta te PDs ne dogana. 28 milione dollare s'duken si show.

Kush "ju"? Harrove qe Sala nje e dy propagandonte pikerisht te njejten gje, tejkalim plani? Nqs plani tejkaloheshka kaq kollaj, a mos valle eshte plani i ulet?

Nderkohe buxheti per tremujorin e fundit te 2013 parashikon me pak te ardhura se tremujori i fundit i 2012, megjithese parashikohet rritje ekonomike, e vogel, po gjithsesi pozitive. 

Gjithsesi, sic thua ti, eshte ende heret. Pervecse per Liken, ai e ka fillu me lugen ne brez akoma me keq se heren e kalume. 

Ore, nuk eshte tejkalim plani. Kush te tha tejkalim plani? Pse genjen? Eshte plani normal, tregon se sa ka vjedhur Sala. Eshte thjesht pune normale, jo tejkalim. Tejkalim plani thote. Sajon pa piken e turpit, vetem qe te gjeje ne deshperim nje fraze qe te tingelloje si saliste ose komuniste.

Në 31 ditë jo vetëm kemi tejkaluar planin

 Pra, Administrata Doganore realizoi planin e të ardhurave për muajin tetor 105% 

Ik tani se filloi Borussia

Faktet jane kokeforte nuk mund ti mohosh. Mund ta pergenjeshtrosh kete 28 milionshin si shifer e rreme? 

Nuk dua ta pergjenjeshtroj fare se nuk ishte fare qellimi i asaj qe po thoja. E rreme ne c'kuptim? Sic u tha ketu 28-shi eshte veten krahasim me shtatorin, pra muajin e fundit te shthurjes post zgjedhore. Ne krahasim me 2012 eshte 8 milion me shume, qe nuk e di fare sa eshte si %, po qe qartesisht eshte shume me "normale".  

Akoma me shume, historia e tejkalimit te planeve ne Shqiperi eshte bajate. Berisha vete ishte dikush qe bente rregullisht tejkalim plani, sidomos ne tatime. Kur tejkalon planin do te thote qe ke bere plan te ulet, kaq. 

p.s Qe te dale shefja e doganave ne konference shtypi eshte nje budallik tjeter, btw 

lol, nuk di se sa perqind me shume eshte 28 se 20? po ca i hyn ketyre muhabeteve? Kthehu ne shkolle fillore. Ja ca ka mbajtur Sala me buke, me leket tona. ncncnc, 

Po ca thu mo burre, po pse i futeni muhabeteve kot kur nuk dini per ca flitet. Nuk eshte MJAFTi ketu qe nuk dinte asnjeri matematike. 

% e rritjes vjetore or ti mik! Keshtu flitet per serite kohore. 

...

Lexoje dhe njehere artikullin... 

 

 

E, te vret veshin ai "tejkalimi i planit" i "objektivit" i "synimit"  por kjo ska te beje fare me  tejkelimet e planeve te Berishes, se ky asnjehere nuk ka punuar me plan, E gjithe bota punon me plan, me objektiv.Me rezultate. Pse te vret veshin ty "tejkalimi i plani" kjo sdo te thote qe nuk eshte arrit as  nje rezultat!!Se nuk genjejne te gjithe si Berisha.

"8 milion dollar, me shume" per 30 dite, eshte nje rezultat pozitiv, qe ka te bej me nje menaxhim me efikas, ka te bej me nje talent! Nuk ti fal njeri 8 milion dollar, asgje nuk bie prej qiellit. Ne se do te ishte akoma qeveria e Berishes, keto 8 milion dollare, do te ishin ne xhepat e firauneve, matrapazeve, dallkaukeve, barkfryreve, "MIQEVE" te Berishes, qe do te financionin ndonje fushate, te BERISHES per te zgjeruar me shume propaganden se Shqiperia  po ndryshon! smiley Duhet stimuluar suksesi real sepse te jep besim se gjerat mund te ndryshohen dhe te permisohen realisht, kur ndryshon sitemin e punes sipas ligjit! 

Endrit: Edhe ti kur shkemben valuten atje ke sheshi para BSH nuk e ke nje plan?... apo yxhym futja ku te dale? smiley 

S'e ka larg nusja t'pamet, do e shohim dhe të spiruemen pali smiley
 

Perpara per fitore te reja!

fitorje

Bravo Elisa. 

edhe nje cope dru te kishin vene ne krye te doganes ne kte fillim pushteti, do kishte bere te njejtat shifra ne mos me shume. 

por kjo propagande shifrash mjerane, nuk fsheh problemin e vertete te drejtoreshes mjaftiste. nuk fsheh faktin qe ajo nuk eshte kompetente dhe e kualifikuar per postin qe mban, nuk ka shkollimin e duhur, nuk ka eksperiencen e duhur. mbi te gjitha nuk e fitoi ate post me konkurs publik dhe te lire. pra ka shkelur ligjin ne te gjitha pikat e tij. 

te mbrosh nje situate te paligjshme me disa shifra mjerane, eshte gjithashtu nje paligjshmeri akoma me e denueshme, sepse eshte justifikuese.

rilindja e mjaftisteve me diploma fallco! 

Cfare duhet te beje kompetenti? Te mbledhe te ardhura me shume? Dmth ata te PDs paskan qene varja fare.

 Ty po te vjen keq qe buxhetit i shtohen 28milion euro qe mund te perdoren per ndertimin e nje spitali, do zoti keshtu vazhdon dhe ne muajt ne vijim, kete duhet te thuash. 

Ok... Spiropali... ok... no comment nga ana ime.

qeshnin dikur me shoqen lenka ?!

Partia e Forte paska çel filiale ne Shqiperi smiley

p.s.

Shume urime  Spiropalit  per postin e ri.Shpresoj qe shpejt ta heq taksen e dyfishte me Kosoven.Jo per noj gjo,por ne qe eksportojme mendimin e lire ,jemi jashtezakonisht te demtuar.

p.p.s.

Ne Gjakove thone "kumrija e vogel e ha dudin(manin) e madh"  smiley

dudin smiley

Pse i mbani vetem per vehte keto fjale mer? Ky eshte bonusi per tejkalimin e planit?

Kjo izeteteta nuk o rastesi...

28 dite do betoni te piqet...

28 o ene numri atomik i nikelit, nje prej metaleve me rezistente kundra oksidimit...

qe me pra kjo drejtori po jep prova se do jet taf ez shajt, ne kerapshen rezistent...

Nga ana tjeter, Lefti do thosh se o ene masa atomike e silikonit, si dhe cikli mesatar menstrual. Por ket numer nuk e ka thone Berisha lefto, pranej nuk vlejne si argumenta. smiley 

Kam përshtypjen se Lefti është legalist; llogaritë i bëni vetë.

dmth nuk i intereson te merret me punet e zogut?

ahahhaha, sikur e kundërta i bie, sidoqoftë unë e kisha për vitin e bekuar '28

In Gematriya, the system of Hebrew Numerology, koakh, meaning "power", "energy" is a word that corresponds to the number 28.

 

smiley

Shtetin nuk e bejne pi@semat por sklleverit e ligjit

 

Mu duk si shurrufell kjo ne fillim po qeka zhive. Te shohim si do shkoje me tej se dhe un i blej lule e komplimente dashnores muajin e pare. 

Spiropali's tenders are now worth $ 28 M.

 

28-11-1443  (Skenderbeu ngriti, per here te pare, ne Kruje flamurin shqiptar)

28-11-1912  (Ismail beu ngriti flamurin dhe shpalli pavaresine e Shqiperise ne Vlore)

smiley

28 eshte numri i germave hebraike i rreshtit te pare te Bibles!!!

Kushedi cfare siperfaqe mbulohet me 28 melene dollaro bills. 

A i japim 2 melone rusise te marri ato komikatet e Asadit?

ja si e ka spjeguar  matematikani i famshem NN  numrin magjik 28 nepermjet Wikipedia..

...28 (twenty-eight) is the natural number following 27 and preceding 29.

.smiley

ky raporti i spiropalit qenka si ajo letra qe ushtari i dergonte memes

bashke me shokun ne patrulle

dy armiq te gjalle i zume.

Nga Fb:

E. Spiropali deklaroi sot se te ardhurat nga doganat jane rritur dhe kane tejkaluar planin me 105%. Si kurioz qe jam hodha nje veshtrim ne shifrat e viteve te meparshme ku del se edhe ne vitin 2012 realizimi ne muaj te ndryshem ka variuar 100-105% ne krahasim me planin, nderkohe qe nga viti 2008 deri me 2012 te ardhurat kane shkuar te rritje, me nje mesatare prej 106% ne vit. Kjo mund te vije per shkak te inflacionit, apo edhe te rritjes se konsumit te mallrave te huaj si pasoje e rritjes se fuqise blerese. Por E. Spiropali thote qe kjo erdhi per shkak te punes se perkushtuar dhe luftes ndaj korrupsionit. Konkluzioni: Edhe Berisha me Boden paskan qene te perkushtuar dhe paskan luftu korrupsionin smiley

Leri keto budallalliqe ti, se nuk jane njesoj Spiropali me Jozefinen, fjala vjen! Nuk eshte perkushtimi jo, eshte pergjegjsia per punen, ose `yzmeti`si thote turku!smiley ,per punen! Pak nga pak ,rilindja po i ve ca gjera ne vend te vet!

http://www.gazetaidea.com/zall-herr-inuk...

O Ilirjan une e kushdo tjeter me argumente te tipit "x djalli, y engjell se keshtu them une" nuk ka cfare te debatoj. Xhozi eshte idiote, po kjo tyryfylja nuk i le gje mangut. 

kjo çupa do bej karier te gjat ne ps,siç e paska filluar....

Per nje gje jam i sigurt, rruge te mesme nuk ka per te pat. Kjo ose do kthehet ne objekt talljesh e do konsiderohet si nje histerike, egomaniake e verber per karriere, e do i japin duart ne rastin me te pare qofte Rama, qofte ai qe e pason. Ose do e konsiderojne heroine. Po me kete retorike e imazh qe ka vendosur te adoptoj do jete either one or the other. 

ehu ,ka 'arkitekte' te zot ne  ps dine ata ça zgjedhin, ; kjo eshte e etur per kariere, histerike mo...

"Jam këtu për t’ju dhënë një lajm të mirë, pas vetëm 31 ditësh në krye të doganave."

Magjia ne te vertete nuk qendron tek numri 28 port tek numri 31.

Por ne fakt kjo shoqja i paska pas tana muncite me na dhene nji lajm akoma me te mire sikur fjala vjen te priste edhe nje dite.

 

Ore ka ndonje ketu ne PPU qe voton ne Korce tju bej ca propagande per Raqken e PSse smiley

Ti bëje të mirën dhe hidhe në det - si thonë, apo në gjol më mirë. By the way, i paskam dy korçarë këtu, votues potencialë. Marinelën dhe Erikun. Ja llafosna pak për Raqkën. 

Votues nuk jam, po Korca me pelqen si e ka marre veten e do te doja te vazhdonte. Keshtu qe na thuaj pak analizen tende te situates

 

Filo fiton pa diskutim.. alternative nuk ka dhe eshte nje gje e trishte per demokracine. Pavarsisht se mua kedo qe te me veje partia do e votoj, flas per qytetarin jo te politizuar qe mund te votoje kedo... ky qytetar ka vetem nje alternative sot ne Korce ate te PS. Mua kjo fushate nuk me pelqeu fare sepse nuk u fol per kulturen dhe zhvillimin e saj, fushe qe per mendimin tim cdo qeverisje vendore duhet ta kete prioritetin e pare. 

Megjithate Filo paraqiti 4-5 projekte te medha per qytetin.. alternativa asgje.

Ca projektesh Gjeke? Ai plani per stadiumin dhe zonen perreth eshte ndonjecik realist apo me shume imazh se dicka konkrete?

Ishalla behen. Po edhe rruget duhen riasfaltuar nje pjese e madhe, me perjashtim te 2-3 rrugeve kryesore, nje pjese tjeter jane akoma si mos me keq. 

Korca brenda dy viteve do jete qyteti me infrastrukturen me te kompletuar ne shqiperi.. per kete nuk ka dyshim. Problemi yne kryesor eshte papunesia... sikur te vinin te investonin nje cike dhe ketej, po jane sulur tere ne TR.. edhe ketu kemi besim ne nikoja se mund te devijoje investime qe perndryshe do behen tere ne TR DR

Problemi eshte se do rritet mireqenia me shume se vitet e meparshme, dhe kjo ne vetvete perben pengese. Ku do shpenzohet pasuria e grumbulluar? Vitin qe shkoi me duket se nje pjese e fermereve korcare u detyruan ta derdhin shumicen e prodhimit vjetor. Mendo pak per kete. 

Gazo cfare thua mo burre se na skandalizove.. ku do ti prishim lekat ke hall ti ??

Ore thuaj Korcareve te levizin ne Corovode me mire

nuk kane Korcaret #kulture per te leviz direkte aq lart, kujdes tani

Nuk ju japin pashaportizim?

Nuk u japin vize!

smiley

Ne mos keni euro gjeni,
ja rrembeni atij qeni.

Nuk eshte ide e keqe kjo e pageses per parqet kombetare - oh me fal, harrova qe s'eshte park kombetar. 8 euro sikur eshte ca si shume ne Shqiperi apo jo?

Te hysh ne qender te Londres kushton £9. Me mire po hy ne qender te Corovodes e kursej nja  2 €

 

Po meqe spo u shkonte njeri pa lek, thane ta provojne njehere me lek smiley

Gjera qe bota i ben si me thene, me gishtin e vogel te dores, aty eshte nje perpjekje reale. Me c'pame nga prezantimi i terminalit  te autobuzave, me duket se praktikisht behej fjale vec per shesh te asfaltuar, me ndoshta disa struktura vertikale, lulishte, gjelberim, rrugica etj.

Megjithate, urime e me krahe te lehta.

Çfarë mendohet të bëhet në Korçë, Gjergji? Ça ka ndonjë projekt interesant që ka marrë përsipër bashkia? Dhe thojini atyre të bashkisë, të vënë online numrat e tjerë të revistës "Qyteti im", apo nuk del më kjo revistë?

E deshe greqisht apo shqip revisten??

dygjuhëshe.

nemesis a te ka ndryshu ndopak opinioni per FRD pas mbeshtetjes qe i dha Sotiraqit*?

*Ortodoks

JO! Edhe ai tjatri i pëdëhit, ortodoks është - Sotiraq too. Lene tashi amon, mos më cyt se do më akuzosh për njeri të vogël... 

 

kedo qe te me veje partia do e votoj

Aty rri e mos luanj vendit, te tjerat cqt. 

smiley  sa te keqinj jeni bere, s'ju shpeton asgje.

Pesuam nje shok kulturor. smiley

Cfare te besh cdo njeri ka veset e tijsmiley

Tashti llafi nxjerr llafin, po Sali kucedren mo do ta votoje, se rruget e partise jane te mistershme. Pastaj cila parti njehere, se ti i nderron si veziri grate. smiley

Gjergji, ne se mundesh kam dy pytje per juve.
Separi pse ne Korce fiton apo me mire mbiziteron elementi ortodoks, si kandidatura intelektuale? Si eshte raporti i popullsise ?
Sedyti perse kultura ne Korce ka nje rrudhje jo me si organizime se kete e kuptoj por si krijimtarira
Flm

1) Mbizoteron elementi ortodoks per shume arsye, sepse per mendimin tim ortodokset e Korces kane tendencen midis dy kandidateve te votojne ortodoksin dhe ne kete pike nuk rezikon as PS as PD te vendose nje kandidat jo ortodoks.. Kryesisht klasa intelektuale-kulturore eshte e fese ortodokse per faktin se jane mbiemra/familje qe kane shume breza qe jetojne ne Korce. Duhet te te kujtoj se para 100 vitesh Korca kishte vetem 20% muslimane ,para 50 vitesh 30% dhe sot ka mundesi qe ne mos jane 50-50 mund te jene dhe 60-40 per muslimanet. 

Sa per pyetjen e dyte ne mos e kuptova gabim ti do te me pyesesh perse nuk ka me shume brume se fasade/aparence ?? Nqs eshte kjo pyetja atehere pergjigjen e gjen ne cdo cep te shqiperise dhe ne cdo aspekt te jetes sociale-kulturore ne Shqiperi.. DEKADENCA 

Une nuk e di nqs do e quaja lajm te mire kete. Pyetja qe mund  te shtrohet eshte sesa e ndihmon qytetarin e varfer kjo mbledhje taksash doganore. Jam dakort qe me kte njoftim duket qarte qe mekanizmat shteterore po vihen ne levizje me shume sesa pak muaj a vite me pare, por prape gje e ceket me duket.

Nqs biem dakort qe keto para qe mblidhen do kalojne, le te themi per investime ne shendetesi, rritje pensionesh apo do shpenzohen per infrastrukture etj, shoh nje pergjegjesi te mirefillte te qeverise kundrejt qytetarit. A thua Spiropali do ja kaloje Erionit qesen e majme per ti dhene me shume se nje dore ne zaptimin e pronave ne bashkepunim me Kodhelin ?? smiley

hic nuk i doni grate ju islamiket!

Ke ngatrru adrese smiley

jashte shakase; si tu duk zaptimi qeveritar i pronave per strehimin e romeve ty Rono?

nuk di gjo!

pronat e kujt ka zaptu qeveria?

Rono,

M'ke pelqy me kte' pergjigje! smiley

 

Kemi dhe nje avantazh tjeter ne ne korce ku Filoja ka qene negociatori kryesor me KFW

KORCA do jete lider ne menaxhimin e mbetjeve 

https://www.facebook.com/media/set/?set=...

Po ec me hapa të shpejtë zbatimi i Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta. 
Në takimin e radhës të zhvilluar sot në qytetin e Pogradecit diskutuam për hapat që do të pasojnë deri në venien në funksionim të Landfillit të Maliqit që do të zgjidhë përfundimisht grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane për Rajonin e Korçës.
Jam krenar për rolin e Bashkisë Korçë, iniciatore e këtij projekti, i pari i ketij lloji në Shqipëri.

o Gjeke, ky Sotiraqi Filo-grek eshte mo, apo filo per bakllava..?smiley

Ne nga Korca jemi Bizantinesmiley

As Arbereshe nuk qenket?

Pse cfare ishin Arbereshet ??

ore, po ti vet njeher,  ky Gjergji Koki,  nga ke sjell linket  e  FB-se je mo?smiley     ec aty barku,  goxha mire qerata..smiley  pa le   ky humori i statusit, i papare...

 

..Mesusja e historis pyet nxenesit:
-Kush e vrau ALI PASHE TEPELENEN ??
Dhe nxenesit pergjigjen te gjith njekohesisht:
-NE JOOOO...
Vete mesusja te drejtori dhe i thot:
-Sa budallenj jan ata nxenesit e klases se 8a!!
Po pse ?
-Po ja un i pyeta kush e ka vrare ALI PASHE TEPELENEN dhe ata Thane njekohesisht :
NE JOOOOOO
-Epo pyet njeher ata te 8c se mos e kan vrare ata...

smiley

smiley Nuk jam une ai jo...

i paske shkri pushimet fare mo smiley

Po nuk jam une jo... mora linkun nga gjeke koki...

ta perkthej gjithe artikullin, tani ne 2 te mengjesit?smiley

ok, titulli:  Parti satirike ne Kosove.

nentitulli, kane perdorur 1 nga pikat e kesaj  partie:  semundjet e renda duhet te shpallen ilegale ne Kosove, keshtu do te kemi me pak semundje.. kurse korrupsioni duhet te legalizohet  dhe keshtu nuk  kemi me problem..

Leje se e perktheva me google, Ben satirikun ky kot ky, se e shifje si do rrinte te kishte perballe dopio sotiraqin smiley

hahaha ne 2 te mengjesit thote... Ej, o Belul na perkthe pak edhe ato tre komentet pas artikullit ku po ziheshin nji serb me dy shqiptare smiley

po komentet nuk mi perkthente guglli smiley

he Sterio se dhe ti pa gjume gjithe naten ne peshk, hallall smiley

po ky serbi, Stefan Nikolic, ka qelluar i trashe fare .. po fare fare ama.. se i ka marre literally, pikat e PF..smiley  dhe trapi thote:  po pra,  legalizoni korrupsionin..  dhe  pastaj e dime me siguri qe jeni te çmendur..smiley

ndersa ata shqiptaret po e tallin natyrisht dhe i thone:  o gjiton  qetesohu, po thote qe ne titull qe eshte parti ' satirike..  qe do thote, qesh, gallate lol... etj etj..smiley

hehe, po jo me ai kupto sh mire. Por s'i pelqen sic duket vete fakti qe shtypi NL i jep hapesire nje teme nga Kosova. 

Por koha eshte e vrenjtur sot.smiley

smiley

Ehe po, naten e mire. Nadja mire do ishte ma me vend ne ket ore smiley

Endrity, lexova opinioni T'uaj per rezultatin ...dhe sigurisht per kete kocen.Problemi shtrohet si e ardhur e realizuar ne nje vit elektoral dhe kjo per Ju nuk duhet te jete "vigelsire" apo faktor qe duhet perjashtuar.Eshte realisht sukses.Nga vjen? Edhe nga nje pune perskushtuese them.
Sa i perket hamendesimit T'uaj te dyte, lidhur me formen e shfaqheve, te e kesaj koces, eshte heret te flasim, por nje gje eshte me se e sigurte.Elementi i ri do kete ecje ne menyre te adiskutushme.Nje gje une e di shume me mire se Ju.Qe para se te vinte nje mall me peshe ne dogana, behej " mbledhje " tek Ridvani....E merr vesh besoj! Dhe kjo dihej nga te gjithe doganieret.Pyet po deshe! E kjo nuk po ndodh gjer sot...Neser ...te shohim.
Nuk eshte e vogel kjo qe sapo thashe...

10Perqint!

Eh te keqen,e kemi pas porosi nga komandanti;realizime eshte detyre,tejkalimi eshte nder! smiley

Ky numeri 105 eshte pak i komplikum. Me kujtohet qe kemi pas njehere nje problem me nje nendetse, nendetsja 105. Timonier kishim Benin dhe timoni printe majtas. Allah allah ç'dreq koiçidencash

 

As me pas e as me shume, plot 28 milionsmileysmiley

Kam nje nofke (pozitive, ledhatuese smiley per kete vajze. 'Picirukja e hekurt' smiley

Ose '28 Milion Dollar Bejbi'. smiley   KJo e dyta vetem per temen.

gjate nje debati parazgjedhor, Braçja ju pergjigj nje pyetje se ku do ti gjenin parate... ja tha ketu fshihen rreth 500 milion euro....

A ka kuptim ne dogana te thuash u realizua plani? Ma keq akoma, a ka kuptim te thuash u tejkalua ne krahasim me x, y periudhe?
 

Duhet te dish se si funksionojne doganat qe te flasesh pastaj se ç'quhet realizim apo tejkalim.....

Nuk jam i gjithditur, por kam ca njohuri te mjaftueshme per doganat dhe si funksionojne. Kuptoj fort mire pse tingellon pak naive pyetja ime.

 

dakort se une nuk marr vesh fare, ndaj ta thashe.... po nuk e pate bezdi, a mund te me thuash parimet se si percakktohen te ardhurat nga dogana...???

Te lutem mos ma permend punen e bezdise, se me ve ne pozite ...

Mesa di, nje parim te vetem ka dogana ne fuksionim (ne fakt e ka pas qe heret). Ta themi ashtu popullorce, te mbledhe detyrimin doganor kur psh ne piken doganore paraqitet nje kamion me mall. Po nuk e mblodhi kemi te bejme me korrupsion safi dhe me faqepisa qe mos qofshin. Po kapi gje drejtoresha te na e thote. Plani, realizimi dhe mosrealizimi natyrisht qe kane rendesine e tyre per ekonomistet e doganes, ata te buxhetit, ISTAT, e ku di une ku tjeter, por publiku si puna ime qe s'eshte shume kurioz nga natyra, s'ka shume interes per ... shifra. Duket sikur bashke me tejkalimin e planit per tetorin, tejkalohet dhe politizimi. Qofsha i gabum.
 

drejtoresha merret me fotot... i ka qejf... http://www.dogana.gov.al/ e ka mbushur faqen .. eshte edhe e bukur qerratesha, ka nje qendrim amazoneje, te kall daten prandaj seksi 

por ka nje parashikim ne baze te vitit te kaluar, trendit dhe fluksit te importit ne raport me mallin ne treg.. buxheti i shtetit mbi te ardhurat, nje strategji zhvillimi edhe nje plan strategjik te qeverise per luften ndaj korrupsionit  

Mendoj se nuk ka kuptim të thuash u tejkalua a plotsua plani.

Qartë se duhet të ketë një pritshëri me periudhen krahasuese por jo "plan" pasi plotsimi i tij

do të thotë që punonjsit e kanë kryer detyrën e caktuar dhe ngrej traun e mbush xhepin.

 ...lidhur me formen e shfaqheve, te e kesaj koces, eshte heret te flasim, por nje gje eshte me se e sigurte.Elementi i ri do kete ecje ne menyre te adiskutushme

Ja e vërteta për punësimin e kunatave në Dogana qe ndihmuan ne realizimin e planit 105 %

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ministri tjetër i PS, Ilirian Celibashi, u jane përgjigjur akuzave të PD-së per punesimin e kunatave ne Dogana.

. “Eranda Çuçi nuk është emëruar rishtazi në administratën doganore, por ajo është një eksperte në fushën e doganave, tashmë prej 23 vitesh smileytha Beqja ndersa “Kunata ime,tha Qelibashi, në vitin 1999, kur sapo ishte diplomuar, së bashku me dhjetëra studentë të kohës, në përgjigje të një ftese të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, mori pjesë në një konkurs për të fituar një të drejtë për punësim në shërbimin doganor. Nga konkurrimi doli në 10 më të mirët që fituan të drejtën të punonin në shërbimin doganor.smiley

..dhe kjo eshte vetem fillimi smiley

kjo puna planit, pervecse ka qene i  cike si metode feudale kahera ne fushen e mbledhjes se te ardhurave, eshte dhe pak me spec.

se kta vete e bejne planin (ministria dmth) e vete (doganat) e realizojne apo tejkalojne.

se psh kta te pd-se po thone qe qeveria re ja ka ul planin me 15% (rreth 10 milion dollare me pak) dhe realisht ajo cka ka mbledh dogana jane 90% te planit te parashikuar nga ata.

por dhe qe krahasimi me nje vit me pare nuk vlen sepse ne ket vit ka rreth 1milion dollare/muaj me teper te ardhura prej akcizes e cila nuk mblidhet me ne tatime por ne dogana.

A qendroje kto te PD-se ? Ku di une, se kam haberin fare.Madje them qe PD-ja mashtron. Por Elisa te na i zbardhe pak kto pune.

shof nga statistikat psh qe ne korrik kur ska qene elisa jane mbledh afersisht 12.976.000.000.000 (105% e planit) kurse Elisa ne tetor ka mbledh 13.244.199.000.000 lekë.

28milion usd jane nje shume tronditese per nje njeri te zakonshem,por asgje tronditese per arkembushesit e shtetit.

Nuk me pelqen kur ju hudhen shifrat para surratit kshu, per efekt trondites.
 

Gjithesesi, suksese, go ahead Elisa, keep it up like that smiley

 

Zonja Ruzhdije se mbahesh dhe si intelektuale e PD-se ketu ne kete forum.

15 %  e 120 milionit usd nuk bejne rreth 10 milione usd. 

ca thu mer ?

kush tha qe jane 15% e 120 milionit.

une mund dhe te mbahem si intelektuale, po ti shif veten qe mbahesh se si i di te gjitha.

 

 E shef qe pervec se je intelektuale e spikatur e PD-se ne kete forum je dhe kembengulese.

uh qyjqa me qeke pergjigj prape. kembenguljen do ta kem msu pa dashje gjate rrjedhes se leximit ne peshk prej teje, nqs eshte kembengulje e paarsyshme per te pasur te drejte me te gjitha

megjithate nqs te kane ngatrru kllapat, se di

hesapet e verteta une si di. te dyja palet flasin sipas midese se vet.

une arrita te kuptoj aq sa shkurjta nga te dy palet

Pdja thote qe ka pas plan te larte per tetorin dhe elisa ka kap rreth 90% te ktij plani.

90% qe ben aq sa thote dhe ajo, pra rreth 13.25 miliarde te reja. qe i bie qe plani i PD te kete qene rreth 14.7miliarde, ose 1 pik ca miliard leke te reja me shume (10 milion dollare e rrumullakosa une se PDja kish thene 11 milione)

tani realizimi i elises eshte 10% me pak te planit te pd, po dhe elisa vete e ka tejkalu planin e vet ama.
i bie pani vet (i ps-se dmth)  te kete qene diku ke 12.5 milarde dhe qe ne total e ben rreth 15% me te ulet se plani i PDse i cili dhe nejehere ishte 14.7

Nqs hesapet e mija jane gabim, une clirohem paraprakisht nga kembengulja dhe pranoj gabimin ne te kuptuar dhe llogaritur, per te mos paguar koston absurde te te debatuarit me ty ne peshk.

puc puc

 

Zonja Ruzhdije , se je dhe intelektuale e spikatur e PD-se :

qe plani te jete ulur 10 milione usd, pra 15 %, sipas teje ,atehere, shifra plan nuk mund te jete mbi 100 se nuk na le gjeometria deskriptive. Me 13 e 14, 15 % nuk del dot kurre 10 meleone. E kam fjalen per ato qe ke ni shkruar yve moj zonje.  E une PD nuk jam duke e pare te thote 15 % gjakund me kete interpretim. Po e leme si thua ti se une nuk merzitem. Me kane thene qe duhet te jem tolerant ne dite te caktuara te muajit me ju zonja Ruzhdije.

Dike ne puc puc , e shef ti...

demenza senile

Ketu s'ka asgje te vertete dhe te re, pervec faktit qe peshku dhe vecanerisht Salaj jane kthyer ne propagandiste ordinere ne blogosfere te qeverise Rama-Meta.

"Plani i të ardhurave doganore është tejkaluar në masën e 105 %, sipas të dhënave që publikoi dje drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali. Administrata Doganore realizoi planin e të ardhurave për muajin tetor 105%, duke arkëtuar 13.2 miliardë lekë. Këtë muaj janë arkëtuar 2.8 miliard lekë ose 28 milionë USD më shumë se muaji shtator i këtij viti. Mirëpo pas ndryshimeve në buxhetin e vitit 2013 që ka bërë qeveria Rama, plani ka qenë lehtësisht i kalueshëm. Për shkak se qeveria e ka ulur realizimin e të ardhurave për tre muajt e fundit, me plot 20 miliardë lekë. Realizimi i planit të doganave në raport me parashikimet e fillim vitit nuk sjell të ardhura neto më shumë. Në vitin 2005, kur të djathtët erdhën në pushtet, për tre muajt e fundit të vitit plani u realizua 130 për qind të buxhetit ekzistues që kishte lënë Nano."

Poeto se dhe ti mbahesh si intelektual e dore e forte e PD-se ketu ne kete forum :

rezultatet e te ardhurave te viteve 2006, 07, 08 kane qene vertet te shkelqyera. As qe ka diskutim per kete. Fakti i qe qeveria bente buxhete suplementare ne mes te vitit lidheshin pikerisht me rezultatet e mira te atyre koheve. e deshmon kete plus certifikimi nderkombetar dhe rritja ekonomike qe sigurohej. Per kete nuk ka pse diskutohet.

Mirepo viti 2012 dhe ky vit kane patur disa probleme qe duhen tejkaluar. Muaji i pare i Spiropalit rezulton i mire perballe skepticizmit qe kishin jo pak. Ti duhet te jesh krenar per kete sepse kete rezulatt e ka arritur po thuaj e njejta administrate doganere qe ishte ne ne kohen e  djalit te Sheqeres. Ben vaki ta kene mendu si vit qe duhet punu per vete. Une kete besoj me shume.

P.S. Se mos harroj Tahiri ka dashnore

Shoku ish spiun i shishit dhe hashash Lorenc Vangjelit, keto pallavra mund ti besojne robt si puna jote qe si qellim kane propaganden, por jo te tjeret. Qeveria ka ulur planin e parashikuar per doganat dhe keshtu e ka te lehte Spiropali dhe cdo kunate ministri e punesuar ne dogana te tejkaloje planin.

Ne 05 qeveria e PD e kaloi jo 105 por 130% per 3 muajt e fundit pa ulur te ardhurat e parashikuara.

Ne kohe zgjedhjesh dhe nderrimi pushteti ka nje stepje te biznesit qe importon dhe kjo ka ndodhur gjithmone, prandaj edhe te ardhurat kete muaj jane rritur, megjithe uljen e parashikimeve nga qeveria pasi ka kaluar koha e zgjedhjeve dhe tranzicionit te pushtetit.

Ne fund te vitit, asnje lek neto nuk i shtohet arkes se shtetit, por ju nxenesit e ekspertit te patates nuk keni kete hall, keni hallin e propagandes.

Poeto, po pse ish une e jo akoma?

Se mbahesh dhe si intelektual i spikatur i PD-se ketu ne peshk: une po lavderoj qeverine e djalit te Sheqeres per vitet e para. Per keto e ke fjalen ti qe jane pallavra?

P.S. Ramiz Alia ishte burre me i mire se Sali Rame Berisha. smiley

 

Ish-zëvendësministri i Financave Alfred Rrushaj tha se te ardhurat reale jane 90%.

 

"Me Aktin Normativ, Qeveria Rama e uli me rreth 15 për qind parashikimin për të ardhurat doganore. Kjo do të thotë, se megjithëse plani sipas Qeverisë është realizuar në masën 105 për qind, në fakt nga Dogana mungojnë 1.1 miliardë lekë. E shprehur në përqindje, realizimi me tejkalim, sipas tyre i planit Rama është as më shumë, as më pak, por vetëm 90 për qind e planit të Qeverisë Berisha.

Ministri i Ramiz Aliaj,Cani ul planin e doganave, Spiropali e tejkalon me 5%

...pas ndryshimeve në buxhetin e vitit 2013 që ka bërë qeveria Rama, plani ka qenë lehtësisht i kalueshëm. Për shkak se qeveria  e ka ulur realizimin e të ardhurave për tre muajt e fundit, me plot 20 miliardë lekë. Realizimi i planit të doganave në raport me parashikimet e fillim vitit nuk sjell të ardhura neto më shumë.smiley

..nuk tha kot nerumi Arbnori qe keta "socialistet jane specialiste per propogande" dhe per me teper kjo qenka ene e trashegushme ne breza...smiley 

Nga fitorja në fitore, Eliza po punon për vitin 2014.
Fitoret tona grusht për armikun.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).