5 të rinj, të aferm me njëri-tjetrin humbën jetën të asfiksuar në një galeri të braktisur të minierave të qymyrit në fshatin Beragozhd në Pogradec. Mbremjen e të mërkurës familjaret e tyre kerkuan ndihmen e policise pasi konstatuan se 5 te rinjte qe kishin hyre ne galeri per te mbledhur skrap, kishin mbetur brenda.  Ata kane germuar nje vendkalim per ne galerine e cila ishte bllokuar qe para 20 vitesh, kur miniera u braktis dhe kane hyre brenda. Ne galeri ata përdorën nje gjenerator per ndriçim, por gazrat e shkaktuara nga gjeneratori i kane asfiksuar dhe u kane marre jeten. 

Viktimat jane Edison Hamolli 23 vjeç, i pari qe u nxor nga galeria, e me pas edhe vellai i tij Nertil Hamolli 25 vjeç. Nderkohe ne galeri humbi jeten edhe vellai i trete Ledjon Hamolli 24 vjeç, si dhe dy kusherinjte e tyre te pare, dy vellezerit Sazan Hamolli 24 vjeç dhe Arjan Hamolli 29 vjeç. Puna per te nxjere trupat ka zgjatur disa ore dhe eshte perdorur nje ekskavator per te hapur hyrjen e bllokuar te galerise. Ndërkohë janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e tre tupave të tjerë për shkak të nivelit të lartë të gaziot karbonik që gjendet në galeri. Kërkimet do të rinisin sërish të premten. Tragjedia që goditi fshatin duket se shkak ka pasur varfërinë pasi sipas rrëfimit të banorëve dhe familjarëve viktimat detyroheshin të vinin në rrezik jetën e tyre për të siguruar pak te ardhura përmes nxjerrjes së hekurit për skrap. 

"Kështu kemi vepruar gjithnjë për shkak të varfërisë së madhe që kemi këtu. Ata të rinj kanë hyrë në minierë nga e keqja dhe ja çfarë ndodhi", thonë banorët.

Ndërkaq komuna e Dardhasit ka vendosur që për dy ditë të shpallë zinë dhe duke përcjellë ngushëllimet për familjarët ka vendosur edhe të mbulojë shpenzimet e varrimit të viktimave. Pak dite me pare ne nje galeri disa metra me larg mbeti i bllokuar per ore te tera nje tjeter person, qe mundi te dale vete.

Librazhd, 2 të vdekur në minierë

Regjistrohen dy viktima të tjera brenda pak orësh në thellësitë e minierave shqiptare. Mesditën e të enjtes u njoftua për një tjetër aksident të ngjashëm në galeritë e braktisura te minierave. Dy persona rezultojne të kenë humbur jetën ne nje galeri te nje miniere te braktisur hekur nikeli. Drini Bogdani dhe Ali Danga kishin hyre ne galeri per te mbledhur skrap por gjate punes ka ndodhur edhe aksidenti qe u mori jeten.

68 Komente

Ngushellime familjeve. Cfare tragjedie, te te ikin tre femije pernjehere. smiley

Vertet tragjedi !

Duhet me informua edhe pak njerzit ne fakt per disa kushte teknike minimale...

Por tek ne dhe kursin e kryqit te kuq per patente e marrin me mik dhe asnjeri nuk shkon ta ndjek

se jane hsume te zene dhe i kane leket teper smiley

ING Nikoll MArku ka bere nje artikull per sigurine

http://dielli.al/lajme.php?id=17726&k=71

smiley

Qeveri e papergjeshme .

Cfare faji ka qeveria?

Kriminele do thoja. Ketu duhet pune e madhe. Duhen hapur burgje te medhej, per te futur ne burg ata qe po i shfrytezojne keto varre galeri... dhe per ata qe ne dijeni i kane lejuar dhe i lejojne te shfrytezohen pa marre asnje mase per ruajtjen... 

O gazetar i Cilit,

a e pe se ku vdiqen ata te rinjte apo jo? E perpara se te kuptosh ketu ne peshk, se pse vdiqen atje ata djem, meso historine e zbulimit te oksidit te karbonit. Te duhet si dije. Ose duhet ta kishe ditur nese kimine ne klasen e 7 te tetevjecares te ta ka dhene ndonje mesuese qe ka mbaru per kimi e jo per muzike.

Tani e kupton pse jeni te pabesueshem ju te medias, e sidomos ju te Cilit? Se ate qe i takon peles ja fusni kaut.

Nese behet fjale per mbytje nga gazi atehere jeta e tyre ka ikur brenda 2-3 minutave dhe edhe sikur aty te ishte nje kope me njerez perseri ata do vdisnin nese nuk do kishin mjete mbrojtese.

Fati i zi i tyre !

+1. Ne fakt, une mendoj qe duhet ta shikojme si sukses qe vetem 7 vdiqen... mund te kishin vdekur dhe me shume, sidomos kur konsideron efektet e shpejta e drastike te ketij gazi...

Ps, o Nemesis, gjeniu i peshkut, na shpjegon ne budallenjeve sesi kjo farta mund te vrasi me shume se nje dump?

nuk eshte cudi Mujo, se po te kishte qene tabela parandaluese me e vogel me shume fatkeqe do kishim.

o Mujo, ke lujt te pasqyrat ti kur ke qene i vogel? tashti si thu ti po ta bosh fatrin aty ku te pret bileten ajo te hyrja  a ka shance te dali farti nga dera tjeter? nji pra mujo qe eshte ceshtje kanalizimesh.

Shikoje kështu: këta kanë fartur in the general direction të tabelës dhe e kanë pësu. Edhe ti ngjan me fart, se aty hapet tema e këtu ndihet era. You get it now?

 

Yep, kurse ti je dumpi qe sa here hape gojen leshon fartin?

O Anonim i askujt... e pse u revoltove me mua.. Te shava qeverine? E kam share edhe ate qeverine qe ishte para kesaj qe te mos ndjehesh i persekutuar... po lexoje mire komentin se do e gjesh interesant. Ps. Kimia behej ne Klase te 8 kur e kam bere une. Dhe e di edhe pse vdiqen edhe ngase vdiqen edhe qe do vdisnin meqe kishin hyre ne miniere. Problemi eshte pse hyne ne miniere.. A ua paguan dikush 5 leke ate qe mbledhin atje, ne menyre qe te fitoje vete 1000?? Kjo eshte thelbi i ceshtjes... Te ndalohet ky dikushi qe mbledh skrapin e vjedhur apo mineralin e vjedhur etj etj...

 

 

Degjo teveqel i Cilit,

kur ne nje objekt shkruhet Ndalohet hyrja ose Zone e rrezikshme nuk duhet te hysh se merr me qafe veten jo Edi Ramen.

Dhe mos me shaj nga qeveria se nuk duroj dot, gazetar i Mapo-s.

Ti je ne te njejten Klase me ata qe me quanin gazetar i Koços para ca kohesh. Gjynaf qe nuk keni argumente. A je i sigurt qe ajo tabela eshte e mjaftueshme... per te te ndaluar kur ske buke ne shpi?? kur ske asnje mundesi tjeter fitimi.. A po dhe une si teveqel se kuptoje, ti je pro vdekjes nga uria ne menyre te ngadalte dhe jo te shpejte... Gazetar i Mapos e kishe per ofendim...Faleminderit  

Si nuk eshte e mjaftueshme nje tabele? Kohet kur nje perqindje e larte (sme kujtohet shifra) e popullise ishte analfabete kane pothujse nje muaj qe kane kaluar.

Tashti zgjidhni e merrni ju gazetaret (dhe me gazetare nuk duhet patur parasysh ato qe kane mendim kritik ndaj qeverise), ose llapni per armet kimike, ose per blerjen e votave, ose per aksidentet ne miniera, ose per arbitraritetin, ose per emerimet e paligjshme, ose per kontrata kontradiktore ..... po keshu sic e boni ju nuk eshte etike.

Perderisa tabela nuk i ka ndaluar te futen, do me thene qe nuk eshte e mjaftueshme.

edhe keshtu mund te jete, po kjo nuk na jep mjaftueshem informacion sa here kjo tabele mund ti kete ndaluar te futen.

Nuk eshte problemi tek tabela ne vetvete. Sado e qarte dhe e shikueshme te jete ajo, sa do te te vere ne dijeni per rrezikun, varferia nga nje krah, dhe Kurumi nga krahu tjeter, qe funksionon vetem me skrap, do e detyrojne robin te futet ne cdo vrime miu, te mos lere pusete e shina treni pa hequr, vetem e vetem te nxjerre buken e gojes. Nuk e di cfare ligjesh ka ne Shqiperi, por kudo ne bote, po nuk pate nje tip titulli, apo licence per skrapin qe po shet, nuk ta blen njeri, po po e blene, e hane sa krahu me gjoba, nderkohe qe ne Shqiperi, edhe pse mund te kete ligje per skrapin, ato nuk zbatohen, dhe shikon nga i madhi tek i vogli qe shkojne e dalin per skrap per ta shitur, dhe e shesin. Rregullo shitblerjen e skrapit, dhe te pakten njeren pjese te cfare mbetet e pamjaftueshme nga tabela, e ke te plotesuar.

Faleminderit. Se ndoshta nga une nuk e kuptonin dot kete... He cuna e shifni sa e thjeshte eshte... 

Bravo. Kjo eshte zgjidhje konkrete. Se te vendosesh roje ne cdo galeri eshte pakuptim.

Nuk ka nevoje fare. Mjaftojne dy ekipe kontrolli, nje nga ministria e mjedisit dhe nje nga shoqeria civile, ne ambjentet e Kurumit, qe te kene fuqi ndalimi, sekuestrimi, dhe ndeshkimi per cfaredo personi qe posedon skrap pa titull, pra mjafton te zesh gryken, dhe ky aktivitet resht.

Ose, ose, mjafton qe gjithe grumbullimi i skrapit te behet nga nje zyre speciale e varur nga Ministria e Mjedisit, me rregulla te qarta dhe te mirepercaktuara per dokumentat e plota qe duhet te shoqerojne posedimin e skrapit, dhe u krye. 

Ka licenca te posacme per cdo aktivitet tregtie. Nuk ka pse skrapi te bej perjashtim.

Ore teveqel, kupto thelbin e asaj qe them une, se as tabele nuk ka patur.

I vrau varferia e fati i tyre i zi. Edhe roje me dyfek te kete do hyje robi , se ne mos hynin keta do hynin njerezit e aferm te rojes.

Shkuan skuadrat e shpetimit e nuk futeshin do brenda per arsye sigurie. U hap hyrja me eskavator qe te realizohej ventilimi natyral etj. Keshtu do vepronte nje njeri me mend ne koke.

Eshte aksident i paster dhe tragjik. Qe ta kuptosh me mire shiko se si do veproje prokuroria me ngjarjen dhe si do e klasifikoje.

MAPO ? Jeni mbledhur nje dore sofistes aty dhe po konkuroni Standartin. Kur te mbrini tek 55, se hapin e pare e hudhi ai Lela me dashnoret e Tahirit, do ta bej me dije. Po, ty te takon te mburresh me MAPO-n e Cilit.

Sa mire keshtu kur je anonim... dhe  flet kodra pas bregut... Njihemi gje?

Urdhëresat që solli Moisiu nga mali janë 613, jo 10. Prej tyre 8 thonë "ndalohet hyrja". Urdhëresa 22 thotë "të lexohen tabelat". Them se me kaq rrethi mbyllet.

(numri 21 thotë "mos mbaj mëri" smiley -)

C'lidhje ka qeveria, nese fatkeqesisht dikush merr persiper nje pune te rrezikshme? Dhe perse qeveria duhet te ruaje cdo hyrje miniere apo galeri ekzistuese? 

Hunter ti ke hallin te mbrosh ata qe e katandisen ne kete gjendje? Pa merak se nuk u hyn gjemb ne kembe thelbi eshte qe varferia ne kete vend i ka bere njerezit ne ate shkalle qe si marrin parasysh keto rreziqet  dhe tjetrit i shuhet familja per nje kafshite buke. Duhet penalitete te ashpra per mbledhesit e skrapit te vjedhur dhe licesuesit e tyre..... 

Ta fillonin nga Zamiri, une do u hiqja vertet kapelen... Atij krye lacit ja kishin hudh per here te pare byrzylyqet... shpresoj mos tja heqin per nje kohe shuuuume te gjate...

Kraste, per neimin shkru? Pyte se coc di ca gjona ai per keto kontratat e funit te Zamirit...

Jo mo shoku. Po nuk kuptoj cfare roli duhet te kete qeveria me cdo miniere a galeri te braktisur? Dmth kshu konkretisht, mqs shajme qeverine, cfare duhet te beje qeveria sipas teje ne raste si ky? Po pyes sinqerisht.

Te blllokoje blerjen e paligjshme te skrapit. Dmth pa e dit ku merret e nga vjen. Qe do me thene skrapi i vjedhur nuk blihet. Qe do me thene treg per kete pune mynxyre nuk ka dhe njerezit skane pse vriten por te gjejne menyra alternative. Te marre nen kontroll galerite e hapura e te mbyllura dhe te vendose masa sigurie qe nga izolimi i puseve me beton ne rast se keto nuk perdoren me e deri te kontroli i ashper i sigurise ne raste te minierave ne funksion si Bulqiza ku pazari me jeten eshte i ligjeruar.. Po te hynte nje femije atje 7 vjec qe ska mesu ende te lexoje ca do thoshim??? 

Ok dalim te ceshtjet praktike. Si e kontrollon shitjen e skrapit? Ai jevgu qe mbledh skrap, kalon neper shtepi e merr lavatrice, hekurishte te vjetra. Si do ta kontrollosh punen e tij? Do ta detyrosh te beje nje akt shitje te klientit qe i shiti lavatricen dhe pastaj kete akt shitje t'ja tregoje pikes mbledhje skrapi? Po jevgu do te qarkulloje me bllok ne xhep atehere. Sa eshte e mundshme kjo? Po per nje analfabet, qe nuk di te shkruaje a nuk mendon qe nje mase e tille do ti hiqte te vetmin burim te ardhurash? Se te keto detajet eshte problemi. Me e mundshme eshte bllokimi, betonizimi i hyrjeve te galerive. Ama te deshperuar, qe gjithsesi do te kerkojne nje mjet jetese sado te rrezikshem ka dhe do te kete perhere e s'ka qeveri te beje gje.

Lavatricja qe shes une se u prish nuk eshte skrap i vjedh. Tjtere gje se edhe per kete duhet gjet mundesi rregullimi... Skrap i vjedhur jane shinat e trenit, mineralet stok, apo trasete qe perdoren ne miniera. Ne piken e grumbullimit besoj behet kjo diference... Letra i kerkohen atij qe sjelle pjese traseje jo atij qe sjell lavatricen. Sidoqofte menyra me e mire e rregullimit eshte nje qeveri e pergjegjshme qe merr te gjitha masat e mundshme te pengimit. Cka deri tani nuk eshte bere dhe qe sipas meje e ben shtetin kriminel , madje situata eshte perkeqesuar ndjeshem edhe ne galerite e ligjshme qe jane shfrytezuar ne menyre te paligjshme dhe per te cilat duhet sepse ka te gjenden pergjegjesite penale. Asnje i denuar deri tani per krimet ne miniera vdekjet, plagosjet e aksidentet tregon se braktisja ka qene totale dhe paligjshmeria ka mbyt cdo gje. Po ashtu asnje hetim konkret ne luidhje me skrapin dhe grumbulluesit e tij edhe pse mjaft sigurohet ne menyre te paligjshme (maksimumi jane denu keta qe e mbledhin me nga tre muaj edhe pse hajduti mirefilli eshte ai qe e grumbullon masivisht dhe qe perfiton miliona nga pazari.) 

Masa nenkuptohet: Forcimi ne te gjitha menyrave i sigurise ne keto zona te braktisura. 

Forcimi i sigurise ne minierat e hapura dhe qe punojne ende gjysme ilegalet dhe te ligjshmet. Mbyllja pa kompromis e cdo aktiviteti qe nuk garanton sigurine e jetes.

Dhe sigurisht ndonje plan per vende pune e mundesi te reja ekonomike se besoj kjo eshte kryesorja... Deri atehere kismet... 

 

Gjynah. 

"Kështu kemi vepruar gjithnjë për shkak të varfërisë së madhe që kemi këtu. Ata të rinj kanë hyrë në minierë nga e keqja dhe ja çfarë ndodhi"

smiley

E tmerrshme!!! Politika e sheh si nje gjah per te pshty njani tjeterin.Tmerr i Madh!

Mjer ata familjare si mund do ta vijojne pjesen tjeter te jetes, pas kesaj qe u ka ndodh! U lashte Zoti ment'e krese! smileysmileysmiley

_

Miniera 20 vite e braktitur. Futen aty 5 vete me koke te vet per skrap. Ndodh e keqja. PD akuzon Ramen si shkaktar te tragjedise. E njejta PD qe me gjakftohtesine me te madhe vrau 4 shtetas ne tirane kur protesta kishte mbaruar vetem e vetem se i vinte inat te shihte kaq shume njerez ne proteste kunder tyre. Dhe i vrau me vetedije vrastare.

Miniera 20 vite e braktitur. Futen aty 5 vete me koke te vet per skrap. Ndodh e keqja. PS akuzon Berishen si shkaktar te tragjedise.

Kete shkruanin bytheputhesit e Berishes para 1 viti. Gjej ndryshimin.

Meqe ra fjala tek minierat, di gje njeri c'ben qeveria e re me mafien e kromit?

Mos i ngaterro gjerat qellimisht, atehere flitej per mungesen e sigurise ne miniera dhe mbikeqyrjen e dobet te shtetit mbi kompanite qe i shfrytezonin. Kurse ky rast ka te beje me nje aksident ne nje vend te braktisur nga pese shkretane. Ce ke kete mani per te zbuluar kudo paralelizma me te shkuaren per ti vene ne pah cenet argumentave te te tjereve? Po vete a ke ndonje mendim tendin?

BS! E njejta gje u tha kur vdiqen femijet e shkrete duke marre skrap, e njejta gje kur vdiqen dy vete (ne mos gaboj) qe rremonin ne mbetjet e Metalurgjikut, etj. etj.

Ce ke kete mani per te zbuluar kudo paralelizma me te shkuaren per ti vene ne pah cenet argumentave te te tjereve?

Eshte mania per te treguar qe s'dilni dot nga llogorja. Kam thene perhere mendimet e mia, romak. E kam thene shume kohe me pare qe te tilla aksidente jane atkeqsi, por s'mund te fajsohet shteti (cilado parti te jete ne fuqi) pse dikush, per nje arsye ose tjeter, merr persiper rrezikun te vdese a mbetet sakat.

Mos mu drejto mua ne shumes se eshte shenje dobesie. Dhe i eshte ankuar njeri shtetit per shfytezim grabitqar te minierave po per mbikeqyrjen e munguar. Tani ti ankohesh Rames 2 muaj ne karrige pse u futen 5 vete ne nje miniere te braktisur per skrap eshte perverse. Ti ske argument tendin jo, ke vec nje deshire anormale per tu kapur me njerezit me evokime te se shkuares. Shume patetike.

ka ndonji afat kohor zyrtar kur qeveria merr efektivisht ne dore pushtetin? nqse po, sa eshte, 4 muaj, 8? 1 vit e 2 muaj e 16 dite?

pushtetin e ka populli qeveria eshte sherbetore e perulur ne sherbim te tij, ky sherbim ka filluar qe diten e pare me peruljen me te thelle te mbetur kujtesen e te gjithe atyre qe kane nje adrese ne facebook.

Mos mu drejto mua ne shumes se eshte shenje dobesie.

Une kujtova se ishte shenje respekti.

Cfare mbikqyrje te munguar o romak (ne njejes)? Vertet mendon qe per cdo miniere te mbyllur apo koder me mbeturina shteti duhet te vere ushtare roje me mitroloz?! Meqe jeton ne Amerike, dil nje xhiro e shih nese mbrohen nga shteti, komuna apo qyteti minierat e mbyllura. Mbrojtja eshte nje tabele qe thote "ndalohet kalimi" edhe ne qafe paç veten.

S'kam une argument timin?! Sapo e thashe me siper, apo vec fjaline e pare lexove? Lexoje dhe njehere (por jo si VQ) te kuptosh qe une s'i ve faj Rames per aksidentin e ndodhur.

ke vec nje deshire anormale per tu kapur me njerezit me evokime te se shkuares. Shume patetike.

smiley  Sigurisht, une e kam fajin qe flisni gjepura juve. Ju flisni gjepura, e ne te tjeret te duartrokasim. Tamam patetizem.

Argumentim eshte te niesesh mendimin tend shqeto, jo ti bashkangjitesh te tjereve si miza elefantit, te fusesh ca emoticone dhe nje minor detail ne fund. Po ta them edhe njehere, ska faj as shteti as perendia nese une une futem ne bunker te plas karbit dhe asfiksohem (sic beja kur isha femije) apo kur futem ne nje galeri te braktisur. Shteti ka faj vetem kur nuk mbron ligjerisht shtetasit qe jane ne maredhenie pune me kompani te cilave shteti ka lidhur kontrata.

"Shteti ka faj vetem kur nuk mbron ligjerisht shtetasit qe jane ne maredhenie pune me kompani te cilave shteti ka lidhur kontrata."

Bukur shume. Tashti, keta qe jane futur ne miniera e kane bere per te plasur karbit, si kalamaj te lumtur, apo se kane qene ne marredhenie pune me nje kompani qe blen skrap?

Meqe ra fjala tek minierat, di gje njeri c'ben qeveria e re me mafien e kromit?

Vetem parmbreme jane blloku nja 20 kamiona.Nje varg i gjate me to,jane dhe te komisariati i qytetit tim -  tash qe po flasim.

Flm Pjeter!

Pjeter, 

Nigjova qe ai laci Zenit eshte ne komisariat sot? 

Nuk e di.

Qe me vjen gjynah, me vjen. Por jo per keta te shtate.

Booo sa gjynah... Nga e njejta familje. Nuk duhej te kishin shkuar brenda ne miniere aq shume pjesetare te se njejtes familje. Nuk ka fjale per te ngushelluar ate familje. 3 vellezer e 2 kushurinj. Ajo qe duhet te bej qeveria tani eshte te punoje per te parandaluar ngjarje te tilla neper miniera te tjera, te piketohen zonat e rrezikshme dhe te vendosen nen kontroll e te kete sensibilizim te njerezve qe punojne ne to mbi rrezikshmerine  e larte. Tragjedi te tilla nuk duhet te kete me.

....kur ne nje objekt shkruhet Ndalohet hyrja ose Zone e rrezikshme nuk duhet te hysh se merr me qafe veten jo Edi Ramen.

..ky duket qe osht gazetar i Koqos sepse qoka edhe shume medioker e injorant.Per nje zone te rrezikshme qe mer jete njerzish nuk mjafton vetem thjesht venja e nje shiriti "Ndalohet Hyrja" por edhe masa sigurie qe fizikisht e bojne te pamunder hyrjen ne objekt.Qeveria nuk mund te lej te hapur objekte vdekjeprures qe marin jeten e qytetaresh. Ata njerez mbase nuk dinin rrezikun e prezences se gazeve  vdekje prures prand Ministria e Minerave eshte pergjegjese dhe shkaktare per  jeten e atyre fatkeqeve dhe qe duhet ti kompesojne sipas ligjeve.

Kapo kjo qeveri i hapi ato? Sepse kjo qeveri 2 muja ka aty, dhe kjo tragjedi mund te kishte ndodh para disa muajsh/vitesh e ti do ishe ketu duuke thene te kunderten e kesaj qe je duke thene.

Tmerr i madh! Duhet te shpallet dite zie kombtare. Nuk di cfare te thuash kur vazhdojne ende te tilla situata. Ngushellime familjareve.Shpresoj qe qeveria te mbuloj kostot e varrimit.

e kemi thene, ketej e tutje e ka fajin populli!!  

Si e ka nisur po e bitis kjo qeveri 20 mije lekshi por fatkeqesisht me kosto te medha jetesh njerezore. Kane vdekur ne aksidente ne miniera 7 vete brenda nje dite, ne aksidente te gjitha te parandalueshme nese do te kishim shtet, dhe ketu nuk ndodh asgje e kjo eshte nje vrasje e dyte per ata fatkeqe. Ne ate boten ku duam te shkojme me 7 viktima brenda nje dite ne rrethana te tilla, do ishte shkundur i gjithe vendi dhe do kishte marre me vete qeverine, te ne edhe ministrat e linjes nuk dorehiqen, por na shesin mend me sejmenet e tyre se paskan vene tabele.

Funderrinat qe premtuan parajsen, nuk po bejne edhe detyrat elementare, te ruajne jeten e njerezve, pikerisht nga aksidente te tilla.

Kjo eshte fiks nje vrasje e qeverise Rama-Meta pasi keta kane shkaterruar gjithe ngrehinen e shtetit, prandaj edhe ata qe paguhen per te ruajtur miniera te tilla nuk e ruajne. Eshte zerruar cdo gje, ka rene ngrehina e shtetit pasi diktatori Rama do te ngreje nje te re me monstrat e vjetra te PS dhe sigurmit te shtetit dhe per kete shkak nuk funksionin asgje dhe vdesin njerezit sa ne miniera, sa ne aksidente rrugore e sa e sa vriten me njeri tjetrin.

Po prit me se nuk hapen 300 mije vende pune per 40 dite; ideja ishte qe te punesohen brenda 4 vjecarit te mandatit te pare. Jepi pak kohe qeverise.

As 3 mije vende pune ska per te hapur kjo qeveri funderrinash e kleptokratesh, por te pakten te parandaloje aksidente te tilla. Edhe kete se ben dot se ka shkaterruar shtetin. Imagjino qe ne vend se te zbukurosh e te zgjerosh shtepine, ti ta shkaterrosh fare, domosdo ne shi e bresher do ngelesh. Po te ishte kryer detyra nga ata qe duhet te ruanin ato miniera qe nuk perdoren, apo te kapeshin ose te pamundesohej puna e atyre qe blejne skrap a minerale kontrabande, nuk do kishim pasur sot 5 viktima ne Pogradec dhe 2 te tjere ne nje miniere tjeter.

Mjere prinderit tuaj! Zoti u dhente force per te perballuar kete dhimbje kaq te madhe! smiley

jo vec prindet,

kishin dhe kalamaj me duket, te pakten njeri smiley

Gjynah! smiley Sa e padrejte eshte kjo jete..ca nuk dine cfare te bejne me milionat shume te tjere vdesin nga varferia! Jete mizore!  smiley

Kush kishte nevojeper revolta 1 maji ???!! Keto jane nje majet Shqiptare po nuk reaguat per to na lini rehat me  makijazhet e datave nderkombetare!  Avokatit te popullit i them FUCK YOU!

t'paska prish amerika. Je taku gjo me xhibin se ai ka goje te keqe, pupupu, ja pyt gjembin per ate pune

Jo jo gjuha vete ku dhemb dhembi. Do kete noji hall kjo çupe por po i vjen zorr ta thote

Nuk kam asnje hall personal perkundrejt ketij lajmi, por me vjen keq per mungesen e sensibilitetit qe kjo shoqeri tregon ndaj ketyre dramave sociale, me vjen ndot per pseudo elitat e mendimit qe kemi dhe per institucionet e makijazhit qe kemi ndertuar!  Epo s'paskemi te drejte dhe te kritikojme tani. 

hajt Alidea ,tashti qe do djegim helme do hame me luge florini...e askush nuk mbledhe skrap ....

sikur e ke me yrysh moj xhane po 7 te rritur hyjne atje ku nuk duhet te hyjne te vetedijshem per rreziqet nuk kane faj fare?

boboh a ka ma keq se kaq smiley

"nga e keqja" hyne brenda per te nxjerr pak qymyr se nuk kane ku te punojne- thone banoret per rreth. Ate vend (Shqiprine)e ka zene nje keqe e madhe, Te rinjte nuk kane ku te punojne, nuk kane mundesi te shkollohen, nga varferia dhe nga padija shkojne drejt vdekjes! Dhe disa karagjoze dergojne mesazhe ngushellimi, te vetmen gje qe dine te bejne me mire, agje tjeter me gjithse kane patur pushtet dhe mundesi per te luftuar varferine ne zonat rurale  dhe jo vetem!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).