Qeveria shqiptare do i paguajë kompanisë britanike “Crown Agents”, 8.5 milionë euro për shërbimin dyvjeçar te asistencës që ajo do u ofrojë doganave. Sipas kontratës, shuma, do të lëvrohet në dy vjet, nga 4 milionë e 250 mijë euro në vit. 

Në draft është parashikuar se kjo pagesë mund të ulet deri në 25 për qind, nëse kompania britanike nuk sjell rezultatet në rritjen e të ardhurave, për të cilat palët kanë rënë dakord. Qeveria ka vendosur gjithashtu që pagesa për “Crown Agents” të jenë neto, duke e përjashtuar kompaninë britanike nga cdo detyrim tatimor, përfshirë tatimin mbi fitimin, atë mbi dividentit, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, por edhe sigurimet shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat për ekspertët e huaj që do vijnë në Tiranë. 

Në kontratë janë përcaktuar gjithashtu edhe të drejtat dhe detyrimet e palëve. Sipas saj, “Crown Agents” do të asistojë personelin e administratës doganore në analizën e informacioneve doganore. Po kështu kompani britanike do të asistojë edhe personelin e administratës doganore që kryen funksione hetimi, kontroll dhe verifikimi. Veç kësaj kjo kompani do i raportojë Ministrisë së Financave për çdo rast abuzimi, korrupsioni apo fenomeneve të ngjashme me to, duke përfshirë edhe ato në të cilat janë të implikuar edhe punonjësit e doganave. 

Marrëveshja do të ketë një afat prej dy vitesh, me opsion rinovimi për vitin e tretë. Kontraktimi i “Crown Agents” nga Qeveria shqiptare është sulmuar ditët e fundit nga opozita, që e ka quajtur atë si një marrëveshje të dyshimtë.  

94 Komente

Thank you Tony per keshillen e vlefshme 8,5 milion euro!
po sikur ta rrumbullakosnit 8 milion €, na mbeten fiks 20 milion $ te pakten... pastaj, po pllani 105% qe e realizuam me qejf te madh..?

Crown nuk eshte kompani e Blair.

nuk thashe.. por mendoj qe Tonit, kur vjen puna per asistence te tille, i vjen ne fillim nder mend nje kompani britanike..

Tony se rrun hic per kompani britanike, mjafton qe kompania ne fjale te jete donator i rendesishem i "fondacionit" te tij te bamiresise. smiley

 

+1

 "Qeveria ka vendosur gjithashtu që pagesa për “Crown Agents” të jenë neto, duke e përjashtuar kompaninë britanike nga cdo detyrim tatimor, përfshirë tatimin mbi fitimin, atë mbi dividentit, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, por edhe sigurimet shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat për ekspertët e huaj që do vijnë në Tiranë. "....jo s'e rruan hiç fare smiley

Cfare ndryshimi nqs ekspertet e huaj do ishin, p.sh. Sudaneze (po marr Sudanin meqe noçka na krahasoi me Sudanin e Jugut, nje shtet 2 vjecar)?

Per mendimin tim eshte ashtu sic tha Fjala. Ndoshta Crown e mori kete kontrate per shkak te Blair - por kam pershtypjen qe Blair, apo gjithkush me mend, i tejkalon kufijte shteterore/kombetare kur vjen puna tek parate. Ti mendon qe, nese psh nje kompani Sudaneze do i ofronte me shume para Blair, ai perseri do preferonte nje kompani Britanike?

Pyetja qe kam une eshte: a eshte bere gje tender per kete kontraten?

Kjo kontrate eshte diskutuar qe ne fillim te marreveshjes se Rames me Blair. Ka qene me sa mbaj mend nje nga pikat e negociatave. Pas nja 3 muajsh pastaj doli qe Blair ishte vulnetar.

Dmth akuzat e PD-se qe CA eshte zgjedhur qysh para se PS te fitonte zgjedhjet qenkan te verteta?

po ku di gje, o gjembi...edhe ajo pak qe di ka nje histori te tille: Tony, ne kuader "te bashkepunimit te thelle dypalesh" smiley ka shtrenguar duart me shume udheheqes ne Afrike (Guinea, Ruanda, Liberia...yyyyyy etj etj-shume i bredhur Tony, o gjembi). Per nje arsye apo nje tjeter, kete vit Tony kaloi dhe nga Tirana ( kjo vizite mendoj se ka  lidhje me klimen e mire te Shqiperise, ne muajt e vjeshtes; cdo Anglez adhuron vendet me klime te mire, apo jo?!)

fantastike:

- do të asistojë personelin e administratës doganore në analizën e informacioneve doganore

- do të asistojë edhe personelin e administratës doganore që kryen funksione hetimi, kontroll dhe verifikimi

- do i raportojë Ministrisë së Financave për çdo rast abuzimi, korrupsioni apo fenomeneve të ngjashme me to

Ne pamje te pare Crown Agents paskan shume projekte te kesaj natyre ne vende me strukture / probleme te njejta me Shqiperine dhe besoj kjo eshte nje gje shume e mire. 

Me ter mend qe me behet qejfi per kete.

kjo kompani do ti raportoje MF cdo rast abuzimi...

o Fiqoooo ku je?

shife o cecen suksesin e Crown Agents ne vende si ne:

Revenue rockets in South Sudan with customs reform

o Noshka ke qene ndonjehere ne Kartum ti, vella?...une ceceni do te tregoj nje pershtypje timen: Ne qender te qytetit ka aq shume njerez, saqe ne vend te kruash tenden kruan te shokut. Keshille: Mbaji te dyja duart  ne xhep dhe ec si bos, ne drejtim te jugut gjithmone (ne Tirane, ec si ta kesh)

vec po t'nisesh prej emrit ke per t'kuptu qe eshte qyteti i preferum i noshkes

a thua? ja ta presim ça do na thoje...

Kartumi vje ne vend te dyte. Noshkes i pelqe me shume Karsumi.

mo e dhini muhabetin cuna, mos lozni shpatash ne peshk...

cuna, shijet personale nuk gjykohen!

aa u mblodh treshja demokratike. po gjembin mo, ku e keni...se zakonisht e keni ne mes. 

Gjemi ka treshen e vet femerore. Mos i ngatrro gjonat. Kta jan treshja cunore e bojn me radh. Vetem me tk me kta ja vle peshku. 

jane 2 mistere qe ndodhin ne frekuenca kohore te ndryshme dhe qe ala s'po i jap dum:
1 - eshte fakti qe sa here i marr rrobat nga lavatricja, me mungon nji corape. Dhe
2 - karlliku i kokolepsit eshte i perpikte si oret zviceriane

 

me tik tak te kena ty, ik e zar mos rri ktu po bjeri arushes se do hibernoje e s'ke per ta shtyp deri ne prill

Humori englez merr goditje vdekjeprurse sa here qe ky laskari perserit t'njejten batute si manjetofon i prish.

Te isha si drejtoresha e hekurt, une do merzitesha shume.

Sot xhindi i peshkut ploteson vetem nje kerkese, o drejtoreshe ose e hekurt. smiley

Ne dogana eshte bere nami deri me spt. Nese kjo firma britanike ben pune e nuk vjedh, mbase keta 8 milione jane me leverdi per shtetin. Mua si popull s'me japin ndonje perfitim, se shteti prape lart do te m'i mbaje taksat, dhe po voli me shume nga dogana. Por britaniket deri tani kane ardhur per te vjedhur. Dhe si popull, jane popull hajdut neper histori. Edhe ne kuroren e mbretereshes kane stoli te vjedhura nga India. S'ua ze besen ketyre haleve.

Po pse per analize dhe konsulence kane vuajtur doganat tona apo per mos zbatim detyre dhe korrupsion? 

Mos drejtoresha e re ka nevoje per 8 milion euro keshillim? smiley

- do i raportojë Ministrisë së Financave për çdo rast abuzimi, korrupsioni apo fenomeneve të ngjashme me to

per kete kemi vuajtur. per nje asnjeanes qe ta beje kete pune. 

Te pakten s'po paguajne miliona si Berisha vetem per t'i nxjerre lajme te mira PD-s neper mediat boterore.

Ku ka interesa te forta s'ka asnjeanes. Korrupsion ne dogana do kete aq sa do lejoje punedhenesi i CA (Rama). Them se do kete po aq korrupsion sa kish me pare, ne mos me teper. 

Meqe ra fjala CA eshte ndaluar nga BB per KORRUPSION.

Nuk eshte ndaluar por hetuar, vazhdon punen rregullisht me BB sot. 

E pezulluar edhe fort bile. E ke te shkruar e zeze mbi te bardhe: debarment. Per tu hetuar ka qene duke u hetuar Blair, dhe per cfare...hahahahaaaa... http://www.theguardian.com/politics/2012...

Lexojeni dhe qeshni o njerez se per cfare hetohet ne vendin e tij vullnetari i madh blair.

poet armiku nr 1 i Blair.. 

po i thoja atij me lart qe nuk eshte ndaluar per korrupsion kjo kompani por hetuar dhe si thua ti "debarment" per 6 muaj me 2011. Sot punojn ne Kosove keta dhe ne shqiperi me BB. Nuk jane te rinj keta nuk i ka sjell Blair kane ne Shqiperi qe me 97.

thelbi eshte se cfare do te lene mbrapa pas 2-vjecarit? cfare do te zhvillojne? koraca e administrates eshte shume e forte per t'u depertuar ne menyre domethenese.

Vitin e parë qeveria do ti paguajë agjencisë Crown Agents edhe 400 000 Euro për blerjen e 10 automjeteve (40 mijë euro copa është pak si shumë shtrenjtë). Por modalitetet e llogaritjes së shumës mujore finale janë në shtojcën C, e cila nuk i është dorëzuar Kuvendit nga ana e Qeverisë. Me sa kuptohet nga kontrata shpërblimi i do të kalkulohet sipas performancës. p.sh. nëse Doganat rrisin të ardhurat me 100 milionë Crown Agents përfiton xx% nga kjo shumë 

...Thnx Tony Blair per ndihmen qe po i jep shqiptareve 

personalisht e shof si gje te mire kte. Po kjo na sjell te thenia e KM: 
- e ka fajin sistemi apo njerzit?

...

On the same day Vanyo Tanov, head of the Customs Agency, said that Crown Agents' work was not worth the money Bulgaria had paid it since 2001.

"I don't know what Crown Agents has done in the past but since I have been in office (since the summer of 2009) the fee they get is quite serious and not worth paying," Tanov was quoted as saying by Bulgarian National Radio.

Since 2001, Crown Agents has signed four contracts with Bulgaria, the most recent in January 2009 under the previous government, by Dyankov’s predecessor Plamen Oresharski, which expires in June.

Over the years, Crown Agents’ presence in Bulgaria was treated with misgivings by the media and, by extension, the public, because the contracts detailing the cost and the exact nature of the services rendered by the consultancy were classified.

Si tha Tonini, do paguhem nga donatore. smiley

Ej po boll mer me Blerin se e bete rezil fare. E degjenerut fare. Sa ka marre vesh cer i bejne ca ketu ne kete forum nuk di ku te fuse koken.

Përveç shqetësimeve që ka ngritur Erjoni, ishte i qenësishëm dhe angazhimi i Kryeministrit. Ishte i drejtë dhe i plotë për të gjitha çështjet që u ngritën këtu....

http://respublica.al/artikuj/2013/11/02/...

ruci ne mbledhjen e PS... duket se kush i vendos pikat mbi i.. por interesante loja e prijesit per te kontrolluar vrullin proletar te Erionit dhe oreksin e Doshit.. 

òdo me thene i qenesishem?
 

Pse merreni me arkeologji. Ka kaluar kohe qysh ne 2011.

Kultura e re do vere ne vendin qe meriton dhe arkeologjine. 

smiley Arkeologjia nuk eshte ne kulturen Skraparlliase. E tha vete Ai.

Kultura e mire eshte gjithperfshirese. Por kultura e vjeter reziston e pashprese. Babai i kombit eshte dobesuar por zemra i eshte zgjeruar. 

Babai i kombit eshte dobesuar por zemra i eshte zgjeruar.

Po flet per proporcionalisht apo vlera absolute? smiley

Dashuria per popullin nuk matet me numera relative apo absolute. Eshte dimension mistik. smiley

mistik... nuk rrije dot pa e futur edhe ketu mistiken bektashjane qe rrjedh nga mali i shenjte mistik?

Eshte me e thelle ... mistike kabbalah

boll punove per te tjere , o fatkeq

kujto vendin ku ke lere dhe tek heq

;

me ato 8.5 milionet beje nje burg te madh dhe fusje 5-6 drejtore doganash,rregullohej vete puna pa pase nevoje per agjentet e kraunit.  por me sa duket kjo eshte kostoja qe duhet te paguajme per zbardhjen.

e forta ne kete mes do jete qe personeli i kraunit te jete shqiptar!

Nuk e di a e kupton qe kjo ne fakt mund t'i beje me shume dem shokut Sali sepse keta dy police mund te jene te kohes se tij. Tahiri, me te drejte, i paska pezulluar.

poetet nuk merren me fakte dhe ligje...

E ke gabim Gjembo, si sqarohet edhe te komenti poshte nuk ka lidhje sala por: 

"Dora e Greqise, Turqise dhe Serbise duket sheshit ata e kane fajin. Bile edhe italianet." 

Bile bile edhe gjermanet nuk na e kan pa hile do shtoja une smiley

alamet shteti ere po i vjen boll por te specifikojme çfare ere...e te mendosh qe ka frymore qe u pelqen kjo ere smiley

Pak qekaan. Kane hallall mo shume!

O toço, po ata policet nuk i sollen nga shtepite e tyre keta te rilindjes, por i gjeten dhe me e rendesishmja i pezulluan menjehere, e jo si ai badigardi i Zenit, qe e plagosi kamarierin e pastaj nuk e la as me qa.....

po mua me vjen keq qe e ulni kaq shume pazarin ...... jeni bo vertete si ata jevgjit e lagjes time qe merren me politiken boterore nisur nga kepucet qe ly Bashkimi i Xhires....

O koqe, nuk me interesojne policet dhe ata qe s'e kuptojne kete jane koqe, mu me intereson fytyra e shtetit, qasja e shtetit ndaj qytetareve dhe vecanerisht femijeve. Kur del mbi ligjin ministri e kryeministri, kur policet e kontrabandistit Tahiri nuk respektojne vendimin e gjykates sic ishte rasti me permbarimin privat, edhe policet e thjeshte ne rruge, te pire, ju hyjne ne dru femijeve gjoja per te vene rend se rendin njerezit si Artan Didi keshtu e kuptojne, dru e plumba edhe pa ligj. Sa per ato badigardet, lere tani se kete se beson as ti.

sec po vika i ere pusete hapme....

pikerisht Poet...keta nuk jane dyfeqe te plasur,nuk kane qene kurre te mbushur hahahaha

eh cpo bi ne gracke mor poet... smiley mos me thuj qe nuk te thash... smiley 

Per keto raste doktori rekomandoket per shplarjen e gojes...

Duhej te vinin socialistet pa te hapeshin keto. Sale komunisti i mbante sekretet e sojit te vet, apo jo?

The World Bank announced Oct. 19 a six-month debarment against The Crown Agents for Oversea Governments and Administration Ltd. and its affiliates due to fraudulent practice

 

O Rono, merri i cik ere ksaj!!!

Era Opozite!!!

8.5 milione  ne dy vjet nuk jane asgje kur mendon punen qe do kryhej kjo kompani. 

të asistojë edhe personelin e administratës doganore që kryen funksione hetimi, kontroll dhe verifikimi. Veç kësaj kjo kompani do i raportojë Ministrisë së Financave për çdo rast abuzimi, korrupsioni apo fenomeneve të ngjashme me to, duke përfshirë edhe ato në të cilat janë të implikuar edhe punonjësit e doganave. 

 

Ti duhet te jesh ekspert doganash dhe duhet ta kesh pare kontraten qe te dish nese eshte pak apo shume.

gjembi si e ke gjembin ti mire smiley 

Lehqensi, nuk na the sa mire i njeh doganat dhe a e ke lexuar kontraten qe flet me kaq siguri.

Nuk e di cfare do kthej permbys diten kur ti do thuash nje gjysem komenti kritikues per Ramen e shpuren e tij.

Po te kemi pak mend, kete qeveri duhet ta shkaterrojme. 8.5 milione euro i jepen kompanise qe ju ka kerkuar Blair. pa tender, pa asgje. Nje shume marramendese per financat e varfera te shtetit shqiptar, ne kohe krize dhe kur duhet te kursehen edhe qindarkat. Plus parate qe do ju japim edhe per makina, perjashtimi nga taksat etj. dhe per cfare? Per asgje tjeter vetem se eshte kompania qe ja u ka kerkuar Blair, e hetuar nga Banka boterore per korrupsion.

8.5 milione euro mund ta benin nje spital rajonal per tu marre shembull ne Shqiperi, dordoleci kryeminister ja u jep kompanive te keshilltarit te tij Blair.

Ore prit njehere! Si ore financa te varfra e shtet ne krize? Ne ishim vendi i dyte pas gjermanise, dhe kriza na kish rruar ato gjonat bosh (sipas ekspertes). 

Si ore paskemi nevoje per spital rajonal, kur ne kishim "sherbimin mjeksor me te mire qe ka ofruar ndonjehere shteti"??? Ore se jeni bere si kembet e dhise; qe kur dha doreheqjen, vetem talleni me batutat e tij!!!!!

Poeto, nigjova se keta do kene tager te kontrollojne edhe ca gjona te shkume, ne bashkpunimin me ate FBI-ne e re... smiley Fillun komunistet avazin poeto... smiley

O poet o pordhi kali.... po si harrove ti kaq shpejt Patton bogsin apo Podestan mer daj..... nese keta te RAmes do te sjellin rritjen e te ardhurave ne buxhet nga doganat halllall plako, se jo aq po edhe me shume, ndaj duhet te presim e ta shofim, por deri tani kemi pare ata legenat e Sales qe na e futen me 80 milon te Taçit, apo e harrove... po ju jeni pa bosht mer daj... ju jeni legenos fare.... nuk ka rob se ku t'ju kapi..... Po çfare robsh jeni nuk e kuptoj.... Se çdo gjo qe ka bo Rama, qofte edhe isoj siç e keni bo ju, po nuk leni gjo pa e sha mer daj...... Po shifni i her se si keni bo ju me perpara ne situata te ngjashme e pastaj flasim..... Po bohuni pak me shtylle kurrizore se mbetet po butak mbetet.....

Mendoj qe kjo firma CA qe do asistoje doganat, eshte e çliruar nga taksat dhe detyrimet ne Shqiperi, sepse ndoshta i paguan taksat dhe detyrimet ne vendin e vet, dhe kur raporton per fitimet e saja, (pra jo per 8,5 milionçin, se hiqen shpenzimet) ky fitim apo nje % e saja mundet ti kaloje fondit te Tonit smiley dhe ja ku ngelen te gjitha palet te kenaqura smiley

Keto artikuj te paqarte tregojne amatorizmin e gazetarise shqiptare. Keta gazetare nuk na shpalosin se cfare niveli mbledhjesh taksash ka sot, sa mendohet eshte rrjedhja e taksave te papaguara, sa % ka premtuar ta rrise eficencen e doganave CA dhe ky 8 milionshi cfare peshe mban perballe rritjes se vjeljes se taksave.

Ke te drejte. e ke kap problemin tamam.

Ne fakt ky eshte me teper "lajm" i shpejte se sa "artikull". Por pikerisht ketu eshte ceshtja: qe natyra e problemit kerkon nje artikull investigativ qe te percaktoje qarte se cfare luhet ne kete mes.

Verej se fokusi i lajmit eshte tek menyra e pageses se CA (neto dhe perjashtuar nga detyrimet tatimore). Nderkohe qe ne fakt thelbi i lajmit, apo interesit te publikut, duhet te ishte perfitimet reale te shtetit ne dogana dhe lufta me detaje ndaj korrupsionit.

Well, me siguri do flitet per keto kur te filloje nga puna kompania ne fjale. Shpresojme.

nuk ka garanci per asgje. ata fusin 8 miljonshin ne xhep dh e thone qe do bejme punen. shifra dhe perqindje nuk japin ne kontrate. kjo eshte tafti-bafti se me shume varet nga puna e qeverise shqiptare se sa nga ata. s'ka pse jep 8 miljone, po te kesh deshiren per te punuar ashtu sic duhet, e ben doganen lule.

The Wonderful World of Tony Blair

Channel 4 Investigation

Since resigning in June 2007, Tony Blair has financially enriched himself more than any previous ex-prime minister. Reporter Peter Oborne reveals some of the sources of his new-found wealth, much of which comes from the Middle East.

On the day Tony Blair resigned as Prime Minister, he was appointed the official representative Envoy of the Quartet on the Middle East. By January 2009 he had set up Tony Blair Associates - his international consultancy - which handles multi-million-pound contracts in the Middle East. It is so secretive we don't know all the locations in which they do business.

Dispatches shows that at the same time as Blair is visiting Middle East leaders in his Quartet role he is receiving vast sums from some of them. If Blair represented the UK government, the EU, the IMF, the UN or the World Bank, this would not be permitted.

He would also have to declare his financial interests and be absolutely transparent about his financial dealings. But no such stringent rules govern the Quartet envoy.

However, he could opt to abide by the rules and principles of public life. They were introduced by John Major, and Tony Blair endorsed and strengthened them for all holders of public office - but chooses not to himself.

http://www.veoh.com/iphone/#_Watch/v3576...

Bjeri poet bjeri

bjeri se ma Bleri smiley

O poet, po ti je dhe i djathte mo lal, si qeke kundra biznesit te lire ti? Si qeke kundra pasurimit te individit? Eh thuj, me te mor malli per kohen kur Berisha mbrote biznesin privat. Jeni zgjidh nga litaret krejt...

Poeti, po nuk di anglisht more djale, ta perkthesh me dy llafe. Mir une qe nuk di, se nuk kam shkelur kurre ne Angli e Amerike, po ti qe jeton andej, si ka mundesi. 

Ju i beni rezil Tony Blairet kur vete deri dje berteisnit rrofte Fazllic.

ouu pse  vetem me 8.5 mio € do ti qerasim miqte (e vjeter)  angleze ?!

marreveshja na u servir midis partise socialiste dhe Tony-t, (partise se punes )per te kamufluar marreveshjen sekrete te shtetit qe eshte 10 fishe me e shtrenjte

SKLLEVER E BIJ SKLEVERISH .......

Ka lezet kur mbahen premtimet e bera ne fushate zgjedhore!!

Besoj se kontrata midis qeverise dhe CA do te behet publike keto dite dhe pastaj mund te diskutojme pa hamendesime. Dikush me larte me lart pretendon se kjo kompani eshte e koruptuar sepse e ka "perzene" banka boterore. Sa hopshe qe flitet. Po ja edhe une po te them ty o dikushi se per mua vete BB eshte nje institucion kryekeput i koruptuar dhe ineficiente. 

Por ajo qe bem muuuuuuuuuuu eshte se kjo kompani u kontraktua pa asnje kriter konkurimi apo perzgjedhje. Dhe nese eshte e vertete qe ishte Blair qe e ka rekomanduar dhe nga ana tjeter kjo kompani eshte nje nga donatoret e fondacionit te Blaire atehere ja ku doli dhe menyra sesi qeveria jone do te paguaj konsulentin Blair.

Dhe nese eshte e vertete qe ishte Blair qe e ka rekomanduar dhe nga ana tjeter kjo kompani eshte nje nga donatoret e fondacionit te Blaire atehere ja ku doli dhe menyra sesi qeveria jone do te paguaj konsulentin Blair.

 

e drejte berbero!  dhe kjo ''menyre''  te paguari  rëndom quhet:   'në natyra'.  smiley

Observim shume i sakte Kuazi..

Majde po te shohim ku ka shtrire aktivitetin kjo kompani eshte pikerisht ne vendet qe ka shtrire aktivitetin konsulenca e Blerit. Jan gjera te lidhura. E megjithate Bleri si ish-kryeminister i Britani i sherben ne rradh te pare interesit britanik kudo shkon... dhe interes dmth me jep jo te jap! Qeveria shqiptare te kete kujdes sepse Bleri si nje nga mashtruesit me te sprovuar te mbreterise ne cdo pune qe ka bere ka lene mbrapa kasaphane.

Rumania po kërkon rol si portë e Kinës për Europën Qendrore dhe Lindore  MONITOR 

Rumania po kërkon të intensifikojë si dialogun politik ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik me Kinën, tha Kryeministri rumun Viktor Ponta.

Në një intervistë me “Global Times” Ponta tha se Rumania vlerëson miqësinë e saj me Kinën dhe me 65-vjetorin e ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike, të dy vendet nuk duhet vetëm të reflektojnë mbi progresin që kanë bërë, por të shohin për mundësi të tjera në të ardhmen.

“Mesazhi ynë është i qartë – ne duam të vazhdojmë këtë marrëdhënie të gjatë mes dy vendeve dhe duam jo vetëm të rrisim dialogun politik me Republikën Popullore të Kinës, por edhe intensitetin e bashkëpunimit ekonomik”, tha Ponta.

Rumania është një ndër vendet e para që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe viti 2014 shënon gjithashtu edhe 10-vjetorin e nënshkrimit të partneritetit të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në një intervistë të mëparshme, Ponta tha se ruan një marrëdhënie respekti dhe miqësie me Kinën dhe se e ka vizituar vendin shumë herë. Në vizitën e fundit në korrik të këtij viti, Ponta mori pjesë në takimin e liderëve lokalë midis Kinës dhe Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) në Chongqing.

Ponta tha se Kina po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme si lojtar botëror dhe Rumania, si anëtare e BE-së dhe vend kufitar i Europës Qendrore dhe Lindore, mund të shërbejë si një urë lidhëse për Kinën në rajon.

Ponta tha gjithashtu se Rumania është e etur të tërheqë investitorë kinezë në fusha si bujqësia dhe energjia, duke shtuar se vendi ka gjithashtu shumë potencial në produktet bio, sektor ky që është rritur në mënyrë të konsiderueshme në Europën Perëndimore. 

 VAZHDON .... 

Pjer keta politikane gjasme Europiane kerkojne te vazhdojne Korrupsionin sepse Evropa ose me mire te them Gjerania ja ka bo mese te qarte se me nje korrupsion te tille nuk ka me pare nga Brukseli nderkohe qe kina nuk pyet shume kush nga keta politikan apo sisteme apo qeveri jane te korruptuara apo jo rendesi ka qe te futet ne treg Evropian!

Pra Greqia ishte vetem fillimi !!!

.....

Kur u pyetën nëse Rumania e ka zhvendosur fokusin e saj nga energjia e rinovueshme, teksa qeveria propozoi reduktimin e stimujve për projektet e energjisë së gjelbër këtë vit, Ponta këmbënguli se qeveria ka nevojë të ruajë ekuilibrin mes tërheqjes së investimeve të huaja dhe kontrollit të çmimeve të energjisë.

“Rumania është e interesuar të sigurojë pavarësinë e saj të energjisë dhe çdo investitor i huaj është i mirëpritur për të ardhur këtu”, tha Ponta, “Në të njëjtën kohë, si një parti e krahut të majtë, ne jemi të përkushtuar të promovojmë përfshirje sociale dhe të luftojmë ndaj varfërisë. Ajo çka është tjetër për të mos u shpërfillur është të sigurojmë çmime të drejta të energjisë për një pjesë të madhe të konsumatorëve në Rumani”.

Ponta bisedoi edhe rreth një proteste të kohëve të fundit kundër planit të një kompanie kanadeze për të hapur minierën më të madhe të arit të Europës në Rumani.

Mijëra njerëz kanë marshuar kundër projektit në “Rosia Montana” që nga shtatori, duke shprehur shqetësimet mjedisore për shkak të përdorimit të cianurit. Marshimi është një nga protestat më të gjata në Rumani gjatë dekadave të kaluara.

Ponta tha se ai i sheh protestat si provë e sistemit të gjallë demokratik të Rumanisë dhe se politikanët duhet të “peshojnë” mendimet nga të dyja palët si kundërshtarët, ashtu edhe mbështetësit.

Megjithatë, ai theksoi rëndësinë e tërheqjes së investimeve të huaja për të ruajtur rritjen ekonomike.

“Kjo qeveri ka ndërmarrë një objektiv të qartë – t’i rikthejë Rumanisë rritjen ekonomike dhe të krijojë vende pune”, tha Ponta, duke shtuar se të gjitha projektet e ndërmarra në Rumani duhet të përputhen me standardet europiane në aspektin e mbrojtjes së mjedisit.

nga cfare rrezash I nxjerr keto gazeta, qe u rreferrohesh???? smileysmiley

Rilindja e ka ndermend ti nxjerre paret e 8 viteve opozite qe ne tre mujorin e pare qe me pas vetem te kene fitime.....duke filluar qe nga operacioni marrezia qe eshte bere per te perfituar kazinoja e taiwanit....ooops...mos eshte gje Rama aksioner aty???....Negociatat me CEZ per te ndare nja 200 milion midis cekeve dhe qeverise.....e deri tek doganat.....tani qe eshte Crown Agents do shihni cfare gjelle do gatuhet ne dogane, pasi asnje kompani e huaj nuk leshon fatura qe te menaxhohen nga nje kompani private....Rilindje per xhepat e neo-komunisteve......histori e perseritur, nje here me Enverin, tani me Edin,,,,ja pafshi hajrin!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).