- E njeh Zenelin? 
- Jo, nuk e njoh! 
- U bë për të vrarë. E do ta vras! 
- Si e qysh? 
- Dje më shkeli hijen! 
- Hijen tënde? 
- Timen! Ecja rrugës, në diell, kur më arriti Zeneli. Hija ime ishte aty poshtë. Ish e gjatë, sepse dielli perëndonte. E priste më dysh rrugën. Zeneli më dha tungjatjetën edhe ma shkeli hijen. Ç'të bëj? 
- Vraje! 
- E vrava. 
- Aferim! 
Pas pakëz, duke pirë duhan. 
- Fëmijë ka Zeneli? 
- Ka po janë të vegjël. 
- Vraji! 
- T'i vras? 
- Vraji se do rriten. Më mirë tani sesa më vonë. 
- Mirë thua; ke të drejtë. Do t'i vras! Do t'i shuaj! I ati më shkeli hijen. Kjo s'është pak! 

- Dëgjove gjë? 
- Jo. 
- E vranë Todrin. 
- Ku? 
- Në mes të tregut. 
- Kishte faj? 
- Tani s'ka faj se është i vdekur, po atëherë kish.
- Si e qysh? 
- Todri po shikonte një dru telefoni. Ish pak si i vrenjtur se s'kish me se të blinte bukë. Iu afrua një burrë me mustaqe, trim me fletë si çdo burrë me mustaqe, edhe i tha: - Bre qen! 
- E njihte burri me mustaqe Todrin? 
- Jo nuk e njihte. Por e vërteta: burri me mustaqe kish të drejtë. Bre qen! - i tha trimi me mustaqe: Bile i tha: Bre qen i qenit! Pse vështron me inat drunë e telefonit? 
- Më fal, se të pres fjalën: druri i telefonit mos ish i trimit me mustaqe? 
- Jo. Druri mund të ish i kujt të ish. A mund të mos ish asfare, mall pa zot si është malli i shtetit. Po sidoqoftë Todri e vështronte me inat drunë e telefonit. 
- Ndofta sepse kish barkun bosh... 
- Punë e tij. Bre qen, tha trimi, bre qen i qenit! Pse, bre, vështron me inat drunë e telefonit? Todri desh t'i përgjigjet, po trimi nuk e la: nxori koburen edhe e vrau. - Na, i tha, të të mësoj unë të shikosh me inat drunë e telefonit! 
- Kish të drejtë trimi. 
- Doemos, se po të mos kish nuk e vriste. 

- S'po e shoh prej disa ditësh Zefin. 
- As e ke për të parë, Zefin e vranë. 
- Pse? Kush? 
- Fajin e kish Zefi. 
- Fol! 
- Nipi i të kunatit të vëllait të Zefit... 
- Nuk mora vesh. Edhe një herë, të lutem. 
- A ka një vëlla Zefi? 
- Ka. 
- Edhe ky a ka një kunat? 
- Ka. 
- Edhe kunati a ka një nip? 
- Ka. 
- Pra, nipi i të kunatit të vëllait të Zefit kish rënë në gjak me një shtëpi kreshnike kombëtare. 
- Vetë nipi? 
- Jo, shtëpia. Punë e vjetër, gjysh-stërgjysh, po ti e di se gjaku s'falet. 
- Jo! Po të falet, humb burrnia, ndera e trimnia. 
- Po, pra... E meqë shtëpia e të nipit të kunatit të vëllait të Zefit ish në gjak, erdhën edhe e vranë Zefin, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, (ndjesë pastë!). 
- Në e vranë sipas Kanunit, bënë mirë. Iu rrittë ndera e trimnia e burrnia hasmit të shtëpisë të të nipit të kunatit të vëllait të Zefit. Më vjen keq për Zefin, se ish njeri me kulturë - pesë vjet në Torino, poet e shkrimtar... - po në qenka punë gjaku, shumë mirë që u vra! Duhet ruajtur ndera, trimnia e besnia e kreshnikia e fisit të racës arbënore. Duhet ruajtur përgjithmonë Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!) sidomos për punë ndere, trimnie, kreshnikie, besnikie. Pse ndryshe kombi i racës kombëtare ilire edhe pellazge kreshnike arbënore asht në rrezik me hupë. Dhe që të ketë qetësi të plotë Shkëlqesia e Tij Lekë Dukagjini që na la Kanunin, duhet medoemos t'i digjet shtëpia Zefit edhe t'i priten drurët e kopshtit kombëtar. 
- Eja të pimë nga dy-tri gota për shëndet të Lekë Dukagjinit (i rrofshin çunat!) e për nderën, trimninë, besnikinë e kreshnikinë mijëvjeçare që na nderon truallin tonë kombëtar e fisnik. 
- Eja të pimë po koburet t'ia dorëzojmë një miku, se kam frikë mos të shkel hijen, o mos shoh me inat ndonjë dru telefoni... 

Ç 

- Ore, thonë se ti e vrave Selmanë... 
- Unë, jo! 
- Po kush? 
- Dyfeku im! 
- Ky që ke në krahë? 
- Ja, ky! Pse s'ta mbush synë?! 
- Si jo. Dyfek të këtillë s'kam parë as në Turqi. 
- E ke mirë. Dyfek si të turkut s'ka në botë, se turku i punon me merak. Po ky imi është veç botës. Pandeha se s'të pëlqen... 
- Si u bë puna e Selmanit? 
- I qe shkrojtur ta vras unë, nga e shkrojtura nuk shpëton dot. 
- E ke hak. Që kur e polli e ëma, iu shkrojt në qitap: këtë çun do ta vras Ymeri me një dyfek turku. Po aman më thuaj si erdhi puna që e vrave? 
- Me një të shtënë e lashë thes. Erdhën edhe e ngritën në tabut. 
- Ti ku ishe? 
- Prapa ferrës. 
- Ai? 
- Shkonte rrugës. 
- Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bëri mirë që ra si thes. Të lumtë dora ty edhe dyfekut i lumtë çarku! 
Ymeri qeshi se iu kujtua thesi. Selmani ra menjëherë si një thes me misër pa pasur kohë t'i thotë: faleminderit se më vrave - si e do burrnia, kreshnikia e besa shqiptare. Po Ymeri zemërgjerë e shpirtluan, ia fali këtë të metë. 
- Shkaku i vrasjes? 
Fajtor ka qenë Selmani! Sepse Selmani ka një nip nga ana e mbesës. Nipi i mbesës së Selmanit ka një qen edhe ky qen qopek i ka lehur një herë mikut të të nipit të së mbesës së Ymerit. Miku iu qa të nipt, nipi iu qa mbesës, mbesa iu qa Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun dhe e vrau Selmanë... 

Rrinte Suli me Sulën në hijen e një lisi kombëtar edhe përkëdhelnin dyfeqet kreshnike me nga një leckë vaj. Këtë e bënin për të kaluar kohën e për të shprehur dashurinë kreshnike për armët kreshnike. 
Dhe që të dy, si trima kombëtarë, e kishin ngjeshur mesin me kollanë e gjoksin me rripa. Kollanët ishin mbushur me paketa fishekë edhe varur kishin bomba të kuqe. 
Të tjerë fishekë e bomba kombëtare kishin nëpër xhepat kreshnikë. 
I foli Sula Sulës: 
- Ore, ti e ke të papërdorur dyfekun e as që di në shpon. 
- Kam zbrazur njëzet paketa. Qe kalamidhet! 
- Ke zbrazur në bosh, jo në plot... 
- Qysh në bosh? I kam rënë një zogu majë një lisi edhe e kam rrëzuar, i kam rënë një lepuri, i kam rënë një thiu të egër... 
- Të thashë se ti ke zbrazur bosh, më havadan. Ti s'hyn në rradhën e burrave. Hajt! 
- ... 
- Ore, a ke zbrazur më njeri? Se atëhere i thonë plot. Je goxha burrë, e s'ke vrarë njeri! 
- Jo, njeri kurrë! Kur të më bjerë hasmi në pusi, do t'ia shkrep. 
- Prit gomar të mbijë bar! 
Fluturoi një zog kombëtar nga lisi kombëtar edhe hija e tij kreshnike shqiti për një grimë në truallin e fisit arbënor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhëron Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!). 
I foli Sula Sulit: 
- Po ti sa herë e ke përdorur pushkën? 
- Dy! Një herë i rashë Zeqos edhe e lashë kapicë, në lëmë. Gjysmë herë kur plagosa Zyferë e gjysmë herë Stavron. Këto të dyja bëjnë një. E një e para: dy! 
U duk larg një si pikë e zezë që lëvizte në rrugë. I foli Sula Sulës: 
- Ja, shikon tutje, po vjen një njeri! Bjeri! 
- S'di cili është... 
- Çudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qënka shkrojtur t'i biesh ti me dyfek të ri. I erdh exheli. Apo s'ta mban? 
- I bie po mos merret vesh... 
- S'ka si merret vesh. Unë s'rrëfej! 
- Me besa-besë? 
- Me besa-besë e për kokën e dyfekut. 
- Atëherë t'i bie? 
- Bjeri! 
Në këtë kohë pika që lëvizte në rrugë ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkës kreshnike kombëtare. 
Sula ish i përulur prej Sulit se kish shtënë vetëm bosh. Turp i madh për një trim kombëtar e për një pushkë kreshnike të lyer me vaj! 
U shtri barkazi në mezhdë, i fjeti synë pushkës edhe i hoqi këmbëzën. 
Edhe pika lëvizëse nuk lëvizi më... 
Edhe Sula puthi çarkun e dyfekut kreshnik për provën e naltë... 
... Qanë e vajtuan në shtëpi. Shkulën flokët nëna e motrat e të vrarit. U kanos vëllai të marrë gjakun nga hasmi i vjetër i shtëpisë, po puna është se pushka kreshnike e Sulës nuk mbeti në turp kombëtar. 
Edhe Suli e mbajti fjalën e nuk e tradhtoi Sulën... 

DH 

Vasili me Veselin ishin shokë. Shokë që në vogëli - ngrohur më një diell, lagur më një ujë. Pastaj erdh puna që Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Që të dy ia dhanë flakë më flakë, si trima të ndjerë që na nderojnë vendin e kombin kombëtar kreshnik. 
Puna rrodhi kësilloj: 
Vasili me Veselin rrinin në një hije edhe bisedonin. Aty pranë ish lumi. Pranë lumit një plep. Vasili tha: 
- Hajde plep, hajde, që të mbolli dora e Krishtit! 
Veseli tha: 
- E keq, or mik, e mbolli dora e Muhametit! 
- E Krishtit! 
- E Muhametit! 
E filluan si me të qeshur po doli e ngjeshur se sikush gojën e kish të tijën edhe me bukë e ushqente. Po përveç gojës, kishin edhe kobure në brez, si çdo shqiptar i vërtetë. 
- Plepin e mbolli Krishti! 
- Plepin e mbolli Muhameti! 
Pak-pak! koburet kreshnike, flakë më flakë! 
E që të dy u vranë! 
Njëri për plepin e Krishtit, tjetri për plepin e Muhametit... 

Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin... 
Puna rrodhi kësilloj: 
Rrinin që të gjithë edhe vështronin malet e larguar. 
I pari i tha të dytit (Selmani Selmanit): 
- Mali që përtej është më i lartë se ai tjetri. 
- Jo, e ke jangëllësh. Ai tjetri është më i lartë nga ai që përtej. 
- Jo, ti e ke keq! 
- Jo unë, po ti! 
Hynë në valle edhe të tjerë: dy Stefanë, një Hasan, një Mestan, një Kristan, një Vasil, një Halil... 
Si trima që ishin, e bënë fora edhe u vranë trimërisht në shesh të burrave. U ngritën pastaj edhe farefisi edhe i dogjën shtëpinë njëri-tjetrit. 

Dhe malet mbetën si ishin: male...

55 Komente

smileysmileysmiley

Dhe malet mbetën si ishin: male...

 smiley i madh me keto tregime kuptimplota. 

Shume e bukur

Mendo qe njerez te tille mund te marrin ne drejtim shtetin. U, prit pak... smiley

Vrasje, vrare, vrau. Bah pak makaber e gjitha.

Haha.... gati gati te ngjason me kroniken e lajmeve te ores 8.

/cudi se si fiction te ngacmon me shume se non-fiction...

Të jetonte e ta kish shkruar sot, ky farë robi do etiketohej si "gjakprishur" dhe "spiun i grekut", me këto që shkruan. U bone ti me na tregu #kulturë neve! Dhimitër Pis-ko! 

 

Mire do te ishte te mos lehesh vend e pa vend. Po behesh nje kelysh i neveritshem

Rroftë Shqipërija!
Rroftë Atdheu kombëtar Shqiptar!
Roftë Flamuri nacional shqiptar, kombëtar, kuq e zi me zhgabën madhështore trimërore, dykrenore, shqiptare e Lekës, Pirros edhe e Skënderit, që e ngriti Ismail Qemali!
Rrofshin të gjithë dëshmorët edhe heronjtë e kombit që vdiqnë për Mëmëdhenë!
Rroftë! Rroftë! Rroftë!!!
I them këto të gjitha nga fundi i zemrës, i mëlçisë dhe plënxit kombëtar, sepse jam patriot i vërtetë dhe i flaktë si flaka e zjarrit!
I kulluar si llomi!
I pastër si balta!
I drejtë si drapri!
Kurdoherë kam qënë patriot kombëtar i drejtë dhe me qëndrim të pa tundur si shkëmbi. Kam prova sa të doni dhe sa të mos doni.
Betimi im ditë për ditë dhe nat për natë, veçanërisht kur pi raki me meze të mirë (qelepir kombëtar patriotik!) është:
- Për Flamur!
- Për Shqipëri!
- Për kokën e Skënderbeut!
- Më vraftë palla e Skënderbeut!
- Hëngsha eshtrat e Skënderbeut!
Veçanërisht këtë të fundit që është shumë i fortë se vetëm qentë hanë eshtra, e përdor më dendur. Jam kryenaltë se jam Ilir dhe se Leka i Madh zaptovi botën, vajti në Hindi... Po ta lemë Lekën e Madh dhe Pirron e të vijmë më këndej ne Skënderbeu që ish fatos mbi fatosa e që bëri armikun të dridhej (më qafsh, shtjemë një gotë raki dhe afroji ata kukurecë kombëtarë se qënkan pjekur mirë!)
Kështu pra unë jam gati të vdes për Shqipëri, të vdes për Flamurë me zhgabën trimërore dykrenore arbënore e cila duhet t’u nxjerrë sytë gjithë tradhëtorëve të poshtër dhe rezilëve që s’pinë raki, raki rrushi pa ujë e që s’hanë kukurec kombëtar të pjekur në hell!
          Sa të mbaroj këtë shishe raki jam gati të nisem e të vdes për Shqipëri në luftë kundra armikut shekullor, si kam vdekur e njëzet a tridhjet herë të tjera, dhe kur të kthehem që andej të më dyfishoni pensionin patriotik se pata derdhur gjakun si lumë për Atdhe.
- Më pyet në kam qënë fashist e në mora para nga Italija?
- Isha edhe mora! 
 

Po këto i bëra si patriot kreshnik e fisnik se i gënjeva italianët. Qëllimi im ka qënë që t’ia mbaroj paratë Duçes edhe ta bëjë fukara Italinë edhe pastaj Shqipërija ta zaptojë Italinë si bëri Pirrua i Madh edhe mua të më madhohet pensioni patriotik kombëtar!
Unë kam thirrur në mes të kafenesë: Rroftë Flamuri dy-krenor me dy zhaba, me tri, me pesë...
Po të më çani zemrën me sëpatat e Liktorit do gjeni brenda Flamurin dy-krenor të Skënderbeut.
Për kaqë vepra patriotike të pavdekshme e për kaq thirrje Rroftë Shqipërija sa m’u ngjyr zëri nuk po i kërkoj Atdheut përveç se të ma paguajë pensionin në ar rregullisht, sepse karta po bëhet batall. Dua të më lejojë përveç kësaj të marr çdo mot të dhjetat  e dy tre katundeve ku ka vreshta që të pi raki e të ha kukurec patriotik.
Çmimin e të dhjetave duhet të ma falë Shteti sepse jam patriot kombëtar edhe betohem për kokën e Skënderbeut.
E në ma falka mua këtë copë të dhjetë, a mos përmbyset bota? Vetëm kaqë gjë i kërkoj unë Shqipërisë sepse kam djegur plënxin me raki dhe jam ngjyrur duke thirrur se do bije theror në fushën e nderit ku flamuri i Skënderit valon si trim me fletë (më qafsh afromë shishen se u mërzita me këto gotat e vogla!)
Rroftë Shqipërija!
Rrofshin patriotët kombëtarë kreshnikë nacionalë!
Rrofshin dëshmorët që u bënë therror për Shqipëri! 

gjalle Mitrua? 

ABC-ja e Kreshnikeve, duhet bere poster dhe te varet me detyrim ne cdo institucion publik, duke filluar nga parlamenti e me radhe deri tek shkollat e cerdhet smiley. per nja 50 vjet te pakten

Behet! Sipas Maksit aq gjate kane nder mend te rrine ne pushtet edhe bijte e eterve.

I madh eshte Mitrush Kuteli

- E njeh Zenelin? 
- Jo, nuk e njoh! 
- U bë për të vrarë. E do ta vras! 
- Si e qysh? 
- Dje më shkeli hijen! 
- Hijen tënde? 
- Timen! Ecja rrugës, në diell, kur më arriti Zeneli. Hija ime ishte aty poshtë. Ish e gjatë, sepse dielli perëndonte. E priste më dysh rrugën. Zeneli më dha tungjatjetën edhe ma shkeli hijen. Ç'të bëj? 
- Vraje! 
- E vrava. 
- Aferim! 
Pas pakëz, duke pirë duhan. 
- Fëmijë ka Zeneli? 
- Ka po janë të vegjël. 
- Vraji! 
- T'i vras? 
- Vraji se do rriten. Më mirë tani sesa më vonë. 
- Mirë thua; ke të drejtë. Do t'i vras! Do t'i shuaj! I ati më shkeli hijen. Kjo s'është pak! 

_

Ngjarje vertete, thene nga gjyshi im.e ngjashme me kete.

Dy balliste  kishin vrare nje fshtarin e tyre sepse ndihmonte partizanet me buke. Ai qe u vra kishte nje djal te vogel 11 vjec.Mbas nja 5-6 muaj djali i vogel kulloste delet ne nje livadh, dhe takon dy burra (ballistet) keta ikishin vrare babane, dhe  thone -"Tungjat jeta o djal,  I kujt ja je?" "I filanit,- i pergjigjet djali"

Te dy burrat shikohen me sy dhe i afrohen me shume djalit dhe e pyesin! "Ku e ke babane?" -"Ma kane vrare- ju pergjigje djali" "Di gje ti kush ta ka vrare babane? e pyeten ata" Jo! Ipergjigjet djali- po ta dija do te merja nje pushke dhe do ti vrisja!" Te dy burrat i rahen shpatullat djalit dhe i thane-"mire do te beje,  mos u merzit se do ti gjesh nje dite" Dhe iken.

Djalin e zuri gjumi ne nje hije rrapi, ndersa dy burrat, u kthyen perseri tek vendi ku kishin pare djalin, dhe e qelluan me belcik( pushke gjermane e gjate) . E vrane   kur ai ishte duke fjetur!!! 

 

belcik( pushke gjermane e gjate)

Belxhik -ësht pushke belge (e thotë vetë emri)smiley

Partizaneve çdo gje qe vret, edhe koçifosi, ju duket gjermane.

Pavarsisht te shkruajtures ne stil mjeshteror, idea eshte ekspozuar ne menyre siperfaqsore, sepse nuk eshte e vertete qe njerzit grinden vetem per gjera te kota, grinden edhe per gjera themelore. Biles shpesh here mbas gjerave te kota dhe siperfaqsore, ndodhen shkaqe te thella.

Ja psh iliri-jani me siper pershkruan shkakun si te kote qe fshatari i kishte dhene pulat partizaneve, dhe jo ballisteve. Por pikerisht mbas nje pule te pjekur ngjyrearte mund te fshihet ideologjia komuniste ose idelogjia borgjeze.

Gjithe çeshtja eshte pyetja:

Kush e ha pulen?

Pergjigja eshte:

Ne pergjithsi te gjithe hane pulen, dhe ne veçanti ndonjeri ha qafen e pates.

Mitrush ziu ishte ndonjeri qe hengri qafen e pates.

 

Mirë që hëngri qafën e Patës, por pati dhe fatkeqësinë e pasvdekjes t'i adhurojnë kockat e jo frymën. 

 

Ej ti postkristian postmodern postmortum kape kete:

http://leganerd.com/2013/07/04/lossario-...

Perderisa themeluesit te krishterimit i nderuan kockat post mortum, eshte logjike qe çdo ndjekesi te tij, dmth çdo krishteri, t'i nderojne kockat pas vdekjes. Meqe bota akoma eshte ne dore te perendimit, dmth eshte perendimorocentrike dhe krishterocentrike, akoma jemi duke adhuruar kocka, edhe ata qe hane pula dhe pijne raki me i çike gjize duke lepire kockat e pules, e duke duke kenduar kengen "Ç'u deshrush me t'pa ty".

Nga do qe te shkosh, je brenda kultures se vdekjes, e ke te garantume qafen e pates.

 

 

Cilat kocka një herë, se unë e di sikur e gjetën varrin bosh. 

 

Bosh apo plot varri, nuk ka pike rendesie per çfar kam thene, qe nuk e luan as topi.

Domethenia me e thelle e kishes si objekt kulti, eshte varri, teorikisht varri i kryethemeluesit, ne emer te se cilit eshte sakrifikuar shenjtori (ose shenjtoret) qe i jep emrin konkretisht nje kishe te caktuar.

Kendej nga une, shpesh ne kembe te altarit ose majtas djathtas mureve te kishave te degjuara, te buzeqeshin kafka me dhembet jashte.

Vizitoret e Shen Pjetrit zbresin poshte ne bodrum per te vizituar varrin e Pjetrit, i cili ndodhet poshte altarit.

   

Si ska rëndësi. Vdekja shihet si diçka e mposhtur në krishtërim. Varrin thamë e gjetën bosh. Shif, kjo është "sxima" quhet, e murgut - që e vesh poshtë rasës. Në fund fare ke një kafkë. Dhe mbi të kryqi. Anash ke monogramin ΤΚ ΠΓ. Οse mbi kafkë ndonjëherë. Po të lë si detyrë ta gjesh se çfarë kuptimi kanë ato gërmat.

Për tjetrën pastaj, Mali i Shenjtë psh, është i mbushur me lipsane shenjtorësh. Por besimi në Ngjallje, është ngadhënjyes mbi vdekjen. 

Nje lesh mund te fitohet mbi vdekjen fizike. Vdekja fizike eshte ne natyren e gjerave te krijuara, ne parim eshte nje rilindje, nje mrekulli kalimi nga nje dimension (fizik) ne dimensionin shpirteror, njelloj si mrekullia e lindjes se femijes, kalimi nga barku i mamase ne shetitje ne bulevard para Shkencave te Natyres. Nje here vdekur si fizik, u pordhe, nuk behesh me, as Zoti nuk te ben me, sepse Ai eshte i pari qe respekton parimet dhe ligjet e natyres. Ndryshe behet kaos dhe shkaterrim.

Jezui ka fol vetem per rilindje dhe ringjallje shpirterore. Kyçi i kuptimit dhe deshifrimit eshte shprehja e tij:

"Lerini te vdekurit te varrosin te vdekurit".

E megjithkete te vdekurit vazhdojne te varrosin te vdekurit dhe presin te hapen kapaket e tabuteve ne dite e Qametit. Frike vdekje banale, do te vije nje dite qe nuk do te hame me pula dhe puthim çupa.

Kape edhe kete sa per te qesh nje çike sepse ju largon friken nga vdekja:

http://3.bp.blogspot.com/-PsGpU0G6_6M/Ua...

Me punën e vdekjes fizike, mund të fitosh frikën mbi të. Ky është kuptimi i krishtërimit për mua, e madje dhe për ta. Murgjit psh, etërve të tyre shpirtërorë, ua mbajnë kafkat afër, e madje nëpër manastire, i vendosin në "fjetore". Kështu përkthehet termi i vendpushimit. I varrosin për pak vjet, e më pas i çvarrosin dhe ua ruajnë reliket fizike grumbull bashkë. Koka psh e një murgu, ka veç datën e fjetjes dhe një kryq përsipër. Ky është përkujtimi "fizik". 

Më pas, nuk e marr vesh pse e ke këtë mani kritike se demek i janë shmangur Krishtit. Vetë emërtimi "të krishterë", flet për rolin qendror të Atij. E madje edhe synimi i një të krishteri, është të arrijë Theosis, dmth të bëhet Perëndi, me hirin e Perëndisë. Këtë e arrin duke u krahasuar me ata njerëz që i kanë shkuar afër theosis - pra shenjtorët dhe Shën Mërinë. Zoti është tepër "i largët", tepër abstrakt për tu arritur pa një "ndihmë", apo ndërmjetësi. Është si ajo puna e shën Agustinit që pa fëmijën të donte të mbushte një gropë që kish hapur me detin.

 

Nuk fiton dot kurre plotesisht mbi vdekjen fizike neqoftese nuk ke jetuar i lumtur ne toke. Frika e vdekjes eshte sinjali "spia" qe nuk ke permbushur kete mision origjinal.

Ti vertitesh si gjithnje nga telat me gjemba dhe fusha me mina. S'ke faj ke shoke shume.

Kuptimi i krishterimit - as per mua e as per tya e te tjere si tya qe zvarriten neper fusha me mina e tela me gjemba e me kocka e kokalla - eshte premtimi i Jezuit per Ardhjen e Dyte. Derisa te mos keni kuptuar Ardhjen e Dyte zvarrituni tologjikisht per te zgjidh enigmen e Kadarese:

Çfar del nga akti seksual i gjarperit me iriqin?

Ka dallim midis Jezuit dhe Krishtit, dhe per me teper krishterimit, terma qe Jezui ne jete te vet nuk i pati degjuar. "Krishterim" eshte vetem nje denominacion njerzor qe permban shume praktika dhe teori brenda, edhe teori dhe praktika kontradiktore, biles dhe kunder Jezuit.

 

 

Heroi i Belgjikës, në 100 belgët më të shquar, doli Father Damien. Bëji një google një herë. Shif se mos vlerëson edhe Janullatosin që shkoi në Afrikë për të predikuar. 

Keta persona, dhe shume te tjere te ngjashem qe jane me tonelata (brenda edhe Nene Tereza), kush me shume e kush me pak, kane vlere vetem brenda krishterimit, i cili ka vlere deri ne nje nivel, i cili kapercehet nga Ardhja e Dyte, njesoj si Jezui kaperceu nivelin e Ligjit te Moisiut (pa e anulluar, vetem plotesuar).

 

Ja psh iliri-jani me siper pershkruan shkakun si te kote qe fshatari i kishte dhene pulat partizaneve, dhe jo ballisteve.

Kishte ndihmuar partizanet me buke-  dhe jo me pula, sic thua ti! Mos i shtremebero fjalet o ballist! smiley  sic po shtremberoni edhe historine me ballistet! Se dihet ajo e ballisteve, qe ishin pula medhenje! Si mund te ndihmonte ballistet fshtari, kur ata hanin miellin e gjermanit dhe italianit?!!!! smiley Nuk mohohet kjo! smiley

Ilir-jani,

ne ballistet mohojme perderisa ju partizanet mohoni se hengret tere pulat e kooperatives per 40 vjet me radhe duke treguar peralla me partizane-gjermane dhe engleze qe ju vidhnin florijte e hedhur me parashute, duke pjerdh te votra dhe duke pi raki me meze kofsha pule.

 

Kur jane krijuar Kooperativat nuk ka patur partizan, mos vazhdo me te genjesh! Peralla vetm ju tregoni, por seshte nevoja, nuk shtyhet jeta(historia) me perrallat tuaja se genjehstra sado e sterholluar te jete i del kallaji! smiley 

Tani jam dakord me ty o partizan.

Sapo u krijuan kooperativat, partizanet barkthate u trasformuan ne balliste barkdhjamur nga pulat e ngrena.

 

Eh, problem tjeter, ajo e barkut! Mjeksia tregon qe ata qe e kane barkun te "thare" jane me te forte se ata qe e kane "te dhjamur"..edhe shkenca keshtu e thote! Prandaj u rrezua dhe Komunizmi, nga "barke tharet" ! smileysmiley 

Jo mer daj se u rrezua nga penisngrehurit!

 

domethenia themelore e kishes eshte pikerisht varri bosh diten e trete.La Resurrezione ,La Pasqua....ketu ndahemi me çifutete me shume fe' te tjera.Mandej historia e San Pietro-s eshte tjeter histori.

Domethenia themelore e kishes eshte sakrifica e Jezuit, dedikimi total i tij ndaj Zotit, plus fjalet e tij.

Spostimi nga Jezui tek Madona dhe shenjtoret, plus muhabeti i vorraxhijve kokeboshe per varrin bosh si faktor themeltar, per me teper nje fakt i ndodhur 2000 vjet me pare nga legjenda gojore te shkruara ne leter 70 vjet mbasi kish ndodhur, ka qene nje nga shkaqet me themeltare per largimin e njerzve prej kishes, qe eshte bere shkak per tragjedi te panumurta.

 

 

Jezui edhe po te kete ekzistuar realisht ka qene nje lunatik. Por ata qe e perdoren fabulen e tij ishin mjeshtra; ndertuan nje biznes te pashembellt,No.1 i gjithe kohrave,akoma gjithaq te suksesshem,te ngritur mbi nje ide elementare: budallenjte te paguajne. Dhe ata paguajne gjithe deshire. S'ke as per cfare ankohesh...

Kurse Marksi dhe antiDyringu kane ekzistuar dhe kane qene solare, dielli i Partise dhe i botes qe i paguanin pare inteligjenteve qe hanin qyl pa paguar asgje, hanin me luge florini neper zbore dhe menca kooperative.

 

 

Nuk dihet si ka qen Bryan, une besoj se ka qene burr i mire ne fakt. Po qe kane tall trapin me idete dhe fjalet e tij, e kane talle. 

Sa per Marksin, di te them se harvardi/prinston/warton etj, keto qendra te kapitalizmit kristian, e mbajne goxha, gooooxhaaaa lart. Shkojne aq larg sa thone, filozofia Marksiste, eshte zbatim i berthames se mesazhit te krishtit. smiley 

Dihet ajo pune, koha e mire duket qe ne mengjez, ka 2000 vjet qe Baraba eshte ne plan te pare e ne plan te dites.

lere, lere c'vete...

Jezui edhe po te kete ekzistuar realisht ka qene nje lunatik. Por ata qe e perdoren fabulen e tij ishin mjeshtra; ndertuan nje biznes te pashembellt,No.1 i gjithe kohrave,.

Kodi Davincit- flet shume mire per kete! smiley

Lunatik apo jo lunatik, fakti eshte se kur Napolon solaritiku tikutakutiku, sopo zbriti ne ishullin Shen Helene, degjoi nje kembane kishe dhe tha mejtueshem:

Une konkuistadori i mbare botes me ushtri milioneshe ja ku perfundova, kurse ky i kembanores mbreteron akoma edhe ketu duke pushtuar mbare boten me 12 vete.

Beji te fala Kodit te Enverit qe e dhjene alabaket, gjithashtu dhe Kodit te konkuistadoreve solarike Stalin, Musolin dhe Hitler qe paten te njejtin fat te kodifikuar.

 

 

O Tiku, 

Sa here meno uleret qe anej lart Brian: " joooo nuk kam thene ashtu", ose " joooo nuk ka falje po preke ate kerthiun nga prapa", "jo as per heren e dyte, jo as per herene trete, jo as per...", ose " jo nuk duket shtrige, mos e digjni" ose " jo nuk duhet heshtur sot qe po kthehen ne sapun 1 milion njerez" ose... ose.... 

 

Shiko si eshte puna : kjo eshte nje teme per letersine, e cila,dakord, mund te shikohet nga shume pikpamje. Po eshte letersi nuk eshte religjion. Kurse juve s'ju mbyllet goja per Krisht e soj e sorrollop sikur te jepni mesime katekizmi.

E keni kthyer PPu ne nje kishe, kundermon era temjan ne cdo kthine qe te hysh. Hapni tema fetare e shkrihuni atje 24 ore po deshet, po jo keshtu gerr-gerr tere diten se na hapet barkun...merr vesht?

Un ishta tu prit me pa se ke kishe citu meqe e kishe ne italic smiley

Ka një shprehje që thotë: i trembet si djalli temjanit. 

O heretiko, a ia kap kuptimin e katechon emrit të Zotit tani?

 

Lolo,

lojen e ka hap i pari Mitrush Kuteli me gerr-gerrin qe pason: 

Vasili me Veselin rrinin në një hije edhe bisedonin. Aty pranë ish lumi. Pranë lumit një plep. Vasili tha: 
- Hajde plep, hajde, që të mbolli dora e Krishtit! 
Veseli tha: 
- E keq, or mik, e mbolli dora e Muhametit! 
- E Krishtit! 
- E Muhametit!

Pastaj e keni pasu ju me derr-derrin kombetarist qe nuk ka te sosur per 100 vjet me radhe.

Trunin e keni akoma ne nivel foshnjor duke luftuar me shpata derrase kunder turkut ne betejen e Torviollit ne filmin Skenderbeu tek kinemoja e Benonit te Pallati i Pionereve.

Po te hapet teme fetare, e sigurte (siç edhe ka ndodhur ketu me dhjetra here) se ju, jo qe do te flisni OT per letersine (qe e keni bere nje fare feje, dmth e keni degjeneruar ne nje fare feje), por do vini te hidhni gelbaza ateiste komsomolase te vitit 1920. 

Wow,Dan Brow beka ungjill keshtu??

ku ne ç'pjese ,ne ç'vend e shef Jezusin si lunatik?

Per nje qe konsideron filmin Skenderbeu si kulmi i artit, qe pi raki skrapari duke ngritur dolli me vjehrrin, sekretarin e byrose dhe kryetarin e kooperatives, shoqeruar me meze kofshe pule, nje cinare dahon, dhe se fundi nje teke me nje zoçke si qershi mbi torte, s'do mend qe Jezui do t'i duket lunatik.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).