Babai i 3 fëmijëve të mitur ka gjetur sot vdjekjen në mënyrë tragjike nga një predhë që ai do e shiste për skrap. Një ngjarje që ka ndodhur sot Durrës por që pason të tjerë aksidente të tillë që përveç lajmit tragjik të humbjes së jetës së një njeriu vë alarmin për nivelin e ulët të sigurisë në vend ku municionet janë sheshit dhe mund të jenë në dorën e gjithkujt. Siç raportojnë mediat sot 40-vjeçari Nikoll Frroku siguronte bukën e gojës duke mbledhur municione për skrap por sot në mëngjes atij i ka shpërthyer predha pranë shtëpisë. Për fat nuk janë lënduar fëmijët apo persona të tjerë, por Frroku ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Kënetës në qytetin bregdetar. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka krijuar panik në zonë.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për një punëtor që po punonte me hekurishtet dhe kjo bazohet edhe në pozicionin në të cilin kanë gjetur trupin e pajetë. Fqinjët thonë se Frroku punonte me hekurishte dhe zbërthente të tilla, të cilat i shiste më pas për skrap me qëllim sigurimin e të ardhurave financiare për familjen. 40-vjeçari kishte gjetur një predhë që i përkiste Luftës së Dyte Botërore, të cilën ishte duke e prerë me gur freksibël kur i ka shpërthyer në dorë.

7 Komente

I mjeri, vertet i varfer nga ekonomia, por kjo s'do te thote se duhet te jesh i varfer edhe nga mendja, sepse (me vjen ti them gomar, por s'po i them se tashme eshte bere per ate jete) i mjeri nuk e di, se kur gjen nje predhe, bombe te vjeter, duhet te lajmerosh urgjentisht instancat perkatese, sepse ajo predhe, bombe, mund edhe te pellcasi. Me vjen keq, qe gjeti ate qe kerkonte. 

 "ishte duke e prerë me gur freksibël kur i ka shpërthyer në dorë." 

Frroku ndjese paste, por e paksa kerkuar me qiri vdekjen!!!

Ndjese paste; mjerimi i sjell me vete keto. Shoqeria jone e ka shume te dobet ndjeshmerine sociale. Ka njerez qe bejne gjera qe nuk i kuptojne e qe perfundojne tragjikisht.

Inshalla armet kimike s'kane veshje kanoceje

"Për fat nuk janë lënduar fëmijët apo persona të tjerë............, por Frroku ka gjetur vdekjen."

aaa.., hic po Abili, medemek..

si tha ai: kam nje lajm te mire dhe nje lajm te keq.. ke te them te paren..?

I gjori. Do kete thene me mire te rrezikoj me keto (e prape nje shans jete mbase me ngelet), sesa te vdes nga uria.

ngushëllime familjes

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).