Zbulimi i 1.500 veprave të artit të plaçkitur nga nazistët është për të gjithë një surprizë dhe zbulimi më i madh në këtë lloj në historinë gjermane të pasluftës

Pas pirgjesh me kuti konservash të skaduara dhe kutish të vjetra kartoni u gjetën në Munih para dy vjetësh piktura me vlerë të paçmueshme. Me veprat do të merren fillimisht juristët. Por edhe drejtorëve të muzeumeve dhe ekspertëve për veprat e artit që janë grabitur ka të ngjarë t'u dalë shumë punë. Zbulimi i 1.500 veprave të artit të plaçkitur nga nazistët është për të gjithë një surprizë dhe zbulimi më i madh i këtë lloji në historinë gjermane të pasluftës. Fjala është për piktura të Pablo Picassos, Henri Matisse, Marc Chagall dhe Max Beckmann apo piktorëve të tjerë të mëdhej në historinë e artit.

Hetuesit e policisë doganore i gjetën pikturat në banesën e Rolf Gurlitt Nicholas Cornelius. Ata i takonin babait të tij, tregtarit të njohur të veprave të artit Gurlitt Hildebrand, i cili vdiq në vitin 1956. Në vitet 1920-të dhe 1930-të ai ishte drejtor i Muzeut në Zwickau dhe më pas i Shoqatës së Artit në Hamburg. Ai konsiderohej si koleksionist dhe përkrahës i artit modern. Pas ardhjes në pushtet të nazistëve, ata e quanin artin modern si "art të degjeneruar" dhe prandaj i konfiskuan këto vepra dhe e pushuan Gurlitt nga puna me motiv "për angazhimin e tij për artin bashkëkohor" por edhe për shkak se Gurlitt nuk ishte "arian i pastër".

Ndryshimi i shpirtit kritik

Por në vitet e mëvonshme Gurlitt u përshtat me kushtet e reja dhe bashkëpunoi me nazistët. Së bashku me tre tregtarë të tjerë Hildebrand Gurlitt u ngarkua të organizonte tregtinë e veprave të artit, e cila kontrollohej nga nazistët.

Bëhet fjalë për vepra nga arti bashkëkohor, që u konfiskuan nëpër muzeume, sepse quheshin si "art i degjeneruar" dhe filluan të shiteshin për llogari të qeverisë naziste sidomos jashtë Gjermanisë. Kryesisht ato ishin vepra moderne, sidomos të ekspresionizmit gjerman. Por disa prej pikturave i blenë vetë tregtarët, sikurse thotë për Deutschen Wellen Dr. Uwe Hartmann, Drejtori i Qendrës federale për Hulumtime për Origjinën e Veprave të Artit.

Në Gjermani po diskutohet edhe për rolin e tregtarëve të ankandit të veprave të artit në kohën e nazizmit. Juridikisht ata nuk mund t'i vësh para përgjegjësisë, sepse ata kanë blerë dhe kanë shitur vepra arti. Por moralisht po, sepse Hildebrand Gurlitt dhe tregtarë të tjerë veprash arti, ishin përfitues të regjimit nazist dhe janë pasuruar prej tregtisë me vepra arti të grabituara apo të konfiskuara prej nazistëve atë kohë.

4 Komente

Monda, te ketij lloji si ne foto jane te gjitha veprat e ketij thesari?

alipasha me dashnoren 11/23

si dora jon duket dhe 3/23

Ajo "Zonja"  më pëlqeka shumë e mrekullueshme më kujtoka deri në vdekje të Gojas.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).