Kreu i qeverisë, Edi Rama ka sqaruar për median ceshtjen e armëve të Sirisë dhe kërkesën e SHBA për vendin ë, duke thënë se vendi nuk është përballë kushteve të marrjes së një vendimi, por edhe nëse do të jetë do të bëhet në transparencë të plotë, ndërkohë që ai është në krye të detyrës për të përfaqësuar me dinjitet interesin kombëtar dhe cdo shqiptar.

Përkundër akuzave që i bëhen për fshehje, Rama deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur. “Nuk ka heshtje për të fshehur gjësend, por sepse nuk ka më shumë informacion nga sa kemi dhënë”- ka thënë Rama.

Deklarata e plotë e Ramës

Kjo hyn në cështjen e dialogut të brendshëm, unë dua të theksoj shumë qartë fakti që nuk ka më shumë informacion se sa informacioni që ka dhënë ministri i Jashtëm para komisionit të Jashtëm ka të bëjë me faktin se nuk ka më shumë informacion. Kemi thënë mes Bushatit, duke iu përgjigjur interesit të medias gjatë vizitës së tij në Francë se jemi kontaktuar nga SHBA dhe në këndvështrimin tim e kundërta do të ishte shqetësuese, që Shqipëria të mos kontaktohej për një cështje që janë në kontakt të gjitha vendet e NATO-s.

Kemi thënë se në fillimin e këtyre kontakteve ka pasur bisedë mes meje dhe Kerri për 30 minuta ku kemi diskutuar për këtë cështje dhe po ju them që nuk ka asnjë vendim dhe nuk ka asnjë transparencë më shumë se kaq që mund të bëhet për një arsye shumë të thjeshtë se ne jemi bashkë me vendet e tjera në një diskutim të brendshëm dhe nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim vendim, në momentin që do na duhet të marrim vendim këtë do ta ndajmë me publikun dhe pa asnjë dyshim me parlamentin.

Do të thotë që në kushtet në të cilat flasim jam i vetëdijshëm për ndjeshmërinë shumë të lartë që ka krijuar kjo cështje, por nga ana tjetër u them shqiptarëve se pjesa më e madhe e gjërave që thuhen janë të paverteta, ashtu sikundër nga ana jonë as nuk na takon, e as nuk është në etikën e familjes euroatlantike që të bisedojmë jashtë nesh në kuptimin e njerëzve që po bisedojnë në emër të vendeve anëtare për atë që po bisedojmë brenda për brenda, që përfshin një gamë të gjerë cështjesh por që nuk lidhet ende me një vendim. Askush nuk duhet ta harrojë se jemi anëtare të NATO-s e duhet të niset nga ky fakt dhe nga objekti i këtij diskutimi që është carmatosja pa luftë në terren e një regjimi vrastar dhe të mos bëjë asnjë krahasim të mundshëm se nuk ka një të tillë me pozicionin tonë shumë të qartë për të shfrytëzuar këto katër vite për të pastruar Shqipërinë nga plehrat duke filluar nga ndalimi i importit të plehrave, të krahasosh këto dy gjëra është e padrejtë.

Së dyti është shumë e rëndësishme që cdo qytetar i shqetësuar, cdo prind, cdo gjysh e gjyshe që ndjek me drithërim lumin e të pavërtetave që rrjedh përditë para syve të vet duhet ta dijë se unë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe plotësisht në krye të detyrës për të përfaqësuar me dinjitetin më të plotë në këtë diskutim me SHBA e gjithë të tjerëve interesin kombëtar të vendit që është i pandashëm në cështjet e sigurisë nga interesi i SHBA po edhe të cdo familje shqiptare. Arsyeja pse ende nuk i kam takuar direkt përfaqësuesit e kësaj proteste me disa nga të cilët kam komunikuar personalisht, nuk është heshtje që fsheh gjësend, por sepse nuk jemi ende, dhe mund të mos jemi në pikën që na duhet të marrim një vendim.

Nëse do mendoj se duhet të marrim vendim, do ta ndaj me publikun, Kuvendin, por në radhën me të parë me përfaqësuesit e protestës, por duke e mbështetur mbi tërësinë shteruese që i duhen cdo shqiptari, jo vetëm për të mos pasur frikë, as thjesht për të qenë i qetë, por krenar për Shqipërinë dhe i vetëdijshëm për cdo arsye të drejtësisë së një vendimi të tillë.   

88 Komente

Leri piruetat per te tute. Mobilizimi i shqiptareve po te tregon qe nuk e gezon pushtetin, ne mos po dhe ndonje gje tjeter, po prure helmet. 

"Armët, Rama: S’jemi në kushtet e një vendimi. Nëse na kërkohet do e ndajmë me publikun dhe Kuvendin"

hehehe, tha...smiley. ca ja ben mjau mjau mbi cati...?!

...mund te mos jemi, - shprehet KM 

smiley transparence e kulluar!!! Mjeshtri i fjales!!!

dhe Mjeshter i Fjales!!! smiley

per hartime

KM apo une smiley...se mua s'ma thek shume per hartime, me thene te drejten smiley

Si tha Sherlock Holmes, elimino te gjithe faktoret e tjere, dhe ca mbetet eshte e verteta. Dmth derisa ti s'ia thek, mbetet Ai. smiley

smiley smiley

 por nga ana tjetër u them shqiptarëve se pjesa më e madhe e gjërave që thuhen janë të paverteta

Me duket se e ka me gjembin dhe me bredharakun. 

mire pra, le tu thote ky shqiptareve se cilat jane pjeset e verteta... por tamam te vertetat ama, pa te hjedhuna, te shmangim keqkuptimet..smiley. e ben dot...?

Po pse mor, budallenj jane shqipot qe mos ti kuptojne vete? Te dalin pastaj e te thone, shiko, kryeministri i merr shqiptaret per budallenj!!! 

Cfare ere ka kjo?

prit sa tja behi ajo dhe dombaje era pusete...

Bame e more vesh qe po behen gati shqiptaret e disapores te kthehen ne atdhe dhe te luftojne xhihadin?

Rono, ala ne stilin e t'lujtmes te sumes ka ngel. Njish me Miley Cyrus. Na njofto mu dhe gjembin kur te thote naj gjo me kryefjale, folje dhe ndajfolje

Faleminderit

Po i cike me heret sikur te kishit fol sdo kishit bere keq, ja ashtu Bushati style, por te kishit fol.

Mos u harxho kot me falenderime. S'e ka nda menjen Asadi, dhe ishalla s'i lesho helmet, prandaj po i dalin icik puplat ketij. Perndryshe bej gati kundragazin. 

ska rendesi

ky duhet te beje te veten, te aplikoje nje sjellje korrekte ndaj publikut te shqetesuar. Dhe te flase pa sharje dhe akuza (pra jo mbrojtje me sulm sic e ka pas zakon qeveria Berisha)

Ekiston mundesia qe te rreje. Po ekziston. Por populli do vemdendje dhe sqarim, anipse ky sqarim mund te mos jete me i besueshmi.

Paniku sben mire. Fjala e Rames me duket gjer diku efektive kunder panikut. Te pakten kshu shpresoj

Ti po thu qe te rilinde. 

Kurse mua me duket se paniku s'ka ik. Po thote qe s'kemi akoma nje vendim. Dmth do te kete nje vendim, dhe po te ishte per Jo do ta thoshte pa frike. Diskutimi, qe permend ky do te duhej vetem per Po-ne. Bile paniku ben mire se mbush sheshet, dhe ky do karriken me shume se shpirtin. 

Nejse, shpresa mbetet Asadi. 

c'lesh rilindje aman

thjesht njerezit donin te dinin qe AI e dinte qe ata jane revoltu megjithmen,

gjer sot skishte shenje qe qeveria kish degjuar nga ai vesh

tani e dine, qe qeveria e di smiley

te shofim me tej, sdu me fol para kohe

Ja qe sqeka marr asnje vendim. Se po te lexosh diskutimet ketu duket sikur armet tani po zhdoganohen e ne do behemi me tre koka e 4 kembe. Traplliqe pafund. Kom von re kto kohet e fundit peshku sikur ta ul iq-ne. Emigrant...ku je?

Askush nuk duhet ta harrojë se jemi anëtare të NATO-s e duhet të niset nga ky fakt dhe nga objekti i këtij diskutimi që është carmatosja pa luftë në terren e një regjimi vrastar dhe të mos bëjë asnjë krahasim të mundshëm se nuk ka një të tillë me pozicionin tonë shumë të qartë për të shfrytëzuar këto katër vite për të pastruar Shqipërinë nga plehrat duke filluar nga ndalimi i importit të plehrave, të krahasosh këto dy gjëra është e padrejtë.

 

Ja kjo te ben te shqetesohesh...Ku jane keto vendet e tjera te Natos o Ed? mos perdor Naton si ombrelle se nuk te shpeton....... se vetem SHBA & dhe Rusi po shikojme te jene aktive? Ku eshte ai Rasmussen?

Nje deklarate tejet e qete ose maximumi qe mund te preesh nga nje Qeveri e arsyeshme , kuptohet pa Min e Jashtem ne cdo cm katror te PPU !. Si procedure Qeveria ka te drejte te marre vendim papjerdhur per  "Na kem Fejsin e Bukit or tie " 

Dhe Qveria ne kete Rast i ka bere "Gropen Vetes " I ka dhene armen me te fuqishme Popullit ne DORE ...Do marr Vendim Me Parlamentin dhe Protestuesit ! Le te provoje ta anashkaloje !

Kush ka mend di ta Vleresoje se e gjith Historia e ketij Procesi Fillon , pasi keta njerez te jene Informuar per cfare behet FJALE Realisht , qofte edhe me detaje  nga " Grupi i te Revoltuarve Revolucionare i S.Gurit ", pasi te jete Debatuar ne Parlament , pasi te deklarohen debatet e Protestuesve me Qeverine .

Kush Opcion do qendroje ....do jete nje nga Rastet e Vetme pas emrimit te Totozanit qe ndiqet nga Populli HAPUR , ose ...publiku smiley

 

 

Fjala e Rames eshte shume e qarte, vetem naivet e skajshem mund te mos e kuptojne.

SHBA-te i kane kerkuar ti pranoje mbushjet kimike dhe ti trajtoje ne Shqiperi; Rama ka thene 'PO'; ende nuk kane diskutuar/vendosur per detajet.

Sqaruar kjo, ajo qe nuk kuptoj eshte arsyeja se perse Rama dhe tijte kane kaq frike te pohojne haptaz sa me lart. 

Droja e Rames po prodhon shqetesim shume te madh ne popull dhe nuk mjaftojne keto lojerat e fjaleve per te qetesuar njerezit, perkundrazi e ndezin friken edhe me shume.

Rama, si kryeminister, duhet te dale dhe te thote te verteten troc dhe nese ka force, ti binde njerezit se qeveria qe ai drejton eshte e afte ti menaxhoje mbetjet e rrezikshme.

Cdo rruge tjeter eshte qesharake!

Po  te heqesh keto "qesharake " del se je nje kandidature Burrerrore per postin e K/Ministrit me popull me inteliDjence Gjembecesh !

Cfare thua  o Obi me minivan ?? Pervec Ty qe e ke digjuar Biseden e Rames me Carry-n ka nonje tjeter ? Na i shpjegome me detaje ate PO 30 minuteshe te bisedes ? Pse na i jep me pikatore ?

Sqaruar kjo,smileyajo qe nuk kuptoj smileyeshte arsyeja se perse Rama dhe tijte kane kaq frike te pohojne haptaz sa me lartsmiley...Po ate qe do thuash me poshte ?

E na rruajtshin keta Snowden-et tane or tie .

E bete PPU llum fare ! Per tu ksehasur mire qe i pranoni po leruni dhe nga nje mbrapa ti sqaroje se cfare duan te thonedhe ku po e thone 

 Zoti Idriz  je si kto kimiket, helm i ke kto përgjigjet i myte fare.   smiley

Ty qe e ke digjuar Biseden e Rames me Carry-n ka nonje tjeter ?

0-idris-0, s'te hiqet qe s'te hiqet nga mendja e goja carry, shume e dashke. Edhe Rama bisedoka me carry-n? Po ti nga i di keto detaje? Si dhe doja te dija nese Rama bisedon me carry-n kur eshte vetem apo edhe kur eshte ne telefon me Kerry-n?

smileysmiley

nuk i falen dikujt si xakja kto gabime qe mund te sjellin pasoja te renda ne politiken e jashtme. Se edhe nji skandal kemi manget tani. Fillojn amerikont dhe pysin, jo po kush eshte ky carry, jo po ca informacioni i dha xakja atij, jo m'the e t'thashe...

Leviz vendit, bjeri drurit!

Nëse do mendoj se duhet të marrim vendim, do ta ndaj me publikun, Kuvendin, por në radhën me të parë me përfaqësuesit e protestës, por duke e mbështetur mbi tërësinë shteruese që i duhen cdo shqiptari, jo vetëm për të mos pasur frikë, as thjesht për të qenë i qetë, por krenar për Shqipërinë dhe i vetëdijshëm për cdo arsye të drejtësisë së një vendimi të tillë.   

Ky eshte burre shteti o Arviziu. Jo si ay "Shoku" yt salicka. Megjithse ja ka fut njecik kot kur thote qe do sqaroje/kontaktoje ne radhe te pare perfaqesuesit e protestes. Per ke e fjalen o Rame per sharlatanin Zazan Guri apo cimken Feruni?

Shko ore, me i mire ky!! Burre shteti smiley

Desha te thoja qe lidhja e fjalise me nje parashtese ...sqaruar kjo smiley...eshte e rendit Zbulim per Nendorin .Hallal te nderuar admin !

Nderkombetaret nuk kane vendosur ende asgje ne lidhje me procesin e asgjesimit te armeve kimike siriane.

Ne kete kontekst, perpara pra se te merret nje vendim, SHBA-te po interpelojne drejteperdrejte qeverite e vendeve qe mund ti strehojne dhe ne vijim shkaterrojne mbushjet kimike.

Nje nga qeverite e pyetura eshte ajo e Rames. Nje tjeter ajo e Norvegjise.

Norvegjia ka thene JO, publikisht, shkoqur dhe qarte, me motivacion.

Shqiperia dhe Rama nuk kane thene JO, perkundrazi, lene te kuptohet fare qarte se nese SHBA-te do na zgjedhin (sepse vendimi mbetet i tyri, jo i joni), nuk kane nder mend te kundershtojne (nderkaq, Los Angeles Times citon zyrtare te larte shqiptare qe kane pranuar se Shqiperia ka dhene disponibilitetin e saj).

Arsyeja se perse jemi edhe ne ne listen e vendeve te mundshme eshte dalja ne det dhe impianti i Qafemolles, ku me paret e Amerikes (45 milione dollare) kemi shkaterruar 7-8 vite me pare arsenalin tone me gaz kimik luftarak.

Bashke me ne, ne liste per mbushjet jane edhe Belgjika me Francen, nderkohe qe nuk dihet puna e Italise.

Sa me lart eshte e qarte si drita e diellit.

Ajo qe vijon te mbetet e erret eshte strategjia e komunikimit e Rames, qe po perpiqet me heshtjen te mbuloje diellin me shoshe, duke e ushqyer edhe me psikozen dhe panikun ne popullate.

Shume interesante kjo perqasja jote Obi, por jam po ashtu kurjoz per kete :

"Arsyeja se perse jemi edhe ne ne listen e vendeve te mundshme eshte dalja ne det dhe impianti i Qafemolles, ku me paret e Amerikes (45 milione dollare) kemi shkaterruar 7-8 vite me pare arsenalin tone me gaz kimik luftarak."

dmth ky eshte ai kombinimi i frikshem qe vetem ne permbushkerkemi? Sa per daljen ne det, dalje kane nje sere shtetesh ca me shume e ca me pak, por relativisht ne hyjme tek ato ca me pak. Ndersa per impiantin e Qafmolles sikur eshte permendur dhe nje laborator i posacem i levizshem per kete qellim.

Nuk eshte e vertete qe na kane zgjedhur ne dhe pikerisht ne. Ky pohim eshte pjese e manipulimit mediatik qe po dominon keto dite, ne mungese te zerit me autoritet te qeverise.

SHBA-te po vleresojne shume opsione, perfshi ketu edhe impiantet e tyre dhe ato te Rusise; gjasat jane nderkaq shume te medha qe te zgjidhen jo nje por disa vende europjane te zhvilluara (jane permendur Belgjika, Franca, Italia).

Ne jemi nje nder opsionet, ndoshta per nje pjese te mbushjeve kimike, pikerisht per arsye te atij impiantit te Qafemolles. Dalja ne det eshte me rendesi, sepse deri me sot opsioni kryesor i transportimit te mbushjeve nga Siria eshte ai detar. Pra, Shqiperia, permbush disa nga kushtet e nevojshme, ka dalje ne det, ka nje impiant relativisht modern dhe eshte jo larg Sirise, si vend Mesdhetar; nderkaq Shqiperia paraqet ama edhe shume probleme, si p.sh. infrastrukturat cope-cope, aftesine jashtezakonisht te dobet menaxhuese te projekteve te ketyre permasave, nivele te uleta sigurie potenciale, rrezik te larte korrupsioni, e keshtu me rradhe.

Tani, ka edhe nje aspekt ekonomik qe nuk eshte prekur thuajse fare.

Ne asgjesuam diku tek 16-17 ton mbushje kimike duke shpenzuar rreth 45 milione dollare para disa vitesh (para amerikane). Kjo do te thote rreth 2.8 mln dollare per ton/gaz te asgjesuar (ne rastin tone).

Ne rastin e Sirise behet fjale per 1000 ton mbushje te pakarikuara neper arme dhe 250 ton brenda armeve kimike (te pajisura natyrisht edhe me eksplozive, etj.). Po te marrim si referim shifren me lart i bie gati 3 miliarde dollare. 

A jemi te gatshem ti pranojme mbushjet kimike dhe ti menaxhojme super mire, per 3 miliarde dollare!?

A ha te pakten diskutim kjo pune!?

P.S. - Fuga eshte i autorizuar ti perdore argumentat e mia, po ju deshen smiley

te mendojme qe ka nje manipulim mediatik dhe te njejten kohe tu referohemi ca shifrave te lexuara po ashtu neper media per te krijuar opinonet tona te pavaruara, sikur nuk na ndihmon shume.

Manipulimi mediatik nuk po ndodh per shkak te mediave, por te 'ambjentalisteve' dhe gjithelogove te ndryshem qe kane gjetur tek kjo e mbushjeve kimike siriane nje kauze per vizibilitet. Mediat tona thjesht percjellin corodine qe perhapin keta.

Une personalisht marr si burim organizaten e OKB-se per ket pune, si edhe nje numer mediash shume serioze nderkombetare, qe botojne artikuj me pergjegjesi te plote se e dijne qe mund te hidhen ne gjyq per miliona dollare nese shpifin.

Keshtu pra, nuk eshte puna ti hedhim poshte mediat (tek nje e tille po diskutojme edhe ne), por ti perzgjedhim.

SHBA-te po vleresojne shume opsione, perfshi ketu edhe impiantet e tyre dhe ato te Rusise; gjasat jane nderkaq shume te medha qe te zgjidhen jo nje por disa vende europjane te zhvilluara (jane permendur Belgjika, Franca, Italia).

 

Si leshoni keto mendime keshtu si kakerdhite e sqepeve 

Rusia??... SHBA??

Ja ca thote ky Ministri Rus

Earlier last month, Russian Deputy Foreign Minister Sergei Ryabkov said Russia was ready to help in guarding Syrian chemical weapons facilities, but there was “no doubt” the toxic materials will not be shipped to Russia for destruction. The import of chemical weapons is also banned under US law. Moreover, the Chemical Weapons Convention, which Damascus has just signed, prohibits any export of such weapons.

"..will not be shipped..." thote. Sepse problemi qendron se as Turqia, nga frika e afersise se madhe me Stambollin ne Dardanele, as vendet nordike (Danimarke/Suedi), nuk kane qejf qe anijet e tonazhit te rende ngarkuar me gaz dhe agjente te tjere helmues tju bredhin perpara dyerve te shtepise. Ne keto kushte nuk kane sesi te mberrijne ne Rusi me det.

Tjeter ceshtje eshte nderkaq ajo e import/eksportit te lendeve te rrezikshme. Nje interpretim qe kam lexuar une (qe besoj eshte edhe pozicioni i SHBA-ve, po kete merre me rezerva) thote se vertete konventa e ndalon, por ne kete rast, duke marre parasysh rrethanat e jashtezakonshme te luftes ne Siri, mund te 'perthyhen' rregullat ne baze te parimit te se mire se pergjithshme me te madhe.

Keshtu i nderuar, kakardhite me vjen keq por duhet ti marresh mbrapsh smiley

 ton/gaz te asgjesuar...smiley

Po e kishe mire ate "mbushje kimike " nga ta polli mendja kete snowdenin e ri ton /gaz ...smiley

Gaz perdoret si sinonim i Lende ( lengje ) 

Po je qe je ose e ke qe e ke te fryre Gajden , a nuk i bie melodise tamam se cfare kane Biseduar amerikanet me Vendet e tjera dhe me Shqiperine ?? Apo ka copra Gazetash Plot smiley

Adminet e nderuar duhet ta vleresojne ate qe ketij Robi ti lene dike prane ta mesojne te shkruaje  cfare do te thote dhe ne cfare ambienti e thote !

 SHBA-te po interpelojnesmiley drejteperdrejte qeverite...Fundja dhe ky mund te merret si nje Raport i Kerrit ne keshillin e sigurimit qe burimet tona e zbuluan ..dhe mund te futet si zbulim i Nendorit smiley Ne se e vleresojne te nderumit admin !

Keshtu ndodh kur vuan nga mania e Madheshtise !

Shkurt muhabeti Ky sdi gjo per vete. Se Ktij rrezik nuk i tregojn hiç smiley

Ka rrezik Ky lexon perkthime gazetash per Qaf Molle, amerikoni vjen i ve ne Qaf Dardhe, i mulo me gjethe dhe mas dy javesh sitket kry pun i thot po deshe mos shkel i çik aty.

Edhe Ky si ne po perpiqet me marr vesh naj gjo ça thuhet, home ku do i çojne, ashtu si ne bo sikur e di por nuk kallxo smiley

Rrezik dhe fotografin e mbarveshjes ja kon bo gati. Se kollaj mo, vetem sa ti ndrrojn pigmentin e kollares smiley

 

kshuqi mdoke kot i bim nqafet

ky sdi gjo se ka vetem dy muj ne pune. ky eshte krenar dhe i emocionuar

smiley 

Me vone do te na thote:

Erdh Amerikani dhe Rusi
me makina te medha
i kish mbuluar me gjethe
qe te mos i shohem na

Fiqo, e ma men ate barcaleten. Ishte mbledhje e byrose. Kur hapet dera dhe vje nje roje me uturak dhe i drejtohet shokut ... Po ti nga e morre vesh qe me behej i thote ky. E dha Zeri i Amerikes. 

E vetmja arsye pse ky fjalim mund te quhet i mire eshte po te kesh parasysh dy javet e shkuara ku qeveria nuk belbezonte. 

Pertej kesaj nuk ka thene asgje qe nuk e dinim tashme, vetem se e ka thene me fjale me te bukra. 

 Ka nje diference ne deklarimet e Metes me ato te Rames.Meta ka lene te kuptohet se Shqiperia nuk ka takat per te asgjesuar armet kimike, megjithe deshiren e mire dhe pergjegjesite si anetare ne Nato. Ka shume mundesi qe e gjitha te perfundoje me nje vendim ne parlamentin sovran ku grupi LSI voton kunder. Rama justifikohet para amerikaneve (jashte) dhe shpeton nga sikleti  kurse Meta rrit kapitalin e tij politik para popullit(brenda) .Jo me kot shqiponjen e kemi me dy koka, njera veshtron jashte e tjetra brenda.

dhe e gjitha kjo, pa djenine tone, te amerikaneve dmth? smiley 

Kush u pyet ju mer jahu, aleat strategjik kemi Edoganin smiley

Kshu behen keto Pune me diplomacy e Jo me inat Jo smiley 

Spirutus më vjen mirë që bëke pjesë tek optimistët.smiley

Spiritus, beni ca falje ne kisha e xhami (he se punon edhe kur nuk besonsmiley) per Asadin, t'i shtoje zoti inatin. Se per strategji te thani piten ju rilindasit, ja hudhni Natjes dore per dore, apo s'keni ato manualet model 56 te Traktatit te Varshaves.smiley  

Po pse ore kaq veshtire e kane te sqarojne edhe Naton edhe ameriken qe jo se nuk duam por nuk mundim te marrim persiper kete gje.

Armet po largohen nga siria per te mbrojtur nje popull dhe nuk ka asnje te drejte te cenojne nje popull tjeter qe si ka as nje hak kesaj pune.

Ne skemi porte,

ne skemi anije,

ne skemi rruge,

ne skemi energji  se iken sa here ti doje qefi,

ne skemi edukate qe smund  te ofrohesh ku ka rrezik por turremi ku te jete ai,

ne skemi spitale,

ne skemi ilace 

Qeveria e di se  skemi se ka sjelle edhe boten me vertetu qe skemi asgje.

ATEHERE CFARE PRET ?

TE THOTE SE SKENI AS TE DREJTE TE JETONI ?http://URL

Nuk eshte problemi kemi/skemi!

 Problemi eshte se USA thote : do ti heqim ne,  te gjitha, ne duam, vetem vendin, token ku ti shkarkojme! Ti do te pranoje ? smiley Ne duhet te nxjerrim ligjin, dhe Jo-n e popullit! Miku  (Edi)  thote nuk marim vendime pa popullin! Ka leshuar pe popullit! 

JO JO JO  KUNDER  TOTALISHT 

dhe kjo duhet ti thuhet natos dhe amerikes nga qeveria jone .Kemi detyrime por kur ske asgje ske si ndimon .

Po kthehet kunder vete deshires qe kemi per naton dhe ameriken dhe kjo nuk eshte e drejte.

Keqkuptimet nuk di kuj i vlejne

smiley

admin, nje sugjerim i vogel per rishikimin e titullit. Ashtu ngjan sikur Rama ka thene qe nese publiku na e kerkon ta ndajme me te ne do ta ndajme me te vendimin.

Ne rrethana te tilla ku mungesa e transparences se qeverise (sipas nesh) ka cuar ne dezinformimin dhe qarkullimin e shume informacioneve shumica e te cilave jane (sipas qeverise) te paverteta, lind natyrshem pyetja, cilat jane masat qe kjo qeveri ka marre qe rrethana te tilla te mos krijohen perseri? A do kete konferenca shtypi te perditesuara, te perdyditesuara, e me tej, nga qeveria? Duket sikur te mos kishte qene rasti me pyetjen e ngritur gjate nje konference te perbashket per shtyp me z.Fyle, ne si opinion publik do kishim qene akoma te painformuar (ose keqinformuar nqs disa e shikojne keshtu) rreth kesaj ceshtje ose rreth faktit qe ne publik qarkullojne mjaft te paverteta. Ne te njejten linje, tashme qe ne dime u informuam rreth sasise (shume nga ato) se pavertetave, a do kemi mundesine te njihemi me permbajtjen e tyre ose me thjeshte akoma, a do kemi mundesine te informohemi rreth permbajtjes te se vertetave? PA bo debat pa debat sipas fjaleve te kryeministrit tone te gjat.

Duket dita dites se qendrimin me konstruktiv deri tani e ka mbajt opozita. Ajo nuk ka paragjykuar situaten dhe as qeverine per nje vendim rreth nje propozimi te supozuar per armet kimike. Por, 1) nje qendrim i drejte proteste eshte mbajur rreth nje standarti te dyfishte te aplikuar nga qeveria ne momentin kur mori vendimin per ndalimin e plehrave dhe 2) nje qendrim po aq i drejte eshte mbajtur rreth transparences se qeverise apo mungeses se saj.

Rama i shkretë ka fol tamam por s'e di se pse, s'ja beson askush. Boh, kryeministria s'paska fare besueshmëri me sa duket.

Mua i gjithë ky muhabet më duket histerizëm kolektiv: përderisa nuk ka asgjë të saktë, për ça protestojnë njerëzit? Mbi ide, diskutime, supozime?

Kete s'kuptojne une. Do ndaj vendimin me publikun dhe parlamentin, apo keta do jene pjese ne vendim-marrje? Po me duket se ky s'e paska haberin per vete.

Parlamenti duhet ta votoje e kaloje me 51% te votes.

duhet reaguar nga te gjithe

Askush nuk kupton asgje. Gazetat amerikane shkruajne pothuajse me bindje qe armet kimike do sillen ne Shqiperi. O shtet i ndyre!!! Na çmendent keto kriminele te djallezuar.

nderkohe shefi i prezences se OSBE ne Tirane ka thene se armet qe po importohen jane te rrezikshme

Ku shkuan ato aktivistet ete drejtave te njeriut? Ku shkoi Delina Fico qe bertet si e çmendur per kauza debile? I iku zeri asaj? Te gjithe aktivistat shqiptare jane krejtesisht pa morale. Skandal i madh!!

Dalina aty eshte por burrin ja boni Rama Minister.

Ashtu e? Dhe del e flet ne publik per meritokracine. Burrin e ish-gruas e ben minister!!!! kulmi!!!!

 ...dhe Dalina hoqi dorë nga të drejtat e njeriut, por jo nga të drejtat e veta(apo njeri ësht dhe kjo?).

PS : pse ky burri i ish gruas nuk mund tê jetê i meritueshëm për ministër?

Mund te kete merita te medha- shumica e politikaneve tone kane! Por te besh minister nje njeri qe eshte ne rrethin tend te ngushte do te thote nepotizem. Duke pasur parasysh qe Rama eshte tip avant-garde nuk do te me ishte çuditur sikur te jetonte ne poligami ose harem me gruan, ish gruan dhe burrin e saj. Eshte njeri i çuditshem.  

 Gënjen mre ky gënjen sa për ta qetsuar atë demostratën dhjetramilionshe që tronditi vendin.

 E humbi betejën Rama pa e nisur. Pa pa çfarê demostratash, të papame .

lajm i sigurte, nese merr armet kimike shqiperia perfiton 300 miliarde euro (ose dollare, varen ne cfare monedhe i do leket), antaresim ne be brenda qershorit 2014, viza 10-vjecare ne amerike per te gjithe, nga nje rolex per banor, dhe shpalljen si term nderkombetarisht i ndaluar te "halja e europes". paraprakisht do behet referendum a i pranon populli keto oferta, sepse qeveria nuk vendos dot vete ne baze te motos se shpallur para pak kohesh "karriget jane tonat por pushteti eshte i juaji".

Haha!!! E forte kjo. Per te pakten nje sekonde i dhe shprese shqiptareve qe po lexonin kete.

Me leje: a do na jepet mundesia dhe neve me dy-shtetesi te marrim ndonje Rolex?

do merrni dhe ju, po nga ato cheap me flori te verdhe dhe pa gure te cmuar. ata qe i kane qendruar besnik nenshtetesise shqiptare do e marrin platini me diamante. s'kam ca t'boj, kaq ka n'dore t'boje qeveria me partneret qe cliruan kosoven dhe qe na futen ne nato. po deshe me shume duhet ti dalesh vet per zot smiley

Ja garanton Sala kosovareve rolexin ( alla kinezshe) ne rotacionin e ardhshem!! 

C'te bejme, sic thote fjala e urte popullore "kalit te falur s'i shihen dhembet" keshtu qe bereqavers. I falte Zoti shendet.
 

jo po 900 miljard euro. c'i keni keto budallalleqe aman? asgje s'perfiton shqiperia, vec ca gaz te helmet te thithi dhe ndonje kothere...

kam degjuar qe do ja u ndajne me tollon gazin. cave do u japin dyfish se kane siguri qe do e manaxhojne mire. hajt ju befte mire.

Si tha ai te barcaleta, mos u merzit xhaxha se edhe ata nje ... do marrin. 

po kto thone qe ne Mjekes qenka bere gati uzina dhe jane thirr oficeret e liruar prape (Shqiptarja.com)

TIRANE- Shqipëria duket se do të jetë një ndër katër vendet në të cilat pritet të sillen armët kimike siriane për t’u asgjësuar.

Burimet diplomatike bëjnë me dije se tashmë është vendosur që një pjesë e arsenalit kimik prej 1 mijë tonësh do të vijë në Shqipëri, vendim që pritet të merret deri në fundjave, duke bërë që dhe Shqipëria t’i bashkohet Francës, Belgjikës dhe ndoshta dhe Norvegjisë.

Mësohet se pas pastrimit që është bërë në zonën e Mjekësit ku mendohet të realizohet dhe asgjësimi i armëve kimike siriane, me një rreze veprimi prej 5 hektarësh, janë marrë dhe masa të tjera të cilat bëjnë të qartë se tashmë Shqipëria është përzgjedhur për të qënë pjesë e “hartës” së demontimit të armëve kimike të Sirisë në kuadër të kontributit si vend anëtar me të drejta të plota në NATO. Nga ana tjetër, burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht thonë se vetëm për lirimin e zonës së Mjekësit afër Elbasanit për ta përdorur si poligon për asgjësimin e armëve kimike janë akorduar nga aleati ynë strategjik 35 milionë dollarë.

Pasi është vendosur që për mungesë kapacitetesh ekspertësh kimikë dhe të asgjësimit të armëve kimike por dhe burime njerëzore për ruajtjen e tërë kësaj hapësire prej 5 hektarësh në Mjekës ku do të bëhet asgjësimi i këtyre armëve siriane të zhdukjes në masë, do të marrin pjesë ekspertë të SHBA dhe aleatëve, me mjete asgjësuese të një teknike të lartë që do të vijnë sëbashku me ekspertët të cilët do t’i përdorin në Mjekës, si dhe marinsat amerikanë dhe komando të NATO-s për të ruajtur tërë zonën ku do të bëhet asgjësimi në një rreze shumë të madhe veprimi.

Nga ana tjetër mësohet se është marrë lista e të gjithë oficerëve madhorë ose jo kimistë në pension, në rezervë, në punë ose dhe në emigracion, të cilët do jenë në funksion të atij që quhet kontribut i Shqipërisë në demontimin e këtij arsenali kimik sirian, në kuadër të NATO-s, duke kontribuar jo thjeshtë me lëshimin e kësaj hapësire tokësore në Mjekës por dhe me ekspertë, ata që janë, ndoshta si ndihmës apo në një mënyrë tjetër kontributi. Çka e bën të sigurtë faktin se Shqipëria është përzgjedhur tashmë për të qënë vend pritës i një pjesë të armëve kimike.
 
 

Ne rregull mer eshte. Ai pyeti dhe tek peshku, dhe pergjigja qe e kenaqeshme, pro helmit. 

si dhe qershia maje tortes:

 

ARMET RUSE
Burime dilomatike që u referohen sërbimeve sekrete perëndimore bëjnë me dije se një pjesë e armëve kimike siriane janë lënë nga rusët në shërbim të Sirisë, gjatë dhe pas manovrave të vjeshtës që ato zhvilluan në Mesdhe. Kështu që s’përjashtohet mundësia e asgjësimit të armëve kimike ruse që janë depozituar në Siri.

Ou dmth Kerry e paska marre Ramen ne telefon per me pleqeru hallin e madh qe ka zene NATOn? Ncncncnc. Veshtire tu gjendet zgjidhja ketyre problemeve pa inputin e Rames. smiley

 

po pse kot u takua Ditmiri me Lavrovin ne Kombet e Bashkuara ne New York ne vjeshte dhe nuk e raportoi asnje media?????

Uroj qe robt e pare qe do vuajne pasojat shendetesore te ketyre vendimeve te jene pikerisht familjaret e ketyre plehrave qe na drejtojne, qe ta shohin qe su ben derman as pushteti qe kane, e as paret e vjedhura nga ky popull.

VEND QELBESIRE!

i cmenduri Rama po realizon delirin e tij per t'u bere i famshem. a nuk dogji neroni romen afersisht per nje sindrom te tille?

ne vend qe pergjigjja qe diten e pare te ishte nje JO e madhe, te cmendurit i pelqen kjo gjendje ku emri i tij lakohet jashte dhe brenda vendit. ky i cmendur eshte nje hap me larg ne cmendurine e tij se Berisha. 

ndaleni kete te cmendur para se te coje shqiperine ne gremine te plote. pritjani hovin qe ne hapin e pare qe po merr drejt kesaj katastrofe. eshte i semure psiqik, ashtu ka qene gjithe jeten e tij. berisha asgje s'i ka shpikur, vec ja ka thene hapur ne mes te kuvendit. e verteta godet por duhet thene ashtu sic eshte. 

e paskeni sakatuar temen.......cesht kjo mani per te fshir kaq komente? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).