Shumë pikëpyetje lindën në opinionin publik dhe në mendjet e qytetarëve shqiptarë gjatë këtyre ditëve të fundit në lidhje me realitetin e shkatërrimit dhe asgjësimit të armëve kimike. Një pjesë jo pak e rëndësishme e debatit aktual ishte dhe faza teknike e problemit, pra çështja se çfarë lloj investimi dhe çfarë pajisjesh do të duheshin konkretisht për demontimin dhe zhdukjen e më shumë se 1000 ton materialesh kimke luftarake që u propozuan të silleshin nga Siria në vendin tonë. Të gjithë ishin të vetëdijshëm se, siç e vuri në pah dhe kryeministri në fjalimin e tij, vendi ynë nuk i ka kapacitetet për një proces të tillë. Ndërkohë u tha, nga ana tjetër, se partnerët tanë ndërkombëtarë do të investonin në impjante të posaçme që do të ngriheshin në vendin tonë, sipas një skenari të mundshëm, dhe që do të menaxhoheshin prej specialistëve të huaj në përputhje me standartet ndërkombëtare, për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie sa delikate aq edhe realisht të rrezikshme. 

Por si menaxhohet ky proces i shkatërrimit të arsenalit kimik në vende të cilat e kanë këtë përvojë dhe që vazhdojnë sot e kësaj dite ta kryejnë atë? 

Në një reportazh të këtyre ditëve, Associated Press e përqëndron fokusin tek gjendja aktuale e procesit të asgjësimit të armëve kimike në SHBA, armë këto të prodhuara e të akumuluara që gjatë kohës së luftës së ftohtë. Gazetari i AP merr në shqyrtim progresin e arritur në disa uzina me furra të djegies së armëve kimike që ndodhen në Alabama, Oregon, Utah dhe Arkansas. Raporton AP:

“Pentagoni ka shpenzuar 10.2 miliardë dollarë përgjatë tre dekadave të fundit për djegien e tonelatave të tëra të gazit nervor vdekjeprurës si dhe të armëve të tjera kimike, të cilat gjenden të magazinuara në katër shtete. Disa prej këtyre agjentëve kimikë janë kaq vdekjeprurës saqë mund të marrin jetë njerëzore edhe në sasi fare të vogla, prej vetëm disa pikash. Në Alabama, Oregon, Utah dhe Arkansas grupet e specialistëve po çmontojnë furrat milionadollarëshe duke sjellë kështu drejt përfundimit një dramë që filloi gjatë periudhës së luftës së ftohtë, atëherë kur Shtetet e Bashkuara dhe ish-Bashkimi Sovjetik prodhonin me miliona kilogramë armësh kimike.”

Më pas reporteri i AP përqëndrohet tek kompleksi i impjanteve të ngritura për këtë qëllim pranë depove të ushtrisë në Aniston të shtetit Alabama ku ka përfunduar tashmë asgjësimi i shumë tonelatave gaz sarin, gaz nervor VX dhe gaz mustardë:

“Ushtria tha javën e shkuar se ka bërë rreth një të tretën e punës për çmontimin e një krematori gjigant ku digjeshin armët kimike. Koston e çmontimit të furrës në fjalë ata po e mbulojnë me një program prej 310 milionë dollarësh, ndërkohë që për të ngritjen dhe operimin e furrës janë shpenzuar më parë 2.4 miliardë dollarë.” 

Kjo na jep një ide të gjendjes që pason procesin e asgjësimit të këtyre armëve si edhe të shkallës së investimit që duhet për ngritjen, mirëmbajtjen por dhe demontimin e një impjanti të kësaj natyre. Vazhdon AP:

“Menaxheri i projektit qeveritar tha se zyrtarët në fillim menduan si mund të përshtatej e të përdorej furra për ndonjë qëllim tjetër (pas përfundimit të procesit të djegies së armëve kimike). Mirëpo objekti është tepër i specializuar për t’u vënë në punë për gjëra të tjera. Për më tepër, i njëjti ligj që fillimisht ka lejuar djegien dhe asgjësimin e armëve kimike po ashtu përcakton si kusht shkatërrimin e mjeteve të punës, sapo procesi të ketë përfunduar.”

Lind pyetja se ç’ndodh me pjesët e furrës së djegies dhe se ku përfundojnë materialet e mbetura nga ky proces. Artikulli tregon se si grupet e specialistëve të ngritura për këtë qëllim i dekontaminojnë në fillim muret e ndërtesës së furrës, “për të eliminuar çdo mbetje aty të agjentëve nervorë apo të gazit mustardë” dhe, pasi e hedhin në tokë ndërtesën, i grumbullojnë materialet e mbetura nga shembja “dhe i groposin në një landfill të zakonshëm.” 

Ushtria amerikane deklaroi se i gjithë programi i asgjësimit të armëve kimike kushtoi 11.5 miliardë dollarë, ku brenda kësaj shifre ishte përllogaritur që në fillim dhe kostoja e çmontimit të katër impjanteve që u ndërtuan për këtë qëllim. Të katërta furrat e ngritur në shtete të ndryshme janë drejt përfundimit të procesit të demontimit dhe po shkojnë drejt mbylljes së plotë. Përsa u takon shifrave të punësimit, AP raporton se kanë qenë rreth 1,000 punëtorë kur projekti ishte në kulmin e tij dhe se kanë mbetur rreth 220 vetë sot, kur procesi po shkon drejt përfundimit.

Reportazhi prek dhe shqetësimet e ambjentalistëve si edhe të popullatës që banon në afërsi të këtyre impjanteve të asgjësimit të armëve kimike:

“Ndërsa kundërshtarët e furrave të djegies parashikuan pasoja të tmerrshme, apo dhe mundësinë e formimit të reve lundruese të gazit nervor në rast aksidenti, agjensia CDC tha se banorët aty pranë nuk janë ekspozuar apo dëmtuar nga agjentët kimikë. Në lindje të Alabamës, para se të fillonin punën e djegies në vitin 2003, punonjësit e ushtrisë dhe ata të seksionit të menaxhimit të emergjencave shpenzuan miliona dollarë për të shpërndarë mjete të ndihmës emergjente për çdo shtëpi të zonës, si edhe sirena alarmi paralajmëruese e sisteme ventilimi të posaçme nëpër shkolla me qëllim mbajtjen nën kontroll të armëve kimike në rast aksidenti.”

Por asgjë e kësaj natyre nuk ka ndodhur gjatë gjithë procesit, duke pëjashtuar lëndimet normale që u ndodhin punonjësve të përfshirë në proces, në punë e sipër.

"Ky vend ka të njëjtin rekord sigurie njëlloj si të ishte bibliotekë apo shkollë publike," tha menaxheri i projektit duke iu referuar impjantit.

Mirëpo, vazhdon artikulli, “perspektiva e një aksidenti të rëndë ishte e frikshme për shkak se më shumë se 360 mijë njerëz jetojnë në katër qarqet aty pranë (qarqet e bashkisë Aniston në Alabama).”

Në fund fare reportazhi informativ i AP përmend dhe reagimin e qytetarëve shqiptarë, në mënyrë indirekte, duke dhënë kështu një sinjal se situata e krijuar në arenën ndërkombëtare për shkak të çështjes së armëve të Sirisë ka sjellë ne fokus të ri armët kimike dhe problemin e asgjesimit te tyre kudo në botë:

“Armët kimike janë nxjerrë jashtë ligjit sipas një marrëveshjeje të sanksionuar me traktat ndërkombëtar dhe shkatërrimi i tyre përbën një shqetësim global. Përpjekje ndërkombëtare po zhvillohen këto kohë për arritjen e shkatërrimit të arsenalit të Sirisë diku nga viti i ardhshëm. Këtë javë që shkoi Shqipëria hodhi poshtë një kërkesë të SHBA-ve për të kyer procesin e shkatërrimit të arsenalit sirian në tokën e saj” përfundon artikulli. 

 

21 Komente

ah mer Magus mer Magus cna bere... prape me keto armet kimike.. po nuk mjaftoj menyja javore, mengjes drek darke, arme kimike, ca, ti na e solle prape si desert..?smiley

p.s vetem per nje gje me erdhi keq mua qe si morrem armet kimike.. per ate piken 5, cmimin Nobel.smiley jo per gje, po do tja kishim hequr njeher e mire nga shpatullat e Ismail Kadarese kete bare..smiley

Jo po shihe cfare na iku per duarsh smiley

Kur kemi besuar Suden dhe i dhane leket, pse cfare kane me pak premtimet e ketyre tjereve?!

smiley

Shikoje njecik nje detaj per te cilin flet artikulli: 12 miliard dollare investime thote -- qe ishte njera nga pikat e paketes se ndritur! Mirepo jane te gjitha para qe shkojne per procesin, jo ne buxhetin qeveritar (qe mund te fantazonim se pastaj do investoheshin ne rruge, shkolla, spitale a ku di cfare). Dhe periudha ne te cilen jane investuar eshte dhjetera vjecare.

Fiks. Perralla me mbret qe do te perfitonim miliarda.

Me ka qelluar te degjoj kete punen e perfitimeve neper kafe, nga njerez te njefare moshe e njefare mentaliteti. E bukura eshte se percmojne keto te rinjte e sotem, nderkohe qe brezit tyre ja futi Sudja, nje cope jevge. E tallem me keto tjeret tani. Pfff

Ja, pranohen mend nga njerez, te cileve ja hodhi ky?? http://www.youtube.com/watch?v=ZVMdYLVhH4M

Humbi rasti o Belulo..duhet mbajtur 40 dite zija, sikur keshtu jane rregullat smiley

.....

Paskan hapur shqiptaret histerine mbare boten!

Alabama

Siperfaqe - 135,765 km2

Popullsia - 4,822,023 banore

 

Shqiperia

Siperfaqe - 28,748 km2

Popullsia - 2,821,977 banore

Une seç kisha nje parandjenje se Shqiperia do mirrte nje pjeseze te ketyre armeve, biles e shpreha edhe ne nje koment te timin se Shqiperia mund te mirrte nje te 5 apo 1 te 3 e kesaj sasie, dhe te mirrte 1 te 5 sa per prove, edhe mund te pranohej nga opinioni publik. Mirpo edhe se nuk i morri te gjitha, nuk prish pune, se kishte nje hile kjo pune, dhe hileja qendronte tek ana financiare qe amerikanet dhe OKB nuk kane qene te qarte ne propozimet e tyre. Jo-po do jepnim, kaq e aq, pas pilafit, sikur nuk shkon. 

Nuk shof se si mund te japin para pertej fondeve qe kerkon vete projekti per t'u financuar, si pune. Pra, artikulli me lart jep nje kosto per ngritjen e nje furre dhe kjo eshte 2 miliarde dollare. Shtoji koston e cmonitimit te furres se djegies pasi te kete mbaruar procesi, e perllogaritur si 300 milione dollare. I vetmi perfitim real i shkon shtetit ne forme te ndonje takse ndaj kompanise qe i aplikon keto operacione kimike, operon impjantin etj. Por nuk duket se keto taksa mund te ishin ne menyre spektakolare me te medha se sa cdo lloj takse tjeter qe aplikohet ne industri a ne prodhim dhe si zor qe arka e shtetit te "mbushej" prej nje veprimtarie te tille.

Sigurisht do perfitonin rroge mujore dhe ata qindra shqiptare (ne rastin me te mire) qe do punesoheshin. Sic ka treguar eksperienca e investimeve te huaja ketu me pare, rrogat e tyre ka mundesi te niveloheshin me standardet e tregut shqiptar te punes, jo atij amerikan. 

Pra, si behen hesapet e arkes se shtetit qe te kishim perfitime si qeverisje a si komb nga ky biznes z. Pjer? Perfitime financiare e kam fjalen, se kredi politike, nderkombetare, aleate, NATO e te tjera afermendsh qe do kishim patur (edhe ato mund te pesonin komplikime te renda ne rast te keqvajtjes se procesit pastaj! Nuk eshte se i ke ne xhep.)

Magnus, ne proçese ekonomike ricikluese, ambjentaliste, demontuese, etj, nuk ka taksa, pra firma nuk paguan taksa, perkundrazi merr subvencionime, nga obligacione te ndryshme, dhe shumica e firmave te tilla jane vzv, ne shqip i thone shpk ose firme jo fitim-prurse, jo prodhuese. 

Aha, nuk ka taksa per kesi procesesh? Aq me keq atehere, nuk eshte hic e qarte se cfare perfitimi financiar do te kishte buxheti i shtetit nga e gjithe kjo sipermarrje. 

Ka Magnus ka, se ata puntore qe punojne ne kesi punesh, marrin rrogen dhe blejne, blejne, blejne, vene ne levizje nje pjese te xhiros se mallrave, e nga ketu del taksa, tvsh-ja. Plus beneficet e tjera ambjentaliste. 

Pashe nje enderr persmari dje. Dikush therriste ter hare ...sarina sarina sarina/per njoni tjetrin jina. Brofa nga gjumi ter qejf ferkova syte e hapa veshet si lepurush. Vetem kur degjoj muzik marina marina marina, celentano nga dritarja Jose-se komshiut tim. Mylle mer dreq ulurita e u plandosa ne shtrat. Kur sdo sdo. 

Ke qene ne enderr ene ne pjesen e dyte te tregimit. smiley Ke parasysh, aty kur te del gjumi dhe shef Jose-n t'u degju Celentanon. Se Hozeja eshte hispanik e s'e ka haberin ka bi Italia smiley

I qafsh hallin se motra joses nigjo ter diten ramazotin. Kta bejn si te vdek per italin

Aaa... motra Joses... degjon ramazotin... Hic une. Po t'i dil ne teme me koko, ca e haperda kot muhabetin jo marina, jo sarina

Na kan ber me msu spanjisht me zorr

jo keq

Pataten e Madhe e paska mcef mire peshku. Shyqyr qe s'na e rrasen thuj, ... deri tani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).