Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Shqipëria që të shkatërrojë armët kimike. Ky fakt konfirmohet zyrtarisht tashmë edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Në një intervistë për gazetën franceze ‘Le Monde’, Bushati ka deklaruar se Uashingtoni i ka kërkuar Shqipërisë që të shkatërrojë armët kimike të Sirisë, por se ende nuk ka një vendim nga ana e Shqipërisë lidhur me këtë kërkesë.

Sipas ministrit të Jashtëm, diskutimet SHBA-Shqipëri ende nuk janë zyrtarizuar, madje as deri në nivelin teknik.

***

Baza e braktisur e armëve më të rrezikshme të botës

nga Gjergj Erebara

Pesë vjet më parë, kur shkova prapa Dajtit në vendin e quajtur Qafëmollë, thjesht për shëtitje, disa kilometra pas Qafës së Priskës gjendej një postbllok ushtrie shumë i rreptë. Ushtarë të armatosur qëndronin te kulla e kontrollit, tabela “Ndalohen Fotografitë” ishte e dukshme nga të gjithë dhe rojet e bënin të qartë se ndalimi qe i vërtetë.

Ishte e pazakontë të hasje një bazë ushtarake kaq serioze në Shqipëri dhe serioziteti imponohej nga një arsye e shëndoshë. Ajo ishte baza e demontimit të armëve kimike të ushtrisë shqiptare.

Sipas historisë, më 2002, qeveria shqiptare deklaroi se kishte zbuluar një sasi armësh kimike, afërsisht 16 tonë. Ajo nuk e dinte se kur ishin blerë apo marrë nga qeveria shqiptare këto helme. Sa për krahasim, arsenali i Asad ka 1300 tonë. Helmet e Asad janë shumë, shumë më moderne dhe të rrezikshme se ato që kishte siguruar regjimi komunist shqiptar.

Një senator amerikan këmbënguli që SHBA të financonin eliminimin e këtij stoku. U shpenzuan 38 milionë dollarë dhe helmet u neutralizuan. Por, thuhet se mbetën mbetjet, të cilat gjenden ende në Qafëmollë të magazinuara për t’u mbajtur të sigurta.

Dje, me mendimin se baza e Qafëmollës ishte po aq serioze sa imponohet nga këto armë të frikshme, të afta për të shkaktuar dëme mizore mes njerëzve dhe mjedisit, shkova sërish atje për të parë se çfarë po ndodh në vendin që sipas të gjitha gjasave, mund të jetë destinacioni final i arsenalit të diktatorit Bashar al-Asad të Sirisë. Rruga për atje kalon doemos përmes Tiranës. Pra armët kimike, në rast se do të duhet të mbërrijnë në Shqipëri nga deti apo nga ajri, do të kalojnë në të gjithë kryeqytetin shqiptar para se të ngjisin Dajtin. Rruga e Dajtit ishte një nga ato të shumtat rrugë elektorale. Nisi të ndërtohej dhe vijon të jetë në ndërtim megjithëse puna është ndërprerë.

Baza ushtarake e armëve kimike, ku thuhet se vijojnë të jenë të magazinuara mbetjet e kimikateve të demontuara shqiptare, nuk e ka më seriozitetin e pesë viteve të shkuara. Atje nuk ka asnjë roje. Kur them asnjë, do të thotë asnjë, zero. Te kulla e kontrollit në hyrje të bazës ku dikur kishte ushtarë të armatosur, tashmë ka vetëm një grafit elektoral ku shkruhet “Sala 1”.

Trau i postbllokut është ndryshkur. Kalojmë postbllokun e parë, pastaj të dytin, ecim disa dhjetëra metra dhe mbërrijmë te pjesa kryesore e bazës. Nga numri i postblloqeve që tashmë janë thjesht trarë hekuri të ndryshkur, mund të imagjinohet se sa të ashpra kanë qenë kushtet e sigurisë dikur këtu.

Shohim se mos na ndalon ndokush të fotografojmë një bazë të rëndësisë së veçantë, por jo! Nuk është askush. Tabelat që paralajmërojnë për “Bazë Ushtarake” dhe “Ndalohet Hyrja” janë ndryshkur, shkronjat janë shuar. Nga larg duket platforma e betonit, kontejnerët dhe fuçitë. Prania e përhershme e një makine zjarrfikëse dhe një autoambulance janë shenjat e vetme që sugjerojnë që vendi është nën një rrezik të vazhdueshëm dhe se kushtet e sigurisë duhet të jenë të larta.

Por këto kushte sigurie dukshëm nuk ekzistonin dje, megjithëse vëmendja e shqiptarëve është kthyer nga ai vend prapa Dajtit ku mund të zbrazen dhjetëra dhe qindra tonë lëndë kimike të tmerrshme, për t’u demontuar dhe ku ndoshta do të duhet të magazinohen mbetjet e tyre për dhjetëra dhe dhjetëra vite.

“Është si të shohësh Gërdecin para shpërthimit”, komenton njëri nga vizitorët si për humor të zi.

Mungesa e rojeve në një bazë të tillë tregon se sa të papërgatitur jemi ne si shtet për të ndërmarrë një aventurë të tillë, pranimin e armëve kimike të të tjerëve si pjesë e “detyrimeve” tona të të qenët pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Shkuam për të takuar njerëz në zonë, për të folur me rojet, për të treguar se si vite pas çmendurisë komuniste dhe vite pas çmontimit të armëve kimike, vendi vijon të mbetet i rrezikshëm dhe në nevojë për roje të vazhdueshme. Në fakt, rrezikun e ndiem. Mbi platformën e betonit të demontimit dukeshin ende fuçitë dhe kontejnerët. Por praninë e ushtrisë së një vendi anëtar të NATO-s, i cili ka dërguar misione të konsiderueshme ushtarake në Afganistan, Irak e vende të tjera të nxehta… këtë ushtri nuk e pamë.

255 Komente

Bushat nuk kini cfare vendime te merni tjeter pervecse ate te bazuar ne ligji qe sapo u aprovua para pak kohesh dhe per te cilin une mblodha 50 firma per referendumin e dhjetorit.

Ja qe se paska bere Berisha kete.

 

Kerkoj ndjese! 

Se nuk dua te me ike fisheku kot : Fatmir Mediu eshte kunder shkatarrimit te armeve kimike ne Shqiperi. Ta bejme si me municionet.

T`i marrim , t`i ripaketojme e t`ja rishesim Iranit.

Ne nje teme tjeter. Nese procesi i shkaterrimit eshte i mbikqyrur, i kontrolluar dhe mbi te gjitha i mirepaguar, perse jo?

“Është si të shohësh Gërdecin para shpërthimit”, komenton njëri nga vizitorët si për humor të zi.

Ky eshte nje arsyetim i gabuar. Shperthimi i Gerdecit ndodhi jo per arsye te aktivitetit ne vetvete, por te keqmanaxhimin dhe mungeses te sigurise ne pune. Shqiperia ka demontuar shume arme te tjera e megjithate nuk ka ndodhur asgje, sepse punetoret ishin te specializuar dhe profesioniste.
 

Shpresoj qe qeveria e Rames ti thote SHBA-se- faleminderit per oferten, por bejme edhe pa to- perndryshe do te jemi ne qe i duam femijet tane dhe femijet e femijeve tane te sakrifikohemi qe ato helme te mos mbrine dot kurre ketu. Eh, thuaj, kur do te marrin fund ankthet tona? Kujtova se e shpetuam Shqiperine nga shkaterimi kur u shkermoq sali-u, por paskemi akoma shume pune per te bere. 

O Bame, s'e paska bo Sula ket pune ore. Si i bohet nashti? Te na e beje kete pune qeveria e re thu e? 

Une di qe jo te gjitha gjonat thuhen, e jo te gjitha qe thuhen, shkruhen. 

Une bi dakort vetem me versionin e Komentusit, qe eshte edhe versioni i atyre qe donin te pranonin cdo lloj mbetjeje. 

Une them qe nuk ndodh ne kete forme. 

Gjithsesi, une do pres edhe opinionin e Sazanit... flitet per qindra miljone, ne mos miliard dollare. Per aq pare, ti listo Sazani dhe aleati Sazanit efektet pozitive mjedisore.

Mos o Bame. Jo ti te pakten. Nuk kane cmim keto gjona o burre. Nese pranon qe kane cmim, atehere edhe Naim Cili paska pas te drejte qe donte me bo import plehrash. Leke do benim fundja. Plehra normale ishin, jo arme te shkaterrimit ne mase  smiley  

Ste ka kalu ala inoti me Leftin. smiley Te ka err syte, te ka deformu shikimin. smiley 

Vallai eshte momenti qe kush ka gje ne dore te reagoje fort, OJQra, opozite, militante te pozites vete. Se po u be e keqja beji cicin bahces pastaj. 

AKIP ka bere kerkese per referendum. 

Shpresoj qe mos te arrije deri aty kjo ceshtje.  Qeveria shqiptare te thoje jo.

Po, por qeveria duhet tremb nga reagimi paraprak. Ta dije qe edhe te vetet i ka kunder. Perndryshe ikem per lesh. Ca referendumi, kjo eshte pune ditesh,  ne mos me keq.

Plotesisht dakort per reagim sa me te shpejte.

Ta dije qe edhe te vetet i ka kunder.

E kuptoj si po e thua kete "te vetet."  Por mbi kete ceshtje reagimi duhet te jete nga te gjitha krahet politike e shoqerore.  

Them "te vetet", ne kuptimin qe 1 milion dackat jane te rrezikshme ne kete rast. 

Ky reagim mund te ishte dhe nje excuse per qeverine ndaj "miqve" te medhenj qe nuk i ze gjumi per te miren tone. Bile qeveria vete mund ta orkestroje nje gje te tille, kuptohet nqs s'eshte me ariun.

Cfare eshte AKIP-i Monda?

It's a black fly in your Chardonnay
It's a death row pardon two minutes too late
And isn't it ironic... don't you think?

varianti shqip:

eshte te besh referendum popullor

kur votat blihen me pare ne dore

shume ironike, kujt po i vjen zor?

you're welcome

aha got it, kjo vjedheje e sotmja nuk paska rendesi fare per efektin qe ka ajo ne demokracine e sotme,per sa kohe qe gazeta tomorri me lajme te reja do te na provajdi nje link ne te ardhmen per sa paska patur ndodhur sot.

Po te mos kishte rendesi nuk e sillja vete e pare qe te kjo teme  http://www.peshkupauje.com/comment/79275...

Por per hir te diskutimit, edhe e ndjekim pak me tej.  Ti po thua qe mos te behet gje prej gjeje, mos t'i behet presion qeverise, mos te organizohet proteste, sa te terezitet Korca? 

it's called multitasking. mundesia per te kerkuar dy gjera njekohesisht. sidomos kur jane aq te rendesishme sa nuk di kujt ti vesh gishtin perpara.

sepse ai popull meriton ti kete te dyja njekohesisht: edhe te drejten e votes se lire  edhe te drejten per te jetuar ne nje ambjent te paster dhe te sigurte.

diskutimi mund te shkoje tej e pertej as qe ka hije dyshimi ne kete mes, biles mund te hidhet dhe nga dega ne dege, sepse ne sna blen dot njeri me pare, perkundrazi jemi ne ato qe harxhojme 2 cente nga tonat.

 

Multitasking e quajte ti "ironic", jo une.  

sepse ai popull meriton ti kete te dyja njekohesisht: edhe te drejten e votes se lire  edhe te drejten per te jetuar ne nje ambjent te paster dhe te sigurte.

Nqs eshte thene pa "irony", jam shume dakort me "edhe, edhe."  

Just my two cents smiley.

e humbem fillin, por fituam mirekuptimin smiley

smiley Akoma po e diskutojne kete "Somalizem"?. Bushati paka vend per tu menduar? smiley Si ju a nxe goja kete fraze?..Valle kaq pa shtylle kurrizore ti kemi keta politikane? Si ka mundesi? Si nuk doli nje politkan me klleqe te mbronte interesat e vendit? Jane 1000 tone helme qe mendokeni ti pranoni ne ate vend te vogel ndekohe qe vete vendet si SHBA apo Russia heqin by..en menjane. Perse nuk i ricikloje vete keto dy superfuqite(nderkohe qe kane ricikluar reciprokisht secili nga 30mije tone arme kimike). Doni ta shendrroni Shqiperine ne Somaline e Evropes? Turp tju vije qe e mendokeni kete plan ogurzi!! 

ku jane ata te peticionit te plerave??? Rilindja pi ju sjell arme kimike!!!! votuat ndryshimin, ska fjale. ci donit plerat kur mund te merrnit armet kimike?! me mire ta bejme te madhe, ta hame sa krahu njehere e pergjithmone, sesa me mbetje te thjeshta urbane!

rilindje toksike. 

 sesa me mbetje te thjeshta urbane! ... mos !!!!

Pa kete , deri ATY ishe LefKOPEJA .Me kete shtese sidomos fundin u shndrove ne Poet smiley

Isha i bindur qe dikush tek zgjedhjet e Korces te kishte vjedhur Nikun ose babasqapi qeka semure shume Rende pa sherim ! Me keto rreshtat e Pare le nje hije dyshimi qe babasqapi nuk eshte fare Rende smiley

Une jam me hunter-in.

Nese qeveria merr pagese te majme,perse te mos shkaterrohen armet ketu?

Asgje ska ndodhur kur u shkaterruan armet kimike te Shqiperise.

Nuk jane thjeshte arme o njeri, flitet per Sarin(komponenti me toksik dhe i rrezikshem qe ekziston) dhe kimikate te tjere teper te rrezikshem qe duan ti groposin ne ate vend smiley

Teknikisht nuk "groposen " se me nje shi , mbin bari dhe helmohen Lopet e PD-hit smiley Shkaterrimi ose dezintoksikimi  ,ka disa variante  , nder me te sigurtet jane Kimikisht shperberja .Proces i Veshtire qe kerkon teknologji , Ambiente e Personel .Mbetet Diegja me nje Filtrim te persosur !

Pervoja e ish Ushtarakeve te ish sistemit ka qene e vleresueshme dhe ne Kuadro dhe ne Teknika PRAKTIKE te zhvilluara ne Teren ! Djalli nuk eshte aq i zi sa e tregon lefKOPEJA ! Tani nuk besoj se ka Ushtri ne BOTE te drejtohej  me shef Shtabi te Pegjithshem GJUNKSH !

Idriz, ne shkaterruam tek 16 tone mustard gas, ketu flitet per 1000tone sarin, eshte skandaloze per nje vend te vogel si Shqiperia..Perse nuk i shkaterron vete Rusi apo Amerikani ne bace te vete keto, te dy i posedojne teknologjite e duhura...nderkohe qe kerkojne te paguajne teknologjine ti cmontojne ne Shqiperi... I duhet thene nje JO e madhe idriz se edhe Norvegjezet te cilet kane teklogji teper te avancuar si nata me diten me ne nuk ishin budallenj qe i thane jo

Art me shume dashuri e respekt .

Nuk eshte proces Teknik se sa Politik .Tashti mundet edhe ta pranosh mundet edhe Jo .Plus qe nuk di si te them se nuk jam ne brendesi por qe thjesht si teknik , nuk ka te beje shume Sasia se sa kapacitetet e shperberjes dhe  Koha !

Ty nuk ta ha mendja besoj qe te tilla jane kryer ne Teren ne stervitje smiley Kuptohet jo ne keto permasa !

e mori kthesen xakja. Timoni i kthym ne maksimum direkt, jo bute-bute

Idriz, duhet ti refuzojme pa asnje medyshje biles ti japim donacjon ato 2milione dollaret per ate 2.5milione femijet qe flene rrugeve te Moskes  smiley

Ç'beri Gjunkshi i nderuar, pervecse shkembim ne natyre te gjese se gjalle smiley ?!

po prit mer plak dallavere se do zoti dhe nuk bijn dakort. Ca do thush pastaj, qe humbi qeveria nji rast te mire me tregu aftesine e ushtrise tone dhe per te bere para? se un vej bast qe do thoshe dicka per qeverine e re te pergjegjshme qe nuk veproi sic do vepronte babasqapi

"rilindje toksike" smiley ka ne i linje per sjelljen e meparshe te FRD-se e tani tujen. Ka me te pelqy!! 

Po ajo nuk ka fara ne tekst... gjitshesi, qe ne nji tjeter....

Po nxjerr kenget e gjumit te Berishes Lefto... smiley Ju thash une, qe kur ra nga kali ai, jeni tu e honger te gjalle...

Ket besoj do ta kete kenge dushi, e Lefto?

Futi i teke tani e qetsohu... smiley 

ne fakt ajo eshte kenge Tironsash kunder malokeve pushtues, po Sala ka qef to invert the roles, vetem per ti heq pettlensmiley

Cer thu mer? Qysh qeka Sala malok pushtues? smiley

sipas vijes politike socialiste po! nuk e di une ku gjendesh ti aty brenda..

Nëse duhet patjetër me fara, ke Nik Guvën dhe Farat e Këqija me këngën "Te armët e mia", por s'po e vë se mos topitet revolucioni.

Une them qe ato armet kimike tja u cojne Hunterit dhe ACDC tek shtepia dhe le ti asgjesojne aty, meqenese qenkan kaq te sigurt. Biles ka shume kandidate te tjere per kete pune, Bushati dhe Rama te paret. Te marrin dhe kapterin e peshkut se mbase ai u jep edhe ndonje keshille se si te shkaterrojne pa probleme meqenese ka experience nga ushtria. Kushedi edhe e bejne te mos flas me percart.

Te keqen e somalezeve te Artit. Somalezet te marrin gjak ne vetull per keto gjera. Shqiptaret jane bere hyxhymert te medhenj. Do naften tone kanadezi.. vuuuu plot, do toke te hedhe helmet amerikani ... vuuu plot.

t'emen e s'emes. Keta te bejne te te marri malli per Dullen.

 

"Somalezet te marrin gjak ne vetull per keto gjera."

Jo per keto gjera, po he se e di vete ti... smiley 

Nuk e ka edhe aq keq.

po ik o mo u tall, me te....

Perse???

The United States has two types of mobile units for destroying chemical weapons - an Explosive Destruction System (EDS) that neutralizes munitions containing chemical agents, and a Field Deployable Hydrolysis System (FDHS) that neutralizes the chemical agents and their precursors in bulk.

The U.S. military has built five EDS units capable of handling several munitions at a time. It also unveiled its first FDHS unit in June, saying the system is "designed for worldwide deployment with operational capability within 10 days of arriving on site."

Baza nuk ekziston sepse ishte baze e levizeshme te cilen e sollen Amerikanet per nje vit ne Shqiperi dhe e rimoren serisht, pra bie poshte ky miti i Bazes se shakterrimit te armeve kimike ne Shqiperi

Ti e ke humbur besueshmerine e komenteve te tua me keto copy paste qe ben.

He fitoi Nabusko?

Ik mor palloshsmiley

Ore, po pse nuk i shkaterrojne ne Siri njehere? Edhe Asadi qe eshte kasap i dhimet veni i vet me shume se ketyre me c'duket.

pikerisht...

Nuk mund ti shkaterrojne ne Siri, sepse nuk ka besueshmeri. Shqiperia mund te jape ok per shkaterrimin e ketyre armeve per dy arsye. 

E para, arsye ekonomike. Shkaterrimi do te behej nga struktura te specializuara te ushtrise. Shperblimi per kete proces duhet te vleje disa miliona te mire, te cilet mund te futen ne arken e shtetit. Parate e shtetit administrohen nga politikanet. Politikanet keto para mund dhe do ti perdorin per tendera publik, ku te favorizohen biznesemenet e afert me to. Nje pjese e ketyre parave per demontimin e armeve kimike do te shkojne patjeter ne xhepin e poltikaneve. Politikanet, qe administrojne parane publike jane njerez si gjithe te tjeret dhe nuk ka asnje arsye perse te refuzojne nje propozim fitimprures si cdo biznesmen tjeter. Prezenca ne qeveri e LSI dhe deputetet-biznesmen te PS jane garanci per kete lloj arsyetimi me lart.

Arsyeja e dyte, eshte sepse mund te kerkohet si favor nga "partneret nderkombetar" 

 

"Nuk mund ti shkaterrojne ne Siri, sepse nuk ka besueshmeri."

smiley Nuk merrem mo me ty, po nigjo icik. Nje fshat teknologjiko-ushtarak, u ndertu brenda 24 oreve 400 metra mbi vendodhjen e nje force te kosniderueshme Talebane, dhe vetem disa km larg tyre. Brenda 24 oreve, barrake, mure rrethues, pajisje teknologjike, artileri e rende dhe barrakat ekpserimentale. 

 smiley Une e dija te lagja ngjitur. Dhe jo, 24 ore, por cuni halles me ka treguar qe e kane bere per 3 dite. 

p.s. hic mos u merr, se s'te pyeti kush. smiley

@ bredho, ah nuk e marr vesh fare, s'di cfare mund te kete thene.

po mos fol ne emer te interesave dhe aftesive te shtetit amerikan se po le koqen e namit... Ndonese nuk e ke per here te pare.

 smiley po po. te thashe pra, vazhdo. prap ti.

po ty nuk te shqetson fakti se xakja (per momentin se me vone nuk i dihet), eshte 100% dakort me ty?

Ka nje dryshim Absolut dhe katerciperisht te Pakrahasueshem per Variantin Mbeturina -Plehra .Vetem Gjembi mund te gjeje krahasime te perbashketa smiley dhe kjo jo pa lejen e kryetarit te Partise sone !

Keto te dytat . Jane te Njohura brenda Konventave Nderkombetare si ADM dhe si te tilla duhen Shkaterruar .Ka pas shume botime ne shtypin e kohes te  vlera per kete problem .Ketu nuk fshihet gje .Ketu hyjne ne Mes zgjidhje Teknike dhe Ekonomike .Ketu gjithshka e shoqeron nje Dokumentacion i rrepte Ligjor dhe TeknikTransparent me nje kontrollmjaft te rrepte gjate procesit ." Surpriza "....asnjehere nuk perjashtohen ! Nuk ka te beje Fare me Demontimin e Municioneve te Mejdiut e Xenit qe ishte nje veprimtari Kriminale ekonomike !Po ti shtosh nje municioneve "Kimike" mbrapa Po smiley

Te parat e Babasqapit jane MAFIE . Jane veprimtari te Krimit te Organizuar . Askush nuk eshte ne gjendje ne Pikat e kontrollit Shqiptar te beje analiza kimike dhe nukleare te mbetjeve .Aq me teper ne nje gjendje te tille Vraferie te Shqiptareve qe " per nje Grusht para " shiten dhe Grate , Motrat e Vajzat e tyre rrugeve jo me per ca Mbetje te teorive Industrialiste te Pjellave Injorante te etiketuara tashme ne Cilizma Univeristare te Babasqapit !

Nuk duhen te futen ne teritor Idriz... Bile duhej protestuar edhe po te futeshin te teritor te komshinjve...

Baza e permenda me lart nuk ekziston(sic e tregoi dhe nje reportazh ditet e fundit ne media) sepse ishte "mobile unit" i cili u rimor me pas nga Amerikanet...Prandaj baza nuk ekziston, perse me kaq ngulm ti sjellin ne Shiperi dhe riinstalojne baze te re kur ka kaq shume vende dhe hapesira te tjera?

Nc, nc, nc, i modh Endri Fuga! Ne fakt qe i vogel ka qene manipulator i klasit te pare. Shi si e ngrejten vete furtunen ne gote per amret kimike dhe ne fund e perdorin per perifitm te brendshem politik duke u thone JO amreve kimike. Nderkohe qe PO-ja nuk kish qene kurre opsion. Nuk ke ci thu jane ustallare! smiley   

Rono, eshte nje shprese.... se sikur s'po e fut doren njeri ne xhep per te paguar llogarine... Asadi thote aty tek 1miliarde eshte pazari...hidhuni... ndersa keta kane mbledhur vetem 13milione....Kasapi paska qene strateg klasi  smiley 

Po ca thu mer Arto, pse e veje ne dyshim ti qe Asadi eshte strateg klasi? Damasku ka shpik matematiken moderne mer Art, ehuuu jane te thella punet. Po mu po me habisin kto tonet sa pickadhije paskan qene. Nga e kan mor vesh maskarenjte qe projekti per ti shkatarru armet kimike eshte nje pordhe me rigon? E dine maskarenjte dhe dalin "vullnetare"! smiley

Vec drizi (dhe nja dy-tre te tjere) kundershtonin asgjesimin e municioneve konvencionale ne Gerdec ngaqe ishte e babasqapit, dhe aprovojne me kembengulje asgjesimin e armeve kimike ngaqe eshte e Rames. Kenga e preferuar e 0-idris-0:

Jetoj ne llogore
luftoj me faqore

Qilarin e Pierre-it ke fotografuar? Qenkerka boss zoti Thomai nuk e dija. Po cdo ai qe vjen ketu e pi fernet?

qilarin e Pjerit e kam pare, por nuk e kam fotografuar...  kshu me nje sy te lire qe hodha,   besoj se duhet te ishin nja  120 deri 150 shishe vere ne ate qilar...smiley   Ok,  ca nga ato shishet ishin si  ''arme kimike''.smiley, dhe duheshin demontuar..smiley  dmth vere jo e kualitetit te mire, por   pjesa me e madhe ishte vere e cilesise  se larte.

 

Pjeri eshte pijedashes ne pergjithsi dhe  e ka filluar pijen pikerisht me konjakun  (edhe fernetin)  e famshem shqiptar dikur..   prandaj dhe i pelqen   qe ne Albanie te pij konjak shqiptar.  eshte si dashuria e pare dmth, vete nga vete dhe nostalgjia therret..smiley

Ne kohen qe hynin pijet italiane kontrabande Belulo, 1996-97, me qerasi pronari i magazines, kushuriri i im, me nje gote Fernet-Bianka. 

- Do ta festojme sot Pjero, kemi bo pune t'modhe sot, - dhe veç kur hapi shishen 8 mij lekshe (te vjetra) Fernet-Bianka. Me mbushi gjysem gote. Po ky, thashe me vehte, ç'ma mbush keshtu kaq pak, dhe morra goten ta rrekellej, kur ... 

- ç'a osht kjo me, po kjo qenka si tretacikline, po kush tha qe jam semur qe te pij kshu medikamenti, - qeshen te gjithe dhe se piva dot. Te keqen e fernetit shqiptar, sidomos te Aqua-Likuorit, ne Tirane. 

Fernet - Bianka është shumë i dhjerë i dashuri pjerë

të provosh fërrnet brrankën... është çështë

Mire mer Bame ..me ty jam dhe rreshtohem dhe une ke shoqata Juaj ! Te protestojme !

Po ketu u be fjale per nje Vendim Shteti dhe nje deklarate te Min . te Jashtem te nje Shteti ndaj te cilave mund te kerkohet me shumeTransparence sipas parimit "hekuri rrihet kur eshte i nxehte "  .Une aty e kisha mendimin . Une nuk jam ACDC1 , besoj e ben dallimin smiley

Shoqata jone mund te behet Barikade si ajo e ambientalisteve Gjermane smiley dhe po ja dolem Hallall !

Ndersa per Gjunksh te jesh i bindur qe nuk ka fis ne Afrike ta emrojne shef te ndonje operacioni per gjueti elefantesh , megjithse nuk e kishe dyshim smiley qe Gjembi di ku bije Somalia smiley

Dallimin e boj Idrizo, po kaq pret opozita, nje reagim te mjegullt nga nje antar i panjohur i nje blogu te vogel per te ndez motorret... smiley 

Kujt po do me i tregue Somaline ti mer jahu

smileysmiley

Pse edhe ne Somali ke qene Gjembo?smiley

Po berber, kam qene pjese e forcave speciale Amerikane qe cliruan kapiten Richard Phillips. smiley

aha, kuptova. Mire se me qetesove. Kujtova se mos kishe pas shku me Zhyl Vern-in me nendetese dhe u bona pak gjeloz smiley

Po opozita nuk ndihet fare per ket pune?!

Te q$&sha opoziten ne b$the!!!

Motorr nafte lale... ne ket acar post zgjedhor, o tu ngrof linjat e naftes, motorrin e masanej do boje ndezjen... Prit, ca kane me te pa syte... dizell pauer e Lefto? 

Bame se ckam nje parandjenje qe 2 dite mbasi ti thone JO armeve kimike do dali Andrea Stefani me nji artikull ku do ta boj cope Opoziten pse nuk ju ndi zoni gojes per ceshtjen e armeve kimike! Jane ustallare po te them o Bame!!!

O Rono po tani qe nuk ka me pushtues dhe kriminele ne pushtet ku do ti zbrase energjite e teperta Andrea? Ta kishin bere drejtor burgu ne vend te Gaz Dibres qe te pergatitej mire kur ti vijne per edukim frymoret e PD-se.

opozita ka hallin e pallatit qe ka bezdis detin ne Vlore. Biles jane dakort qe nese nuk ua prishin ju japin heshtjen per kete problem.

opozita ngre zonin vec kur kercenohet me u shemb pallati i vjehrrit te bashes

Kur strukturat e shtetit shpallin se s’njohin ligj dhe veprojnë si banda, kundërveprimi vjen veç në formën e vetëgjyqësisë dhe rezistencës ndaj regjimit që po tentohet të vendoset, në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit.

Të mos bëhen fare merak njerëzit që mendojnë se kryeministri Edi Rama nuk do të japë një ditë xhevap për pallatin 4-katësh të familjes së Linda Bashës apo ndërtimin në Dajt të çiftit “Rama”, me rrogë kryeministrore. Do të vijë një ditë që dara e ligjit nuk do të jetë selektive dhe as abuzive – do të jetë e pamëshirshme. smiley

 

E ke vone re kapo, nuk po i pjerdh mo njeri? Kane nje jave qe bojne thirrje per rrevolucion te armatos dhe asnje lac nuk duket atje ke selia re? I gjetet burrat apo jo? Me kthe pergjigje, se ato kamionat me duket se do i shkojne gazib dhe somalezve...smiley 

U ca i shkreti tu dhone kushtrimin po aha ky popull e ka menjen me nejt ul e jo me u cu ne kome!

Ky eshte pushteti i mafies. Kesaj i thone mafia e kuqe ne pushtet, demokracia ne rrezik per jeten e saj. Vetem pergjegjesia e qytetareve mund ta shpetoje ate. Qytetare te ngrihemi sa me pare! Sali Berisha

 

Bame fola pak "serioz " edhe teknikisht kesaj rradhe se i tille eshte Problemi . Mbase dhe Ekonomik por duhet Kemngulur per tu thelluar Njohja .

Per mua Eshte Rasti i Pare pas 92 qe nje gje me pasoja Kombetare , Deklarohet HAPUR . Kjo eshte thelbesorja them Une . Pastaj LefKOPERA e Babasqapsa ne vathe me Gjembece kemi digjuar e do digjojme sa te duash sidomos me " Industrializimin e vendit me Plehra zotrie "

Biles dhe problemi i Rambujese nuk u deklarua kaq Hapur dhe si pasoje edhe Gjunkshet shesin dengela me histori Trimerie Babasqapore !

Se sa serioz ishte une nuk e di... sidomos kur "shpetoi" lajmi se Shqiperise po i behej nje oferte.  Une e shof si leve arkimedi, po qe edhe keta te tanet do fitojne ca pike politike ne fun, duket shume e mundshme. Ja ke per te pa, do ti lavderoje Lefti e do ti shaje Acidi...

Bame ty mire te te behet se nuk zike mend. Jo me larg se dje nje ekspert tjeter i njohur i peshkut te terhoqi vemendje. Cfare duhet te te thote tjetri me shume qe nuk ka rendesi nese rrezikojne te vdesin mijera njerez te pafajshem, rendesi ka qe deklarohet hapur. Your priorities are all messed up, Bama!

Meqe ra fjala te deklarimet hapur, tregoji pak se cfare thote AKIP: Qeveria shqiptare konfirmoi sot rastesisht per median franceze se Shqiperise i eshte ofruar pranimi i armeve kimike. Kerkesat per transparence nga populli shqiptar, shoqeria civile dhe media nuk u pane te arsyeshme per sqarime.

Ja dhe nje paragraf interesant nga Kabllet e Wikit i cili flet pikerisht per ato 16tonet qe shkaterruam me ndihmen SHBA&BE

 

3. (C) When Albania became the first country in July 2007 to eliminate its chemical weapons stockpile, there was little concern about the thirty containers of hazardous waste that were generated in the process. The GOA had originally agreed to take responsibility for the waste. However, implementing agency DTRA (Defense Threat Reduction Agency) subsequently agreed to package the waste in double-leakproof containers which would hold it securely for 20 years at the Qafe Molle facility. This would permit plenty of time to build a hazardous waste facility to dispose of the waste. DTRA ran out of money before completing the job and left several additional containers of waste for the Albanians to handle.

 

 

Pra 30 fuci me mbetje te rrezikshme kimike u krijuan si rezultat i 16 tone armeve kimike...Bejini ca llogari 1000tone se sa fuci i bien..Dhe historine e keto fucive tona e dime fare mire qe filloi te rrjedhe arseniku dhe merkuri

 hold it securely for 20 years at the Qafe Molle facility. This would permit plenty of time to build a hazardous waste facility to dispose of the waste. DTRA ran out of money before completing the job and left several additional containers of waste for the Albanians to handle.

Nga reportazhi i Erebares per sigurine e bazes:

Baza ushtarake e armëve kimike, ku thuhet se vijojnë të jenë të magazinuara mbetjet e kimikateve të demontuara shqiptare, nuk e ka më seriozitetin e pesë viteve të shkuara. Atje nuk ka asnjë roje. Kur them asnjë, do të thotë asnjë, zero. Te kulla e kontrollit në hyrje të bazës ku dikur kishte ushtarë të armatosur, tashmë ka vetëm një grafit elektoral ku shkruhet “Sala 1”.

...  Mbi platformën e betonit të demontimit dukeshin ende fuçitë dhe kontejnerët.

Hapen ndonje fuci keta? tunden ndonje? smiley 

Jam ca i paqarte ama, as edhe nje kemb njeriu?

Kur them asnjë, do të thotë asnjë, zero.

Pra qenka nje vend i abandonuar, ose i lene mbyllur. Asnje nga te dy rastet nuk do me bente cudi nese atje nuk ka me as mbetje e as biprodukte. 

The MOD expected the HW, consisting of salts of lead, mercury, and arsenic, to be stored in a permanent HW facility which would be located in Albania and financed by the EC. However, the EC changed its plans due to local resistance to a HW facility in their community, leaving the Qafe Molle waste problem unaddressed.

...he forgets that ants could eat him or that a great arsenic lobster could fall suddenly on his head.

Nje pjese e mire e fucive filluan te ridhnin arsenik dhe merkur thote Withers(paragrafi 2) dhe shume fuci u shiten per skrap nga Mediu e co  smiley

In may 2008, DRTA's remetiation contractor repacaged the HW, cleaned the scrap metal and send it to a smelter

O Arto, te paska hyp ne qef wiki i Withersit?

Po lexo, lexo icik me shume aty se ka perla per te tere. 

Ju i shikoni pune qejfi keto ceshtjet e ambjentit qe ju rrethon....gjera vogelsira qe sja vlen te merresh fare....keni ideale ju mer jahu, jeni brezi metropolisteve te Ezelit dhe Marinmarit

Ne rast se e lexon ate wikileaks-in duket qarte se shumica e produkteve te rezikshme u larguan.

-- Industrial chemicals in the vicinity of Porto Romano were leaching into the local marshland from decaying containers. The Dutch government packaged the HW, which was then shipped to Germany for permanent storage. -- The EC funded the packaging of arsenic salts in the vicinity of Fier. Albania is looking for a donor to accept the HW, possibly Italy. -- Cyanide compounds discovered in Qafe Molle were packaged and shipped to the United Kingdom for destruction and permanent storage, funded by DTRA. -- Thirty tons of fuming nitric acid, a component of SA-2 rocket fuel, is being packaged by the OSCE and will be shipped to Sweden for destruction. -- Small quantities of nuclear compounds have been shipped to Germany for storage.

 

Gjithashtu te krahasosh armet e Sirise me lendet kimike te shqiperise eshte pakez si te krahasosh molle me portokalle. Shumica e produkteve kimike shqiptare eshte produkte industriale te vjetersuara, kurse ato te Sirise u krijuan pikerisht per te vrare njerez.

 

Ishalla kto brezat e ri po na dalin me naj deformim t'hajrit.

Ja tani me qe kembngulni keshtu pa njohur e ditur Gje . Wiki eshte Wiki dhe flet pa Permasa Fucish .

Zakonisht perdoren Fuci 1-2-5 kuintalshe . Llogarite mund te behen ! Po une nuk e kam as pak aty .Ky problem Teknik nuk paraprin PASOJAT qe rrjedhin nga pamundesite e shkatrrimit . Shkaterrimi eshte Absolutisht nje Porces tjeter qe me permasat e Fucive parashikon KOHEN por jo Mundesite . Mundesite jane EKONOMIKE ne rradhe te Pare te shoqeruara me probleme te tjera teknike , nder me kryesoret Specialistet dhe Objektet qesidoqofte me nje Pagese te mire Gjenden !

Tani per Bamen per merakun e LefKOPEVE. Me Habite seriozisht me Habite !

Me te vertet prokupon njeri ne Shqiperi nje e folur e saj ? Kjo, po qe se ka nje gram te vertet jashte ketij Blogu te nderuar , ku ajo eshte nje personazh i Vlere per Handikapatet Mendore , atehere Shqiperia ka Probleme shume te Medha me kapacitetin dhe gjendjen shendetesore mendore . E vetmja vlere e saj mund te jete nje Gazetare RD-je dhe nuk ma domendja ta pranoje Fariu ! Kjo qe pika e fundit SERIOZE perjashtuar zbutje te variantit LefKOPE , te nikeve Gjembi i Tredhur , Diare etj te krahasushem me "mend deri ne Gryke " 

Me shume dashuri sejcili ne te veten  smiley Fund

Nuk ke ca te thuash, eshte i madh kur fillon e flet si teknicien smiley 

Shife si thote tani, nuk ka gje te keqe me armet kimike, ka kushte teknike, ka marrveshje nderkombetare. A thu per riciklimin e plehrave nuk jane keto gjera fare. 

smiley Udhetimet e Guliverit....

" .... Prania e përhershme e një makine zjarrfikëse dhe një autoambulance janë shenjat e vetme që sugjerojnë që vendi është nën një rrezik të vazhdueshëm dhe se kushtet e sigurisë duhet të jenë të larta..." 

 

 Po ç'a rreziku o Gjergj, rrezik ato edhe te pa çmontuara duhet te kene qene te parrezikshme, po te kene qene kineze smiley

Jam shume e indinjuar per kete lajm. Qeveria shqiptare duhet ti jap nje rendesi te dores se pare te tilla vendimeve. Nuk e kuptoj z.Minister qe paska akoma kohe per te menduar. Te tilla kerkesave duhet ti thuhet "Jo" pa asnje medyshje.

Lidhur me kete teme une do T'i lutesha mikut tim, ing.kimist V.Koshuta, si autoriteti me kopetent ne kete fushe, mbaruar e specializuar ne vendprodhimin e ketyre armeve, te mund te jepte opinionin e tij, ne se mbetjet e tyre, pas demolimit, perbejne rrezik.Por kurrsesi nuk mund te bindem ndersa prallis per rrezikshmeri te larte ...Sazan Guri apo Gursazani..

Perpiqu ta takosh Grave, dhe na sill ndonje mendim te tij ketu. Me vjen keq qe shum pak eksperte marrin pjese ketu. 

Grave, pyetja shtrohet thjeshte fare dhe me nje linje llogjike : Kemi dy superfuqi si SHBA dhe Rusia te cilat posedojne shume qendra te avancuara teknologjikisht dhe hapesire per shkaterrimin e ketyre armeve "te cilat po marrin vete persiper ti  shkaterrojne". Tani kemi po keto dy vende te cilat kane shkaterruar reciprokisht SHBA 25mije tone arme kimike dhe Rusia 29mije tone, nderkohe kemi nje vend te vogel si Shqiperia pa teknologji,logjistike apo hapesire te cilit duan ti hedhin kete barre te rende te azgjesimit te 1000toneve...Me perteksin sepse paskemi azgjesuar me skuses 16tone arme(ironikisht keto po me ndihmen e SHBA, e cila na dha borxh asojkohe nje labroator te levizshem per shkaterrimin e tyre)...

Ku llogjika ketu? se me duket se po e kruajme veshin me kembe

Art, ju lutem lexome me poshte! Jo mendimin tim por te autoritetit kopetent...

E si me ke rilexuar ke po kete mendim si pergjigje?Land

Grave, te kuptoj fare mire, eksperti do te jape mendimin per rrezikshmerine, nuk po ndalem aty..Une thjesht shtroj pyetjen llogjike: Perse caktohet nje vend si Shqiperia i cili nuk ploteson as standartet minimale per azgjesim armesh? nderkohe kur k vende te tjera te avancuara te cilat mund ti shkaterronin pa problem...Perse i tha Norvegjezi dheFrancezi jo?

Une shpresoj te jete ajo qe permendi Roni, thjeshte nje loje per konsumim te brendshem megjithate friken e kam...

Une thjesht shtroj pyetjen llogjike: Perse caktohet nje vend si Shqiperia i cili nuk ploteson as standartet minimale per azgjesim armesh?

Se kane gjetur shesh e bejne pershesh. Se uji atje eshte tashme i ndotur me ca mbetje kimike, nga ato te Qafe Molles qe permendte Wiki. Nga ato qe zvogelojne sasine e calciumit ne kocka. Prandaj dhe politika atje eshte e populluar me butake, pa shtylle kurrizore, qe nuk kane burrerrine t'i thone nje assertive NO cdo te huaji qe ve kepucen ne ate toke per ta vjedhur dhe per ta bere kosh plehrash.

 

Grave, 

Cdo lloj mbetjeje i gjendet dermani.  2 kompani energjie amerikane sot po zgjerojne pishinat e tyre per depozitimin e mbetjeve nukleare. Te dyja ne afersi te ngushte me qytete te rendit te pare. Nuk eshte ky problemi; problem jane proceset dhe sistemet,(jo thjesht ato kimike) si dhe implementimi rrigoroz i tyre, jo vetem sot por pergjate te gjithe jetes te dekompozimit te biproduktit. Rreziqet per sasi te tilla, si ato te Sirise, si ne transport, demontim (pasi flitej qe pjese e arsenalit eshte edhe i ngarkuar ne raketa, sipas CNN etj), procedim kimik, magazinim e ruajtje jane shume te larta. A duhet te bartet ky rrezik?

Bama, i dashur, nuk eshte demontim, por demolim.Se dyti, Ju mire e keni, por ne nje vend si imi e Juaji, ku mileti helmohet edhe nga qe nuk njeh kepurdhat dhe prej bukes qe lepin miu, veshtire te kete miresi nga " basene" mbetjesh kimike.Se nga nuklearet...Mos o Zot! Mbetjet kimike nuk kane shperberje te metejshme...se ndryshe nuk d te quheshin " mbetje"

Grave, 

Mbetjet jane te disa shkalleve(nese flasim per sistemin e "larjes" se agjenteve), niveli i kerkuar i "purifikimit" rrit eksponencialisht koston.

 

Bama, ja si thote soecialisti: numuri i viteve qe mbetjet te mund te quhen te Parrezikshme, ne te tre drejtimet e rrezikshmerise, jane ne ...infinit..
Ca dmth me kete, ai e di.

Mua ashtu ma shpjeguan procesin e "larjes" Egziston edhe mundesia e djegjes me tha, por kjo kerkon nje sistem instalimi filtrash qe ne do na duhej te pakten 1 vit ta ndertonim. 

me një fjalë që "mbetjet pas shkatrrimit" mbeten gjithmonë të rrezikshme; thotë specialisti.

" SHBA kane kerkuar nga Shqiperia qe te shkaterroje armet kimike "

Iku dhe ky muhabet , fatkeqesisht smiley
 

C`ne Shqiperia me keta te medhenjte, nuk te ben peshtypje?!! smileyAmerike France Norvegji, Rusi....)

Brad, po e kane thene " Ata" qe citoni Ju, kush ka b...te thote edhe kaqe sa thashe une? por ai secialist qe permend une, ne tel me tha: " Shperbehen si arme por kurre si mbetje toksikuese....!

Aq me keq , atehere na ngilkan mbetjet toksike perjete ketu ne ndonje tunel vari lesht ku roje eshte roja Pyjores .

O Grave, 

Shpresoj ti kesh marre leje ati mikut tend. E ke icik ves te keq ket permendjen e emrave dhe muhabeteve te bera ne konfidence. smiley 

Nje vrejtje pa vend sepse i mora leje, por me qe e ke si ves te beshe vrejtje perqindja e saktesise prae mire me ben.Megjithate, sikur une te isha problemi, Ju, mesiguri prape nuk do ndjeheshit rehat

Ndjese!! Je i vecante o Grave! Une pershembull gjithmone harroj ti pys njerzit, a mund tjua postoj kete qe thate te peshku... prandaj edhe them degjova keshtu e ashtu... Nejse rendesi ka qe mos te na i postojne keto dhurata per krishtlindje. 

Bama, me degjo pake! Eshte nder te vetmit raste kur duhet te diskutojme me pergjegjesi te larte njerezore e qytetare.Ka te beje me fatin e brezave te tere,Jemi vend me vetem 28.000 km kuadrat.Dhe une kete gje e vlersoj maksimalisht, duke i urryer te gjithe politikanet qe u ngjajne mafjozeve siciliane dikur, te cilet " varrosnin " mbetjet nukleare " pér pare ne shpellat siciliane.Jemi ne te njejten situate por me ndryshimin se mafiozet jane me pushtete.Ndaj nuk pertoj te pyes per ate qe nuk e di, bilez edhe ta bezdis nje mik, kur ai ka nje vaki, vetem e vetem qe te mund te kontribojme...Me kuptove besoj!

Shume dakort!

Qe do te thoteeee, se; Mbeten si rrezik helmues per zonen perreth.   Tani lind nje pyetje tjeter, Sa eshte rrezja e rrezikshmerise. 

Siperfaqja e rrezikuar o 28,748 km^2 Pjer.

Prek dhe nje pjese te mire te Pescares.

Keni korespondente andej? Si jane reagimet? 

Shperbehen si arme por kurre si mbetje toksikuese.

Asgje nuk zhduket cdo gje transformohet Baza e armeve kimike jane toksike si ka mundesi te mos kete mbetje?!! Ku shkojne mbetjet toksike? smiley

E sqarova me lart te kabllot e Wikit kur u azgjesuan 16 tonet me armet kimike tonat, nga azgjesimi i tyre u gjeneruan rreth 30 fuci me mbetje te rrezikshme si arseniku,merkuri,etj

Dakort pra ate po them edhe une, mbetjet toksike ngelen panvarsisht demontimit te tyre si perberes ne armatimet kimike smiley

Art, te dy te fundit ...nuk quhen mbetje.Mbetjet jane lidhje dyfishe ...te pandashme

(C) When Albania became the first country in July 2007 to eliminate its chemical weapons stockpile, there was little concern about the thirty containers of hazardous waste that were generated in the process

 

Grava keto elemente te rrezikshem jane mbetje nga procesi i shkaterrimit te armeve. Nga cdo shperberje, shkaterrim do te kete mbetje

topa bore hedhin shoket tane,

 

E di si behet kjo pune. Edi t'i beje nje zile, leqe jo se ashtu eshte nje muhabet. Pra te takohet "rastesisht" me Bashen ne shetitje. E t'i thote, vella Lul, (hajt se i tha vella Rexhepit per ate pune) na zuri e do ta heqim bashke, se kalamojt e te gjitheve do shkojne per lesh. Ti fillo bej nomin, po s'pate rob te jap ca une borxh. Leqe nxirr ate gjememadhin, se e qan ai. Une po bej sikur frikesohem. Arvizu, po e kemi enjt do beje nje raport zi sterre, jane terbu shqiptaret dmth. Kerko ca te dush vec karrikes, ta kam fal pallatin, bile ti s'do ta besosh po edhe te ppu s'do permendet me babasqapi. 

“I don’t know how they can possibly meet that deadline,” said Brian Finlay, a weapons specialist at the Stimson Center, a defence think tank in Washington, D.C. “There’s just too much involved in destroying this stuff.”

Only the United States and Russia have had experience decommissioning large amounts of sarin weaponry.Dealing with a chemical agent that already has been put into bombs, artillery shells or other weapons is an even greater challenge. Robotic systems are usually employed to remove the shells’ contents, and separate facilities are needed to destroy the casings and other parts of the munitions.

 

O po shyqyr qe mblodhet ushkuret dhe u kujtuat te benit ca opozite...Ate kryetarin ku e keni? se nuk po i dihet zeri...Ah opozite e plevitosur, o opozite e plevitosur

Amerikanët thanë që bombat kimike do i sjellin në Shqipëri për të mirën tonë sepse hapin vende pune, prandaj e bën Edi këtë, për të mirën tonë. POPULL MOSMIRËNJOHËS.

Pra 2 vendet më të mëdha dhe më të zhvilluar në botë (Russsi, USA) i kërkojnë një vendi të vogël dhe të prapambetur të marrin përsipër bombat kimike siriane. Nuk ju duket e çuditshme?
Nuk po shikoj ekologjistët dhe shoqatat e rastit të protestojnë apo të kërkojnë sqarime. E kuptoni dëmin e pallogartishëm që i bëhet nga ana turistike Shqipërisë e cila njihet tashmë nga e gjithë bota si kazani i plehrave kimike!

a mund te vihet mehdiu dhe xeni per ta bo ket pune? se ato e dijn mir ket biznes

Merreni vendimin , por qete qete, pa zhurme, armet kimike jane te skaduara ska vend per panik, plus miliona dollaro.

po gjith ato krutan qe ngelen pa pune .... ja, te punojne ke fabrika demontimit te raketave me gaz sarin.

Nuk e di pse jeni kunder ??!!

nuk u tha : Pushteti eshte i popullit ,detyrat jane te qeverise ??

Jam kunder demontimit te armeve kimike ne Shqiperi .Te behet referendum ne Dhjetor  ,ai qe ishte per mos lejimin e plehrave.A ka plehra me shume rendesi se armet kimike,ku jane protestuesit se nuk po i shohim  ne media.

Te Uzina e Mjekësit paska dal llafi

A e pranojn elbasani se kane  protestu per kurumin dhe kjo ja kalon 100 fish asaj

Sigurisht qe vendimi do te merret pasi te jene degjuar grupet e interesit.

Nuk na bajne gja neee jo 1300 ton lande armesh kimike , sa ushqime kena hanger plot me kimikate keto vjetet e fundit ato sjane asgja..

Moren gje vendim? Duhet te behet publike vendime te tilla.

Po pse ka patur ndonje oferte publike? Nese jo, as edhe nje "JO" mos prit qe te kete.

Cfare do te thuash me "oferte publike"? Per cilen ane e ke llafin? Ministri i vendit pergjegjes e beri publike qe ka marr nje oferte. Ti pret tani qe pala qe bene oferten te bej nje deklarate per shtyp per popullin shqiptar.

Nese pala qe ben oferten e ben nen rogoz edhe pergjigja e tille ka per te qene, pra nen rogoz. Ja kete desha me thene. Dipllomacia ne te shumten e rasteve keshtu vepron.

Posi mo Kuaz se pala e ofertes ka pergjegjesin ndaj qytetareve shqiptar.

Sipas ministrit të Jashtëm, diskutimet SHBA-Shqipëri ende nuk janë zyrtarizuar, madje as deri në nivelin teknik

Kot shqetsohen njerezit. Sot vete Arvizuja kishte pune te tjera ne Bashkine e Rubikut e as e kishte mendjen tek ca thashetheme. Ja do kete pyetur SHBA a mund te japim ne ndihme, meqe kemi ekperience e paskemi qene te paret qe jemi carmatosur nga armet me helm. Ketu ka mbetur. Ca vendimi duhet? Sikur s'ka nevoje per vendim. 

Deshiroj te permend gjithashtu se i gjithe procesi i kerkeses per alokimin e armeve kimike duhet te behet publike. Normalisht Shba s'mund ti bej kerkese nga ana e vet Shqiperise, pasi lufta s'eshte ndermjet Shba dhe Sirise. Por sigurisht si pale e interesuar bene thirrje per gjithe shtetet antare te NATOs dhe aleatet qe kane mundesi te kryejne procese te tilla.Shqiperia nuk i ka dhe do me vinte keq nese e kalojne neper mend. Normalisht Organizata qe fitoi Nobel do luaj nje rol ne procesin e shkaterrimit. Uroj thjeshte qe ministrat  rinj te mos bien pre e te tilla kerkesave. NEse mendojne se duke kryer servilosje do arrijne ndonje status nderkombtar , gabohen.Norvegjia ka disa fish territoritorin e Shqiperise,vende pa fund te pa banuara dhe teknologji disa here me te sofistikuar dhe se ka pranuar kerkesen.Shqiperia duhet te drejtohet drejt zhvillimit mjedisor.

 Reuters sikur thote thote qe keta tanet paskerkan ofruar vete vullnetarisht per ti marre armet

* OPCW received about than 10 million euros in cash donations

* Total cost expected to be tens or hundreds of millions

* U.S. donated $6 million in cash, equipment and training

* Albania offers to be location of chemical weapons destruction

thuhet qe nji alternative eshte bere dhe Belgjika. Nuk do habitesha sikur te kete gisht Pjeri

Filluan pushtelliqet Made in Soros-Bushatis smiley

Bravo Besnik. 

Fatkeqesisht: 

Skenari i transportimit dhe eliminimit në Shqipëri i armëve kimike siriane bëhet gjithnjë e me i afërt. ...Më pas gazrat helmues do të lundrojnë nëpër Mesdhe me destinacionin më të mundshëm në Durrës. “Foreign Policy” thotë se dy diplomatë të Këshillit të Sigurimit kanë deklaruar duke ruajtur anonimatin se, SHBA është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Shqipërinë. 

 

Vetëm mendimi që të ç'toksikojnë armët kimike në Mjekës duhet ti bëjë të gjithë shqiuptarët të ndërgjegjshëm dhe kundërshtar të pathyeshëm të këtij projekti nosens për Shqipërinë.

Mjeksi është shembulli i gjallë i ndotjes së ambjentit (tokës, ujit  dhe ajrit)nga industria kimike .Nqs  se keni dëgjuar për viç me dy koka apo anomali të tjera gjenetike në fushën e Elbasanit përgjegjsi kryesor është uzina kimike ushtarake e Mjeksit ndotja e së cilës gjithmonë është fshehur pas "metalurgjikut" por veç për ata që s'dinë gjë ose bëjnë sikur s'dinë.Kush e di sa vite e vite jetë punëtorësh ka marrë kjo uzinë pa folur për ndotjen e ujit, tokës dhe ajrit dhe vite të tjera jete të banorve të fushës.

Shqiperia s'ka as kushtin më të vogël teknik, njerzor e moral( ne me një çi qi t'ëmen shtyjmë 1 vit) për një punë të kësaj shkalle rrezikshmërie e sigurie.

Më duket nosens qoftë dhe përmendja e Shqipërisë si vend i munshëm pasi edhe sikur të plotsoheshin kushtet teknike nuk plotsohen kushtete sigurisë maksimale që një pjesë e mir e armëve kimike të Sirisë mos qarkullojnë si trafik me interes të nalt fitimi.

Po vendet fqinjë se kuptojnë vallë se kjo ve në rrezik dhe vendet e tyre pasi një "aksident teknollogjik" i mundshëm në shkallë sipërore në kushtete Shqipërisë plus rrymat ajrore natyrore i mbysin ato më parë se shqipot.

Bëhet fjalë për një arsenal prej 1000-1500 ton as magazina për vendruatje s'ka ushtria shqiptare le më për kushtet.

Nuk mendoj se amerikanët e kanë seriozisht duhet të jetë "lojë" për të mashtruar opinionin  diku tjetër a ku di unë ndyshe është një budallalëk me brirë nga ana e tyre dhe shtabit të NATOs.

Qeveria e shqipërisë i ka të gjtha kushtet ligjore, morale, teknike e territoriale për ti thënë "JO" kësaj pune sado fitim prurëse që të duket.

Jo or Jo  plerave kimike aq më shumë armëve kimike.

Ku është ajo aleanca kundër plehrave pse nuk fillon peticionet çfarë pret? 

Qeveria shqiptare i ka kushtet ligjore te thote jo, vecse i mungojne breckat. 

Shtylla kurrizore thuaj smiley

Ku është ajo aleanca kundër plehrave pse nuk fillon peticionet çfarë pret? 

Eh, me Salen benin gam gam ata.

Me Arvizun i kane hequr breket me kohe.

 

Ja dhe Arvizu-ja i shmanget pyetjes me spec.... 

Ku është ajo aleanca kundër plehrave pse nuk fillon peticionet çfarë pret? 

 

 

Une cuditem si nuk reagojne dhe fqinjet, se mire shqiptaret, sic thote Pjeri jane ftof ne tajare. 

C'pune kane fqinjet?

Nuk e di a ke jetuar ne kohen qe plasi Chernobyl. E gjithe Evropa filloi te hidhte ne plehra perimet, qumeshtin etj. Partia jone doli ne media e tha "s'ka asnje rrezik, prodhimet tona jane ne rregull e s'kane radioaktivitet. Radioaktiviteti shkoi matan nesh ne Itali, France e Spanje, por i ra rrotull Shqiperise se keta tanet kishin ndertuar nje mur mbrojtes te padukshem kundra radioaktivitetit smiley  Keshtu qe ky muri ekziston ende me duket.

Ishte muri i Partise ai, iku bashke me te, po ata qyqaret, fqinjet dmth, nuk e dine kete sekret. 

 ishim keshtjelle e pamposhtur buze Adriatikut.

Lessons From Destruction of U.S. Chemical Weapons

The U.S. experience in destroying its own stockpiles suggests eliminating those from Damascus could be a complicated, lengthy and even risky endeavor.Most munitions are artillery rounds, mortar shells, rockets and land mines made to aerosolize liquid agents when detonated which makes an error during destruction much riskier and requires more time and more advanced facilities.

To destroy mustard gas, specialists dilute it with hot water, then add microorganisms to consume and digest the remaining elements. Nerve agents like sarin are often diluted at high pressure until active agents break down into component parts, which are then filtered out, officials said.

For Syrian chemical weapons probably wil be prefer this storage technique, which could lead to speedier treatment, said James Lewis, a spokesman for the Center for Arms Control and Non-Proliferation.

 

Ruset asnjehere nuk i kane dashur shqiptaret. Me kete rast nje rruge e dy pune. Edhe fitojne ca kohe me Asadin, edhe helmojne shqiptaret. Jane p... dhie. Tani jane me fat qe kane edhe  piktorin ka dhene prova per nxjerrje b... . Gati e ka edhe kesaj radhe.
 

Mesa duket Rilindja ka gjetur nje shortcut per te cuar shqipot e sotem e te ardheshem shume me shpejt ne parajse. Si tha ai, akoma s'kani pare Kulture ju. 

Dikush ka thene disa here qe Rama do hyje ne histori.

Po pse kot e vune sloganin RILINDJA ata.  Do vdesin njehere njerezit (qofte larg) nga helmet kimike, dhe do rilindin pastaj.

I madh, i madh!!!

Tani edhe sikur "hot air" te jete sic mund te pretendohet nga disa, lajme te tilla vetem do ta shkaterronin edhe teper ate pak imazh te shpartalluar te cilin po perpiqen te rimekembin "Rilindasit". Pse mos te tallen fqinjet, i kemi ulur breket per kedo e kemi shendrruar vendin ne nje tabele qitjeje per c'do lloj marrezie!

Lexoja ca tek lajmet e B92, serbet te entuzjasmuar..lexoje komente si ."Ja keshtu do ti shuajme minjte e Shqiperise" "varreza e helmeve t botes Shqiperia"..Kemi pastaj ato ofertat e  2milione dollareshe te Rusise qe jane si puna e asaj te peshtymes ne fytyre...Kur do dali nje politkan me klleqe ne ata vend te mbroje interesat e Shqiptareve dhe jo te beje servilin e marrezise?..Shembull:Kemi nje cope Maqedonie qe ka kaq dekada dhe i ka treguar gishtin e mezit grekut,BEse dhe ShBAse kur bie fjala per emrin....

Nje gje me cudit, po njerezit e femijet e tyre nuk u dhimbsen ketyre palo politikanesh. Apo cqt. 

Nje gje me cudit, po njerezit e femijet e tyre nuk u dhimbsen ketyre palo politikanesh.

 

Si perfundum kshu me smiley

Deri dje pastrojshim pare si mret, sot pastrojm tvjellmet smiley

Sipas TV-se se Sander malokut eshte gati marrëveshja Shqipëri-SHBA për armët kimike të Sirisë. Ishte lajmi i pare qe u anoncua nga lexuesja e lajmeve, biles edhe me nje ton triumfator a thua se eshte ndonje sihariq per ne. 

Dmth tv i sander malokut ta paska fajn?

QR asht ba me ik me ju lan te shuheni si far.

Kane te drejte sepse i pari vendim i qeverise se re ishte anullimi i ligjit te plehrave,tashti si do ta justifikoje pa kaluar as nje muaj 

Po si nuk e kuptoni valle, qeveria e RILINDJES anulloi perpunimin e mbetjeve shume te rezikshme te aluminit , por do te eliminoje te njejten sasi ne peshe, te Lendeve Helmuese Luftarake, qe ekspertet e saj i vleresojne aspak problematike. Nuk i kuptoni ju populli keto probleme, pastaj dhe po pati ndotje, Shqiperia eshte e madhe, gati sa Rusia, do i zhvendose banoret e demtuar nga Mjeksi, ne Gerdec duke ju kujtuar tragjedine qe shkaktoi krimineli Berisha atje, kur amerikanet i kerkuan te cmontonte municionet. Fundja dhe po ndodhi gje, faji nuk i eshte i PS-it, eshte i amerikaneve qe nuk ju bie shtet tjeter ne mend , pervec Shqiperise, te udhehequr nga RILINDASIT.

tashti si do ta justifikoje pa kaluar as nje muaj

 

-keshtu!.smiley

..imagjino nje aksident tjeter ne uzinen e Mjeksit por ket rradhe me ndryshimin qe ajo reja e tymit te jete gaz Sarin .

Te hidhet per votim ne kuvend ky propozim, ose me mire te behet nje referendum popullor..te shohim kujt ja mba tu thote ik pirdhu amerikanve,Nato-s BE-se..o Enver Hoxha,qe nuk te kuptuam kurre !!

Kjo nuk duhet te ndodhe, sikur dhe 100 qeveri te rrezohen. Shqiperia nuk ka as kapacitete, as disiplinen e duhur te hyje ne aventura te tilla. Absolutisht lajm i keq, i duhet thene JO.

Une jam pro shkaterrimit te ktyre lendeve ne vendin tone. Kuptohet qe 1000t jane shume dhe perbejne rrezik kombetar duke marre parasysh kufizimet gjeografike dhe infrastrukturore. Ama nje sasi me e vogel duhet marre seriozisht ne konsiderate nga qeveria. Ne kembim duhet te kerkohen armatime nga Amerika dhe incentiva te tjera nga Rusi. Amerika psh ka nje stok teprice tankesh M1A1 si pasoje e riorganizimit te forcave te armatosura. Para nja 2 vjetesh i ofruan Greqise 400 M1A1 dhe diku 700 APC, kurse Marokut 200 M1A1. Besoj se nje batalion me diku 50 tanke do ishte i mjaftueshem per ne.

Sa i takon rrezikut qe kto arme perbejne per publikun, duhet sjelle per shkaterrim vetem nje pjese e stokut rezerve i cili gjendet ne fuci ose konteinere. Nuk duhen sjelle predha te mbushura pasi kto te fundit duhen cmontuar gje qe rrit shumefish rrezikun. Lendet ne fuci mund te digjen ne furra speciale dhe nuk kane ndotje pervec CO2.

Po tanket cna duhen neve kur kuptohet qe minat antitank apo RPG e nxjerrin tankun jashte loje? Ti thu ti coi prape qeveria per skrap? 

Jo lajm i keq, po ky eshte fundi i Shqiperise. Ne dreq te shkojne partite e politika. Kjo do te helmoje jeten e kushedi sa brezave. Pasojat afatshkertera dhe me keq akoma afatgjata s'i di njeri. Kush eshte patriot sot duket, me sa ka ne dore ta pengoje. Neser s'i duhet me njeriu. 

Meqe i paska shkaterruar kaq shume nje gje nuk po kuptohet, perse po ngulmon kaq shume ti sjelle ne Shqiperi dhe vende te tjera?..nderkohe kur i ka te instaluara dhe ne funksjonim fabrikat e posacme per shkaterrimin e tyre?..Shqiperia sot nuk posedon asnje fabriken per shkaterrimin e tyre.

Tani te krahasosh Ameriken me Shqiperine si nga siperfaqja,teknologjia,logjistika,etj eshte  ti thuash mendjes ik pirdhu..Eh po mer njeri amerika ka dergu edhe mision ne Mars dhe njeriun ne hene psh..Tani ne po diskutojme per Shqiperine qe nuk mundi te bente nje demontim predhash dhe fishekesh te zakonshem dhe hoshi ne ere me qindra familje...Apo do te diskutosh ca ate misionin 1 vjecar te cmontimit te armeve tona kimike (qe si kalonin 16 tonet dhe jane loje para 1300 tone sarin). ketu flitet per 1300tone sarin qe do te mbysnin gjithe vendin...

Me ju nuk diskutohet mer jahu se ju plqen ti ulni breket ne fund te kembeve dhe nuk ka rendesi se c'ju futet pas..vec te jete made in USA

Art pertej te futmeve para a pas une them ti marrim gjerat shtruar.

Arsyen se pse nuk i shkaterrojne ne vendin e tyre nuk e di, por mund te kete te beje me rregulla dhe ligje te brendshme te cilat nuk e lejojne importimin pa modifikuar legjislaturen. Ose me faktin qe Amerika kerkon aktore te tjere nderkombetare te kontribuojne ne ceshtje te tilla. Rendesi ka qe ky eshte nje shanc per Shqiperine te kontribuoje ne ceshtje te sigurise globale.

Nuk po krahasoja Shqiperine me Ameriken, por thjesht po kerkoja ndonje studim apo kerkim shkencor apo qofte edhe ndonje legjende urbane lidhur me efektet e shkaterrimit te armeve kimike ne popullsine e vendeve ku kto arme jane shkaterruar. Mos harro qe Amerika ka shkaterruar plot 40k ton me teknologji te viteve '60, shume here me te prapambetur se ajo e tanishmja. Cfare efekti konkret ka patur shkaterrimi ne popullsi? 

Nqs do ta kishe lexuar me kujdes postimin tim do shikoje qe une jam pro importimit te vetem nje sasie te vogel te ktyre lendeve, jo 1600t. Per me teper, sic e thashe dhe me lart, duhen importuar vetem lendet qe ndodhen ne konteinere dhe jo ato te montuara ne predha apo raketa. 

Deion tani ky muabeti vajti me te futme qe kur SHBAja dhe Rusia po perpiqen ti shkaterrojne jashte bahces se vete dhe po perpiqen qe t'ja ngecin kete mision te rrezikshem nje vendi pa asnje standart per kete pune si Shqiperia...ndaj dhe Norvegjia, Gjermania dhe shume vende te tjera te cilat posedojne teknologji i thane jo. Tani sa per legjistlacjon, legjistlacjoni Shqiptar nuk lejon importin e mbetjeve te rrezikshme. Nuk ka vend te bejme naivin ketu se e dime fort mire se cdo vendi i intersojne siguria dhe banoret e vet dhe se "Somalizmi" eshte nje praktike me se e hapur. Tani kur flet per SHBAne dhe Rusine kemi te bejme me nje super-vend me siperfaqe gjigande ku posedojne vende dhe zona te posacme. Sikur dhe nje pjese e konsiderueshme e ketyre armeve demi do te isht katastrofal per nje vend si Shqiperia.

Deion, e ke degju ate shprehjen me mire te qaje nona jote (e US dmth) se nona ime. 

Amerika ka shkretetira pa fund. Le qe eshte hesap i vet cfare ben. Edhe kimikatet jo te helmeta po bejne namin neper ujra etj. Jo keto qe ishin llogarit te helmonin te pakten gjithe Lindjen e Mesme. Kjo eshte loje idiote qe ka vetem te keqija. Ato paret e tyre, i qit Lazarati pa problem fare, bio dmth. 

Robt ca nuk kane saju nga padija, ka qene nje kohe qe edhe radioaktiviteti thuhej qe te ben mire, bile mesoheshin robt si te futeshin poshte tavolines kur te binte bumja atomike. Ka ilace qe mbas 10 vjet perdorimi ups dalin te demshme. Dhe pasojat e ketyre s'i di njeri, leji ca grine sallate "kopetentet." Edhe efektet qe mund te kene ndodhur ne Amerike s'i di "njeri." 

Ketu behet si zakonisht M...Mullar dhe patjeter do vije Presidenti firmes Dy M.pkot frymzim per grumbullime te mbara me mbetje ....alumini smiley

Po kur lexon Gjembacin habitisesh or tie me kete InteliDjence dhethu "si ka  vajtur DEM ky Popull "

Po deshe Gjembac thuaj vetem nje shifer te asaj Kohe qe ke matur radioaktivitetin dhe sa ishte norma e Lejueshme per midisin e Gishtat te njeriut smiley

se aty eshte dhe pika me e ndjeshme smiley

Deion qeke mire jo per se Usa - Rusia zotrie smileypo per kater rreshta e fundit per te cilat eshte dhe Prurja smiley

Ja ta mesojme dhe Lukunine Ulurimse te LefKOPESE te drejtoje Opoziten .

Drejtoju MIn Mbrojtjes , jo Mjedisit LefKOPE te beje trabsparence Teknike pastaj mblidhi keta Preisdentet e Firmave dy M e mbill Gjembec neper BLoqe !

Po pse o idriz ste pelqeu USA-Rusia? Une rikthimin ne lavdi te forcave antifashiste nacional-clirimtare dua smiley

Po deshe Gjembac thuaj vetem nje shifer te asaj Kohe qe ke matur radioaktivitetin dhe sa ishte norma e Lejueshme per midisin e Gishtat te njeriut

Po ku di gje une 0-idris-0. Ja na thuaj ti si specialist i specializuar ne specializime speciale.

 

Kujt do me i tregu per armet kimike ti mor yahoo!

Kapter zerua ka mesuar se si asgjesohen armet kimike nga manualet e dulles ne kohen kur e kishin degdisur ne p... te s'emes ne nje repart ushtarak ne maje te malit.

Se kam qene kapter shume i zoti une mor tije.

S'ja tregoj dot jo smiley Une besoj ne fjalet e urta te popullit dhe i hap rrugen.

Ah mer Sali Berisha cna bone , me rrugen e vjeter e kishim larg Elbasanin , tani me rrugen e re ndotja qe shkakktojne keto helme vjen me shpejt ne Tirane smiley

Dmth ti thu o mete per vete smiley

po ene kte shprehje prej nesh e keni smiley, t'shkretet ne thuj , bakllava te behemi s'na ha njeri smiley

Po une e shkrova se mendova qe ti nuk kthehesh per nje kohe te gjate ne Atdhe.

Une ene rrugen tiron elbason e kalojsha nga durrsi smiley

normal , se  ha mo ate koqe ullini ti vetem me shoferin e taksise neper pyjet e kerrabes smiley

smiley ai ishte figure fare , iher kam lind tha idoti iher do vdes

po c'taksirat kam une mo vlla qe s'du me vdek me ty

Kjo thenia duhet te ishte te proverbat smiley

 

Por varet me cfare vjen ama! Me kamjon, autobuz, biciklete apo karroce me kuzhineta.

E di si jane ca njerez; i hedh ne zjarr, qeshin;  i hedh ne uje, qajne. Kjo eshte veti e Shejtanit smiley

Jo me Deion me pelqen po nuk eshte Moda jote e te llafosurit .Eshte e atyre me nje me nje po e kane nje ama , dhe e atyre me diare mendore qe shkaterrojne sisteme , murre rethues shtetesh , Marksin Leninin etj etj duke arritur ke themelet e Murit Kinez ku sic dihet ka filluar nje investigim i Thelle ,i Gjate dhe i Gjere me shqetesimin 

C'po ndodh ne Kine ?

Dmth mund te flasesh per jeten ne Hene Pa merak fare kur lexon Poetin smiley ku ne zgjedhjet e fundit Elektorale u shit Oriz dhe u hengren Grosh ! Biles u ndane dhe Leke !

Ndersa rreshti fillimit dhe ato te fundit jane smiley

sikur e bom nji her ket muhabet

Neqofte se Ministrija Kodheli e pranon kete athere ajo do t jete tradhtarja me e "larte" e kombit shqiptar ne te gjitha kohrat ....sepse keto jane plane per te demtuar shqiperine dhe shqiptaret ...NUK vune akoma mend keta Politikaniqis nga GERDECI i pare apo duhet nje gerdec i dyte qe ta kuptojne pse luhen keto lojra !!!

 

__

S'paska marr vendim Bushua? Mir kur te marr vendim ta filloj duke mbushur shtepine e tij te paren. Cfare paska aty per te marr vendim? S'ka fare vendim per tu marr aty, nqs keta bejne ate gabim e sjellin ne Shqiperi mijra ton helme toksike nuk me vjen keq te varen mu ne mes te Tiranes.

O Deion, mire kapteri se i kane ikur dhente me kohe dhe i ka mbetur vetem leshi qe tjerr ketu 24/7, po ti o babam. Ca sasi e vogel thua ti.

Amerika i njeh risqet e kesaj pune, prandaj thote larg bythes time.

Kapterit i ka hedhur Rama trute e gomarit se do RILINDI. Rama nga ana tjeter  ka kohe qe beson ne RESURRECTION qysh kur filloi te lexonte me zell Encyclicals e papes dhe ti kopjonte ne shkrimet e tij.Keshtu qe thote edhe po vdiqa nga helmet, do RILIND.

Duhet thene nje NO e madhe. Ca lesh kohe te mendojne duan shoket e byrose.

Ka qendrime ambientaliste ku do kisha qejf te isha dhe vete.

Ka qendrime ushtarakesh qe jo domosdoshmerisht duhet te perputhem me te ambientalisteve. Lufta nuk paracaktohet me ligje, por behet duke e gjetur kundershtarin ne befasi.

Shqiperia ta qaje hallin me partneret e NATO-s sepse vendimi nuk lidhet vetem me Ministrine e Mjedisit, por edhe me ate te Mbrojtjes. Ne perputhje me ligjet e vendit, te cilat jane mbeshtetur ne konventa nderkombetare mbi armet kimike, duhet marre vendimi.

Duhet te shprehen publikisht vende si Gjermania, Franca. Anglia jo he per he se gati jane loqet e PD-se qe ta lidhin cdo nderhyrje te tyre me Toni Blerin. smiley

Tani pritet se cfare mendon opozita per kete ceshtje. Fahri Balliu eshte ankuar pse Bushati ankohet ne France per keto pune, por te shofim cfare do thote babai i ortakut te Fatmir Mediut ne aferen e Gerdecit, e pastaj PD-ja me nishan.

Debati duhet te jete me i madh se ai qe u zhvillua per martesat e sumshpumve.

Une per vete jam vote e madhe kunder.                               

Aman o burr nuk eshte vote ajo. Te sjellesh ne Shqiperi me mijra tone helme kimike eshte antillogjike, nuk ka byth ku te rrij. As tradheti nuk eshte kjo.. nuk di cfare emri ti ve. Rusia qe eshte 1/5 e botes dhe qe i ka prodhuar ato mijra ton helme nuk merr asnje kg e megjithate Shqiperise te vockel i kerkohet te marr me mijra tone sepse nje qen bir qeni tha 'do i marin shqiptaret te duken si qytetare te mire te botes' kurse nje tjeter tha 'do i japi Rusia disa milion dollare Shqiperise po ti marr'...... dhe ky kalamaku  na thote qe s'paska marr vendim a thua do shume mend ky muhabet.

E migjithate pa perjashtim te gjith pd-istat ketu po te ishte ne pushtet pedja do cirreshin kunder antiglobalisteve, antinatos, antiviza, anti be, anti integrimlesh...  duhet thene kjo fatkeqesisht.

Sot ne oren 13 organizohet ne bulevard nje proteste kunder shkaterrimit te armeve kimike ne shqiperi. te gjitha ata qe ngriten zerin kunder importit te plerave jane te detyruar te shkojne, nese kane nje fije turpi. te tjeret qe jane ne tirane dhe skane cfare te bejne me mire, jane te lutur qe te shkojne. nje sjellje civike ne vit nuk i ben keq robit, sidomos kur behet fjale kundra Toxic Shit.

Ata athere dilnin kundra sales e jo per mbrojtje ambjeti  dhe tani qe nuk eshte me sala nuk e ndjejn veten te detyruar te dalin ne protesta ...kupto ti finten apo jo ....smiley

 

çi qi temen

thon shqipot edhe per helmet kimike

Sot me shume se kurre duhen te protestojme kunder shkaterrimit te armeve kimike ne shqiperi

Ndodhem prepara kryeministriis e derii  tani ska fare njerez

Laura gazetare terreni smiley

Laura,dhe te mendosh 21 janarin,,,,çar poplli jemismiley

e pastaj se do vdesim te helmuar? Partia tene po na helmon,e pastaj se femijet nuk do arrijne te rriten ,Partia tene na i ben....kishtit gje te theshit juve?

smiley

Po mire o kavje laboratori, ceshtje te tilla te duken ceshtje pordhesh ty? Nuk ka nevoje  te krenohesh me kete apatizmin tend metropoletani, I thote te gjitha ajo shenja e WCse qe ke stampuar n'bluze per hir te sponsorit te radhes

Pak a shume 500 pjesmarres ne proteste,shpresoj te mos perfundoje me kaq 

Francesco Schiavone eshte nje mafioz i penduar ,nje mizerabel.Po edhe ketij mizerabili e vrasesi toka e vete i dhimbsej.Qe para njezet vjetesh denoncoi trfikun e mbetjeve te rrezikshme ne terra dei fuochi ,diku ne Campagna.Ne mes nuk ish shteti ,po mafia.Rezultati ,tumore ne rritje eksponenciale,morbo di hoçkin e dine edhe femijet se ç'eshte....Nje vend sa Shqiperia,i vogel....harrojeni zhvillimin e turizmit,Industrine immobiliare,shendetin tuaj.Po ia ve dinamitin Rama Shqiperise ne te gjitha senset.

Zana vetem per ty erdha .Paska ardhe dhe ai qe Noshka e perdor per ti care Trapin ..smiley dhe si zakonisht e mba akoma B..brapa edhe kur komnton.

Digjo shtojovalle . Erdha vetem pe ty se me dhimsesh kur merr pozicione si te Gjembacit dhe Poetit smiley apo te ketyre pa tope (Kryearit te Partise time ) apo me nje me nje po ekane nje ...Y ne fund qe vijne verdalle si Ole , me parrulla Politike . Kur flet ki parasysh se Flet per arme dhe nuk flet per veze .Gjithnje jane te rrezikshme dhe me pasoja .

Kur krahason "mbetjet nuklerae " per te cilat Nenshkroi dhe ka FUTUR babasqapi ne Landfille si pasoje e dashurise se Madhe te Krimit Nderkombetar , minimalisht duhet te kesh ca njohuri te besh krahasim me kete ceshtje .

Edhe thjesht si "futje mbeturinash , te parat qe firmosi Babasqapi , futen ne fusha te Hapura ne kontakt me Ujin Ajrin dhe Token .Tani nuk do te bej ore kimie per te te shpjeguar cfare ndodh smiley

Kur futen te dytat futen ne ambiente Plotesisht te Izoluara nga keto kontakte. Ky eshte ndryshimi PARE

Mbetjet e Babasqeperve kur perpunohen shoqerohen me solucione e perzierje qe shkarkohen ne Ujra e Toke ne gjendje me te keqija sec ishin ne kohen fillestare .Dhe krijojn ndotje te rezikeshme .

Te dytat i nenshtrohen nje "perpunimi "PIKERISHT" per ti hequr aftesite demtuese edhe ne se marrin kontakte ne gjendje te Lire .Jane tashme ne shkalle jo te rrezikeshme ose ne to qe klasifikohen "norma te lejueshme " 

Ky eshte Ndryshimi Thelbesor !

Sikur te ishte Uzina e Mjeksit ne gjendjene Meparshme , ky do ishte pervec nje Gjest i Madh Politik i Sigurise Nderkombetare por edhe nje sukses i jashtezakonshem i Ushtrise Shqiptare . Nuk eshte . Nuk eshte me as Shqiperia .

Keshtu qe une jam ne rresht me Protestuesit e Bames por Jo Politikisht me Injorancen e babasqeperve " se njaj Rama zotrie " qe nuk Hyn Fare po Fare ketu !  Kuptohet Jo Ti smiley

Ke ndonje Info cfare thote Perfaqesuesi i NATO-s ? ..se mos methuash e di LefKOPEJA smiley

Nuk jam une qe duhet te te dhimbsem Idriz ,jane shqipatert ne Shqiperi...trishtim  i madh...paskan qene me te vertete mostra.Ishalla don Zoti e nuk ndodh...nuk mbolhet dilli me shoshe...asht krim...vete fakti qe e kane vu ne diskutim eshte tmerr.....Dona me ba na verera cilesore ...u ku ku moj nane! Chernobyl dynjaja...

Une mendove shtojzovalle se te kishte "preke " pendimi "bisht Pellumbit "smiley... apo gjesti Kulturor i Min te Mbrojtejs Imam Bajlladia i qeverise se Sqapit , qe u kishte Leshu Porto Palermon ( Tunelin) per ekspozite dy te Talentuarve "bisht pellumbsa " italiane se ishte mahnite nga aftesite e tyre per biznes .

Por po qe per Shqiperi , ajo eshte ne Endren dhe dhimbjen Time e Tenden , se ne fakt nuk eshte me ,pervecse nje cope truall qe per Inerci pas ardhjes se Babasqapit me Jozefpercken , perdor te njejtin emer .Amen .

Por na per kete mendoj se Luftojne kjo KOHE per me i kthy sadopak ish Emrin me e harru ne Jete Mot ato Kalbesira qe ndotin me emrin jo me me firmat per Plehrat qe kane hedhe !

Ne dac me e ardhe rrotull si keta Olet ketej cipri e poshte  nuk jam tu te ndalue dhe me t'nderhy smiley

ca ka than kryetari i kshillit

tana t'mirat vijne prej pi...

ca ka than gruja e krytarit

tana t'mirat vijne pre ka..

...prej Rames me i llaf smiley

Per asgjesimin e 16 T LHL(te dobeta), u perdoren me 2007 38 milion $. Nese do te ruhet e njejta kosto, llogaritet qe per 1300 t LHL te SIrise duhen rreth 2.6-3 miliarde $. Kjo eshte vetem kostoja e asgjesimit nese gjithshka vete pa probleme, por ne keto raste duhet te kete kosto shtese. Por me kete rast, i mbyllem deren te vetmes industri rentabel, qe kishte Shqiperia, turizmit, sepse sjellja e ketyre armeve, do te shkaktonte nje impakt psikologjik shume negativ, tek turistet potenciale te te ardhmes, pa folur nese ndodh ndonje aksident.

3 miliarde $ pa hakun e punes se hamallit ????

Koke dulla tha ne top story se nuk ka informacione te mjaftueshme per kceshtjen e armeve kimike smiley 

NUK mund te gjykoj dot -> eshte kjo pergjigjja new commer e koalicofit per cdo lloj pyetje qe u behet smiley

Nje moral i vertete trimash - nje tirm biroje eshte ki illi metaztaza ine !!! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).