Çun flori, djalë përsëmbari, e quejti kryetarin e bashkise te kryeqytetit tonë Mark Pritchard, nji antari i randësishëm i Partisë Konservative të Mbretenisë së Bashkueme. Ky asht ma i mbami politikan i përfshimë në nji mori skandalesh korruptuese qi kanë mbërthey politikën e vendit.

Pas nji hetimi gazetaresk prej Telegraph-i, i vendosun sot në faqe të parë, zbulohet se çuni jon si flori asht nji kah njohjet kryesore të zotit Pritchard në vendin tonë, (përveç tij Pritchard lavdrohet se njeh edhe kryeministrin e tashëm, kryeministrin e fundit dhe padyshim kryetarin tone të kuvendit).

Tue shfrytëzue lidhjen e tij zotnia premton konsulencë investuese në nji grup hotelesh boutique në Shqipni prej nji vlere £ 10,000,000.

Për kët ndërmjetsi ai kerkon qi të shpërblehet prej £ 3000 çdo muej e nji 3 % te shumes së përgjithshme të investueme, rreth  £ 300,000.

Pergjate ketyne takime me gazetarin i cili hiqet si investitor zoti Pritchard thotë plot krenari:

“Njeriu qi vendos për hotelet në Shqipni asht Kryebashkiaku ... asht çun flori”.

Për ma shumë:  

Telegraph - Mark Pritchard's 'very reasonable fee' for using political contacts to set up business deals in Albania

5 Komente

njeh edhe kryeministrin e tashëm,

ku ?

Ne Britani. Po ky eshte pergjuar edhe here te tjera duke bere allishevrishe... s;e ka per here te pare medemek

smiley

Pjero, mos u cudit !

Ke pa ti qe kto zyrtaret e larte tonet e te huaj mbasi mbajne konferenca etj dhe buzeqeshin gjithe diten e flasin me pozivitetin me te madh per ceshtje te caktuara, nga fundi i banketit largohen si padashje e fillojne negociatat personale. Po po Pjero , jane reale kto qe po them !!

Te gjitha behen ne kuadrin e luftes kunder korrupsionit dhe liberalizimit te tregut ! 

 

meqe jemi te kryetare bashkish. Ket robin anglez, e ngatarrojne ne twitter me ket alabakun qe kemi ne per kryetar bashkie. Kishte dhon ca pergjigje t'forta kto dite atyre qe e sulmonin ne twitter. Njona psh:
 

For example, @chrisdeerin asked on Oct. 31 about police recovering video which appears to show Mayor Rob Ford smoking crack.

"Check the profile next time dude," replied Ford, tweeting from his @robfordmancs account. "Not fat, not Canadian, not a mayor of anything, not a crack connoisseur."

 

“It seems the other Rob Ford is in trouble again. Torontonians, I am not him. I am much more boring,” Rob Ford, @robfordmancs, tweeted on Oct. 31, the day Police Chief Bill Blair revealed that police have a video which appears to show Mayor Ford smoking crack cocaine.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).