Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’i dhënë jetë nismës së tij për një dialog të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Komisionit europian, me qëllim përshpejtimin e përmbushjes së 5 prioriteteve që i janë lënë Tiranës në mënyrë që të nisin bisedimet për anëtarësim.

Pesë prioritetet kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat në sistemin gjyqësor, në administratë dhe në mbrojtjen dhe respektimin e të Drejtave të njeriut. Hapat konkret për realizimin e tyre do të ndihmonin vendin në hapjen e bisedimeve, nëse do të kalojë më parë me sukses provimin e dhjetorit, kur shtetet anëtare do të duhet të vendosin mbi dhënien e apo jo të statusit kandidat. Dialogu i nivelit të lartë do të ndihmojë autoritetet shqiptare në rishikimin e planeve të veprimit, zbatimin e tyre dhe përshpejtimin e procesit. Megjithatë një tjetër element i rëndësishëm do të jetë edhe klima politike dhe bashkëpunimi pozitë opozitë.

Në fjalën e tij një muaj më parë zoti Fyle do të theksonte se: "Shpresoj shumë se qeveria do të bëjë c’është e mundur që opozita të jetë pjesë e këtij procesi. Ajo ka mjaft eksperiencë në këtë drejtim dhe shpresoj që e gjithë kjo eksperiencë do të përdoret për të siguruar se do të jetë një platformë gjithëpërfshirëse ajo për qasjen ndaj këtyre 5 prioriteteve".

Por klima mbizotëruese nuk është fort e favorshme. Opozita ka njoftuar për sot organizimin e një proteste, pas dyshimeve për blerje të votaven nga ana e socialistëve në garën për kryetarin e Bashkisë së Korcës javën e shkuar.

34 Komente

" ....Në fjalën e tij një muaj më parë zoti Fyle do të theksonte se: "Shpresoj shumë se qeveria.." 

 Edhe une shpresoj smiley do t'thosh Bradi. 

  Ja nje lajm i mire me ne fund, djema smiley

Gjallërohen bankat, dalin me fushata për kredi, ulin interesat  MONITOR 

Pas një përgjumjeje që po zgjaste prej gati një viti, ku kredidhënia për ekonominë shënoi rënie për herë të parë në një dekadë, sistemi bankar duket se është zgjuar nga gjumi.
Një pjesë e konsiderueshme e bankave kanë dalë me fushata publicitare ku reklamojnë oferta agresive për kredi, sidomos për shtëpi, por nuk mbeten pas dhe ato për biznes dhe konsumatore, siç nuk ishte parë prej shumë kohësh.

Banka Raiffeisen, pasi kishte qenë në qetësi prej shumë muajsh, ka dalë agresivisht në një fushatë, ku ofron hua për biznesin, me lehtësinë, që nëse huaja merret deri në 30 nëntor, mund të fillosh ta paguash në janar 2014.

Pro Credit po reklamon kredi për investime për biznesin e vogël dhe të mesëm, me çmime të favorshme.

Tirana Bank mbështet bizneset e vogla dhe të mesme, duke hequr komisionin e administrimit deri në fund të muajit shkurt. “Kur i ke zgjidhur çyshtjet e biznesit, merresh me gjëra të tjera jo aq të rëndësishme,” thuhet në mesazhin e saj publicitar, duke e vënë theksin te lehtësia me të cilën mund të merret tashmë huaja.

Banka Union reklamon hua për shtëpi, me interesa, që sipas mesazhit që ajo jep në reklamë,”nuk janë endërr”. Për tre vitet e para interesi është fiks i pandryshuara, prej 6% në euro dhe 7.3% në lekë.

Banka NBG ofron kredi për shtëpi me interes 5.5% në lekë ose në euro.

Edhe BKT ka nisur një fushatë agresive për huanë për shtëpi me sloganin “Shtëpia e Lumtur”, ku ofron hua të favorshme për shtëpi.

Sinjalet e para të kthesës së bankave u dhanë që në shtator, kur sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, totali i kredisë për ekonominë në fund të muajit shtator arriti në 547 miliardë lekë, duke shënuar rritje prej 0.44%, apo rreth 2.4 miliardë lekë, në raport me një muaj më parë, pas disa muajsh radhazi me tkurrje. Rritja ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e rigjallërimit të huasë në valutë, ndërkohë që ajo në lekë ka mbetur në vend.

Në krahasim me fundin e vitit 2012, huaja për ekonominë është tkurrur me 1.3%, apo rreth 7.4 miliardë lekë. Një vit më parë, ndryshimet përkatëse ishin rreth + 3% dhe + 15 miliardë lekë.

Keto interesa qe thua ti kane kohe qe jane aq, te pakten qe ne 2012. Ato 5.5% jane dhe plus Euribor dhe kane brenda klecken "5.5% per vitin e pare, jo me pak se 6 ose 6.5 pas vitit te pare, dhe e ndryshueshme po ndryshoi euribori, e po ndryshoi do shkoje vetem lart, se s'ka ku te shkoje me poshte. Mos harro qe ka qene 3.5-4.2 para 5 vjetesh". Kjo "fushata agresive" qe te duket ty eshte e pervitshme per festat e fundvitit.

Po ku ka njeri sot ne Shqiperi o Pjer te plotesoje kriteret per te mare kredi ne banke per te blere shtepi.. e ke idene ti sa paguhet mileti ketu dhe sa ka rene fuqia e lekut ??

Nuk flas vetem per shtepi, por per aktivitete ekonomike me shume. Kjo do te rriste edhe punesimin, qe perkthehet me shume xhiro te mallrave, qe do te thote me shume taksa, e vazhdon reaksion zingjir, me shume investime e me radhe. 

O pjer nuk japin bankat lek harroje ate pune,, per te mos the qe interesat me te cilat i japin jane totalisht mafioze. 

Duke u ulur edhe me shume interesat e kredive, le te shpresojme per nje rigjallerim te ekonomise. Do ishte me interes, qe BQ ta ulte normen baze te interesit edhe me 0,25 pike, para dhjetorit, ose para festave. Dhe nje ulje tjeter aty nga prrill-maji, dhe te qendronte me ate interes per nja 2 vjet, sa te dukeshin rezultatet e duhura.  

Do ishte me interes, qe BQ ta ulte normen baze te interesit.....

 

po nuk e ulin BQ-te normen o Pjero, jooo. kot e ke!

Pjer po u ul norma e interesit pardje nga 0.50 ne 0.25%

Gjergji, per ke po flet, per FED apo per ECB, se BQ e ka 4 a 3,5 normen baze te interesit, ndersa dy te parat po shum ulet, aty tek 0,25. 

Per ECB flas une

Po ata e ulen dhe 0,25 nga 0,50 qe e kishin. Ka vajt niveli me i ulet ne historine e Europes. Shpresojne qe kredite, remitancat, transaksionet, etj, te rriten me kete ulje. 

O Pjer, kjo qe vijon me poshte ka ndodhur jo me larg se dje ne nje konference shtypi ( kerkoi ndonje shpirtmiri te ta perktheje, nese ke veshtiresi me anglishten, sidomos ate pjesen me shkronja te theksuara...do ta kisha bere vete, por me duhet te leviz) Te falat e mia!

QUESTION [Off-microphone]:  On the budget breakdown--or shutdown--[inaudible] what comes out of that?

PRESIDENT KIM:  Well, you know, we are all watching very carefully, and we are all hoping that there can be some kind of resolution.

We did a review just recently of what happened to developing countries after the August 2011 "near miss" on the default, and what we found is that in developing countries, the cost of borrowing, bond spreads, went up about 75 basis points and persisted.  That elevated bond spread persisted for months.

Also, the stock markets in developing countries dropped by about 15 percent, and that also persisted.

So what we know is that even a "near miss" will have a real impact on developing countries.  So we are watching carefully, and we just urge all policymakers to move quickly to come to some resolution, because the impacts are going to be severe.

So, if you look at those--the increase in the bond spreads and also the falling of the stock markets-- again, those have a direct impact on U.S. exports.  Fifty percent of exports are to developing countries.

So we hope that, for many, many reasons, policymakers here will move quickly and resolve this crisis.

 

Kur te kthehesh, ma perkthe, Etnik. 

pa merak! Nderkaq lexo kete ne shqip...kam pershtypjen se e ke anashkaluar smiley...

Pesë prioritetet kanë të bëjnë me :

  1. luftën kundër krimit të organizuar
  2. luften kunder koreupsionit
  3. reformat në sistemin gjyqësor
  4. regormat ne administratë
  5. mbrojtjen dhe respektimin e të Drejtave të njeriut....

Qofsha gabuar, por nuk po shoh mes ketyre 5 detyrave te shtepise ndonje pike qe flet per reforme ne sitemin bankar, apo mbrojten dhe menaxhimin e drejte te fondeve per te ndertuar "Autostrada siper,  siper fare, siper ne maje te malit" ....

Etnik, pse, kush eshte ai shtet i interesuar qe ti te besh autostrada si te tyret, me burimet te brendeshme. Kush organizate politike dhe financiare, se une nuk di gje. Ti besh autostradat me paret e tyre, po, dhe te ndihmojne, borxhe te japin pa merak aq sa duan ata.  Ti m'duket se paske iluzione si shume shqiptare dhe si shum politik-beres, vendim-marres te paafte.  I zoti e nxjerr gomarrin nga balta, thote nje fjale e urte. 

Pjer, ne nje kohe kur shumica e huave qe jepen ne Shqiperi jane ne valute te huaj ( do thuash ti specialisti nuk ka fare risk faktor ketu, sepse historia e ketyre viteve te fundit ka treguar se Shqiperia  nuk para preket nga luhatjet ...por une I paafti ngre nje nje shqetesin te terthorte:  po ne rast te zhvelerisimi te lekut, perseri nuk do kete risk faktor?

.Ti thua i zoti e nxjerr gomarin nga balta, ndersa une po te bej edhe nje pyetje te fundit:  Depozitimet ne banka jane rritur apo jane ulur? ( Mesa di une jane ulur, apo nuk eshte per te shqetsuar edhe kjo)

Deliri dhe patosi qe te karakterizon ty si natyre çan male dhe nderton autostrada , kete une e kam kuptuar tashme dhe ti respektoj....por Shqiperia nuk eshte Norvegjia!

 

 

Etnik; " ....Pjer, ne nje kohe kur shumica e huave qe jepen ne Shqiperi jane ne valute te huaj..." 

 Dhe ç'behet me kete valute te huaj. (Ketu te kerkoj te me pergjigjesh drejt, rreshtoi te gjitha seç mendon) . 

smiley eee o Pjer, pa lexuar ne fillim VQ, nuk e ha lala ate koqe ulliri....

Mirpra , duke qene se nuk mu pergjigje (se po te me ishe pergjigjur do dilte nje debat i frytshem) te "urdheroj" smiley ta lexosh sa me shpejt. 

Ti thua qe depozitimet ne banka, jane ulur. Po kjo eshte e vertete, biles dhe kredite kane rene, pooor ne krahasim me 2011-2012, se po ta krahasosh me me disa vjet me perpara, ku i dihet, mund te jete mire. Varet se me çfar viti e mat, mirpo ne ekonomi ke te drejte te besh matje dhe llogaritje edhe me 10-vjeçare apo 20 vjeçare,  varet ne baze te kujt produkti i ke investuar parate/kredite/depozitat. 

Etnik, ku u zhduke more, pergjigju. 

A ha, ike dhe ti, naten, naten e mire, shko fli gjume me pulat smiley

Faleminderit! S'ka si gjumi me pulat, ne fakt! smiley

pergjigjet i gjen ( po te ta doje qejfi ) ne komentin qe kam bere me heret...eshte ceshtje tjeter nese ti rigjallerimin e huave ne valute e sheh si lajm te mire dhe pa pasoja ne te ardhmen...

Pra, BQte le te shesin produkte, pulat ti kemi mire, karvani te eci para, - keto kane rendesi sot per sot 

Etnik; " ....eshte ceshtje tjeter nese ti rigjallerimin e huave ne valute e sheh si lajm te mire dhe pa pasoja ne te ardhmen..." 

 

 Kush tha qe e marr dhe shoh si lajm te mire, perkundrazi une e shoh si nje budedallik, si nje lak ne fyt, dhe si nje padosdoshmeri. 

lajmet e mira dhe reaksionet zingjir....Ku?  smiley

Lexo VQ  Etnik, se aty flitet edhe per reaksionin zinxhir ne ekonomi. 

Pjero, vallai versioni qe di une eshte qe bankat jane me lak me fyt , dhe kane ul dhe interesat e depozitave se spo japin dot kredi,

dmth kane  lloc keq fare

Jo-jo Ruzhdije, mos perhap panik kot se koti, se bankat kane likuidet, gjersa po i çojne/parkojne paret tek bankat-meme. Kredia vertet eshte stopuar per momentin, por me nje ulje te interesit, duke dhene kredi me interes 1-2-3-4% ne vit, kredia do filloj te shkoje ne binaret e duhur. Por duhet te zgjohet edhe ministria e Financave qe e ka zene gjumi, dhe qe po vepron me metodat e vjetra. 

tashti Pjero, une po t'them ca m'kane thene njerez nga bankat, po noshta ti si vizionar e dike me mire smileysmiley

C'do me thene kjo "noshta?" Tani po e kupton ti qe Pjeri e di me mire?

Ruzhdije, ata bankieret (ose bankieri/ja) qe te kan thon ashtu, piksepari kan bo gabim, ose siç quhet ne gjuhen profesionale; Shkelje e etikes se punes. Pikse dyti, mund te kete qene noi bankier/e qe per inot te pushtetarve te rinj, perhap panik, gje qe eshte e kundraligjeshme. Pikse treti, mund te kete ferkime me punonjes te tjere aty, stres, etj, dhe godet firmen/banken ku punon, gje qe ndodh tek shum punonjes edhe ne firma te tjera, kendej dhe andej, kudo. 

Ti mos nigjo ate, por nese ta perserit prap, lajmero instancen me te larte te asaj banke, qendren e bankes. 

sa i qarte je bre Pjer.

Po ku e di ti qe une nuk isha tu fol me instancat me te larta smiley

pse na nenvleftson kshu smiley

cheers !

Per te pare nivelin e nje banke ndiqi kredidhenien.Per kete tet mujor kredidhena eshte ne kufinjte me te ulet.Keto , per mua jane " Kasa" qe mbajne paret e shqiptareve dhe japin ca therrime perqindjesh.Bilez po flitet se inkane transferuar vaulutat jashte, ne vendet e Memave te tyre...
Pjer depozitat kane qene ne renie drastike.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).