"Gratë shqiptare kanë pasur të drejtën e votës që në vitin 1920, dhe 51 vite para Zvicrës. Rekomandimi është të keni besim, tek vetja juaj, sepse mund të jepni progres dhe ndikoni në procesin e integrimit në BE"  - vlersoi Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi gjatë Konferencën “Gratë dhe Integrimi”, e organizuar nga Ministria e Integrimit.

Shkenca po bën çudira dhe befasues për njerëzimin ishte dhe lajmi se njeriu i nesërm, përmes arritjeve të mbështetura edhe nga Google mund të jetojnë afro 170 vjet. Zgjatet rinia dhe pjekuria por shtetet duke larguar sëmundjen e plakjes  mund  të shkurtojnë dhe shpenzimet për pensionet. Tingëllon tepër  e bukur për të qenë e vërtetë, por mbase vetë Absoluti shpresoj se dëshiroka të na kthej në parametrat e Adamit për disa shekuj.

Meqë përmenda bukuritë ekstreme, dua të sjellë në kujtesë një grua jo vetëm shumë të bukur, por të vlersuar si profesioniste në kostumin që diti të mbajë denjësisht për shumë vite. Rexhina Antoni pati fatin të jetojë ndërmjet tri sistemeve dhe të njohë vlerat e lirisë si dhe të ndjejë zhvlerësimin e kontributeve ndaj vendit që nuk e braktisi kurrë.

Silueta e laborantes që garantoi për 30 vjet kualitetin e qumshtit në tryezat e bashkombasve më përvijohet përmes fotove të vjetra në albumin e familjes. E bukur dhe kryelartë Rexhina nga familja shkodrane Gjergji, u rrit me kulturë italiane në kapërcyellin e luftës botërore dhe vendosjes së komunizmit duke lëvizur nga Kuçova në kohën e Italisë, pastaj në Durrës e më vonë pas martese në Tiranë. 

Në duar prek medalje të ndryshme pune të saj , që kuptohet për kohën nuk është se t’i dhuronte ndokush. Krenohej  në shtëpi para fëmijëve se i kurseu shtetit tonelata gjalpi dhe qumshti dhe nuk solli të paktën njëherë në tryezën e familjes nga Fabrikën e Qumshtit.

Për më tepër në përpjekjen për të pasterizuar qumshtin dhe mbrojtur popullatën nga infeksionet pësoi sëmundjen profesionale të bruçelozës.
Dua të tregoj pak pa e tepruar apo mbivlersuar se Rexhina edhe pse nënë e tre fëmijëve dhe bashkshorte e nderuar e studjuesit Dhimitër Antoni, përfaqsonte një nga bukuritë e krahasaueshme të kinemasë italian si me aktore si Sofia Loren, Xhina Lolobrixhida apo modele arketipale si mbretëresha egjiptiane Nefertiti.

Fotoja ku portreti i saj së toku me koleget e kombinatit ushqimor në moment pune, bëhej dikur shpesh ilustrimi i gruas së arrirë në profesion dhe një ndër ikonat e Revistës mondane për kohën “Shqiptarja e Re”.

Udhëtoj në kohë jo më larg se vitet ’90, ku për të gjithë veç ndryshimit politik të sistemit ndodhi dhe mrekullia ekonomike e një nate kur si me shkop magjik vlefta e aseteve dhe çmimeve u rrit me disa zero, ndërsa pagat dhe pensionet mbetën në vend numëro.

"Nobelistët" e heshtuar të  ekonomisë shqiptare do kenë fjetur gjatë atë ditë ose do kenë qenë me pushime në ndonjë "parajsë ekzotike".
Drama e zhvleftësimit të profesionistit e bashklidhur me drama të tjera familjare e personale në përballjen me shpërthimin e kufijve landor të pas komunizmit, kur roli i burrit dhe prindërve u zbeh menjëherë si kryefamiljarë,  vërej se është e pandryshuar në kohë.

Në të vërtetë historia që rrnova për me tregue sipas At Zef Pllumit, i takon gjyshes time e cila nuk jeton më por si një Nënë simbolike më ngjason me shumë zonja të fisme që ndiej në ecejaket e këputura nga njëri trotuar në tjetrin e që ndajnë peshën e papasjes me djemtë e rritur apo njëra tjetrën. Ndryshimi  që shoh në këtë histori është se Rexhina Antoni energjike si rrallkush  diti të fshehë artistkisht përgjatë viteve të punës me kolegët një dhembje gjigande .

Në maskën e urtësisë dhe bukurisë femërore  Rexhina mbajti të ndrymun dramën e dënimit  të djalit  të madh Gjergj Antonit, personazh në Broduejin e Tiranës dhe i arrestuar në vitin 1970 e sakatuar në ushtri nga  diktatura për vlerat intelektuale.

Duke bashkjetuar prej disa vitesh me të çdo fundmuaji kujtoj  skenën komike me pamjen e postierit  të buzqeshur të pensioneve, që kundrejt një pagese simbolike trokiste në apartamentin e saj, për t' ia  sjellë vlerësimin qesharak dhe të shumpritur.

Disa trofe medaljesh  përkthehen sot në grada ose tituj shkencorë, shumë vite pune dhe orë jashtë orarit, mbrojtje e  përgjegjshme e  shëndetit kombtar  dhe vetëm 100 dollarë (10 mijë lek) në zarf me të cilat këtë dhjetë vjeçar, pa diskutim se nuk ushqeheshe dot për tre ditë bukë e jo më tridhjetë, pa harruar ilaçet, shërbimet apo pushimet e bekuara pa të cilat “rinia e tretë”  ose pleqëria duket e pakuptimtë.

Si Rexhina janë me mijëra zonja profesioniste që dita ditës ndjejnë në koc brejtjen e zhvlerësimit. Në biseda me to shoh sesi në mënyrë kontradiktore janë të gatshme të dhurojnë, ndihmojnë të afërmin dhe mbështesin vlerat kombtare apo kauzat shqiptare por vetëm të mos ndihen për atë që u takon.

Nuk i referohem pensioneve të posçme të një pakice, që besoj se duhet të ishin shumicë për të gjithë bashkohëset me nivelin kur jetojmë.  Kur dikush ka fëmijët si donatorë pranë ose në emigracion ka zgjidhje, por më të shumtët e pensionistëve ndajnë me njëri tjetrin gotën e ujit me kafen në baret e Tiranës. 

Vetja më thotë se sa e varfër paska qenë në dy dekada kjo arka e shprazur e shtetit demokratik, që nuk u çel një herë të vetme  pa bërë "Sikur" për  të moshuarit. Po sa shoqëri e pasur qënkemi për t’i flakur në kosh profesionistët, njerzit që ngritën institucionet  në Shqipërinë e këtyre ‘70 viteve, prindërit dhe gjyshërit tanë duke i lënë të shkojnë kokulur si pasuria më e gjallë kombtare. 

Mjerisht vërej me trishtim se kjo praktikë po ndiqet edhe sot me brezin e prindërve të mi.

Këto kohë në një përshpirtje te një mik i fëminisë që jeton e punon në Athinë prej vitesh, u habita kur në bisedën  sesa paguhet një pensionist i thjeshtë në Greqi; duke marrë në referencë pensionet e minoritarëve në Shqipëri mendova rreth 400 Euro në muaj, kurse përgjigja e ripohuar disa herë bindëse që pensioni më i ulët nis nga 9 000 (mijë) Euro dhe më i larti 19 000 (mijë) Euro në muaj ishte një vlersim për tu marrë si model rajonal.Grekët si shtetas serioz  po tregojnë se dinë të reagojnë në protesta qytetare ndaj prekjes sado të vogël në standartin e jetesës si thelb i familjes europiane. Madje vlersohet se një pensionist grek mban 5 të papunë me të ardhurat mujore.

Po kujtoj si në nisje, diçka mbi mrekullinë e jetgjatësisë në kohrat postmoderne; dikur ajo, Rexhina Antoni sa herë që prezantohej me ndonjë të panjohur  si  “alkimiste”  i  tregonte me pasion legjendën e Princeshës së Japonisë që kishte zbuluar balsamin e jetgjatsisë përmes çajit të një luleje të rrallë, ndaj sekush mahnitej me sekretin e rinisë dhe bukurisë së përhershme.

Kuptoj se vlerat, pavarsisht krizave ekonomike asnjë sistem nuk ja zbeh dot grave që bëjnë histori përditë . 
 

 

19 Komente

...u habita kur në bisedën  sesa paguhet një pensionist i thjeshtë në Greqi; duke marrë në referencë pensionet e minoritarëve në Shqipëri mendova rreth 400 Euro në muaj, kurse përgjigja e ripohuar disa herë bindëse që pensioni më i ulët nis nga 9 000 (mijë) Euro dhe më i larti 19 000 (mijë) ... Ne muaj?

Zot ruaji njerezit !

Ne vit

cfare bukurie, kjo foto! e mrekullueshme!

Kluivert- ( thjesht per kuriozitet, mund edhe mos ti pergjegjesh: Si te lindi ideja per ti vendosur vetes kete nofke? )

dikush do te mendonte gabimisht se je i ndjeshem nga estetikes, te bukures, bukuroshes ... nje tjeter, jo pa te drejte, do te merrte per nje endacak qe zhyt surratin ne cdo vitrine, jo per te pare se c'ka pershkuar xhamit, por per te lene gjurmen e hundeve qurrashe ne cdo vitrine.. ne vogeli do te kesh qene nga ata qe zhgarravisnin bustet e heronjve, pshurrnin neper qoshet e muzeumeve dhe thyenin xhamat e shkolles

Këto kohë në një përshpirtje te një mik i fëminisë që jeton e punon në Athinë prej vitesh, u habita kur në bisedën  sesa paguhet një pensionist i thjeshtë në Greqi; duke marrë në referencë pensionet e minoritarëve në Shqipëri mendova rreth 400 Euro në muaj, kurse përgjigja e ripohuar disa herë bindëse që pensioni më i ulët nis nga 9 000 (mijë) Euro dhe më i larti 19 000 (mijë) Euro në muaj ishte një vlersim për tu marrë si model rajonal.Grekët si shtetas serioz  po tregojnë se dinë të reagojnë në protesta qytetare ndaj prekjes sado të vogël në standartin e jetesës si thelb i familjes europiane. Madje vlersohet se një pensionist grek mban 5 të papunë me të ardhurat mujore.

 

smiley

smiley

o derman,  po kshu,  ne pergjithsi, me shendet  si eshte ky miku jot i femijerise..??  apo e ka marre kriza greke per keq...   

ore mire te tjeret qa ja fusin me top sipas qejfit dhe  ju genjejne, po ju vet  nuk jeni ne gjendje  te kuptoni..?  po  çik racionalitet  para se te marresh penden dhe te shkruash mo vlla,  se  s'humbet gje..  ose futja gugllit per siguri, eshte e thjeshte fare..

nga 9 000 (mijë) Euro dhe më i larti 19 000 (mijë)

 

 të reja apo të vjetra?

 

( pjestim x2)

permbllidhe perqendrimin tek foto Behlul ( me thene te drejten, s'po ia shkul dot syte kesaj fotografije)...shkrimi nuk le shume per te deshiruar smiley...ndoshta, kjo eshte edhe arsyeja qe  adm e ngëci tek sektori "Endrra e nje nate vere" smiley

Mundet te jete ndonje lapsus smiley ajo shifra 9 mij e 19 mije euro, ose autori/ja ka kujtuar se edhe tek eurok ekziston; Te reja smiley te vjetra. 

Fotoja duket vertet si ndonje artiste kinemaje, ndersa sa per pensionin e vogel, qelloi qe ndryshoi nje ligj per pensionet, dhe ata qe kishin dale ne kohen e pensionit deri ne 1992-93, iu ngeli pensioni i vogel, ndersa ata qe dilnin pas 1992-93 iu llogaritej me nje kofiçent tjeter. Kete handikapt, qeverite shqiptare, u perpoqen ta rregullojne duke i ngritur nga pak pensionet e vogla, por nuk ia arriten qellimit, se ishin vete handikapter. Psh, Buall Mavria, i rriste pensionet e vogla 10% qe do te thoshte psh ne 100 mij lek te vjetra i rritej 10 mij dhe behej 110 mij lek te vjetra, ndersa pensionet e pas 1993 qe ishin psh 200 mij lek i rriste 5% (duke menduar se do i barazonte apo perafronte) dhe ne kete rast pensionisti i 1993 e kendej, perfitonte po 10 mij leke, e i behej 210 mij leke te vjetra. Me kete rritje qe qeverite shqiptare iu benin, 10% me 5%, apo 8% me 4%, apo 6% me 3%, nuk u arrit kurre barazia apo perafrimi i pensioneve. 

fotoja eshte yll, Pjerro....lexo visionet e qarta tek komenti yt dhe zere se e ke lexuar esene horizontalisht & vertikalisht 

 shkrimi nuk le shume per te deshiruar

Ke dash te thuash te kunderten, mbase smiley . Sidoqofte, (meqe te kjo teme po parapelqehen komentet me citime):

...ku për të gjithë veç ndryshimit politik të sistemit ndodhi dhe mrekullia ekonomike e një nate kur si me shkop magjik vlefta e aseteve dhe çmimeve u rrit me disa zero, ndërsa pagat dhe pensionet mbetën në vend numëro. "Nobelistët" e heshtur të ekonomisë shqiptare do kenë fjetur gjatë atë ditë ose do kenë qenë me pushime në ndonjë "parajsë ekzotike".

Si Rexhina janë me mijëra zonja profesioniste që dita ditës ndjejnë në koc brejtjen e zhvlerësimit. Në biseda me to shoh sesi në mënyrë kontradiktore janë të gatshme të dhurojnë, ndihmojnë të afërmin dhe mbështesin vlerat kombtare apo kauzat shqiptare por vetëm të mos ndihen për atë që u takon

Po sa shoqëri e pasur qënkemi për t’i flakur në kosh profesionistët, njerzit që ngritën institucionet në Shqipërinë e këtyre ‘70 viteve, prindërit dhe gjyshërit tanë duke i lënë të shkojnë kokulur si pasuria më e gjallë kombtare.

sikur vetem per keto me lart, ia vleu ta lexoj kete shkrim.

Shoqeria jone eci neper vite mes nje varferie, ku te mesatarizuar ishim te gjithe njesoj.Por jetonin te gjithe.Per buke nuk vdiste njeri.
Sot, kemi 55 vete miliardere.10 perqind qe jetojne mjaft mire.nja 30 perqind qe jetojne mire dhe nja 40 perqind qe e shtyjne.Ketu futen dhe 568.000 pensionistet si kjo zonja fisnike...
Pjesa tjeter rron se nuk vdes dot..

po jo mo grava, jo. nëntë mijië evro nuk e kanë pensionin as në llazarat

Pensioni ne vit, jo ne muaj  i nje qytetari te thjeshte ne Greqi eshte tek 9000- 9500 euro, kurse ata qe jane deputete u shkon nga 19000 ose 30000 euro. Ky eshte fakt,kurse pensioni mujor tani ka vajtur me prerje rreth 750 euro...ka dhe nga ata qe marrin 400 euro ne muaj.
Ne Itali nje pensioniste shqiptare qe ndihmon si sherbyese te moshuarit perfton nga shteti italian me shume pension mujor se nje punonjes i medias ne Shqiperi me pune te zgjedhur.

.

njerzit që ngritën institucionet  në Shqipërinë e këtyre ‘70 viteve, prindërit dhe gjyshërit tanë duke i lënë të shkojnë kokulur si pasuria më e gjallë kombtare. 

Merit e udheheqsit kjo! 

Cfare shkrimi prekes. Na hapi barkun. Desha me then na preu barkun. Aq e ka takatin shqipria o rob. Seshte danimarka. Nese ke ti noj lek nga xhepi jot jepja. Ndryshe mos na bej gam gam kot ktu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).